Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Cka po ndodh ne Pakistan?

    Ne Pakistan po vriten dita dites muslimanet ndrmjet veti!
    Sunitet qesin bomba ne xhamia te shiiteve, shiitet hakmerren bile edhe vrasin "prisin" e suniteve te Pakistanit. Kete nuk do ta cekesha por mese asnjeri nga muslimanet nuk flet asnje fjale per kete, desta te pyes se pse?!

    Kur ndonje prift psikopat, pedofil ben ndonje pune te cmendur jeni aq alert te shkruani per to.Nuk shof gabim ne ate se duhet shkruajtur edhe gjykuar. Por kur ndodhin keso rastesh ne shtete muslimane, asnje fjale!!!!!
    Nuk e di, ndoshta Klevis qe ka pergjigje per cdo gje do e sqaroje kete?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ilirie.
    Ty sikur 100 vjet te te ziejme ne sheqer ti as qe per te ndryshuar gjithmone do te te vije era hudher.
    Cuditem si nuk hoqe dore ndonjehere nga keto budalaalleqe xhanem!
    Pergjigjia eshte fare e qarte. Ai qe eshte mesuar te vrase eshte i njenjte kudo, si ne pakistan si ne shqiperi , e ku ta di une ndoshta edhe ne hene.
    Akte dhune ndodhin kudo. Po te kishim rregjistruar aktek e dhunes ne ne shqiperi ku te zhveshin per sport Do shihje se per nje shtet si pakistani keto jane fare pak.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ilirie!
    Ne per kete nuk kemi fjale shune se na vjen keq te te leme pa zanat.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    MEQE MA KE PERMEND EMRIN KAM TE DREJTEN E REPLIKES )

    Jane disa gjera qe ti ilir si kupton pse si kupton sepse nuk je brenda tyre dhe i shikon nga shume larg.Ne kohen kur ndodhemi perballe sulmit global kunder Islamit nuk i intereson asnje muslimani qe te vrasi muslimanin por disa qarqe te caktuara te sherbimeve sekrete hudhin gurin e fshehin doren ose te vrasin naten dhe te qajne diten.Sepse nuk i intereson nje bashkim i muslimaneve per nje percarje dhe nje vellavrasje midis tyre qe mos e kene mendjen tek armiku por tek njeri-tjetri. E dyta eshte se pervec futjes ne vellavrasje me njerin-tjetrin te muslimaneve deshirojne qe te fusin edhe vendet e tjera ne lufte psh indine me pakistanin me ane te politikave shteterore duke shkuar tek njera pale dhe tek tjetra.Cte thote tjeter vellai ty jane te njohesh hilet ne lufte qe jane perdorur gjate historise e dzta duhet te dish per sherbimet sekrete dhe metodat qe ato perdorin per operacionet e tyre politikat qeveritare (qellimi justifikon mjetin etj)Duhet qe te lexosh me shume ti edhe une per te dale ne konkluzione te qarta dhe te sakta .Megjthate ka kohe per te dale e verteta ne shesh sikur doli per Kenedyn.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Myslimanë, kristianë e hebrenj, të gjithë i bashkon marria.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Po per kete ngjarje cfare mendimi keni ju muslymanet?

    Pakistanezi vret dhëndërrin shqiptar
    Vajza e tij u dashurua me shkodranin katolik


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu

    ANGLI

    Një shkodran i fesë katolike është vrarë vetëm se dashuronte një vajzë myslimane nga Pakistani. Ndërsa dje, është dënuar me burgim të përjetshëm, në Londër, i ati i vajzës 16-vjeçare, i cili ekzekutoi emigrantin shqiptar.
    Gjykata e krimeve të rënda "Old Baily" në Londër, ka dhënë dënimin maksimal për biznesmenin me origjinë nga Pakistani, Mushtaq Ahmed, 40 vjeç, i cili ishte tronditur kur ka marrë vesh se vajza e tij, Sadhia, po planifikonte të martohej me Rexhep Hasanin, 22 vjeç, "një djalë emigrant, i papunë dhe mbi të gjitha, i fesë katolike".

    Vrasja
    Babai i vajzës, që më pas do të kthehej në vrasës, është munduar për një kohë të gjatë ta ndalojë vajzën e tij që të takohej me shqiptarin, i cili, sipas Ahmedit, "nuk ishte i papërshtatshëm për t'u martur me vajzën, pasi është katolik". Madje, siç është bërë e ditur, babai i ka thënë vajzës se ai ishte edhe 6 vjet më i madh në moshë dhe i papunë. I bindur se, megjithë përpjekjet, Sadhia nuk hiqte dorë nga dashuria me Rexepin, ai vendos të zbatojë një plan tjetër, që do të çonte në vrasjen tragjike të shqiptarit. Biznesmeni pakistanes i ofron punë dhëndërit të mundshëm në një fabrikë veshjesh në lindje të Londrës, në lagjen "Seven Kings". I riu shkodran, duke besuar se gjërat po ndryshonin, mirëpret ofërtën për punë. Një javë më vonë, më 15 nëntor të vitit të shkuar, Rexepi shkon në punë si çdo ditë, pa e ditur se kishte ardhur fundi tragjik i tij. Sipas akuzës, pakistanezi e ka lidhur shkodranin me një kabëll elektrik, duke i bllokuar frymëmarrjen. Pasi është siguruar se shqiptari ka vdekur, ai e ka mbështjellë atë me një thes mbeturinash dhe e ka hedhur pranë një koshi në lagjen "Stratford".

    Gjyqi
    Pas shumë seancash me radhë, biznesmeni pakistanez Mushtaq Ahmed është dënuar dje me burgim të përjetshëm. Gjatë procesit Ahmed ka dëshmuar në Gjykatë se Rexhep Hasani e kishte thyer nderin e familjes së tij, duke u dashuruar me Sadhian, të bijën. Prokurori Brian Altman tha se "e gjithë ideja e martesës së vajzës së tij me emigrantin shqiptar ishte kontradiktore me besimin fetar të biznesmenit nga Pakistani. Ahmed nuk mund të ndeshej me realitetin, që vajza e tij myslimane të kishte një bashkëshort emigrant, të një besimi tjetër", ka thënë përfaqësuesi i akuzës.
    Para vrasjes Hasani ishte i shqetësuar nga moslejimi për t'u takuar me të dashurën, pasi ajo mbahej e izoluar. Madje, një tentativë e çiftit për t'u fshehur në qytetin Bormeuth ka dështuar, pasi njerëzit e familjes së vajzës kanë mundur të lokalizojnë vendndodhjen e tyre në një hotel të këtij qyteti.
    Prokurori ka shpjeguar se përballë vendosmërisë së dy të rinjve për t'u martuar babai i vajzës ka përgatitur planin e vrasjes së shqiptarit. Vetë Ahmedi ka pranuar të ketë plagosur Rexepin, por jo ta ketë vrarë atë. Ky justifikim nuk ka mundur ta shpëtojë atë nga dënimi maksimal me burgim të përjetshëm.


    Precedenti, kurdi vrau vajzën: Ishte civilizuar shumë

    Jo më shumë se një javë, një shtetas kurd, i cili prej kohësh ishte vendosur në Angli, një vit më parë ka qëlluar mbi vajzën e tij 16-vjeçare. Ndërsa gjykata e krimeve të rënda që ndodhet në Londër "Old Baily" e ka dënuar kurdin me burgim të përjetshëm, edhe pse ky i fundit kishte thënë se ishte psikik. Sipas gjykatësve anglezë, një nga shkaqet që ai kishte qëlluar mbi vazjën e tij adoleshente ka qenë fakti se ajo ishte europianizuar më shumë nga çduhej. Dhe për këtë ai e ka qëlluar dhe më pas ka tentuar që të hidhej nga pallati ku jetonte së bashku me familjen e tij. Por menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila e ka shpëtuar kurdin.


    E bija Sadhia: E fal babain për vrasjen e të dashurit

    Dashuria e 17-vjeçares Sadhia me shqiptarin u shndërrua për të në një tragjedi të dyfishtë. Fillimisht, ajo është ndeshur me fatkeqësinë e humbjes së njeriut që e donte dhe ëndërronte të kishte një jetë të lumtur me të. Ndërsa tani, ajo duhet të ndeshet me një fatkeqësi tjetër, atë të babait të burgosur përjetë. Megjithatë, duke qarë, pas vendimit të gjykatës, ajo ka thënë se e ka falur babain për vrasjen e të dashurit. Por, ka qenë vonë. Babai është mbyllur në qeli, pa asnjë shpresë për të dalë më prej saj.
    Detektiv inspekori John Macdonald, i cili hetoi vrasjen, në mbarim të gjyqit tha se "Ahmedi e mashtroi Rexhepin, duke i premtuar atij një siguri false, për të pasur shansin që ta gjente në momentin e duhur.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ndriçimi
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    57
    ALBA_D

    Faleminderit per shkrimin, megjithate ti ndodhesh ne Gejrmani ne kete moment dhe po mundohesh te na shpjegosh ngjarjet ne Londer!!!
    Eshte me mire qe te na e lesh neve qe jemi ketu dhe dime pak me shume se ti per kete histori.
    Rexhep Hasani nuk ka qene katolik por ka qene musliman, kjo kuptohet qe nga emri qe ka "REXHEP HASANI" edhe nga emri edhe nga mbiemri do te thote se eshte musliman, per fat te mire une kete person e kam takuar ne Londer ku punonte ne nje "Internet kafe" (ne Barking te Londres).
    Eshte nje mesim i madh per ty ALBA_D dhe per te gjitje te kuptojne se ato gazeta qe lexojn ne internet apo i blejn rralle here thone te verteten, SIDOMOS NE LONDER, qe mediat jane komplet kundra islamit.

    Persa i perket vrasjes se shqipetarit, vresesi nuk e vrau ngaqe kishte xhelozi, ka shume arsye te tjera qe arrine ceshta deri tek vrasja.
    Nje numer i madh shqipetaresh ne Angli kane fituar dekumentat vetem duke u martuar me femra te jashtme, dhe ne momentin qe e marrin pashaporten angleze, i cojne nje SMS asaj qe per disa vite i rrinte sherbetore, dhe me kete kujtojne se mbaroi ceshtja me ate femer .

    Tani per fat te keq tere vajzat angleze apo pakestaneze qe ka dashnore shqipetare, ne diten e pare te njohjes apo me vone, u thone : "ti deshiron vetem te fitosh dekumentat me mua".
    Nga kjo ne kuptojem se ato qe kundershtojne martesen me shqipetaret nuk jane edhe aq budallenj, edhe pse shqipetaret hiqen se njerezit me te mire me femrat dhe prinderit e tyre.
    Vine me gomone e me maune dhe ne fund nuk shohin te bejne lek e te ikin po mundohen te tallin b**** me femrat te kujdo qe te jene. Per kete shkak edhe nese nje shqipetare eshte i sinqerte ne martese nuk i beson njeri.

    Nje kristian çon vajzen e tij te bukur me kryq floriri ne qafe qe te punoje prostitute neper companite e tilla qe jane hapur sot

    A ja vlen qe te hapin perdite nga nje teme per keto raste ne temen e teologjise ?? le qe nuk mbushni ju kot bej pyetje.

    Bye
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ndriçimi : 09-10-2003 më 09:28

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nuk dime ke te besojme,asnje nuk tregon te verteten.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    U shkriva me ate Rexhep Hasani katolik keshtu eshte kur do te behesh gazetar pa bere shkollen e gazetarise o ndricim :P.
    mesoji keto fjale se te duhen gjate jetes i ilir

    kush nuk eshte vete ne fatkeqesie ka te lehte tu jape te tjereve keshilla

    Fol vetem ne dy raste kur eshte fjala per dicka qe e njeh mire dhe kur e kerkon nevoja dhe fjala eshte me e mire se heshtja


    mos thuaj fjale me te cilat ne fund do te pendohesh ose do te turperohesh

    Mos besoni atij qe nuk i beson askush

    degjoni keshillat e atyre qe dine me shume por sidomos atyre qe ju duan shume


    dhe dinakeria e mbytr zerin e arsyes


    besoj se te mjaftojne o iliri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Klevis2000 : 09-10-2003 më 12:14

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ju dualet nga tema!
    Ju mund te flisni per keto probleme por hapni teme tjeter.
    Per ty Imdrit qe nuk din te pergjigjesh dhe je i verber para se vertetes te them, mos akuzo tjeret por fol per problemet eksistuese.
    Islamin nuk ka nevoje kush ta sulmojne se "ai" sulmon dhe shkatrron veten e vet. Une mora shembujt e Pakistanit por ketu mund te permedi edhe vrasjen e nje Ajatollahu iraken qe u vra ne te kthyer nga Irani qe ishte si pris i shiiteve.
    Ti sic duket me shume eqan hallin e percarjes se pakistanezeve se shqiptarve?!
    A thue eshte gabimi tek ata nse bota sic thue ti i sulmon?
    Po kenin e akuzon per bomben qe u qit ne xhamin shiite para pak ditesh ne Pakistan dhe mbeten te vrare shum veta?
    Ken akuzon per vrasjen e muslimanve shiit ne autobuz para pak javesh po ne Pakistan?
    Ken akuzon per vrasjen e Ajatolla te shiitve te vrare ne Irak para disa javesh?(djali i tij i kishte pare njerzit qe e benin ate krim dhe tregoi kush ishin, keta ishin nga Arabia saudite)?
    Pres nje heri te fillosh ti edhe tjeret te flisni me llogjike, te perdorni koken e jo zemren. Po se perdoret koken ne vend te zemres ateher do ta shfrytezojne te tjeret per qellime tjera.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pakistan, martesë dy fëmijëve 7 dhe 5 vjec
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 19:24
  2. Tërmet 6.7 ballë në Pakistan, mbi 50.000 të vdekur
    Nga Alket123 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 14:37
  3. Pakistan: Kapet shqiptari i Bin Laden
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2005, 17:13
  4. Mosmareveshjet Indi - Pakistan
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-05-2003, 02:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •