Sokrati shqiptar, i rikthyer pas "syrgjynosjes"
Zefina Hasani
I rreckosur e i thinjur u shfaq nė sytė e fukarenjve, e njerėzve tė lėnė nė mėshirė tė fatit, e njerėzve qė janė tė pafuqishėm pėrballė abuzimeve qė bėjnė ata, tė plotfuqishmit. I hodhi hapat mbi skenėn e Butrintit shoqėruar me 70 vitet e jetės sė Sokratit dhe gjithė filozofinė e tij pėr tė mėshiruar edhe njė herė gjithė ata qė janė nė pushtet, gjithė ata qė dridhen dhe kanė frikė nga ndryshimet ndėrsa tė tjerėt, qė janė tė pėrmbysur i ėndėrrojnė kėto ndryshime dhe pėrpiqen t'i arrijnė ato me ēdo mjet pėr tė thirrur edhe njė herė me tė madhe dhembjen ndaj tė shkretit popull qė qėndron nė mes dhe paguan dėmet dhe haraēet, qė njėlloj heq e vuan edhe kur pushteti quhet diktaturė edhe kur quhet demokraci.
* * *
Mbushur me kėtė mllef, Mirush Kabashi rėnkonte, ulėrinte, nėnqeshte dhe tallej me degjenerimin e shoqėrisė, shkaktuar kjo nga poshtėrsia dhe mbrapshtėsia e udhėheqėsve. Mllefi nuk ishte mė shumė pėr kohėn e Sokratit sesa pėr kohėn nė tė cilėn dhe vetė Kabashi pėrjetoi. Thirrjet nuk ishin mė shumė pėr popullin e Athinės sesa pėr popullin e tij, njė pjesė tė tė cilit e kishte aty nė shkallėt e teatrit antik tė Butrintit (nė natėn e fundit tė festivalit ndėrkombėtar teatror "Butrinti 2000")
Ndaj dhe 70 vitet e Sokratit, ndaj dhe gjithė folozofia e tij i kishin rėnduar shumė mbi supe aktorit, e kishin frikėsuar dhe e kishin raskapitur aq sa nė ēastet e fundit, fshehur pas mureve tė Butrintit, kėmbėt i ishin dridhur dhe duart po ashtu a thua se e kishte pėr herė tė parė daljen nė njė skenė, interpretimin e "Apologjisė sė vėrtetė tė Sokratit". Ashtu tejet i emocionuar u shfaq nė skenė, gjithsesi. E pėrcolli mesazhin qė kish dashur tė jepte pėr popullin e tij, me ato pak ndryshime qė i kishte bėrė "Apologjisė sė Sokratit". Nėn petkun e viktimės u helmua dhe vdiq (i dėnuar nga tė plotfuqishmit).
E la pas botėn e hiēit pėr tė shkuar nė njė tjetėr botė tė hiēit.
* * *
Pas "vdekjes", Mirush Kabashi u shfaq sėrish nė skenė ndėrsa duartrokitjet nuk kishin tė sosur. Mori nė duar simbolin e festivalit dhe njė tufė tė madhe me lule. Kėtė tė fundit ia dhuroi Kadri Roshit. Tė pėrqafuar fort pas njėri-tjetrit, artistėt qėndruan gjatė nė skenė duke shkaktuar kėshtu duartokitje edhe mė tė mėdha, emocione edhe mė tė forta. Mirush Kabashi qante. Edhe sytė e Kadri Roshit ishin tė mbushur me lot ndėrsa ikte me hapa tė ngadaltė nga skena e Butrintit.
Kjo ishte dhe finalja e edicionit tė tretė tė festivalit ndėrkombėtar tė teatrove "Butrinti 2000".
* * *
Vetėm pak kohė mė pas, Mirush Kabashi, i zhveshur tashmė nga "rreckat e arnuara" tė Sokratit, u ul nė tryezėn e konferencės pėr shtyp, pėrballė artistėve pjesėmarrės nė kėtė festival dhe nisi tė rrėfehet pėr gjithė ēfarė kishte pėrjetuar nė atė natė jo vetėm si aktor por dhe si njė pėrfaqėsues nė kėtė festival tė Teatrit Kombėtar.
Sokrati (shqiptar) nė katėr vitet e mohimit
Mirush Kabashi e kishte marrė nė duar "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit" shkruar nga Kostas Varnalis, shumė vite mė parė. Sė pari, i tėrhequr nga filozofia qė vėrtitej nė atė vepėr. E mendonte nė ato kohė qė tė realizonte diēka skenike me atė filozofi por atėherė ishte thjesht njė dėshirė e rrėmbyer dhe kaq. Mė pas, ndėrsa kohėt trazoheshin, ndėrsa filozofia e Sokratit i pėrplasej syve orė e ēast udhėve tė Shqipėrisė, dėshira u bė fiksim nxitur nga njė inat qytetar pėr t'i dhėnė njė shuplakė tė rėndė politikanėve qė po ēorodisnin kohėt. E nisi ndėrkaq punėn pėr tė bėrė njė shfaqje me "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit" jo me pretendimin artistik por me qėllimin e pėrcjelljes sė njė mesazhi tė fuqishėm nga goja e njė artisti tė thjeshtė. Fillimisht u mor me tekstin pėr tė futur brenda tij ca copėza tė jetės shqiptare (ato i dukeshin shumė tė ngjashme me ato qė Sokrati kishte pėrfolur me ironinė therėse dhe me akuzat e tij tė hapura). E pati gati veprėn (e pėrshtatur) atėherė kur dyert e Teatrit Kombėtar ishin mbyllur nga kriza qė po kalonte vendi. E megjithatė Kabashi nuk e la nė mes punėn me Sokratin. Mundohej ta ndėrtonte brenda vetes atė figurė sepse e dinte qė njė ditė Sokrati i tij do tė ngjitej nė skenė. Atėherė kur besoi se diēka kishte bėrė, nuk qėndroi mė i mbyllur nė kėtė dėshirė. Regjisorit Gėzim Kame ia besoi sė pari ndėr duar "Sokratin". Ishte nxitja e regjisorit ajo qė e bėri Kabashin tė merrej edhe mė seriozisht me dėshirėn e heshtur. Punuan sė bashku pėr tė realizuar monodramėn me njė rrėfyes (Andon Qezarin) dhe me njė monitor ku do tė shfaqej njė vajzė e bukur e lozonjare (Inis Gjoni). Ndėrsa dyert e Teatrit Kombėtar vazhdonin tė ishin tė kyēura nė njė ndėr studiot e tij Mirush Kabashi dhe Gėzim Kame ndėrtonin pak e nga pak "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit". Gjithė ēfarė mundėn tė bėnin, arritėn ta shfaqnin pėr spektatorin nė vitin 1997, vetėm pak ditė para zgjedhjeve tė qershorit. Dy herė u shfaq nė skenėn e Teatrit Kombėtar ajo apologji njė herė pėr publikun e thjeshtė dhe ca ditė mė pas pėr politikanėt e ftuar enkas pėr tė parė e pėr tė dėgjuar akuzat e Sokratit, ironinė dhe talljen e tij ndaj "tė plotfuqishmėve". Pati dhe njė shans tė mirė jashtė asaj skene. Nė po atė vit u shfaq edhe nė festivalin e IX ndėrkombėtar tė teatrit eksperimental nė Kairo duke pėrfaqėsuar atje Teatrin Kombėtar shqiptar. Atje Mirush Kabashi fitoi dhe ēmimin "Aktori mė i mirė". Pas kėsaj monodramės sė Mirush Kabashit iu mbyllėn dyert. Politikanėt ishin trembur nga ajo "Apologji e Sokratit" ndaj dhe ia mohuan tė drejtėn e rrėfimit Mirush Kabashit. E nuk u mjaftuan me kaq. E pushuan nga puna (nė ato kohė punonte nė Televizionin publik shqiptar). Dhe vetė Kabashi nėnqeshte me gjithė atė qė po ndodhte-"Gjithsesi e qetėsoja veten duke menduar se Sokratin e helmuan pėr gjithė ato qė tha ndėrsa mua vetėm mė pushuan nga puna dhe mė mbyllėn dyert",-thotė Kabashi duke e pėrmbledhur me kaq gjithė atė kohė qė ka kaluar tashmė. Nuk dėshiron tė flasė shumė pėr tė veēse nuk mundet tė lėrė pa thėnė-"E kam pėrjetuar shumė keq aq sa kur mė thanė se duhej tė prezantoja Teatrin Kombėtar nė festivalin e Butrintit, pikėrisht me "Apologjinė e vėrtetė tė Sokratit" mė dukej se nuk do mundesha kurrė. Ishin plot katėr vjet qė isha shkėputur prej tij dhe nuk isha i sigurtė nėse do arrija ta shfaqja nė skenė ashtu si herėn e parė"-Kjo frikė e shoqėroi pėrgjatė gjithė ditėve tė festivalit. Punonte vazhdimisht me tekstin, sa herė qė mbetej vetėm me veten e tij. Nė ēdo natė qė hidhte kėmbėt nė Butrint (pėr tė ndjekur trupat e tjerė) ndiente se si emocioni e hante pak e nga pak nga brenda, ndėrsa ditėt iknin e ndėrsa radha po i vinte "Sokratit". E kur ajo ditė erdhi, Mirush Kabashi i la tė gjitha, edhe pushimin edhe takimin me miqtė e tjerė edhe plazhin nė orėt e mesditės. Qėndonte vetėm me "Sokratin" duke shfrytėzuar gjithė orėt e ditės pėr tė bėrė provat nė skenėn e Butrintit. E nė fund, kur "Apologjia " ishte rrėfyer, kur festivali kishte mbaruar, i ulur nė tryezėn e konferencės pėr shtyp u shpreh se edhe pas katėr vjetėsh, fuqia e Sokratit kishte mbetur e pa prekur brenda tij. Emocioni qė ai i ngjall nuk ishte cėnuar. Kjo dukej qartė, nė sytė qė kishin mbetur tė pėrlotur edhe pas shfaqjes.
Krijoni Kontakt