Nanos i troket dimri i fundit
Dimri i sivjetshėm, pėrveēse i ftohtė, do tė jetė dhe mjaft i vėshtirė pėr qeverinė dhe kryeministrin Nano, i cili do tė pėrballet me konfliktin mė tė madh brenda forcės politike qė ai drejton. Kėtė lajm e ka dhėnė pikėrisht kundėrshtari i tij mė kryesor brenda PS-sė, Ilir Meta, i cili ka lėshuar pėrsėri deklarime kundėr qeverisė dhe politikės sė Fatos Nanos. "Dimri qė kemi pėrpara, do tė jetė i vėshtirė pėr Nanon", ka deklaruar dje ish-kryeministri Ilir Meta, gjatė ceremonisė sė pasdites qė PS organizoi me rastin e anėtarėsimit nė Internacionalen Socialiste. Kundėrshtari i kryeministrit Nano, gjatė kėsaj ceremonie ka shmangur dhe takimin dhe dhėnien e dorės kryesocialistit, duke i dhėnė tė kuptojė se, gjėrat tash e tutje do tė vėshtirėsohen. "Nano e ka personalizuar PS-nė, duke e kthyer atė nė njė parti staliniste, ku dominojnė konfliktet dhe lufta e klasave", ka deklaruar Ilir Meta. Me tej, gjatė kėtyre deklarimeve, Meta ka pėrmendur dhe lėvizjet e Nanos, qė ka programuar tė vazhdojė nė bazė, duke i konsideruar ato, si pėrpjekje tė dėshtuara tė kryeministrit qė pėrpiqet tė krijojė konflikte tė reja dhe nė bazėn e PS-sė, nė njė kohė qė ai nuk gėzon mbėshtetjen e saj. Por megjithatė, mbėshtetėsit e kryeministrit, e kanė nisur fushatėn e bazės, qė nė ditėt qė Nano nuk ishte i pranishėm, pasi ndodhej nė takimin e Internacionales nė Brazil, duke i paraprirė kėshtu lėvizjeve tė kundėrshtarėve tė tij. Por pritja nga ana e bazės, ndaj fushatės spastruese tė Nanos, ka qenė fare e akullt, kjo si rrjedhojė e humbjes sė besimit pėr qeverinė socialiste dhe pėr kreun e saj. Megjithėse kryeministri dhe njerėsit e tij brenda PS-sė, trumbetojnė me tė madhe surprizėn qė ata do t'i bėjnė kundėrshtarėve tė tyre nė bazė, nga ana tjetėr, pikėrisht baza e partisė ėshtė ajo qė ka nisur t'i japė suportin e duhur kundėrshtarėve tė Nanos. E gjithė kjo lojė qė Nano pėrgatiti qė nga Brazili, pėr kundėrshtarėt e tij, duket se i ėshtė kthyer nė njė bumerang atij, e pėr pasojė, ka vetėm njė pėrfundim: fundin e hidhur pėr kryeministrin, pas kongresit tė dhjetorit.
gazeata 55
Krijoni Kontakt