Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 163
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Cilën luftë o jahu!? Sikur të bënte luftë qindravjeçare populli jonë, a popujt tjerë të Ballkanit që kanë shpifur mite grandioze për luftra qindravjeçare, ku do të venin otomanët gjer në Vienë!? A jeni në vete?

    Po faji është i historianëve shqiptarë, që e shndërruar historinë e plotnisë 500 vjeçare të Shqipërisë në otomanët në histori të rebelëve malokë në bjeshkë të izoluara. Qytetet e fshatrat e Shqipërisë shtuan popullsinë dhjetërafish, portet shqiptare u bënë çelës të Adriatikut, për Kosovën as mos të folim; ku janë shenjat e "luftës qindvjeçare"!? Jo 500 vjet, po 5 vjet luftë u bënë në Kosovë tani së fundi, e mbi 1 mil morën arratinë; si u bë që mërgimet p.sh. në Itali etj morën fund përnjëherë, e shqiptarët u shtuan dhjetërafish, pas shek. XVI?

    Para se të pushtohesh prej otomanëve (e jo turve - sulltanati otoman ishte perandori fetare që drejtohej nga një dinasti familjare, e jo shtet kombëtar i turqve - madje kryengritja e fundit që u shtyp prej osmanëve ishte mu e turqve etnikë!) Ballkani vuante prej grindjeve të pasosura të kryezotërve vendas, me stema e emra madhështorë po me horizont të ngushta sa domenet (që përbëheshin më së shpeshtu prej disa fshatrash); e Ballkani me tërë Evropën vuante prej zvetënimit qytetëror, sëmundjeve, taksatimit tekanjoz e luftërave të pasosura. Pushtimi u luftua prej kryezotërve e prijësve klanorë, por u prit me duar të hapura prej fshatarëve. Osmanët ia lanë pushtetin vendor kryezotërve vendas që konvertuan, ose që lidhën besë me Portën e Lartë (vasalët). E para punë që bëri administrata e re ishte ta regjistrojë popullsinë, e të vëjë një rend unik e të kuptueshëm në sistemin e taksave.

    Asokohe, Porta e Lartë ishte si SHBA-të sot, superfuqia e vetme; dhe si SHBA-të sot, ky status nuk rridhte vetëm prej epërsisë ushtarake, por edhe prej asaj teknologjike, qytetërore, kulturore e ligjore. Andaj, s'është e rastit që dhjetëra mijëra perëndimorë, nga Italia, Spanja, Franca, Britania, deri edhe nga Skandinavia e largët venin pilgrimë gjer te osmanët për të mësuar prej tyre, e mijëra prej tyre konvertonin në islam. Në 700 vjet ekzistencë, perandoria osmane (e jo turke, pra) është drejtuar prej mendjeve më të ndritura e duarve më të afta të kohës, shumë prej tyre konvertitë evropianë; prej tyre 400 ministra, 15 kryeministra, e djalli e di sa shefa shtatmadhorie shqiptarë.

    Konvertimi i shqiptarëve është i spjegueshëm - e është spjeguar - shkencorisht, por është errësuar nga historiografia e telekomanduar enveriane, që ndiqte udhëzimet për të kërkuar pika të puqjes me historiografitë e telekomanduara fqinje: luftën e përbashkët internacionaliste kundër pushtimeve të jashtme, etj etj mite tjera idiotësh. Gjersa e vërteta është se fisnikët shqiptarë konvertuan së pari për të ruajtur pronat, e pastaj për t'i zgjeruar ato; e se vegjëlia parapëlqeu konvertimin në fenë e kryezotërve vendas para këmbënguljes te kishat e kryezotërve fqinj, që i kishin rrjepur, djegur e prerë - shpesh herë edhe bukvalisht.

    Kjo s'është kritikë ndaj kristianëve shqiptarë pse i qëndruan besnikë religjioneve të vjetra, as lavdërim i atyre që konvertuan në religjionin e ri, po vetëm konstatim i fakteve shkencore. Ti qortosh a lavdërosh sot shqiptarët e një religjioni apo të një tjetri për vendime të marra prej stërgjyshërisht para 500 e tëhu viteve, kur nocioni i kombit as që ekzistonte, është dashakeqësi: pas qortimeve e lavdërimeve të tilla fshehen zakonisht agjenda të fshehta politike të së sotmes, që synojnë ta shpiejnë Shqipërinë a shqiptarët drejt ujërave të turbullta.

    Listës së historianëve të ndërgjegjshëm më lart, që duan të vërtetën shkencore para folklorit komunist, dua t'ia shtoj dr Pirrakun nga Prishtina. Ky zotëri, një ndër emrat më të respektuar të historiagrifsë shqiptare, ka shkruar ca këto punë. Rekomandoj lexim të menjëhershëm, si dozë urgjente kundër fantaksjes me rrena.

  2. #82
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Postuar më parë nga iliria e para
    A e din Klevisi me shoket e tij se sa nga shqiptaret u benen musliman prej asaj dite qe turqit e lane Shqiperine?
    Ai nuk do te kishte nevoje me shume te mendoi se kaq.
    Po i verberi nuk i shef ngjyrat, ti thuash i kuq ai se kupton se nuk shef.
    Keshtu eshte e edhe me te verburit fetare.
    Po sot pse nuk po behen shqiptaret musliman?
    Kjo ndodhte vecse gjate sundimit!

    Do ta marr nje shembull pak si hipotetik:
    USA qendron dhe e mban ne opukim Irakun per V shekuj, nder kohe ju thote:"vecse ata te cilet behen te krishtere do te punsohen e te kene rroga, do te kene mundesi te punesohen, te punojne token, te mjekohen etj, tjeret duhet te jetojen ne shretire(shqiptret ne male), ata qe nuk i neshtrohen urdherit te Bushit(padishahut )denohen me vdekje etj".
    Sa Iraken do te mbesin musliman mbas V shekujve, a do ta quanin konvertim me deshire?
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 14-10-2003 më 14:20
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    Islami ndoshta ka armik politiken dhe dredhinat e saj por jo (kurre) demokracine!

    Bej nje sondazh sot sa shqiptare muslimane dhe sa othdokse kane marre pjese ne luftrat shqiptare (keto te fundit) dhe do marresh rezultatin se armik i kujt eshte LIRIA dhe shok i kujt eshte BESA.

    Ne kulmin e lirise ne te menduar dhe te shprehur, Othodoksia shqiptare e ndergjegjesuar ne krye te saj ven nje Grek, kur dihet qe Greket jane po ata qe sot e qindra vjet me rradhe cenojne lirine tone. Ja keshtu gjykohet kush sa e e si e vlereson LIRINE.

    StterollA
    Sttereolla c'lidhja ka "lufta" me demokracine? C'lidhje kane komunitetet e tjera fetare me fene e pushtuesit 500 vjecar?

    Greket asnjehere nuk kane pushtuar Shqiperine, ishte Turqia ajo qe mbajti te pushtuar Greqine per 400 vjet dhe Shqiperine per 500 vjet.

    Kur Padre Gjergj Fishta i kendonte shpitaizmes, kur Imzot Fan Noli mbronte te drejten e shqiptareve per pavaresi ne Perendim, a s'me jep ti nje emer kleriku musliman qe mbrojti ceshtjen tone kombetare dhe lirine e shqiptareve?!

    Asnje nuk e beri kete pasi feja e tyre, ashtu edhe si ju sot, i identifikonte me shume me Turqine se sa me Shqiperine, packa se baballaret e tyre ishin te gjithe te krishtere.

    Komunitetet e krishtera ne Shqiperi nuk kane asnje kompleksitet ne ndjenjen e tyre kombetare pasi te gjithe heronjte tane kombetare kane dale nga keto komunitete qe nga Pirro i Epirit e deri tek Nene Tereza sot. Keta jane burimi i inspirimit dhe ndjenjes sone kombetare.

    Lexoni Naimin e rilindasit qe te mesoni se cdo te thote te jesh shqiptar.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    30

    indriti aj aj aj ......

    indrit te lutem te pakten gjerat kur i shkruan ,shkruaji ashtu siç jane ....... se "genjeshtra i ka kembet e shkurtera"

    Ferit Duka qe thua ti ka shkruar :NDRYSHIMET NË STRUKTURËN FETARE TË POPULLIT SHQIPTAR. PËRHAPJA E FESË ISLAME
    (SHEK. XV - XIX)

    Shqipëria ishte një ndër vendet e pushtuara, ku detyrimi i devshirmesë u zbatua me rigorozitetin më të madh. Detyra e mbledhjes së djemve të krishterë dhe e dërgimit të tyre në Stamboll i ngarkohej njërit prej funksionarëve të korpusit të jeniçerëve, i cili, i pajisur me ferman të sulltanit dhe i shoqëruar edhe nga një sekretar, shkonte në të gjitha krahinat, të cilat fermani në fjalë i ngarkonte me detyrimin e devshirmesë

    Mark Tirta nuk me duket dhe aq i njeanshem meqenese çdo gje qe mund te lexoje per te eshte o te Bashkesia islame o tek zeri islam .......ehhhhhhhhh

    Abdi Baleta ,eshte nje ballist ,edhe me sa mbaj mend une keta kerkojne kthimin e mbretit ,e nuk ma ha mendja se do kishte shume vend per fene mysylmane ,sidomos kur merret parasysh se mbreti Zog duhet te jete i krishtere.

    Nuk e mora ve pse fut edhe Roberto della Rocca ,eshte hebre ..........

    Ato emrat e tjere nuk i njoh shume ,po nuk po lodhem kot qe ti gjej , keto qe kerkoka ishin thjesht .............................
    nuk ja vlen te zgjatesh kot sepse ne shqip thuhet "fjalet e shumta jane fukarallek"
    posso scrivere i versi più tristi questa notte......................

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet në Bllog
    23
    SI U ISLAMIZUAN SHQIPTARËT E KRISHTERË?


    (Sipas burimeve që ia dha dr. Don Shan Zefi Rilindjes, para dhjetë vitesh)

    Kisha Shqiptare, e themeluar qysh para dymijë vitesh, prej Shën Palit dhe Apostujve tjerë, u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike, si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare

    Shumëkush habitet pse studjojmë në një vend të varfër. Të rrallë janë ata që e dinë se Bukureshti ka qenë dikurë kryeqendra e Shqipërisë së mërguar, vatra e zjarrtë e atdhedashurisë shqiptare, qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip. Me ishliderin e shqiptarëve të këtij vendi, njihemi që nga janari i vitit 1971, që nga ajo këhë kur na njihte me bijtë dhe bijat e rilindasve tanë. Një pjesë e tyre jetojnë edhe sot e kësaj dite. Disa i ka kapluar mosha 90 vjeçare, ndërsa një plakush me prejardhje korçare, e ka kaluar moshën 103 vjeçare. Në kohën kur zoti Maksuti mbron nëpër tubime shkencore idenë se shqiptarët e kanë përqafuar krishërimin për njëmijë vjet para sllavëve, zoti Thanas Kristo Rëmbeci, i biri i një patrioti shqiptar, na furnizon me fotografi, artikuj e dokumente mbi kishën shqiptare të Bukureshtit, ku është mbajtur mesha e parë shqipe, në vitin 1911, falë prezencës së Nolit në këtë seli të shenjtë.. Përnga pikëpamja fetare, janë këto tema historike, që na ndërlidhin me lashtësinë tonë, që nga koha e Jezu Krishtit. Jo më kot, Don Antoni, që faktikissht është Xhemal Mustafa, e mba në ballë të klubit të tij, portretin e Papës, atë të Skënderbeut dhe të Nënë Terezës. Don Antoni i ka rrënjët nga Kosova.

    Nga Kosova e kemi edhe dr. Don Shan Zefin, i lindur në vitin 1959, në fshatin Danub të Gjilanit. Është i biri i Nazifit dhe Ferides. Duke kuptuar qysh në rini, se të parët tanë kishin qenë katolikë, shpreh dëshirën për të studjuar teologjinë, së pari në Seminarin klasik – Paulinum, të Suboticës, për të vazhduar pastaj studimet filozofiko – teologjike te Jezuitët e Zagrebit. Diplomoi filozofinë (1983), si dhe teologjinë (1987), duke përfituar titullin “dakaleureati”. Po atë vit, u shugurua si meshtar në Ferizaj, ku shërbeu si prift një vjet e gjysmë. Filloi të shkruajë aartikuj nëpër revista të ndryshme, ndërsa me pëlqimin e Imzot Nikë Prelës dhe Joakim Herbutit, në vitin 1988, u dërgua në studime post-diplomike, në Vatikan, ku magjistron pas tre vitesh (1991) me tezën “Vlerësimi juridik të Koncilit të parë shqiptar (1703) ndaj laramanëve” (La valutazione Giuridica del Primo Concilio Nazionale Albanese del 1703 verso i cripto-cattalici).

    Dy vjet më vonë (dhjetor, 1992), e mbrojti me sukses ttë lartë tezën e doktoratës “RISERCA ASTORICO-JURIDICA SULL’ISLAMIZZAZIONE E LARAMANIZZAZIONE DEGLI ALBANESI, DAL XV.ALXX SEC.” (Kërkime historiko-juridike mbi islamizimin dhe laramanizimin e shqiptarëve, prej shek.XV deri në shek.XX). Në paraqitjen dhe mbrojtjen e doktoratës morën pjesë personalitete të shquara, ndër të cilët edhe meshtarët nga Kosova: Dr. Don Lush Gjergji, Don Zef Gashi, Don Ndue Gjergji...Profesorët, si dhe publiku, punimin shkencor të Don Shanit e vlerësuan si hulumtim serioz mjaft të thellë, shumë interesant dhe adekuat jo vetëm për shqiptarët, por edhe më gjerë. Përgjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës, e kemi njohur nga kjo zonë, edhe një prift tjetër shqiptar: Isak Ahmetin. Ishte nga Stublla e Epërme, dhe kishte studjuar teologjinë katolike, në Dubrovnik. Ka gjasë që Don Shan Zefi i do prindërve me emra myslimanësh, njësoj si Isak Ahmeti dhe bashkëfshatarët e tyre, nga pushtuesi osman i kishin marrë vetëm emrat, por jo edhe fenë.

    Në bazë të një interviste që e realizoi Avni Shabani për Rilindjen, nga ana e këtij teologu kuptojmë se nuk është lehtë të merresh me një temë kaq të ndërlikuar, siç është laramanizimi i shqiptarëve, braktisja e krishtërimit dhe përqafimi i islamizmit. Duhen hulumtuar burime të shumta, ndër të cilat edhe arkivat sekrete të Vatikanit, aktet e koncilerve ekumenike, shkrimet e mbajtura nëpër kongrese. Pjesa e parë e disertacionit i referohet periudhës së lashtë të krishtërimit shqiptar, organizimit kishtar shqiptar, korrespondencës mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare, jetës monastike dhe të Shenjtërit e parë të kishës shqiptare deri në shek.VII, pastaj kalohet deri në invasionin dhe pushtimin turk të territoreve shqiptare, duke i nënvizuar periudhat e saja më të rëndësishme.

    Pjesa e dytë, sipas Don Shan Zefit, sëbashku me pjesën e tretë, shtjellon islamizimin në kompleksin e tij: përhapjen territoriale dhe kohore të këtij fenomeni(...), diskriminimin juridiko-administrativ, persekutimin permanent të kishës – klerit, kripto – kristianizmi, propaganda ortodokse (sllavizimi i shqiptarëve) etj. Pjesa e fundit që është vazhdimësi e islamizimit sipërfaqsor, trajton fenomenin “unik” të laramanizmit ndërshqipëtar, përhapjen kohore dhe territoriale, rikthimin në fenë e mëparshme dhe motivet kryesore të laraminizimit. Autori përpiqet t’i sqarojë qëndrimet zyrtare të Kishës ndaj laramanëve-myslimanëve, nën dritën e dokumenteve.

    Si pasojë e invazonit osman, u shkatërruan tokat e shenjta shqiptare

    Në pyetjen që ia bëri për Rilindjen zoti Avni Shabani autorit lidhur me përfundimet e arritura në fushë të hulumtimeve shkencore mbi krishtërimin dhe islamizimin e popullit tonë, Don Shan Zefi përgjigjet: Kisha Shqiptare qe e themeluar prej vetë Shën Palit (që ish Apostulli i parë, pra që nga koha e Jezu Krishtit- B.Y.), ) si dhe prej Apostujve të tjerë. Ajo u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike, duke filluar prej Nicuet 35 2 tutje, nga shumë Sinoda krahinore apo ndërkrahinore, ose dhe prej Asambleve hierarkike, si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare.

    Pas pushtimit turk, vazhdon Don Shan Zefi, shumë Seli ipeshkvore (rreth 30 – sosh) ose qendra kishtare, u shuan, u zhdukën, pra, edhe rregulltarët që kishin kontribuar të mbanin katolicizmin e kombin e vendit. Jo vetëm qendrat kishtare dhe manastiret do të rrënohen, por edhe qytete e fshatra të tëra do të fshihen nga fytyra e tokës. Popullata e krishterë detyrohet në nomadizëm dhe në shpërndarje. Ajo masakrohet apo reduktohet në robëri. Kështu perandoria osmane do t’i islamizojë 2/3 % të popullsisë, kundër vullnetit ose dëshirës së tyre. Argumentet që na i ofron autori, janë të qarta e bindëse. Jo më kot, teza e tij e doktoratës, e pregaditur dhe e mbrojtur para elitës shkencore të Romës, mori notën më të lartë. Sherri i klerit për shqiptarët, ka qenë përherë i rrezikshëm, si ai i priftërinjve që s’i duronte myslimanët, poashtu edhe ai i hoxhallarëve, që s’i duronte të krishterët. Neve s’na mbetet tjetër, veçse të zgjedhim rrugën e mesme: respekt, edhe ndaj njërës, edhe ndaj tjetrës fe, duke i shkrirë të dyjat, në një të përbashkët: atë të atdhedashurisë. Për justifikimin e hulumtimeve shkencore të këtij shkencëtari kosovar, po japim me këtë rast, para se të bëjmë përkthimin e tekstit me shkronja arabe, fotografinë në të cilën Musa Efendia, mban fjalim në Shkodër, kundër flamurit shqiptar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #86
    Kerkoj ndjese per gabimin! Nxitimthi ne vend t'a shkruaj liri e paskam shkruajtur demokraci. S'pata kohe as ta korigjoja. Korigjim: Islami ndoshta ka armik politiken dhe dredhinat e saj por jo (kurre) lirine!

    Tani c'lidhje ka Turqia me islamin? S'e mos luftonin otomanet per fe dhe ne emer te Zotit? Fakt qe ato s'kan perdorur dhunen per te shpernda fene jane fqinjet tane qe s'deshen dhe se pranuan fene muslimane. Po te perdorej dhuna ndaj nesh per te pranuar fene, do perdorejt dhe ndaj tyre. Nuk shpjegohet qe ato t'i kene rezistuar me forte se ne dhunes. Plus, qe cdo gje qe vjen me dhune, urrehet.. deri me sot asnje shqiptar musliman s'do mbante fene po t'a kishte pranuar me dhune. Do ta kish ndruar qe ne diten kur iku kemba turke.


    Greket asnjehere nuk kane pushtuar Shqiperine, ishte Turqia ajo qe mbajti te pushtuar Greqine per 400 vjet dhe Shqiperine per 500 vjet.
    Atehere te shofim realitetin e socem.. Turqia sot eshte nder vendet aleate te Shqiperise, duke e ndihmuar ne aspektin ekonomik, ushtarak dhe policor, kulturor dhe ajo me kryesorja ne kohe te luftes ne Kosoves ishte nder te parat qe i zgjate doren popullit Shqiptar per ndihme. Po Greket? Ishin te paret, bashke me Bullgarine, Maqedonine, Rusinen, Uranien (te gjitha keto shtete orthodoske) ato qe i dhane perkrahjen Serbise ne luften ndaj Kosoves. Ne nje sondazh te bere ne forum 52% kane votuar qe populli qe na urren me shume ne glob jane Greket (bashke me Jugaslavet dhe Maqedonasit kane 80% te votave). Deri me sot, une s'kam lexuar shkrim te ndonje emigranti shqiptar qe ka punuar ne Greqi e si barazon greket me kafshet... Popull i mbushur me urrejtje ndaj nesh, qe sot cenon te caje Shqiperine ne cope per te rrembyer pjese nga jo.. dhe "dashuria per liri" e Othodokseve per t'u faliminderuar ne krye te saj ka ven nje "Baba" grek.

    Po ta shofim DREJT une e ti ALbo, ne SHQITARET dhunen sot e kemi nga Shtetet qe mazhorancen e kane OTHODOKS e jo Muslimane.. Pra parafrazoja edhe nje here pyetjen vetes: "Armik i ciles fe eshte LIRIA?"

    At Gjergj Fishta ka shkruajtur ato vargje nga metej Oqeanit.. Si ai, si Naimi e Samiu (muslimane keto) ne vargje shanin okupuesin otoman e jo fene islame. Ismail Bej Qemali e Is Boletinit ishin ato qe te shpallen Republiken e ngriten Flaumrin.. Po t'i shofesh nga ai kend qe i shef ti, keto ishin MUSLIMANE.

    StterollA

    P.S. Te ish at Gjergj Fishta sot kush e di ca vargjesh do t'i thurrte verbimit tuaj para realitetit.

  7. #87
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Islamizimi i shqiptareve ka qene i dhunshem. Ndonese disa mundohen te paraqesin "fakte" te pushtuesit osman se islamizmi kishte depertuar shume me pare sesa osmanet te sulmonin Shqiperine, per mua keto "fakte" nga ana historike hane shume te diskutueshme. Jane "fakte" te njeanshme te paraqitur nga historiane "myslimane" dhe nuk mund te gershetohen per verifikim me asnje burim tjeter jo mysliman. Perkundrazi eshte fakt historik se Osmanllinjte perdoren dhune per pushtimin e Shqiperise, perdoren dhune per konvertimin e lidereve lokale dhe pranimin e fese myslimane dhe vasalitetit ndaj Sulltanit, ndryshe do te humbisnin privilegjet dhe pronat e tyre.

    "Fakti" qe gjate sundimit otoman rreth 400 ministra e 15 vezire na paskeshin qene shqiptare, mua nuk me thote asgje persa i perket dhunes se ushtruar per konvertim te shqiptareve ne Islam. Ju rikujtoj se dhe ne Greqine fqinje kemi shume me teper ministra e kryeministra me origjine shqiptare ( arvanitas) por megjithate dihet qe politika zyrtare e shtetit grek eshte agresive ndaj shqiptareve. Dhe Pirro Dhima me shoke jane "ministra" jo zyrtare ne Greqi, por kjo nuk do te thote qe Greqia i trajton te gjithe shqiptaret si Pirro Dhima. Me te njejten logjike, se kane qene 400 -500 shqiptare te privilegjuar ne Perandorine Osmane ne nje periudhe kohore per 5 shekuj ( i bie nje shqiptar ne vit-hicgje dmth) kjo nuk tregon se e gjithe pjesa tjeter e popullsise shqiptare na ka qene e privilegjuar si ata. Perandoria Otomane ne rradhe te pare ishte shtet teokratik dhe synim kryesor te saj ka pasur perhapjen e fese islame me cdo menyre .

    Persa i perket "pastertise" fetare qe kane fqinjet perreth nesh ( Serbia dhe Greqia). Nuk eshte e vertete qe kane pasur fillimisht kur fituan pavaresine si shtete te tille pasterti fetare qe kane sot. Nga Greqia per ne Turqi pas 1834 kur u konsolidua si shtet i pavarur , jane debuar ne baze te marreveshjeve dypaleshe greko-turke rreth 1 milion njerez si myslimane ( rreth 30% e popullsise se Greqise se 1834-1899). Gjithashtu dhe nga Serbia jane debuar si "turq" me qindra mijera njerez te fese myslimane.
    Fanatizmi fetar i asaj kohe ka arritur aq shume kulmin saqe greke myslimane ( qe akoma dhe sot e kesaj dite e flasin greqishten) jane debuar nga atdheu i tyre per tu zevendesuar me armene, cifute, bullgare etj te fese se krishtere. Ne Serbi gjithashtu u debuan mjaft serbe myslimane, por viktimat me te medha ishin shqiptaret e Kosoves qe si "turq" u derguan ne Anadoll. Numri i tyre rreth 1 milion ( sot jane bere 4 milione). Keshtu keto vende arriten pasteritine fetare qe kane sot. Fanatizmi i tyre fetar ndaj myslimaneve eshte akoma i forte dhe ne ditet e sotme.
    Ne Shqiperi nuk pati debime as te krishtereve as te myslimaneve. Dhe kemi ate prezence te fuqishme trifetare qe kemi sot si pasoje e tolerances fetare qe kemi pasurne shekuj si popull, jo nga zemergjeresia qe nga ofruan osmanllinjte, as nga predikimet "paqesore" te prifterinjve te krishtere apo katolike.

    Per mungese kohe nuk po zgjatemme teper.
    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  8. #88
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga iliria e para
    Po sot pse nuk po behen shqiptaret musliman?
    Kjo ndodhte vecse gjate sundimit!

    Do ta marr nje shembull pak si hipotetik:
    USA qendron dhe e mban ne opukim Irakun per V shekuj, nder kohe ju thote:"vecse ata te cilet behen te krishtere do te punsohen e te kene rroga, do te kene mundesi te punesohen, te punojne token, te mjekohen etj, tjeret duhet te jetojen ne shretire(shqiptret ne male), ata qe nuk i neshtrohen urdherit te Bushit(padishahut )denohen me vdekje etj".
    Sa Iraken do te mbesin musliman mbas V shekujve, a do ta quanin konvertim me deshire?
    Kete shembull e ke marre nja 10 here deri tani dhe une te jam pergjigjur dhjete here.
    Shiko tani se skam shume kohe te zgjatem.
    Nese ky konvertim behet me dhune dmth duke ushtruar dhune mbi popullsine vendase atehere e quaj me dhune, por ama nese ne te hyjne misjonare qe ftojne ne krishterim dhe keto misjonare kane sukses nuk mund te quhet dhune apo jo?
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #89
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga Albo
    SI U ISLAMIZUAN SHQIPTARËT E KRISHTERË?


    (Sipas burimeve që ia dha dr. Don Shan Zefi Rilindjes, para dhjetë vitesh)

    Kisha Shqiptare, e themeluar qysh para dymijë vitesh, prej Shën Palit dhe Apostujve tjerë, u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike, si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare

    Shumëkush habitet pse studjojmë në një vend të varfër. Të rrallë janë ata që e dinë se Bukureshti ka qenë dikurë kryeqendra e Shqipërisë së mërguar, vatra e zjarrtë e atdhedashurisë shqiptare, qyteti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip. Me ishliderin e shqiptarëve të këtij vendi, njihemi që nga janari i vitit 1971, që nga ajo këhë kur na njihte me bijtë dhe bijat e rilindasve tanë. Një pjesë e tyre jetojnë edhe sot e kësaj dite. Disa i ka kapluar mosha 90 vjeçare, ndërsa një plakush me prejardhje korçare, e ka kaluar moshën 103 vjeçare. Në kohën kur zoti Maksuti mbron nëpër tubime shkencore idenë se shqiptarët e kanë përqafuar krishërimin për njëmijë vjet para sllavëve, zoti Thanas Kristo Rëmbeci, i biri i një patrioti shqiptar, na furnizon me fotografi, artikuj e dokumente mbi kishën shqiptare të Bukureshtit, ku është mbajtur mesha e parë shqipe, në vitin 1911, falë prezencës së Nolit në këtë seli të shenjtë.. Përnga pikëpamja fetare, janë këto tema historike, që na ndërlidhin me lashtësinë tonë, që nga koha e Jezu Krishtit. Jo më kot, Don Antoni, që faktikissht është Xhemal Mustafa, e mba në ballë të klubit të tij, portretin e Papës, atë të Skënderbeut dhe të Nënë Terezës. Don Antoni i ka rrënjët nga Kosova.

    Nga Kosova e kemi edhe dr. Don Shan Zefin, i lindur në vitin 1959, në fshatin Danub të Gjilanit. Është i biri i Nazifit dhe Ferides. Duke kuptuar qysh në rini, se të parët tanë kishin qenë katolikë, shpreh dëshirën për të studjuar teologjinë, së pari në Seminarin klasik – Paulinum, të Suboticës, për të vazhduar pastaj studimet filozofiko – teologjike te Jezuitët e Zagrebit. Diplomoi filozofinë (1983), si dhe teologjinë (1987), duke përfituar titullin “dakaleureati”. Po atë vit, u shugurua si meshtar në Ferizaj, ku shërbeu si prift një vjet e gjysmë. Filloi të shkruajë aartikuj nëpër revista të ndryshme, ndërsa me pëlqimin e Imzot Nikë Prelës dhe Joakim Herbutit, në vitin 1988, u dërgua në studime post-diplomike, në Vatikan, ku magjistron pas tre vitesh (1991) me tezën “Vlerësimi juridik të Koncilit të parë shqiptar (1703) ndaj laramanëve” (La valutazione Giuridica del Primo Concilio Nazionale Albanese del 1703 verso i cripto-cattalici).

    Dy vjet më vonë (dhjetor, 1992), e mbrojti me sukses ttë lartë tezën e doktoratës “RISERCA ASTORICO-JURIDICA SULL’ISLAMIZZAZIONE E LARAMANIZZAZIONE DEGLI ALBANESI, DAL XV.ALXX SEC.” (Kërkime historiko-juridike mbi islamizimin dhe laramanizimin e shqiptarëve, prej shek.XV deri në shek.XX). Në paraqitjen dhe mbrojtjen e doktoratës morën pjesë personalitete të shquara, ndër të cilët edhe meshtarët nga Kosova: Dr. Don Lush Gjergji, Don Zef Gashi, Don Ndue Gjergji...Profesorët, si dhe publiku, punimin shkencor të Don Shanit e vlerësuan si hulumtim serioz mjaft të thellë, shumë interesant dhe adekuat jo vetëm për shqiptarët, por edhe më gjerë. Përgjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës, e kemi njohur nga kjo zonë, edhe një prift tjetër shqiptar: Isak Ahmetin. Ishte nga Stublla e Epërme, dhe kishte studjuar teologjinë katolike, në Dubrovnik. Ka gjasë që Don Shan Zefi i do prindërve me emra myslimanësh, njësoj si Isak Ahmeti dhe bashkëfshatarët e tyre, nga pushtuesi osman i kishin marrë vetëm emrat, por jo edhe fenë.

    Në bazë të një interviste që e realizoi Avni Shabani për Rilindjen, nga ana e këtij teologu kuptojmë se nuk është lehtë të merresh me një temë kaq të ndërlikuar, siç është laramanizimi i shqiptarëve, braktisja e krishtërimit dhe përqafimi i islamizmit. Duhen hulumtuar burime të shumta, ndër të cilat edhe arkivat sekrete të Vatikanit, aktet e koncilerve ekumenike, shkrimet e mbajtura nëpër kongrese. Pjesa e parë e disertacionit i referohet periudhës së lashtë të krishtërimit shqiptar, organizimit kishtar shqiptar, korrespondencës mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare, jetës monastike dhe të Shenjtërit e parë të kishës shqiptare deri në shek.VII, pastaj kalohet deri në invasionin dhe pushtimin turk të territoreve shqiptare, duke i nënvizuar periudhat e saja më të rëndësishme.

    Pjesa e dytë, sipas Don Shan Zefit, sëbashku me pjesën e tretë, shtjellon islamizimin në kompleksin e tij: përhapjen territoriale dhe kohore të këtij fenomeni(...), diskriminimin juridiko-administrativ, persekutimin permanent të kishës – klerit, kripto – kristianizmi, propaganda ortodokse (sllavizimi i shqiptarëve) etj. Pjesa e fundit që është vazhdimësi e islamizimit sipërfaqsor, trajton fenomenin “unik” të laramanizmit ndërshqipëtar, përhapjen kohore dhe territoriale, rikthimin në fenë e mëparshme dhe motivet kryesore të laraminizimit. Autori përpiqet t’i sqarojë qëndrimet zyrtare të Kishës ndaj laramanëve-myslimanëve, nën dritën e dokumenteve.

    Si pasojë e invazonit osman, u shkatërruan tokat e shenjta shqiptare

    Në pyetjen që ia bëri për Rilindjen zoti Avni Shabani autorit lidhur me përfundimet e arritura në fushë të hulumtimeve shkencore mbi krishtërimin dhe islamizimin e popullit tonë, Don Shan Zefi përgjigjet: Kisha Shqiptare qe e themeluar prej vetë Shën Palit (që ish Apostulli i parë, pra që nga koha e Jezu Krishtit- B.Y.), ) si dhe prej Apostujve të tjerë. Ajo u rrit me predikimin e nxënësve të tyre, dhe gëzonte një hierarki me një organizim të mirë kishtar, që lulëzoi deri në ardhjen e grupeve etnike, e sidomos para dyndjeve sllave. Në vijim, ajo gadi krejtësisht u shkatërrua pas invazioneve dhe pushtimit osman të tokave të shenjta shqiptare, gjëra këto të demonstruara qartë prej Koncileve të para ekumenike, duke filluar prej Nicuet 35 2 tutje, nga shumë Sinoda krahinore apo ndërkrahinore, ose dhe prej Asambleve hierarkike, si dhe nga korrespondenca mes Selisë së Shenjtë dhe ipeshkvive iliro-shqiptare.

    Pas pushtimit turk, vazhdon Don Shan Zefi, shumë Seli ipeshkvore (rreth 30 – sosh) ose qendra kishtare, u shuan, u zhdukën, pra, edhe rregulltarët që kishin kontribuar të mbanin katolicizmin e kombin e vendit. Jo vetëm qendrat kishtare dhe manastiret do të rrënohen, por edhe qytete e fshatra të tëra do të fshihen nga fytyra e tokës. Popullata e krishterë detyrohet në nomadizëm dhe në shpërndarje. Ajo masakrohet apo reduktohet në robëri. Kështu perandoria osmane do t’i islamizojë 2/3 % të popullsisë, kundër vullnetit ose dëshirës së tyre. Argumentet që na i ofron autori, janë të qarta e bindëse. Jo më kot, teza e tij e doktoratës, e pregaditur dhe e mbrojtur para elitës shkencore të Romës, mori notën më të lartë. Sherri i klerit për shqiptarët, ka qenë përherë i rrezikshëm, si ai i priftërinjve që s’i duronte myslimanët, poashtu edhe ai i hoxhallarëve, që s’i duronte të krishterët. Neve s’na mbetet tjetër, veçse të zgjedhim rrugën e mesme: respekt, edhe ndaj njërës, edhe ndaj tjetrës fe, duke i shkrirë të dyjat, në një të përbashkët: atë të atdhedashurisë. Për justifikimin e hulumtimeve shkencore të këtij shkencëtari kosovar, po japim me këtë rast, para se të bëjmë përkthimin e tekstit me shkronja arabe, fotografinë në të cilën Musa Efendia, mban fjalim në Shkodër, kundër flamurit shqiptar.

    Albo!
    Une e lexova me vemendje kete postim tendin dhe me vjen vertet shume keq kur mendon te mashtrosh vetveten me te.
    Ne kete shkrim ti je munduar te sjellesh argument nje prift qe nuk diskutohet se do te shprehej ne ate menyre.
    Po mire per nje cast po behemi me priftin.
    Po tani ky prift a e shpjegon arsyen perse fqinjet tane nuk e pranuan Islamin? Perse Turqit ushtruan dhune vetem ne Shqiperi?

    genjeshtra e ketij arrin deri aty sa qe pohon se jane shfarosur fshatra te tere. Tani une e pyes kete prift, mos valle turqia beri lufte me kinen qe po shkaterroi nje fshat mbeten edhe 1000000 te tjere?
    Po te bejme nje llogari te thjeshte matematikore per kohen e pushtimit Osman do te dalim ne konkluzjon se:

    Nga 500 vjet pushtim sikur Osmanet te kishin vrare nga dy ne dite do te dilte se sot nuk do te kishe me shqiptare.

    Po ashtu me lart Skerdi ka thene dicka me vend, per 3 - 4 muaj lute qe u be ne kosove u vrane mijera njerez, atehere si mund te arsyetohen 500 vjet?
    Une mbej mend se ne luften e Kosoves per dy dite ne kufirun veri lindor shqiptar u futem mbi 900 000 njerez po valle po te pranojme nje konflikt 500 vjecar sa miljard bie te kete qene shqiperia ne ate kohe?
    Te lutem leje temen ne seriozitet dhe mos e bej qesharake.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #90
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kurse persa i perket patriotizmit megjithese eshte jashte temes po i pergjigjem me dy fjale.
    Po te shikojme historine shqiptare, do te gjejme ne te njerez qe kane dhene per shqiperine.
    Shiko disa emra.
    ta filojme me lidhjen shqptare te Prizrenit, kush e drejtonte ate?
    mos valle ndonje prift? jo jo ishin Abdyl Frasheri dhe Sulejman Vokshi.
    Pastaj po kalojme ne lidhjen e pejes Apo besa- base sic u quajt ndryshe, kush e drejtonte ate? Sigurisht haxhi zeka.
    Po te vijme ne periudha te mevoneshme ne shpalljen e pavaresise do te gjejme Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe shume muslimane te tjere.
    me ket nuk dua te them se nuk ka psur te krishtere qe kane kontribuar por ama edhe ju nuk duhet te lini anash kontributin e muslimaneve.
    Kjo eshte jashte temes sa pr dijeni.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •