Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 163
  1. #31
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    "Islami tek shqiptaret u perhap ne menyre demokratike.
    Ne shekullin e XIV u be referendum i organizuar nga perendoria otomane. Ne gazeten e perditeshme Anadollia shkruente per te mirat qe bjen islami, per demokracine dhe per te drejten epopullit ne vetvendosje. Shqiparet shume intelektual ne ate kohe, te gjith lexonin gazeta she shikonin kanalin TV TRT qe ishte nje kanal televiziv shum objektv, pershkruente se cfare te mirash do te kene shqiptaret nga islami, se turqit ishin ne Shqiperi per te miren e shqiptarve.Shqiptaret e kuptuan dhe masovikisht kaluan ne islam duke i falemnderuar gazetes Anadollia dhe kanalit TV TRT."
    Indrit , si nuk te vjen turp te shkruajsh per keto?
    Po te kishe tru sa nje zog do e kuptoje qe je krejt gabim.
    Po sa njerz kaluan ne islam prej dites qe turqit e leshuan Shqiperine?
    Lavazhe te madhe te kan bere.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #32
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Postuar më parë nga Albo
    ASD, Iliria nuk ka qene asnjehere e pushtuar nga greket pasi greket e lashte kane qene vete fiset pellazgo-ilire. Nuk eshte rastesi qe Pirro i Epirit, Leka i Madh (Aleksandri), Konstandini i Madh, Gjergj Kastrioti e plot stratege te tjere jane me origjine ilire. Ashtu si nuk eshte rastesi qe greket i meshojne tezes se iliret u shfarrosen nga faqja e dheut dhe humben ne histori, pasi po te pranojne se shqiptaret jane pasardhes te ilireve, atehere shqiptaret u "vjedhin" grekerve aktuale trashegimine e tyre te Greqise se Lashte. Shtoi kesaj edhe faktin qe fiset ilire kane qene autoktone dhe shumice ne Ballkan, eshte afer mendjes qe askush nuk do te guxonte te pushtonte shqiptaret. Kjo sa per sqarim jashte teme.
    Ah sic duket, kemi mesuar nga libra te ndryshem te historise. Ne librin tim thoshte se Teuten e hoqen nga froni greket, ne tendin cfare thote? Leka i Madh babain e kishte nga Macedonia (pjese Ilire), Pirro i EPIRIT (Epiri, pjese e Ilirise), Konstandini i Madh nuk ishte perandor grek por romak, e ne librin tim romaket kane dallim me greket, Gjergj Kastrioti s'ka te beje me Greqine pushtuese te shqiptareve, po me Perandorine Osmane, dhe si arber qe ishte, sigurisht se kishte gjak iliri.

    Nese fiset ilire ishin shumice dhe askush s'ka guxuar ti pushtoje ato, atehere duhet komplet ta ndryshojme historine, se mesa e di une, shkaterrimi i mbreterise se Ilirise, vie si rezultat i lufterave greko-ilire.


    Mund te me thuash, cili eshte ai popull qe u konvertua me dhune ne Krishterim? Asnje popull nuk eshte konvertuar me dhune ne Krishterim, pasi Jezu Krishti nuk zbriti me shpate ne dore, por me LAJMIN E MIRE ne goje. Ky Lajm i Mire i ringjalljes dhe shpetimit nga mekati edhe sot e kesaj dite percillet nga minisionare ne cdo cep te botes, jo me dhune, por ne menyre paqesore. Per here te pare Lajmin e Mire ne Shqiperi nuk e kane sjelle ushtrite romake qe kryqezuan Mesine, por e ka sjelli Apostulli Pali, viti 60 i shekullit te pare pas vdekjes se Krishtit. Kjo per te hedhur poshte pretendimin tuaj se gjoja edhe Krishterimi eshte perhapur me dhune. Krishterimi mund te jete mbrojtur me force, por jo te jete perhapur me dhune.
    Ah po te them, ja tani te them. I gjithe populli ROMAK (nen jurisdikcionin e Romes - Perandori) i pushtuar apo pushtues, me dhune u konvertua ne Krishterizem nga Konstandini i Madh me ane te nje akti administrativ qe ai leshoi. Ne mos gaboj, shekulli i trete. Jezu Krishti nuk zbiriti ne toke po u lind nga nje femer e quajtur Mejremja (Shen Maria), per te cilen thuhet se ishte e virgjer. Jezu Krishti u vra nga cifutet, nen patronatin e romakeve. Me apo pa shpate ne dore, aty dhune pat. Krishterimi perhapet me dhune atehere kur Roma zyrtare e pranon ate si religjion zyrtar dhe i obligon shtetasit romak te besojne ne Jezu Krisht. Nje fe e zyrtarizuar, nuk eshte dhune thua ti? T'mos kesh zgjidhje tjeter, nuk eshte dhune? (...) Periudha e Inkuzicionit dhe periudha me e erret e njerezimit Mesjeta ishte rezultat i doktrrinave te krishtera, qe ngulfantin cdo gje qe kishte te bente me te drejten per fe te lire, per shkence, lexim te librave tjere po Bibles etj. Atehere kur u perjashtuan keto doktrrina nga jeta e perditshme, kur u nda shteti nga feja, ardhja e iluministeve, revolucioni francez dhe ngjarje tjera, filloi progresi i vendeve te shtypura nen ate doktrine dhe nga ajo gestapo mesjetare - Inkuzicioni.

    Argumenti i trete qe ju sillni per gjoja rolin paresor te shqiptareve gjate rregjimit otoman, une te kujtoj se asnje popull ne bote, asnje, perfshi ketu boten arabe edhe vete turqit e sotem, qe po ti pyesesh thone "nuk jemi ne otomanet e dikurshem", nuk vleresojne rregjimin otoman apo te mirat e tij. Kudo qe shkeli kemba e turkut pati vetem shkaterrim, vdekje dhe prapambetje. Postet e shqiptareve ne perandorine otomane nuk jepeshin per te vleresuar Shqiperine e shqiptaret, por te vonuar pavaresine e Shqiperise apo kryengritjen e saj kunder Turqise. Ato ishin format e rregjimit per te joshur shqiptaret patriote me poste ne shkembim te heqjes dore nga ndjenja kombetare. Te kujtoj se Shqiperia pavaresine e saj ne 28 Nendor 1912 e fitoi pikerish nga zgjedhja 500 vjecare otomane dhe ishte i fundit shtet Ballkanik qe shpallte pavaresine.
    Jo gjoja rolin paresor, po je ti ai qe boton artikuj te tille ne www.albasoul.com me tituj sikur "Shqiptaret i dhane Perandorise Osmane 17 Kryeministra" e s'jam une. Dmth qe e pranon rolin e tyre. Dhe ti japesh nje Perandorie 17 Kryeministra nuk eshte puna e vogel, por eshte nje arritje e jashtezakonshme. Ne Turqi kam jetuar une, dhe ne shume vende tjera arabe e te lindjes se mesme kam qene. Ata jo qe e pranojne se kane qene Osmanet dhe kane prejardhja nga ta, po krenohen qe kane qene te tille. Jo sigurisht me pushtimet, po me fuqine e tyre ekonomike dhe ushtarake. Kadare thote se "shqiptaret ishin te vetem kunder Perandorise me te fuqishme ushtarake ne Bote". Kane arsye te krenohen per fuqine e tyre dhe diplomacine e tyre. Nderrimet ne sisteme politike jane te pashmangshme, keshtu dhe turqit sot jetojne ne nje republike parlamentare-demokratike, sic jetojne edhe shume nga vendet tjera ish-osmane.

    Shume shtete ishin nen zgjedhjen osmane deri vone, dhe kjo nuk eshte gje e mire, mirepo jane disa arsye pse Shqiperia e fitoi vone pavaresine. Kjo ka te beje pikerisht me ata 17 kryeministra, dhe nje sere pashallaresh tjere, per te cilet ende thurren lavde sot, Mahmut Pasha, Ali Pashe Tepelena etj. Neqofte se ishin kaq te keqinj, pse t'ju thurrin lavde? Ah dhe nje gje: nuk ishin vetem shqiptaret kryesisht te krishtere kur u pushtuan nga turqit. Ishin dhe greket, serbet, bullgaret, rumunet, kroatet, sllovenet, etj etj. Ata nuk jane sot muslimane pikerisht se kishin mundesi te zgjedhnin fene e tyre, dhe nese ka pasur Perandori me tolerante ndaj feve tjera, ka qene pikerisht Perandoria Osmane. TE GJITHA kishat e vjetra qe dikur i takonin Perandorise osmane, i gjen te paprekura dhe te ruajtura. Madje ne Stamboll e gjen edhe Patriarkanen e Ortodokseve, te ruajtur nga trupat osmane ne ato kohe, sot ne gjendje te meparshme - e lire per te vepruar dhe administruar ne menyre te pavarur.


    Argumenti i fundit qe ti sjell, ku thua se fakti qe shqiptaret u kthyen ne fene islame si ne Kosove edhe ne Shqiperi, i ndihmoi ata te ruajne identitetin e tyre duke mos u asimiluar nga fqinjet eshte sa i pabaze edhe shokues. Arsyeja se perse Shqiperise iu mohua pavaresia nga Perendimi dhe ndihma nga fqinjet ishte pikerisht se ata shiteshin ne Perendim jo si shqiptare, por si turq, fale fese se tyre dhe atyre posteve qe ti zure ne goje me lart. Arsyeja perse Shqiperia dhe shqiptaret edhe sot e kesaj dite nuk gjejne mbeshtetjen e duhure ne Europe dhe me gjere eshte pikerisht se Shqiperia eshte i vetmi shtet europian qe ka nje shumice besimtaresh muslimane. Ne jemi ajo qe europianet e quajne "delja e zeze e Europes".
    Per ty mund te jete shokues, por duke e ditur se nuk e din nga afer natyren e pushtimeve serbe dhe politikave te tyre c'kombetarizuese kunder shqiptareve te Kosoves (nuk e permenda Shqiperine une), mundem te te kuptoj qe te vie "shokues" ky fakt.

    Kane ekzistuar shume programe te aprovuara nga qeverite serbe dhe te pergatitura nga akademia e shkencave te tyre, si ato te Vaso Cubrilloviqit, Naqertania etj, qe synonin asimilimin tone me ane te fese dhe me ane te nderrimit te identitetit kombetar dhe fetar. Ata mendonin se po t'na benin te krishtere, ne do shkonim ne kishat e tyre serbe dhe aty do na nderronin edhe gjuhen me ane te mediave dhe shkollave te tyre duke na ofruar kurthe kryesisht ekonomike. Cfare i shpetoi shqiptaret ishte feja islame, qe perjashtonte cdo besim tjeter ne ikona apo ne fotografi. Ne Kisha ke kryesisht ikona te Krishtit dhe freska e piktura tjera. Muslimanet e perjashtuan kete mundesi, dhe lidhjet e tyre te ngushta familjare i bene si shkembinj perpara serbeve te cmendur. Ajo qe ti e thua se arsyeja pse Europa nuk e pranon Shqiperine per shkak te fese se saj, eshte shume e pasakte dhe nje retorike e jotja e mesuar tashme. Shqiperia dhe shqiptaret ne pergjithesi nuk i permbushin as kushtet elementare te nje shteti evropian, me korrupsion te frikshem, me vrasje kanunore, me nje shtet ku gjysmen e territorit e sundojne bandat dhe vrasesit, me nje qeveri inkompetentesh, me lidhje qeveritare me kriminele, me varferi te madhe, me nje ekonomi staliniste qe vetem tani nepermjet tendereve te dyshimte po i hedh hapat drejt nje ekonomie te tregut, me kryengritje te brendshme si ajo e 1997, e me nje parti social-komuniste ne krye, e jo se jane muslimane. Ndoshta propaganda e disa qarqeve te ka bere te mendosh keshtu, po kjo s'dmth se eshte e drejte ajo qe e thua.

    Arsyeja kryesore pse shqiptareve ju mohua pavaresia ka te beje me organizimin e keq ushtarak, (jo qe nuk dinin, por pa kushte ekonomike), dhe fitoret e fqinjeve sllave ne lufterat ballkanike. I forti ben ligjin thone, dhe fituesi cakton kushtet. Keshtu edhe serbet e malazezet kishin fituar dhe ata kundershtonin pavaresine tone bashke me greket dhe tjeret qe te hanin territorin tone. Dhe Evropa donte ti hiqte qafet serbet dhe territori shqiptare perbente nje shans te mire per ta.

    Ne mbyllje, une dua te them vetem tre perfundime ne te cilat une kam arritur duke menduar gjere e gjate per kete ceshtje. E para eshte qe asnje shqiptar, pavaresisht nga feja, nuk duhet ta gjykoje apo interpretoje historine sic i vjen mbare atij, por duhet ta mesoje historine ashtu sic eshte, me te vertetat e saja te hidhura. Njohja e te vertetes historike do te zgjoje vetedijen kombetare.
    Ashtu eshte faktikisht, po ti qe thua se Iliria nuk u pushtua nga greket, me duket se je i pari qe duhet ta mesosh. Pa te keq kjo, debat hesapi.

    E dyta, respektoni te drejten e cdo shqiptari per te aplikuar fene qe ai beson, pavaresisht se kjo mund te jete feja e pushtuesit 500 vjecar, pasi sic thote edhe Cajupi me lart ne vargje, dikur kemi qene vellezer te nje feje e te nje familje, historia na ndau si ne fe edhe ne qyteterime.
    Une qe nga fillimi i shkrimit tim ne kete forum, kam promovuar te drejten individuale ne fe. Ti thua respektoni fene e tjetrit, ndersa andej i etiketon kombet simbas feve te tyre. Te respektojme zgjidhjen e tjetrit, qofte kjo feja e pushtuesit 500 vjecar, qofte ajo e pushtuesit 1500 vjecar.

    Dhe se treti, qe perben edhe perfundimin me te rendesishem, pavaresisht nga feja islame qe nuk eshte pjese e trashegimise europiane por aziatike, shqiptaret aspirojne ne mase integrimin me boten perendimore te qyteteruar. Kjo duket tek emigrimi ne mase drejt perendimit, duke tek ndjenjat e sinqerta te miqesise me SHBA qe shqiptaret manifestojne ne mase, duket tek deshira e brezave te rinj per te perqafuar zhvillimin, te rene dhe mbi te gjitha LIRINE. Kjo liri ka per ti kthyer shqiptaret ne identitet pasi kesaj here, shqiptareve nuk u imponon kush fene e pushtuesit, ne kemi te drejten te zgjedhim. Ky proces ka filluar me rrenien e murreve ndares me boten, me clirimin e Kosoves dhe me clirimin e shqiptareve nga roberia 600 vjecare. Une kam bindjen e plote qe shqiptaret do ti kthehen identitetit kombetar te te pareve te tyre dhe kete nuk do ta bejne me imponim, por fale vetedijes se tyre shpirterore dhe kombetare. Eshte thjeshte ceshtje kohe.

    Albo [/B]
    Asnje fe ne kete Bote nuk ka lindur ne Evrope, rrenjet e dy feve me te medha jane ne Lindje, pikerisht ne Jerusalem/Meke. Jerusalemi sic dihet, kur lindi krishterimin nuk fluturoi ne Evrope, po qendroi aty ku ishte. Aty qendroi edhe Meka kur lindi Islami, dhe aty do te qendrojne per jete te jeteve. Pavaresisht nga vendet qe sot e praktikojne njeren apo tjetren fe, keto dyja identitetin e kane lindor, lindja e mesme saktesisht. Keshtu ndodh edhe me njerezit, edhepse ndodh qe 5 gjenerata te familjes se X personit jetojne ne Gjermani psh., nese X personi ka lindur ne Afrike, ai eshte Afrikan nga prejardhja. Dhe duhet te jete krenar per kete, jo ta mohoje identitetin e vet.

    Shqiptaret aspirojne perendimin jo per shkak te fese, po pikerisht, per shkak te agnosticizmit. Perendimi eshte agnostik, eshte sekular. Feja eshte e ndare nga shteti, eshte ceshtje individuale, qe nuk reprezenton kombe. Kur shqiptaret ta kuptojne se ata po integrohen ne Evrope per shkak te kushteve ekonomike dhe ideve te reja sekulare, ata do behen tamam evropiane.

    Keshtu me "kthim ne fene e te pareve", s'bejme me shume vecse te mohojme ate qe jemi: nje vend me tri fe, qe ne jeten e vet te stermundshme dhe te lashte si komb, asnjehere nuk ka bere lufte per fe. Dhe keshtu sic jemi, jemi mjaft mire. Kushtet per integrim ne BE dhe ne organizata tjera perendimore, jane te natyrave teknike dhe politiko-ekonomike. Ato pra, duhen nderruar.

  3. #33
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Teuten e hoqen Romaket, me sa mbaj mend une.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #34
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Si tha edhe ASD, s'ka fe qe eshte perhapur pa dhune, per te vetmen arsye filozofike qe vjen nga lart dhe jo nga poshte.

    I vetmi diskutim ketu eshte, a eshte perhapur Islami ne Shqiperi me dhune fizike, trysni ekonomike, presion psikologjik apo favorizim te te konvertuarve.
    Duke pare historine, menyrat e perhapjes se Islamit (paralelisht edhe menyra e administrimit te kolonive te vendeve pushtuese islame) kane qene nga menyrat me paqesore te perhapjes se feve (dhe te administrimit te kolonive) ne bote.

    Vetem po te kemi parasysh shpejtesine marramendese te konvertimit te indianeve te Amerikes ne te krishtere (qofte edhe nqs quhet konvertim vendosja e kryqit ne varr) dhe ta krahasojme me periudhen e gjate te pushtimit arab te Spanjes qe edhe sot mbetet katolike, do te kemi nje ide te pergjithshme te administrimit dhe te menyrave te kovertimit te myslimaneve dhe te krishtereve.
    Vec ju kujtoj menyren e suksesshme te konvertimit te perdorur nga serbet: Puth kryqin ose vdis!
    Ndersa pothuajse te gjitha vendet Ballkanike te pushtuara nga Turqia nuk e kane ndryshuar fene e tyre origjinale.

    Tani persa i perket Shqiperise, diskutimi do sillej rreth asaj qe kthimi ne Islam ka ndodhur me teper me ane te trysnise ekonomike dhe favorizimit te atyre qe kthenin fene me ulje taksash dhe privilegje te tjera te tilla. (me falni per cinizmin po s'besoj qe pame Allahun ne fetyrat mongoloide te Turqve)

    Duke jua lene juve zgjatjen me tej, un si perfundim do te them qe menyra e perhapjes se Islamit ne Shqiperi ka qene me e civilizuar sesa menyra qe u perdor per t'a shtypur ate gjate viteve te komunizmit...

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    ASD, une ta kam sjelle historine me lart ne vargje nga njohesi me i mire i historise shqiptare te gjithe koherave, rilindasi me i madh shqiptar, Naim Frasheri. Beje ti krahasimin me "librat" e historise qe ti ke mesuar.

    Per Trimat e Shqiperise

    .....
    Ishin trima prindit tanë,
    Pa emrë përjetë lanë.
    Aleksandr'i Math i ndjerë
    Dhe shumë shokë të tjerë,
    Q'ishinë me të të parë,
    Qenë gjithë shqipëtarë.
    Muntnë së pari Greqinë,
    Pasdaj muntnë dhe Persinë.
    Zunë dhe Hind e Afrikë
    Burratë trima pa frikë.
    Faqen e dheut e fituan,
    Më çdo anë mbretëruan.
    Selefqinjtë, Ptolemenjtë, { Selefqinjtë -- dinstia e }
    Gjithë ç'qenë të mbëdhenjtë, { Seleukidëve (312-64 p.k. në}
    S'qen' as grekrë as bullgarë, { shtetin e Seleukidëve, me }
    Ishin burra shqipëtarë. { kryeqytet Antiokinë (në }
    Kombinë tën e nderuan { Turqinë e sotme). }
    Dhe Evropën e shpëtuan { Ptolemenjtë -- dinasti që ka }
    Nga kurt' i zi i Persisë, { sunduar në Egjipt (305-30 p.k.)}
    Dh'i dhanë nder Shqipërisë. { Themeluesi i saj, Ptolemeu, ka }
    Pirrua romanët mundi { qënë prijës në ushtrinë e }
    E gjithë jetën e tundi. { Aleksandrit të Madh }
    Kostandin'i Math, q'i thonë,
    Dh'ajy ish nga fara jonë.
    Gjithë njerëzit e mbarë,
    Thua, qenë shqipëtarë.
    Shqipëtari ka lëftuar,
    Dhe ajy ka mbretëruar.
    Aleksandr' i Math Greqinë
    E kishte bërë të tinë,
    Me luft' e kishin marë
    Prindit tanë kordhëtarë,
    Pa në Thivë njerës lanë, { Thiva -- Teba, qytet-shtet në }
    Thivasit u ngren' i vranë, { Greqinë e vjetër }
    I vranë me të pabesë,
    Pas zakonit të Moresë.
    Shqipëtarët kordhëtarë
    Thivësë i vunë zjarrë!
    S'i kursyenë gjë zjarit,
    Vetëm shtëpin' e Pindarit,
    Se ish vjershëtor i ndjerë
    Dhe i parë mi të tjerë.
    Shqipëtarët pas Greqisë
    Iu lëshuanë Asisë,
    Njeri kurrë nuk i mundi,
    As u qëndroi dot gjëkundi,
    Gjithë përpara i vunë,
    Faqen e dheut gjith' e zunë.
    Burr' i math i Shqipërisë
    Ndënji në fron të Persisë,
    E arratisnë Daranë, { Darai III }
    Njerëzi e ti e vranë!
    Aleksandri dha lirinë,
    E shpëtoi nga xgjedh' Asinë,
    I dha nder dhe Shqipërisë,
    Mëmës së ti, q'i dha sisë,
    Përkujdesi njerëzinë
    Dhe pruri qytetërinë,
    Bëri udhë e qytetë,
    Pru gëzim në gjithë jetë
    Edhe sot Aleksandria
    Na rrëfen punët e tija.
    Evropën e ka shpëtuar
    Nga njëxgjedh e mallëkuar.
    Këto punë shqipëtarët
    I bënë, ata të parët,
    Ata të parëtë tanë,
    Edhe emërë na lanë.
    Edhe Pirroja ish burrë,
    Që s'ka pasur shokë kurrë.
    Ay romasit i mundi,
    Italinë tër' e tundi;
    Tekdo që kishte lëftuar,
    Botën e kish tëmerruar.
    Kshhu edhe shumë të tjerë
    Shqipëtar' ishin të ndjerë.
    Ishte mëm' e trimërisë
    Edh' e zonj' e urtësisë
    Shqipëria kurdoherë,
    Që nxirte burra të vlerë.
    Trima burra të vërtetë
    Sa kanë qënë në jetë
    Të gjithë ajo i polli,
    Trimëria soje dolli.
    Qe dhe një koh' e një ditë,
    Që polli dhe perënditë,
    I pat pjellë Shqipëria,
    Pa u falej njerëzia,
    Dhe besoninë qëmoti
    Që në Shqipëri rrij zoti,
    Vij rremet i njerëzisë,
    E i falej Shqipërisë.
    Tomori nuk ësht' i pakë,
    Që nxjer dhe sot zë pa flakë,
    Se rrininë perënditë
    Ndë atë natë e ditë!
    Prindit tanë i besonin
    Perëndit' e s'i mërgonin.
    Perëndi e trimërisë
    ......

    Ja dhe kufijte e Ilirise

    .....
    Sot për sot Maqedhonia,
    Thesprotia, Mollosia,
    Dhardhania, Iliria,
    Paravea, Haonia
    Që u thoshinë qëmoti
    Bota, po s'u thosh i zoti,
    Bëjnë gjithë Shqipërinë,
    Edhe fqinjtë ton' e dinë.
    Tani, djemt' e mëmëdheut!
    O të bijt' e Skënderbeut!
    Ju, o vëllezër e shokë!
    Pa mblithni mënttë në kokë,
    Xgjuhuni, o shqipëtarë,
    Se afëroi dit' e mbarë!
    Mos vini veshnë në botë,
    Si të dojë le të thotë.
    Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
    Jemi një komp e një farë,
    Edh' e tërë Shqipëria
    Eshtë një si perëndia.
    .....

    Ja dhe armiqte e shqiperise qe nuk pushtonin por u kishin friken shqiptareve

    .....
    Dhe fqinjët e Shqipërisë,
    Armikët e perëndisë,
    Kshu treteshin nga nakari,
    se ish burrë shqipëtari.
    Sa mbretërë të dëgjuar,
    Në Shqipëri të uruar,
    Sa burra të fort' e trima,
    Me vështrim si vetëtima,
    Kan' ardhur e kanë shkuar,
    Dh' emri s'u është haruar!
    Me ta bashk' ish trimëria,
    Dhe me ta ish urtësia,
    Të dyj' ato mbretëronin,
    Mëmëdhen' e lulëzonin,
    Ish parrajsë Shqipëria,
    Se ishte gjall mirësia.
    Bukuri e perëndisë,
    Perëndi e bukurisë,
    .....

    Ja dhe Parajsa Shqiptare perpara se te shkelte kemba e turkut
    ....
    Perëndi e bukurisë,
    Këmbergjëntë, leshflorinjtë,
    Duke mbledhurë pëqinjtë,
    Në Shqipëri tekdo shkelte,
    Bari mbint' e gjethi çelte,
    Dhe luletë lulëzonin,
    E bilbilëtë këndonin.
    Ajo dhe në re qëndronte,
    Edhe nd'erë fluturonte,
    Tekdo vij, ip bukurinë,
    E përndante mirësinë.
    Bëheshin mollëtë ftonjtë,
    Portokaletë, lemonjtë,
    Manatë, rrushtë, qershitë,
    Fiqtë, arratë, lajthitë,
    Pjeshka, thana, vadhja, shega,
    Ulliri me shumë dega,
    Gruri, misëri, peceli,
    Elbi, tërshëra e meli.
    Ish i veshur vëndi gjithë,
    Dhe pill shumë pem' e drithë,
    Drur'i dardhësë me dardhë
    Ish si zonja sisëbardhë.
    Nër fushatë luleshumë
    Lumënj vrapmëdhenj pa gjumë
    Shkoninë duke kënduar
    Me kanisk të math nër duar.
    Ata mëmë kanë renë,
    E ajo ka atë denë.
    Dheu, kafshëtë, bagëtia,
    Shpestë, gjithë njerëzia,
    Pin' ujët e tyr' e prëhen,
    Dhe bimërat pa të s'bëhen.
    Tek shkonte lum' i uruar,
    Q'ishte si ar i kulluar,
    Kafshëtë dhe bagëtia,
    Lëçinin si mizëria.
    Edhe grat' e Shqipërisë
    Gjithë me foshnjë në sisë,
    Sicila ish mbretëreshë
    Dh'e bukur si pëllumbeshë
    S'shihnje një gjë të shëmtuar
    Dhe pa gas e të helmuar.
    Edhe vashëzë mes'hollë
    I kuqte faqja si mollë,
    Dorën q'e kish pej ergjëndi,
    S'e hiqte nga avlëmëndi,
    Gjithë ç'i duhej në jetë,
    I bënte të tëra vetë.
    Në viset të Shqipërisë
    S'kish gjë përveç mirësisë,
    Moskamja dhe varfëria
    E të tjera të këqija?
    Kurrë në Shqipëri s'ishin,
    Mase dhe emërë s'kishin.
    S'kish as kurva as kurvarë,
    as të liq kish as kusarë,
    Gjithëkush vetë punonte,
    E njeri nukë përtonte;
    Sicili fort mirë shkonte,
    Haj, pij dhe tepëronte;
    Këto me djers' i fitonin,
    Më shumë nukë kërkonin,
    Se kish duk nga perëndia
    Dhe uratë Shqipëria.
    .....


    Ja edhe identiteti i te pareve te mi e te tu perpara se te shkelte kemba e pushtuesit otoman

    ....
    Ish shumë trim shqipëtari
    Dhe i bukur si fill ari,
    Si burratë edhe gratë
    Ishinë trime me shpate,
    Ish ligë vëllazëria,
    Edhe besë miqësia.
    Shqipëria gjithë nderë
    Kisht' e ishte shum' e ndjerë.
    Shqipëtari ish i mirë,
    Dhe kish emër të pavdirë.
    Shqipëria shum' e vlerë
    Ish e madh' e gjat' e gjerë,
    Se ahere s'ishin shqehtë,
    As maxharëtë, as vllehtë,
    Ishin gjithë shqipëtarë
    Në atë kohët të parë,
    Qeltëtë kishinë fqinjë, { keltët, galët }
    Q'ishinë brinjë për brinjë.
    Ishte një tjatrë jetë,
    Shi t'artë shtininë retë,
    Ish një ver' e gjithënjëshme
    E një kohë shum' e bëshme,
    Dhe në dimërë vërritë,
    Që mbaninë bagëtitë,
    Ishinë plot manushaqe,
    Dheu kish bukuri mi faqe.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Shqipëtar' ish i vërtetë,
    Trim i bukur e i qetë,
    Fjalënë që ip, s'e kthente
    E s'doj kurrë të gënjente.
    Të miratë gjithë ç'janë
    I kishin prinditë tanë.
    Bima pillte kallinj tetë,
    Nëntë, dhetë, dymbëdhetë.
    Të tërë dhenë ta rrihnje,
    Plak të kërrusurë s'shihnje,
    Veç kalliri unjte kokë,
    Nukë dilte përmi shokë.
    . . . . . . . . . . . . . . .
    Vasha fill e vetëm shkonte,
    Njeri kurrë s'e shikonte,
    Në flori ngarkuar shkonje,
    Gjësendi nukë pësonje.
    Kish ahere Shqipëria
    Gjithë ç'kërkon njerëzia,
    Zot'i math e kish uruar,
    Pa ishte fatbardhësuar,
    Kishtej njerës të vërtetë,
    Trima burra pa të metë,
    Kish kamjen' e dashurinë,
    Mirësin' e urtësinë,
    Ish e tërë një fëmijë,
    At' e mëm' e bir e bijë,
    Kish bulmet e pem' e drithë,
    Edhe të miratë gjithë.
    Mijëra vjet kështu shkuan,
    Shqipëtarëtë s'u ndryshuan,
    Patnë gjith' ato që duhen,
    Kishinë nder' e lirinë,
    Pa dhe gjithë mirësinë,
    Se njeriu e njerëzia
    Ushqehenë nga liria.
    Njeriu lindi i liruar,
    Pasdaj e kanë penguar.

    .......

    Ja dhe pritja "krahapur" qe shqiptaret u bene otomaneve

    Gjithë botënë romanët
    E vunë poshtë, veç tanët
    U pren' udhën' e s'i lanë,
    Pa shumë lufëtra ngjanë.
    U mbyt në gjak Shqipëria,
    Po rop s'u bë njerëzia,
    Nuk' u bë rop shqipëtari,
    Po qëndroi si ish së pari!
    Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
    Në zgjedhë si kau s'erdhi,
    Mburoi nderr' e Shqipërisë
    Dhe sendrën' e njerëzisë!
    Mbajti lirin' e ra vetë,
    Trimërinë s'e la shkretë.
    Pa kur erdhë egërsirat
    Me të gjitha të pahirat,
    Si hynë, shqeh e të tjerë,
    Duke vrar' e duke prerë,
    Të gjithë kombet' i zunë
    Dhe në kurt të keq i shtunë,
    Njeri përpara s'u dilte,
    Gjithëkush udhën' u çilte.
    Vetëm prindit trima tanë
    "Gjer aty, barbar'!" u thanë.
    Dhe kur erdhë nga Asia
    Të shumë si mizëria
    Tyrqitë, q'ishinë trima
    Dhe binin si vetëtima,
    Pa më thoni kush lëftonte
    Edhe gjësendi s'pësonte?
    Vall' elinët a bullgarët! { elinët -- elenët, grekët }
    Apo neve shqipëtarët?
    Njeri tjatërë s'kuxonte,
    Veç shqipëtari lëftonte!
    Ajy prap' e ka shpëtuar
    Evropënë e verbuar.
    Kush nuk e di Skënderbenë,
    Që nderojti mëmëdhenë?
    "Lum ti, moj Shqipëri!" thashë,
    Armët e ti' kur i pashë
    Ndë Belvedere në Vjenë,
    Sikur pashë Skënderbenë.
    Dhe sot nga armët e tija
    Kullon fjeshtë trimëria!
    E di njerëzi e tërë
    Atë zot ç'punë ka bërë
    Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
    Trimavet u ipte datë!
    Burra të veshur në hekur
    Dhe luftëtarë të pjekur,
    Q'ishin në luftë kaluar
    Përmi kuaj të harbuar,
    Kur hiq me kordhët të prehtë,
    Q'ishte si pëndëz e lehtë,
    Posi pjepërin i priste,
    Në vdekje pa ndjer' i klliste,
    Njerin' e kalën e çante,
    Të dy më katër i ndante.
    Mirësin' e trimërinë,
    Dhe mëndjen, e urtësinë
    T'ati zoti njeri kurrë
    S'e ka pasur nonjë burrë.
    Vet' ajy burr' e trim ishte,
    Edhe shokëtë që kishte,
    Si Tanushi me Uranë,
    E Moisiu me Hamzanë,
    Si Maneshi e Muzaka,
    Që hidheshin posi flaka,
    E si Lekë Dukagjini,
    Si Perllati, si Mardini,
    Zënëbisha, Araniti,
    Gjon Koka, q'ish si hastriti,
    Kont, prens, mbretër e të tjerë,
    Burra të vler' e të ndjerë.
    Qenë trima të vërtetë,
    Nuk u bënë rop në jetë.
    Opopo! ç'kanë lëftuar,
    E ç'punë kanë punuar!
    Sa mbretër e prensër qenë,
    Njohnë të math Skënderbenë,
    Zun' udhën e urtësisë,
    Ishinë lark marrëzisë,
    Për Shqipërinë lëftonin,
    Madhëritë nuk' i donin,
    Po kishin vëllazërinë,
    S'e qasninë djallëzinë,
    Pa lan'emërë përjetë,
    Zotërinjtë e vërtetë,
    Veç Shqipërinë mejtonin,
    Të tjeratë i harronin,
    S'kishin ata thashetheme,
    Të këqija e të rreme,
    Donin gjithë mëmëdhenë
    Dhe kombin' e Skënderbenë,
    Kush i rrij kundrejt Tyrqisë,
    Veç burrat' e Shqipërisë,
    As Sërbij' as Bullgaria,
    As Elladha as Vllahia,
    As Venetia qëndronte,
    As tjatërë komp kuxonte.
    Evropa ishte e shuar,
    Njerëzit të mallëkuar,
    Kishin vdekurë nga frika,
    Nga Tyrqit' u binte pika,
    U trëmpnë gjithë me radhë,
    Dhe Vlladisla me Uniadhë,
    Si gjithë këta të rinjtë,
    Dhe papa e vyzandinjtë
    Më një ditë Konstandinë
    Tyrqit' e zunë dh'e pshinë,
    Kostandinopoj' e ndjerë
    S'u mbajt, po ra menjëherë.
    Grekërit' ishin të vdekur,
    S'hanin dot barut e hekur,
    Le të mbahen me lëvdatë
    Grekërëtë posi gratë,
    Me fjal' e me thashetheme,
    Janë të gjitha të rreme.
    Kishte vdekur njerëzia,
    Rronte vetëm Shqipëria,
    Veç shqiptari lëftonte,
    Njeri tjatërë s'kuxonte.
    Kordhëtar tjatërë s'gjenë,
    Tyrqitë, veç Skënderbenë.
    Skënderbeu me të parët,
    Me të gjithë shqipëtarët,
    I qëndruanë Tyrqisë,
    I dhanë nder Shqipërisë,
    Ata duall' e lëftuan,
    Gjith' Evropën' e shpëtuan.
    Te Skënderbeu kishte shpresë
    Aher' Evrop' e pabesë.
    Rrëfe, o mal' i Sopotit!
    Edhe ti, Tomor'i zotit!
    Me oshëtimë tregoni,
    E me vetëtimë thoni,
    Dhe ti, fortes' e Beratit!
    E ju, bregoret' e Matit!
    Folë, fol' o Drin'i shkretë!
    Q'i ke parë me sy vetë
    Të tër' ato ligjërime
    I mer vesh zëmëra ime.
    Këto gjithë po i dimë,
    Më tëhu tani të vimë.
    Pas Skënderbeut Shqipëria
    Nukë ra në të këqija,
    Se në kurt' kurrë s'ka rënë,
    Poshtë njeri s'e ka vënë,
    Se shqipëtari ish burrë,
    Nënë zgjedhë s'hyri kurrë.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Nder' e vjeftënë e mbajti,
    Dhe sedrënë nuk e ndajti,
    Nuk e harroi mëmëdhenë
    Dhe lirin' e Skënderbenë,
    I huaj në vëndit tënë
    S'shkelte dot, se nuk ish thënë
    Retë muntte të përpinte,
    Në Shqipëri s'munt të vinte;
    Fill e vetëm shqipëtari
    Udhëtonte si m'i pari,
    Me mbledhët të pleqësisë
    Shihej pun' e Shqipërisë
    Ligë kishin të vërtetën,
    Që sbukuron gjithë jetën,
    Kishin udhë urtësinë,
    Besë kishin njerëzinë,
    Udhërëfenjës e dritë
    Kishin gjithë mirësitë.

    Ja shqiptaret e shquar te gjithe qyteterimeve

    Shqipëria ishte zonjë
    E kishte të madhe pronjë,
    Shqipëria kurdoherë
    Ka nxjerrë trima të vlerë,
    Mehmet Alin', Ibrahimnë,
    Gjikënë, Gjolekë trimnë,
    Rrapon e Ali Pashanë,
    Silahdarë e Shkodranë
    E shumë njerës të tjerë,
    Si këta dhe më të ndjerë.
    Ishte vash' e Shqipërisë
    Ajo zonj' e urtësisë,
    Dora Distra nga Përmeti,
    Q'ish në diturit si deti.
    Gjithë gravet u ka dhënë
    Nder dhe mëmëdheut tënë.
    E kush e bëri Morenë?
    Gjithë shqipëtarë qenë.
    S'ish shqipëtar Marko Suli?
    Xhavella e Miauli?
    Bubulina e Kanari?
    Shqipëtar bir shqipëtari.
    Me armët të Shqipërisë
    Iu hoth themeli Greqisë,
    Po grekërët e pabesë,
    Që iu bënë zot Moresë,
    S'e duanë shqipëtarë,
    Kërkojnë t'i bëjnë varrë!
    Po kush bën në këtë jetë
    Varr' e shokut, bije vetë.
    Nukë trëmbet shqipëtari
    Nga greku e nga bullgari,
    Nga Mal'i Zi, nga Sërbia
    Nukë trëmbet Shqipëria.
    S'trëmbet kurrë shqipëtari,
    Dhe sot ësht' ajy i pari,
    Bota gjith' e kanë parë
    Në luftëra shqipëtarë,
    Plevna, Shipka s'u harua,
    Koha shumë s'u mërgua.
    Neve muntmë venetjanët
    Dhe barbarët e romanët,
    Turqinë edhe Persinë,
    Afrikënë e Hindinë.
    . . . . . . . . . . . . .
    Gjithë njerëzit e dinë
    Kush e bashkoi Italinë.
    Cilët për vdekj' e për kokë
    Garibaldi kishte shokë?
    Shqipëtar ishin të tërë,
    Ata punë kanë bërë.
    Edhe sot lul' e Tyrqisë
    Janë djemt' e Shqipërisë,
    Njerës t'urt' e të vërtetë,
    Të ditur e pa të metë.
    Edhe sot është i zoti
    Shqipëtari si qëmoti,
    Çdo punë që ka punuar,
    Kurdo e ka trashëguar.
    Këto të vërteta janë,
    E të rrema brënda s'kanë
    Njeriu po të mësonjë,
    Këto do t'i kupëtonjë.
    Eshtë fjalëz e vërtetë,
    Që tjatërë komp në jetë
    S'i arrin dot shqipëtarit,
    Burrit trim e punëmbarit.
    Ka nxjerrë e do të nxjerrë
    Shqipëria kurdoherë
    Burra t'urt'e të vërtetë,
    Ka pasur dhe do të ketë.
    I ka dhënë perëndia
    Gjithë ç'donte Shqipëria,
    Se e ka ngrehur përjetë
    Zot i math e i vërtetë.
    Shqipëria s'copëtohet,
    Kurrë nukëvarfërohet,
    Posi hëna përsëritet,
    Kurrë nukë kahënitet.
    . . . . . . . . . . . . .

    Ja edhe Feja e Shqiptarit

    Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
    Jemi një fis e një farë,
    Kemi të tërë një shpresë,
    Një gjak, një gjuhë, një besë,
    Besë kemi perëndinë
    Dhe ligë vëllazërinë,
    Jemi gjithë shqipëtarë,
    S'jemi të çar' e të ndarë,
    Jemi shtëpi e fëmijë,
    At' e mëm' e bir e bijë.
    Mëmë kemi Shqipërinë
    Edhe motër urtësinë,
    Kemi ndihmës trimërinë,
    Mëm' e atë perëndinë,
    Se asaj i prumë besë,
    Të gjith' atje kemi pjesë.
    . . . . . . . . . . . . . .
    S'jemi as turq as kaurë,
    Mos e thoni këtë kurrë,
    S'jemi grekër as bullgarë,
    Jemi vetëm shqipëtarë
    Ky emërë na ep nderë,
    Pa s'na duhenë të tjerë,
    Kemi gjuhëzënë tënë,
    Zot'i math na e ka dhënë,
    Dhe komp e mëmëdhe kemi,
    Të humbur në jetë s'jemi.
    Ajy që s'do mëmëdhenë
    Dhe kombin e vetëhenë,
    Dhe gjuhënë që flet vetë,
    S'është njeri i vërtetë.
    Ata quhen tradhëtorë,
    Janë të mjer' e të gjorë,
    Faqezes e gënjeshtarë
    Dhe të paqën' e të marrë,
    E lenë mënjanë nderë
    E lipin derë më derë
    Ata janë posi berri
    Edhe të ndyrë si derri.
    Nder e vjeftë s'munt të ketë
    Njeriu i tillë në jetë.
    Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
    Jemi një s'jemi të ndarë,
    Kët' emërë mjaft e kemi
    Dhe na ep nder kur e themi,
    Eshtë emr'i Skënderbeut,
    Emr'i gjithë mëmëdheut,
    Me kët' emrë të bekuar
    Tanëtë janë lëvduar.
    Selenik e tatëpjetë
    Ka qënë dhe do të jetë
    Vënd'i tër' i Shqipërisë
    Me ndihmët të perëndisë.
    O ju fqinjtë e pabesë!
    Mos bini me atë shpresë,
    Shqipëria s'copëtohet,
    Shqipëtari nukë ndrohet.
    Ju e njihni shqipëtarë,
    E kini parë më parë,
    Po mos delni nga kufitë
    Edhe lini marrëzitë.
    Që të kemi miqësinë
    Të gjithë dhe dashurinë,
    S'ka njeri të marrë pjesë,
    Për të zonë do të mbesë
    I zoti 'shtë shqipëtari,
    Ajy që ka qën' i pari,
    S'ka njeri tjatërë pjesë,
    Pa nukë ka besa-besë.
    Shqipëria ka të zonë,
    Q'e ka pasur gjithëmonë,
    Me qënë gjall shqipëtari,
    Ç'kërkon greku dhe bullgari?
    Dhe Mal'i Zi e Sërbia
    Ç'kërkojnë nga Shqipëria!
    Hiquni, o të pabesë!
    Se e zeza do t'u presë!
    Djemt' e Skënderbeut përjetë
    Janë burra të vërtetë,
    Ç'e pandehtë shqipëtarë?
    Të vdekur, q'i bëni varrë?
    S'e dini ç'u ka punuar?
    S'më ngjan t'i kini haruar.
    Kush ia ka me të pabesë
    Shqipërisë, do të vdesë,
    Do të vdes' e të humbasë,
    Nga nakari të pëlcasë,
    Shqipëria do të rronjë,
    Paskëtaj të mbretëronjë.
    . . . . . . . . . . . . .
    Në pastë nër shqipëtarë
    Pakë grekër e bullgarë,
    Pakë shqipëtarë janë
    Vallë nëpër fqinjtë tanë?
    Ne duam vëllazërinë,
    Dashurin' e miqësinë,
    . . . . . . . . . . . . .
    Pa luftës s'i trëmbet kurrë,
    Shqipëtari është burrë.
    Edhe Evropa e tërë
    Sonte me ne është bërë,
    Se të drejtën ne e kemi,
    Ne të zott' e vëndit jemi.
    . . . . . . . . . . . . . .
    Sot për sot Maqedhonia,
    Thesprotia, Mollosia,
    Dhardhania, Iliria,
    Paravea, Haonia
    Që u thoshinë qëmoti
    Bota, po s'u thosh i zoti,
    Bëjnë gjithë Shqipërinë,
    Edhe fqinjtë ton' e dinë.
    Tani, djemt' e mëmëdheut!
    O të bijt' e Skënderbeut!
    Ju, o vëllezër e shokë!
    Pa mblithni mënttë në kokë,
    Xgjuhuni, o shqipëtarë,
    Se afëroi dit' e mbarë!
    Mos vini veshnë në botë,
    Si të dojë le të thotë.
    Gjithë ç'jemi shqipëtarë,
    Jemi një komp e një farë,
    Edh' e tërë Shqipëria
    Eshtë një si perëndia.
    Lereni mënjanë fenë,
    Të shikojmë mëmëdhenë,
    Të jemi miq në mest tënë
    Dhe shokë, si kemi qënë,
    Ta shtojmë vëllazërinë,
    Dashurin' e miqësinë.
    . . . . . . . . . . . . .
    Jemi djemt' e mëmëdheut
    Gjithë dhe të Skënderbeut,
    Sicili le të besonjë
    Sikundër të kupëtonjë,
    Po feja të mos na ndanjë,
    Në xgjedhë të mos na mbanjë.
    Përpiqi për vethet tuaj,
    Mos për bot' e për të huaj.
    Eshtë dit' e diturisë
    Sot e koh' e urtësisë
    S'bën dot punë marrëzia,
    Padija e foshnjëria,
    Poshtë ndarja e nakari,
    Qoftë lark nga shqipëtari,
    Rroftë bashkimi përjetë,
    Q'e fali zot'i vërtetë!
    Ta kemi vëllazërinë,
    Miqësin' e urtësinë,
    Një fjalë gjithë të themi
    E një dëshirë të kemi:
    Të nderojmë mëmëdhenë,
    Gjuhënë e vetëhenë,
    Shqipërinë ta shpëtojmë,
    Së gjithash ta lartësojmë
    Atë kemi gjithë mëmë,
    Në të huaj nuk' e lëmë
    Pa njeri të mos kuxonjë
    Ta pres' e ta copëtonjë.
    Shqipëri, o jetëgjatë!
    Ty të kemi mëm' e atë
    Dhe për ty do të lëftojmë,
    Gjersa të të trashëgojmë!
    Për ty gjithë, dit' e natë,
    Mejtohemi gjer' e gjatë.
    Ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
    7 As drobitesh, as pengohesh.
    Më ke gjithë bukuritë
    E të tëra mirësitë:
    Ke fusha me lule shumë,
    Lumënj të mbëdhenj pa gjumë,
    Male të lart' e të veshur,
    Buzën' e detit të qeshur;
    Gjithë gazë ta dha zoti,
    Ta ka falur që qëmoti;
    Më je dritëzë në dritë,
    Me të gjitha mirësitë.
    Për ty shumë do të thoshe,
    O Nuseja bukuroshe!
    Ti s'plake kurrë në jetë,
    Posi perëndia vetë!
    Vdekja edhe pleqëria,
    Shëmëtimi, dobëtia,
    Ty s'ta zënë dot pëqinë,
    Mësa zënë perëndinë!
    Ke pjell' aqë të vërtetë,
    Sa s'nëmërohen në jetë,
    Pa ke pjellë Skënderbenë
    E gjithë trimat sa qenë.
    Ke sot djem t'urt' e të mirë,
    Trima me shumë dë shirë.
    Nukë vdesin shqipëtarët,
    Janë vet'ata të parët.
    Dardha nënë dardhët bije,
    Dit' e sotme qe dhe dije,
    Nukë shuhet njerëzia,
    Vdes e ëma, rron e bija,
    Rron i biri, q'është vetë
    I ati që qe ndë jetë.
    Trëndafili, që ep er1%,
    Çeletë sërish në verë.
    Ju priftërë mjekër gjatë,
    Q'u quan kombi uratë,
    Uratë e perëndisë,
    Q'është drit' e gjithësisë,
    Munt të bëhi të pabesë
    Për të mirët të Moresë?
    ............................
    Hrroni dot mëmëdhenë?
    E pse? Ç'e kemi Morenë?
    Krishti grek nukë ka qënë,
    Dhe besën ata s'e bënë.
    Dhe ju hoxh' e ju dervishë
    Mos shihni xhami e kishë,
    Si kisha 'shtë dhe xhamia,
    Tekdo është perëndia,
    Pa të tërë njerëzinë
    Zot' i math e ka të tinë,
    Se përpara perëndisë
    Nj'është tuf' e njerëzisë
    Kush ka zëmrë të qëruar,
    Munt të jet' ajy m'i çquar,
    Se po vetëm urtësia
    N'afëron te perëndia.
    Ta doni keq perëndinë,
    Po bashkë me Shqipërinë.
    Shqipëri, të qofsha falë!
    Të kam mëm' e më ke djalë,
    Në gjit tënt ngrihem e bije,
    Ti ke fuqi perëndie,
    E mer në gjit bukurinë
    Dh'e nxjer prapë kur hap gjinë.
    Trëndafil' i kuq me palë,
    Që nga gjiri yt ka dalë,
    Është gjaku i një mbreti,
    Që prëhje ndë gjit tënt gjeti.
    Nga të mos nxjerç lule m'erë
    Ti, që këllet kurdoherë
    Ndë gji vetë bukurinë?
    Gjithë tek ti ven' e vinë.
    Parrajs' e vërtetë vetë
    Është Mëmëdheu në jetë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #36
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ja se c'thote Robert Elsie, ne biografine e Naim Frasherit, udheheqesit tone te madh kombetar dhe shpirteror, per te cilin kam respekt te thelle, dhe bustin e te cilit e kam nderuar sa here kam vizituar Prizrenin, sa per informate.

    "Naim Frashëri is the author of a total of twenty-two works: four in Turkish, one in Persian, two in Greek and fifteen in Albanian. In view of his sensitive position as director of the board of censorship of the Turkish Ministry of Education..."

    pastaj vazhdon:

    Frashëri hoped that liberal Bektashi beliefs to which he had been attached since his childhood in Frashër would one day take hold as the new religion of all Albania. Since they had their roots both in the Muslim Koran and in the Christian Bible, they could promote unity among his religiously divided people. The Notebook contains an introductory profession of Bektashi faith and ten spiritual poems which provide a rare view into the beliefs of the sect which in the nineteenth century played an important role in the survival of Albanian culture, in particular by the illegal distribution of Albanian books.


    po prape:

    He spent his childhood in the village of Frashër where he no doubt began learning Turkish, Persian and Arabic and where, at the Bektashi monastery, he was imbued with the spiritual traditions of the Orient.

    vazhdon:

    As he grew in knowledge, so did his affinity for his pantheistic Bektashi religion, for the poets of classical Persia and for the Age of Enlightenment. His education in Janina made of him a prime example of a late nineteenth-century Ottoman intellectual equally at home in both cultures, the Western and the Oriental.


    dhe keshtu me rradhe, gje qe deshmon jo anti-osmanizmin e Naim Frasherit, por filozofine, sociologjine, dhe religjionin (islam) qe shumica e shkrimeve te tij permbanin. Naim Frasheri ishte nje njeri i madh, rilindas i jashtezakonshem, model per kombin shqiptar, po ai nuk ishte aspak anti-otoman, anti-turk, po nje njeri qe luftonte per te drejta me te shumta te kombit te tij, gje qe rezultoi me vone ne pavaresine e vendit.

    Une nuk e shof rendesine e diskutimit te Naim Frasherit, ne nje teme ku diskutohet per prejardhjen e Islamit ne Shqiperi. Mund te diskutojme ne nje teme tjeter per te dhe per rilindasit ne vecanti, mirepo ketu, kerkohen mendime dhe pse jo dhe fakte, per prejardhjen e Islamit.

    flm.

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22
    ASD, Naim Frasherin une nuk e kam njohur nga Robert Elsie apo te huajt e tjere qe kane shkruajtur per te. Une Naim Frasherin e kam njohur nga vjershat e tij dhe vepra e tij perben mbase thesarin me te cmuar kombetar qe hedh drite mbi historine e shqiptareve. Naim Frasheri eshte i vetmi rilindas qe na solli "Historine e Skenderbeut" e Barleti, eshte i vetmi shqiptar qe gjithe jeten e tij ia dedikoi studimit te gjithe qyteterimeve qe kishte njohur njerezimi dhe kishte gjetur rolin e shqiptareve ne to. Theofan Stilian Noli u mundua te ecte ne gjurmet e Naim Frasherit, por ai asnjehere nuk arriti madheshtine e Naimit.

    Ajo qe Naimi ka sjelle me lart eshte e verteta historike e shqiptareve dhe ai i kendon Perendise, urtesise, miresise, dashurise, vellazerise e kthimit ne identitetin e te pareve, kthimin e shqiptareve ne Parajse.

    Nese ti nuk e kupton mesazhin e vargjeve te tij, mua me vjen keq per ty. Nese ti nuk deshiron ta kuptosh mesazhin e vargjeve te tij, une te them se po jeton duke i ngritur vetes tende murre. Nuk ka asgje te keqe qe ti dhe shume shqiptare jeni muslimane. Thjeshte mos u mundoni te mohoni te verteten historike per hire te mbrojtjes se fese qe mbani. Kjo eshte edhe arsyeja perse une tek Albasoul kam postuar per shqiptaret e shquar bektashij, muslimane, katolike e orthodhoks, pasi ajo eshte historia e popullit tim, pa marre parasysh fare qendrimin tim subjektiv apo fakti qe une jam shqiptar i besimit orthodhoks.

    Historia dhe e verteta nuk jane peng te besimeve fetare apo atyre qe ju u pelqen te besoni.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #38
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    O Albo nje pytje kam un per ty vllai tem. Nqs islami eshte perhapur me dhune si e shpjegon ti qe dhuna ne si shqiptare na ka ndjekur kryesisht nga shtete te besimit ortodoks? Kosova edhe cameria mbi te gjitha kane vuajtur gjenocidin filo-ortodoks. Ckombterizim masiv edhe humbje te gjuhes. Apo kur vjen puna te islami jemi te dhithe kundra per sa i perket te tjerave qe akoma po derdhin gjak albanofon hiqen rreshkanjaz. Ma shpjego kete iher
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #39
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga iliria e para
    "Islami tek shqiptaret u perhap ne menyre demokratike.
    Ne shekullin e XIV u be referendum i organizuar nga perendoria otomane. Ne gazeten e perditeshme Anadollia shkruente per te mirat qe bjen islami, per demokracine dhe per te drejten epopullit ne vetvendosje. Shqiparet shume intelektual ne ate kohe, te gjith lexonin gazeta she shikonin kanalin TV TRT qe ishte nje kanal televiziv shum objektv, pershkruente se cfare te mirash do te kene shqiptaret nga islami, se turqit ishin ne Shqiperi per te miren e shqiptarve.Shqiptaret e kuptuan dhe masovikisht kaluan ne islam duke i falemnderuar gazetes Anadollia dhe kanalit TV TRT."
    Indrit , si nuk te vjen turp te shkruajsh per keto?
    Po te kishe tru sa nje zog do e kuptoje qe je krejt gabim.
    Po sa njerz kaluan ne islam prej dites qe turqit e leshuan Shqiperine?
    Lavazhe te madhe te kan bere.
    Une po them te verteten edhe kete po e bazoj me fakte, ndersa ju qe nuk keni tjeter pune vazhdoni shani e ofendoni te tjeret.
    Populli thote Po nuk pate pune leviz deren e nuk thote shaj te tjeret.
    Nese je e zoja me sjell qofte edhe nje gjys Argumenti te konvertimeve me dhune dhe leje turpin .
    Te shkuara.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #40
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    O Albo!
    Tani po te pyes edhe nje here ty edhe te tjeret!
    A keni ndermend te sillni ndonje argument ne lidhje me kete teme?
    Nese ti vjeshat e naimit i quan fakte, une i kundershtoj duke te thene se keto flasin per Clirim dhe shkeputje nga Perandoria dhe nuk bejne fare fjale per nje konvertim me dhune.
    Me vjen cudi kur ju te tere grini sallate kot jashte teme.
    Ti je administrator dhe duhet ta dish qe per shkrimet qe nuk bejne fjale me temen nuk duhet te presesh pergjigjie.
    Shikoje pak ate shkrimin e gjate dhe shih nese ke ndonje argument kunder tij,sepse une shume shpejt do te postoj edhe historine e pushtimit Osman dhe nese deri atehere nuk gjej ndonje gje te argumentuar nga ju e kjo do me leje te kuptoj se ju nuk mund te sillni argumente dhe se jeni me kete teori.
    Leji vjeshat se je jashte teme.
    Edhe nje here Pyetje eshte se ku bezoheni ju se Islami ne shqiperi u perhap me dhune kur une solla shembuj te ekzistences se Islamit ne ballkan qe tre shek para se te shkilnin Turqit.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •