Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 63
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Albo, or bir, e nise bukur por e bitise me turp; s'prisja prej teje tė bije kaq poshtė.

    Leci: Nėse mendon se e keqja ėshtė njėsoj e fortė si Zoti, ahere s'qenka fetar fare ;-) provo thuaja kėtė, or Lec, klerikėve, nėse do t'u japėsh infarkt nė tru!

  2. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o skerd te shkruajta nje matreial te hollesishem ne dreke por me iku linja me gjithe materialin tani degjo se po te shkruaj shkurt.


    E para do te biem dakort te dy se jemi njerez dhe ne kete bote kemi ardhur pa deshiren tone dhe do ikim pa deshiren tone dhe shume ngjarje ne jete na ndodhin pa deshiruar ne .TI e ke pranuar kete gje dhe asnjeher nuk i ke bere pyetjen .Pse erdha ne kete bote me mire mos te vija? pra ti ketu e pranon vullnetin e Zotit por e keqa jote qendron se deshirosh te mesosh Zotin se si Ai duhet te beje dicka ose si ai te krijonte token duke thene qe ta kishte krijuar pa te keqe.

    Pra nese re dakort me mua qe je njeri dhe duhet te biesh dakort se je i kufizuar dhe se mynyra e perceptimiyty tend per ngjarjet fenomenet mund te jete ndryshe nga dikush tjeter dhe se mund te gabosh si njeri i kufizuar ne qenien tende4.jer dakort me mua besoj deri ketu.

    Ti thua qe Zoti krijoi te keqen ketu jam dakort me ty por ajo qe ti ske kuptuar nga ky krijim i Zotit eshte se a ka urtesi ne krijimin e te keqes.Ateher le te shikojme faktet ose nje analize te shkurter.

    KEmi nje ujk nje lepur dhe barishtet dhe oksigjenin dhe CO2 nese ti shikon ujkun duke ngrene lepurin thua kjo eshte e keqe por mos harro se ky lepur do te hante barishtet dhe ato nuk do te plotesonin ekuilibrin e oksigjenit dhe dioksidit te karbonit.Nga ana tjeter nese lepuri nuk do ti hante do te kishte me shume oksigjen dhe do te kishte nje disekuiliber qe me nje fije shkrepse do te ndodhte shperthim i madh. Pra besoj se e di qe egziston nje ekuiliber midis te mires dhe te keqes ne kete bote nese jo atehere mund te diskutoj ne nje shkrim tjeter.

    E keqa pse egziston

    Per tiu ditur vlera te mires
    Pra egziston varferia qe ti dihet vlera pasurise egziston semundja qe ti dihet vlera shendetit.

    Per tu sprovuar njerzit me keto te dyja me te miren dhe te keqen

    Pra egziston varferia qe te sprovohet njeriu i varfer nese ky do te grabisi apo do te punoje me nder dhe per te pasurine nese ky do te behet mendjemadh dhe do ta shpenzoje pasurine per keq apo do te jete bujar dhe do te jete modest dhe do ta perdori pasurine per mire.

    Egziston e shemtuara qe te dallohet e bukura nese gjithe njerzit do te ishin njesoj si do te dukesh vetja ty kjo per mua eshte "komunizem filozofik" nese do te pretendojme qe te kete vetem te mire sepse ky eshte vullneti i Zotit dhe se ti do apo nuk do je i neshtruar ndaj ketij vullneti .Bej sa duash kerkesa dhe pyetje po kjo eshte gjendja dhe realiteti ne cilin ndodhesh ti dhe gjithesia.Prandaj mos pyet pse su krijova me kater kembe por me dy pse su bera me dy koka por me nje sepse dikush do te thoshte se me dy koka do kisha me shume mend.Pra dorezoja veten vullnetit te Zotit per krijimin qe ai ka bere dhe mundohu te gjesh urtesine ne krijimet e tij.Sepse nese njerzit me perceptime te ndryshme dhe me mendje dituri aftesi te ndryshme do te kerkonin gjera te ndryshme ateher mendoje vete se si do te ishte bota nese do te ishte ne dore te njerzve krijimi.

    Zoti ka krijuar te miren dhe te keqen ne kete bote deri ne njefare kohe por kjo eshte e perkohshme sepse kjo bote nuk eshte qellim i krijimit por eshte nje rruge qe te con tek ajo qe ti deshiron nje bote vetem me te mira pra xhenetin ose parajsen.TE gjitha te keqiat qe jane ne kete bote jane sprove per njezit qe te sprovohen zemrat e njerzve dhe sipas kalimit te sproves do tu jepet grada denimit ose shperblimit do te dallohen punetoret dhe dembelet te diturit dhe te paditurit ne kete bote dhe ne boten tjeter secili do te marre ate qe i takon sipas veprave qe ka kryer me vullnetin etij.Pra nese nuk pranon qe ne te keqen ka te mire ose eshte shkak per kryerjen ete mires ateher me duhet te dialogojme prape.Pra njeriu ben nje te keqe dhe kjo e keqe e con ate qe te beje nje te mire me mbrapa psh pendimi dhe te kujtoje Zotin ateher kjo e keqe u kthye ne te mire per te.


    TAni do te tregoj per cilesite e Zotit

    Zoti eshte i dituri absolut ai di gjithcka dhe asgje nuk eshte jashte dijes se tij.

    Ai e di te shkuaren
    te tashmen
    te ardhmen

    e di ate qe eshte
    e di ate qe seshte po te ishte si do te ishte
    PRa e di si do te ishte bota vetem me te mira dhe pa te keqia pavarsisht se tani nuk eshte keshtu.PRA Zoti i di gjerat para se te ndodhin jo si eshte ne bibek kur thuhet Zoti krijoi driten dhe pastaj e pa se ajo eshte e mire sepse Ai e dinte se si do te ishte ajo para se ta krijonte.kuRSE NJERZIT I MESOJME GJERAT MBAS PERFUNDIMIT TE TYRE SEPSE JEMI TE KUFIZUAR NE DITURI.

    E dyta eshte deshira e Zotit e cila ndahet ne dy grupe per sqarim

    Deshira e qenies
    Deshira e ligjshmerise

    Deshira e qenies eshte qe deshiron Zoti te egzistoje e mira dhe e keqa per shkak qe ti jepet vlera te mires dhe te sprovohen njerzit me keto te dyja.PRa egziston BUkuria dhe e shemtuara qe ti jepet vlera bukurise dhe te sprovohet i bukuri se nese ai do te jete falenderuaes ndaj Zotit apo do te jete perbuzes dhe mendjemadh nese bukurine do ta perdori per mire apo per keq.
    KUrse tek i shemtuari nese ky do te jete durues ndaj caktimit te Zotit dhe do te jetoje me nder dhe sdo te jete inferior ndaj te tjereve.PRA egsiston mishi i derit hde i ujkut qe ti jept vlera mishit te vicit dhe te sprovohen njerzit se ke mish do te hajne dhe a do ti shkatarrojne ato trupat etyre apo jo.


    Deshira e ligjshmerise

    Pra mbasi Zoti lejoi qe te egzistoje e mira dhe e keqa Ai per te mos i lene njerzit ne humbje ne sprovimin e tyre atehere do disa gjera nga ato qe ka krijuar dhe ka urdheruar qe te kryhen ato.PRA Zoti deshiron besimin dhe lutjen qe i kryhet Atij dhe nuk do mosbesimin dyshimin dhe mendjemadhesine.Per kete gje Ai ka prure profete per tia bere te ditur njerzve se cfare Ai deshiron prej tyre qe ato te kryejne.Dhe ne kuran na ka sqaruar se ai eshte Krijuesi i te keqes dhe te mires dhe Allahu nuk urdheron per padrejtesi por Ai urdheron per drejtesi besim sjellje te mire ndaj prinderve largim nga idhujtaria etj megjithese eshte ai qe lejon te ndodhe e keqa per qellimet qe permende3m me lart.


    MBas diturise dhe deshires vjen shkrimi
    MBAsi Zoti e dinte me diturine etij dhe se deshiroi te egzistoje e mira dhe e keqa atehere Ai urdheroi te shkruhej se cfare do te ndodhte deri ne fund te botes.

    MBAs Diturise qe Zoti e dinte se cfare do te ndodhte dhe se cfare do te bente skerdi ose klevisi me vullnetin etij ne kete bote para se te na krijoi ne atehere deshiroi qe te egzistonte e mira dhe e keqa dhe mbasi deshiroi te egzistonin keto i shkruajti ne librin leuhi mahfudh Dhe pasyaj na krijoi ne dhe cdo gjer qe egziston dhe veprat tona duke e ditur se cfare do te kryenim ne me vullnetin tone te lire.Dhe kjo nuk eshte imponim por dituri dhe krijim sipas asaj qe do te zgjidhnim ne me vullnetin tone te lire para se te krijonte gjithcka.

    O skerd ketu i kam rene pak me shkurt nese ke dicka mund te diskutojme prape me pelqen te diskutoj me njerez si ti sepse une perfitoj prej teje e ti prej meje pa keqkuptime

    me respekt klevi

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Klevis 2000 thotė se e keqja ekziston pėr ta spikatur tė mirėn. Ai harron tė na thotė nė se mendon se Zoti qėndron pas tė keqes. Nė se po, ahere u pa puna, argumenti 3) Zoti krejtėsisht i mirė nuk ekzistoka. As argumenti 2) Zoti i gjithėpushtetshėm s'qėndron aq mirė, meqė njė Zot i plotfuqishėm do tė kish gjetur *mėnyra tjera* pėr ta krijuar oksigjenin, e jo veē pėrmes vrasjes sė njė krijese tė pafajshme.

    Nė se jo, ahere bijnė tė gjitha argumentet. E keqja qė ekziston vetvetiu, pa rrjedhur prej Zotit e jashtė kontrollit tė tij, qenka po aq e fortė sa Zoti.

    Shėndet!

  4. #14
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    o skerd dua qe te me kuptosh ne ate qe shkruaj

    E keqa nuk ka mundsi ta kete krijuar dikush tjeter sepse do te na dilte nje Zot tjeter pastaj.Ketu jemi dakort besoj TE DY.

    E keqa nuk eshte teresisht e keqe ajo ka brenda saj te miren qe duhet te meditosh ne urtesine e krijimin e te keqes.

    PERCEPTIMI I NDRYSHEM

    Nese ti do ta quash semundjen te keqe une do ta quaj te mire sepse me tregon se sai dobet jam si krijese dhe se me nxit per te lutur Zotin per sherimin tim dhe me ane te kesaj semundje Zoti me fal gabimet e meparshme.Mynyrae konceptimit tend te keqes te obligon arsyen tende qe ajo te dali e keqe.

    E keqa eshte pasoje e kryerjes se veprimeve nga VETE njerzit.

    Pra sic ta shpjegova dhe me pare qe Zoti e dinte se cdo beje ti me vullnetin tend te lire para se te krijonte te mirat dhe te keqiat qe do te zgjidhje ne jete dhe mbasi e dinte per veprate tuaj te vullnetshme te krijoi ty dhe veprat e tuaja.Ti nuk je engjell qe te krijonte pa te keqe sepse ateher ti dhe shume filozofe qe pyesin aty ku llogjika sduhet te hyje do thonit pse me beri engjell dhe sme la me vullnet te lire te zgjedh .
    Per kete thote Allahu ne kuran
    "JU mund te doni dicka e ajo mund te jete e keqe per ju dhe mund te urreni dicka e ajo mund te jete e mire per ju"
    OSe
    "Nese ju vjen ndonje e mire falenderoni Zotin e nese ju vjen ndonje e keqe atehere shikoni tek vetet e juaja

    ose hadithi
    "Jam cuditur me punen e besimtarit sa here i vjen ndonje e mire ai falenderon dhe kjo eshte miresi per te dhe sa here vjen ndonje e keqe ai ben durim dhe kjo eshte miresi per te".

    Po te marr nje shembull nese ty te vjen nje pasuri tha me erdhi nje e mre kurse une te them se mund te gabohesh sepse me kete pasxuri ti mund te behesh arrogant dhe mendjemadh dhe ndahesh nga shoket familja fillon dhe pi droge derisa ben vetvrasje.Te cilat sdo ti beje po mos kishe kete pasuri.

    PRa sipas teje vrasja e nje kafshe e pafajshme qeka e keqe kurse ti ha gjithe jeten mish kafshe dhe s'thua jam mizor.

    Thith ajer dhe nuk thua po bej padrejtesi sepse po shfrytezoj ajrin /ngrohesh me diellin dhe nuk thua po i bej padrejtesi diellit.E mbi te gjitha per keto nuk falenderon Dhuruesin e tyre.Zotin e plotfuqishem por mundohesh qe ti tregosh gabimet Atij. Mos e bere veten Zot!?.
    Te ushqen nena dhe nuk thua une i bej padrejtesi asaj sepse i marr qumeshtin e saj.Pra mos u mundo te dalesh nga suazat e njerzores sepse je njeri dhe duhet te pranosh vullnetin hyjnor dhe s'eshte faji i Zotit pse ti ben keto pyetje ose se tregohesh kaq mendjemadh ose arrogant ne idete e tua dhe do te mesosh Zotin si ta krijointe boten .Prandaj Zoti duke e ditur qe do te kete njerez si ty krijoi te keqen si ndeshkim per njerez si ty .psh(semundjen qe ti thote ketyre njezve shikoni sa te dobet jeni ju i nenshtroheni vullnetit Tim dhe jo Une vullnetit tuaj).
    Megjithate duhet te dish se kush eshte e keqe dhe kush eshte e mire sepse gjerat nuk shikohen me syrin njerzor sepse dicka qe per ty eshte e keqe per dikend tjeter eshte e mire.
    Duhet te dish qellimin e krijimit dhe ardhjen ne kete bote.
    Per te cilen me dukesh se nuk e di dhe duhet te dish me shume per Krijuesin tend dhe se Ai ska te meta dhe mangesi dhe nuk eshte i keq e i padrejte askujt Zoti nuk i ben padrejtesi por perkundrazi ti dhe njerzit ne pergjithesi i bejne padrejtesi vetes se tyre dhe pastaj ndodh e keqa si shkak i te keqes suaj qe beni.
    Duhet te besosh ne boten ideale qe Zoti ka krijuar mbas sprovimit te kesaj bote me te kqiat dhe te mirat e saj.

    Edhe njehere e keqa eshte ne kontroll dhe ajo eshte e krijuar nga Zoti. Arsyet ti thashe pse eshe krijuar dhe se Zoti nuk e ka krijuar te keqen qe ajo te rri e keqe por se brenda saj ka te mire dhe se ajo eshte shkak per tiu dhene vlera te mires dhe njeriu te veproje te mira.Do te keshilloja qe te beheshe njeri e te pranosh vullnetin e Zotit dhe mos behesh mendjemadh me dy libra qe ke lexuar dhe ti japesh Zotit mendime se si Ai ta krijonte boten.Sepse edhe ato libra qe ke lexuar ti dhe dituria jote jane ne koken tende si Pasoje e deshires se Zotit po te donte Ai te bente budalla edhe hajde thuaj pastaj pse ashtu ose keshtu.Prandaj do te kesh jete shume te nderlikuar nese nuk pranon se je njeri dhe se mendja jote s'duhet te kaloje ne suaza filozofike dhe te hyje aty kur si takon.psh Jo pse jam me nje koke edhe sjam me dy pse kam dy kembe edhe skam tre ose pse u krijua bota keshtu dhe jo ashtu.Pranoji gjerat sic jane nese do te jetosh i lumtur dhe njeri sepse po mundohesh te dalesh nga qenia njerzore duke kerkuar llogari per gjera qe askush nuk te pyet edhe mendo per Zotin te miren dhe jo te keqen .
    Nuk di nese me ke kuptuar por besoj se do te mirekuptohemi dhe do ta pranojme faktin qe jemi njerez me aftesi dhe shqisa te kufizuara.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Klevis2000 : 10-10-2003 mė 06:59

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Klevis i dashur, ke marrė hov tė thyesh njė derė tė hapur. S'ėshtė qė s'po tė kuptoj; por mendoj ndryshe. Ti thua qė e keqja prej Zotit ėshtė e mirė nė njė dimenzion tjetėr, dakord?

    Unė them vetėm kaq: njė Zot i gjithėfuqishėm (alternativa: jo sadist) do tė kish gjetur rrugė t'i bėjė tė mirat pa pasur nevojė tė pėr tė pėrdorur tė keqen. Dhe, po tė ishte ky Zot krejt i mirė, patjetėr qė do ta kish zgjedhur kėtė rrugė. Tashti mendoj se e mbyllim argumentimin tonė me keq, se s'e shtyjmė dot mė larg se gjer kėtu. Apo si thua?

  6. #16
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Degjo o Skerd!
    Nuk ja di kurrkush me mire vleren lirise se sa nje i burgosur.
    Une them se e keqja eshte prej Zotit per shkak se po te mos ishte kjo e keqe kurrkush nuk do ja dinte vleren te mires.
    E keqja kap besimtaret dhe jobesimtaret.
    I bie besimtarit e keqja qe Zoti te shohe sinqeritetin e besimit tek ky njeri.
    Kurse jo besimtarit i bie e keqja per ta paralajmeruar se megjithese se ti sot mund te jesh mire , Zoti e ka ne dore qe ta ndrroje plotesisht kete situate neser.
    Zoti eshte ne gjendje twe beje gjithcka edhe te keqen ta ktheje ne te mire por ai ke dashur qe ti provoje vepermire t dhe ti shperbleje per miresite e tyre dhe po ashtu tedenoje me drejtesine e tij veperndyret.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Indritit: Pėr tė satėn herė me radhė - njė Zot i plotfuqishėm e krejt i mirė do ta gjente njė vegėl tjetėr pos tė keqes pėr tė na hapur sytė pėr tė mirėn; nėse s'mundet, ahere dikotomia "e mirė - keqe" qenka jashtė pushtetit tė Zotit; nėse mundet, por s'do, Zoti qenka sadist!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    pse indrito ēfare i kemi borxh zotit qe na ben te shohim te keqen?
    pse do na japi te miren kur mos jemi me?
    keto quhen dogma fetare dhe pergjigje absurde.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #19
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Skerdi!

    Tek Forumi ''MESIME NGA BIBLA" kam hapur temen "NESE PERENDIA EKZSISTON DHE ESHTE SUNDUES, PERSE EKZISTON E KEQJA...?

    Nese do mund ta lexosh.

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  10. #20
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    O skerd erdha ne inetrnet vetem per ty sepse prape sjam dakort me ty derisa te heqesh dore nga te dhenit mend Zotit sepse i gjithe problemi jot eshte, se nuk e di qellimin e ketij krijimi ,dhe se ky krijim ka afat dhe mbas ketij afati secili njeri i sprovuar me te miren dhe te keqen do te marri ate qe meriton ne boten tjeter ideale.Dhe eshte absurde per mua te besosh ne Zotin dhe te besosh se Ai ka te meta.Prandaj te keshilloj qe mos te japesh mendime se si duhet te ishte krijuar bota pa te keqe ose te mire sepse je njeri dhe ti nuk di perveten tende se cfare te duhet dhe cfare jo e jo me per boten dhe gjithesine.Mos harro se ajo bota ideale qe ti pretendon te jete ne kete toke egzsiton por do te jete dhurate per njerzit qe besojne dhe zbatojne udhezimet e Zotit largohen prej te keqijave dhe veprojne te mirat lexoji pak kete ndoshta kthjellohesh pak.

    ZERI I SHKENCES THERRET NE EGZISTENCEN E ZOTIT

    Baraspesha Madhėshtore


    Thote Allahu ne kuran
    "Ne do ti bejme atyre te qarte argumentet ne vetet e tyre dhe horizonte derisa tu behet e qarte {qe Kurani eshte sakte}"


    Kurrė nuk do ta harroj natėn tė cilėn e kam pėrjetuar, para disa viteve, gjatė rrugės nė malet e pashkelura tė Afrikės Ekuatoriale. Me anije kam lundruar nėpėr Nilin e gjerė. Tashmė
    e patėm kaluar El-Melkalin dhe hymė nė zonėn me shumė mushkonja, nė tė cilėn Nili derdhet dhe shndėrrohet nė kėneta qė s'kanė anė e fund. Anija luhatej mbi sipėrfaqen e ujit, ajri ishte
    ngjitės, i ngopur me lagėshti; tė gjithė nė anije, e edhe vetė kapiteni, lėnguan nga malaria. Rregullisht i kam gėlltitur tabletat
    e kamokinit nga frika qė tė mos i marr ethet.
    Atė natė mė ra ndėrmend qė tė ngjitem nė kuvertė (terracė tė anijes) tė shoh si duket natėn Afrika Ekuatoriale. Duart dhe fytyrėn e pata lyer me pastė kundėr mushkanjave dhe hipa nė
    kuvertė. Atė qė e pashė m'u duk sikur ėndėrr: mijėra trungje ndizeshin dhe fikeshin sikur kėto tė ishin bredhat e kėrshėndellave me tė cilat fėmijėt argėtohen. Kanė qenė tė mbuluara me mijėra drita tė vogla elektrike tė cilat njė pas njė fikeshin dhe ndizeshin.
    I hutuar, i kam fėrkuar sytė me duar dhe sėrish kam shikuar. Ē'kam vėrejtur ka qenė njėmendėsi, e jo ėndėrr. Vėrtet trungjet janė ndezur sikur tė jenė tė mbuluara me mijėra llampash elektrike, e pastaj fikeshin. Kapiteni i anijes ma sqaroi se atė qė atė natė e kam parė ėshtė realitet, se ata drunjtė janė tė mbuluar me mijėra ēikėvera (xixėllonja) dhe se ato,
    njėkohėsisht ndriēojnė qė me dritėn e tyre t'i tėrheqin mushkanjat dhe t'i hanė, pastaj fiken sėrish tė bėjnė dritė. Tha se kjo ėshtė njė prej ligjėsive natyrore: kurdoherė qė shumohej njė lloj insektesh, All-llahu e krijon insektin tjetėr, armik, i cili do ta
    shkatėrronte nė mėnyrė qė midis krijesave tė veta ta ruajė baraspeshėn, dhe qė njė lloj mos ta ērrėnjosė tjetrin pėrveē, nė pėrpjesėtimet e caktuara.
    Njė kohė tė gjatė e kam rikujtuar atė natė dhe atė bisedė. Ēdo ditė gjithnjė e mė shumė kam tubuar argumente se tėrė gjithėsia ėshtė skenė e baraspeshės madhėshtore tė ēdo gjėje dhe se ēdo gjė nė mėnyrė precize ėshtė parashikuar dhe se
    ligjėsive u janė nėnshtruar. Me fjalė tjera, sikur rastėsisht rruzulli tokėsor tė ishte me madhėsi mė tė vogėl se ē'ėshtė, gravitacioni i tij do tė ishte mė i dobėt, brezi ajror do tė ndahej, zhdukej nė gjithėsi, uji do tė avullohej dhe shkrihej dhe Toka do tė mbetej e shkretė sikur Hėna, mbi tė cilėn nuk ka as ujė as ajėr, as atmosferė dhe jeta do tė ishte e pamundur. E sikur Toka, me parashtrimin, tė kishte qenė me madhėsi mė tė madhe sesa qė ekziston, fuqia e saj e gravitacionit do tė ishte mė e madhe, lėvizja nė do tė ishte mė e rėndė, peshat tona trupore do tė ishin disa herė mė tė mėdha dhe trupat aq tė rėndė saqė nuk do tė mund t'i bartnim. Ose, pėr shembull, nėse Toka lėviz rreth boshtit tė vet mė ngadalė, siē ėshtė rasti me Hėnėn, dita do tė zgjatte 14 ditė tė tashme e nata 14 net, e klima prej ngrohtėsisė vdekjeprurėse gjatė dy javėve tė para do tė shndėrrohej nė ftohtėsi, tė padurueshme gjatė dy javėve vijuese. Andaj jeta do tė ishte e pamundur.
    Diē e ngjashme do tė ishte sikur Toka nga orbita e vet tė largohet dhe t'i afrohet Diellit, ose tė largohet sikur qė ėshtė rasti me Jupiterin dhe Saturnin, do tė na zhdukte ftohtėsia.
    Ose, ende mė drastike se kjo: e dimė se Toka rrotullohet me pjerrtėsi prej 33 shkallėsh, pėr kėtė i kemi periodat kohore tė cilat shumicėn e zonės sė Tokės e bėjnė produktive dhe tė
    banueshme.
    Sikur korja e tokės tė ishte mė e trashė do ta pinte oksigjenin dhe njerėzit nuk do tė mund t'i plotėsonin nevojat e veta me kėtė gas tė ēmueshėm pėr frymėmarrje.
    Sikur detet tė ishin mė tė thella se qė janė, teprica e ujit do ta pinte karbon-dioksidin dhe bimėt nuk do ta kishin tė mjaftueshėm tė jetojnė dhe tė marrin frymė. Sikur mbėshtjellėsi i ajrit rreth Tokės tė ishte mė i rrallė, meteorėt, tė cilėt po bien nė vend qė tė treten dhe zhduken nė depėrtimin e tyre nėpėr mbėshtjellėsin e dendur tė ajrit - siē po ndodh tash - do tė na mbytnin neve.
    Sikur, me ndonjė rast, tė rritet pėrqindja e oksigjenit nė ajėr nė krahasim me tė tashmen, pėrflakshmėria e tij do tė ishte mė e
    madhe dhe zjarret mė tė vogla tė shndėrroheshin nė eksplodime tė tmerrshme.
    Sikur, prapė, kjo pėrqindje e oksigjenit tė zvogėlohej, aktiviteti ynė do tė bėhej i inertshėm.
    Sikur akulli tė mos ishte mė i lehtė se uji, nuk do tė notonte mbi ujė dhe thellėsitė e detit nuk do tė mund ta ruanin ngrohtėsinė dhe se nuk do tė ishin tė pėrshtatshme pėr jetėn e
    peshqve dhe qenieve tjera tė detit. Sikur tė mos ekzistojė ēadra e ozonit, e gozhduar nė atmosferė sipėr Tokės, e cila i pengon rrezet ultravjollcė qė me
    fuqitė e pakufizuara tė arrijnė nė Tokė, kėto rreze mbytėse do tė na zhduknin. Nėse dėshirojmė ta bėjmė autopsi vetė njeriun, edhe kėtu do t'i gjejmė kėto mrekulli (mu'xhize) dhe misterie tė cilat tregojnė nė kėtė baraspeshė precize matematikore: ēdo qenie nė gjakun e vet posedon pėrqindjen dhe sasinė e natriumit, kaliumit, kalciumit, sheqerit holesterolit, albuminave. Ēdo spostim - ndrim i kėtyre pėrpjesėtimeve, qoftėse ka tė bėjė edhe me sasitė e vogla, do tė thotė sėmundje. Nėse ky jonivelizim vazhdon, kjo do tė thotė pleqėri dhe vdekje. Organizmi i njeriut ėshtė i furnizuar me elemente, tė cilat,nė ruajtjen e kėtij ekuilibri gjatė tėrė jetės, automatikisht dhe prej vetvetes veprojnė. Alkaloiditeti i gjakut i posedon rregullatorėt e vet tė cilėt e ruajnė. Acidi i urinės, gjithashtu, i posedon rregullatorėt e vet tė cilėt kujdesen pėr tė. Temperatura permanente e trupit tė njeriut prej 37 shkallėsh ruhet me ndihmėn e proceseve tė ndryshme fiziologjike dhe kimike, tė cilėt temperaturėn pandryshueshėm dhe barabarėsisht e mbajnė nė kėtė nivel.
    Rasti i tillė ėshtė me shtypjen e gjakut, me pezmatimin e muskujve dhe rektimėn e zemrės. E njėjtė ėshtė edhe me aparaturėn pėr thithje dhe tretje (metabolizmi), me aparaturėn e
    kombustimit (djegies) nė furrėn e mėlēisė sė zezė, me sistemin e ekuilibrit nervor me tė cilėn rregullohen impulset pėr shqetėsim
    dhe qetėsim. Ose procesi me tė cilin hormonet dhe enzimet (fermentet) i rregullojnė mė shpejt dhe mė ngadalė proceset kimiko-biologjike.
    Trupi i njeriut paraqet mrekulli artistike dhe teknike nė sferėn e ligjeve tė baraspeshės, rregullit dhe harmonisė tė cilėn e
    njeh ēdo mjek dhe tė gjithė tė cilėt e kanė studiuar fiziologjinė, anatominė dhe kiminė organike.
    “... i cili ēdo gjė e ka krijuar dhe ēdo gjėsė ligjėsinė ia ka dhėnė!” (El-Furkan:2).
    Vėllime e vėllime librash nuk do tė mjaftonin qė t'i numėrojmė shembujt nga botanika, zoologjia, medicina dhe astronomia. Ēdo imtėsi do tė na dėshmonte dhe konfirmonte kėtė baraspeshė precize dhe organizim madhėshtor nė botėn
    kreative dhe botėn e krijesave. Naiv ėshtė rrėfimi se kjo harmoni dhe rend ėshtė rezultat i rastit, si pėr shembull kur tė thonim se
    njė eksplodim nė shtypshkronjė i renditi shkronjat e ndonjė fjalori
    vėllimor.
    I mashtruar ėshtė edhe kimisti i cili thotė: “Mė jepni ajėr, ujė edhe (baltė) kushtet e jetės natyrale dhe unė do t'ua trajtoj pėrbėj njeriun.” Ky kimist, me vetė thėnien se po i nevojitet materiale dhe kushtet, po e pranon paaftėsinė qė ta imitojė.
    Krijuesin, i cili ēdo gjė e ka krijuar, e edhe kushtet e njeriut. E sikur edhe t'ia gjenim tė gjitha kėto kushtet dhe materiale dhe
    nėse ai, pėr shembull, do ta krijonte njeriun, nuk do tė thotė: “Atė e krijoi rasti”, por do tė thotė:
    “E kam krijuar unė”
    Me tė “krijuarit rastėsisht do ta krahasonim rrėfimin mbi majmunin i cili ėshtė ulur para makinės sė shkrimit dhe nė pafundėsi i shkruan tė gjitha kombinimet e mundshme. A mund
    ta supozojmė se ai, njė ditė, rastėsisht do ta daktilografojė ndonjė strofė ose fjali tė Shekspirit, e cila e ka kuptimin e vet. Ēdo
    supozim i kėtillė ėshtė i pamundur.
    Ta lejojmė hipotezėn se kjo rastėsisht ka ndodhur nė natyrė, se pas miliarda kombinimesh midis elementeve nė ujėrat e kėnetave tė formohet sasia e acidit atomik (DNA), i cili mundet vetvetiu ta pėrtėrijė. Por, po pyetemi, se si kjo sasi e acidit organik ėshtė zhvilluar nė jetėn tė cilėn po e shohim? A
    mundemi tė themi se (pėrsėri) rastėsisht ėshtė formuar protoplazma, ose se, nė rastin tjetėr, ėshtė formuar qeliza, ose, se, nė rastin e tretė, qeliza ėshtė ndarė nė dy lloje: nė bimore dhe shtazore, e kėto qeliza, gradualisht janė pėrtėrirė. Shpjegimi i tillė ėshtė i barabartė me thuprėn magjike.
    Kurdoherė qė diē nuk kemi mund tė kuptojmė kemi thėnė se kjo rastėsisht ka ndodhur, por a ėshtė kjo e arsyeshme?
    Rastėsisht shpezėt dhe peshqit shtegtarė, nė largėsi prej mijėra kilometrash, nėpėr dete e shkretėtira, orientohen kah caqet e veta? Rastėsisht zogthi e then gėzhojėn e vezės nė
    vendin e saj mė tė ndjeshėm qė prej saj tė dalė? Rastėsisht shėrohen varat dhe vetvetiu, pa kirurg, koagulohen (qepen) skajet e tyre? Rastėsisht luledielli kupton se dielli ėshtė burim i jetės sė tij dhe pėr kėtė i kthehet? Rastėsisht nė drurin e shkretėtirės rritet fara me krahė qė tė mund tė fluturojė nė zonat
    ku kushtet pėr bimė janė mė tė mira, ku kanė ujitje dhe shi? rastėsisht bimėt e zbuluan ngjyrėn e vet tė gjelbėr (klorofilin) dhe
    e pėrdorin pėr krijimin e fuqisė sė vet jetėsore? Rastėsisht mushkanja veve tė veta, (pa ndihmėn e Arkimedit), u ka krijuar
    qese notuese? Rastėsisht bleta e ka organizuar shoqėrinė dhe rregullimin, e ka aplikuar arkitekturėn dhe teknologjinė e komplikuar kimike me tė cilėn lėngu dhe poleni transformohen
    me mjaltė dhe dyllė? Ose bubrreci, termiti, i cili e ka zbuluar ligjėsinė themelore tė ventilimit dhe ka ndėrtuar shtėpi termostatike dhe nė shoqėrinė e vet nė mėnyrė rigoroze e ka
    zbatuar parimin e bashkėsisė njėklasore? Ose insektet e ngjyrosura tė cilat e kanė zbuluar teknikėn e maskimit dhe kamuflimit?
    A janė tė gjitha kėto rastėsisht? Nėse edhe e pranojmė, nė fillim, njė rastėsi, si mundet arsyeja ta pranojė zinxhirin dhe permanentėsinė e akcidentales dhe koincidencės? Tė pranohen
    fenomenet e kėtilla si aksidentale do tė thotė joseriozitet i cili mund tė vėrehet vetėm nė filmat komikė tė lirė.
    Disa janė orvatur qė fjalėn aksident (rast) ta ndėrrojmė me tjetėr. Thanė se kjo jetė mallėngjyese, me tė gjitha ngjyrat dhe
    llojet, ka lindur nga nevoja, nga domosdoshmėria, sikur qė ėshtė
    nevoja dhe domosdoshmėria e cila tė motivon nė ushqim kur je i uritur. Pastaj, me ndėrlikueshmėrinė e rasteve, midiseve dhe
    nevojave, kėto domosdoshmėri janė komplikuar dhe kėshtu janė krijuar tė gjitha kėto lloje.
    Kjo ėshtė vetėm lojė fjalėsh. Me fjalė tjera, nė vend tė fjalės “aksidentalisht” i kanė vėnė fjalėt “ėshtė komplikuar domosdoja e nevojshme”, e “ndėrlikueshmėria” ėshtė, sipas tyre,
    automatike, prej vetvetiut. Ajo vetvetiu rritet dhe njė ton shndėrrohet nė simfoni. Si? Si njė ngjarje mund tė rritet nė roman pėrplot ngatėrresa e tė mos orientohet dhe dirigjohet me
    logjikė?
    Nga ana tjetėr, kush e ka vendosur i pari nevojėn dhe domosdonė? Si mund tė lindė domosdoja prej jodomosdosė (mundėsisė)? Ky ėshtė diskutim i pafryt dhe kokėfortėsi e cila
    ka pėr qėllim ta asfiksojė (shuajė) zėrin e natyrės i cili na imponohet dhe flet se Krijuesi, Organizatori ekziston, se kjo
    ėshtė Dora e cila jep instruksione, shkopi i Dirigjentit, i cili e drejton kėtė simfoni tė bukur e mallėngjyese.
    Kjo baraspeshė madhėshtore, harmoni mahnitėse, veēanti dhe rregullim i cili ėshtė i pėrbėrė prej miliona detajesh thėrret me tėrė zėrin se kėtu ekziston Krijuesi, Filluesi i kėtyre krijesave, se Ai ėshtė Zoti i Gjithfuqishėm, se Ai i posedon tė gjitha pėrkryeshmėritė e tyre, se ndaj tyre ka kujdes, si baba i butė, i
    plotėson nevojat e tyre, i dėgjon psherėtimat e tyre, i sheh gjendjet e tyre. Ky ėshtė All-llahu tė cilin fetė na e kanė pėrshkruar me emrat mė tė bukur (esmau-l-husna) dhe nuk ka
    zot tjetėr.
    Ai s'ėshtė ligjėsi e shurdhėr pėr tė cilėn thotė materializmi, memec, e as zoti i izoluar i Aristotelit. Ai s'ėshtė as zoti i Platonit
    nė botėn idealiste, e Ai s'ėshtė as ekzistenca materiale siē e ka pėrfytyruar Spinoza 1 dhe rekomanduesit tjerė tė panteizmit
    (monizmit ekzistencial-wahdetu-wuxhud).
    All-llahu ėshtė: Njė dhe asgjė s'ėshtė i ngjashėm me Tė. Ai ėshtė mbi ēdo gjė e dimė, mbi tė gjitha situatat, format dhe trajtat, kohėt dhe vendet. Ai ėshtė i hetueshėm sipas veprimit tė vet, i padukshėm sipas qenies sė vet. Atė nuk e shohin sytė, e Ai ēdo gjė e sheh, ose, thėnė edhe mė mirė, tė gjithė sytė me Atė
    shohin. Me dritėn e Tij dhe me ndihmėn e fuqisė tė cilėn Ai syve ua dhuroi.
    Arsyeja shkencore (el-aklu-l-ilmijj) nuk i pranon kėto fjalėt e sufizmit, andaj dėshiron ta shohė Zotin qė ta pranojė. Dhe kur i
    themi se All-llahu ėshtė i pakufizuar, se ėshtė e pambarim, se ėshtė nocion transcendental, shkenca thotė se pėr kėtė arsye atė
    nuk e pranon, se shkenca nuk beson nė nocionet transcendentale - sekrete, dhe se sfera shkencore ėshtė empirike - se fillon prej sensibilizmit dhe pėrfundon me pėrvojėn dhe eksperimentin.
    Do t'i themi shkencės se ky konfirmim ėshtė jo i vėrtetė, sepse gjysma e shkencės sė sotme ėshtė nocion transcendental, dhe fjalė tjera, shkenca konkludon se ngjitja kodrės ėshtė mė e
    rėndė se sa zbritja teposhtė kodrės, se ngritja e gurit nė shpinė ėshtė mė e rėndė se sa ngritja e ndonjė shkopi, se shpendi kur
    ngordh bie nė tokė, se molla nga trupi i mollės gjithashtu bie nė tokė, se Hėna nė gjithėsi rrotullohet.
    Kėto vrojtime nė shikim tė parė ndėrmjet veti nuk kanė kurrfarė lidhshmėrie. Por, kur Njutni e zbuloi ligjin e fuqisė sė gravitacionit 2 i cili i lidh tė gjitha kėto manifestime, atėherė edhe
    rėnia e mollės nga druri, vėshtirėsia gjatė ngjitjės, ngritja e gurit dhe lėvizja e Hėnės nė gjithėsi, u bėnė argumentet e teorisė e
    cila na e shpjegoi gjendjen faktike.
    Edhe pėrveē kėsaj ky gravitacion ėshtė nocion transendental, sepse askush s'e di ē'ėshtė qenėsia e tij. Askush s'i ka parė shtyllat mbi tė cilat mbėshtetet qielli dhe nė tė yjet
    dhe planetėt, edhe vetė Njutni, autori i teorisė, nė letrėn drejtuar mikut tė tij Bentlit, thotė: “Vėrtet ėshtė e pakuptueshme qė ta
    kemi materien e cila ėshtė e pajetė dhe jo e ndijshme qė ndikon nė materiet tjera dhe i tėrheq edhe pse midis tyre nuk ka
    kurrfarė lidhje dhe marrėdhėnie.”
    Ja, kjo ėshtė teoria shkencore me tė cilėn manipulojmė, besojmė nė tė dhe e konsiderojmė shkencore e ajo ėshtė transcendentale, me mendje e pakuptueshme. Rasti i tillė i njėjtė
    ėshtė me elektronin, radio-valėt, atomin, neutronin. Tė gjitha kėto s'i kemi parė por, megjithatė, nė ekzistencėn e tyre besojmė
    duke mjaftuar me gjurmėt, emanacionet e tyre. Edhe ne, pėr kėto fenomenet, themelojmė shkenca tė veēanta, iu ndėrtojmė institucione dhe laboratoriume, e ato shkenca, nė raport me
    shqisat tona, janė jo tė ndjeshme, gajb (transcendentale)3.Thėnė mė saktėsisht, shkenca nuk e ka kuptuar esencėn e asnjė sendi nė tėrėsi. Vetėm i dimė emrat e kėtyre sendeve, por
    jo edhe esencėn e tyre. Ne ndėrmjet veti shėrbehemi me termat ndėrsa esencėn e tyre nuk e njohim.
    All-llahu ia mėsoi Ademit vetėm emrat, por jo edhe kuptimet, siē konfrimohet nė Kur'an:
    “All-llahu ia mėsoi Ademit tė gjitha emrat...” (El- Bekare:31).
    Ja, kėta janė kufijtė, suazat e shkencės.
    Krejt ēka i tejkalon kufijtė e ēdo pėrvoje tė mundshme njerėzore dhe qė me kurrfarė afrimi gradual nuk mund tė njihet. (Mė sė shumti qė shkenca dėshiron tė mėsojė kėto janė
    raportet (lidhjet) (alakat) dhe pėrpjesėtimet (mekadir), por ajo nuk mund tė shohė esencėn, as qenėsinė, kuiditetin e tyre.
    Shkenca nė mėnyrė permanente i mėson dhe njeh sendet sipas fenomenalitetit tė tyre dhe i ekzaminon (hulumton) ato nga ana
    e jashtme. Edhe pėrkundėr kėsaj mėnyre konsekuente iu pėrmbahet teorive tė veta, sikur e ka mėsuar esencėn e sendeve; i preferon dhe rekomandon disa gjėra, tė cilat, nė
    raport me mjetet me tė cilat shėrbehet, janė transcendencė, persiatje dhe supozim i pastėr.
    Gjendemi nė epokėn e shkencės transcendentale e cila paraqet njė lloj labirint supozimesh. Konsideroj se shkenca nuk mund ta kritikojė transcendencėn deri sa ajo vetė deri nė vesh ėshtė fundosur nė transcendencė.
    Pėr kėtė do tė ishte mė mirė pėr ne tė besojmė nė botėn e gajbit, botėn transcendentale, nė mirėbėrėsin tonė Fisnik, gjurmėt dhe emanacionet e tė cilit i shohim te ēdo lėvizje e syrit,
    tė ēdo rrahje e zemrės, te ēdo ēast i meditimit. Kjo do tė ishte mė mirė se sa tė asfiksohemi (mbytemi) nė hipoteza e supozime

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė ėshtė Sufizmi?
    Nga ocean nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 15-11-2017, 01:42
  2. Mosekzistenca historike e "Muhamedit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 24-06-2015, 09:29
  3. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •