Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Sa qesharake!

    Ilirie!
    ka dy gjera Ose une nuk marr vesh fare ose ti nuk di se per cfare pyet.
    Si ta kuptoj kete pyetje tenden?
    U vrane kaq ketu, u shperthye Xhamia atje, Kaq vrau termeti ne turqi etj. banalitete te ketij Lloji.
    Rri pash Zotin se u bere gaz i botes.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #12
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ti thue se cdo gje ndodhe me deshiren e Allahut!
    Po keto gjera, poashtu?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #13
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o ilir je per dialog konstruktiv ti leri llafet ia fillojme punes ne lidhje me besimin tend ne Zotin ose poer ceshtje te ndryshme.

  4. #14
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Eshte me se e vertete.

    Cdo gje ndodh me deshire te Allahut por kjo nuk do te thote qe ti biem murit me koke e deshi Allahu.
    Une habitem me ate shpirtin tend prej katili kur gezohesh me fatkeqesine e tjetrit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #15
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Jo, une nuk gezohem por due te tregoj qe ato qe mundohesh ti paraqitesh ti me Klevis dhe shoket etjere jane apstrakta. Edhe pse shifni qe cdo gje qe ndodhe eshte ne kundershtim me filozofine tuaj, ju njejte e mbroni!
    Nese islami eshte feja e Allahut, pse atehere ai lejon qe te pafete te sundojne dhe te damtojne ata qe i besojna Atij?
    Nese cdo gje ndodhe me deshiren e Allahut, pse vecse 10% te botes i besojne Atij?
    Nese ai ka gjithe ate fuqi dhe vendose per cdo gje ne kete bote , pse nuk i beri kinezet(1.2 miliard) ose Induset(1.1 miliard)musliman?
    Pse lejon qe USA te dominoje krejte boten muslimane, ju merr pasurine, i shfrytezon ne cdo menyre, i mban te prapambetur etj,pse?
    Ku eshte ai Allah qe i lejon keto pune?
    Mendo e mu pergjigj ne keto pyetje e mos u merr me mue.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #16
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Sprova ligj i All-llahut për pastrimin e radhëve


    Hutbe që flet mbi sporvën, e cila është ligj i All-llahut që nuk e anashkalon askend, element vendimtra në pastrimin e rradhëve, edukim dhe kalitje, pastaj flet për disa lloje të sprovës.

    All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur'an thotë:

    áóÊõÈúáóæõäøó Ýöí ÃóãúæóÇáößõãú æóÃóäúÝõÓößõãú æóáóÊóÓúãóÚõäøó ãöäú ÇáøóÐöíäó ÃõæÊõæÇ ÇáúßöÊóÇÈó ãöäú ÞóÈúáößõãú æóãöäú ÇáøóÐöíäó ÃóÔúÑóßõæÇ ÃóÐðì ßóËöíÑðÇ æóÅöäú ÊóÕúÈöÑõæÇ æóÊóÊøóÞõæÇ ÝóÅöäøó Ðóáößó ãöäú ÚóÒúãö ÇáúÃõãõæÑö(186)

    “Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Ali Imran: 186).

    æóáóäóÈúáõæóäøóßõãú ÈöÔóíúÁò ãöäú ÇáúÎóæúÝö æóÇáúÌõæÚö æóäóÞúÕò ãöäú ÇáúÃóãúæóÇáö æóÇáúÃóäÝõÓö æóÇáËøóãóÑóÇÊö æóÈóÔøöÑú ÇáÕøóÇÈöÑöíäó(155)

    “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. (El-Bekare: 155).

    ÃóÍóÓöÈó ÇáäøóÇÓõ Ãóäú íõÊúÑóßõæÇ Ãóäú íóÞõæáõæÇ ÂãóäøóÇ æóåõãú áóÇ íõÝúÊóäõæäó(2)æóáóÞóÏú ÝóÊóäøóÇ ÇáøóÐöíäó ãöäú ÞóÈúáöåöãú ÝóáóíóÚúáóãóäøó Çááøóåõ ÇáøóÐöíäó ÕóÏóÞõæÇ æóáóíóÚúáóãóäøó ÇáúßóÇÐöÈöíäó(3)

    “A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebur: 2-3).

    æóáóäóÈúáõæóäøóßõãú ÍóÊøóì äóÚúáóãó ÇáúãõÌóÇåöÏöíäó ãöäúßõãú æóÇáÕøóÇÈöÑöíäó æóäóÈúáõæó ÃóÎúÈóÇÑóßõãú(31)

    “Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

    Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre, pastaj ata që janë më afër tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqë ecë në mesin e njerëzve, duke mos mbetur në te asnjë mëkat”. (Buhariu).


    1- Udhëzim Kur'anor


    Ky është ligj për besimet dhe thirjet. Medomos duhet sprovuar bartësi i tyre. Medomeso duhet pasur sprova në pasuri dhe vetvete…medomoesmo duhet duruar, rezistuar dhe duhet qenë i vendosur. Kjo është rruga…rruga për në xhennet, rrugë e cila është rrethekuar me gjëra të urejtura dhe vështira, kurse rruga e xhehenemit është rrethekuar me lezati dhe kënaqësi.

    Rezistenca është ajo që e nxitë dhe e nxjerë në pah forcën që gjindet në brendësi të njeriut, e zhvillin, e mbledhë dhe e grumbullon. Thirja e re, pa marë para sysh se ku gjindet, ka nevojë për nxitje të kësaj force që të thellohet thellë në brendësi të njeriut. Sprova vjen që pronarët e thirjes të njohin realitetin e vetvetes së tyre duke përjetuar jetën dhe xhihadin praktikisht. Nëpërmjet të sprovës njerëzit e njohin realitetin e njerëzimit dhe fshehtësirat e saja dhe realitetin e organizmave dhe shoqërive, duke parë se si ballafaqohen principet e thirjes së tyre me epshin e vet dhe epshin e njerëzve. Mësojnë hyrjet e shejtanit në këto shpirta, vendet rrëshqitëse në rrugë dhe kanalet e devijimit. Krejt kjo, që në fund, kundërshtarët të kuptojnë se medoemos këtu ka të mira dhe ka ndonjë sekret, i cili i bënë pronarët e sajë të përqendrueshëm dhe që të durojnë çmos për hirë të sajë. Në këtë moment kundërshtarët e kësaj thirjeje bëhen admirues të saj, në fund të ballafaqimit.

    Ky është ligj për të gjitha thirjet. Nuk duron në këtë gjendje, në vështirësitë e saja, duke iu përmbajtur devotshmërisë, duke mos u dëshpëruar në Mëshirën e All-llahut, duke mos humbur shpresë në fitoren dhe duke i përballuar vështirësive të saja, askush tjetër përveç atyreve që kanë vendosshmëri dhe janë të fuqishëm.

    æóÅöäú ÊóÕúÈöÑõæÇ æóÊóÊøóÞõæÇ ÝóÅöäøó Ðóáößó ãöäú ÚóÒúãö ÇáúÃõãõæÑö(186)

    “…po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare”. (Ali Imran: 186).

    Këtë e kanë ditur xhemati i parë musliman, e ka ditur se ç’farë dhimbje dhe sakrifice e pret, e ka ditur se ç’farë dëmi dhe sprove do ta kaplon në vetvete dhe në pasuri, mirëpo kanë vazhduar rrugën e tyre dhe aspak nuk kanë devijuar ose të kthehen mbrapa…Ata kanë qenë të bindur se secili njeri do të shijon vdekjen dhe se shpërblimin do ta marin në Ditën e Kijametit, kurse kjo botë është kënaqësi e mashtruar.

    Toka është e njejta, rruga, e njejta, armiqtë janë po ata që kanë qenë edhe atëherë, e Kur'ani, poashtu është ai Kur'an.

    Po, mjetet e sprovimit dallojnë nga koha në kohë, mjetet e informimit kundër xhematit musliman, e tendencës për tia humbur autoritetin dallojnë, si nga elementet, si nga cilësia, si nga qëllimet dhe si nga synimet, mirëpo rregulli është i njejtë:

    “Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve,…”. (Ali Imran: 186).

    Kështu All-llahu na zbulon natyrën e kësaj thirjeje dhe natyrën e armiqve që e vëzhgojnë në rrugën e sajë. Ky udhëzim Kur'anor mbetet në fondin e xhematit musliman çdo herë që do të synon të lëvizë me këtë besim dhe çdo herë që do të mundohet ta realizojë metodën e All-llahut në ruzullin tokësor. Në çdo rast të tillë, tubohen mjetet e sprovës dhe kurthet, metodat modernë për të shëmtuar qëllimin e thirjes dhe për ta bërë pikë e pesë. Në çdo rast ky udhëzim Kur'anor mbetet i pranishëm duke ua hapur sytë dhe duke ua mësuar natyrën e kësaj thirjeje, naytrën e rrugës së saj dhe natyrën e armiqëve të cilët e përcjellin punën e tyre në këtë rrugë dhe lëshon qetësi në zemrat e tyre përball çdo gjëje që e kaplon. Ajo e kupton se është duke ecur në rrugë, edhe kur e dëmtojnë ujqit, edhe kur lehin mbi te qentë edhe kur sprovohet dhe se kjo është ajo rrugë, për të cilën na ka filur Kur'ani. Kjo shkakton që këto sprova, këto dëmtime, këto akuza, të jenë myzhde për te, pasiqë është e bindur se është duke ecur në rrugën e vërtetë, në atë rrugë të cilën e ka përshkruar All-llahu [subhanehu ve teala], është e bindur se durimi dhe devotshmëria janë nozulli i saj në këtë rrugë, kështu që përball tyre shkatërrohen kurthet dhe ngacmimet, zvogëlohen dëmet dhe sprovat. Vazhdon në këtë rrugë të premtuar për të arritur te shpresa e synuar, me durim dhe devotshmëri dhe vullnet të pathyer.

    Medomeos duhet të edukojmë vetveten me sprova, ta sprovojmë vendosshmërinë në betejën për të vërtëtë me frikë dhe vështirësi, me uri dhe pakësim të pasurisë, të shpirtërave dhe të fryteve.

    æóáóäóÈúáõæóäøóßõãú ÈöÔóíúÁò ãöäú ÇáúÎóæúÝö æóÇáúÌõæÚö æóäóÞúÕò ãöäú ÇáúÃóãúæóÇáö æóÇáúÃóäÝõÓö æóÇáËøóãóÑóÇÊö æóÈóÔøöÑú ÇáÕøóÇÈöÑöíäó(155)

    “Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve”. (El-Bekare: 155).

    Këto sprova janë të domosdoshme nësë dëshirojnë besimtarët t’i zbatojnë detyart e akides dhe që ti rritet vlera aq sa kemi sakrifikuar për zbatimin e sajë. Besimet e lira, besime për të cilat nuk duhet shumë sakrificë, në ballafaqimin e parë, nuk e kanë rëndë që ta lënë. Obligimet në këtë rast është vlera shpirtërore me të cilën rritet vlera e besimit, akides, në shpirtin e muslimanëve, para se të ketë vlerë te të tjerët. Aq sa ma tepër përjtojnë dhimbje nga shkaku i sajë, aq sa ma tepër sakrifikojnë për hirë të saj, aq ma shumë ia dijnë vlerën dhe aq ma shumë nuk dëshirojnë ta lëshojnë. Kurse të tjerët nuk ia dijnë vlerën e këtij besimi, përderisa nuk shohin sprovimin e bartësve të saj, durimin e tyre në këto sprova, atëhere ata në vetvete do të thonë: nëse akideja e tyre nuk është më e mirë se sa sprova ose ma e madhe, nuk do ta pranonin këtë sprovë e as që do ta duronin…Në këtë moment, kundërshtarët e kësaj akide bëhen kërkues të saj, respektues të saj, mbrojtës të saj…Në këtë moment vjen ndihma e All-llahut dhe fitoreja, e hyjnë njerëzit grupe grupe në fenë e All-llahut…

    Sprovat janë të domosdoshme që të forcohet vullneti i pronarëve të akides, sepse sprovat nxjerin në shesh forcat dhe energjitë e fshehura, hapin në zemër dritare dhe kanale. Këto gjera nuk do ti dinte ky besimtar, po mos të sprovohej, kurse vlerat, peshoja dhe botëkuptimi nuk do të pastroheshin dhe të precizoheshin, përveç se në klimë të sprovës, e cila e largon perdën nga sytë dhe nga zemra.

    Ajo që është ma e rëndësishme se gjith kjo, ose thuaj rregulli i tërë kësaj…drejtimi kah All-llahu, atëhere kur do të dridhen tërë mbështetjet tuaja dhe kur do të avullohen tërë imagjinacionet, të cilat janë të ndryshme. Në këtë moment, largohet perdeja dhe hapet pamja dhe horizonti, në këtë rast sheh vetëm Forcën e All-llahut, vetëm Mundësinë e Tij, vetëm Vullnetin e Tij, sheh se s’ka ku të strehohesh përveç se te Ai. Në këtë rast përputhet shpirti me realitetin e vetme, mbi të cilin ngritet botëkuptimi i shëndoshë:

    æóÈóÔøöÑú ÇáÕøóÇÈöÑöíäó(155)ÇáøóÐöíäó ÅöÐóÇ ÃóÕóÇÈóÊúåõãú ãõÕöíÈóÉñ ÞóÇáõæÇ ÅöäøóÇ áöáøóåö æóÅöäøóÇ Åöáóíúåö ÑóÇÌöÚõæäó(156)

    “…po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!”. (El-Bekare: 155-156).

    Të All-llahut jemi, ne të gjith, çdo gjë që kemi, tërë qenia jonë, jemi të All-llahut, te Ai është kthimi dhe fundi në çdo gjë dhe çdo rrugë. Dorëzim absolut. Këta njerëz fitojnë bekimin e All-llahut, me të cilin i ngritë në pjesmarje në pjesën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të cilin e bekon All-llahu dhe melekët.

    ÃõæúáóÆößó Úóáóíúåöãú ÕóáóæóÇÊñ ãöäú ÑóÈøöåöãú æóÑóÍúãóÉñ æóÃõæúáóÆößó åõãú ÇáúãõåúÊóÏõæäó(157)

    “Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (El-Bekare: 157).

    Kjo është edukata të cilën e mori ai rresht i muslimanëve që të përgaditet me atë përgaditje të çuditshme. Kjo është metoda hyjnore në edukimin e atyreve që Dëshiron t’i veçojë për Vehte, për fenë dhe për thirjen e Tij.

    Për këtë edhe e ka vënduar ligjin e ibtilasë që të zbulohen dhe dallohen muxhahidët, që lajmet e tyre të bëhen të njohura, që mos të përzihen rreshtat, që mos të kenë shansë të fshihen munafikët e as gjendja e të njerëzve të dobët dhe trishtues.

    æóáóäóÈúáõæóäøóßõãú ÍóÊøóì äóÚúáóãó ÇáúãõÌóÇåöÏöíäó ãöäúßõãú æóÇáÕøóÇÈöÑöíäó æóäóÈúáõæó ÃóÎúÈóÇÑóßõãú(31)

    “Ne do t'u sprovojmë juve, derisa t'i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja”. (Muhammed: 31).

    All-llahu i di realitetin e shpirtërave dhe lëndën e tyre, i sheh fshehtësirat e saja dhe gjendjen e vërtetë të saj, andaj pse të sprovohen njerëzit, kush duhet të dijë dhe kujt duhet t’i të zbulohen gjërat? All-llahu, [subhanehu ve teala], vepron me njerëzit sipas mundësive të tyre, sipas natyrës dhe gatishmërisë së tyre, ata nuk i dinë ato fakte të fshehura që i Di Ai, andaj medoemos duhet tu zbulohen këto fakte që t’i kuptojnë, t’i njohin, tu binden dhe pastaj të përfitojnë prej tyre. Sprova me të mira dhe me të këqija, me mirëqenje dhe vështirësi, të gjithë këto sprovime i zbulojnë gjërat që janë të fshehura në thellësirat e shpirtërave, disa bile edhe vetë pronarët e tyre nuk i dijnë.

    Robi besimtar shpreson që mos të sprovohet dhe synon shëndetin dhe mëshirën, mirëpo nëse e goditë ndonjë sprovë ai duron, duke kuptuar urtësinë që fshehet pas kësaj, i dorëzohet caktimit të All-llahut, i bindur në urtësinë e Tij, duke synuar mëshirën dhe shëndetin pas sprovimit.


    2- Ligj, i cili nuk e anashkalon asnjë besimtar


    Besimi nuk është vetëm fjalë e cila thuhet me gjuhë, por është realitet me detyra, emanet me përgjegjesi, xhihad, i cili ka nevojë për durim dhe mund që ka nevojë për mosdorëzim. Nuk mjafton që njerëzit të thonë: besuam. All-llahu nuk mjaftohet me pretendimin e këtyre njerëzve, derisa nuk sprovohen, e të përqendrojnë në këtë fjalë dhe të dalin me elemente të kulluara dhe me zemër të pastruar, mu ashtu siç pastrohet ari nga gjërat pa vlerë me zjar. Këtë gjë e bëjnë edhe sprovat me zemrat e njerëzve.

    ÃóÍóÓöÈó ÇáäøóÇÓõ Ãóäú íõÊúÑóßõæÇ Ãóäú íóÞõæáõæÇ ÂãóäøóÇ æóåõãú áóÇ íõÝúÊóäõæäó(2)æóáóÞóÏú ÝóÊóäøóÇ ÇáøóÐöíäó ãöäú ÞóÈúáöåöãú ÝóáóíóÚúáóãóäøó Çááøóåõ ÇáøóÐöíäó ÕóÏóÞõæÇ æóáóíóÚúáóãóäøó ÇáúßóÇÐöÈöíäó(3)

    “A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”.

    Kjo sprovë e imanit, është një rregull i palëvizshëm dhe një ligj i vazhdueshëm në peshojën e All-llahut, [subhanehu ve teala].

    Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët”. (El-Ankebur: 2-3).

    All-llahu e di realitetin e zemrave edhe para sprovimit, mirëpo me sprovim del në shesh ajo që ka qenë e njohur për All-llahun, kurse e fshehur nga dituria e njerëzve, e të llogariten njerëzit sipas asaj që e veprojnë e jo sipas asaj që e di All-llahu për to. Kjo në një aspekt është dhunti, e në një aspekt drejtësi, kurse në aspektin e tretë edukim. Kështu, vlerësohet njeriu nga ajo që e publikon dhe që e zbaton, sepse ata nuk e dinë ma mirë se All-llahu realitetin e zemrës së tij…

    Besimi është emanet i All-llahut në tokë, nuk e bartë askush përveç atyreve që meritojnë ta bartin, kanë mundësi për ta bartë dhe kanë sinqeritet, ata të cilët i japin përparësi para rehatisë dhe komoditetit, para sigurisë dhe shëndetit, para kënaqësive dhe mashtrimeve. Është emanet i mëkëmbjes së tokës dhe udhëheqjes së njerëzve drejt rrugës së All-llahut, drejt realizimit të Fjalës së tij në botën e jetës. Është emanet fisnik dhe emanet i rëndë. Është prej çeshtjeve të All-llahut, të cilat shumëkushi nuk mund ta përballon, andaj kërkon njerëz special, të cilët durojnë në sprova.


    - Llojet e sprovave.


    a) Besimtari sprovohet nga e kota dhe bartësit e sajë, në kohë kur nuk gjen kush ta ndihmojë, kush ta mbrojë. Në kohë kur as vetveten nuk mund ta ndihmojë ose ta mbrojë. Nuk gjenë forcë për ta përballuar padrejtësinë. Kjo është fotografia e sprovës që gjindet në mendjen e shumë njerëzve kur përmendet. Mirëpo nuk është lloji më i egër i sprovës, ka shumë lloje, bile disa prej tyre janë edhe ma të egra dhe ma të ashpra.

    b) Sprova e familjes dhe të dashurve. Frikësohet mos të dëmtohen nga shkaku i tij, sepse nuk posedon forcë që t’i mbrojë, ndoshta edhe i pëshpëritin që të dorëzohet ose të bëjë paqë. E thërasin në emër të dashurisë dhe afërsisë, e thërasin në emër të frikës ndaj All-llahut për farefisin, të cilët i ekspozon para dëmtimit dhe shkatërrimit.

    c) Sprova e sundimit të botës nga pronarët e të kotës. Njerëzit i shohin si të suksesshëm në jetë, me poste të larta. Tërë njerëzit i nderojnë dhe u rrahin shuplaka. Anulohen pengesat nga rruga e tyre, përpilohen për ta lavdata dhe jeton jetë të këndshme. Kurse ky, i lënë pas shpinde, i panjohur, askush se heton, askush se mbron. Të paktë janë ata që e dinë vlerën e të vërtetës që e bartë ky njeri, edhe ata janë të ngjajshmë me këtë, nuk kanë në dorë asgjë nga jeta e kësaj bote. Pra, këtu vjen në shprehje sprova e gurbetllëkut dhe të vetmuarit me këtë besim, akide. Kur shikon ky besimtar rreth vehtes, i sheh të gjith ata që janë përreth tij të fundosur në lajthitje, devijim, kurse i vetmuar dhe i persekutuar.

    d) Ditëve të sodit shohim edhe një lloj tjetër të sprovës. Sprovë e cila del në shesh kur besimtari sheh shtete të fundosura në amoral, mirëpo edhe përskaj të kësaj gjendje është me shoqëri të lartë, me jetë civilizuese. Në ato shtete njeriu gjen mbrojtje dhe përkujdes siç e meriton vlera e njerzisë. I sheh të pasura dhe të fuqishme edhe pse janë në armiqësi me All-llahun [subhanehu ve teala].

    e) Ekziston edhe një sprovë, e cila është edhe ma e madhe se kjo dhe ma e egër. Sprova e nefsit dhe epshit. Sprova e gravitacionit të tokës, e peshës së rëndë të mishit dhe gjakut, e dëshira për kënaqje dhe pushtet, ose për komoditet dhe qetësi. Vështirësia e përqendrimit në rrugën e besimit dhe ngritja në lartësirat e tij përshkak të pengesave dhe ngadalsuesëve që gjinden në thellësirat e njeriut, në atmosferën dhe ambijentin e jetës dhe në botëkuptimet e njerëzve të kësaj kohe. Nëse zgjat koha dhe ngadalsohet ardhja e fitores, kjo sprovë edhe ma tepër egërsohet dhe vështirësohet, kurse nuk përqëndron askush përveç atij që e mbron All-llahu. Këta njerëz janë ata që e kanë realizuar vërtetësinë e imanit në vetvete dhe këtyre njerëzve u jipet në përgjegjësi ky emanet madhështor, emaneti i tokës dhe qiejve, emaneti i All-llahut në ndërgjegjën e njeriut.

    Nuk i përket All-llahut që të denojë ose të dëmtojë robërit e Tij me llojlloj sprovash, mirëpo kjo është përgaditje e vërtetë për bartje të emanetit, përgaditje speciale, e cila nuk mund të realizohet përveç se me përballim praktik të vështirësive, me ngritje të vërtetë mbi epshet, me durim të vërtetë ndaj dhimbjeve, me bindje të vërtetë në ndihmën e All-llahut ose në shpërblimin e Tij, edhe pse sprova është e gjatë dhe e rëndë….Nefsin e shkrinë vështirësitë, e pastron nga fëlliqësirat, e rigrupon forcat që gjinden në thellësira të njeriut, kjo shkakton zgjim, përmbledhje të vehtes, pastrim dhe kalitje.

    Të njejtën gjë e bënë sprova edhe me xhematet. Asnjë xhemat nuk mbetet, përveç atij që është më i fortë, më i qëndrueshëm dhe me raport më të fuqishëm me All-llahun [subhanehu ve teala] dhe me bindje më të madhe ndaj asaj që ia jep Ai: ose fitore ose shpërblim, shehidllëk. Këta njerëz, jana ata, të cilëve u dorëzohet bajraku në fund, njerëz besnik, sepse janë përgaditur dhe kalitur. E marin përsipër këtë emanet, i cili është shumë i shtrenjtë për ta, pasiqë kanë dhënë për te çmim të shtrenjtë, durim në sprova, kanë përjetuar dhimbje dhe sakrifica. Ai i cili sakrifikon nga gjaku, nervat, rehatia dhe siguria, nga epshet dhe kënaqësitë, duron në dëmtim dhe privim, pa dyshim se e ndien vlerën e emanetit, për të cilin i ka dhënë të gjith këto sakrifica. Ky njeri nuk e dorëzon aq lehtë këtë emanet, pas gjith këtyre sprovave dhe sakrificave. Kurse sa i përket ngadhnjimit të të vërtetës dhe imanit në fund, këtë gjë e ka marur përsipër premtimi i All-llahut, kurse asnjë besimtar nuk dyshon në premtimin e All-llahut. Nëse vonohet, ka urtësi nga kjo vonesë, e në këtë është e mira për imanin dhe pronarët e tij. Askush nuk është ma xheloz për të vërtetën dhe pronarët e sajë sesa All-llahu. U mjafton besimtarëve, të cilët i godasin sprova dhe belaja, që të jenë të zgjedhurit e All-llahut që të jenë besnikët mbi të drejtën e All-llahut. Njerëz për të cilët dëshmon All-llahu se janë të pathyer, andaj edhe i zgjedh që t’i sprovon. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

    “Njerëzit që më së shumti sprovohen janë pejgamberët, pastaj ata që janë më afër tyre, pastaj ata që janë më afër tyre. Sprovohet njeriu aq sa ka fe, ai që ka fe të madhe i shtohet sprovimi, kurse ai që është i dobët në fe, i lehtësohet sprovimi. Sprovohet besimtari saqë ecë në mesin e njerëzve, duke mos mbetur në te asnjë mëkat”. (Buhariu).

    Sprova është ligj, i cili nuk e anashkalon asnjë besimtar për të sprovuar zemrat dhe për të pastruar radhët, sepse ka disa njerëz të cilët e shprehin me gjuhë imanin e tyre gjatë mirëqenjes, duke menduar se është e lehtë, nuk i kushton asgjë, mirëpo nëse dëmtohen nga shkaku i kësaj fjale, gjatë kohës së shëndetit dhe mirëqenjes, e pranon me trishtim dhe prishen te ai vlerat dhe dridhet në zemrën e tij besimi.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    æóãöäú ÇáäøóÇÓö ãóäú íóÞõæáõ ÂãóäøóÇ ÈöÇááøóåö ÝóÅöÐóÇ ÃõæÐöíó Ýöí Çááøóåö ÌóÚóáó ÝöÊúäóÉó ÇáäøóÇÓö ßóÚóÐóÇÈö Çááøóåö (10)

    “ Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim),…”. (El-Ankebut: 10).

    Ky njeri mendon se ska asnjëfar denimi ma të madh pas këtij dëmtimi, bile as denimi i All-llahut nuk është për te kaq i madh sa ky dëmtim. I thotë vetvetes: ky është ai denimi i dhembshëm dhe i rëndë, pas kësaj s’ka asgjë, andaj pse të duroj në iman, pasiqë denimi i All-llahut nuk është ma i madh se këto vuajtje të cilat i përjetojë. Ky njeri ska bërë ma shumë se sa e ka përzier dëmtimin, të cilin mundet të ta bëjë njeriu me denimin e All-llahut, vështirësinë e të cilit nuk e di askush. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    áóÇ íõÚóÐøöÈõ ÚóÐóÇÈóåõ ÃóÍóÏñ(25)æóáóÇ íõæËöÞõ æóËóÇÞóåõ ÃóÍóÏñ(26)

    “…askush nuk mund të dënojë sikur Ai. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga”. (El-Fexhr: 25-26).

    Në brendësinë e jetës dhe në valën e ndodhive zhvillohet personaliteti musliman dhe formulohet. Ditë pas dite, ndodhi pas ndodhie pjeket dhe zhvillohet ky personalitet dhe i dallohen veçoritë e saja…Xhemati i parë musliman, i cili përbëhej nga këto personalitete, dilte në pah me komponente dhe vlera të veçanta dhe me natyrë të dalluar mes mbarë xhemateve…Ndodhitë disa herë ishin shumë të ashpra ndaj këtij xhemati, saqë arrinin gradën e sprovës, mirëpo ishte sprovë, sikur ajo e arit. Sprovë e cila e ndanë esencën me vlerë nga shtesa pa vlerë, i zbulon realitetet e shpirtërave, e nuk mbetet një përzierje e vlerave të panjohura…Kur'ani zbritke gjat sprovave ose pas përfundimit të tyre duke e përshkruar ndodhinë, duke ndriçuar kthesat dhe lakesat, që të zbulohen qëndrimet, ndjenjat, nijetet dhe ndërgjegjia. Pastaj u drejtohet këtyre zemrave të zbuluara para kësaj drite, të çveshura nga çdo vel ose perde, e prek pikën e ndieshme, duke e edukuar ditë pas dite dhe nodhi pas ndodhie, duke i ndërlidhur këto gjëra sipas metodës të cilën e dëshiron. Kur'ani nuk ka zbritur njëherit me të gjitha urdhërat dhe ndalesat, me ligjet dhe udhëzimet, por All-llahu u ka krijuar përvoja dhe sprova, belaja dhe provime, sepse e ka ditur se kjo krijesë njerëzore nuk formulohet ashtu si duhet, nuk pjekët aq sa duhet dhe nuk përqëndron në metodë përveç se më këtë lloj të edukimit praktik dhe real, i cili mihë në zemër, hulumton në nerva dhe jep e mer nga nefsi gjatë jetës dhe ndodhive. Kurse Kur'ani zbret që tu zbulon këtyre shpirtërave realitetin e asaj që është duke ndodhur dhe aludimet e saja dhe që ti udhëzojë këto zemra të shkriera nga zjari i sprovës dhe të nxehta nga nxehtësia e belasë. Zemra të gatshme për farkëtim dhe për formulim.


    - - - - -


    Me të vërtetë ajo kohë të cilën e kanë kaluar muslimanët në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë kohë e çuditshme. Kohë e lidhjes së tokës me qiellin me lidhje direkte, të dukshme, e cila shfaqej nëpërjet ndodhive dhe fjalëve. Kjo ndodhte atëherë kur muslimani flinte duke e ditur se Syri i All-llahut e vëzhgon, se Dëgjimi i Tij e dëgjon dhe se çdo fjalë dhe çdo lëvizje, bile çdo mendim dhe qëllim, mundej tu shpalohej njerëzve, duke i zbritur shpallje Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në lidhje me atë gjë. Në këtë kohë, kur secili musliman e ndiente lidhjen direkte mes All-llahut dhe atij dhe kur e godaste ndonjë fatëkeqësi ose përballohej me ndonjë vështirësi, printe hapjen e dyerve të qiellit, nesër ose pasnesër, që të zbrinte nga ajo zgjidhja e problemit të tij, ose fetva për çeshtjen e tij ose ndonjë vendim mbi këtë ndodhi.

    Me të vërtetë ishte kohë e çuditshme, kohë të cilën po e meditoi besimtari sot dhe i paramendon ndodhitë dhe qëndrimet, nuk mundet ta perceptojë atë realitet, i cili është ma i madh se çdo fantazmë. Mirëpo All-llahu nuk lejoji që vetëm këto ndenja ta edukojnë dhe tia pjekin personalitetin, por u mundësoi përvoja të realta dhe sprova të cilat jepnin dhe mernin prej tyre. Krejt këtë e bënë për urtësitë të cilat i Di vetëm Ai, pasiqë Ai është më i Dituri ndaj asaj që ka krijuar dhe është Hollësisht i Informuar.

    Kjo urtësi meriton që të qendrojmë para saj gjatë kohë duke e perceptuar dhe duke medituar rreth saj dhe ti pranojmë ndodhitë e jetës dhe sprovat e saja nën hijen e këtij perceptimi dhe meditimi. Tekstet Kur'anore nuk i përmendin emrat e personave dhe aktorët e ndodhisë, që të përshkruan shembujt e njerëzisë dhe llojet e natyrës së tyre. Nuk ndalet në detajet e ndodhisë dhe të realitetit të dhënë që të përshkruan vlerat standarde dhe ligjet që do të mbesin, gjëra të cilat nuk përfundojnë me përfundimin e ndodhisë, ose me shkuarjen e personazheve në fjalë, ose me ndryshimin e ambientit, që të mbeten rregull dhe shembull për çdo gjeneratë dhe për çdo kohë.

    Ka disa njerëz të cilët ekzistojnë në çdo gjeneratë, njerëz të cilët e peshojnë besimin, akiden, me peshojë të fitimit dhe humbjes duke e menduar si tregti. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

    æóãöäú ÇáäøóÇÓö ãóäú íóÚúÈõÏõ Çááøóåó Úóáóì ÍóÑúÝò ÝóÅöäú ÃóÕóÇÈóåõ ÎóíúÑñ ÇØúãóÃóäøó Èöåö æóÅöäú ÃóÕóÇÈóÊúåõ ÝöÊúäóÉñ ÇäÞóáóÈó Úóáóì æóÌúåöåö ÎóÓöÑó ÇáÏøõäúíóÇ æóÇáúÂÎöÑóÉó Ðóáößó åõæó ÇáúÎõÓúÑóÇäõ ÇáúãõÈöíäõ(11) íóÏúÚõæÇ ãöäú Ïõæäö Çááøóåö ãóÇ áóÇ íóÖõÑøõåõ æóãóÇ áóÇ íóäúÝóÚõåõ Ðóáößó åõæó ÇáÖøóáóÇáõ ÇáúÈóÚöíÏõ(12)íóÏúÚõæÇ áóãóäú ÖóÑøõåõ ÃóÞúÑóÈõ ãöäú äóÝúÚöåö áóÈöÆúÓó Çáúãóæúáóì æóáóÈöÆúÓó ÇáúÚóÔöíÑõ(13)

    “ Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë. Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t'i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim. Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t'i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).”. (El-Haxhxh: 11-13).


    __________________

  7. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Postuar më parë nga iliria e para
    Jo, une nuk gezohem por due te tregoj qe ato qe mundohesh ti paraqitesh ti me Klevis dhe shoket etjere jane apstrakta. Edhe pse shifni qe cdo gje qe ndodhe eshte ne kundershtim me filozofine tuaj, ju njejte e mbroni!
    Nese islami eshte feja e Allahut, pse atehere ai lejon qe te pafete te sundojne dhe te damtojne ata qe i besojna Atij?
    Nese cdo gje ndodhe me deshiren e Allahut, pse vecse 10% te botes i besojne Atij?
    Nese ai ka gjithe ate fuqi dhe vendose per cdo gje ne kete bote , pse nuk i beri kinezet(1.2 miliard) ose Induset(1.1 miliard)musliman?
    Pse lejon qe USA te dominoje krejte boten muslimane, ju merr pasurine, i shfrytezon ne cdo menyre, i mban te prapambetur etj,pse?
    Ku eshte ai Allah qe i lejon keto pune?
    Mendo e mu pergjigj ne keto pyetje e mos u merr me mue.
    Klevis, pyetjet e mia ishin keto. nese din me pak fjali te me pergjigjesh do i lexoj por nese vazhdon me referate une as tjeret me sa po e shof nuk jane ka lexojne se cka shkruan.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #18
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga ALBA_D
    Nuk dime ke te besojme,asnje nuk tregon te verteten.
    E veretete!
    Kjo duket qe nga fjalet e samarxhiut"kur do te ece do e kur sdo ,sdo"
    Sa kaq qe ste eci kete here.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #19
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga iliria e para
    Jo, une nuk gezohem por due te tregoj qe ato qe mundohesh ti paraqitesh ti me Klevis dhe shoket etjere jane apstrakta. Edhe pse shifni qe cdo gje qe ndodhe eshte ne kundershtim me filozofine tuaj, ju njejte e mbroni!
    Nese islami eshte feja e Allahut, pse atehere ai lejon qe te pafete te sundojne dhe te damtojne ata qe i besojna Atij?
    Nese cdo gje ndodhe me deshiren e Allahut, pse vecse 10% te botes i besojne Atij?
    Nese ai ka gjithe ate fuqi dhe vendose per cdo gje ne kete bote , pse nuk i beri kinezet(1.2 miliard) ose Induset(1.1 miliard)musliman?
    Pse lejon qe USA te dominoje krejte boten muslimane, ju merr pasurine, i shfrytezon ne cdo menyre, i mban te prapambetur etj,pse?
    Ku eshte ai Allah qe i lejon keto pune?
    Mendo e mu pergjigj ne keto pyetje e mos u merr me mue.

    Fuqia e Allahut tashme eshte argumentuar kur dergoi tek nje popull gjysem i eger profetin e tij dhe 24 vjet pas vdekjes se profetit ky popull tashme besimtar arriti me forcat e tij deri ne Qipro.
    E dyta Zoti ka dashur qe njeriut ti jape vullnet te lire ai mund te besoje apo te mohoje. Kjo shprehet ne shume ajete. Psh. Ne i drejtuam atij dy rruge.
    Apo ajeti: Ne ja drejtuam atij rrugen ai mund te jete ose falenderues ose mohues. Po ashtu ne kuran Zoti i terheq verejtjen Muhammedit as. dhe i thote: Ti nuk mund te udhezosh kedo, por Allahu eshte Ai qe udhezon ke te doje vete.
    Se sa besimtare jane kjo nuk prish pune fare per islamin sepse krenaria nuk vjen nga numri i madh por vjen nga fakti se sa jemi te lidhur me Zotin ne muslimanet.
    Ne nje hadith kudsij zoti keshillon Musain dhe i thote: O musa Nuk me eshte frikesuar mua ai qe i frikesohet krijeses Sime.....
    Pra ne vuajme se ja kthyem shpinen fese dhe kuranit dhe harruam ajetin Kuranor: Me te vertete ai qe i khen shpinen udhezimit tim do te beje nje jete te veshtire.....
    Po ashtu profeti na keshillon: Ujne ju kam lene dy gjera e nese do te kapeni fort pas tyre nuk keni per tu humbur kurre, librin e Allahut dhe traditen time.
    Ne po veprojme sot ne kundershtim me librin e Allahut dhe po i frikesohemi krijesave te zotit ne vend qe ti frikesohemi Zotit.
    Ne po jetojme ne kundershtim me traditen profetike duke u frikesuar nga te dobetit kur dihet qe profeti ishte nje ze i vetem kunder gjithe botes dhe perseri ai arriti qe per nje periudhe te dhkurter te ngreje nje shtet mbi baza te besimit.
    Po e mbyll me thenien e nje shoku te pejgamberit.
    Ne Ishim nje popull i mposhtur dhe Allahu i madheruar na krenaroi me Islamin dhe nese ne do ta kerkojme krenarine ne nje tjetyer menyre pervec Islamit atehere allahu do na poshteroje.
    Pra ne po e kerkojme lavdine tone nepermjet Amerikes, evropes Muzikes .prostitucjonit, e ku ta di une .
    Ky edhte edhe arsyeja qe Allahu po na denon.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #20
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Indrit, shum qesharake jane pergjigjet tua!
    Po pse spo denon Allahu ata qe po i imponojne muslimanit muziken, prostitucionin,..........?
    Nuk e di se kur ke me fillue te perdoresh koken ne vend te zemres?
    Po muslimanet kan vuajtur shekuj te tere, edhe kur skapas rock muzike e keso gjerash.
    Po prostitucion eshte te kesh kater gra apo jo?
    Jane XIV shekuj prej idese se islamit dhe gjate gjith kohes skapas tjeter vecse lufte, mjerime e varferi. As uj ne sasi te duhur nuk kan pas!!!!!!
    Ato perrrallat tua e te Klevisit me shok nuk kan me vend as ne parashkollore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 13-10-2003 më 13:55
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pakistan, martesë dy fëmijëve 7 dhe 5 vjec
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 19:24
  2. Tërmet 6.7 ballë në Pakistan, mbi 50.000 të vdekur
    Nga Alket123 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 14:37
  3. Pakistan: Kapet shqiptari i Bin Laden
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2005, 17:13
  4. Mosmareveshjet Indi - Pakistan
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-05-2003, 02:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •