Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    6 vjetori i 1 Tetorit dhe Albin Kurti

    Pjesė nga fjala e Albin Kurtit me rastin e 6 vjetorit tė protestave studentore tė 1 Tetorit, 1997



    E kaluara jonė, e tashmja jonė



    Njeriu nuk ka se si tė veprojė pa rrezikuar sepse edhe veprimi i kanoset situatės nė tė cilin lind ai. Por studentėt, atėbotė, e kishin mė shumė se gjithēka tjetėr tė qartė se nuk mund tė fitosh pa rrezikuar atė qė ke. E ne kishim robėrinė. Ja pra se ēfarė po rrezikonim!

    Sa mė shumė qė kalojnė vitet aq mė tė afėrt e ndjej tė kaluarėn. Jo pse jam nostalgjik por sepse dallimet nė mes dy kohėve, si kushte dhe rrethana, pandėrprerė po mė veniten. Po. Ka aq shumė zhvillime qė kanė ndodhur ndėrkohė. Dhe ka aq shumė tė tjera qė nuk kanė ndodhur. Mirėpo, sa i pėrket gjėrave esenciale ato nuk kanė bėrė mė shumė sesa maskimin e mosndryshimit. Ne nuk kemi arritur qė tė shkėputemi aq sa mos tė pėrsėritemi mė. Regresi qė na ka mbėrthyer po e siguron pėrputhjen e sė ardhmes sonė me tė kaluarėn tonė. E kaluara jonė po refuzon tė jetė e kaluar. Ajo nuk po shkon. Ky regres, qė aktualizohet si pasojė, ēdo ditė e zgjeron listėn e kujtimeve tė mia qė po i ripėrjetoj. Unė do tė pėrmend disa prej tyre:

    1. Tri partitė politike kryesore nė Kosovė sot, ngjajnė aq shumė me LDK-nė e viteve tė ’90-ta. Partitė qė po quhen si tė dala nga lufta janė analoge me krahun e ish-tė burosurve politikė brenda LDK-sė.

    2. TMK-ja tash ėshtė si pjesėtarėt e grupeve ilegale qė atėbotė arrestoheshin. Kėta arrestohen si “tė rrezikshėm”. Pra, jo aq pėr atė ēfarė kanė bėrė sa pėr atė qė do tė mund tė bėjnė! Spiunėt dhe informatorėt e ndryshėm janė tė njejtit sikurse nė vitet e ’90-ta.

    3. Edhe atėherė kishim president, qeveri me kryeministėr e ministra qė nuk ishin ashtu siē quheshin. Edhe atėherė, edhe sot, ose ishim nė lajthitje ose ne ua kemi zgjeruar kuptimet fjalėve si president, qeveri, ministėr. Pra, duhet tė shkruajmė fjalorė tė rinj tė gjuhės shqipe.

    4. Nė vitet e ’90-ta kishim Parlament qė nuk mblidhej sepse kjo do tė kishte rėndėsi. E sot kemi Parlament qė mblidhet sepse kjo nuk ka rėndėsi.

    5. Euforia nė mes viteve 1990 dhe 1993 ėshtė aq e ngjajshme me atė nė mes viteve 1999 dhe 2002. Mossuksesin e racionalizuam si pėrmirėsim dhe pėr suksesin shpresonim dėshprueshėm. Nė tė dy rastet pasoi zbehja qė arsyetohej dhe zhgėnjimi qė ndrydhej.

    6. Edhe atėherė sikurse sot, thuhej se jemi nė status-quo. As atėherė nuk kemi qenė e as tash nuk jemi nė status-quo. Me kėtė dinamikė tė trendit negativ, neve na duhet shumė progres pėr tė pasur status-quo.

    7. Sikurse Milosheviqi dikur, Hitleri e tė tjerė tė ngjajshėm shumė mė herėt, edhe Ēoviqi sot e konsideron popullin dhe shtetin e tij si viktimė. E kur ai qė ka shumė forcė hiqet si viktimė, konfliktet e dhunshme janė shumė tė mundshme. Pėr mė tepėr, nėse ka dalur ndonjėherė Serbia nga koncepcioni militarist, atėherė tani ka hyrė sėrish.

    8. Bisedimet pėr ēėshtjet teknike sot u pėrngjajnė atyre pėr dhe rreth marrėveshjes sė arsimit.

    9. Nė Kosovė edhe tash ēdo gjė ėshtė e negocieshme, tė gjitha opcionet janė tė hapura ndėrkohė qė ne jemi tė defaktorizuar. Mendojmė se jemi tė dobėt prandaj duhet tė lidhemi me tė fortin. Ėshtė saktėsisht e kundėrta: kur nuk je i fortė duhet tė bėhesh i fortė. Ai qė ėshtė mė i dobėt nuk mund t’ia lejojė vetes komoditetin qė tė lidhet me tė fortin. Sepse, pėr interesa mė tė mėdha e qė prap janė tė vogla, ai qė ėshtė mė i fortė tė sakrifikon.

    10. Ne akoma nuk mendojmė pėr forcėn tonė. Kur themi forca mendojmė vetėm pėr forcėn e tjetrit. Tė Amerikės, Kinės, Rusisė. Nuk mendojmė tė bėhemi tė fuqishėm sepse fuqizimin e mendojmė si kapje pėr tė fuqishmin, sikurse vagoni pėr lokomotivė, e jo forcim tė drejtpėrdrejtė tė vetes.

    11. Ende nuk kemi elitė tė vėrtetė. Vazhdojmė tė kemi vetėm fenomen tė elitizmit. Tė qenit elitė te ne ėshtė qėllim e jo pasojė e kualitetit. Sikurse nė tė ’90-tat analistėt edhe mė tutje shkruajnė pėr qendrat e vendosjes dhe rėndėsinė e tyre. Ata i vendosin interesin amerikan dhe interesin kosovar, si dy gjėra qė realisht s’kanė kontekst ku krahason, nė tė njejtėn fjali. E joshin qytetarin me teori konspiracioni pėr Amerinėn, Bashkimin Evropian e Rusinė. Kėsisoj ia zvogėlojnė pėrmasėn qytetarit, ia pėrkujtojnė atij vogėlsinė dhe i ofrojnė atij shfajėsim pėr pafuqinė. Shkrimet e tyre janė medium i relacionit qytetar – “qendrat e vendosjes” e jo qytetar – problemi i qytetarit. Kjo mėnyrė e politikės dhe transmetimit tė saj mbetet sot e kėsaj dite religjioni i kosovarėve. Njėsoj si nė tė ’90-tat.

    12. Edhe sot, investimi ynė kryesor ėshtė nė imazhin e Kosovės. Nė Kosovė vriten njerėzit dhe pastaj tė gjithė vrapojnė tė thonė: “lėre qė u vranė kaq veta, por na u prish imazhi i Kosovės!”. Duke u bazuar vetėm nė imazh ne ua pėrforcojmė tė drejtėn tė tjerėve qė tė vendosin pėr neve nė vend tonin. Ne mendojmė vetėm se si t’u pėlqejmė tė tjerėve. Dhe kėsisoj paraprakisht veten e ēlirojmė nga liria.

    13. Durimi dhe pritja sėrish janė bėrė vlera qė na e garantojnė suksesin dhe do tė na shpaguajnė pėr vuajtjen. Sėrish na ėshtė pėrvjedhur pėr tė na e okupuar mendjen mendimi kolektiv dhe fatal se duke pritur do tė arrijmė. E duke pritur nuk jetohet. Duke pritur vdiset.

    14. Nga ne po kėrkohet qė tė mos kemi emocion dhe pasion pėr kėtė vend. Po kėrkohet qė tė jemi tė matur, tė jemi tė kujdesshėm, tė jemi politikisht korrektė, tė jemi tė moderuar. Po kėrkohet qė tėrė ditėn tė mendojmė vetėm pėr pasojat e mundshme dhe kėsisoj asgjė tė mos ndėrmarrim asnjėherė. Qė duke u nisur nga pasojat qė nuk ekzistojnė ta bėjmė inekzistent edhe vullnetin tonė. Pra, duke na detyruar qė tė mendojmė vetėm nė njė mėnyrė gjithnjė me qėllim qė tė mos veprojmė nė asnjė mėnyrė. Ne nuk i problematizojmė mė pengesat sepse nuk e kemi ndėrmend tė ballafaqohemi mė me to. Dhe tani kolektivisht, pėrmes njė inxhinieringu politik qė dehumanizon, pėrsėri jemi shndėrruar nė qenie qė i karakterizon njė racionalizėm iracional.

    15. Propagohej atėherė se ajo qė e kemi ėshtė ajo qė na duhet dhe ajo qė e duam. Se Kosova ėshtė e pavarur dhe se shteti ishte ai. Ndėrkaq tash ēirren se Kosova ėshtė e lirė. Iluzioni po na e shkatėrron ėndrrėn. Sikur dikur.

    16. Me atė qė quhet bashkėsi ndėrkombėtare edhe mė tutje kemi qėndrim servil, gjė qė padyshim na bėn tė neveritshėm para tyre. Pikėrisht me servilizmin tonė ne po e largojmė bashkėsinė ndėrkombėtare nga vetja.

    Sakrifica e studentėve ishte provimi i seriozitetit pėr ta. Provimi mė i rėndėsishėm nė jetėn e tyre

    Ju mund tė mendoni tani se ja kėtė e kanė ftuar qė tė flasė pėr 1 Tetorin e ky po na e ēan kokėn duke folur pėr gjėra krejtėsisht tė tjera. Jo. Unė nuk mbaj mend tė kem folur ndonjėherė nė jetė pėr 1 Tetorin mė shumė sesa sot.

    Por, megjithatė ėshtė njė pyetje qė s’bėn tė mbetet pa pėrgjigje: cili ėshtė ndryshimi themelor i 1 Tetorit 1997 nga ditėt tjera qė na bėri neve tė mblidhemi sot? Pse na kujtohet ai dhe pse kėtė kujtim e pėrkujtojmė? Pse?

    Sepse mė 1 Tetor 1997, studenti dhe qytetari i Kosovės rrėzohej, ai binte pėrdhe, por ai ecte, dhe atė, ecte vertikalisht. Ai tani rrėzohej sepse ishin bėrė shumė vite qė nuk ishte ngritur. Dhe kėnaqėsinė dhe gėzimin e ngritjes, lumturinė dhe harenė e tė qenit njeri me dinjitet, nuk ka rrėzim qė e zvogėlon. Prandaj, nė tė vėrtetė nuk kishte rrėzim; ai as qė ishte i mundshėm. Atė ditė, konkretisht dhe praktikisht u mohua dhe refuzua shteti i Serbisė nė Kosovė. Kjo i bėri fjalėt tona tė pėrputhen me veprimet tona, dhe qė pėr Serbinė jo vetėm tė flitet si pėr okupator por edhe tė trajtohet e konsiderohet asisoj, pra ashtu siē edhe ishte. Sakrifica e studentėve ishte provimi i seriozitetit pėr ta. Provimi mė i rėndėsishėm nė jetėn e tyre. Ishte provimi pranues pėr jetėn e tyre. Duke e kaluar atė, ata jo vetėm qė u bėnė tė denjė dhe tė besueshėm por ata pėrmes ballafaqimit u emancipuan. Ballafaqimi ėshtė emancipim.

    Deri mė 1 Tetor 1997, vetėm reagohej me deklarata, madje vetėm reagohej ndaj Serbisė por jo edhe ajo ndaj nesh. Sepse ne, realisht, s’bėnim gjė. Reagimi ėshtė dėshmi e varshmėrisė. E te ne pikėrisht me kėtė varshmėri synohej pavarėsia. Kjo e bėnte mjerimin tonė qesharak. Mirėpo, mė 1 Tetor tė vitit 1997 edhe Serbia reagoi ndaj nesh, ndaj aksionit afirmativ paqėsor qė bėnim ne. Atė ditė edhe ajo varej nga ne. E ne, ne po bėheshim tė pavarur. Qendra e vendosjes ishim edhe ne. Veprimi ynė ishte vet liria jonė! Njeriu nuk ka se si tė veprojė pa rrezikuar sepse edhe veprimi i kanoset situatės nė tė cilin lind ai. Por studentėt, atėbotė, e kishin mė shumė se gjithēka tjetėr tė qartė se nuk mund tė fitosh pa rrezikuar atė qė ke. E ne kishim robėrinė. Ja pra se ēfarė po rrezikonim! …



    Mendoj se disa nga problemet qė i shqyrton kėtu Albini gjenden te shumė politikanė shqiptar e sidomos ato nė lidhje me dinjitetin, dhe janė mė se shqetėsuese.
    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kosova ishte nen nje roberi te padurueshme edhe ne 1990 edhe ne 1994 edhe ne 1996 dhe arsye me u ngrit ne Protesta ose arsye me u rujt nga protestat kishte gjate gjithe kohes.
    Te cohemi apo mos cohemi..kjo ishte "Question" rreth ter cilit sillej debati i heshtur ose i hapur mes pikpamjeve te te dy kraheve ..ne politiken Kosovare ..pra mes Rugovistave dhe Qose-Demacistave..

    Rugovistat thoshin..kujdes se Serbia mundet na fshin krejt e na myt..
    Qose-istat thoshin..duhet me u cue se me fjetje nuk mbrrihet liria...etj etj..

    Albin Kurti me shoke ( ishin disa studente qe kishin formue nji far forumi sikurse Mavraj etj) nuk ishin ne lidhje me LDK-ne por silleshin rreth Adem Demacit.

    Por cndodh???

    Nji dit prej ditesh ne Tirane zbarkon Qosja dhe mbasi takon Nanon e sapo ardhur ne Pushtet nga revolucioni i Vonuar ben cu cu me Nanon ne rezidencat e PS-se dhe mbasi elektrizohen te dy mjekrrat nga afersia ne pikpamje mbas dy ditesh mbin ne Prishtin nje Parti e re me ne krye Qose-Kosumat.

    Po ashtu mbas nji viziter ne Tirane te grupit te Albin Kurto-Mavros me ekspertin e revolucioneve Gjinush Caushin plas ne Prishtine demonstrata "studentore" e 1 Tetorit.

    E kujt 1 Tetor?

    As e 1 tetor 1992 as e 1 Tetor 1994 por per cudi e 1 Tetor 97-tes..pra e 1 Tetorit te pas Revolucionit te vonuar..pra Shoket Albin e Mavro e shohin te arsyeshme se pikerisht tani qe kemi Shoket Tone Nano-Gjinush ne Pushtet erdhi dita te"mos flejme"..

    E dita me fjet a mos fjet ka qene gjithmon ne Prishtine..

    Pra revolucioni Mavro-Demaco(ky rrinte ne hije me Qosen)-Kurtist lindi jo si Emergjence Kosovare por si NEVOJE per Shoket ne TIRANE qe te krijojme Gjullurdi ne Prishtine..

    Qashtu ish qaj 1 Tetori or ti shoq.

    Ku synonte ky Revolucion ?

    Mos valle pretendonte te Shporrte ushtrine e Policine SERBE nga Kosova?
    Joooo..

    Thjesht te sfidonte e te c'nderonte LDK-ne meqense TIrana e Nano Gjinushit nuk donte te ket ne Prishtin nje LDK por nje Kosove qe pergjaket e ca Bedela vegla te saje aktiv..

    Cfar solli 1 Tetori i Kurtit?

    Disa thone solli UCK-ne e bashk me te LIRINE:

    Une them..solli pergjakjen solli Stankovacin e Kukesin..

    Po Liria qe kemi sot ne Kosove ..mund te thote dikush a nuk erdh pi UCK e Thaq Limes?

    Jo i them une..

    Qajo Liri qe kemi..erdh pi Uollkerit e Pi Klintonit..e arsye pse ata erdhen asht Ndalimi i Genocidit te Sllobos mbi 3 milion Kosovaret tone.

    Qashtu..

    Cpo ja fut kot ti brar budalla..ka me than dikushi..

    Jo..nuk ja fus kot..

    Votimi ne KOSOVE e tregon me SHIFRA qe provokatoret e Masakres nuk fituan..por fitoi urtesia e LDK-se..

    Cfar ka fitu LDK do thot dikush..
    Vec votave asgje tjeter sepse partia e Provokatoreve ka pushtetin Real..pra ka Bombat me telekomande..te Sali Veselave..
    Dhe ja u ka mshel gojen fituesve ne Votime..

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Brari, nuk dua tia mohoj meritat Rugovės por duhet tė kemi respekt edhe sakrificat qė UPSUP dhe UĒK ka bėrė.
    Mandej Rugova ka edhe njė gabim shumė tė madh sidomos tani kohėt e fundit kur i quan ekstremist shqiptarėt e bashkimit shqiptar njėlloj sikur nė kohėn e luftės kur Adem Jasharin me tė tjerė i quante grupe tė frustruara e tė manipuluara nga shėrbimet serbe, kurse pas saj e shpallte hero.
    Gabime ka pasur nė dyja anėt dhe vlerėsimi duhet tė bėhet i paanshėm pėr gjitha palėt.
    E rėndėsishme tani ėshtė qė tė gjitha palėt janė duke shkuar mirė dhe nuk ka vend mė pėr gabime dhe nuk do tė ketė gabime nga asnjėra palė.
    Ribashkimi Albani-Dardani tani ėshtė njė ēėshtje ditėsh, kjo ėshtė mė me rėndėsi.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    ZANĖ MALI Maska e DIDIBE
    Anėtarėsuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71

    Thumbs up

    SA MIR DO TE ISHTE O BRARI QE SE PARI TE MESOHESHE TE FLASESH PASTER GJUHEN SHQIPE.
    DENIANA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ALBINI



    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar mė parė nga Brari
    Kosova ishte nen nje roberi te padurueshme edhe ne 1990 edhe ne 1994 edhe ne 1996 dhe arsye me u ngrit ne Protesta ose arsye me u rujt nga protestat kishte gjate gjithe kohes.
    Te cohemi apo mos cohemi..kjo ishte "Question".....
    E verteta rreth kesaj dite nuk ka si te pershkruhet ndryshe.

    Brari,

    Me ju kane te njejtin mendim te gjithe ata qe e dine dhe duan ta dine realitetin e atyre diteve.

    E verteta eshte vetem nje!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nė ato syreta paskeni sjell edhe Mavron e shumė dashur tė Brarit.
    Brari ka vetėm njė tė metė, duke menduar ti bėj shėrbim LDK-sė hidhet nė sulme ekstremiste ndaj partive tjera e edhe luftės e sakrificės sė gjithė kombit nė Dardani. Nė njė moment aty mė lart arrin deri aty sa fajtor pėr masakrat bėn UĒK-nė sepse kėta i kanė provokuar ato e jo serbinė, sipas tij Nato ėshtė dashur ta bombardoi UĒK-nė si provokuese tė masakrave serbe tė arsyetuara nga Brari dhe llogjika e tij, e jo Serbinė sepse ajo vetėm iu ka pėrgjigjur provokimeve tė bėra nga UĒK.
    E dimė qė Brari nuk ėshtė i keq dhe nė tė ardhmen do ti shoh gjėrat ashtu siē duhet.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Sot mė 6 gusht bie 61 vjetori i bombardimit atomik nė Hiroshimė
    Nga NoName nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:56
  2. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51
  3. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  4. Qeveria shqiptare mban peng zgjedhjet e tetorit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-10-2003, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •