Keto dite ose para ca ditesh kryeministri Fatos Nano nuk arriti ti jape legjitimitetin qeverise se tij qe drejton cfare do te thote se dy here rradhazi parlamenti shqipetar ka hedhur poshte kerkesat e kryeministrit shqipetar per votimin e dy ministrave te qeverise se tij perkatesisht atij te rendit dhe atij te jashtem qe te dy te nje rendesie te vecante.
Me poshte kam postuar nje deklarim te zotit Ruci i cili eshte kryetar i grupit parlamentar te partise socialiste.
Le te diskutojme kete problem kaq te rendesishem dhe themelor dhe institucional per fatet e shqipetareve dhe Shqiperise.
E Marte, 28 Tetor 2003
RUCI: NUK KA KERKESE PER MOCION
"Ka kerkese per mocion votebesimi ndaj kryeministrit Nano? Nuk ka? Atehere te mos e diskutojme me kete ceshtje". Me keto fjale frenoi gjithe sulmet e opozites ne mbledhjen e byrose parlamentare kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci. Deri ne fund te mbledhjes, ai i qendroi mendimit se nese opozita nuk ka paraqitur deri tani nje kerkese per mocion votebesimi te kryeministrit ne parlament, atehere gjithe fjalet qe mund te thote nuk kane asnje vlere. Sipas tij, nuk ia vlen te diskutohet me per votebesimin e Nanos ne parlament, derisa opozita nuk ka marre deri tani asnje hap per ligjerimin e kesaj kerkese, pra paraqitjen esaj ne Kuvend. Me pas ajo futet ne axhende dhe siskutohet ne seancat e radhes ne parlament. Por deri tani, opozita pervec deklarave lidhur me mocionin e votebesimit te kreut te qeverise Fatos Nano nuk ka bere asgje tjeter konkrete. Me kete argument, kreu i grupit parlamentar te PS-se deklaroi dje se lidhur me votebesimin, si anetar i mazhorances nuk pranon diskutim nga askush dhe diktim nga deputetet opozitare. Nga ana tjeter, anetaret e opozites ne byrone parlamentare parashtruan kerkesen qe Presidenti duhet te detyroje kreun e qeverise per te dhene doreheqjen. "Ju kujtojme se kur d'Alema humbi zgjedhjet lokale ne Itali, dha menjehere doreheqjen. Ndersa Fini kur humbi 6 perqind shkoi ne keshillin e tij dhe kerkoi doreheqjen. Ndersa kur Berlyuskoni ishte ne qeveri dhe ministrat e tij dhane doreheqjen, ai nuk mundi ta mbante qeverine e tij me zevendesministra" beri paranteze lidhur me rastin konkret ne qeverine shqiptare, nenkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo i kujtoi Rucit se ai ishte njeri nga deputetet socialiste qe ka humbur ne zonen e tij elektorale. Ai qe ka mbrojtur Topallin gjate deklaratave te saj ishte edhe kryerepublikani Fatmir Mediu i cili pohoi se e drejta e mocionit te votebesimit eshte kur kryeministri rrezohet me shume se nje here.
E.Nasi
Burimi: "Koha Jone"
Krijoni Kontakt