Close
Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 163
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Armandovranari, si e shpjegon faktin qe vetem 40% e shqiptareve sot shprehen se i perkasin besimit musliman? Kemi bere nje sondazh per kete pune ne forum dhe pavaresisht se mund te mos jete perfekt, flet shume per trendin ne ulje te fese islame ne rradhet e shqiptareve.

    Armiku me i madh i Islamit eshte LIRIA.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Gjergj Kastrioti ju flet nga shekujt e historise.

    Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar
    Skënderbeu u tha (simbas tekstit të Barletit
    përkthye nga Fan Noli):
    "Kapedanë dhe ushtarë trima".
    S'është as e re, as e papritun pamja që
    kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
    ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një
    race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë
    të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj.
    Edhe jam i lumtur tani që mund t'ju hap
    zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa
    kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall
    për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë.
    Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i
    Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që
    kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga
    mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe
    nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të
    helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa
    ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe
    shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë
    mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj
    dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë
    dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më
    tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua
    fsheha planet e mia dhe s'jua çfaqa
    dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s'u
    kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po
    se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u
    futtë në këtë valle; po se puna duhej
    mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se
    duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të
    derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do
    t'ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe
    ahere çdo shpresë për të nesërmen
    fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e
    mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe
    mjetet për ta nisur ikin e s'kthehen kurrë
    prapë. Prandaj s'ja tregonja planin tim as
    vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste
    gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për
    dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur
    këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me
    ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e
    vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse
    rronim e hanim bashkë dhe kishim një
    zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë
    nga këta s'më kish dëgjuar kurrë të zë
    n'gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin,
    gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë
    mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj
    nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta
    prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se
    kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se
    është me të vërtetë çudi që trima kryelartë
    si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë
    robërin e barbarve, duke pritur të më
    shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e
    meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që
    kini mirësinë të më jipni? Lirinë s'jua solla
    unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa
    shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin,
    renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush
    e kush më shpejtë, sikur t'ishin ngritur nga
    varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të
    kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia. Më
    prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë
    aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më
    bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë
    ju. Këtë mbretëri, këtë qytet nuk jua dhashë
    unë, po ju gjeta t'armatosur, lirinë e kishit
    kudo, në krahërore, në ballë, në shpata e në
    ushtat; si gardjan besnikë t'emëruar prej
    tim eti, ja ma vutë mbi krye këtë kunorë, ju
    ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë
    zot të kësaj mbretërije, të cilën ma ruajtët
    me aq besë, me aqë kujdes, me aq
    mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e
    perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë.
    Pjesën më të madhe, pothuaj tërë
    punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e
    saj u fitua; Dibra dhe Malësitë u bashkuan
    me ne; anmikut s'i mbeti as emëri, as
    shënjat në fushat tona; qëndrojnë vetëm
    fortesat. Kam shpresë t'i marrim edhe këto
    me hir a me pahir, me dhelpëri a me
    trimëri, ndonëse garnizonet turke janë më
    të forta dhe kështjellat janë vendosur si
    shkëmbenj të ashpër dhe të paafruarshëm.
    Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe
    s'i kanë mbetur veçse muret e fortesave. Po
    për këto do të këshillohemi e do të
    përfundojmë më nurë kur të vemi në vënt e
    kur të kemi armët në dorë dhe anmikun
    përpara, sesa tani për së largu dhe pa ditur
    se ç'kemi përballë. Do të nisim nga Petrela
    më parë, jo se kjo është më e lehtë për t'u
    fituar - përkundër është një fortesë prej
    natyre dhe ka një garnizon të fortë - po se
    ndodhet më afër kryeqytetit, dhe jam i
    sigurt që lajma e mirë e ngjarjeve në Krujë
    ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar
    nga trimërija e juaj dhe nga çkatërrimi i
    garnizonit të Krujës, ndofta do të na
    lëshojnë fortesën më të mirë; në mos, po do
    t'i shtrëngojmë të na e japin me të keq. Një
    gjë vetëm duhet të keni nër mënt: në mos e
    marrshim Petrellën, asnjë nga ne s' duhet të
    kthehet prapë i gjallë.
    Ngrehni pra flamurin përpara, dhe
    rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si
    gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na
    ndilnmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë.

    0 Burrani!"
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #73
    Armiku me i madh i Islamit eshte LIRIA.

    Islami ndoshta ka armik politiken dhe dredhinat e saj por jo (kurre) demokracine!

    Bej nje sondazh sot sa shqiptare muslimane dhe sa othdokse kane marre pjese ne luftrat shqiptare (keto te fundit) dhe do marresh rezultatin se armik i kujt eshte LIRIA dhe shok i kujt eshte BESA.

    Ne kulmin e lirise ne te menduar dhe te shprehur, Othodoksia shqiptare e ndergjegjesuar ne krye te saj ven nje Grek, kur dihet qe Greket jane po ata qe sot e qindra vjet me rradhe cenojne lirine tone. Ja keshtu gjykohet kush sa e e si e vlereson LIRINE.

    StterollA

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Forumistë, mendoj që duhet të keni mendjen të mos nisni mes vete me sharje ndërfetare këtu. Do t'ju bënte turp e do të vente krejt kundër atyre ndjenjave të flakta patriotike që thoni se i keni.

  5. #75
    i/e larguar Maska e drinas
    Anëtarësuar
    13-10-2003
    Vendndodhja
    pylli i lashte
    Postime
    14
    Postuar më parë nga Skerdi Sika
    Drinas, historia është shkruar si e donin, jo si ishte. Në librat më autoritativë të historisë shqiptare, Enver Hoxha del trim drangua e bir besnik i popullit dhe i partisë, Haxhi Qamili proto-komunisti i parë i Evropës, Perandoria Osmane rreziku jetik i Shqipërisë, e feja islame produkt i dhunës së asaj perandorie. Apo ke zgjedhur ti enkas ndonjë pjesë të seleksionuar të librave të historisë që, sipas teje, është më korrekte?
    Skerdi...lexo psh cfare ka ndodhur ne Konstandinopoje (Stambolli i sotem) ne vitin 1453. Vetem kaq sa per tani. Pastaj hajde flasim bashke.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Drinas, yabadabadooo!

    Kur ia fut ti kot, muna ene une...

  7. #77
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Ju llomotitni kot ne ajer!

    A u perhap Islami me dhune nga Osmanet?
    Me se miri per kete ceshtje eshte qe tju leme fjalen histiorianeve te ndryshem qofshin te Krishtere apo Muslimane, qofshin Shqiptare apo te huaj.

    Ta fillojme me historianin tone Ferit Duka i cili eshte konsideruar si nje nga studjuesit me te mire te periudhes Osmane.
    Ai ne lidhje me kete ceshtje ka shkruar: “Faktoret qe percaktuan perhapjen e Islamit ne tokat Shqiptarejane te ndryshem,por nje gje duhet thene: Nuk ka patur nje politike te zhvilluar Islamizuese me tendece te posacme nga nga sunduesit osmane. Te dhenat flasin se feja Islame eshte pranuar me deshire, nuk ka pasur dhune ne perhapjen e saj me qellim qe te imponohej si fe ne masat e popullit Shqiptar.”

    Nga ana tjeter edhe etnologu e historiani Mark Tirta ka pohuar se Islamizmin e Shqipetareve nuk e sheh si dhune:”por si nje ftohje , si nje bojkotim i Shqiptareve kundr Krishterimit, e kryesisht kunder Ortodoksise Serbe, Greke e Bullgare qe shpinte ne shkombetarisim e tjetersim etnik.”


    Ndersa Abdi Baleta kur potencon se prania e faktorit musliman ne Shqiperi ka qene faktor shpetimtar, permend edhe Arsa Millatovicin , armikun e madh te shqiptareve, i cili thote se; “Shqipetaret me perqafimin e fese Islame i shpetuan Sllavizimit”

    Pervec kesaj edhe shume autore te huaj e kane mbeshtetur kete teze keshtu sipas I. Irwin ,R. Falaschi ,W.S.Dawis,Roberto Maroco della Rocca etj:” Islamizmi i Shqipetareve ka qene nje prite kunder presjonit Sllav,ashtu sikurse me pare pranimi i katolicizmit ka qene e ngjashme kunder Greqizimit te sjelle nga Ortodoksia Bizantine.”


    Te njenjtet historiane pohojne se: “Shume katolike ne veri perqafuan fene e re. Dukej qe arsyeja e tyre ishte frika dhe urrejtja qe ushqenin per sllavet. Me kthimin ne fene Islame ata u bene aleate te barabarte me Turqit dhe per kete fituan sigurine kunder fqinjve Sllave, te krishtere.”

    Po ashtu edhe studjuesi Serb V. Shkariq megjithese nuk i vjen mire me plot gojen pohon se:”Kalimi ne fene Islame ka qene tolerant ne pikepamje fetare dhe rralle jane detyruar te krishteret per te kaluar ne fene Islame. Te krishteret e kane nderruar fene vullnetarisht….”

    Nje tjeter historian qe pohon perhapjen vullnetare te Islamit eshte edhe Aristidh Kolaj i cili ne librin e tij “Arvanitet” Athine 1885, shkruan se:” Eshte mendim i gabuar se Islamizmi eshte perhapur me dhune. Ekzistojne argumente te shumte te cilet demantojne kete. Une po permend vetem nje, e ai eshte se shek. i 19 nuk do te gjente asnje te krishtere dhe as nje kishe apo manastir ne ballkan, sikur Islami te perhapej me dhune shteterore.”

    Te njenjtin mendim por te shprehur ne nje menyre tjeter ka edhe historiani musliman Ali ibn Maksud i cili ka shkruar se:” Sikur te kishin dashur Osmanllijte tu impononin gjuhen dhe fene e tyre popujve te ballkanit te cilet i sunduan per 22 breza, sot nuk do te kishte mbetur asnje jomusliman , ose person qe te mos fliste Turqisht”

    Lidhur me shkaqet e konvertimit masiv te shqiptareve ne fene Islame studjuesi i thelluar i kesaj ceshtje Tomas w. Arnold pervec te tjerash ka theksuar se:” Eshte e mjerueshme ajo qe pohojne autoret e krishtere se Shqiptaret jane detyruar qe te pranojne fene Islame nen presjonin e dhunes e te haraceve te paligjshme . Keta autore nuk na ofrojne fakte per akuzat e tyre. Zmajevici kunvertimin e dy mije njerezve e arsyeton me numrin e madh te tatimeve dhe te taksave te tjera,por ai ne te njenjten kohe pohon se edhe muslimanet ashtu si edhe te krishteret paguanin te njenjtat taksa me perjashtim te tatimit personal, por ne vend te ketij tatimi ata paguanin zekatin”.(detyrim Islam per te gjithe te pasurit qe te njerrin 2,5% te pasurise se tyre).

    Per lufterat qe kane bere muslimanet dhe per tolerancen Islame filozofi Frances Gustav Le Bon eshte shprehur se:”Eshte fakt se bashkesia boterore nuk njeh pushtues me zemergjere se Arabet, dhe fe me tolerante se feja e tyre”

    Pra zoterinj te krishtere ku bazoheni ju qe Islamin e perhapi shpata dhe dhuna e instucjonalizuar? A mos valle pandehni se edhe muslimanet ecin sikur ju me moton “ o me ne o kundra nesh”?
    Muslimanet per perhapjen e Islamit ne asnje rast nuk kane vepruar sic vepruat ju ne Spanje, apo ne lindjen e afert.

    Per ta kuptuar edhe me mire ceshtjen e perhapjes se katolicizmit ne spanje po riperserisim ne menyre me te zgjeruar thenie e te madhit Sami Frasheri:”Persa u perket Evropjaneve atehere ata ishin ne injorancen me te madhe .Ata ushqenin fanatizem dhe nje urrejtje te madhe ndaj Muslimaneve.Ata jo vetem qe nuk u kenaqen me me rrezimin e Muslimaneve ne Andoluzi, por freterit e tyre themeluan gjyqe dhe nxjerrnin prej tyre djallin.Muslimanet qe nuk tregonin respekt ndaj tyre , filluan ti gjukojne me djegje. Keshtu shumica e ketyre te gjoreve u krishterizuan qe te shpetonin veten, mirpo edhe pasi u krishterizuan ata perseri u dogjen dhe u vrane me urdherin e freterve. Ne tere Andaluzine nuk mbeti asnje musliman.. kjo veper e tyre mbeti nje turp i madh qe do ta perkujtoje historia deri ne diten e kijametit, sepse kur muslimanet e cliruan Andoluzine ne te vepruan miresisht, gjukuan me drejtesi e bamiresi. Kjo eshte deshmi sipas deshmise se historianeve te tyre”



    Pra vellezer te dashur keto ishin disa nga fjalet e historianeve te ndryshem mbi perhapjen e Islamizmit ne vendin tone, nese do ti lexoni me vemendje dhe do jepni nje mendim te pavarur fanatik apo fetar , tjeshte do ta kuptoni se si qendron e verteta.

    Kjo patjeter qe nuk eshte gjithcka, ne vazhdim do te vijojme edhe me tema te tjera shume interesante.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #78
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Argumente te ketij lloji po kerkoj te dashur dhe jo vjersha poezi dhe perralla te gjyshes.
    Dhe te kene turp t gjithe ata qe me pandehin mua se po mbroj pushtimet Osmane. Ata jane nje veper qe duhet denuar por kjo eshte jashte teme fare pasi pr te tridhjeten here une po e perseris se qellimi i kesaj teme eshte qe te hedhet drite mbi Islamizmin ne vendin tone e jo qe te prkrahim pushtimin turk apo bizantin.
    Nese dini ndonje rast t konvertimit me dhune urdheroni flisni.
    Ju lutem mos te luajme e lagu se lagu tani.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #79
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga drinas
    O Indrit, o kokeshkemb. Ke quan fakte ti more lepurush? Me vjen keq per ata qe marrin mundimin te te pergjigjen kur ti as qe nuk lexon qe nga faqja e pare deri tani.

    Dhuna e perhapjes se Islamit eshte e dokumentuar jo vetem ne cdo liber historie, por edhe ne kujtesen e cdo shqiptari. Ju ofendoni jo vetem heronjte tane, por edhe ekzistencen dhe krenarine tone kombetare.

    Hapi ato dreq libra historie se le nam. Nuk mesohet historia si e tregon xhaxhi nga arabia.
    Te lutem mos u merr me mua e me koken time por merru me temen. Une nuk kam detyruar asnje te me pergjigjet.
    Edhe ti nese ke dicka te dokumentuar sille ketu. Une as qe kam deshire te diskutoj me njers si puna jot qe thone se 1+3 =13 sepse asht ju do qejfi atyre.
    Une me shkrimet e mija nuk kam ofenduar asnje prandaj kerkoj nga ju te njenjten gje.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #80
    i/e larguar Maska e drinas
    Anëtarësuar
    13-10-2003
    Vendndodhja
    pylli i lashte
    Postime
    14
    Indrit. Ju po ofendoni luften qindravjecare te popullit tone ndaj okupatorit turk.

Faqja 8 prej 17 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •