Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 63 prej 63
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Mbase kemi shkas qė ta zhvillojmė njė "metadebat" pėr vet debatin: si zhvillohen duelet verbale te ky log kuvendi. Por pastaj do tė dėshiroja qė tė kthehemi nė temė.

    Mendoj qė argumentimi kėtu vuan nga tri gjėra. E para ėshtė, si rėndom, ajo qė postuesit nuk i lexojnė shkrimet e mėparshme. Nuk e di sa besimtarė gjer tani kanė shkruar - dhe kanė pritur pėrgjegje tė pėrkushtuar - nė variacionin "e mira prej Zotit, e keqja prej njeriut", pa shtuar asgjė tė re qė nga postimet e para: ndonėse ky argument me gjithė nėnvariacionet e veta ėshtė ballafaquar tashmė sa e sa herė. Mendoj qė e do mirėsjellja forumiste qė t'i lexosh sė pari shkresat e mėherėshme, para se tė shkruash diēka vet. (Refleksion personal: Nėse mė ka plasur ndonjėherė nga kjo, e jam pėrgjegjur jo me atė pėrkushtim qė e kėrkon megjithatė vendi e kuvendi - mė duket qė kjo ishte pyka e Studentit Blu - ahere mė vjen keq, e kėrkoj ndjesė: por s'ėshtė lehtė tė vesh rrotull tėrė kohėn nė tė njėjtin vend, vetėm pse disa kėtu pėrtojnė t'i lexojnė shkresat mė lart, ose insistojnė qė tema nuk ėshtė sajuar pėr tru njeriu (?!), ose insistojnė qė t'i anashkalojmė aty-kėtu ligjet e logjikės...)

    E dyta, ėshtė njė prirje nga disa besimtarė kėtu, qė nė vend tė spjegimeve vetjake, tė cilat janė objektiv i kėtij logu, tė shkarkojnė citate tė gjata prej librave fetare, tė cilat nuk shtojnė asgjė tė re. Kjo s'ėshtė irrituese si e para, por megjithatė!

    E treta ėshtė toni i ngritur, nganjėherė agresiv, i besimtarėve qė s'merren me temėn, po i japin kėshilla (tė shpeshtėn cenuese) atyre qė i supozojnė si oponentė.

    Unė pėr vete mendoj qė debati te ky log kuvendi ėshtė nė favor tė tė gjithė neve. Duke menduar pėr ēėshtje madhore si kėto, mundet qė edhe ne fisnikėrohemi njė ēikė, nė mendje e nė shpirt. Por debat nuk do tė kishte fare sikur tė ishim tė gjithė tė njė mendjeje, apo jo!

    Si thoni ju?

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Skerdi..
    je nje nga ata persona te cileve i kuptohet ajo qe shkruajne dhe nuk eshte perhere e lehte...
    ne rradhe te pare problemi ketu eshte se kur permend zotin,ka persona qe pergjigjen ne nje menyre irrituese,si thua ti.
    mjafton te lexosh disa tema per te kuptuar livelin e personave qe shkruajn.
    shkruajn hartime te kopjuara nga nje liber,kur une shume mire mund ta lexoj ate liber.me mire dy fjale qe dalin nga masa gri po te pakten jane reale.
    por kur debati degjeneron ne absurditet me mire jepi fund.
    gjithe te mirat
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #63
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje Skerdi!

    Ne radhe te pare te uroj gjithe te mirat, dhe te jesh mire me shendet. E kam ndjekur temen tende deri diku dhe me thene te drejten kam lexuar shumicen e shkrimeve (jo te gjitha), por aq sa kam lexuar e di pak a shume esencen e pyetjes tende.

    Meqenese ke marre shume pergjigje dhe asnjera prej tyre nuk e kenaq kerkesen tende, une do te perpiqem te pergjigjem me nje shembull praktik qe nuk eshte me i godituri, por qe jep nje fare pergjigje. Gjithashtu mendoj se njeriu duhet te jete i hapur per te gjitha llojet e pergjigjeve qe sjellin te tjeret (besimtare ose jo besimtare) dhe mendoj se nje pergjigje 100% bindese askush nuk mund te te sjelle.

    Por le te kthehemi tek shembulli qe dua te te sjell.
    Nuk e di ne se ti e pin duhanin (uroj qe te mos jesh nje i tille), por megjithate besoj se nje paket duhani e ke pare, ose te pakten reklamat qe u behen atyre qe mund ti gjesh ne cdo cep. Po te shikosh nje paket nga ana e jashtme, do te lexosh pothuajse ne te gjitha ato nje (para)lajm(rim) :"Duhani demton rende shendetin", dhe cfare ndodh me njerezit qe pijne duhan, a e marrin ato parasysh kete paralajmerim, a ndikon kjo qe ato te mos e pijne duhanin. Per hir te fakteve duhet te pohojme se ne pothuajse 100% te rasteve ato as qe e cajne koken fare per nje paralajmerim te tille dhe as qe duan t'ja dine per rrezikun qe sjell pirja e duhanit. Perderisa pasojat nuk jane te menjehershme, por duhet kohe qe nikotina e marre nga cigaret te hyje ne veprim, atehere ato i neglizhojne fare keto paralajmerime dhe vazhdojne per hesap te vet. Ka edhe nga ata qe perpiqen ta lene duhanin, por si i thone nje fjale "nuk te le ai me", eshte nje kurth i ngritur me dinakeri, ne fillim e nisin sa per sport, nje cigare ketu, nje atje dhe vjen nje moment kur zihesh ne gracke dhe do te dalesh, por nuk mundesh ( e njejta gje vlen edhe per drogen).

    Cfare dua te them me shembullin e mesiperm? Perendia na ka paralajmeruar ne njerezit per pasojat e mosbindjes ndaj Fjales se Tij. Ai na ka dhene Biblen, Fjalen e Tij, ku na tregon se cfare duhet te bejme qe ti shpetojme kurthit. Ti ne pyetjen tende do te thuash, po mire kur duhani eshte kaq i keq pse Perendia e krijoi ate, a nuk mundte Ai te krijonte nje bote pa duhan, ose pa droge dhe pa gjera te keqija, por vetem me te mira? Kjo pyetje i drejtohet drejtperdrejte Perendise, edhe Jobi (nuk e di a e njeh historine e Jobit qe gjendet ne Bibel, tek libri i Jobit) kishte shume pyetje kunder Perendise per fatkeqesite qe e zune ate pa e ditur shkakun se pse, por kur Jobi pa shenjterine e Perendise qe ju shfaq atij, tha keto fjale:

    1 Atėherė Jobi iu pėrgjigj Zotit dhe tha:
    2 "E pranoj qė mund tė bėsh gjithēka, dhe qė asnjė nga planet e tua nuk mund tė pengohet.
    3 Kush ėshtė ai qė, pa pasur gjykim, errėson mendjen tėnde? Prandaj thashė gjėra qė nuk i kuptoja, gjėra shumė tė larta pėr mua qė nuk i njihja.
    4 Dėgjomė, pra, dhe unė do tė flas; unė do tė tė bėj pyetje dhe ti do tė mė pėrgjigjesh.
    5 Veshi im kishte dėgjuar tė flitej pėr ty por tani syri im tė sheh.
    6 Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".


    Ne njerezit kemi nje problem, kemi humbur dicka shume te rendesishme, kemi prishur maredhenien tone me Krijuesin, kemi rene nga lavdia me te cilen Krijuesi na krijoi, dhe ne duhet te perqendrohemi me shume ne zgjidhjen e problemit tani, se sa te merremi me ceshtjen se pse ekziston problemi. Edhe ajo ka vleren e vet te dime se nga erdhi problemi dhe shkaqet e tij, por me shume vlere ka ta zgjidhim ate, dhe megjithese problemin e kemi krijuar ne vete, Perendia e ka zgjidhur ate per ne, nepermjet Jezu Krishtit. E keqja qe sot ekziston, lufohet dhe zhduket vetem duke besuar tek Biri i Perendise, Zoti Jezu Krisht. Sot bota duket se po arrin ne kulmin e saj te ligesise, por Perendia na ka premtuar ne te ardhmen nje bote pa te ligen, kete duhet te perpiqemi te arrijme.

    E di qe nuk ju pergjigja pyetjes tende ashtu sic do te deshiroje ti, por une mendoj se ka me shume vlere te merresh me problemin qe tashme ekziston se sa me ate se si u krijua ky problem.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė Sufizmi?
    Nga ocean nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-11-2017, 01:42
  2. Mosekzistenca historike e "Muhamedit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-06-2015, 09:29
  3. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •