Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 163
  1. #111
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Re: ç'na gjeti ç'na gjeti.......

    Postuar më parë nga habibi
    po mire mo Indrito ,ty nuk te pelqeka as ashtu e as keshtu .S'merret vesh ,ato faktet e tua historike mund te kundershtohen fare lehte e kjo nuk te pelqen(nuk eshte se me vjen keq shume ).Sepse madheria juaj nuk i shkruan gjerat ashtu siç jane ,por i ben komentin letrar sipas deshires .Sa per Abdi Baleten edhe per thenien e tij me duket se nuk ka asnje vlere sepse Ne 1400 nuk me duket se kishte shume probleme nga ana e sllaveve per pushtimin e Shqiperise......
    Sa per njohurite e mia historike ,sigurisht qe i kam ,edhe kam me shume se ti me sa shoh nga gjithe ato ... qe shkruan."Fshati qe duket s'do kallauz".

    Ah e sa per emrat mysylmane te figurave te shquara shqiptare , nuk kane aspak rendesi .Po te jap nje shembull te vogel qe keshtu ta kuptosh me lehte :kur merr nje liber ne dore I lexon titullin (qe eshte emri) por se çfare ka te shkruar brenda ai liber nuk mund ta kuptosh nga titulli.Edhe Skenderbeu emer mysylman eshte apo jo ,por emri i tij i vertete eshte Gjergj Kastrioti ,prandaj mundohu te shkruash gjera qe kane me te vertete vlere .

    Pershendetje te gjitheve

    P.s: kjo eshte e verteta doni apo s'doni ju !!!!!
    Habibo!
    Mos kengrene ndonje veze te prishur sot?
    Konflikti me serbet ka qene gjithmone dhe jo vetem ne vitet 1400.
    Tani e shoh se sa e dinke historine,
    Ti me sa shoh une vetem historine komuniste di.
    Kete e kuptoj sepse po te djeg kur flitet per nje serb.
    Je ti pikerisht i dashur qe po merresh me tituj e jo une.
    shihe se cfare ke shkurar melarte qe ta kuptosh me mire.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #112
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Temem e mesiperme e kisha ruajtur per me vone por meqe u paraqit nevoja e solla tani.
    Ne vazhdim ka edhe shume te tjera.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #113
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga iliria e para
    Flisni s ate doni ne favor te njeres apo tjetres.
    Te gjitha fete ne nje ose menyre tjeter jane perhapur me dhune.
    Vet fakti se ne liri askushi nuk e ndrron fene tregon se si bene tjeret me par.
    Ne ate kohe skapas as mjete informimi as demokraci. Kapas presion dhe dhune.Kjo eksistonte ne menyra te ndryshme , qe nga sankcionet ekonomike gjer tek denimi fizk.
    Keshtu benin turqit e te njejten metode e perdoren e dhe spanjolet(latinet) ne Ameriken jugore. Poashtu te njejtat metoda u perdorene dhe ne ate veriore.

    Ilirie kur te pish caj hidhi edhe pak limon.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #114
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Çdo popull që ka mohuar historinë e vet, rrënjët e veta, siç është rasti me popullin shqiptar, i cili procesin historik e ndali për 622 vjet, është i dënuar nga historia. Këtë e konstaton më së miri z. Tajar Zavalani, autori i shkëlqyeshëm i veprës «Historia e Shqipnisë», I, London, 1957, kur, ndër të tjera shkruan: «Po të kishin qenë shqiptarët integralisht të krishterë, fati i Shqipërisë do të kishte qenë ndryshej». Një konstatim i tillë i një intelektuali suptil shqiptar, siç ishte Tajar Zavalani, i cili pak vjet përpara se të vdiste u kthye në katolicizëm dhe në pagëzim, në Londër, dhe mori emrin Pal, besojmë se nuk do koment. Të këtij mendimi janë shumë veprimtarë të soçëm politikë shqiptarë, kudo që jetojnë e veprojnë, ndonëse për arsye subjektive, por edhe objektive, nuk janë në gjendje ta pranojnë haptazi, si bëri z. Tajar Zavalani."
    Faleminderit Shpresmiri per shkrimin.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #115
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Indrit,
    Pervec PROPAGANDES ( reklamimit) te fese myslimane dhe krahasimeve me krishterimin, nuk solle asnje fakt konkret per temen qe po diskutojme. Ato qe the me siper ne postimet me nr 109, 110 nuk jane gje tjeter vecse krahasime te Islamit me Kristianizmin. Por nuk eshte kjo tema e diskutimit tone. Tema eshte se si ka hyre Islami ne Shqiperi : Me dhune? Apo me paqe?

    Mendimi im ishte me dhune . Dhe paraqita si FAKT pushtimin e trojeve shqiptare nga osmanet, politiken e tyre agresive ndaj jo-myslimaneve, reformat e Tanzimatit ( keto te fundit nderruan porporcionet e feve ne Shqiperi nga 10% myslimane ne vitet 1700, ne 70% te popullsise ne myslimane ne fund te viteve 1800.)

    Ti mendon se eshte futur me paqe. Argumentoje! Faktoje! mos me hajde ketu me llafe ne ere e me propagande islamike. Me c'menyre paqesore u fut Islami ne Shqiperi? Nepermjet predikuesve? Nepermjet tregtareve myslimane ( teze kjo shume e paqendrueshme dhe e pabesueshme. Do jete rast unik ne historine boterore kur tregtaret na paskan arritur te bejne konvertim ne ndonji fe nepermjet kontakteve tregtare me vendasit.) apo ne ndonji menyre tjeter?
    Kristianizimi i sllaveve u dihet boterisht, eshte i mbeshtetur me fakte dhe me dokumenta qe u be nga 3 murgj bizantine ne shekullin e 9 pas eres sone midis te cileve ishin Methodi dhe Cirili. Kristianizimi i ilireve ( shqiptareve) u krye nepermjet predikimeve te apostujve te krishtere Shen Pali, Shen Asti, Shen Vllasi etj. Konvertimi i Konstandinit te Madh ne kristianizem shenoi dhe fillimin e konvertimit ne mase te shqiptareve dhe jo vetem atyre ( te gjithe banoreve te Perandorise Romake te Lindjes). Ka data te caktuara ne histori per kete, ka shkrime historike deri dhe gojedhena.

    Mu pergjigj te lutem ketyre pyetjeve , pa me bere propagande dhe reklamim se cfare eshte Islami si fe:
    1) Kur filloi konvertimi paqesor i shqiptareve ne Islam? Ne c'date ?
    2) Nga kush? Cili ishte ai/ajo apo ata qe erdhen ne Shqiperi dhe perhapen Islamin? Sa konvertuan dhe ku ne cilin vend te Shqiperise? Ku eshte ngritur xhamia e pare ne Shqiperi dhe ku? Ne c'gjuhe keta konvertues u moren vesh me banoret vendas? Dihet shume mire se ne ate kohe nuk ekzistonte asnje shkrim ne shqip, as alfabet. Ne c'gjuhe iu komunikua Kurani banoreve vendas?
    3) Mbeshteti keto me burime historike te kohes ! Mos me sill shkrime te ndonji "dijetari" turk te shekullit te XX se nuk ka asnje vlere. Burime historike te asaj kohe kane qene shkruar ne latinisht, greqisht dhe arabisht....Keto ishin gjuhet qe shkruheshin dhe percilleshin fete ne ate kohe.
    "Who is John Galt?"

  6. #116
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Mendimi im ishte me dhune . Dhe paraqita si FAKT pushtimin e trojeve shqiptare nga osmanet, politiken e tyre agresive ndaj jo-myslimaneve, reformat e Tanzimatit ( keto te fundit nderruan porporcionet e feve ne Shqiperi nga 10% myslimane ne vitet 1700, ne 70% te popullsise ne myslimane ne fund te viteve 1800.)

    Nqs me paqe nenkuptoni perhapje e Islamit thjesht me misionare fetare te pavarur fare nga pushteti, por thjesht te bazuar ne predikim ne nje popull qe kishte liri te plote veprimi, zgjedhjeje, qofte edhe kuptimi mbi fene, atehere PO Islami nuk eshte perhapur me kete lloj paqeje ne Shqiperi.

    Por realiteti nuk eshte i tille.

    Le te jemi te drejte e te sinqerte, muslimanet ne shume pika te tyre kane te drejte kur thone se krishterimi ne Shqiperine e asaj kohe as qe perbente ndonje komponent te fort kulturor, identifikues apo religjioz, por ka qene shume me teper pre e situatave politike, midis lindjes e perendimit, sa me latinet e sa me bizantinet e sllavet.

    Jo vetem kaq, por cilesisht populli ishte aq ne dituri fetare sa herezia me qesharake qe mund te behet fjale do te mbinte si kerpurdha nqs dikush do te dilte ta predikonte. Shembell fare i mire jane Bogomilet e Bullgarise qe u perhapen ne te gjithe rajonin e madje edhe ne Europe.

    Po ashtu sistemi feudal i krishter edhe grindjet ballkanike nder principata qe luftonin per riafirmim nuk flasin ne favor te krishterimit ne kuptimin shoqeror e historik te tij.

    Po ashtu krishterimi mbahej ne nje fare menyre me dhune ne ato kohe, kur princi percaktonte edhe ritin e subjekteve te tij qe ishin ne shumice te paditur, edhe keshtu qe nderroheshin here pas here sipas situatave.

    Keshtu qe pushtimi Islam nuk perbente ndonje rrezik apo manosje civilizuese per Shqiperine qe ish sa nen Pejen, Ohrin e Kostandinopojen sa edhe nen Romen, pa asgje te veten, pa shkrim e pa riafirmim.

    Po ashtu, e pare mire neutralisht, Turqit islame, per kohen, me te vertete qe benin nje force fisnike, premtuese, te fuqishme e avancuese, edhe vetem se fundmi ne shekujt 18-9 filluan karagjozlliqet me kakarisje gjelash neper vendete e vogla per krijime nacionesh, nen ndikimin perendimor, gje qe beri edhe qe te krijohej miti i turkut djall e zaptues, e te popujve ne roberi...

    kane qene keto hapat e para qe po shpienin europen ne eren e re politike e deri ne ate komuniste, si forma me degjeneruese e konceptit "kllasat e shtypura".

    Ndersa faktikisht, bota e asaj kohe, edhe sotmja por ne forma te ndryshme, percaktohej nga pushtimet edhe aftesia per te krijuar unifikime vendesh nen nje civilizim, gje per te cilen aderuan edhe turqit. Edhe eshte e vertete qe turqit nuk i urrenin subjektet e tyre, jo perderisa ato nuk e pengonin rrugen e tyre. Ata i kane nderuar te gjithe subjektet per aq sa u lejon atyre filozofia e tyre religjioze, dmth ajo islamike.


    Pra holle holle debati ne fund del tek natyra, ndermejt te te cilave, e tolerances se Islamit edhe Krishterimit si fe ne vetvete, se sa gjoja abuzimi turk si pushtues.
    Une bie dakort me ate shprehejn diku me siper se po te donin turqit, ne ballkan nuk do te kish ekzistuar kembe te krishteri a kishe....!


    Pra menyra se si une personalisht e shoh debatin eshte thjeshte religjioze., dmth ka te beje me natyren e Islamit ne vetvete, me pozitiven e negativen e vet, gjithnje gjykuar ne baze te nje koncepti laik te perbashket mbi te miren, lirine, te drejtat e individit edhe shoqerise.


    Per mua personalisht, Islami eshte aq tolerant persa edhe nuk sfidohet si fe, edhe nderkohe qe subjektet e veta nuk e sfidojne ate jetojne nje tolerance te qytetarit te dores se dyte e pupet, gje qe eshte edhe rrenja e mostolerances ne botekuptimin perendimor edhe timin.
    Islami eshte perben me teper nje ftese-urdherese, se sa nje alternative te lire per njerezimin edhe ne zemer ka pikerisht plotesimin e perhapjes se vet me cdo kusht e kuptim te mundshem xhihadesk te vetes. Pra eshte ne nje fare menyre nje diktature, ku ironikisht shpesh here ka edhe anet e veta pozitive, sic kane qene edhe kontributet shkencore e kulturore islame ne shoqeri multietnike (por qe nuk rrezikonin a sfidonin islamin, prandaj ishin edhe ne paqe).

    Si i tille, kushtet e islamit ndaj atyre qe nuk jane muslimane, qe besoj se i njihni mire, perbejne nje turperim, diskriminim per natyren mesdhetare ballkanike, edhe ato kane qene ne vetvete nje faktor dhune islaimke, jo turke, per peimizem edhe konvertim te nje pjese njerezish.


    ndoshta vazhdojme ndonje here tjeter.

    ps: natyrisht qe ka patur abuzime, dmth konevertime me force, sic ka patur edhe toleranca edhe me te medha se sa ia lejon Sheria muslimaneve.

  7. #117
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar më parë nga Toro
    ).

    postuar me pare nga Altini55:

    Ushtria Osmane ka qene me kulture te larte dhe jo si mendohet nga disa qe ka qene e dhunshme


    Keshtu kam degjuar dhe une....Kam pasur ca arkitekte qe ndertonin piramida me koka njerezish, ca jenicere qe kane qene me fame boterore si aktore pornografike duke perdhunuar vajza te reja, ka pas ca piktore te famshem qe benin afreske murale me gjak njerezish, ka pas ca prestigjatore qe zhduknin fshatra te tera nga faqja e dheut...Kulture e madhe....Ia pacim borxh....

    Toro asnjehere kultura nuk meret me inponim sa do qe ta inponojne dhe shqiptaret deshen dhe u kethyen ne musliman

    Po ne France qe gjate 3 vjetve jane kethyer 3.000 te krishter ne musliman Turku po i kethen me dhune???

    Keto piramida qe na thua si propagand greke me duket mua
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #118
    "Pushtues" dhe "okupues" jane rrenqethes edhe kur shqiptohen si fjale. Perandoria osmane sido qe t'a merrni, ka qene pushutes per 5 shekuj, dhe nuk e meriton aspak epitetin " e modernizuar" dhe "pa dhune". Kjo perandroi ka dallim esencjal nga Turqia e socme dhe nga kultura islame. E njetje gje vlen dhe per perandorine romake dhe Konstandinin.


    Toro, deri tani eshte faktuar dhe argumentuar me dhjetra here ne kete teme. Jepu nje sy postimeve me lart (te sugjeroj te fillosh nga ai i HENDRIX ), dhe para se te besh ato pyetjet, pergjigju pyetjeve qe kane lindur me pare.. ashtu sic e ke qef ti .. me fakte

    Me aq sa i njoh une komunitetet e krishtera shqiptare, asnjeri prej tyre nuk e respekton apo ndjen ndonje simpati te vecante per fene islame, per te mos thene qe 99.99% e shqiptareve te krishtere e urrejne fene islame ..
    "Urrejta"- Ky eshte brumi i krishterizmit. Vec urrejtjes ndaj fese islame, sot mund te shifet haptaz urrjetja brenda fese krishtere nemes katolike, othodokse dhe protestante. Ky eshte burimi i percarjes kombetare. Ketu fillon dhuna, ketu qendron gabimi!

    StterollA

  9. #119
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982



    "Urrejta"- Ky eshte brumi i krishterizmit. Vec urrejtjes ndaj fese islame, sot mund te shifet haptaz urrjetja brenda fese krishtere nemes katolike, othodokse dhe protestante. Ky eshte burimi i percarjes kombetare. Ketu fillon dhuna, ketu qendron gabimi!

    StterollA [/B]
    ndersa une mendoj se te arrish e te pohosh nje gje te tille si me siper, kjo perben mosditurine me te madhe qe une mund te kem pare ndonjehere, e aq me teper kur kete e thote nje musliman, qe gjene e pare per te cilen e tallin krishterimin eshte se beson ne te kthyerin e faqes tjeter kur te godasin njeren!!!!!

    "Problemi" i krishterimit ka qene pikerisht ky, sic e tha edhe Krishti, se mbreteria ime nuk eshte e kesaj bote, keshtu qe bashkerenditja me ato qe i duan te dyja, edhe kete edhe ate jete ka qene i veshtire, edhe pikerisht ne te kunderten e ketij parimi, eshte krijuar islami qe eshte praktikisht nje sistem fetar krejtesisht me tipare "tokesore" e premtime qiellore, nje lloj sistemi politiko-religjioz, me fjale te tjera diktature fetare!
    Ketu lindin konfliktet, edhe krijohen stereotipet e shumta "vetevrasese" ne emer te dashurise ne psiqiken islame.


    Krishterimi, kontinentet ku shtrihet i ka bredhur ne kembe me misionare krejtesisht te vetem. mos harroni Franceskun e Asizit qe vajti ne Egjipt ne kohe qe te krishteret ishin ne lufte me boten islamike.
    shembujt e humanizmit kristian jane te paprecedente e te papare per botekuptimin islamik!

  10. #120
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Hendrix nuk i eshte pergjigjur asnje prej pyetjeve qe kam shtruar me lart.
    Sa per citimin e mesiperm per urrejtjen e komuniteteve te krishtera ndaj atyre myslimane, ju e keni te bazuar ne ndjenjat qe keni vete ndaj te krishtereve. Personalisht kam fatin te jem rritur ne nje fis ku shumica e te afermeve te mi jane myslimane. Dhe i njoh shume me mire nga sa kujtojne disa myslimanet. Dhe shume me teper di se si jane myslimanizuar te afermit e mi se sa ndonji nga "historianet" e paraqitur nga Hendrix .
    "Who is John Galt?"

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •