Marrur nga www.liriakombetare.com
Ibraim Rugova me prapavijë të errët politik
Fadil SHYTI
DEKORIMET ME MEDALJE TË ARTA PËR LIRINË E KOSOVËS NGA IBRAHIM RUGOVA KANË PRAPAPAVIJË TË ERRËT POLITIKE
Dekorimet që i bëri I. R. me rastin e pesë vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, në Kosovë, padyshim treguan edhe njëherë fanatizmin dhe shpirtvogëlsinë politike të një puthadori të huaj, siç është, I. R.
Dekorimet, kishin për qëllim të mohohet roli i UÇK-së, në çlirimin e Kosovës dhe të harrohet ndihma vëllazërore e Shqipërisë së Përtejdrinit.
Deklarata e tij: "liria e Kosovës u arrit në saje të luftës të popullit të Kosovës dhe ndihmës së madhe të NATO-s,"
e vërteton katërcipërisht këtë.
Po ta pyesnim Presidentin ç´është nocioni popull?!!!
Sipas kësaj logjike luftë paskan bërë bebet, pleqtë, gratë shtatzëna, invalidët, etj, veç UÇK-ja, nuk paska bërë luftë!!!
Them kështu, sepse Presidenti çdo herë " harron", gjakun e derdhur të ushtarëve të UÇK-së, së lavdishme dhe mbase për këtë nuk është "fajtor"sepse në atë kohë ishte në Beograd.
NATO-ja vet e ka konfirmuar përmes ish- zëdhënësit të saj Xhemi Shea që:
"UÇK-ja është aleate në luftën tonë"
"UÇK-ja, sulmon nga toka" etj.
Ndërkohë, që me "dogovore" e buzëqeshje cinike, I. R, iku në Beograd, atje e nënshkroi një thirrje të mbytur, së bashku me "homologun" e tij, S. M, për ndërprerëjen e veprimeve luftarake.
Ka harruar, I. R, se është bërë luftë nga UÇK-ja, se me uniformën madhështore të kësaj ushtrie, me pushkë në dorë, heroikisht ranë ushtarët shqiptarë dhe internacionalistë në altarin e lirisë.
Ka harruar, I. R, se ushtarët ushtroheshin, pajiseshin me mjete ushtarake, pastaj niseshin drejt Kosovës, nga Burreli, Durrësi, Kukësi, Kruma etj, drejt vijave të frontit, në Kosovë.
Ka harruar I. R, se refugjatët , iknin e shkonin në vendin Amë, atje priteshin vëllazërisht, nga populli ynë bujar.
Ka harruar I. R, deklaratën e ish-Kryeministrit, Pandeli Majko,
"Ne, nuk do të lejojmë, që nga Shqipëria të ikën asnjë kosovarë për Europë dhe Amerikën veriore".
Ka harruar, I. R, veprimet e ngjeshura diplomatike të ish-Presidentit të Shqipërisë së Përtejdrinit, Rexhep Mejdanit, për
çështjen e Kosovës.
Ka harruar, I. R, se delegacioni i Qeverisë së Tiranës, ka shkuar deri në Paris, për t´u ardhur në ndihmë vëllezërve kosovarë, që ishin në Konferencën e Rambujës.
Ka harruar I. R, tubimin e madh popullor i mbajtur në Tiranë, solidarizimin e popullit, të Qeverisë dhe opozitës shqiptare me popullin e Kosovës, me moton: "një komb një qëndrim"!
Ka harruar I. R, se në fushëbetejat e luftës çlirimtare, për Kosovën, luftuan e derdhën gjakun, ushtarë dhe eprorë "që nga Shkodra gjerë në Vlorë"- do të thoshte, Noli me zërin e tij kushtrimtar.
Ka harruar, I. R, se TVSH-ja ishte syri dhe veshi i shqiptarëve dhe i luftës çlirimtare, ky televizion shërbente edhe si mjet komunikimi për t´i njoftuar shqiptarët anekënd botës, se ku gjenden refugjatët e shpërndarë, duke ikur nga masakrat serbe.
Në shërbim të Kosovës ishin në ato vite të vështira, të gjitha mediat e atdheut.
Derisa, bota demnokratike, shumë herë e ka falëderuar Shqipërinë e Përtejdrinit, për të gjitha ato që bëri për Kosovën!!!I.R, nuk i bie njëherë ndërmend, ta falënderoj shtetin Amë, për ndihmën e pakursyer që bëri për këtë pak liri që e kemi sot.
Dihet, që aleatët patën merita, ë na ndihmuan në luftën e madhe, kishte nga ata që vërtetë, shumë kontribuan, si Klintoni, Ollbrajt, Klarku, por në mesin e të dekoruarve të I. R, gjenden edhe personalitete që jo vetëm që s´kishin ndikim në politikën ndërkombëtare, por, kam përshtypjen që nuk e dinin as ku shtrihet, Kosova; mbreti i Spanjës, Huan Karlos, apo ish- Presidenti, Ronald Regan, i cili ishte i sëmurë dhe në atë kohë , kur ai qe President, nuk e ka qenë e njohur fare, çështja e Kosovës.
Kjo, është ironi, mendoj që ka edhe të tjerë që nuk kanë pasur shumë merita, dekorata.
Me këtë veprim cinik, I. R, deshi edhe njëherë ta konfirmoi, rezultatin e politikës së tij pacifiste, duke aluduar që: çlirimi i Kosovës erdhi si rezultat i sulmeve të NATO-s dhe si dhuratë për shqiptarët nga politika e tij paqësore, gadi dhjetë vjeqare.
Por as kjo përpjekëje e tij nuk i shkon dot me sukses!
Përse, them kështu:
sepse, dihet që NATO, gjatë bombardimit mbi caqet serbe e ka kremtuar 10 vjetorin e themelimit poashtu edhe LDK-ja, e ka kremtuar 10 vjetorin e themelimit, përkundër përpjekëjeve "titanike", të kësaj partie të regjistruar fillimisht në Beograd, NATO-ja, nuk intervenoi, derisa doli në skenën e historisë, UÇK-ja.
Nga ky konkludim logjik konstatojmë se këtë pak liri të Kosovës, nuk na e solli NATO-ja në pjatë, sepse edhe sipas mësimeve të Kur-anit të shenjtë, Zoti, thotë:
"Mundohu ti pak edhe unë të të ndihmoj shumë".
JO, nuk çlirohej Kosova me lutjet e xhumave nga "mulla" Ibrahimi, as nga lutjet e Papës në sheshin e Vatikanit, kur trumbetohej me të madhe se Papa po lutet për Kosovën!...
Por, vetëm me luftën heroike të bijëve e bijave të devotshëm të Atdheut pellazgo-ilirjano-shqiptar.
Më në fund po e përkujtoj dhe një fakt:
Ata, që luftuan, ata që e ndihmuan luftën çlirimtare si: Adem Demaçi, Adem Jashari, Rexhep Mejdani, Hashim Thaqi, Ramush Haradinaj, Pandeli Majko e shumë të tjerë që nuk u dekoruan, nga një njeri që është më i pamerituari për lirinë e Kosovës, këta burra të kombit, mesiguri janë të paharruar në analet e historisë sonë të re, janë e do të mbeten më të merituarit për lirinë e kësaj pjese të Atdheut, të Shqipërisë Etnike.
Krijoni Kontakt