Lakuriq
Megjithse teorikisht ne tė dy duhet tė jemi shumė pranė, bile mė pranė se ēdo gjė tjetėr, unė e ndiej dhe ti e di sa larg gjendemi tani. Meqėnėse rruga pėr tek ti o shpirt mė ėshtė tepėr e gjatė, mbase dhe me rreziqe, po bėj sikur i bindem kohės e mė mirė po tė ēoj dy gisht letėr.
Nuk po nis tė tė pyes si je e si ia ēon pasi kėto gjėra i ndiej fare mirė po ashtu si ndiej dhe qė tė kam lėnduar. U bė kohė qė nuk tė pėrgjigjem. Shpesh shtirem sikur nuk i dėgjoj rėnkimet e tua rrėzė veshit. Ke kohė qė mėrmėrit sa vjen e mė mekur, si i sėmuri nė ethe, pa patur ndėrmend tė pushosh. Ka kohė qė tė injoroj, megjithse unė e ndiej dhe ti e di se dhembim sė bashku. Edhe pse zhurmat e jetės qė na bashkoi mė kumbojnė pėrditė fuqishėm veshėve tė mėndjes, vazhdoj tė ta dėgjoj tė qarėn, qė ēuditėrisht sa vjen e bėhet mė fėminore. Detyrohem ti zė dhe me duar, pėr mos tė tė ndjerė ty, se dhėmbim tė dy.
Ti e di dhe unė e ndiej qė mė shum borxh tė kam se mė ke. E vetmja gjė qė mund tė bėj pėr ne ėshtė tė tė lutem tė mė falėsh o Shpirt. Mė fal qė kam lėnė Nevojen tė tė lidhė kaq keq me zinxhirėt e saj. Tė vrasin, e ndiej! E shoh pėrherė nė kuisjet e tua, kur tė shtrėngoj zinxhirėt qė nuk u ndryshkėrkan kurrė, mbase liruar pa dashje ndonjė momenti delirimi.
Falmė pėr tė gjitha herėt qė tė kam shtyrė tė durosh kamzhikun e Vullnetit. Nuk e dija qė ai hale Vullnet paskėsh qėnė njė dobiē konceptuar ditėn qė Nevoja pėrdhunoi Endrrėn nė sy tė sė motrės, Dėshirės. Dėshira qe motake asokohe e u traumatizua rėndė. Qysh atherė ajo ska mė fytyrė por shpėrfytyrė. Padyshim qė Dėshira po rritet, shpėrfytyra po ashtu, nė proporcion tė rregullt me orekset e saj qė nuk u shkulkan prej themeleve tė natyrės sime. Njimend thua do tė vijė dita kur shpėrfytyra tė rritet nė atė masė sa tė pasqyrojė gjithė shėmtitė nė njė pulitje sysh, nuhasė ēdo vrimė tė qelbur tė kėtij universi me njė tendosje flegrash, kafshojė gjithēka me njė bashkim nofullash pėr ti pėrtypur mė pas nė njė mbllaēitje tė vetme. Por ti ama smė ke vėn re kur tė mbyll gojėn pėrditė me shtupa materializmi. Sytė i kam tė zėnė prej balukeve tė Dhimbjes (deri aty ka hipur e poshtra)... nuk tė shoh dot ashtu.
Mė fal qė tė tėrheq zvarrė sokaqeve tė zbrazur e tė servir pėr ėmbėlsirė ēorba kazanėsh gatuar ti e di se ku. Falmė qė tė detyroj tė ulesh pranė shpirtrash pa shpirt, bile dhe tu buzėqeshėsh, tu japėsh dorėn e copėza tė vetes. Ti e di mirė qė ato fjalė e mendime qė tė vijnė pėrkundrejt ndjekin atė rrugėn tradicionale qė ti e urren aq shumė. Tė lindura ti e di dhe unė e ndiej se ku, brumosen pas balleve pėrtacė tė parrudhur mirė pėr tė dalė pastaj hapsirave mes dhėmbėsh nervavdekur. Vijnė e pėrplasen me zhurmė mbi fytyrėn tėnde tė vyer qė sa vjen e tingėllon mė fėminore se dje. Po ti prapė buzėqesh. E ndiej, e bėn pėr mua. Bile dhe ti e di qe une e ndiej...
Mė fal qė stė gjeta dot njė shoqe ashtu si di ti... por mos i pri shpresat, se kjo jetė ka mė shume fantazi se ne tė dy sė bashku. Edhe pse nganjėherė kam pėrshtypjen se tipa si ky pronari qė tė ra pėr pjesė e kanė tė pamundur tė duan, kushedi, mbase ndonjė ditė Nevoja pėrdhunon pėrsėri Endrrėn e Vullneti bėhet me njė motėr tė vogėl. Dashuri do e pagėzojmė. Jam i bindur qė Dėshira do tė jetė njė dado e kujdesur pėr tė mbesėn. E imagjinoj qysh tani duke i rendur nga pas me atė buzėqeshjen mamaxhane tė skalitur nė shpėrfytyrė e duke u rrekur tu pėrgjigjet kėrkesave foshnjore tė Dashurise dy pėr njė. Po sdo tė ketė faj e shkreta. Me gjithė atė shpėrfytyrė qė mbart mbi kafkė ska si tė vėjė re gėnjeshtrėn mė tė bukur tė natyrės qė e bėri Dashurinė njė bebe me pamje tė pafajshme qė tė thyen normalet veē me njė gugatje zemre, njėsoj si ato kotelet e ėmbla qė nuk duam ti lėshojmė nga prehėri duke harruar qė njė ditė do tė shndėrrohen nė dacėr acarues a mace servile.
Kam pėrshtypjen se gabimisht tė duket vetja i mbathur keq. Po edhe nė qofsh, mos u mėrzit, kam plot kohė tė ti arrnoj teshat. Kam kohė tė tė arrnoj kėto qė ke nė trup, se ato qė mund tė veshėsh nesėr ti e di dhe unė e ndiej qė janė grisur bashkė me tė djeshmet.
Mos mu mėrzit tani, tė lutem, po vetėm fal, po munde.
Fale njė rob tė vogėl lufte si unė, kapur nga ushtria e madhe e Egos, ndėshkuar mbase mė rėndė nga tė tjerėt se luftoi ca mė ashpėr. Fale kėtė gladiator shpatėthyer qė ndeshet me lolot e oborrit pėr kėnaqsi e konfirmim perandorak. Fale njė dėshmor tė mjerė pa lapidar, rėnė nė kėtė betejė tė shkurtėr e tė heshtur, si plot tė tjerė. Fale kėtė Don Kishot kaluar mbi gomar e veshur tebtil. Fale kėtė sofist tė mjerė qė noton kaq bukur nė halen e jetės.
Falmė o mik, falmė!
Falmė nė stė nxjerr dot shėtitje lėndinės por e di mirė qė do marrėsh shpatin mė tė thepisur tė malit mė tė shkretė e nuk do shohėsh mė pas porsa tė tė liroj zinxhirėt. Falmė qė tė kam mbyllur nė kėtė kolibe kaq tė dyndur e bosh bashkė. Falmė qė stė nxorra njėherė Hėnės sė plotė tė gėrvishje mirė bajamet mes ulėrimave tė tua. Shhh... se zgjon tė tjerėt, e tė llahtarisur nga vetja vijnė tė tė vrasin pėr fare...
Po tė vogėl a mė mban mend? Eh, Ti athere ishe i madh, shumė i madh. Mė merrje pėr dore e mė fluturoje se ndiej dot mė se ku. Unė tani po rritem o Shpirt, ti po zvogėlohesh. Sa mė tepėr shtohen ditėt ndėr kalendarėt e mi, aq mė pak po mbesin tė tuat. Unė po rritem duke socializuar me kėtė jetė, ndėrsa ti rinohesh i pėrgjumur sa vjen e mė larg saj. Thua tė vijė dita kur tė gjendem gjigand e ti tė jesh tretur fare?
Por dhe ti na ke njė borxh tė dyve ama. Pse vazhdon e mė rri brėnda kur e di fare mire se tė gjitha ato qė do realizohen vetėm nė mė lėnē?
Nėse nuk je aq katil ndaj mishit e zemėrmirė ndaj vetes, prit! Pritmė ca, tė rend drejt plakjes e ti ndėrkohė drejt foshnjėrisė, derisa tė vijė dita kur dhe ti tė shkosh aty prej nga kam dalė unė.
p.s.
Megjithse unė e ndiej dhe ti e di fare mirė se qė tė dy shkojmė nė kahe tė kundėrt, ti tepėr elokuent nė ndienja e unė tepėr memec nė fjalė e vepra pėr tu marrė vesh midis nesh. Unė tepėr i vogėl pėr tė ndjerė nė lartėsitė e tua e ti tepėr i madh pėr tė parė ēikėrrimat e mia gjigande qė mė la trashėgimi me pėrdhunė kjo natyrė e pjerdhur njerzore.
Matematikisht rezulton tė takohemi njėherė, diku, nė njė pikė. Nė qoftė e saktė, bėhu gati tė rrokim ca shpatullat. Kam mall pėr ty.
Tė pėrqafoj tėrthorazi.
Me admirim, i yti robėrues.
Michigan 2002
Krijoni Kontakt