Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 118
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    PERPLASJA PER VOTIMIN E MINISTRAVE

    Nano-Meta kėrcėnim me zgjedhje
    PBDNJ gati tė negocjojė me Kryeministrin


    Altin Kreka

    Grupi parlamentar i PS-sė pritet qė tė pėrfshihet nga njė debat i ashpėr. Grupimet e njohura me nanoistė dhe metistė janė pėrgatitur tashmė pėr njė beteje e cila mund ta ēojė vendin edhe nė zgjedhje tė parakohshme. Metistėt thonė se kanė 16 vota socialiste kundėr dy ministrave tė rinj, ndėrsa nanoistėt shprehen se mosvotimi i ministrave ėshtė njė vetėvrajse politike e njerėzve tė Metės.

    LAJMI

    Cilėt jeni ju?", kėshtu ka pyetur dje Fatos Nano, kur u pėrhap lajmi se njė grup deputetėsh tė PS-sė firmosėn kundėr qeverisė sė tij. Reagimi i parė i kryeministrit pėr promemorjen e metistėve ėshtė treguesi mė i qartė se "thikat janė mprehur" mirė nė PS. Pėrplasja e parė e fortė do ndodhė nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS. Qė "zjarri" tė jetė sa mė i fortė edhe presidenti Moisiu po jep ndihmėn e tij. Burime pranė kreut tė shtetit thonė se dy ministrat nuk dekretohen para sė enjtes, duke u lėnė socialistėve kohėn e nevojshme pėr tė ndarė hesapet mes tyre. Dje kryesia e PBDNJ vendosi qė tė realizojė negociata me kryeministrin Nano para se tė vendosė pėr fatin e 3 votave qė ata kanė nė Kuvend.
    Pėrgatitja e njė promemorjeje me firmat e 16 deputetėve tė PS-sė nga ana e mbėshtetėsve tė Metės u prit me nervozizėm nga ana e mbėshtetėsve tė Nanos. Palėt do pėrplasen fort nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS-sė. Nuk ėshtė tėrėsisht e sigurt nėse kjo mbledhje do tė mbahet sot. Ka shumė gjasa qė kryetari i grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, ta shtyjė mbledhjen. Gjithēka varet nga koha kur do tė dorėzohet promemorja e metistėve. Njerėz tė afėrt me Metėn thonė se promemorja do t'i dorėzohet Ruēit dhe Nanos sot paradite nė orėn 11, bashkė me listėn e firmėtarėve. Lista nuk u bė e ditur dje, mbase nga frika se Nano mund tė "pėrpunonte" ndonjė prej tyre pėr t'i kthyer mendjen. Nė vigjilje tė kėsaj mbledhjeje tė grupit parlamentar mes palėve ėshtė zhvilluar njė luftė e ashpėr mediatike e cila nisi qė nė momentin kur kryesia e PS-sė votoi emrat e ministrave tė rinj tė kabinetit Nano. Palėt janė tė motivuara maksimalisht dhe pothuajse kanė tė njėjtat akuza ndaj njėra-tjetrės. Nė bisedat e lira nanoistėt shpreheshin dje se vendi mund tė shkojė nė zgjedhje, nėse nuk votohen ministrat, "ne s'do tė votonim kurrė njė qeveri tjetėr". Tė njėjtin mendim kanė edhe metistėt, tė cilėt janė tė vendosur qė tė rrėzojnė nė ēdo kusht Nanon nga pushteti. Meta, me sa duket, nuk do qė ta shikojė Nanon kryeministėr nė prag tė Kongresit. "Ethet kongresuale", qė Nano pėrmendte shpesh, tashmė nisėn. Kjo luftė e re nė PS, fituesit dhe humbėsit i nxjerr vetėm nė Kongresin e 12 dhjetorit. Fushata pėr kėtė Kongres tashmė mund tė quhet e hapur dhe do ta minimizojė nė maksimum debatin pėr zgjedhjet e pushtetit vendor qė sapo kaluan. Mbase ky do jetė i vetmi efekt pozitiv pėr PS-nė nga ky debat. Dje pėrmendeshin zgjedhjet e reja dhe, nėse shikohet reagimi i palėve, mund tė besohet se kjo do tė ndodhė, duke i dhėnė opozitės njė shanc tė kėrkuar prej kohėsh. Megjithatė, nuk pėrjashtohet mundėsia qė socialistėt tė habisin sėrish me unitetin e tyre tradicional.


    Metistėt nėnshkruajnė promemorien

    Dje 16 deputetė socialistė pėrkrahės tė ish-zv.kryeministrit Meta kanė nėnshkruar njė promemorie drejtuar grupit parlamentar socialist, i cili do tė mblidhet sot. Nė kėtė promemorie ata kėrkojnė me forcė rikompozimin e qeverisė nė bazė tė dokumenteve tė nxjerra nga Kryesia e Partisė Socialiste. Promemoria kėrkon qė nėpėrmjet kėtij veprimi tė arrihet forcimi i unitetit brenda gjirit tė vet partisė dhe njė vlerėsim i vlerave tė saj. Dhe pse janė tė pėrcaktuar pėrkrahėsit klasikė tė ish-zv.kryeministrit Meta, nuk bėhen tė njohur emrat e nėnshkruesve tė kėsaj prememorie, tė cilėt duket se nuk i kanė pozitat shumė tė forta nė kėtė pėrkatėsi brenda vet PS-sė, pasiguri qė vjen dhe nga rezultatet jo shumė entuziaste nė disa zona nė zgjedhjet vendore. Mėsohet se deputetėt nėnshkrues tė kėsaj prememorie kanė vendosur t'ia paraqesin kryetarit tė grupit parlamentar socialist, Ruēi, njė orė para mbledhjes sė grupit socialist, qė ėshtė lėnė si zakonisht nė mesditė. Kjo, sipas disa nėnshkruesve, nuk do t'i japė aspak kohė Nanos tė konsultohet me deputetėt qė ndajnė tė njėjtat mendime me Metėn. Mosparaqitja mė parė e prememories ėshtė asi qė ata mbajnė nė kėtė pėrballje tė re me kryeministrin e vendit. Pritet qė nė mbledhjen e grupit tė ketė debate tė ashpra, jo rreth kandidaturave siē i cilėsojnė tė gjithė socialistėt, pėr tė cilėt nuk kanė asnjė vėrejtje, por rreth mėnyrės sė emėrimit tė tyre nga ana e kryeministrit Nano dhe mosrespektimit tė rezolutės sė Kryesisė. Por ka dhe shumė gjasa qė, nėse prememoria i dorėzohet Ruēit fare pak para mbledhjes, mbledhja e grupit tė mos zhvillohet sot dhe tė shtyhet pėr nesėr, pėr tė pasur kohė konsultimi me deputetėt qė kanė mendime ndryshe me shumicėn socialiste. Kjo prememorie bėhet pak ditė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve vendore dhe para fillimit tė analizave pėr rezultatet e tyre, ku nė disa zona bastione tė PS-sė bashkitė "iu lanė" kampit opozitar tė Berishės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    200 MIJE DOLLARE NJE VOTE

    Alarmi ka kaptuar Nanon dhe te gjithe njerezit perreth tij pas mbledhjes se grupit parlamentar te PS dje ne mesdite nga ku 12 deputete deklaruan voten kunder dhe dy te tjere abstenim, cka do te thote se Nanos i mungojne 14 vota pro tij. Pa harruar se dhe nje vote e deputetit te PS-se Ilir Gjoni eshte minus, pasi ai eshte ne SHBA prej kohesh ne specializim dhe do te jete absurde ose me shume se servile qe ai te vrapoje per te mberritur ne Tirane per ti dhene voten zotit Nano. Pra nga 74 deputete qe ka PS 14 deputete nuk jane ne anen e kryeministrit. Mbeten 59 deputete qe do te votojne pro tij nga te PS-se, ndersa atij i duhen minimumi dhe 11 vota qe te kaloje dekretet ne parlament, pasi 139 do te jene te pranishem ne salle dhe sipas rregullores i duhen 50+1 perqind e votave qe te quhet i fituar. Pervec 59 deputeteve te PS te cilet jane shprehur pro miratimit te dy dekreteve zotit Nano i shtohen dhe 3 vota te PAA te Xhuvelit, 1 vote e Neritan Cekes se PAD dhe 1 vote e PDS se Milos qe do te thote gjithsejt 64 vota pro. Kryeministrit i duhen qe te mos i rrezohen dy dekretet edhe 6 vota nga rradhet e opozites ose nga rradhet e kundershtareve te tij brenda PS-se. Ndaj ka leshuar te gjithe tatimoret dhe doganieret perreth tij qe blejne nje vote nga rradhet e PD-se deri ne 200 mije dollare nese voton pro tij si dhe nese nuk paraqitet ne sallen e parlamentit diten e votimit ne menyre qe te mos rritet kuorumi oferta shkon ne 100 mije dollare per nje deputet te opozites. Gjithashtu ofertat nuk po mungojne dhe per deputetet e PS-se ,te cilet jane deklaruar dje kunder tij. Nga burime brenda stafit te Nanos po negociohet me deputetin e PDR zotin Qazim Tepshi dhe deputetin e PLL Ethem Fejzullari qe ose te votojne dekretin, ose se paku te mos marrin pjese ne seancen e votimit, gjoja ( si te semure(. Kurse ndaj kryetarit te PBDNJ zotit Vangjel Dule kryeministri ka leshuar urdine e zyrtareve te larte te PBDNJ, te cilet jane te punesuar si zv/ministra apo drejtore te rendesishem qe ti bejne atij presion dhe te votojne tre deputetet e PBDNJ pro dekreteve te Nanos. Por Dule deri mbreme dukej i vendosur per te abstenuar ne parlament, megjithese edhe ndaj tij ofertat jane disa qindra mije dollareshe. Nga partite e majta me i vendosur qe te mos i votoj dekretet ishte kryetari i PSD, Gjinushi. Gjithsesi nga te gjitha llogarite e deklaruara te konvertuara ne vota del se Nanos i rrezohen dekretetet, cka perkthehet detyrim i tij per te kompozuar qeverine me elemente te rinje nga rradhet e se majtes shqiptare. Ne ndodhte qe i blen votat ,atehere ai fiton dhe behet me i ashper ne jeten politike dhe shoqerore te vendit, duke shtuar me teper dozen e afrimit te tij me lobet e mafias ekonomike. Pas kesaj ai do ti masakroje kndershtaret e tij ne parti, ne media dhe ne jeten publike. Por gjasat jane qe Nano humb ne votimin e dy dekreteve.

    Re.po.
    kOHA JONE
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    NANO SYNON TE BLEJE ME MOSARDHJEN NE PARLAMENT DEPUTETE TE OPOZITES.

    Cmimi mbreme per 1 vote pro nga radhet e opozites ishte 200 mije dollare. Ndersa per mosparaqitjen ne Parlament diten e votimit te dekreteve te nje deputeti te opozites ne menyre qe te mos rritet numri i votave kunder, oferta e stafit te Nanos arrin ne 100 mije dollare. E gjithe loja e kryeministrit eshte perqendruar per te blere nje deputet te PDR, dy te PLL, tre te kundershtareve te tij ne PS, te cileve u ka kerkuar qe te mos marrin pjese ne seancen e votimit ne kembim te shumave te mesiperme. Kurse per te blere votat e kundershtareve ne PS ka ofruar 70 mije dollare nje vote.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    PS, "vėrsulet" Meta, thellohet kriza

    Kryeministri Nano, - edhe pasi ėshtė njohur me nėnshkruesit e promemories dhe me 14 votat e tyre kundėr ministrave, - ka kėmbėngulur pėr tė mos ndryshuar qeverinė. Metistėt kanė deklaruar se i kanė lėnė kohėn e nevojshme Kryeministrit pėr tė reflektuar dhe se ata nuk tėrhiqen nga pozicionet e tyre

    Grupi parlamentar i Partisė Socialiste votoi nė mėnyrė tė pėrēarė pėr kandidaturat e kryeministrit Nano pėr postet e ministrit tė Jashtėm dhe atij tė Rendit. Kėshtu kalimi i emrave tė rinj tė ministrave ėshtė bėrė i pamundur. Disa deputetė, nėnshkrues tė promemories pėr rikompozim tė qeverisė, u shprehėn hapur kundėr tė dy emrave. Numri i tyre arrin qė tė bllokojė kalimin e ministrave. Gjithsej 12 deputetė kanė shprehur votėn e tyre kundėr, ndėrkohė qė 2 tė tjerė kanė abstenuar. Pro emrave tė rinj kanė votuar 58 deputetė socialistė duke bėrė qė emrat tė kalojnė pėr nė seancėn plenare. Por kryeministri Fatos Nano ėshtė treguar i ashpėr me kėtė grup nėnshkruesish duke thėnė se: "Nėse nuk votohen dy ministrat atėherė, as ne nuk do tė votojmė rikompozimin e qeverisė qė kėrkoni ju." Por nga ana tjetėr, stoik nė qėndrimin e tij ka qenė dhe ish-kryeministri Ilir Meta, i cili ka shprehur konsideratat e tij kundėr kėsaj qeverisjeje dhe kundėr akumulimit tė pushtetit qė po bėn Nano nė prag tė kėtij kongresi. Meta dhe pėrkrahėsit e tij thanė se kėrkohet mė shumė punė nga qeverisja dhe se elementėt qė po kandidohen nuk garantojnė njė gjė tė tillė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kriza

    Nano u shfaq nė mbledhjen e grupit mjaft i acaruar. Gjatė gjithė kohės ai nuk ka diskutuar, por vetėm ka shprehur nė njė moment idenė e tij se kėto probleme nuk duhet tė evidentohen nė kongres dhe tė diskutohen atje, pėr tė mos rrezikuar njė krizė qė mund tė ēojė vendin nė zgjedhje tė parakohshme. Ai dhe pėrkrahėsit e tij e kanė pėrmendur vazhdimisht faktin se mund tė ketė zhvillime qė rrezikojnė pushtetin e mazhorancės, duke i kujtuar grupit metist se pėr kėto mund tė jenė fajtorė ata. Gjatė mbledhjes kryeparlamentari Servet Pėllumbi i ka ftuar deputetėt "kundėrshtarė" qė tė votojnė emrat e dy ministrave tė rinj, pasi sipas tij nuk ėshtė momenti i ndryshimit tė qeverisė. "Ne kemi fituar zgjedhjet lokale dhe kėshtu nuk kemi pse tė ndėrrojmė qeverinė," tha ai. Por as kėrcėnimet e vazhdueshme tė Ruēit, as deklaratat e Nanos dhe as ftesat e Pėllumbit nuk kanė patur ndikim nė grupin e metistėve, tė cilėt kanė lexuar promemorien e tyre. Ditėn e djeshme u bė publik dhe qėndrimi i PBDNJ, partisė qė nuk kishte shfaqur hapur qėndrimin e saj, tė cilin e bėri tė njohur pas mbledhjes sė kryesisė. Kryetari i kėsaj partie, Vangjel Dule, ėshtė shprehur se nuk do tė votojnė pėr emrat e kėtyre ministrave. Deputeti Limoz Dizdari, njė nga deputetėt qė kėrkon rikompozim tė qeverisė i ka propozuar grupi socialist qė tė arrijnė nė njė konsensus dhe tė mos nxitohen me votim nė Kuvend.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Diskutimet

    Ndėrsa deputeti Elmaz Sherifi ėshtė shprehur se zgjidhja mė e mirė ėshtė votimi i emrit tė Namik Dokles dhe Fatmir Xhafės nga shumica nė parlament. Pėrfaqėsuesi i grupi "Lėvizja pėr katarsis" nė Partinė Socialiste, deputeti Petro Koēi ėshtė shprehur se do tė votojė pro dy ministrave. "Tė votojmė dy emrat e propozuar dhe mė pas tė merremi me analiza" ėshtė shprehur Petro Koēi. Deklarata ėshtė kundėrshtuar nga deputeti Ilir Zela, i cili jo vetėm ėshtė deklaruar kundra votimit tė dy ministrave, por ka kėrkuar qė tė shtyhet dhe votimi i tyre nė Kuvend deri sa tė pėrfundojnė diskutimet mbi zhvillimet nė PS. Nė bazė tė vendimit qė ka marrė dje Grupi Parlamentar Socialist, pritet qė dy emrat tė shkojnė nė Kuvend. Votimi ishte parashikuar dje por mosdekretimi i dy emrave nga presidenti Alfred Moisiu e ka shtyrė kėtė procedurė. Nė bazė tė Kushtetutės kryetari i shtetit ka tė drejtė tė bėjė dekretimin brenda 7 ditėsh.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ruēi i jep zemėr Nanos, tremb Metėn

    Kryetari grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruēi doli nė njė deklaratė pėr median. Nė krah tė tij ndodhej kryetari socialist. Ruēi u shpreh se duhet respektuar vendimi i Kryeministrit dhe se pėr kėtė gjė ėshtė shprehur pro edhe baza socialiste. "Grupi parlamentar i Partisė Socialiste mbėshtet punėn dhe programin e qeverisė si dhe vendimet politike tė forumeve drejtuese tė qeverisė. Grupi socialist mbėshtet dhe do tė votojė dekretet e Presidentit tė republikės pėr ndryshimet e kabinetit qeveritar duke respektuar tė drejtėn dhe pėrgjegjėsinė kushtetuese tė Kryeministrit, vendimin e kryesisė sė Partisė Socialiste, librin e rregullave tė saj si dhe vetė vullnetin e anėtarėsisė, tė shprehur pėrmes pėrfaqėsuesve tė saj legjitimė dhe institucionalė," u shpreh Ruēi.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Meta: Gjithė energjitė kundėr pushtetit tė Nanos

    Ish-kryeministri Ilir Meta tha pas votimit nė grupin parlamentar se asgjė nuk kishte ndryshuar nga qėndrimi i tyre i bėrė publik pėrmes njė promemorieje. Ai tha se nuk do tė lejojė qė tė forcohet pushteti i Nanos. Meta deklaroi se gjatė gjithė kėsaj kohe Kryeministri ėshtė pėrpjekur qė tė fitojė pushtet nė funksion tė forcimit pėr kongresin e dhjetorit. "Qeveria socialiste nuk ka nevojė pėr arnime, tė cilėt shtojnė mė tej dhe rrezikojnė personalizimin e mėtejshėm e tė plotė tė qeverisjes siē ka ndodhur gjatė gjithė vitit tė fundit nė funksion tė akaparimit tė Kongresit tė ardhshėm tė Partisė Socialiste. Duhet njė qeveri gjithėpėrfaqėsuese jo vetėm brenda Partisė Socialiste dhe jo pėrjashtuese," deklaroi Meta.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Brokaj i tregon aritmetikėn e humbjes Kryeministrit

    Deputeti Sabit Brokaj tha se i ėshtė lėnė koha e nevojshme Kryeministrit pėr tė reflektuar nė lidhje me qėndrimet e shprehura pėrmes njė promemorieje. Brokaj lexoi kėtė promemorie nė fillimin e mbledhjes sė Grupit parlamentar. Ai ėshtė njė nga nėnshkruesit e saj dhe njihet si njė nga pėrkrahėsit e ish-kryeministrit Meta. Brokaj tha gjithashtu se kanė numrin e nevojshėm pėr tė bllokuar vendimet e Nanos. "Me votimin qė ėshtė bėrė i ėshtė lėnė kohė e mjaftueshme qė deri nė seancėn plenare tė reformojė qėndrimin politik. Qėndrimi ėshtė pėrcaktuar nė votė. Janė pesėmbėdhjetė kundėr dhe abstenim," tha pėr mediat Sabit Brokaj.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Braho: Jemi shumė, aq sa pėr tė bllokuar Nanon

    Kryetari i komisionit tė ligjeve Spartak Braho u shpreh se njė gabim i madh i Nanos ishte se ai nuk solli pėr tė shqyrtuar emrat e rinj nė grupin parlamentar, por i dėrgoi ato direkt pėr te Presidenti. Gjithashtu ai pėrsėriti se koha po kalon dhe kryetari socialist Nano duhet tė ndėrrojė qėndrim pėrsa i pėrket kompozimit tė qeverisė. "Nano gaboi se nė vend qė t'i sillte nė grup parlamentar propozimet ia ēoi Presidentit. Ne jemi tė vendosur nė qėndrimin tonė tė shprehur nė promemorie. Ka vetėm njė alternativė, rikompozim tė qeverisė dhe kėtė e shprehur qartė votimi kundėr i 15 deputetėve, tė mjaftueshėm pėr tė hedhur poshtė emrat e ministrave," u shpreh Braho, i cili dhe mė parė ka pėrcjellė mesazhe pėrsa u pėrket pėrgjegjėsive zgjedhore nė emėr tė Nanos, si figura kryesore qė ka ndikuar nė humbjen e kėsaj partie nė disa zona tė cilėsuara si bastione
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    ca gjera te rja per Doklen

    Nje gje s'e marr vesh per ju qe merreni me Namik Doklen: Nje burre i mencem fort sic ka qene Branko Merxhani nji here e nje kohe, ka pas thane se: te jesh komunist ka vetem dy rruge: ose je i poshter ose je budalla. Historia provoi se Merxhani kish te drejte. Ku hyn ne keto Namik Dokle?
    E para se gjithash, a e di Fato nano se me qene minister i jashtem duhen ca cilesi, qe jo cdo njeri mund ti kete? Me se paku duhet nje kualifikim formal ( i thone shkolle) ne diplomaci.
    Po duhet qe te te pranojne te huajt.
    Po duhet qe edhe fyteren se paku te mos e kesh fshatareske, dhe te mos jesh i shquar per burre i mire mes ujqerish, se mes ujqerish nuk mud te kete burre te mire.
    Ne se Dokle ka ruajtur nje fareyndyre, kete e ka bere nga halli se nuk hahej dot me "peshat e renda" qe ishin ne Tirane, e jo se ishte i ndershem. Nuk ka e nuk mund te kete socialist e komunist te ndershem


    k(kaq)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hek : 22-10-2003 mė 02:35

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anėtarėsuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Djema nje pyetje ketu:
    car jane keta goranet? nga vijne, ku shkojne mor jahu

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    " e jesh komunist ka vetem dy rrugeose je i poshter ose je budalla. ... Ku hyn ne keto Namik Dokle?"
    Marre nga Hek.

    Mqs Namik Dokle eshte nga Shishtaveci i Kukesit dhe prane Tropojes po i fusim ne nje vend me Sali Berishen se kane qene dhe komunista te vjeter.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Gazeta "TemA" zbardh tė plota debatet pėr qeverinė nė grupin parlamentar tė PS-sė

    Anti-Nanot: Rikompozim dhe shtyrje Kongresi

    Bizhga: Dje kur kam asistuar nė KQZ, ambasadori Barry ishte mė optimist sesa ishin anėtarėt e KQZ-sė pėrballė atij procesi kaq tė rregullt, legjitim e demokratik qė kishin kryer socialistėt jo vetėm pėr Durrėsin, por edhe pėr tė tjerat. Ne ditėm tė fitojmė edhe pa mbėshtetjen e strukturave tė rendit, po kėshtu edhe pa mbėshtetjen e strukturave tė SHIK-ut

    Mė poshtė po japim tė plotė diskutimet e deputetėve kryesorė nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PS-sė, tė zbardhura nga gazeta "TemA"

    Ndriēim Hysa: Kam dy pyetje pėr shokun Sabit. Iu kujtoj shokėve se kam patur dikur edhe njė pėrplasje tė tillė sikur kur kam qenė nė njė komision kam falsifikuar pro shokut Ilir. Pra, jam i qetė, i thjeshtė dhe dua tė bėj dy pyetje. Nėse vendimi politik i grupit ėshtė i kundėrt me platformėn e paraqitur nga ju, cili do tė jetė qėndrimi? Sė dyti, a e shihni nė dobi tė PS-sė njė rrėzim tė dy kandidaturave, tė kredibilitetit tė saj ndėrkombėtar e aq mė pak forcimit tė unitetit nė prag tė kongresit? Thashė se bėj pjesė tek ai rreshtim deputetėsh qė asnjėherė nuk kam braktisur apo kam votuar kundėr qeverisė qė nga 1997.

    Sabit Brokaj: Pėr mendimin tim dhe tė shumė shokėve problemi themelor i pėrmirėsimit tė qeverisjes ka qenė rikompozimi. I shtruar jo nė moment stresi, krize apo situate, por i shtruar muaj mė parė dhe i zhvendosur kohė mė kohė nga arsyetime apo pretekse tė ndryshme pėr tė ardhur nė kėtė moment. Unė e gjykoj - sikurse ishte shkruar nė atė dokument dhe siē e kam argumentuar herė tjetėr, - se zgjidhjet e plota, kohezive janė pėrherė mė tė mira sesa zgjidhjet e pjesshme.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazmir Bizhga: Ambasadori Barry mė optimist sesa KQZ-ja jonė

    Bizhga: Pėrsa u pėrket dy propozimeve tė ardhura nga kryesia e PSSH-sė, ne nuk kemi se ēfarė t'i bėjmė njė koment tė veēantė se janė dy nga shokėt mė tė spikatur tė PS-sė pėrgjatė kėtyre viteve, sidomos shoku Namik qė nga themelimi i partisė e kėtej. Po kėshtu dhe shoku Fatmir. Por ajo qė doja tė ndalesha unė ishte tjetėr. Ne socialistėt i kemi fituar kėto zgjedhje. E them kėtė pėr faktin sepse ka edhe pseudosocialistė, tė cilėt bėjnė pazar dhe llogari sa mund tė merrte PS nė kėto zgjedhje, sa dhe si mund tė fitonte Berisha nė kėto zgjedhje, sa dhe si ne socialistėt duhet tė menaxhonim humbjen nė kėto zgjedhje e tė tilla broēkulla tė kėsaj natyre. Ėshtė e vėrtetė se PS pas 6 vjet tė ushtrimit tė pushtetit nė qeverisjen qendrore dhe 3 vjet tė ushtrimit tė pushtetit nė qeverisjen vendore, ėshtė e konfirmuar si forcė e parė politike nė vend. Kjo do tė thotė se Berisha, megjithėse ka 6 vjet qė humb, thotė se ka 6 vjet qė fitoj. Ndėrsa ne qė kemi 6 vjet qė fitojmė, sėrish vazhdojmė e themi me njėri tjetrin pse humbi kėtu e pse humbi atje, pa bėrė shumėn e pėrgjithshme tė fitores sė socialistėve. Ēka ėshtė e rėndėsishmja socialistėt kanė fituar edhe nė ato vende kur historitė e tyre 12 vjeēare politike s'e kishin menduar se do tė fitonim. Kush nga ju e ka menduar se do tė fitonim bashkinė e Shijakut apo Mamurrasit. Kush e ka menduar ndonjėherė se mund tė fitohej bashkia e Kukėsit. Pra, nėse do t'i hymė njė analize tė fitores mund tė them se fitorja e PS ėshtė mė e dukshme, mė e vlerėsuar dhe mė e treguar pėrballė opinionit tė brendshėm e tė jashtėm. Ēka ėshtė mė e rėndėsishmja nė kėto fitore ne socialistėt kemi edhe ēertifikatėn e komunitetit ndėrkombėtar. Asnjėherė raporti i OSBE/ODIHR apo i monitoruesve tė komunitetit europian nuk ka qenė nė nivelet siē ishte tani. Mund t'ju them vetėm kaq se dje kur kam asistuar nė KQZ ambasadori Barry ishte mė optimist sesa ishin anėtarėt e KQZ pėrballė atij procesi kaq tė rregullt, legjitim e demokratik qė kishin kryer socialistėt, jo vetėm pėr Durrėsin, por edhe pėr tė tjerat. Ne ditėm tė fitojmė edhe pa mbėshtetjen e strukturave tė rendit, po kėshtu edhe pa mbėshtetjen e strukturave tė SHIK-ut, tė cilat deri mė dje Berisha na kishte akuzuar lart e poshtė nėpėr Shqipėri. Por ajo qė kemi nxjerrė midis nesh socialistėve lart dhe poshtė, mes atyre qė na shoqėronin qė nuk janė pak por me dhjetėra, shtrohej pyetja ore ē'do tė ndodhė nė grupin parlamentar tė PS? Asgjė nuk po ndodh nė grupin parlamentar tė PS. Partia Socialiste ėshtė kaq kompakte, ka kaq solidaritet vlerash sa tė jeni tė sigurt se asgjė nuk do tė ndodhė, sikundėr nuk do tė ndodhė asgjė as nė Partinė Socialiste nė bazė, ashtu sikurse nuk do tė ndodhė poshtė asgjė dhe nė qeverisjen e pushtetit vendor. Unė mendoj se nuk ėshtė momenti politik. Natyrisht do njė rikompozim, aq mė tepėr ne socialistėt ia kemi marrė dorėn kompozimeve e rikompozimeve dhe pėr mė tepėr qė nė kėtė grup parlamentar, tė paktėn nė maxhorancė, tė gjithė shokėt kanė qenė pjesėmarrės nė qeverisjen e PS. Por mendoj se nuk ėshtė momenti i duhur pėr rikompozim. Ashtu sikurse nuk ėshtė momenti i duhur politik pėr t'i bėrė qejfin Berishės, sepse jam i sigurt qė ashtu siē presin socialistėt atje poshtė se ēfarė do tė ndodhė nė grupin e PS, ashtu po i mban ngrehur veshėt edhe Berisha se ēfarė po ndodh me socialistėt. Unė jam i bindur se duhet t'i votojmė tė dyja kandidaturat. Tė mbarojmė njė proces demokratik Kongresi ashtu siē dimė ta bėjmė ne qė nga baza nė qendėr dhe mė pas Kongresit edhe mbi bazėn e vlerėsimeve qė do tė na japė Kongresi pėr gjithė secilin, qofshin anėtarė tė grupit parlamentar apo jo, ėshtė hapėsira e nevojshme pėr tė bėrė jo vetėm vlerėsimet e duhura, pėr tė bėrė edhe rikompozimet e duhura dhe pėr tė bėrė analizat e duhura qė do tė na ēojnė deri nė Kongres.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Zela: Riformim i qeverisė dhe shtyrje Kongresi

    Zela: Dua tė falenderoj shokun Fatos pėr arsyetimet e bėra pasi mendoj se ishte shumė e nevojshme pėr mbarėvajtjen e kėsaj mbledhjeje dhe kėtij diskutimi, i cili nuk ėshtė hera e parė qė zhvillohet dhe unė do tė pėrpiqem tė mos bie nė pėrsėritje. Po jap vetėm thelbin e kėndvėshtrimit tim pėr kėtė ēėshtje me gjithė dashamirėsinė time qė kam bėrė nė tė tilla raste. Qėkur ėshtė krijuar kjo qeveri unė kam zhvilluar pikėpamjen se mund tė kishte njė pėrbėrje akoma mė tė mirė, akoma mė pėrfaqėsuese. Megjithatė nė atė kohė nuk u arrit tė bėhej dhe u pranua edhe nga shoku Fatos atėherė kandidati ynė pėr Kryeministėr. E mendoja kėtė pasi realisht mbi bazėn e marrėveshjes qė u arrit pėr zgjedhjen e Presidentit, tė krijimit tė njė fryme tė re nė partinė tonė, ne do tė arrinim tė krijonim njė unitet tė natyrshėm nė partinė tonė pėr tė mundur tė bėnim tė gjitha reformat dhe pėr tė qenė sa mė tė suksesshėm edhe nė ballafaqimet elektorale. Tė njėjtėn gjė kam bėrė mė pas jo vetėm kėtu nė grup, por edhe nė forumet e tjera tė partisė. Qė nė janar kam kėrkuar tė bėheshin pėrmirėsime nė kabinetin qeveritar pėr tė qenė i detyruar qė nė muajin qershor tė shkohej nė konceptin e riformatimit politik tė PS, qė nė kuptimin tim ishte njė mundėsi pėr tė harmonizuar si suksesin tonė nė zgjedhje si dhe garantimin e mbajtjes sė njė Kongresi qė i duhet PS dhe nuk e trazon atė mė tej. Mė vjen keq qė sot jam i detyruar tė them konkluzionin se tėrė kėtė kohė nuk jemi orientuar nga nevoja pėr t'i harmonizuar tė dyja, njė zgjidhje pėrmes riformatimit pa i pėrplasur, por pėr t'i lėnė tė vazhdojnė paralel tė dy proceset. Por ka patur njė prirje pėr t'i orientuar tė gjitha nė funksion tė Kongresit. Mė vjen keq qė edhe sot kėtu tė shtrohet ēėshtja qė tė bėjmė Kongresin pastaj kemi kohė tė shohin gjėrat e tjera. Pikėrisht duke mos reflektuar nė kėtė kohė ne rrezikojmė tė mos shkojmė nė mėnyrė tė natyrshme nė Kongresin e partisė. Nė fakt, ka njė merak, jo pak i pėrhapur, qė Kongresi po akaparohet. Nė kuptimin qė nuk reflektohet pėr njė gjė apo njė tjetėr dhe krijohet premisa qė nė Kongres tė vemi thjesht formalisht. Lidhur me ēėshtjen tjetėr nėse i fituam apo humbėm zgjedhjet nuk besoj tė ketė paqartėsi nė kėtė pikė nga ndokush. Ne kemi fituar zgjedhjet dhe duhet tė jemi shumė krenarė pėr kėtė punė, sepse kemi fituar jo vetėm pėrballė opozitės, por edhe pėrballė faktit qė kemi qenė tė detyruar tė orientohemi drejt fitores duke patur si pengesė njė ngatėrrim tė saj me Kongresin e mėpasshėm. Por ėshtė fakt se fitorja jonė ėshtė tkurrur, siē ėshtė fakt qė PD ka humbur por humbja e saj ėshtė nė zvoglim. Ky ėshtė momenti qė duhet tė na bėjė tė gjithėve tė reflektojmė sesi duhet tė arrijmė tė rrisim fitoren tonė dhe tė zvogėlojmė mė tej humbjen e Berishės. Lidhur me kandidaturat qė ka propozuar shoku Fatos pėr ministra. Nuk mendoj se ka kėtu ndonjė qė tė mendojė se janė kandidatura tė papėrshtashme pėr tė qenė nė ēdo kabinet tonin qeveritar. Problemi ėshtė se kėta shokė meritojnė tė venė nė qeveri me njė klas tjetėr, nuk meritojnė tė venė thjesht nė qeveri por meritojnė tė venė nė njė qeveri me klas, nėn njė koncept riformatimi zgjidhės pėr PS nė kėtė situatė. Mendoj se ne e kemi tė mundur tė arrijmė nė njė unitet pėr kėtė ēėshtje, por uniteti nė partinė tonė duhet tė jetė njė unitet sintetik, harmonik, njė lloj rezultanteje e tė gjitha forcave, ku tė gjitha prirjet ndėrhyjnė pėr tė fiksuar dhe qartėsuar boshtin e pėrbashkėt tė veprimit. Me njė sėrė veprimesh tė ndėrmarrė nuk po kėrkohet uniteti mė nė kėtė kuptim, por po kėrkohet uniformiteti, homogjeniteti absolut. Tani kėrkohet vetėm gatishmėri jo vetėm pėr tė vepruar njėsoj, por edhe qė tė japim fjalėn se do tė mendojmė njėsoj. Duket se edhe sot po vihemi pėrpara njė ultimatumi: kush nuk e pranon kėtė nuk mund tė hyjė nė kėtė parti, kush nuk e pranon dot mė, duhet tė dalė. Nuk mendoj se kjo ėshtė zgjidhja nė situatėn nė tė cilėn ne jemi.

    Unė do tė propozoja me shumė dashamirėsi dy hapa zgjidhės pėr partinė tonė nė kėtė situatė. I pari, riformatimi pa paragjykime i kabinetit qeveritar; i dyti, thirrja e KPD pėr tė shtyrė nė njė datė tė arsyeshme Kongresin e Partisė dhe pėr tė miratuar rregullat qė garantojnė kėtė konkurrencė luajale tė tė gjithė kandidatėve tė mundshėm pėr kėtė Kongres.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Petro Koēi: Sistemi i vlerave ėshtė shkatėrruar

    Koēi: Megjithėse nė rendin e ditės ėshtė ēėshtja e propozimit tė kryeministrit tė konsultuar me kryesinė pėr plotėsimin e vendeve vakant nė qeveri, ėshtė normale qė tematika kalon edhe nė probleme tė tjera, qė pėrfshin njė cikėl zhvillimesh tė rėndėsishme nė partinė prej shumė kohėsh. Mendoj se pėrsa i pėrket ēėshtjes sė zgjedhjeve, fitorja e PS ėshtė e qartė. Nė kėtė pikėpamje unė do t'u bėja apel tė gjithėve, duke filluar nga Kryetari i partisė deri tek anėtari i fundit i saj, qė ne tė nisemi nga pozita objektive nė analizėn e kėtij procesi. Nga mėnyra e administrimit tė kėtij ballafaqimi qė ka nisur me kohė dhe do tė vazhdojė nė Kongres e pas Kongresit, ne do tė dėshmojmė nėse kemi njė kurriz tė fortė pėr ta mbajtur ashtu siē duhet pushtetin. Pėrsa u pėrket ndryshimeve nė qeveri, natyrisht shokėt e propozuar e plotėsojnė kriterin e pėrfaqėsimit tė vlerave. Unė kam menduar se njė nga pikat ku duhet tė mbėshteteshim pėr tė garantuar njė rezultat sa mė tė mirė zgjedhor duhet tė ishin edhe ndryshimet nė qeveri, pasi ato duhet tė ishin bėrė para zgjedhjeve, e kuptoj se edhe rezultati nė Kongres mund tė ēojė nė njė platformė apo projekt ndryshimesh nė qeveri, megjithėse nuk pres ndonjė ēudi tė madhe nga Kongresi, por gjithsesi edhe ky akt duhej shfrytėzuar pėr tė bėrė disa ndryshime tė tjera nė qeveri pėr t'i administruar mė mirė sensibilitetet dhe problemet, tė cilat ekzistojnė nė marrėdhėniet e brendshme sidomos tė grupit parlamentar, si dhe pėr tė pėrmirėsuar performancėn qeverisėse nė disa sektorė tė tjerė. Ajo qė ėshtė mė problem tani ėshtė fakti se ka njė lloj polarizimi tė situatės dhe mėnyrės sesi do tė interpretohemi ne individualisht. Ēuditėrisht tek opinionistė tė pavarur, por edhe brenda nesh, rreshtimi pėr tė votuar Doklen apo Xhafėn do tė interpretohej sikur po voton Nanon etj.. Ėshtė mėkat qė njerėzit po kthehen nė numra. Ne duhet tė tentojmė nė zgjidhje dhe qėndrime parimore sesa nė qėndrime ushtarėsh. Unė pavarėsisht nga kėrkesat e vazhdueshme qė kam bėrė pėr ndryshimet nė qeveri ndaj kėtij procesi do tė jem luajal me rregulloren e partisė dhe do tė kėrkoja qė tė gjithė ata qė kanė bėrė mėkate me respektimin e rregullave tė partisė t'i kėrkojnė tė falur asaj, sepse mendoj se edhe administrimi i mėtejshėm i procesit politik dhe organizativ nė parti do tė pėrmirėsohej nė thelb. Disa burra do tė kishin kurajon pėr ta bėrė kėtė gjė. Sė fundi, flitet shpesh se nė PS, sidomos nė grupin parlamentar, ka vetėm ministra. Dhe kėtu ka njė pėrgjegjėsi sepse sistemi i vlerave ėshtė shkatėrruar. Pėr kėtė ka pėrgjegjėsi partia, sidomos forumet qendrore.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Servet Pėllumbi: Qeveria e katėrt shenjė krize e PS

    Servet Pėllumbi: Mė 12 tetor u mbushėn dhe 4 vjet nga dita e Kongresit zgjedhor tė partisė dhe pritet qė pas disa muajsh tė bėhet Kongresi tjetėr zgjedhor. Ėshtė e natyrshme qė nė njė parti e madhe si e jona qė ka edhe 6 vjet nė qeverisje, tė jenė akumuluar probleme tė karakterit programor, statutor, tė qeverisjes, ashtu si shumė e shumė ēėshtje praktike pėrfshirė edhe mėrirat me njėri tjetrin. Prandaj ėshtė gjetur, jo vetėm nga ne, qė njė herė nė 4 vjet tė bėhet njė analizė rrėnjėsore tė problemeve tė akumuluara, shkarkohen mėritė dhe merret njė start i ri. Unė mendoj se kėtė moment duhet ta vlerėsojmė mė mirė, jo thjesht pėr t'i mbuluar problemet dhe as pėr ta reduktuar kėtė Kongres me njė zgjedhje tė Kryetarit dhe Komitetit Drejtues, por pėr ta shėndoshur partinė, pėr tė vėnė gishtin mbi ato probleme qė janė diskutuat, janė bėrė herė pas herė debatet nė parti, janė mbuluar janė zbuluar prapė dhe pėrsėri mbuluar. Unė mendoj se ky moment ku gjendemi aktualisht meriton njė vėmenje jashtėzakonisht tė madhe. Nė kėtė kuadėr do tė kaloj tek problem i dytė. Unė do tė mirėprisja ēdo lloj platforme qė vė nė qendėr pikėrisht shetėsime tė kėsaj natyre. Nė kėtė kuadėr, po e quaj platformė tė pjesshme atė qė paraqiti shoku Sabit, edhe ajo mund tė ketė vlerat e kuptimin e vet, por aty ka ēėshtje qė meritojnė tė analizohen, tė reflektohet mbi to. Sikundėr do tė mirėprisja platforma tė tjera qė ėshtė e natyrshme pėr njė parti si e jona me njė demokraci qė e ka zhvilluar dhe po e zhvillon, qė situatat ose periudhat parakongresuale t'i shndėrrojė nė periudha debatesh, konkurrim vlerash, platformash, idesh. Pra, nė kėtė kuadėr do tė mirėprisja ēdo lloj platforme, pavarėsisht nga qėndrimet konkrete qė mund tė mbajė secili ndaj tyre. Problemi i tretė, ėshtė ai qė e tėrė kjo problematikė nuk mund tė fokusohet tek qeveria. Nėse e shohim nė kėtė plan ne duhet tė ndėrgjegjėsohemi pėr njė qėndrim jo aq tė pėrgjegjshėm qė kemi mbajtur ndaj qeverive dhe ndaj qeverisjes. Ne brenda dy vjet e pak kemi kaluar tre qeveri. Nėse do tė marrim pėr bazė kėrkesėn pėr njė rikompozim apo riformatim tė qeverisė bėhen 4 qeveri nė dy vjet. Nėse do ta shtronim ēėshtjen nė njė plan mė parimor. A kemi kaluar ne nėpėrmjet krizash qė kanė imponuar kalimin nga njė qeveri nė njė tjetėr? A kanė qenė kėto kriza tė karakterit objektiv, ekonomik, social? Pėrgjigjja do tė ishte qė nuk ka patur kriza tė kėsaj natyre, qė zakonisht nė vendet demokratike imponojnė kriza qeveritare. Kėto mė tepėr, nėse do t'i quanim kriza nė thonjėza, tė shkaktuara nga ne, pėr interesa tė caktuara, duke paragjykuar ndonjė nga ata qė zėnė karrige, duke menduar se ata qė mbeten jashtė u ėshtė ngrėnė haku. Nė qoftė se do tė shtronin ēėshtjen pėr tė bėrė rikompozim tė qeverisė do tė thotė tė pranojmė qė jemi nė njė krizė edhe nė parti edhe nė qeverisje, kur ne praktikisht jemi pas njė fitoreje elektorale, kur elektorati na dha votėn, na dha besimin. Ne jemi partia e parė qoftė nė drejtim tė numrit tė njėsive tė administratės vendore qoftė edhe nė pėrqindje. Tė bėsh njė riformatim tė qeverisė tani do tė thotė tė dalėsh me njė program tjetėr, me njė qeveri tjetėr e tė kėrkosh votėbesimin nė parlament. Njė muaj para Kongresit nuk do tė kishte asnjė kuptim. Pas Kongresit, edhe nga praktika botėrore, bėhen rikompozime tė qeverisė ose krijim qeverish nga e para. Atėherė mund kemi 4 qeveri dhe njė pas Kongresit 5 qeveri brenda dy vjet e gjysėm. Kjo do ta prezantonte partinė aspak fatlume dhe me tė drejtė elektorati do tė vėrė njė pikėpyetje tė madhe ndaj nesh. Prandaj unė mendoj se duhet t'i analizojmė situatat me objektivitet, problemet qė janė akumuluar t'i shqyrtojmė, t'i bėjmė objekt debatesh para Kongresit dhe nė Kongres dhe me disa zgjidhje institucionale, qė tė mos na ndodhin ato situata si deri tani. Por nuk mund tė pranohet tė shtrohet ēėshtje si, kemi probleme, prandaj tė shtyjmė Kongresin. Mė vjen keq pėr mendime tė tilla, sepse kur ka probleme Kongreset afrohen nuk shtyhen. Nėse e shtrojmė ēėshtjen ndryshe se situata nė PS dhe zgjedhjet janė burim pėr optimizėm, por ne kemi shumė arsye pėr tė prishur qeverinė, nuk shkon. Serioziteti i forcės tonė politike, i grupit parlamentar i maxhorancės kėrkon vėrtet disa riparime, por mendoj se nuk ėshtė e para riformatimi i qeverisė. Ka shumė ēėshtje tė tjera pėrpara qė mund tė ēojnė tek kjo. Hajde tė merremi me kėto seriozisht dhe nė rrugė e sipėr qeverive iu ndodh qė tė krijohen vende bosh dhe nuk mund tė mendohet se ėshtė hile e kėtij apo atij, por janė ēėshtje qė ndodhin. Grupi ynė parlamentar ka pėr detyrė tė plotėsojė kėto vende. Nga ana tjetėr, nėse na kėrkohet tė votohet sipas njė vendimi politik mė vjen keq po ky nuk ėshtė klonim politik. Askush nuk kėrkon tė mendojmė a tė vishemi njėlloj, diversiteti nė partinė tonė i kalon ndonjėherė edhe pėrmasat. Askush nuk ka kėrkuar qė tė vihet nė qėndrim gatitu. Por ta shohėsh ēėshtjen se tė votosh njėlloj ėshtė si ta quash klonim politik ėshtė jashtė ēdo logjike politike dhe nuk duhet tė futen terma qė vijnė nga ideologjia dhe qė efektivisht krijojnė njė konfuzion politik. Unė kolegė deputetė ju ftoj t'i shohim gjėrat mė me realizėm, tė plotėsojmė vendet bosh nė qeveri, pa e hequr vėmendjen nga ato shqetėsime qė me tė drejtė ngrihen edhe nė promemorie, por qė janė shtruar herė pas here edhe nė forumet tona. Ju ftoj tė votojmė dekretet e Presidentit dhe tė tregojmė njė shembull tjetėr se ne dimė tė tregohemi unikė nė ēėshtje themelore unike, qė janė ato qė i bashkojnė njerėzit nė partitė politike.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Elmaz Sherifi: Tė mos shkaktojmė kriza artificiale

    Elmaz Sherifi: E dėgjova me vėmendje promemorien qė shoku Sabit paraqiti dhe gjėja qė mė ka bėrė mė tepėr pėrshtypje ėshtė theksimi nė fund qė t'i shikojmė gjėrat me qetėsi dhe tė arsyetojmė. Ndryshe nga mbledhjet e tjera unė po shikoj se kjo frymė po mbizotėron nė mbledhjen e grupit parlamentar. Njė arsyetim ėshtė i pranueshėm kur ka njė argumentim tė pranueshėm. Mė duket se ngatėrrojmė dy ēėshtje. Mėnyra si e trajtojmė problemin tė duket sikur jemi nė Kongresin e partisė dhe bėjmė analizėn se cilat janė pėrgjegjėsitė tona. Mendoj se ėshtė e nevojshme tė theksojmė njė fakt. Ne jemi fitimtarėt, ne i kemi fituar kėto zgjedhje, tė mos ndodhė paradoksi qė Berisha qė humb tė thotė se unė i kam fituar zgjedhjet dhe ne fitues tė themi se kemi humbur zgjedhjet. Ky ėshtė njė paradoks qė nuk ndodh pėr herė tė parė tek ne dhe ėshtė koha pėr tė reflektuar. Duhet tė gjejmė forca morale, kėtė analizė ta bėjmė nė Kongres. Pra kemi ēfarė t'i themi njėri tjetrit. Por kėtė duhet ta themi nė progres. Nė grupin parlamentar unė e quaj gjėnė mė normale tė paraqiten mendime ndryshe. Nėse profesor Sabiti me grupin ne na bindin qė tė bėhen ndryshime kjo finalizohet me njė votim nė grupin parlamentar. Ne kemi ikur nga parimet e funksionimit tė shtetit dhe shpesh dėshirat tona subjektive i kemi komprometuar me nevojėn e tė vepruarit nė mėnyrė strikte tė ushtrimit tė pushtetit nga institucionet. Unė mendoj se nuk ėshtė koha pėr tė treguar se si mund t'i prishim punėt. Le tė bėhemi seriozė. Nėse grupi parlamentar mbėshtet promemorien do tė ishte serioze qė ne tė mos shkojmė nė parlament me dekretet. Nė tė kundėrt ta ushtrojmė vullnetin tonė politik brenda standardeve qė e mbajnė nė kėmbė jo vetėm njė shtet, por edhe seriozitetin e njė partie. Prandaj unė do tė ftoja kolegėt qė ashtu sikundėr ka ndodhur tė mos pėrsėritet fenomeni, vendimi i grupit parlamentar tė jetė vullneti politik i grupit tonė dhe ta finalizojmė nė parlament. Unė jam mė kritik sesa profesori pėr punėt tona, pėr drejtimin tonė, pėr problematikėn dhe ta themi qė ne jemi tė sėmurė. Por kėtė sėmundje ta shėrojmė nė Kongres se nuk jam dakord qė kėto ndryshime nė qeveri do tė bėnin qė tė ndryshohej numri i votave nė Kongres. Ėshtė nė moralin tonė politik tė mos krijojmė kriza artificiale. Duhet tė jemi objektivė. Nėse ecim me mendimin unė nuk e dua kėtė dhe tani o realizohet kjo, o s'ka, mendoj se kjo nuk ėshtė e logjikshme dhe e moralshme. Nuk ka njė argument tė mjaftueshėm qė tė na bindė me logjikėn e shtrimit tė problemeve kėshtu. Jam plotėsisht dakord qė dy kolegėt tanė tė nderuar t'i votojmė nė parlament.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Bardhyl Agasi: Nuk jam dakord pėr rikompozim

    Bardhyl Agasi: Periudha deri nė Kongresin e partisė do tė jetė e mjaftueshmė e qė tė gjitha forumet e partisė nga baza deri nė forumet qendrore pėr tė nxjerrė probleme, mangėsitė dhe pėr tė pėrmirėsuar punėn. Duhet tė ndalemi tek dy kandidaturat, nėse kemi vėrejtje pėr shokėt tanė apo janė me vlera. Unė mendoj se tė gjithė ata qė diskutuan nuk kanė asnjė vėrejtje pėr ta, as pėr shokun Namik as pėr shokun Fatmir. A i bėhet mirė qeverisjes sonė me futjen e kėtyre dy njerėzve me kėto vlera qė kanė apo dobėsohet ajo? Nėse vėrtet kemi bindjen se kėto janė dy shokė qė ndikojnė nė pėrmirėsimin e punės nė qeverisjen tonė, dhe unė jam i bindur se janė nga dy shokėt mė me vlerė qė ka partia, atėherė ne duhet t'i miratojmė. Nuk duhet tė thellohemi as nė gabimet tona pėr tė mos iu bindur vullnetit politik, rregullores sė grupit parlamentar apo statutit tė partisė, qė thotė se pėr pėrbėrjen e kabinetit, pėr miratimin e ministrave ėshtė e drejtė e Kryeministrit nė konsultim me kryesinė e partisė, apo do tė vazhdojmė si mė parė, qė nuk bėjmė gjė tjetėr por dobėsojmė veten tonė dhe i shuajmė shpresat elektoratit. Ju bėj thirrje tė jeni objektivė. Nuk jam dakord me pikėn pėr rikompozimin e qeverisė. Me vullnet tė pėrbashkėt politik tė miratojmė dy kandidaturat, qė janė shokė me vlera.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Moisiu dekreton dy ministrat e rinj, Dokle dhe Xhafa

    TIRANE (22 Tetor) - Presidenti Alfred Moisiu ka dekretuar sot dy ministrat e rinj tė kabinetit qeveritar, Namik Doklen dhe Fatmir Xhafėn. Moisiu nė mbėshtetje tė neneve 93 dhe 98, pika 1 e Kushtetutės, dekretoi emėrimin e Namik Dokles, ministėr tė Punėve tė Jashtme. Gjithashtu, ai dekretoi emėrimin e Fatmir Xhafės, ministėr tė Rendit Publik. Dokle e Xhafa u propozuan nga kryeministri Nano si kandidatė pėr tė marrė postet e mėsipėrme. Dekretet e Moisiut do t'i kalojnė parlamentit pėr votim, por miratimi i dy ministrave rrezikohet seriozisht. Votave kundėr tė opozitės, i janė shtuar edhe ato tė mbėshtetėsve tė ish zv/kryeministrit Meta, qė nėnshkruan edhe njė promemorje. ku kanė kėrkuar rikompozim tė qeverisė. ro/ro (BalkanWeb)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    I biri Stefanaqit me te birin e Thanaqit

    Koha Jone shkruan:

    ----------

    TAKIM I FSHEHTE NANO-POLLO

    Mbreme rreth ores 20.30, nje eskorte e madhe policore bllokoi qarkullimin afer Stadiumit Dinamo, pikerisht aty ku ndodhet bar-restorant Ujvara. Enigma nuk ngjati shume, dhe shpejt u pa se keto masa sigurie ishin marre per nje takim shume te rendesishem, privat dhe ne "erresire" per median mes Kryeministrit Fatos Nano dhe kryetarit te PDR-se, Genc Pollo. Si ne skenar filmash. Ne fillim jane takuar bashke Nano me Albert Xhanin, President i Klubit Sportiv Partizani, dhe me ta eshte bashkuar edhe Pollo. Te tre kane porositur per te pire xhin-tonik. Pas 20 minutash, largohet Xhani, dhe le vetem Nanon me Pollon. Rreth nje ore ka zgjatur takimi mes te dyve. Me pas largohet Nano, dhe per nje cerek ore ka vazhduar te qendroje ne lokal, i vetem, Pollo.

    Biseda e fshehte u be mbreme, vetem nje nate para votimit te sotem ne parlament te dekreteve te Presidentit Moisiu, per emerimin e zotit Namik Dokle, si minister te Jashtem, dhe te zotit Fatmir Xhafa, si Minister Rendi. Tratavitat e Nanos per te rekrutuar deputete sa ne nje ane, ne tjetren, duke ditur aritmetiken e votimit te sotem ku gjithcka flet ne disfavor te qeverise se re te liderit te PS-se, jane bere tashme te njohura. Dyshimet kryesore per t'u lekundur ne voten e tyre kunder aventurave te reja te Nanos, natyrshem mund te binin mbi disa deputete socialiste te cilet mund t'i tremben represionit te kryetarit te tyre ne rast moskalimi te qeverise. Pavaresisht kesaj, 15 deputete te PS-se jane te vendosur per te mos votuar pro kabinetit "Nano 6" dhe jane per te bere nje ekzekutiv krejt te ri socialist. E panatyrshmja dhe me e pabesueshmja eshte se kryetari i mazhorances i ka varur shpresat tek deputetet e opozites. Edhe ne fund te korrikut, kur deshtoi me kandidaturen Bello per minister te Jashtem, Nano iu vardis legalisteve, duke njohur nevojen e tyre per kthimin e pronave te pasardhesit te Mbretit Zog. Mirepo skenari legalist i Nanos, nuk u legalizua, dhe perfaqesuesit e PLL-se u treguan vertete dinjitoze, ndryshe nga sa bene nje vit me pare kur bashkuan votat me PS-ne per mbylljen e dyqaneve ne pikat e kalimit kufitar "duty-free-shop". Duke pare konseguencen e legalisteve, Nano i eshte sulur pjeses tjeter te bute te opozites, te ashtuquajturve reformatore. Takimi i mbremshem i Nanos me Pollon, nen masa te forta sigurie dhe pa deshmitare, verteton te pakten se kryetari i PDR-se ka marre nje oferte. Ajo ka te beje me ate qe 4 deputetet reformatore te semuren neser, te ikin jashte, ose te kene nje arsye te forte per te mos marre pjese ne parlament, gjate votimit te ministrave te Nanos. Ose mund te ndodhe qe nje ose dy deputete te PDR te votojne kunder grupit gjoja ne emer te "pavaresise se tyre" ndaj liderit Pollo, nje gje kjo e paralajmeruar qe sot nga deputeti Tepshi ne nje opinion dhene per "KJ". Por nese ndodh kjo sot ne parlament, atehere mbetet te hedhesh dyshimin se takimi Nano-Pollo ka prodhuar dollare perdeputetin apo deputetet qe votojne ose abstenojne nga kampi i PDR. Mungesa e tyre shton shanset e Kryeministrit per te marre 50% plus 1 te votave te te pranishmeve. Pra, ajo cka mund ta themi me siguri te plote, dhe pa pasur nevoje per prova shkresore eshte se Pollo eshte ofertuar mbreme nga kryetari i PS-se. Kjo verteton edhe nje here kryeartikullin e djeshem te "KJ", ku denoncohej pikerisht skema e joshjes se deputeteve qe ka vene ne funksion shefi socialist. Sigurisht, oferta e mospjesmarrjes neser ne parlament, eshte shoqeruar me shperblimin perkates per ato qe nuk vijne ne salle apo qe votojne pro tij. Cfare mund t'i jete propozuar, kete nuk kemi si ta dime. Po eshte e qarte se 5 deputete nuk mund te behen inekzistente pa futur mire doren ne thes. Do te shohim sot, nese Pollo ka pranuar ose jo oferten e Nanos. Refuzimi i opozitarit reformator ne fakt duhej te kishte tjeter forme. Ai duhej te kishte filluar qe mbreme, me mospranimin e fteses per KAFE me Nanon, ne nje ambjent pa deshmitare dhe ne erresire per median. Fillimi i kompromentimit eshte gjysma e punes. Pollo mund te kete arsye per te gjetur rruge te tjera perfitmi, duke qene se ne zgjedhjet e fundit doli shume dobet, me pak me shume se 2% dhe vetem me nje komune te fituar. Por te gjitha keto shtigje do te rezultojne vdekjeprurese per ish-keshilltarin e Berishes, i cili nese nuk i con sot deputete e tij ne parlament per te votuar kunder qeverise se Nanos, me mire te regjistrohet per t'u bere anetar i KPD-se socialiste ne kongresin e dhjetorit. Kjo akuze mbi te mund te quhet e faktuar edhe nese nga 5 deputete qe ka ai qofte dhe njeri nese voton pro apo abstenon. Perseri dyshimet bien mbi Pollon qe u takua mbreme vone me kryeministrin e rrezuar politikisht.

    Mospritja e mediave apo ikja me vonese, per te mos rene ne sy, nga pas restorantit Ujvara, e kryetarit te PDR, zotit Pollo te kujton friken e korruptimit te tij nga i korruptuari Nano. Natyrisht qe te takohesh, te pish kafe apo dhe te darkosh eshte pjese private e sejcilit politikan. Po te ishte kjo, dhe ne kete menyre, nuk kemi te drejte te hedhim akuza, pasi eshte intimitet privat. Por kur kjo ndodh nje nate para votimit ne parlament e nje dite pas ofertave te naoisteve per te blere politikane me dollare, te lind e drejta qe te mendosh per pazare, aq me teper qe Nano njihet si nje i tille qe prej vitesh. Ne ndodhte qe sot te pese deputetet e PDR votojne kunder dekreteve si opozitare qe jane, atehere akzua terhiqet dhe i fituar del Pollo. Te presim deri ne mesditen e sotme per te pare se c'ndodh ne parlament.

    Re.po.(koha jone)
    ---------------





    Per at Shna Nue..ishalla ja paguan ky Tritan Pollosi njat kredi te shpis malsorit kreshnik e te paperkulur te vaut Dejes, Nard Ndokes..se i mjeri ne hall ka ra e po detyrohet me i sherbye sugurimit te Klosit ma perulesisht se gjysherit e gjyshet e tij malsore te maleve kresnike qe kan ken te deturum me ju perul sugurimit te Kadri Kapove ne kushte te 1950-tes ku gjysa botes ish nen thunder te Stalinit e ky kopuk sot me 2003 po i pergjet njatyne dhitsave kooperativista.

    Nuk u del rroga 1 milion lek ktyre pisave me rujt dinjitetin..apo..kush po pje-rdh per dinjitet..ne parlament te Shqypnise..


    Sa spiunin e kish pas pas kjo Partia Punes ..

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •