se di as une cfare ndjenje eshte kjo,vetem se nuk ndihem me si me pare.jam shume larg realitetit.jam ne nje bote krejt timen,ku asgje nga jasht nuk deperton.vetem se nuk e di se per sa kohe do te vazhdoj keshtu.dhe sa nete te tjera pa gjume do te kaloj duke te pritur ty?dhe sa here do ti gelltis fjalet e mia duke psheretire ne heshtje?dhe sa here te tjera do te qaj une bashke me shiun per ty?sepse me mungon tmerresisht shume ti ne keto momente,sepse dua te te therras por nuk e bej dot.ne nje fare menyre jam teper krenare,per te te thene qe je teper i rendesishem per mua.
tani qe je larg meje ne zemer ndjej zbrazeti.me mungon ajo buzeqeshje,ngrohtesia qe me dhe ti.te urrej vetem per momentet e bukura qe kemi kaluar bashke.a ka dhimbje me te embel se lumturia?e ndoshta tani je diku larg duke mashtruar nje dashuri te re.
e di qe po te ti them te gjitha gjerat qe mbaj perbrenda do te shkaterroja gjithcka.je aq i rendesishem per mua.....sa nuk dua te te humbas.urrej dhe veten per kete qe po bej.po shkel gjithe idealet e mia.cdo gje po shkaterrohet si nje keshtjelle rere para syve te mi.e gjithe guacka qe kisha krijuar per tu mbrojtur nga bota tani nuk ekziston me.e gjithe siguria ime perfundoi ne momentin kur te takova ty.me vjen te qesh dhe te qaj.te qesh sepse kam hapur syte dhe shikoj me larg,tani te kam ty dhe pse nuk je teresisht i imi.dhe kjo eshte gjeja qe me shume me lendon.
Qaj per fatin tim...........si eshte e mundur..........?kam lindur per te vuajtur?dhe prap vazhdoj te mendoj per ty.per kete ndjenje qe se kisha provuar ndonjehere,por dicka e destinuar te mbaroje.pse? pse smund te te kem kur e di shume mire qe dhe ti mendon si une?
Ndoshta hapi me i mire eshte pritja,qe dhe une te di si te veproj.Do le gjithcka ne dore te kohes,ajo eshte mesuesja me e mire,dhe pse ndonjehere i lendon nxenesit e saj.............
Krijoni Kontakt