Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50

Tema: Kadri Roshi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e {Jeff}
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    Shattered DrEaMs
    Postime
    3

    Unhappy Kadri Roshi

    Aktori i madh shqiptar Kadri Roshi eshte ne gjendje teper te renduar shendetesore. Ai eshte i shtruar prej 10 ditesh ne qendrat e reabilitimit ne shpitalin ushtarak. Thuhet se ka humbur shume peshe edhe duke pare qe ka edhe nje anoreksi te theksuar dyshohet per nje situate te veshtire te tij. Gjithashtu edhe mosha e thyer 79 vjecare e aktorit nuk e ndihmon ate te luftoje semundjen.

    Gjate ketyre 10 diteve rehabilitim aktori popullor ka marre shume vizita nga personalitete te ndryshme te artit edhe politikes shqipetare. Ministrat e kultures edhe shendetesise e kane vizituar gjithashtu. Nga te fundit qe e vizituan ishin Mirush Kabashi. Kadriu rri ne krevatin e spitalit edhe tymos nje e nga nje cigaret Slims. Kujton koherat e skenes edhe thekson qe roli me i dashur per te ishte plaku Mere. Gjithashtu nuk i shmanget dot as politikes ku komenton situaten Ngjela-Rama..

    Kushdo qe e viziton sjell te njejtin mesazh Te qofte e shkuar kadri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 07-10-2003 mė 13:49
    If i wanted you dead you would be. (A man apart)

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Uroj dhe shpresoj sa me pak dhembje,e rikthim te plote te shendetin,per nje nga GJIGANTET e kinematografise dhe skenes shqiptare.
    Jane te pakta fjalet te shprehesh mirnjohjen per te madhin Kadri Roshi.i skalitur ne zemrat e mendjet tona,mes roleve te paperseritshme,te mrekullueshme .
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Aktor i rralle e i paperseritshem, i uroj sherim te shpejte.

  4. #4
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432

    Lightbulb Kadri Rroshi

    Aktori feston pėrvjetorin e lindjes sot nė mbrėmje nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Retrospektiva e karrierės sė Kadri Roshit, i cili kulmin e vet e pati nė kinematografi nė mesin e viteve ‘80

    Kadri Roshi, nė vitin e tetėdhjetė

    Pas anoreksisė dhe lodhjes trupore, nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Kadri Roshi nuk vjen pėr tė rimarrė historinė e roleve qė e ndėrpreu me Ezopin nė mesin e viteve ‘90-tė, aty tek “Dhelpra dhe rrushtė”, por pėr tė festuar tetėdhjetėvjetorin e lindjes.
    Sot nė mbrėmje aktori shoqėrohet me retrospektivėn kinematografike qė do tė shfaqet nė ekranin e Teatrit. Drejtori i TK-sė, Kiēo Londo, ka bėrė tė ditur se ky takim me Kadri Roshin ėshtė menduar si njė bashkėbisedim i lirė me tė pranishmit artistė rreth krijimtarisė sė tij nė kinema dhe teatėr. “Eshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe kjo na gėzon. Do ta kemi mes nesh pėr tė festuar 80-vjetorin e lindjes”,- thotė Londo. Aktori i njohur ka kaluar njė gjėndje tė rėnduar shėndetėsore kėtė vjeshtė dhe nga shtrati i pavionit nė spitalin ushtarak do tė deklaronte se nuk shpresonte tė ngjitej mė nė skenė.
    Kur gjendja e tij nuk jepte asnjė shenjė pėrmirėsimi, Ministria e Shėndetėsisė mori pėrsipėr kurimin e aktorit nė njė nga klinikat e Ankarasė, nė Turqi. “Syri magjik”, filmi i fundit regjisorit Kujtim Ēashku e ktheu sėrish nė sheshxhirim Roshin, por pėr kėtė fakt nuk do tė jepej asnjė koment.
    Karriera e tij pati njė ndėrpreje tė njėkohshme si nė teatėr dhe nė kinema, edhe pse deri vonė ka qenė njė artist i kėrkuar nga kineastėt. Krijimtaria e tij dallohet pėr natyrshmėrinė qė iu ka dhėnė roleve dramatikė, njė dimension qė shpesh ėshtė teatralizuar, skematizuar dhe artificializuar nga artistėt shqiptarė, qoftė nė kinema, qoftė nė teatėr. I lindur nė Ballsh nė vitin 1924, nga prindėr gjirokastritė, formimi i Roshit nuk vjen nga ndonjė akademi aktrimi, apo manteli i mjeshtėrisė sė aktrimit rus tė Stanislavkit, nėpėr tė cilin kanė kaluar breza aktorėsh. Skena e Teatrit Popullor, ku pėr herė tė parė nė vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkollė e tij.
    Dhe sot nė moshėn 80- vjeēare, bėhet mė shumė se gjysmėshekulli nga dalja nė skenė. Nė historinė e kinemasė janė 30 role qė mbajnė firmėn e tij, ndėrsa nė teatėr rreth 100, nga cilėt mjafton tė kujtojmė interpretimet tek “Halili dhe Hajria”, “Revizori”, “Familja e peshkatarit”, “Arturo Ui”, “Kohė e ēmendur”, “Dhelpra dhe rrushtė” ku roli i paharruar i Ezopit pėrkrah aktores Luiza Xhuvani, ėshtė nga tė fundmit nė skenėn e teatrit. Nuk mund tė mohosh faktin se portretin e tij e fiksoi nė kujtesėn e publikut mė tepėr se teatri, kinemaja, nga arkivi i sė cilės do tė shfaqen disa fragmente tė zgjedhur, role ku Roshi duket se interpreton me lėkurėn e vet mė shumė se sa me atė tė personazhit. Kujtojmė filmat “Lulėkuqe mbi mure”. Pėr interpretimin nė rolin e kujdestarit ai vlerėsohet nė Festivalin e Dytė tė Filmit Shqiptar nė vitin 1977, me ēmimin special tė aktorit mė tė mirė, bashkė me Timo Fllokon e Agim Qirjaqin. Kėtė ēmim e merr sėrish mė 1981 pėr rolin e mėsuesit patriot nė filmin “Liri a vdekje”, dhe dy vjet mė pas, pėr interpretimin tek “Era e ngrohtė e thellėsive”. Me protagonizmin tek “Gjeneral gramafoni”, “Kėshilltarėt”, “Njeriu me top”, mund tė thuhet se mesi i viteve ‘80-tė prek zenitin e karrierės sė aktorit.
    Nė njė nga ato ditėt e shėndetit tė pėrkeqėsuar ai do deklaronte se nga intepretimi tek filmi i regjisorit Viktor Gjika, “Njeriu me top” ai realizoi rolin e karrierės: “Plaku Mere, ėshtė kurora e roleve tė mi. Atė e kam ndėrtuar vetė nga e para, si kam ditur.”
    Nė njė kohė kur gjithė kinematė ishin shkatėrruar dhe frynte era e euforisė sė mirėqėnies jetėshkurtėr nga firmat piramidale, Kadri Roshi merr Kupėn e Karrierės nė Festivalin e Dhjetė tė Filmit Shqiptar, nė vitin 1995. Kishte interpretuar nė njė nga rolet e fundit tė karrierės kinematografike tek “Kolonel Bunker”.
    Roshi ėshtė “Nder i Kombit” prej vitit 1998, njė titull dhėnė nga Presidenti i Republikės
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FJORIN : 05-01-2004 mė 06:41
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e rudi c33
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    280
    I madhi Kadri Roshi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    skyline

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    aktoret e medhenj te kohes

    Shume shqiptare nuk e njohin personalisht Kadri Roshin po e njohin nga rolet e tij ne filmin shqiptar qe pa dyshim vleresojn talentin e tij.Njeriu eshte kompleks.Ne shqiperi ne ato vite qe gje e madhe te beje filma e te ishe aktor e kuptohet si kudo aktoret kishin dhe nje jete me te mire.Po ne ate kohe ca njerez kane luajtur ca filma,ca filma real [e nje pjes e tyre e pa regjistruar] e i kane luajtur me jeten e tyre.Ca filma tragjik qe fillonin qe me jeten e spacit per nje intelektual perendimor e deri te pushkatimet e internimet.E keta qene aktoret real te asaj kohe qe ndoshta sot nuk u feston ndonje njeri 80 vjetorin e kaluar mes filmave te gjate 10,20,25 vjecare.

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Gjigandi i kinematografise shqiptare.Perulem gjithe respekt para ketij aktori te madh,me role te paharruarra.
    Vitet ndoshda do kalojne ,por veshtire te shohim serisht ne skenen shqiptare aktore te tille.
    Per mua Kadri Roshi eshte i paperseritshem.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kadri Roshi

    Eshte ndare nga jeta ne moshen 83 vjecare aktori i madh shqiptar i skenes dhe i ekranit, artisti i popullit, Kadri Roshi.

    Artisti i madh u shua ne Tirane , ku kaloi dhe ditet e fundit te jetes se tij. Emri i Kadri Roshit eshte nje kolos per filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura te spikatura qe nuk do te harrohen kurre. Mendimtari grek Ezopi, kujdestari tek ”Lulekuqet mbi mure”, plaku Mere tek ”Njeriu me top” dhe dhjetra role te tjera mbeten te pashlyera ne kujtesen e shikuesve shqiptare te te ghjitha brezave. Kadri Roshi ka krijuar ne skene dhe ekran nje galeri me rreth 180 role. Ai, e filloi karrierėn e tij si aktor nė Teatrin Popullor nė moshėn 21-vjeēare duke qene ne nder krijuesit e ketij teatri. Kadri Roshi njihet dhe si protagonist i filmit tė parė artistik shqiptar "Tana". Nė krah ka patur gjatė gjithė kohės aktorėt e brezit tė tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Kadri Roshi mbante titullin ”Nderi i Kombit”.

    A1 TELEVISION
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Humbje e madhe.
    Ngushellime familjareve dhe gjithe shqiptareve!

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Si u tha edhe me siper ishte nje nga koloset e teatrit dhe filmit shqiptar .
    Me vjen shume keq per vdekjen e tij...
    Ngushellime familjes dhe dashamiresve te tij.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •