Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 118 prej 118
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Qeveria, ikin gjashtė ministra

    Mbledhja e djeshme e Kryesisė ka precizuar emrat e kabinetit tė ri. Ato kanė kaluar me konsensus pėr nė grupin parlamentar. Sipas skemės zv/kryeministėr do tė jetė Dokle, kurse nė postin e ministrisė sė Jashtme do tė vendoset Islami, i cili i ka lėshuar vendin Arben Malajt. Janė larguar ministrat Dade, Xhani, Leskaj, Xhuveli dhe Peēi.

    Rreth mesditės ėshtė mbledhur kryesia e Partisė Socialiste pėr tė vendosur pėr kandidaturat qė do tė paraqiten pėr diskutim nė grupin parlamentar dhe mė pas do tė dėrgohen pėr dekretim nė Presidencė. Megjithėse me njė shumicė nanoiste, mbledhja ka kaluar pėrmes debatesh tė shumta, sidomos mes tė pakėnaqurve me lėvizjet e fundit tė kryeministrit. Supriza e parė ka qenė propozimi i Kastriot Islamit pėr postin e ministrit tė Jashtėm. Nė fakt ky post mė parė ishte deklaruar se do i shkonte Marko Bellos, personit qė kishte nxituar mė shumė qė tė arrinte kėtė detyrė. Nė postin e lėnė bosh nga Islami ėshtė propozuar ish-ministri i Financave Arben Malaj. Kurse Bashkim Fino dhe Anastas Angjeli, janė propozuar qė tė dy pėr tė hyrė nė qeverinė e re. Fino ėshtė propozuar pėr postin e ministrit tė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, kurse Angjeli nė postin e ministrit tė Ekonomisė. Kėta dy deputetė socialistė votuan kundėr dy ministrave tė propozuar nga Nano, votim qė thelloi krizėn qeveritare nė vend. Por pak pėrpara kongresit tė socialistėve tė dy u shfaqėn hapur pro Nanos, madje kontribuan qė delegatėt, pėrkrahės tė tyre, tė jepnin votėn e tyre pėr Fatos Nanon. Blendi Klosi ėshtė propozuar pėr nė postin e ministrit tė Kulturės, nė vend tė Arta Dades, kurse Fatmir Xhafa, personi i akuzuar vazhdimisht nga opozita pėr lidhje me grupe kriminale mafioze, do tė marrė postin e ministrisė sė Drejtėsisė. Bello, njė nga pėrkrahėsit mė tė zjarrtė tė Nanos, gjatė kėsaj kohe ėshtė propozuar pėr nė postin e ministrit tė shtetit, post qė mė parė mbahej nga Blendi Klosi. Ashtu siē ishte paralajmėruar nga shtypi, Igli Toska u propozua pėr ministėr Rendi. Nano tha gjatė fjalės sė tij nė kryesi, se Toska e kishte justifikuar mjaft mirė punėn si drejtues i kėtij dikasteri, gjatė kohės kur ai ishte zv/ministėr. Dokle do tė jetė zv/kryeministėr, dhe ndryshe nga praktikat e mėparshme, ai nuk do tė mbajė asnjė portofol ministri. I shfaqur hapur si njė nga pėrkrahėsit e Nanos kohėt e fundit, Dokle kishte arritur qė tė fitonte si delegat njė numėr shumė tė madh votash, dhe tė futej nė KPD dhe kryesi, po me njė numėr shumė tė madh votash. Ai njihej deri pak kohė mė parė si pėrkrahės i ish-presidentit Meidani. Nė kėtė mėnyrė ėshtė ndarė posti i zv/kryeministrit nga posti i ministrit tė Integrimit, mbajtur deri mė tani nga Ermelinda Meksi. Kjo e fundit ka qėndruar nė postin e kėsaj ministrie. Njė tjetėr post ku janė bėrė ndryshime, ka qenė ai i ministrisė sė Mjedisit, mbajtur deri tani nga Lefter Xhuveli, kryetari i Partisė Agrare Ambientaliste, parti aleate me socialistėt. Kurse aleatėt qė nėnshkruan marrėveshjen pėr "Koalicionin pėr integrim", kanė marrė pėrkatėsisht ministritė qė iu ishin dhėnė nė bazė tė marrėveshjeve. Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut ka marrė ministrinė e Shėndetėsisė dhe nė krye tė saj ka rikthyer Leonard Solis, kurse Partia Socialdemokrate mori postin e ministrisė sė Punės dhe Ēeshtjeve Sociale, dhe ashtu siē u vendos para dy ditėsh nė mbledhjen e kryesisė sė kėsaj partie, nė krye tė saj do tė propozohet Engjell Bejtaj. Njė pjesė tjetėr e ministrive kanė mbetur pa ndryshuar drejtuesit e saj. Kėshtu Majko do tė vazhdojė tė jetė nė krye tė ministrisė sė Mbrojtjes, Doda nė krye tė ministrisė sė Energjitikės, Poēi nė krye tė ministrisė sė Transportit, Meksi nė krye tė ministrisė sė Integrimit, Blushi nė krye tė ministrisė sė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Memushi nė krye tė ministrisė sė Arsimit dhe Duka nė krye tė ministrisė sė Bujqėsisė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryesia e PS-sė miraton emrat e rinj pėr nė kabinetin qeveritar

    1 - Fatos Nano, kryeministėr

    2 - Namik Dokle zv.kryeministėr

    3 - Igli Toska, ministėr i Rendit

    4 - Kastriot Islami, ministėr i Jashtėm

    5 - Arben Malaj, ministėr i Financave

    6 - Fatmir Xhafa, ministėr i Drejtėsisė

    7 - Blendi Klosi, ministėr i Kulturės

    8 - Anastas Angjeli, ministėr i Ekonomisė

    9 - Bashkim Fino, ministėr i Turizmit

    10 - Ethem Ruka, ministėr i Mjedisit

    11 - Marko Bello, ministėr i Shtetit

    12 - Spartak Poēi, ministėr i Transporteve

    13 - Viktor Doda, ministėr i Energjitikės

    14 - Pandeli Majko, ministėr i Mbrojtjes

    15 - Ben K. Blushi, ministėr i Pushtetit Lokal

    16 - Luan Memushi, ministėr i Arsimit

    17 - Ermelinda Meksi, ministre e Integrimit

    18 - Leonard Solis, ministėr i Shėndetėsisė

    19 - Engjėll Bejtaj, ministėr i Punės

    20 - Agron Duka, ministėr i Bujqėsisė



    Ministrat qė u larguan nga postet

    1 - Spiro Peēi, nga Ministria e Drejtėsisė

    2 - Arta Dade, nga Ministria e Kulturės

    3 - Besnik Dervishi, nga Ministria e Turizmit

    4 - Lefter Xhuveli, nga Ministria e Mjedisit

    6 - Mustafa Xhani, nga Ministria e Shėndetėsisė

    7 - Valentina Leskaj, nga Ministria e Punės
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #112
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Thane pėr koalicionin:

    LUFTER XHUVELI, Kryetar i PAA:

    "E vlerėsoj bashkėpunimin qė kam patur me PS-nė dhe Kryeministrat socialistė. Unė nuk mund ta hedh poshtė kėtė bashkėpunim, i cili ka qenė i mirė, por natyrisht ėshtė njė qėndrim zhgėnjyes dhe nuk ka tė bėjė me qėndrimin tim personal, por ka tė bėjė me bashkėpunimin e dy partive. Nė kėtė situatė kur ne duhet tė forconim qėndrueshmėrinė e vendit, do tė duhej qė PS-ja ta zgjeronte bazėn e koalicionit me tė tjerėt, PS merr njė veprim tė tillė, tė cilin ne e konsiderojmė tė gabuar dhe qė nuk shikon nė perspektivė, e ngushton bazėn e koalicionit. Pikėrisht, ky ėshtė njė nonsens. Ne nuk mund ta mbėshtesim njė rikompozim tė tillė, i cili lė jashtė nė mėnyrė tė padrejtė dhe tė paargumentuar Partinė Agrare Ambjentaliste".

    PASKAL MILO, Kryetar i PDS:

    "Koalicioni ėshtė nisur mė shumė nga raporti i frikės se mos kemi dhe njė dėshtim tjetėr tė rradhės, ėshtė nisur nga ekuilibri i grupeve klanore brenda PS-sė dhe njė pjesė e saj ka me vete dhe njė moral tė dyshimtė politik. Nuk mund ta kuptoj se si mund tė bashkėpunojnė dy njerėz apo dy forca politike, krerėt e tė cilave kanė akuzuar njėri-tjetrin nė maksimum. Ne nuk jemi shifra tė ftohta llogarish. Pėr rrjedhojė, ne nuk do ta japim votėn tonė pėr sytė e bukur tė njėrit apo tė tjetrit. Do t'u kėrkonim njė ndershmėri mė tė madhe socialistėve, qė para se t'i gjykojmė se si do ta hedhin votėn, duhet tė dėshmojnė respektin minimum pėr partitė tona, me qėllim qė ne tė shohim nėse ata realisht e duan bashkėpunimin me ne apo ky do tė jetė njė mashtrim tjetėr i rradhės".

    NERITAN CEKA, Kryetar i PAD:

    "Natyrisht qė nėse nuk do tė ketė negociata, vendimin do ta marrė kryesia e partisė, por unė besoj se vendimi do tė jetė kundėr, nė qoftė se nuk merremi nė konsideratė dhe unė besoj se ne na intereson mė shumė varianti tė bisedohet me partnerėt tanė tė koalicionit, pėrveē PS-sė, pėr tė mbajtur qėndrim tė pėrbashkėt. Rrėzimi i dekreteve tė veēantė mund tė vazhdojė pa fund. Sipas Kushtetutės, nuk ka asgjė qė e detyron Nanon qė tė japė dorėheqjen nėse ministra tė caktuar nuk do tė pranohen nė njė votim simultan ku nuk ėshtė bėrė njė marrėveshje paraprake".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Aleanca per "integrim".

    Tash Ps dhe shtupat e saja te qenefit sikurse Cekat Milot gjinushet xhuvelet e sorrollopi nga PBDNJ dhe PDR kan ndrru xhaket.

    Nuk jan me "aleanc per shtet" por aleanc per "integrim".

    Ja cthot gaz Tema:

    --------
    POLITIKA

    Qeveria, besnikė tė Nanos, vetėm 66 deputetė

    Pasi ka arritur qė tė fitojė Gjinushin dhe tė kėnaqė Dulen, Nanos i janė krijuar tė tjera ēarje nė llogaritė numerike pėr qeverinė. Aleatėt e tjerė, pėr tė cilėt Nano kishte bindjen se nuk do tė mėrziteshin nėse nuk pėrfshiheshin nė kabinetin qeveritar, kanė reaguar nė mėnyrė mjaft tė ashpėr ndaj kėtij akti, dhe kanė deklaruar se do tė votojnė kundėr qeverisė duke e komplikuar mjaft situatėn pėr Nanon. Ata janė shprehur se vota e tyre do tė jetė kundėr, nėse me ta nuk do tė negociohet. I pari qė ėshtė shprehur kundėr kėtij vendimi ka qenė kryetari i Partisė Agrare Ambientaliste, Lefter Xhuveli, i cili nuk u pėrfshi nė kabinet, pėr shkak tė negociatave tė bėra nė momentet e fundit. Ndėrkohė tre deputetėve tė tij i janė bashkuar dhe zėrat e Milos dhe Cekės, tė cilat kanė reaguar ditėn e djeshme kundėr kėtij akti tė qeverisė dhe kanė kėrkuar qė tė negociohet me ta pėr tė hyrė nė kabinet. Milo ka sulmuar sėrish marrėveshjen mes Nanos dhe Gjinushit, si njė marrėveshje amorale, kurse Ceka, edhe pse ishte shprehur para pak ditėsh se do e jepte votėn e tij dhe tė partisė qė pėrfaqėson pėr qeverinė ka lėvizur nga ky vendim dhe ka kėrkuar qė tė negociohet dhe me tė. Xhuveli tha se nuk ishte aspak e drejtė qė tė trajtohej nė kėtė mėnyrė, pasi partia e tij kishte dalė e katėrta gjatė zgjedhjeve vendore tė 12 tetorit. Ndėrsa Nano ka deklaruar se nuk ka asnjė problem nė kėtė drejtim, pasi Xhuveli duhet tė jetė i kėnaqur ngaqė ka qėndruar pėr shtatė vjet nė krye tė dikastereve. Pas presioneve tė shumta tė bėra nga Gjinushi, kanė filluar tė tjera presione pėr Nanon, ndėrsa grupi i metistėve ėshtė shprehur se qeveria Nano nuk do tė ketė tė ardhme, pėrsa kohė do tė ngrihet mbi marrėveshje tė tilla. Aleatėt e vegjėl tė Nanos, janė acaruar, pasi kanė deklaruar se ata nuk janė mė tė vegjėl, se ata qė ka mbledhur tashmė Nano rreth vetes. Kėshtu Nanos i largohen pesė deputetė nė njė kohė kur kishte fituar pesė tė tillė. Edhe me kėto grupe deputetėsh Nano ishte i rrezikuar nga ēdo tronditje politike qė mund t'i vinte vėrdallė. Deri mė tani duke pėrjashtuar numrin e deputetėve qė nuk do tė jenė tė pranishėm nė votim, Nano nuk arrin qė tė plotėsojė numrin e nevojshėm tė deputetėve. Madje Nano kishte nxituar pėr frikė tė kėtij rebelimi qė tė pėrcillte emrat nė presidencė, duke kėrkuar qė ata tė betoheshin pėr tė filluar punėn dhe mė pas pėr tė kaluar nė kuvend pėrmes votimit. Kjo do i shėrbente Nanos pėr tė filluar njė betejė pėr kalkulimet dhe pėr pazaret e tjera pėr kalimin e kabinetit. Nano ka kėrcėnuar sėrish ditėn e djeshme se nėse nuk do tė kalojė kabineti, atėherė vendi do tė shkojė drejt zgjedhjeve tė parakohshme. Ai i ka kėrkuar falje nė mbledhjen e grupit edhe Finos dhe Angjelit, personave qė kishte sulmuar mė shumė gjatė mbledhjes sė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues, dy vjet mė parė nė tė njėjtėn kohė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Xhuveli: Nuk jemi aleatė mė tė vegjėl se tė tjerėt

    Sėrish ditėn e djeshme, kryetari i Partisė Agrare Ambientaliste, Lefter Xhuveli tha se nuk mund tė mbėshtesin njė rikompozim tė tillė, pasi ai pėrjashton nė mėnyrė tė paargumentuar partinė e tij. "E vlerėsoj bashkėpunimin qė kam patur me ministrat dhe kryeministrat socialistė. Nuk mund ta hedh poshtė kėtė bashkėpunim qė ka qenė relativisht i mirė. Por, qėndrimi i fundit i kryeministrit ėshtė njė qėndrim qė nuk ka tė bėjė me marrėdhėnie personale, por qė ka tė bėjė me bashkėpunimin institucional", ėshtė shprehur Lufter Xhuveli. Sipas tij, ėshtė njė situatė qė duhet tė forcohet stabiliteti i vendit, dhe nuk ėshtė momenti qė Partia Socialiste tė marrė vendime tė tilla pėrjashtuese. "Ne e konsiderojmė si tė gabuar dhe si njė zgjedhje qė nuk ka perspektivė. Ne nuk mund tė mbėshtesim njė rikompozim tė tillė qė lė jashtė nė mėnyrė tė paargumentuar Partinė Agrare", tha ish ministri Xhuveli. Ai mbante postin e drejtuesit tė Mistrisė sė Mjedisit, ndėrsa mė parė ai ka drejtues ministrinė e Bujqėsisė. Nano propozoi qė nė vend tė Xhuvelit tė vendosej nė krye tė kėsaj ministrie Et'hem Ruka.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Milo, Ceka: Duam poste, ose do votojmė kundėr

    Krerėt e partive Demokracia Sociale dhe Aleanca Demokratike, Paskal Milo dhe Neritan Ceka thanė se partitė e tyre, nuk mund tė pėrdoren dhe tė flaken sa herė qė duan drejtuesit socialistė. Ata kanė kėrkuar sėrish qė tė negociohet me ta, ose nė tė kundėrt do tė votojnė kundėr qeverisė. Mėsohet se Milo ka kėrkuar njė post ministror nė qeverinė e re. "Njė pjesė e kėsaj marrėveshjeje tė re tė quajtur "Aleanca pėr Integrimin", mbart me vete njė moral tė dyshimtė tė politik. Nuk e kuptoj se si mund tė punojnė dhe bashkėjetojnė forcat politike, kur krerėt e tyre kanė akuzuar nė maksimum njėri-tjetrin", tha Milo. Ai kėrkoi t'u bėjė tė ditur socialistėve se partitė e vogla tė sė majtės nuk janė shifra tė grira llogarish qė mund tė pėrdoren sa herė u nevojitet atyre. "Pėr rrjedhojė ne nuk do ta japim votėn tonė, pėr sytė e bukur tė njėrit apo tė tjetrit. Dua t'u them socialistėve qė pėrpara se ta hedhin votėn tė respektojnė partitė tona, me qėllim qė ne tė shohim nėse ata realisht e duan bashkėpunimin tonė apo thjesht ky ėshtė njė mashtrim i radhės", vijoi mė tej, kryetari i PDS-sė.

    Partia Aleanca Demokratike ka lėnė qė vendimin pėrfundimtar ta marrė kryesia e partisė, por gjithsesi kryetari i saj deklaron votėn kundra. "Vendimin do ta marrė kryesia e partisė, por unė besoj se do tė jetė kundėr natyrisht. Ne mendojmė tė bisedojmė mė partitė e tjera tė koalicionit pėrveē PS-sė qė tė kemi njė qėndrim tė njėjtė", tha Neritan Ceka. Ndėrkohė, bashkė me kėto forca politike pritet tė bashkohen edhe deputetėt mbėshtetės tė Ilir Metės si dhe ministrja Arta Dade, e cila ka deklaruar njė gjė tė tillė menjėherė pas largimit nga mbledhja e kryesisė socialiste ditėn e mėrkurė. Vetė Kryeministri mėsohet se gjatė mbledhjes sė grupit parlamentar socialist ka deklaruar se nė rast se nuk votohet qeveria, do tė ketė zgjedhje tė reja.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Vota pro qeverisė

    1. Arben MALAJ

    2. Agron TATO

    3. Albert ĒAĒI

    4. Anastas ANGJELI

    5. Ardian MYSLIMAJ

    6. Arta DADE

    7. Asllan HAXHIU

    8. Banush GOZHDARI

    9. Bardhyl AGASI

    10. Bashkim FINO

    11. Ben BLUSHI

    12. Blendi KLOSI

    13. Durim HUSHI

    14. Ejup TABAKU

    15. Elmaz SHERIFI

    16. Erjon BRAĒE

    17. Ermelinda MEKSI

    18. Et'hem RUKA

    19. Fatbardha SHABANI

    20. Fatmir XHAFAJ

    21. Fatos NANO

    22. Flamur DINGO

    23. Flamur HOXHA

    24. Gazmir BIZHGA

    25. Gramoz RUĒI

    26. Hasan HOXHA

    27. Kastriot ISLAMI

    28. Luan MEMUSHI

    29. Luan RAMA

    30. Makbule ĒEĒO

    31. Maksim BALLA

    32. Maqo LAKRORI

    33. Marko BELLO

    34. Mezan MALAJ

    35. Musa ULQINI

    36. Mustafa XHANI

    37. Namik DOKLE

    38. Nazmir BILANI

    39. Ndricim HYSA

    40. Nezir SELIMAJ

    41. Niko FABER

    42. Pandeli MAJKO

    43. Petro KOĒI

    44. Rahmi MEHMETLLARI

    45. Servet PĖLLUMBI

    46. Shpėtim KATESHI

    47. Shyqyri DURAKU

    48. Sotir KOKERI

    49. Spartak POĒI

    50. Stefan ĒIPA

    51. Taulant DEDJA

    52. Vangjel TAVO

    53. Vath KORESHI

    54. Viktor DODA

    55. Ylli BUFI

    56. Zyhdi PEPA

    57. Refat DERVINA

    58. Vangjel DULE

    59. Durim HUSHI

    60. Lek ĒUKAJ

    61. Elida TEPELENA

    62. Engjėll BEJTAJ

    63. Gaqo APOSTOLI

    64. Skėnder GJINUSHI

    65. Ligoraq KARAMELO

    66. Kristo GOCI



    Votė akoma e papėrcaktuar

    1. Lufter XHUVELI

    2. Ndue PREKA

    3. Vladimir MALO

    4. Neritan CEKA

    5. Paskal MILO



    Mungojnė

    1. Dritan PRIFTI

    2. Ilir GJONI

    3. Ilir META

    4. Monika KRYEMADHI



    Votat kundėr qeverisė

    1. Eduart ALUSHI

    2. Gjergj KOJA

    3. Ilir ZELA

    4. Ardit Kaja

    5. Mustafa MUĒI

    6. Sabit BROKAJ

    7. Spartak BRAHO

    8. Limoz DIZDARI

    9. Fatmir XHINDI

    10.Ndre LEGISI


    --------------------------------------------------------------------------------

    Politikanėt, vizita nė selitė fetare pėr festė

    Krerėt mė tė lartė tė shtetit kanė kryer vizita me rastin e Krishtlindjeve nė selitė e komuniteteve fetare tė krishtera. Ata kanė uruar mė kėtė rast, gjithė shqiptarėt dhe nė veēanti besimtarėt e krishterė. Nė Kryepiskopatėn e Hirėshme tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė me rastin e festės sė Krishtlindjeve, ka mbėrritur kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, i cili ka uruar shqiptarėt, duke e vlerėsuar kėtė festė si njė ditė tė Zotit, pėr tė cilėn gjithė njerėzimi duhet tė festojė dhe tė lutet nė kėtė ditė tė shenjtė. Ai ka shkuar mė pas nė katedralen e Shėn Palit, ku ka kryer vizitėn sė bashku me urimet pėr festėn. Nė kėto dy seli ka qenė dhe kryetari i mazhorancės socialiste, Fatos Nano.

    Nė njė njoftim pėr shtyp tė zyrės sė kryeministrisė thuhet se kryetari socialist ka uruar tė gjithė shqiptarėt. "I uroj tė gjithė besimtarėve ortodoksė dhe katolikė gėzuar Krishtlindjet. Nė kėtė ditė bashkoj, si nė traditėn tonė, urimin pėr bashkėjetesė, prosperitet dhe pėr njė vit akoma mė tė mirė nėn bekimin e Zotit", ka uruar Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano tė gjithė besimtarėt shqiptarė nė ditėn e lindjes sė Krishtit. Ndėrsa kreu i shtetit gjatė kėsaj ditė ka udhėtuar drejt Shkodrės, ku ka vizituar kishėn Katolike dhe atė Ortodokse. Presidenti ka shkuar fillimisht nė Katedralen katolike tė qytetit, ku ka takuar peshkopin e kėtij qyteti, si dhe besimtarė tė shumtė. Mė pas ėshtė nisur pėr nė qendėr tė qytetit, tek kisha Ortodokse, pėr t'u takuar me besimtarėt e kėtij qyteti. Gjithashtu gjatė kėsaj vizite nė qytetin verior, Moisiu ka patur njė takim me pėrfaqėsusit e nismave pėr pajtimin e gjaqeve dhe me fėmijė tė ngujuar nga rrethet e veriut. Presidenti nė kėtė ditė tė bekuar ka pėrcjellė mesazhin qė shteti tė veprojė pėrkundrejt kėtij fenomeni, qė jeta tė mos ndrydhet nė kėtė mėnyrė.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Berisha: Nano tė votėbesohet, janė zėvendėsuar 13 ministri

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha nė njė konferencė pėr shtyp tha se qeveria e Nanos ėshtė ilegjitime. Kryetari demokrat nuk e bėri kėtė akuzė duke e lidhur me faktin se dy poste kanė qenė dhe janė vakant, por me faktin se lista e re qė ka pėrgatitur Nano pėr qeverinė e rikompozuar, ėshtė ndryshuar nė mbi pesėdhjetė pėr qind tė saj. Nė kėtė mėnyrė, sipas liderit tė selisė blu, Nano duhet tė japė dorėheqjen pėr t'u rivotuar. Berisha tha se Nano ka ndryshuar nė kabinetin qeveritar 13 ministra, ndaj dhe duhet tė votėbesohet. Kryetari demokrat tha se nė kėto raste duhet tė jetė Moisiu ai qė duhet t'i pėrmbahet Kushtetutės dhe tė mos lejojė njė gjė tė tillė. Kjo kėrkesė e liderit demokrat vjen menjėherė pasi Nano hartoi njė listė me propozime pėr tė plotėsuar vendet vakant nė qeveri dhe pėr tė rikompozuar njė pjesė tė saj. Nano largoi nga kabineti me anė tė propozimeve tė tij gjashtė ministra, ndėrkohė qė shumė prej tyre lėvizėn nga postet e tyre. Nė kabinetin qeveritar prej 20 ministrash, vetėm shtatė kanė qendruar tė palėvizur nga postet e tyre. Kėshtu Majko, Doda, Poēi, Duka, Memushi, Blushi dhe Meksi, nuk kanė lėvizur nga pozicionet e tyre.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Berisha: Kabineti, emra tė korruptuar dhe me dosje

    "Nuk jam kėtu tė denoncoj mė, por dua tė kujtoj se dy nga ministrat e rinj kanė humbur nė gjykatė pėr krime tė rėnda, ndėrsa dy tė tjerė akuzohen pėr kontrabandė dhe korrupsion", tha Berisha, duke kujtuar qė Presidenti pėrpara dekretimit tė shohė dokumentat e botuara nė shtypin e pėrditshėm si dhe tė kujtojė akuzat e hedhura nga Fatos Nano

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha tha se presidenti i Republikės nuk mund tė dekretojė qeverinė e re, pasi nė pėrbėrje tė saj, ka ministra pėr tė cilėt ekzistojnė akoma dosjet penale. Ai gjithashtu shtoi se disa nga ato ministra janė tė akuzuar jo vetėm nga opozita, por dhe nga vetė kryetari Nano, pėr korrupsion. "Nuk jam kėtu tė denoncoj mė, por dua tė kujtoj se dy nga ministrat e rinj kanė humbur nė gjykatė pėr krime tė rėnda, ndėrsa dy tė tjerė akuzohen pėr kontrabandė dhe korrupsion", tha Berisha, duke kujtuar qė Presidenti pėrpara dekretimit tė shohė dokumentat e botuara nė shtypin e pėrditshėm si dhe tė kujtojė akuzat e hedhura nga Fatos Nano. Gjatė kėtij konstatimi, kryetari Berisha tha se Igli Toska, i propozuar pėr Ministėr tė Rendit, ėshtė shkarkuar pėr korrupsion. Ai tha se kėto fakte tashmė janė tė ditura pėr tė gjithė dhe nuk duhet qė kreu i shtetit t'i anashkalojė. "Presidenti nuk duhet tė pranojė qė njė dhunim tė kushtetutės ta shlyejė me njė dhunim tjetėr kushtetues. Fatos Nano duhet tė japė dorėheqjen dhe as tė rivotohet mė, pasi ai ka ndėrruar 2 ministra dhe kjo quhet njė qeveri e re, pra e ndryshme nga e para dhe kėtu ndryshon edhe kryeministri. Presidenti ka tė drejtė ta rivotojė atė sėrish, por pas dorėheqjes", tha Berisha. Sipas tij kėto janė precedente kushtetuese qė nuk duhet tė shkelen nga Presidenti. Berisha ka thėnė se Fatos Nano ka frikė nga votimi i fshehtė nė Kuvend, sepse njė votim i tillė e largon atė nga qeveria. I pyetur se cili do tė jetė qėndrimi i opozitės nėse Moisiu voton qeverinė e re, Berisha tha se: "Presidenti nuk duhet ta dekretojė, pasi ėshtė i detyruar tė zbatojė vendimet e Gjykatės kushtetuese". I pyetur nė lidhje me hapat qė do tė ndjekė opozita nė lidhje me krizėn qė ka pėrfshirė mazhorancėn, ai tha se ky ishte hapi i parė. "Njoftimi i sotėm ishte dhe hapi i parė i opozitės, tė tjerat do tė varen nga zhvillimet e mėtejshme," tha Berisha. Berisha e ka quajtur mjaft tė rėndėsishėm, denoncimin e dy kandidatėve pėr ministra, tė cilat janė akuzuar pėr korrupsion dhe pėr tė cilėt ekzistojnė akoma dosjet penale. Presidenti deklaroi se nuk do tė lejonte qė tė dekretoheshin ministra tė pėrfolur. "Me kėtė rast e ftoj publikisht edhe njėherė kryeministrin tė plotėsojė sa mė parė qeverinė ose tė ofrojė zgjidhje tė tjera. Shpreh bindjen time dhe besoj edhe bindjen tuaj dhe tė opinionit publik qė nė listėn e emrave tė rinj nuk duhet tė pėrfshihen figura tė pėrfolura dhe akuzuara nga vetė drejtuesit e lartė tė ekzekutivit, pa dhėnė mė parė sqarime publike pėr ta. Nėse nuk ndodh kėshtu, pra kur institucionet e shtetit nuk funksionojnė dhe kur forcat politike nė Kuvend nuk janė nė gjendje tė krijojnė zgjidhje kushtetuese pėr krizat nė qeveri, atėherė ēdo alternativė ligjore ėshtė e hapur, pėrfshirė edhe ajo e matjes sė pėrkrahjes qė partitė kanė nė elektorat," tha ai mė 18 dhjetor nė Kuvend, gjatė njė mesazhi drejtuar ligjvėnėsve.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Toska dhe Dokle, ministrat me dosje

    Nė dosjen e tij, Dokle akuzohet nga shėrbimi i inteligjencės pėr lidhje me shėrbimin sekret tė Serbisė. Tentativat e Dokles pėr tė mbyllur dosjen janė rrėzuar nga Gjykata e Lartė, drejtuar nga Thimio Kondi. Kurse Toska akuzohet pėr mitėmarrje, dhe nė vitin 1994 pėr kėtė arsye ėshtė shkarkuar nga KLD. Pėrpjekjet e tij pėr t'u rehabilituar u rrėzuan nga gjykata e shkallės mė tė lartė. Sėrish ishte Thimio Kondi

    Namik Dokle, i propozuar nga Nano pėr tė marrė postin e zv/kryeministrit, jo vetėm qė ėshtė akuzuar nga vetė Nano, gjatė mbledhjes sė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues dy vjet mė parė, pėr nepotizėm, por ka nė zyrat e Shėrbimit Informativ Shtetėror, njė dosje tė plotė, nė tė cilėn ai akuzohet si njeri i lidhur me agjenturėn e shtetit fqinj, Serbisė dhe Malit tė Zi. Mėsohet se Dokle, i ndjekur nga shėrbimi i inteligjencės pėr lidhje me shėrbimin sekret tė shtetit fqinj, nuk ka arritur qė tė mbyllė kėtė dosje, nė vitin 1997, vit nė tė cilin Partia Socialiste ka ardhur nė pushtet. Madje ai ka dėshtuar gjatė serisė sė gjyqeve, me njė oficer tė kėtij shėrbimi, i cili ka insistuar deri nė fund, pėr tė provuar qė dosja e tij ishte e rregullt dhe e argumentuar. Bėhet e ditur se oficeri, pasi ka fituar gjyqin nė shkallėn e fundit, nė Gjykatėn e Lartė ėshtė nisur nė drejtim tė Amerikės, vend nė tė cilin ai ka fituar azil politik duke paraqitur si argument pėr kėtė kėrkesė, pikėrisht gjyqin e hapur ndaj tij dhe pėr tė cilin ėshtė provuar se ai ishte i pafajshėm. Mėsohet se Dokle, qė nė fillimet e pluralizmit politik shqiptar, kohė nė tė cilėn ai ishte anėtar i kryesisė sė Partisė Socialiste, dhe mė pas kryetar i grupit parlamentar tė kėsaj partie, ndiqej nga shėrbimi sekret pėr kėtė arsye. Madje nė momente tė veēanta pėr tė ėshtė kėrkuar qė t'i hiqet imuniteti i deputetit pėr t'u ndjekur mė pas nė rrugė ligjore. Nė pėrgjim tė Dokles, shėrbimi kishte infiltruar persona tė veēantė, tė afėrm qė kanė studiuar lėvizjet e kėtij banori tė zonės sė Gorės, njė krahinė me zakone tė ndryshme nga shqiptarėt, tė pėrafėrta me sllavėt jugorė.

    Mėsohet se njė nga pikat ku ėshtė mbėshtetur mė shumė shėrbimi sekret gjatė hetimit tė tij, ka qenė njė dasmė nė Dragash, ku banon pjesa e goranėve tė Kosovės. Nė vitin 1997, Dokle, pasi u vėrtetua qė pėr tė ekzistonte njė dosje e kopsitur, kėrkoi qė kjo dosje tė mbyllej, duke hedhur nė gjyq, personat qė ishin marrė me tė. Por gjyqi rezultoi negativ pėr tė, sepse dosja jo vetėm qė nuk u mbyll, por personi qė doli nė gjyq kundėr Dokles, provoi materialin qė pėrmbante dosja. Kryetari i Gjykatės sė lartė, qė dha vendimin pėrfundimtar ishte Thimio Kondi.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dosja Toska

    "Pėrparėsia qė ka figura e Igli Toskės ėshtė mė e madhe se ēdo figurė tjetėr. Ai ka kontribuar shumė nė krijimin tonė si pėrfaqėsues tė legjislativit dhe duhet tė vazhdojė tė stimulohet. Asnjė nga veprimet e tij tė fundit nuk ėshtė bėrė pa u konsultuar me kryeministrin e vendit"

    Zėvendėsministri aktual i Rendit Igli Toska dhe tashmė i propozuar nga Kryeministri Nano pėr postin e Ministrit tė Rendit, fillimet e pluralizmit politik e kapėn tė sapodiplomuar. Me dėshirėn pėr tė afruar njerėz tė rinj, Toska nė 1993 u bė ndihmės gjyqtar nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė Tiranė. Pas njė pune tė devotshme pėr tė arritur atė qė donte, Toska ngjiti shkallėn duke u bėrė gjyqtar nė vitin 1994. Nė moshė tė re, shumė gjyqe i takonin t'i gjykonte zoti Toska.

    Fillimi i pluralizmit, atė qė solli mė sė shumti, ishte papėrgjegjshmėria pėrkundrejt profesionit, e dėshira pėr t'u pasuruar shumė shpejt. Ishte viti 1994.

    Njė aksion i beftė i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, nxori nė pah parregullsi tė mėdha nė dosjet e gjykuara nga njė sėrė gjyqtarėsh. Njė ndėr kėta ishte edhe zėvendėsministri i Rendit Igli Toska. KLD-ja e alarmuar vendosi tė shkarkonte nga detyra e gjyqtarit Toskėn e shumė tė tjerė. KLD-ja tha se Igli Toska shkarkohet nga detyra e gjyqtarit pėr mitėmarrje ose thėnė ndryshe pėr korrupsion. Igli Toska kishte marrė pėr gjyqet e zhvilluara dhjetėra mijėra dollarė. Gjatė gjithė kėsaj kohe karriera e Igli Toskės nuk njihet. Thuhet se ai ka punuar konsulent ligjor. Amnistia e vitit 1997 i dha mundėsi edhe Toskės si dhe Nanos e shumė tė tjerėve tė fitonin pafajėsinė. Ishte Gjykata Kushtetuese ajo qė rehabilitoi, njė gjyqtar tė shkarkuar pėr mitėmarrje. Nė vitin 1998, pasi socialistėt kishin ardhur tėrėsisht nė pushtet, Igli Toska ishte bindur se tashmė ishte rehabilituar tėrėsisht dhe ishte gati pėr tė veshur sėrish kostumin e gjyqtarit. Kėshtu qė bėri kėrkesė qė tė emėrohej sėrish gjyqtar nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė Tiranė. Mirėpo, ishte ajo mitėmarrje e viteve 1993-1994, qė prenė rrugėn e gjyqtarit Igli Toska. Kėrkesa e tij pėr riemėrim nė Gjykatė u rrėzua. Edhe kėsaj radhe ishte Thimio Kondi qė rrėzoi kėrkesėn e tij. Mirėpo nė vitin 2000 ai u bė drejtor nė njė drejtori nė Ministrinė e Ekonomisė Publike. Fati filloi sėrish tė shkėlqente mbi Toskėn. Ishte viti 2001 kur ai megjithėse me precedent penal, u emėrua anėtar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Megjithėse me akuzėn e mitėmarrjes e me dosje, Toska fillon e ngjitet nė hierarkinė shtetėrore. Kryeministri Nano e emėroi fillimisht zėvendėsministėr e tashmė e ka propozuar pėr Ministėr tė Rendit Publik. Madje ky i fundit shtoi edhe se "Pėrparėsia qė ka figura e Igli Toskės ėshtė mė e madhe se ēdo figure tjetėr. Ai ka kontribuar shumė nė krijimin tonė si pėrfaqėsues tė legjislativit dhe duhet tė vazhdojė tė stimulohet." Indirekt kryeministri Nano thotė se puna e Toskės si anėtar i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, ka shėrbyer pėr pėrfaqėsimin legjislativ tė socialistėve, ndaj Partia duhet ta shpėrvblejė atė. Dhe shpėrblimi mė i madh nė kėtė rast ėshtė emėrimi i tij Ministėr i Rendit Publik. Duke parė favoret qė tė krijon qenia Ministėr i Rendit nė njė vend nė tranzicion, Toska e harron me dėshirėn mė tė madhe ish-profesionin e gjyqtarit.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Moisiu: Po shqyrtoj emrat e ministrave

    Emrat e propozuar nga Nano pėr qeverinė e re i kanė mbėrritur dje nė mbrėmje Presidentit Moisiu. Burime pranė Presidencės thanė pėr gazetėn se kryeministri Nano ka sjellė me shkrim listėn e emrave tė personave tė zgjedhur nga ai pėr ministra. Kjo ka ardhur menjėherė pas kėrkesės sė Presidentit Alfred Moisiu qė lista e emrave tė propozuar pėr ministra tė mbėrrijė tek ai me shkrim.

    Presidenti i Republikės Alfred Moisiu gjatė njė vizite me rastin e Krishtlindjeve nė qytetin e Shkodrės deklaroi se ėshtė nė shqyrtim e sipėr tė emrave tė propozuar nga Kryeministri Nano pėr ministra. Presidenti Moisiu tha se ai dhe stafi i tij po punojnė pėr shqyrtimin sa mė tė shpejtė dhe tė plotė tė tė gjithė figurave tė ministrave tė propozuar nga Nano. Kjo deklaratė e Presidentit Moisiu ėshtė bėrė pas njė vizite nė arqipeshkvinė dhe famullinė ortodokse tė Shkodrės me rastin e Krishtlindjeve.

    Presidenti i Republikės Alfred Moisiu ka deklaruar mė parė se nuk do tė dekretojė asnjė ministėr tė pėrfolur, apo ato qė ai i ka dekretuar njė herė dhe janė rrėzuar nė Kuvend. Kjo ėshtė njė deklaratė publike e Presidentit e bėrė disa herė dhe e kulmuar nė mesazhin qė ai lexoi disa ditė mė parė nė Kuvend. Nė qeverinė e re tė propozuar nga Nano qėndrojnė tė paktėn katėr emra ministrash, tė cilėt nuk mund tė kalojnė nga Moisiu, nėse ai do t'u qėndrojė deklaratave. Kėshtu Marko Bello, i propozuar pėr ministėr shteti dhe Fatmir Xhafa i propozuar pėr Ministėr Drejtėsie, janė dekretuar mė parė nga Moisiu dhe dekretet janė rrėzuar nga Kuvendi. Ata ishin propozuar respektivisht pėr postin e ministrit tė jashtėm dhe ministrit tė rendit. Ndėrsa dy personat e tjerė, qė kanė edhe precedentė penalė, janė Igli Toska dhe Namik Dokle. Toska ėshtė shkarkuar nga KLD si gjyqtar dhe ėshtė akuzuar mė pas pėr mitėmarrje. Ndėrsa Dokle ka pasur njė proces gjyqėsor tė humbur me njė agjent tė SHIK-ut, pėr lidhje tė tij me shėrbimin sekret tė Jugosllavisė.

    Ndėrsa pėrsa u pėrket figurave tė pėrfolura, pėr tė cilat Moisiu ka thėnė se nuk do t'i dekretojė, janė Bashkim Fino dhe Anastas Angjeli. Ata janė akuzuar nga vetė kryeministri aktual Nano pėr lidhje me krimin e pėr korrupsion tė stėrmadh. Tė paktėn 6 emrat qė Nano i ka dėrguar Moisiut pėr dekretim, janė njė sfidė e hapur pėr Presidentin. Atij i ngelet ose tė nėnshtrohet, ose tė ruajė figurėn e pėrfaqėsuesit tė unitetit tė kombit.



    -----------


    Cfar spo degjojme..



    Na dolli spiun Dokle...
    Prandaj aq bukur dinte ai qerrata ti bente per vehte per te miren e Partise (SERBISE) Edvin Ramat, Frrok Cupat, Abaz Ermenet, Kurt Kolet, Agim Isaket e Rul Pashkot si dhe njesitet guerile te Hysni Kapos qe te beheshin vegla te Revolucionit te vonuar Qosist -Asfalist - tre gisht-rist-Enverist-Zabito-Frrok Cupist-Zan Nehat Caushist??

    Kushedi cka ne sirtare UDB-a...

    Te na Rroje Partia per Integrim..

  4. #114
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    "Nano", sot firma e Koalicionit per Integrim.

    Kryetaret e PS, PSD, PBDNJ e PAD do te nenshkruajne ne oren 12.00 ne Pallatin e Kongreseve marreveshjen per ndertimin e Koalicionit per Integrim. Xhuveli dhe Milo do te vendosin gjate paradites nese do t'i bashkohen paktit te ri. Teksti i plote i dokumentit, me objektiv afatshkurter arritjen e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me BE brenda gjashte muajsh



    Fatos Nano do te udheheqe sot lideret e partive politike qe do te mbeshtesin qeverine e tij, per te firmosur Kushtetuten e Koalicionit per Integrim. Ne Pallatin e Kongreseve, kreret e PS, PSD, PBDNJ dhe PAD do te hedhin firmat ne oren 12.00 ne nje marreveshje qe do te jete baza e koalicionit te ri. Koalicion, te cilit mund t'i bashkohen sot edhe PDS e Milos apo agraro-ambjentalistet e Xhuvelit, qe do te mbledhin gjate paradites forumet partiake per te vendosur. Nano, Gjinushi, Dule e Ceka, dhe ndoshta Xhuveli e Milo, do te firmosin "vdekjen" e "Aleances per Shtetin" dhe lindjen e koalicionit qe synon t'i dergoje fituesit e zgjedhjeve parlamentare te 1997-tes dhe 2001-shit, drejt nje mandati te trete.

    Pakti i partive politike percakton si objektiv afatshkurter te koalicionit arritjen e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian brenda gjashtemujorit te pare te vitit 2004. Nderkohe, si objektiv afatgjate Koalicioni per Integrim do te kete anetaresimin ne BE dhe NATO. "Kryeministri angazhohet te beje ndryshimet ne kabinetin qeveritar sipas parimit: cdo parti e ftuar ne koalicion te perfaqesohet me mirekuptim ne nivele te ndryshme te qeverisjes", thuhet ne tekstin e dokumentit, qe selia roze u ka shperndare aleateve. Megjithate, Nano ka perfunduar tashme listen e ministrave, duke percaktuar nga nje post per PBDNJ dhe PSD, krahas disa numrave dy ne dikastere. Ne projektin e liderit socialist eshte bashkepunimi ne nivele te dyta me PAD, PAA dhe PDS. Por kjo ka shkaktuar pakenaqesi te partite e vogla te Xhuvelit e Milos, qe pritet te marrin sot vendimin final per te qene ose jo te pranishem ne Pallatin e Kongreseve. Vendim qe do te reflektohet me pas ne votimin e se henes ne Parlament per ndryshimet ne qeveri. Nese edhe Xhuveli e Milo do te bashkojne votat e tyre, ne total 4, me qeverine e Nanos, atehere lideri socialist duket ta kete te siguruar kalimin e proves parlamentare, pavaresisht mosmiratimit nga disa mbeshtetes te Metes. Megjithate, nga vila 30, pulti i komandimit te Kryeministrit, buron siguri se gjithcka do te kaloje normalisht me 29 dhjetor dhe qeveria e re do te mblidhet 24 ore perpara mbylljes se vitit.

    Reformat e koalicionit te ri

    "Qeveria e "Koalicionit per Integrim", pa anashkaluar detyrimet qeverisese, do te fokusohet me perparesi ne dy plane kryesore: thellimin e reformave ne vend dhe pershpejtimin e negociatave per neshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit", thuhet ne dokumentin qe do te firmosin sot lideret partiake. Nder reformat me prioritare, ku do te fokusohet ekzekutivi i ngritur nga Nano, nese merr miratimin me 29 dhjetor, do te jene ne ekonomi, administrate publike dhe rend e drejtesi. Ne fushen ekonomike si synimet themelore jane percaktuar miratimi dhe zbatimi i ligjit te kthimit dhe kompesimit te pronave, privatizimi i sektoreve strategjike, perkrahja per shtresat ne nevoje, perfshire shtresen e ish-te persekutuarve politike, si dhe reforma buxhetore. Ndersa ne administraten publike, Koalicioni per Integrim do te synoje permiresimin e kapaciteteve absorbuese, te burimeve njerezore, rishikimin e funksioneve dhe standartizimin e tyre, ngritjen e sistemit te vleresimit te punes se secilit, si dhe thellimin e reformes se sistemit te pagave. Per sa i perket reformes ne fushen e rendit dhe drejtesise, objektiva kryesore jane percaktuar lufta kunder trafiqeve, krimit te organizuar dhe korrupsionit e deri tek thellimi i reformes ne prokurori dhe gjyqesor.

    Gjithashtu, anetaret e koalicionit te ri angazhohen te punojne se bashku me institucionet pergjegjese per perfundimin sa me pare te infrastruktures zgjedhore ne vend. Ne menyre te vecante, sipas dokumentit, do te riparohen difektet e evidentuara ne regjistrin zgjedhor, ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, si dhe te te gjithe elementeve perberes te paketes ligjore elektorale, sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR, me qellim hyrjen ne zgjedhjet politike te parapergatitur.

    Vendimmarrja

    Partite perberese te "Koalicionit per Integrim" do t'i nenshtrohen disiplines politike te vendimarrjes se perbashket per ceshtje prioritare e politike. Megjithate, ato do te ruajne te drejten e vendimarrjes ne forumet e tyre per cdo ceshtje politike qe ka te beje me poziten e secilit ne koalicion. "Antaret e "Koalicionit per Integrim" jane pjese e vendimmarrjes se perbashket ne Parlament per te gjitha ceshtjet e rendesishme", thuhet ne dokument. Por, aty percaktohet se "grupet parlamentare te secilit anetar (parti) nuk mund te votojne kunder projekt-ligjeve te rendesishem qe mbeshteshin qendrueshmerine dhe reformat e qeverisjes per integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike". Nder te tjera, marreveshja autorizon sekretaret e pergjithshem te partive si dhe kryetaret e grupeve parlamentare, per te percaktuar modalitetet per bashkepunim, ne menyre te detajuar. Ne menyre te vecante, numrat dy te partive do te merren me hartimin e marreveshjeve per vendimmarrjen ne Kuvend, si dhe per percaktimin e sigles se koalicionit.

    MARREVESHJE E PARTIVE POLITIKE TE "KOALICIONIT PER INTEGRIM"

    Sot me date 26 dhjetor ne Tirane, nenshkruesit e kesaj marreveshje, ketu e me poshte te njohur si "anetaret", rane dakort si me poshte vijon:

    I. Objektivat

    1- Anetaret bien dakort qe me nenshkrimin e kesaj marreveshjeje te krijohet "Koalicioni per Integrimin Euroatlantik te Shqiperise" (Shkurt: "Koalicioni per Integrim").

    2- Objektivi afatshkurter i ketij koalicioni eshte nenshkrimi i marreveshjes se Stabilizim - Asociimit me Bashkimin Europian.

    3- Objektivi afatgjate i koalicionit eshte anetaresimi i Shqiperise ne BE dhe NATO.

    4- Antaret synojne te konsolidojne ritmin e zhvillimit te reformave integruese ne vend duke siguruar nje mbeshtetje sa me te gjere perfaqesuese, publike, politike dhe elektorale.

    II. Permbajtja e marreveshjes

    1- Antaret angazhohen te krijojne dhe te mbeshtesin qeverine e rikompozuar sipas vullnetit te tyre politik.

    2- Kryeministri angazhohet te beje ndryshimet ne kabinetin qeveritar sipas parimit: cdo parti e ftuar ne koalicion te perfaqesohet me mirekuptim ne nivele te ndryshme te qeverisjes.

    3- Qeveria e "Koalicionit per Integrim", pa anashkaluar detyrimet qeverisese, do te fokusohet me perparesi ne dy plane kryesore: thellimin e reformave ne vend dhe pershpejtimin e negociatave per neshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim - Asociimit.

    4- Reformat prioritare ne te cilat do te fokusohet qeverisja e koalicionit do te jene:

    a- reformat ne ekonomi, qe perfshijne miratimin dhe zbatimin e ligjit te kthimit dhe kompesimit te pronave, privatizimin e sektoreve strategjike, perkrahjen per shtresat ne nevoje, perfshire shtresen e ish-te persekutuarve politike, reformen buxhetore etj.

    b- Reformen ne administraten publike, qe perfshin permiresimin e kapaciteteve absorbuese ne administrate, permiresimin e burimeve njerezore, rishikimin e funksioneve dhe standartizimin e tyre, ngritjen e sistemit te vleresimit te punes se secilit si dhe thellimin e reformes se sistemit te pagave.

    c- Reformen ne fushen e rendit dhe drejtesise, e cila fillon nga lufta kunder trafiqeve, krimit te organizuar dhe korrupsionit e deri tek thellimi i reformes ne prokurori dhe gjyqesor.

    5- Antaret zotohen qe te punojne se bashku me institucionet pergjegjese dhe me ritem per perfundimin sa me pare te infrastruktures zgjedhore ne vend, ne menyre te vecante te riparoje difektet e evidentuara ne regjistrin zgjedhor, ndryshimet ne kod si dhe te te gjithe elementeve perberes te paketes ligjore elektorale, sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR, me qellim hyrjen ne zgjedhjet politike te parapergatitur.

    6- Ne planin e jashtem, qeveria e "Koalicionit per Integrim", angazhohet te intensifikoje kontaktet ne nivel diplomatik me te gjitha vendet e Bashkimit Europian, per pershpejtimin e ritmeve te negociatave per Stabilizim - Asociim dhe perfundimin e tyre brenda 6 mujorit te pare te vitit 2004.

    7- Antaret ne "Koalicionin per Integrim" i nenshtrohen disiplines politike te vendimarrjes se perbashket per ceshtje prioritare e politike.

    8- Anetaret e "Koalicionit per Integrim" ruajne te drejten e vendimarrjes ne forumet e tyre per cdo ceshtje politike qe ka te beje me poziten e secilit ne koalicion.

    9- Antaret e "Koalicionit per Integrim" jane pjese e vendimmarrjes se perbashket ne Parlament per te gjitha ceshtjet e rendesishme. Grupet parlamentare te secilit anetar nuk mund te votojne kunder projekt-ligjeve te rendesishem qe mbeshteshin qendrueshmerine dhe reformat e qeverisjes per integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike.

    III. Te ndryshme

    1- Kjo marreveshje nenshkruhet nga te gjithe kryetaret e partive te Koalicionit per Integrim, ne baze te vullnetit te tyre dhe te forumeve drejtuese te tyre.

    2- Sekretaret e pergjithshem te partive si dhe kryetaret e grupeve parlamentare, do te percaktojne modalitetet per bashkepunim, ne menyre te detajuar. Ne menyre te vecante, marreveshjet per vendimmarrjen ne Kuvend, si dhe per percaktimin e sigles se koalicionit.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    kur ka pislliqe asiher smundesh me bo perpara . se sle zoti.
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  6. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė njė seancė tė jashtėzakonshme, Parlamenti miratoi tė gjitha dekretet e presidentit

    Prapaskenat e miratimit tė qeverisė

    Zvogėlohet numri i kundėrshtarėve tė Nanos, vetėm 8 s’marrin pjesė. Opozita braktis votimin

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Pas 6 muaj pėrpėlitjesh, Kuvendi i dha mbrėmė fund krizės qeverisėse, duke miratuar kabinetin e ri. Me shumicė votash mbrėmė maxhoranca me ndonjė ndihmė tė vogėl tė opozitės miratoi dekretet e emėrim –shkarkimeve tė presidentit Alfred Moisiu. Nė mungesė tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, tė cilėt mė parė kanė kėrkuar shpjegim vote pėr ēdo votim tė dekretit, kryetari i Kuvendit Servet Pėllumbi ka vazhduar procedurėn e miratimit tė ēdo dekreti tė presidentit. Nė votimin e djeshėm kanė munguar edhe 8 deputetė tė cilėsuar si kundėrshtarė tė kryeministrit Fatos Nano. Kėshtu Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Spartak Braho, Mustafa Muēi, Sabit Brokaj, Limoz Dizdari dhe Ndre Legisi pasi kishin shpėrndarė njė njoftim pėr shtyp para seancės nuk ju bashkuan pjesės tjetėr qė votoi pothuajse unanimisht pro dekreteve. Ndėrsa kanė qenė tė pranishėm dhe kanė votuar pro emėrimit tė ministrave tė rinj katėr nga kundėrshtarėt e Nanos, Eduart Alushi, Gjergji Koja, Ilir Zela dhe Ardit Kaja.

    Opozita braktis sallėn

    Qė nė nisje tė seancės opozita kėrkoi qė votimi tė mos zhvillohej pasi sipas saj ishte e papranueshme qė nė njė dekret tė votohej edhe pėr emėrimin, edhe pėr shkarkimin. Po kėshtu nėnkryetarja e PD-sė Topalli, tha se presidenti nuk mund tė dekretonte pėr ministra persona qė ishin rrėzuar pak kohė mė parė nga Kuvendi. Nga ana tjetėr, opozita kishte bėrė njė plan sipas tė cilit, ēdo deputet i saj tė kėrkonte fjalėn pėr tė sqaruar votėn kundėr pas ēdo votimi. Duke synuar qė tė zgjaste seancėn, PD kėrkoi 30 minuta pushim, pas tė cilit Pėllumbi menjėherė nisi procedurėn e votimit. Deputetėt e PD-sė u ngritėn nė kėmbė dhe kontestonin me zė tė lartė pranė tij hapjen e votimit. Por ndėrkaq tabela kalonte dekretin e parė, nė njė situatė tė tillė grupi i PD-sė braktisi sallėn.

    Votimi

    Votimi i parė filloi me shkarkimin nga posti i zv/kryeministres Ermelinda Meksi dhe njėkohėsisht emėrimit tė saj si ministre e Integrimit me 78 vota pro. Kundėr kanė votuar vetėm deputetėt e PR, PLL, PR dhe PBL tė cilėt kanė qenė tė pranishėm gjatė gjithė votimit pėrveē deputetit legalist Et’hem Fejzollari, i cili mungoi seancėn e djeshme. Mė pas, ėshtė miratuar dekreti pėr emėrimin si zv/kryeministėr i Namik Dokles me 76 vota pro. Tė njėjtin numėr deputetėsh mori edhe dekreti i presidentit pėr emėrimin e Arben Malajt nė postin e ministrit tė Financave. Edhe dekreti pėr emėrimin e Anastas Angjelit nė postin e ministrit tė Ekonomisė ka kaluar mbrėmė me kėtė numėr votash. Ndėrsa pėr dekretin e presidentit pėr shkarkimin nga posti i ministrit tė Drejtėsisė Spiro Peēi ka abstenuar deputeti Ilir Zela bashkė me dy deputetėt tė tjerė, ndėrsa ėshtė miratiuar shkarkimi i tij me 74 vota. Ministri i Drejtėsisė, Fatmir Xhafa ka marrė mbrėmė 76 vota pro bashkė me dy deputetėt reformatorė, Nard Ndoka dhe Qazim Tepshi. Kryetari i deputetėve reformatorė, Nard Ndoka sqaroi mbrėmė pėr “Shekullin” se ishte njė gabim elektronik gjatė votimit tė tij. Kuvendi miratoi mbrėmė edhe shkarkimin e Besnik Dervishit nga posti i ministrit sė Rregullimit dhe Territorit duke miratuar edhe pasardhėsin e tij Bashkim Fino me 76 vota pro. Ministri i Shėndetėsisė Mustafa Xhani ėshtė rrėzuar me 72 vota dhe nė vend tė tij ėshtė miratuar deputeti socialdemokrat Engjėll Bejtaj me 75 vota pėr tė cilin kanė abstenuar deputetėt Maksim Begeja dhe Nard Ndoka. Ra nė sy se pėr emėrimin e Blendi Klosit si ministėr Kulture abstenuan Skėnder Gjinushi dhe Ardit Kaja. Eshtė rrezikuar dje edhe dekreti pėr shkarkimin nga posti i ministrit tė Mjedisit, Lufter Xhuvelin, me 67 vota pėr tė cilin kanė abstenuar deputetėt, Ligoraq Karamelo, Vladimir Malo, Ndue Preka dhe Zyhdi Pepa. Ndėrsa pėr pasardhėsin e tij, Ethem Ruka, kanė votuar 73 deputetė dhe kanė abstenuar deputetėt Aleksandėr Garuli, Bahri Kollēaku dhe Arjan Starova. I votuar mbrėmė ka qėnė edhe deputeti Marko Bello nė postin e ministrit tė Shtetit me 77 vota pro. Ndėrsa ministri i Rendit Igli Toska ėshtė votuar me 76 vota pro ndėrsa deputeti Ilir Zela nuk ka marrė pjesė nė votim.

    TIRANĖ - Votat e katėr deputetėve, Zela, Alushi, Koja e Kaja qė tani nuk mund tė cilėsohen mė si kundėrshtarė tė kryeministrit, dje patėn njė rėndėsi vetėm nga ana formale dhe politike, pasi me 128 deputetė tė pranishėm nė sallė, nevojiteshin vetėm 65 vota pro. Nga ana tjetėr ajo qė bie nė sy ėshtė reduktimi nė tetė, i deputetėve kundėrshtarė tė kryeministrit. Ndėrsa para pesė muajsh nė votimin e Marko Bellos pėr ministėr tė Jashtėm kundėr votuan 15 deputetė socialistė, Nano arriti qė dalėngadalė, pėrfshi edhe periudhėn e kongresit, tė shkėpusė me radhė Flamur Rrogun, Bashkim Finon, Anastas Angjelin dhe dje Zelėn, Kojėn, Alushin e Kajėn. Njė mbėshtetje e madhe numerike qė ra edhe dje nė sy, ishin nga ana tjetėr votat e aleatėve qė kanė qenė kundėr herėt e tjera. Kėshtu me futjen nė qeveri tė PSD-sė, tre votat e Gjinushit, Bejtjes dhe Apostolit si dhe dy votat e Karamelos e Goxhit tė PBDNJ-sė, i siguruan kryeministrit njė kalim pa probleme tė dekreteve. Plotėsimi i qeverisė u bė dje pas 6 muaj boshllėk. Qysh nga dorėheqja e Ilir Metės nga posti i zv/kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm, Sokol Nakos nga ministėr Integrimi si dhe e Luan Ramės nga Rendi, qeveria nuk arriti tė plotėsohej pasi dėshtuan dy herė tentativat nė Kuvend pėr miratimin e dekreteve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ministrat e dekretuar dhe tė miratuar nė parlament bėjnė sot betimin te Presidenti rreth orės dhjetė tė paradites

    Presidenti jep OK pėr qeverinė. “Nano tė mbajė pėrgjegjėsitė”

    Moisiu: Pse dekretova edhe emrat e pėrfolur tė qeverisė

    Luljeta Progni

    Presidenti Moisiu ka dekretuar dje tė gjitha propozimet e Kryministrit Nano pėr ndryshimet nė kabinetin qeveritar.

    Zėdhėnėsja e Presidentit ka bėrė dje publike dekretimin e emrave tė ministrave nga ana e Presidentit Moisiu. Rreth orės dhjetė tė paradites sė djeshme zėdhėnėsja e Presidentit tha se: ”Presidenti i Republikės ka shqyrtuar me pėrgjegjėsi ligjore tė gjithė emrat e propozuar dhe i ka firmosur ato. Nė kėtė mėnyrė dekretimi i ministrave tė rinj ėshtė bėrė nė respekt dhe nė zbatim tė kompetencave kushtetuese tė Presidentit. Nė bazė tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, neni 98 pika 2, ėshtė Kuvendi i Shqipėrisė institucioni qė shqyrton dekretet e shkarkimit dhe emėrimit tė ministrave”, thuhej nė deklaratėn pėr shtyp tė Presidencės. Propozimet e Kryeministrit kanė ardhur te Presidenti mė datė 25 dhjetor, ndėrsa dekretimi i tyre nga Presidenti ėshtė bėrė pas katėr ditėsh.

    Ministrat betohen te Presidenti

    Ministrat e dekretuar dhe tė miratuar nė parlament bėjnė sot betimin te Presidenti rreth orės dhjetė tė paradites. Kreu i shtetit ka bėrė sqarim edhe pėrsa i pėrket qėndrimit tė tij tė disa ditėve mė parė nė parlament, ku pati deklaruar se nuk do tė dekretojė emra tė pėrfolur pėr korrupsion nė qeverinė e re, dhe ėshtė detyruar t’i dekretojė pikėrisht ata emra nė drejtim tė tė cilėve janė hedhur akuza mjaft tė rėnda. “Presidenti i Republikės e quan me vend tė sqarojė opinionin publik se deklarimi i tij bėrė nė mesazhin drejtuar Kuvendit tė Shqipėrisė, datė 18 dhjetor 2003, “qė nė listėn e emrave tė rinj nuk duhet tė pėrfshihen figura tė pėrfolura dhe akuzua nga vetė drejtuesit e lartė tė Ekzekutivit, pa dhėnė mė parė sqarime publike pėr ta”, ėshtė shprehje e konceptit tė tij pėr nevojėn e injektimit tė moralit nė politikė. Bindja e Presidentit ėshtė se anėtarėt e kabinetit qeveritar dhe funksionarė tė tjerė tė lartė ėshtė e domosdoshme tė gėzojnė autoritet moral dhe besueshmėri. Presidenti i ka bėrė tė njohura rezervat e tij pėr ministra tė caktuar edhe nė takimet me Kryeministrin”, thuhet nė deklarimin e djeshėm pėr shtyp tė Presidentit, pasi kishte deklaruar pikėrisht emrat e pėrfolur pėr korrupsion nė qeverinė e re tė kryesuar nga Kryeministri Nano. Dekretimin e propozimeve tė Kryeministrit pėr emėrimin nė poste ministrore tė figurave politike tė pėrfolura pėr korrupsion, Moisiu e ka cilėsuar si zbatim tė detyrės funksionale qė Presidenti duhet nė ēdo rast t’i japė pėrparėsi absolute gjykimit ligjor: ”Megjithatė, nė zbatim tė detyrės funksionale Presidenti nė ēdo rast do t’i japė pėrparėsi absolute gjykimit ligjor dhe kushtetues”, thuhej nė deklarimin e Presidentit.


    Gjykata e Lartė: Nuk ka ministra me dosje

    Institucioni i Gjykatės Kushtetuese ka deklaruar nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp se, nuk ka asnjė ēėshtje nė kėtė gjykatė nė ngarkim tė personave qė janė propozuar pėr ministra nė kabinetin e ri qeveritar. Pas debateve tė hapura pėr akuzat e bėra ndaj disa prej figurave qė janė pėrfshirė nė kabinetin qeveritar dhe reagime tė Presidentit nė kėtė pikė, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar dje: ”Mbi verifikimet e bėra nė arkivin e Gjykatės sė Lartė nuk rezulton qė nė kėtė gjykatė tė jetė paraqitur pėr shqyrtim dhe tė jetė gjykuar ndonjė ēėshtje penale, civile apo administrative, nė ngarkim tė ndonjė personi tė propozuar pėr detyrėn e ministrit”. Ky institucion ka cilėsuar abuzime tė shtypit komentet e ditėve tė fundit pėr kėtė ēėshtje dhe thekson se do tė jetė transparente pėrsa i pėrket kėsaj ēėshtje.


    Opozita akuzon Presidentit pėr dekretimet e ministrave
    Berisha: Moisiu, pjesė e korrupsionit

    Presidenti i Republikės dėshmoi nėpėrmjet dekretimit tė kėtij kabineti se nuk ėshtė njė institucion jo aktiv ndaj luftės kundėr korrupsionit, por pjesė e korrupsionit. “Me qėndrimin e tij nė parlament dhe para parlamentit si dhe nė media, Moisiu deklaroi se nuk do tė dekretonte emra tė pėrfolur. I takon atij t’i kėrkojė tė falur publikut pėr mashtrimin qė bėri, sepse njė president nuk mund tė mashtrojė qytetarėt e tij dhe ky ėshtė njė mashtrim skandaloz”, tha kreu demokrat. Sipas tij, ky qėndrim i kreut tė shtetit ka ardhur si pasojė e presionit tė Kryeministrit. “I diktuar nga klani i Zemunit apo klane tė tjera ėshtė pėr t’u vėrtetuar, por ai ishte zotuar se emra tė pėrfolur nuk do tė dekretonte. Por dekretimi ishte mungesė totale e vullnetit tė Presidentit pėr tė qėndruar pėrballė korrupsionit, duke marrė mbi vete bashkėfajėsinė e paraqitjes sė njė kabineti me kredencialet mė tė nxira nė historinė e vendit”, tha ai. Berisha ripėrsėriti edhe njė herė faktin se njė President nuk mund tė mashtrojė, sikurse veproi Moisiu. Po ashtu edhe nėnkryetarja e PD-sė, Topalli, u deklarua dje se e kishte pėr turp qė kishte votuar para dy vjetėsh pėr Moisiun, i cilėsuar si President konsensual, nė njė kohė qė ai po tregon me veprimet e tij se nuk po mbron interesat e vendit, por ato tė njė klase tė caktuar. “Nėse para dy vitesh e mbėshteta kandidaturėn e Moisiut mund tė them se ndjehem e turpėruar pėr njė vendim tė tillė, pasi me qėndrimet e tij ai po tregon se nuk ėshtė konsensual, por nė shėrbim tė njė klase tė caktuar, atė tė mazhorancės”, tha ajo.


    Tryeza e opozitės
    Dėshton takimi, nuk ka alternativa

    Partitė e djathta nuk kanė arritur tė gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr qėndrimin mė tė fundit qė ata duhet tė mbajnė ndaj dekretimit tė qeverisė nė Kuvend, apo qeverisė sė mazhorancės nė ditėt e ardhshme. Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu, njėkohėsisht edhe iniciues i kėsaj tryeze, theksoi se tashmė ka ardhur koha qė tė gjitha partitė e spektrit tė djathtė duhet tė kenė njė qėndrim tė pėrbashkėt, jo vetėm nė votėn kundėr dekreteve pėr kabinetin e ri tė Kryeministrit Nano, por edhe pėr platformėn qė duhet tė ndjekė opozita nė tė ardhmen. “Ne duhet tė kemi si pėrparėsi njė objektiv, krijimin e zgjedhjeve tė lira e tė parakohshme dhe, kjo arrihet nėse do tė tregojmė se vėrtetė jemi unikė nė qėndrimet tona dhe, kjo mbėshtetet nga shumica e qytetarėve shqiptarė”, tha ai. Megjithatė, sipas tij, opozita ende nuk ka gjetur rrugėt e duhura pėr tė ardhur nė pushtet, pasi vetė tė djathtėt po tregohen tė pėrēarė pėr ēėshtje tepėr tė rėndėsishme si pronat, apo kompensimi i ish-tė pėrndjekurve politikė. Pavarėsisht nga kėto rezerva tė fundit, idenė e njė qėndrimi unik pėr opozitėn mbi qeverisjen e vendit e ka mbėshtetur edhe sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, Ridvan Bode, si dhe nėnkryetari i kėsaj force politike, Bamir Topi, tė cilėt deklaruan se pėrballė situatės aktuale, e cila dėshmon pėr njė dėshtim total tė qeverisė, opozita duhet tė jetė e unifikuar. “Ne duhet tė tregojmė para elektoratit se kemi alternativa tė qarta dhe programe pėr tė ardhur nė pushtet”, tha Bode. Por, ndonėse deklaratat e mėsipėrme pėr njė qėndrim tė pėrbashkėt kundėr kabinetit tė ri qeveritar kanė gjetur mbėshtetjen e 9 partive politike tė djathta, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Demokrate e Re, ajo Demokratike e Rinovuar, Lėvizja e Legalitetit, Balli Kombėtar, Balli Kombėtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat si dhe Partia Demokristiane, ka patur kontestime pėr politikėn qė po luan e djathta. “Duke dėshmuar njė politike unike tė djathtė, e cila duhet tė hartojė njė platformė tė qartė pėr tė djathtėn, unė do tė theksoja se ky unifikim duhet tė bėhet me ide tė qarta. Nė kėtė drejtim do tė kėrkoja zhvillimin nė ēdo dy muaj tė njė tryeze mes partive tė djathta, e cila duhet tė shoqėrohet edhe me njė rotacion, pra drejtimin e tryezės mos ta ketė vetėm njė forcė politike, sikurse jemi mėsuar ta shohim deri tani”, tha ai. Por mė i ashpėr nė qėndrimet e tij ka qenė kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekerem Spahia, i cili ka theksuar se nuk mund tė kėrkohet kriza te mazhoranca, nė njė kohė qė ajo ėshtė mė e theksuar te vetė opozita. “Mazhoranca ka treguar se nuk ėshtė nė krizė, sikurse ne deklarohemi, pasi ata i mbyllin problemet e tyre. Ne jemi ata qė po shfaqim dobėsi dhe mangėsi. Sė pari, ne ishim ata qė i dhamė mazhorancės mundėsi tė qeverisė me pėrzgjedhjen e Presidentit, kur mund tė kishim kaluar vendin nė zgjedhje tė parakohshme apo janė deputetėt tanė qė po bojkotojnė Kuvendin, kur kėrkohet vota kundėr dekreteve pėr ministrat e rinj”, tha ai. Sipas Spahisė, opozita po kalon njė vėshtirėsi tė madhe, atė tė mungesės sė alternativės sė qartė pėr ardhjen nė pushtet.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #118
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Shikoni se kush e drejton Shqiperine
    Nje bullgar dhe nje grek.
    Kur ka ngelur ky vend per tu qeverisur edhe nga Namik Dokle, mos ngelte edhe kembe afrikani pa bere shurren ne zyrat e qeveritareve te shtetit.
    Une shqipetar??????????????
    Poooo, shippppp-tar

    Votat pro ministrave tė propozuar nga Nano

    - Namik Dokle, zv.kryeministėr, 75 vota

    - Igli Toska, ministėr i Rendit 76 vota

    - Kastriot Islami, ministėr i Jashtėm 77 vota

    - Arben Malaj, ministėr i Financave 76 vota

    - Fatmir Xhafa, ministėr i Drejtėsisė 76 vota

    - Blendi Klosi, ministėr i Kulturės 74 vota

    - Anastas Angjeli, ministėr i Ekonomisė 75 vota

    - Bashkim Fino, ministėr i Turizmit 76 vota

    - Et'hem Ruka, ministėr i Mjedisit 73 vota

    - Marko Bello, ministėr i Shtetit 77 vota

    - Ermelinda Meksi, ministre e Integrimit 78 vota

    - Leondar Solis, ministėr i Shėndetėsisė 76 vota

    - Engjell Bejtaj, ministėr i Punės 75 vota
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •