Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15

Tema: Retush

  1. #1

    Retush

    Lakuriq

    Megjithse teorikisht ne tė dy duhet tė jemi shumė pranė, bile mė pranė se ēdo gjė tjetėr, unė e ndiej dhe ti e di sa larg gjendemi tani. Meqėnėse rruga pėr tek ti o shpirt mė ėshtė tepėr e gjatė, mbase dhe me rreziqe, po bėj sikur i bindem kohės e mė mirė po tė ēoj dy gisht letėr.
    Nuk po nis tė tė pyes “si je e si ia ēon” pasi kėto gjėra i ndiej fare mirė po ashtu si ndiej dhe qė tė kam lėnduar. U bė kohė qė nuk tė pėrgjigjem. Shpesh shtirem sikur nuk i dėgjoj rėnkimet e tua rrėzė veshit. Ke kohė qė mėrmėrit sa vjen e mė mekur, si i sėmuri nė ethe, pa patur ndėrmend tė pushosh. Ka kohė qė tė injoroj, megjithse unė e ndiej dhe ti e di se dhembim sė bashku. Edhe pse zhurmat e jetės qė na bashkoi mė kumbojnė pėrditė fuqishėm veshėve tė mėndjes, vazhdoj tė ta dėgjoj tė qarėn, qė ēuditėrisht sa vjen e bėhet mė fėminore. Detyrohem ti zė dhe me duar, pėr mos tė tė ndjerė ty, se dhėmbim tė dy.
    Ti e di dhe unė e ndiej qė mė shum borxh tė kam se mė ke. E vetmja gjė qė mund tė bėj pėr ne ėshtė tė tė lutem tė mė falėsh o Shpirt. Mė fal qė kam lėnė Nevojen tė tė lidhė kaq keq me zinxhirėt e saj. Tė vrasin, e ndiej! E shoh pėrherė nė kuisjet e tua, kur tė shtrėngoj zinxhirėt qė nuk u ndryshkėrkan kurrė, mbase liruar pa dashje ndonjė momenti delirimi.
    Falmė pėr tė gjitha herėt qė tė kam shtyrė tė durosh kamzhikun e Vullnetit. Nuk e dija qė ai hale Vullnet paskėsh qėnė njė dobiē konceptuar ditėn qė Nevoja pėrdhunoi Endrrėn nė sy tė sė motrės, Dėshirės. Dėshira qe motake asokohe e u traumatizua rėndė. Qysh at’herė ajo s’ka mė fytyrė por shpėrfytyrė. Padyshim qė Dėshira po rritet, shpėrfytyra po ashtu, nė proporcion tė rregullt me orekset e saj qė nuk u shkulkan prej themeleve tė natyrės sime. Njimend thua do tė vijė dita kur shpėrfytyra tė rritet nė atė masė sa tė pasqyrojė gjithė shėmtitė nė njė pulitje sysh, nuhasė ēdo vrimė tė qelbur tė kėtij universi me njė tendosje flegrash, kafshojė gjithēka me njė bashkim nofullash pėr t’i pėrtypur mė pas nė njė mbllaēitje tė vetme. Por ti ama s’mė ke vėn re kur tė mbyll gojėn pėrditė me shtupa materializmi. Sytė i kam tė zėnė prej balukeve tė Dhimbjes (deri aty ka hipur e poshtra)... nuk tė shoh dot ashtu.
    Mė fal qė tė tėrheq zvarrė sokaqeve tė zbrazur e tė servir pėr ėmbėlsirė ēorba kazanėsh gatuar ti e di se ku. Falmė qė tė detyroj tė ulesh pranė shpirtrash pa shpirt, bile dhe t’u buzėqeshėsh, t’u japėsh dorėn e copėza tė vetes. Ti e di mirė qė ato fjalė e mendime qė tė vijnė pėrkundrejt ndjekin atė rrugėn tradicionale qė ti e urren aq shumė. Tė lindura ti e di dhe unė e ndiej se ku, brumosen pas balleve pėrtacė tė parrudhur mirė pėr tė dalė pastaj hapsirave mes dhėmbėsh nervavdekur. Vijnė e pėrplasen me zhurmė mbi fytyrėn tėnde tė vyer qė sa vjen e tingėllon mė fėminore se dje. Po ti prapė buzėqesh. E ndiej, e bėn pėr mua. Bile dhe ti e di qe une e ndiej...
    Mė fal qė s’tė gjeta dot njė shoqe ashtu si di ti... por mos i pri shpresat, se kjo jetė ka mė shume fantazi se ne tė dy sė bashku. Edhe pse nganjėherė kam pėrshtypjen se tipa si ky pronari qė tė ra pėr pjesė e kanė tė pamundur tė duan, kushedi, mbase ndonjė ditė Nevoja pėrdhunon pėrsėri Endrrėn e Vullneti bėhet me njė motėr tė vogėl. Dashuri do e pagėzojmė. Jam i bindur qė Dėshira do tė jetė njė dado e kujdesur pėr tė mbesėn. E imagjinoj qysh tani duke i rendur nga pas me atė buzėqeshjen mamaxhane tė skalitur nė shpėrfytyrė e duke u rrekur t’u pėrgjigjet kėrkesave foshnjore tė Dashurise dy pėr njė. Po s’do tė ketė faj e shkreta. Me gjithė atė shpėrfytyrė qė mbart mbi kafkė s’ka si tė vėjė re gėnjeshtrėn mė tė bukur tė natyrės qė e bėri Dashurinė njė bebe me pamje tė pafajshme qė tė thyen normalet veē me njė gugatje zemre, njėsoj si ato kotelet e ėmbla qė nuk duam t’i lėshojmė nga prehėri duke harruar qė njė ditė do tė shndėrrohen nė dacėr acarues a mace servile.
    Kam pėrshtypjen se gabimisht tė duket vetja i mbathur keq. Po edhe nė qofsh, mos u mėrzit, kam plot kohė tė t’i arrnoj teshat. Kam kohė tė tė arrnoj kėto qė ke nė trup, se ato qė mund tė veshėsh nesėr ti e di dhe unė e ndiej qė janė grisur bashkė me tė djeshmet.
    Mos m’u mėrzit tani, tė lutem, po vetėm fal, po munde.
    Fale njė rob tė vogėl lufte si unė, kapur nga ushtria e madhe e Egos, ndėshkuar mbase mė rėndė nga tė tjerėt se luftoi ca mė ashpėr. Fale kėtė gladiator shpatėthyer qė ndeshet me lolot e oborrit pėr kėnaqsi e konfirmim perandorak. Fale njė dėshmor tė mjerė pa lapidar, rėnė nė kėtė betejė tė shkurtėr e tė heshtur, si plot tė tjerė. Fale kėtė Don Kishot kaluar mbi gomar e veshur tebtil. Fale kėtė sofist tė mjerė qė noton kaq bukur nė halen e jetės.
    Falmė o mik, falmė!
    Falmė nė s’tė nxjerr dot shėtitje lėndinės por e di mirė qė do marrėsh shpatin mė tė thepisur tė malit mė tė shkretė e nuk do shohėsh mė pas porsa tė tė liroj zinxhirėt. Falmė qė tė kam mbyllur nė kėtė kolibe kaq tė dyndur e bosh bashkė. Falmė qė s’tė nxorra njėherė Hėnės sė plotė tė gėrvishje mirė bajamet mes ulėrimave tė tua. “Shhh... se zgjon tė tjerėt, e tė llahtarisur nga vetja vijnė tė tė vrasin pėr fare...”
    Po tė vogėl a mė mban mend? Eh, Ti at’here ishe i madh, shumė i madh. Mė merrje pėr dore e mė fluturoje s’e ndiej dot mė se ku. Unė tani po rritem o Shpirt, ti po zvogėlohesh. Sa mė tepėr shtohen ditėt ndėr kalendarėt e mi, aq mė pak po mbesin tė tuat. Unė po rritem duke socializuar me kėtė jetė, ndėrsa ti rinohesh i pėrgjumur sa vjen e mė larg saj. Thua tė vijė dita kur tė gjendem gjigand e ti tė jesh tretur fare?
    Por dhe ti na ke njė borxh tė dyve ama. Pse vazhdon e mė rri brėnda kur e di fare mire se tė gjitha ato qė do realizohen vetėm nė mė lėnē?
    Nėse nuk je aq katil ndaj mishit e zemėrmirė ndaj vetes, prit! Pritmė ca, tė rend drejt plakjes e ti ndėrkohė drejt foshnjėrisė, derisa tė vijė dita kur dhe ti tė shkosh aty prej nga kam dalė unė.


    p.s.
    Megjithse unė e ndiej dhe ti e di fare mirė se qė tė dy shkojmė nė kahe tė kundėrt, ti tepėr elokuent nė ndienja e unė tepėr memec nė fjalė e vepra pėr t’u marrė vesh midis nesh. Unė tepėr i vogėl pėr tė ndjerė nė lartėsitė e tua e ti tepėr i madh pėr tė parė ēikėrrimat e mia gjigande qė mė la trashėgimi me pėrdhunė kjo natyrė e pjerdhur njerzore.
    Matematikisht rezulton tė takohemi njėherė, diku, nė njė pikė. Nė qoftė e saktė, bėhu gati tė rrokim ca shpatullat. Kam mall pėr ty.

    Tė pėrqafoj tėrthorazi.
    Me admirim, i yti robėrues.

    Michigan 2002
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Ndjehem edhe une i varfer,per te mos thene lakuriq ne ndjenja e mendime,per te gjetur fjalet e duhura mes mijarave fjale,te te uroj dhe pershendes.
    Bukur shume bukur.
    Je gjigand,si ne poezi edhe ne proze,te pakten per mua.
    Shyqyr qe e prure koken,se kisha kohe pa te lexuar.

    Respekte .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Lakuriq

    Sytė i kam tė zėnė prej balukeve tė Dhimbjes (deri aty ka hipur e poshtra)...
    Unė them ...ka zbritur...
    mbase ndonjė ditė Nevoja pėrdhunon pėrsėri Endrrėn e Vullneti bėhet me njė motėr tė vogėl. Dashuri do e pagėzojmė
    me idenė qė Dashuria nuk lind prej pėrdhunimit tė duhet njė lidhje tjetėr me njė fjalė qė unė nuk e di por tė takon ta gjesh
    Nuk ke pse i mban ato tre fjalėt e ndyra, je duke shkruar njė letėr, qė tė jep kohė tė mendohesh e jo duke folur me tjetrin qė tė lejon mė tepėr shtigje shfrimi.
    Nuk shkruan pėr tė gjithė; ata qė lexojnė pyesin “ē’thotė ky?” e patjetėr ndėrrojnė temė, ata qė dinė si tė lexojnė nuk do habiteshin (mbase tė kanė lexuar tek “Kur shkrimtari...”), por nėse sėrish do ndaheshin nė dysh pėr ato qė thua ma merr mendja do bashkoheshin pėr faktin si i thua.

  4. #4
    Thx Kolomb.


    E di qe dhe mua po me pelqen "zbritja" e dhimbjes D D?
    Nga "teza Dashurore" s'me vjen te leviz pasi une flas per ate qe shumica e emerton dashuri.
    Padyshim qe nese do ia rishkruaja sot kete leter shpirtit mund ta ndryshoja pothuaj komplet e te shfreja kushedi se c'fare, por ate e kam shkruar mbi nje vit me pare... dhe sikur t'a rishkruaj sot jam i bindur qe mot do te gjej plot per te ndryshuar...
    Jam i te njejtit mendim me ty persa i perket faktit qe lexuesi ndahet por nuk bie dakort per sa i perket momentit te ndarjes ama. Me pelqen te besoj se shkak per ndarjen e lexuesve do te behet menyra si i servir gjerat dhe lenda e servrur do te jete ajo qe ka per t'i bashkuar.

    Faleminderit shume Dasaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 09-10-2003 mė 02:37
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Sokol, pergezimet e mia. Eshte nje veper shume e bukur, melodioze, dhe shume realiste per disa... e disa tjere. Mua me ka prekur shume, ndoshta pse edhe vete ndiehem ashtu, apo se, e kam kuptuar ate qe ke dashur ta thoshe. Kuptohet, e kam kuptuar sipas menyres sime, qe edhe i shton bukurine shkrimit.

    te flm.

  6. #6

    Re: Retush

    Po ti prapė buzėqesh. E ndiej, e bėn pėr mua. Bile dhe ti e di qe une e ndiej...
    Faleminderoju roberuesit per buzeqeshjen.. (ndoshta) e ke ngaqe je nder Don Kishotet me te dashur qe ai ka roberuar, e ndoshta eshte vetem nje buzeqeshje foshnjore e tij..

    S'kisha lexuar ndonjehere leter dygishtore te thurur si kjo: art, psikollogji e fillozofi. Komplimente Sokol

  7. #7
    Falenderime te dyve ASD dhe Sterolla.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Interesant..gjeja me mire qe mund te beje njeriu modern eshte ti shkruaje nje email vetes cdo mengjes....

    Kriza'n tem---se shpejti online

    )

  9. #9
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Dy here urime Sokol!
    Per shkrimin e arrire dhe per botimin e tij ne ARS.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #10
    Faleminderit per urimet si dhe per lajmin e mire Shiu.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •