Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 163
  1. #51
    1)kush ta ka ngene o klevis2000 te lexoje gjithe "shkrimet" e tua qe s'kane lidhje me temen?

    2) Vete fjalet sundim dhe pushtim permbajne kuptimin e dhunes perbrenda tyre. Te pyesesh si ka sunduar myslymanizmi pa dhune, eshte si te thuash une nuk di te flas, dhe nuk di te ndertoj fjali. Vete sundimi behet me dhune, dhe kur une festoj 28Nendorin, si feste clirimi, vete clirimi eshte clirim nga dikush qe me mban me force, nuk ka me force mbi mua pervec lirise time.

    Nese dikush do te hape teme si u perhap krishterimi, eshte tjeter pune, por qe myslymanizmi eshte perhapur me dhune ky eshte fakt, dhe s'ka nevoje per shume pyetje retorike, pavaresisht se ata qe i bejne nuk i kuptojne.

    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #52
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    A e din Klevisi me shoket e tij se sa nga shqiptaret u benen musliman prej asaj dite qe turqit e lane Shqiperine?
    Ai nuk do te kishte nevoje me shume te mendoi se kaq.
    Po i verberi nuk i shef ngjyrat, ti thuash i kuq ai se kupton se nuk shef.
    Keshtu eshte e edhe me te verburit fetare.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #53
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga Manulaki
    1)kush ta ka ngene o klevis2000 te lexoje gjithe "shkrimet" e tua qe s'kane lidhje me temen?

    2) Vete fjalet sundim dhe pushtim permbajne kuptimin e dhunes perbrenda tyre. Te pyesesh si ka sunduar myslymanizmi pa dhune, eshte si te thuash une nuk di te flas, dhe nuk di te ndertoj fjali. Vete sundimi behet me dhune, dhe kur une festoj 28Nendorin, si feste clirimi, vete clirimi eshte clirim nga dikush qe me mban me force, nuk ka me force mbi mua pervec lirise time.

    Nese dikush do te hape teme si u perhap krishterimi, eshte tjeter pune, por qe myslymanizmi eshte perhapur me dhune ky eshte fakt, dhe s'ka nevoje per shume pyetje retorike, pavaresisht se ata qe i bejne nuk i kuptojne.

    Pershendetje
    te gjithe po pretendoni qe perdorimi i dhunes per pranimin e Islamit eshte fakt por ama asnje deri tani nuk ka sjelle as edhe nje gjysem fakti.
    Argumentoje nese mendon se ke te drejte.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #54
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Dihet qe Shqipetaret banojne kryesisht ne viset kodrinore gjate bregut lindor te adriatikut.Ata jane nje nga popujt me te lashte te Evropes.
    Eshte faktuar historikisht se Osmanllinjte kane filuar te duken ne viset Ballkanike rreth viteve 1354 kohe kur keto vise benin nje jete feuedale dhe vuanin ne sundimin e kalbesirave Bzantine te Bullgareve e Serbreve Ortodokse despotike.
    Gjate viteve 1340-1347 Serbet kishin pushtuar te gjithe trojet Shqiptare qe nga lumi Danub e deri ne kanalin e Korintit ne jug te Morese.
    Sllavet barbare shqipetareve qe nuk pranonin Ortodoksine ju benin tortura te llojllojshme dhe ky ndoshta ishte edhe nje shkak qe Osmanet te depertonin me lirisht ne Rumeli.
    Nga genocidi Serb dhe nga egersite e tij shume shqipetare Epiriote u detyruan qe ne vitin 1348 te largohen nga vatrat e tyre per tu vendosur ne More,Peloponez.
    Epiriotet qe ne vitin 1336 per te shpetuar nga internimet Bizantine kishin kerkuar ndihme nga Princi i Ajdinit Umur Bej ne Anadoll.
    Sulmi i pare Osman ne Ballkan u shenua 1387 per te vazhduar dy vjet me vone me me betejen e kosoves me 20 qershor 1389.
    Shqiperia qendroi edhe disa kohe jashte sundimit Osman fale qendreses se tyre dhe udheheqjes se Skenderbeut.
    Osmanllinjte arriten te vejne sundimin e tyre gradualisht ne trevat Arberore, keshtu 11 vjet pas vdekjes se Skenderbeut ne vitin 1468 Kruja ra .
    Durresi ra ne vitin 1501 ndersa Tivari qe isjte porte veriore e vendit u dorezua me kondita ne 1571.
    Po ashtu ja vlen te theksohet se Shqiperia nuk ka rene kurre plotesisht nen sundimin Osman megjithese ka qene shume e varfer. Eshte vertetuar se shume malesi Shqipetare kane qene krahina autonome si psh. Mirdita, ortodokset e Sulit e Himares malesia e Kurveleshit etj.
    Kete ne nje fare menyre e ka pohuar edhe pr.dr. Herman Gross ne “ekonomia Ballkanike” ku thote se:…Shqiptaret gjate pese shekujve qe kane bashkejetuar me Turqit osmanlli,ne saje te aftesive te adaptimit dhe te talenteve te tyre si nenpunes, kishin zene shkallet me te larta ne qeverine e Stambollit dhe kishin luajtur role te rendesishme per perandorine.Mirepo nga ana tjeter fiset Shqiptare jetonin te lira e te pavarur ne malet e Shqiperise….
    Po ashtu edhe prof. Robert Matran shprehet se”Drejtuesit Osmane nuk kane pasur vullnet per asimilimin e popullsive te pushtuara,ata nuk bene as osmanizem e as islamizem te detyruar, perndryshe si do te shpjegonim ruajtjen e gjuheve Greke , Bullgare apo serbe …”
    Per mosperdorimin e dhunes ne perhapjen e fese Islame mund te permendim edhe thenien e dr. Ciro Truhelka i cili shprehet se:”Eshte mendim i gabuar se Islamizmi eshte perhapur me dhune.ekzistojne argumente te shumte qe e hedhin poshte kete.Une po permend vetem nje dhe dhe ai eshte se shekulli i 19 nuk do te gjente asnje te krishtere dhe asnje kishe e manastir ne ballkan,sikur ky Islamizem te perhapej me dhune shteterore.
    Ashtu sic e shpjeguam radhen e kaluar procesi i islamizimit ne balkan ka qene shume me i hershem se sa prania e Osmanllinjve. Ky Islamizim lujti rol shume te rendesishme ne shume drejtime. Me kryesorja eshte se ai sherbeu si nje fotifikate per te shpetuar vendin nga fqinjet grabitqare qe kishin qellime asimiluese.Shume studjues qe jane marre me historine fetero-politike te shqiperise jane te mendimit se po te mos ishte perhapur Islamizmi ne gadishullin e Ballkanit,sidomos ne shqiperi,shqipetaret nuk ka dyshim se do te ishin asimiluar nga serbet apo Sllavet ne pergjithesi.
    Nje cilesi qe duhet vene ne dukje eshte se Turqit vendet e pushtuara i qeverisnin po me vendas, madje edhe me te krishtere mjafton qe keto te krishtere ti qendronin besnik sundimit te Sulltanit.Shqipetaret ne pergjithesi muslimane e te krishtere tashme ishin te ndergjegjesuar per rrezikun Sllav dhe preferonin te ishin nen mbrojtjen e perandorise se madhe Osmane dhe te jetonin ne kete perandori me te drejta te barabarta me Turqit.
    Eshte nje e vertete historike se ne luften Osmano –Ruse te viteve 1853-1856. perkrah Osmaneve kane luftuar edhe shume shqiptare te feve te ndryshme(muslimane , katolike.)
    Po ashtu edhe osmanllinjte ishin te ndergjegjshem per rolin e Shqiptareve ne ruajtjen e ekuilibrave ne ballkan prandaj i vleresonin dhe i nderonin ato. Nga ana tjeter edhe Shqipetaret u bene te vetedijshem per kete.
    Shikoni se cfare shkruan Sami frasheri Ne gazeten”Tercumani Shark”(Zedhenesi I Lindjes)ne kohen e lidhjes Shqiptare te Prizrenit me 22 dhjetor e tre janar 1878, duke I konsideruar shqipetaret elemente te rendesishem per Rumeline ai vinte ne dukje se”…Qellimi i Rusise eshte qe te grabise viset Turko-shqiptare dhe te ju a dhuroje ato Serbeve Bullgareve e Grekerve dhe keshtu ta fshije nga harta Shqiperine Ilirjane..po edhe Shqipetaret jene te vendosur per te mbrojtur tersine tokesore dhe do te luftojne per autonomine kombetare te tyre.. Mirepo shqiptaret ne ballkan kane mbetur vetem,kerkojne bashkepunim me turqit kunder armiqve te perbashket qe po pushtojne rumeline pra edhe Turqia ka nevoje per ndihmesen Shqiptare.
    Po ashtu edhe patrioti Nikolla Naco thekso se: Vazhdimi i Shqiperise ne ballkan mund te sigurohet me egzistencen e shtetit Turko –Osman.
    Te njenjten gje e ka theksuar edhe poeti i madh katolik, franceskani dhe prifti i njohur Gjergj Fishta i cili ne kryevepren e tij “Lahuta e Malcis”shprehet:


    Por pse na te vogjel jemi
    Pse kend fis e vella nuk kemi
    Na sot shkjaut smund ti bajme balle
    Qi po don tna perpije gjalle
    Prandej thom se e lyp e mara.
    Qi edhe sot na si perpara
    Te rrijme ngjit me mbret te Stambollit
    Per me i bamun balle Nikollit…



    Po ashtu nje rol shume te rendesishem per shperndarjen e Islamit ne truallin Shqiptar kane luajtur edhe martesat qe beheshin me gra te krishtere. Ka pasur shume raste kur muslimanet kene kerkuar te martohem me te Krishtere dhe nuk kane hasur asnje pengese nga prinderit e vajzes.
    Meshkujt qe lindnin nga kjo martese edukoheshin ne fene Islame ndersa femrat lejoheshin nga i ati qe te edukoheshin si kristjane madje te merrnin pjese dhe ne ceremonite fetare se bashku me nenat e tyre.Kete gje e ka vene re edhe historiani Anglez George findlei.i cili shprehet se mardheniet e shqiptareve te krishtere e muslimane jane shume me miqesore se mardheniet qe kane muslimanet shqiptare me turqit Osmanlli.
    Po ashtu edhe nje klerik anglikan bashkekohes i Xh. Gordon Bajronit ne kujtimet e tij shkruan seuhamedani shqiptar ne besim nuk eshte i ngrire. Ai shpesh merr per grua nje te krishtere, merr me vete djemte ne xhami ndersa vajzat i le te shkojne te kishe me te jemen, kurse edhe ai vete shkon me rradhe ne te dy qendrat e kultit”
    Kjo tolerance e shprehur nga te dy palet me vullnet te lire mbetet me e fuqishme nga pengesat e kishes e cila grate qe ishin martuar me muslimane, nuk i pranonte ne gjirin e vet dhe nuk ju kryente atyre ceremonite fetare. Por kjo sjellje e prifterinjve ndikoi negativish sepse keto gra te zemeruara nga keto qendrime kishtare, perqafonin fene e bashkeshorteve te tyre, sigurish duke ruajtur ndonje forme bestynie apo zakoni Kristjan.
    Shume keqdashes te Islamit pretendojne per ushtrim dhune nga pushtuesi Osman per perhapjen e mendimit Islam ne shqiperi. Ata mendojne se Islami ka vepruar ashtu sic vepruan armiqte e tij me te. Mjafton tju kujtojme ketyre zoterinjve perdorimin e forces per clirimin e varrit te shenjte, apo per konvertimet me dhune te muslimaneve ne Spanje.Kur keto njgjarje nenkuptojme me masakra te pergjakshme qe kane marre miljona jete njerezish. Ketu nuk po permendim periudhen e pushtimeve koloniale te vendeve Islame e cila shenone nje nga kapitujt me makabrete histories njerezore.
    Filozofi i madh Shqiptar dhe i respektuari ne jete te jeteve nga shqiptaret i madhi Sami Frasheri ka shkruar se: Nuk ju mjaftuan Evropjaneve keto krime por u tubuan nga te gjitha anet e europes nen flamurin e kryqit dhe disa here atakuan vendet Islame…Kjo veper e tyre mbete nje turp i madh qe do te na e perkujtoje historia deri ne diten e kijametit.
    Samiu analizon demin e madh qe shkaktuan kryqezatat ne dy segmente:
    1- Demi material dhe 2- demi kulturor . Ai shprehet se:…U vrane dijetaret u dogjen shkollat e librat dhe cdo njeri filloi te merret me shpate e lufte”
    Hadrian Renaldi per trajtimin e problemeve te fese Islame eshte shprehur se: nuk ka ne bote besim i cili te kete qene kaq keq i komentuar nga armiqte e tij dhe qe u eshte shtruar aq shume mllefit sikur Islami.
    Kurse Volteri ka pohuar se: Atehere ka pasur me shume kallogjere bizantine qe shkruanin kunder Islamit sesa kishte jenicere ne ushtrine Turke.
    Megjithese Osmanet nuk ushtruan asnje rast dhune ne shqiperi ata me ardhjen e tyre krijuan nje atmosfere me te favorshme per perqafimin e perhapjen me tutje te Islamit.Me ardhjen e Turqve u sigurua levizja e lire e shqiptareve ne drejtim te vendeve te lindjes.
    Fillimisht besimi Islam u perqafua nga familjet apo mjediset ku si pasoje e punes se dobet te kishes ishte krijuar nje vakum i madh shpirteror.
    Po ashtu ka pasur edhe raste te pranimeve masive e sidomos kur e pranonte fene ndonje njeri qe ndikonte ne tere familjen apo fisin.
    Keshtu kemi rastin e pranimit te islamit nga djali i madh i Teodor Muzakes i cili vjen me nje shkrese te Sulltan Fatihut ku urdherohej te ruheshin e mbroheshin traditat dhe gjurmet historike te Beratit.
    Ne lidhje me perhapjen e Islamit ne vendin tone jane dhene edhe shume mendime.
    Shume studjues te huaj e kane vleresuar islamizimin e shqiptareve duke theksuar rolin e madh qe ka luajtur ai ne ruajtjen e egzistences kombetare.
    Ja psh. Se cfare thote Italiani Roberto Marocco” Islamizmi i Shqiperise ka qene nje prite kunder trysnise Sllave ashtu sic ka qene edhe katolicizmi kundrejt Greqizimit te favorizuar nga Bizantinet”
    Pra sipas te njenjtit aotur vetem nepermjet Islamit mund ti behej balle asimilimit Sllav te instucjonalizuar. Kjo vihet re edhe nga kodi i vene prej Car Dushanit (1336-1356)ku thuhej: Sa i perket herezise latine dhe atyre qe terheqin besimtaret ortodokse ne fene e tyre (sigurisht ketu e ka fjalen per katoliket e muslimanet) autoritetet duhet te perpiqen ti konvertojne te gjithe ne fene e vertete. Nese nje i tille nuk deshiron te konvertohet, do te denohet me vdekje.. pasuria e te gjithe atyre do te konfiskohet dhe do te behet edhe shume me teper ne kete drejtim”

    Shqiptaret pranuan Islamin se e kuptuan se ai nuk ishte ne asnje menyre mohim i vlerave qe permbanin besimet e mepareshme por per kundrazi ai i ngrinte keto vlera edhe me lart dhe ne nje atape te re zhvillimi.
    Ata e kuptuan se Islami nuk kishte te bente fare me idhujtarine,idolatrine ,paganizmin.me injorancen e shprehur ne klerin qe deri atehere u kishte sherbyer atyre nga ana shpirterore.Ne fene Islame Njeriu eshte i lire te zgjedhe besimin e tij dhe askush nuk mund te jete ndermjet Zotit dhe njeriut. Po ashtu ata moren vesh se Islami nuk shenjteron askend dhe keto mesime bene te inkurajonin alternativen e re qe po perhapej anekend vendit.

    Por tani liond pyetja se cfare ndihmese dhane Pushtimet Osmane per perhapjen e Islamit?
    Nuk duhet mohuar qe edhe ato dhane nje goxha ndihmese duke bere te mundur qe kjo fe e kulture te mesohej nga njerezit.
    Kjo gje u arrit nepermjet ndertimit te xhamive te shumta . medreseve, shkollave te mesimit te kuranit, hadithit etj.
    Nje turist i famshem perandorise Osmane i cili vizitoi te gjithe vendet perandorake Osmane shkruan per numrin e madh te xhamive ne shqiperi sidomos ne dy qytetet me te medhej te asaj kohe, Elbasanit dhe Beratit.
    Ai keto shkrime i ka permbledhur ne librin e tij Sej-jahatnamesi” i cili u perkthye ne shqip ne vitin 1930.
    Ai shprehet se: Elbasani ka 40 xhami nderte cilat me e vjetera eshte ajo e Fatihut mbi porten e Kalase qe ka shume xhemat(njerez qe fallen).
    Midis Kalase eshte xhamia e Gazi Sinan pashes .Me pas ne treg eshte xhamija e Hasan Balliut. Pas saj vjen xhamia e re ,xhamia e hijeshme e lepurit ajo e Sinan Beut e vazhdojne edhe shume te tjera drejt gjyqit.
    Vec kesaj Elbasani ka edhe 20 medrese qe shpjegojne Fjalen e Zotit ,e fjalen e Profetit, ka institute Hafizesh edhe mjaft shkolla fillore.Ne Elbasan ka edhe nji namazgja te madhe e te bukur shtrue me nji lendine qi bleron si kadife dhe eshte e rrethueme me 57 Selvi te medha e te bukura…

    Me pas i njenjti person permend edhe 30 xhami te tjera te qytetit te Beratit, ku me kr ishin: xhamija e Bajazitit ne qender te qytetit, xhamija e Uskurliut, qe eshte e rrethuar me shume medrese e institucjone bamiresie.
    Me pas permend edhe xhami te tjera si ate te Hundqarit.
    Ate te Gazi Murat Pashes, xhamine e Celebi Murat pashes e shume e shume te tjera.

    Perves kesaj ai skruan edhe per 14 xhami ne gjirokaster , per 8 xhami ne Kavaje po ashtu ka gjetur xhami edhe ne qendra te vogla si Tepelena,Delvina ,Libohova,permeti Skrapari etj.
    Pra keto kane qene mjediset e pershtatshme qe krijoi Pushteti Osman per perhapjen e mesimin e islamit dhe kurre nuk perdori force per konvertim.
    Kjo deshmohet edhe nga prania e mjaft te krishtereve qe nuk e nderruan fene.
    Konvertimi behej me deshire, madje duhej ti behej edhe nje kerkese keshillit te sheriatit ku duhet te theksohej se e nderron fene me kerkesen e vullnetin e vet.
    Pasi kjo kerkese nuk refuzohej nga keshilli i sheriatit behej edhe nje ceremoni e vogel ku merrnin pjese anetare te klerit te dy besimeve.
    Ja tani edhe nje forme kerkese e bere nga i krishteri Andrea Kuka.
    Une i nenshkruari Andrea Kuka nga kalaja e Beratit i bej kerkese keshillit te nalte te sheriatit te ketij qyteti se me deshiren e vullnetin tim kam vendosur te kaloj ne fene Islame me emrin Hasan.
    Jo vetem kaq por porta e larte kishte dhene urdhera te prera per mosprekjen e objekteve te kultit kishtar po ashtu edhe mosprekjen e pronave te tyre.
    Ne vitin 1604 arqipeshkvi Katolik i Shkupit informon Romen se shqipetaret ndiqen me shume nga Kisha ortodokse sesa nga turqit Muslimane.
    Po ashtu edhe nje tjeter ndihmese per perhapjen e shpejte te Islamit kane dhene edhe te krishteret shqiptare. Ja vlen te permendet se ne vitin 1680 shume te krishtere dhane te holla dhe ndertuan nje xhami ne Lagjen Muratcelepi.

    Kjo nuk eshte gjithcka per Islamin ne vendin tone.
    Meqenese u zgjata shume po e nderpres ketu per te vazhduar me nje shkrim tjeter ku do te tregoj disa nga shume shkaqet qe shqiptaret braktisen Krishterimin dhe perqafuan Alternativen e re.
    Pres reagimet tuaja.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Ata që pandehin se feja islame qenka përhapur me dhunë ndër shqiptarët, kanë harruar të argumentojnë nëse Porta e Lartë ka përdorur dhunë më të madhe mbi shqiptarët, se sa mbi popujt tjetër. Në ç'raste të dokumentuara historie, në ç'forma e në ç'mënyra të parëndomta, po të dokumentuara historikisht, i paska përzgjedhur Porta e Lartë mu shqiptarët (?) që të përdor te ta dhunë *më të madhe se* mbi popujt fqinj?

    Apo mos paskeshin zhvilluar shqiptarët gjatë mesjetës një ndjeshmëri e senzitivitet klinik ndaj dhunës, më të madh se sa që e kishin më herët, apo se sa që e kanë psh sot?

    Ndryshe nuk spjegohet si konvertuan nga dhuna vetëm shqiptarët e boshnjakët, por jo armenët, grekët, serbët, asirianët, koptët, hebrenjtë, e rreth 2500 drejtime tjera kristiane që vepronin lirisht në suazat e Perandorisë.

  6. #56
    Po me dhune u hap Islami ne shqiperi or Indriti, se ne qoft se nuk do te ishte hap me dhun athere shqiperia do te ishte ndrysh sot. Lufta kunder Islamit e demtoj shqiperin dhe shqiparet e humben ate luft sepse Turku e beri te tin.

    Po kjo teme nuk don shum shpjegim spse kuptohet vete, sepse kan ngel te krishtere ne shqiperi ato njerz qe e kan duru dhunen.
    Kjo eshte edhe arsya qe shqiperia ka aq pak te krishter.

    Te gjith shqipetaret e din prejardhjen e tyre, por disa nuk duan te pranojn vetveten. Dhe gjeja me e keqe per njeriun eshte te mohosh vetveten.
    Dua te ju tham shqiptarve se ka ik turku dhe mos kini frik ma mundeni me than "jam shqiptar".

    Kjo eshte e gjitha!

  7. #57
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Po mire qe keto pak shqipetare te krishtere e paskan duruar dajakun po atehere si ma shpjegon ti ortodoksine ne greqi , serbi maqedoni, katolicizmin ne kroaci.etj?
    Po keto nuk ishin nen kete presjon?
    Pra nese kete e paskan duruar 20%e shqiptareve nuk mund ta kene duruar edhe te gjithe keto popuj me 100%.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #58
    Kjo eshte nje gje qe shpjegoet me pak fjal, ne kemi qene vendi qe turku perdorte me kalu neper shte te tjera. Dhe ne kemi qen vendi se ka qen ma shum i pushtuar nga turku, biles per kete kjo eshte nje merit e madhe per popullin ton qe akoma ekziston sot qe i ka perballuar nje pushtim kaq te gjat dhe te eger!
    INDRITI nje pyetje a e din se sa vite ka nejt turku ne kroaci, Serbi dhe te tjera vende? dhe sa k nejt ne shqiperi??
    Kete pyetje bej vetes ti!!

    Se shqipetaret nuk u kthyen me Islamin per 100 vite as 200 po per 500 vite gjak me turkun! Po per 500 vite pushtim dihen shtete qe nuk kan ekzistence ma.

  9. #59
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Une kam degjuar ne nje emision ne tv klan se ne luften per clirimin e kostandipojes kane marre pjese dhe shqiptare kush si beson mund tia faktoj.E dyta eshte se islami ne shqiperi ka hyre nga tregtaret muslimane dhe ka pas nje perqindje rreth me te vogel se 5% me ardhjen e turqve ne shqiperi u shtua nr i muslimaneve sidomos ne trevat ne kufi me vendet skllave dhe ne vendet e shqiperise se mesme.Egzistenca e kishave tregon se Islami nuk u perhap me dhune sepse ne fene tone nuk lejohet imponimi ne fe pa bindje sepse njerzit qe e pranojne fene me dhune nuk jane njerez te sinqerte ne ate cka bejne por jane hipokrite dhe kjo bie ndesh me parimin kryesor Islam, Sinqeritetin ne kryerjen e veprave.Ne kuran thuhet "Ne fe nuk ka dhune eshte e sqaruar e verteta nga e kota[sure bekare-256]
    Tani qe ta kuptoni se si kane vepruar turqit po u jap nje shembull.Shqiptaret hyjne ne greqi dhe atje vendosin ligjet kunder cdo vesi te keq sipas kuranit dhe per ato qe sjane muslimane jane te detyruar te paguajen nje takse e cila eshte per te qene te mbrojtur ne shtetin Islam sic eshte sot taksa e solidaritetit sot per policine.Edhe muslimanet paguanin takse 2.5 % te pasurise se tyre kur ajo arrin nje grade te caktuar.Tani shume kane abuzuar sidomos nga trevat greke dhe serbe se ato shikonin tek shqiptaret muslimane nje vendosmeri kunder popujve skllave dhe donin qe ne fillim tu nderonin fene te beheshin kristiane qe ta kishin me te lehte per asimilim e tyre.KU jane camet qe ngelen ne greqi a e kane ruajtur ato identitetin kombetar jo kurse ato qe emigruan e ruajten.Jam plotesisht dakort me skerdin ku thote se turku hyri dhe ne vende te tjera ortodokse dhe ndejti atje shume kohe po atje pse su ben kaq shume muslimane sa ne shqiperi e dyta nese dikush shikon nje gje te keqe ska kush qe tia largoje nga zemra atij urretjen kunder saj qofte dhe me dhune per te cilen nuk ka argument.[B]Por ne shqipatert jemi pak popull qe i ndjekim shume Fuqite e medha.Sic eshte rasti dhe tani me ameriken ndoshta kjo ka qene dhe nje shkak qe shume shqiptare u bene muslimane.

  10. #60
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Degjo Mr_ right.

    Turku ka ndenjur ne Beograd Apo serbi 395 vjet besoj se gjithe kete kohe kishta pasur mundesi qe ti shuante tye tere e jo vetem qe ti konvertonte.
    Kurse ne bullgari ka ndenju edhe me shume se kaq.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •