Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 118
  1. #91
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Duket se qeveria shpejt do ta kaloi krizėn dhe ta marr veten.
    Nano me votat e KPD-istėve tė PS duket se siguroi prapė fronin e PS-sė dhe me koalicionin me PDR-nė do ti kaloi edhe ata dy ministra.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Qeveria e re socialiste

    Cilėt janė emrat e pėrfolur
    Negociatat pėr qeverinė e re, kanė nxjerrė nė skenė edhe emrat e parė. Keshtu, pritet qė nga mbėshtetėsit e Metės do tė hyjnė nė qeveri dy emra dhe pėrfliten emrat e Bashkim Finos dhe Sabit Brokajt, pėrkatėsisht nė postet e Ministrisė sė Turizmit dhe Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ndėrkaq, burime nga kampi i deputetėve tė Metės dhe njerėz praėn Brokajt thanė dje pėr Gazetėn se Sabit Brokaj, nuk do tė pranojė as Ministrinė e Shėndetėsisė dhe as atė tė Mbrojtjes qė e ka pasur mė parė. Ndoshta synimet e tij shkojnė deri tek Ministria e Rendit Publik, e cila aktualisht drejtohet nga njė zv.ministėr i emėruar me vendim qeverie. Pritet qė edhe Genc Pollo tė pranojė ofertėn e bėrė nga socialistėt pėr tė marrė pjesė nė qeveri. Nuk dihet nėse do tė jetė i njėjti kusht i vendosur nga demokratėt e rinj dhe nėse ata do tė presin kongresin e PS. Nano pritet tė largojė nga detyra edhe ministrin e Turizmit Besnik Dervishi, duke hapur kėshtu edhe njė vend tjetėr pėr njė emėrim tė ri nė kabinet. Ndėrsa ende nuk janė pėrfolur emrat, tė cilėt do tė futen nė kabinet nga ana e kryesocialistit. Zgjidhja e bėrė pritet tė jetė e pėrkohshme deri nė pėrfundim tė kongresit tė PS-sė.

    Sa skandaloz qe jemi si komb. Duam te bejme qeveri me dy persona jo te djegur po qe po te ekzistonte morali qytetar perpara ligjit dhe seriozitetit te shtetit, keta dy palaco duhet te ishin shkelmuar jashte politikes e shoqerise. Me ke ta kapim te parin, me finon qe i beri fundin e zi kontrabandes apo qe na shkoi e na qante ke varri mirit te xhikes 'se i kishte majt me buk te gjith' apo sabit brokajn qe la nam me gomonet apo qe ska te drejte morale pasi u kap me brek ne kembe ne zyren e shtetit. Ilirt meta dhe grupi i tij pucist ka po aq vlera sa dhe nano me gaz demin, por ne mungese te nje opozite serioze dhe te besueshme per pushtetin, plus votimet klanore e me partishmeri te shqiptareve, figura te tilla te ndyra vashdojne dhe levrojne neper kryet e administrates se shtetit. Sa keq te vjen.
    Krokodili

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90
    Nė ditėn e dytė tė Konferencės pėr harmoninė fetare, Moisiu po diskutonte me klerikėt pėr tolerancėn e lartė fetare qė ekziston nė Shqipėri. Unė, - tha Moisiu duke vazhduar fjalėn, - dua mendimet tuaja se si duhet tė sillet politika me ju, qė kjo harmoni tė ruhet dhe mė tej.

    Kryepeshkopi Janullatos qė po e dėgjonte me vėmendje ndėrhyri me takt.

    -Ne si komunitet ortodokos jemi tė kėnaqur, - tha Fortlumturia e tij, - pasi toleranca fetare ėshtė nė maksimum. Ne kemi edhe presidentin, edhe kryeministrin, propozuam edhe dy ministra tė jashtėm...

    -Edhe ne, - u hodh katoliku, - tė kėnaqur jemi, se ja shikojmė Ndre Legisin nė KPD dhe na bėhet zemra mal!

    -Po ju myslimanėt? - iu drejtua Gjinishit, Moisiu, - a jeni tė kėnaqur nga politika?

    -Vallahi, tė kėnaqur jemi, - tha Gjinishi, - derisa desht Zoti e nuk na ka pėrzier nė njė qeveri me ju.



    Gazeta "Tema"

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Moisiu tė paraqitet nė Kuvend

    Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha i ka kėrkuar dje Presidentit Moisiu tė pozicionohet qartė nė mbrojtje tė Kushtetutės. Gjatė bllokimit tė djeshėm tė Kuvendit nga ana e opozitės, Berisha ka kėrkuar nga Moisiu tė paraqitet nė Parlament e t'i drejtohet Kuvendit pėr situatėn e krijuar. "Unė i kėrkoj me urgjencė Presidentit ose tė shpėrndajė Parlamentin, ose tė vijė kėtu nė Parlament t'i drejtohet legjislativit. Nuk mund tė tolerohet kjo situatė. Nėqoftėse zoti President e toleroi gjendjen pa ministėr tė Jashtėm, i rikujtoj se ka bėrė njė gabim shumė tė rėndė. Se nuk mund tė heshtėsh si kryetar shteti kur dhunohet Kushtetuta," deklaroi Berisha.

    "Presidenti tė dalė t'i flasė kombit, tė mos fshihet prapa gishtit", deklaroi Berisha. Sipas tij, ėshtė koha kur Moisiu duhet tė pozicionohet qartė nė funksionin e kreut tė shtetit. Kryetari i PD-sė tha se opozita nuk mund tė tolerojė kėtė situatė, kur krerėt e shtetit fshihen pas njėri-tjetrit. "Kurse kėtu vendos klani i "Zemunit", kėtu vendos padrinoja, pėrfaqėsues i klanit mė tė fuqishėm tė ekonomisė kriminale tė vendit. Kėtu klani i "Zemunit" organizon porno-aleanca, urdhėron porno-aleancat. Kėtu klani i "Zemunit" urdhėron fasadė-kandidatėt, kėtu vendos krimi dhe jo ligji, kėtu vendos krimi dhe jo Kushtetuta," deklaroi Berisha gjatė seancės sė djeshme parlamentare.

    Duke vazhduar polemikėn e tij Berisha i ka kėrkuar edhe kryetarit tė Kuvendit tė japė dorėheqje, pasi sipas tij ėshtė Pėllumbi dhe Moisiu qė duhet t'i japin udhė zgjidhjes sė krizės. Opozita ka bllokuar edhe ditėn e djeshme seancėn parlamentare. Berisha ka deklaruar se opozita ėshtė e vendosur tė ēojė deri nė fund iniciativėn e saj nė mbrojtje tė Kushtetutės sė vendit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #95
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Edi Rama: Kriza nė PS nuk ėshtė spontane, por e mbartur

    Lajmi i ores 6:30 PM

    TIRANE (26 Nėntor) - Kryetari i Bashkisė sė Tiranės dhe kandidat pėr kreun e PSSH-sė, Edi Rama, mori pjesė nė Konferencėn e 9-tė tė degės sė PS-sė sė rrethit tė Librazhdit. "Tashmė kriza nė PS ėshtė mė evidente se sa kurrė. Ajo nuk ėshtė spontane, por e mbartur e qė po thellohet ēdo ditė e mė shumė, ndaj kėrkohet ndėrhyrje e menjeherėshme", u shpreh kandidati pėr kreun e PSSH-sė, Edi Rama."Problemi nuk ėshtė se kush do tė jetė kryetari i PS-sė, por a do ta lemė PS-nė tė ecė drej rėnies dhe qeverisjen ta lemė nė kolaps, duke krijuar terren mė tė mirė pėr opozitėn", iu drejtua Rama socialistėve tė Librazhdit. Ai u shprehn se, qėndrimi i PS-sė nė pushtet ėshtė falė drejtimit tė opozitės nga Berisha.Ndėrsa anėtari i Kryesisė sė PS-sė, Namik Dokle, i cili mori pjesė nė kėtė konferencė, u shpreh se, "situata nė PS ėshtė e vėshtirė, por vendimi i mbrėmshėm, i hap rrugė stabilitetit".


    Tani shprehet keshtu Rama, tani qe ska perkrahjen e Nanos. Tani qe i ka hyr frika...

  6. #96
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    META: NANO DUHET TE JAPE DOREHEQJE

    Deputetet socialiste nuk kane dale ne asnje qendrim konkret lidhur me vendimin e kryesise se PS-se. Madje nje pjese e tyre jane treguar skeptike ne "reflektimin" e kryeministrit dhe kryetarit te PS-se, Fatos Nano, per nje rikompozim te plote te qeverise se drejtuar nga ai. Kundershtari politik i tij brenda kupoles roze, ish-kryeministri Ilir Meta, eshte shprehur skepetik ndaj ketij vendimi. Madje ai u shpreh se Nano duhet te jape doreheqjen nese duhet bere nje lufte konkrete kunder terrorizmit. Deklarata e tij vjen pas asaj qe deklaroi Nano, ku nder te tjera theksoi se kriza qeverise ndihmon ne aktivizimin e terrorizmit. "Jo rikompozim, por doreheqja e Nanos eshte forma me efektive e luftes kunder terrorizmit", vuri ne dukje Meta. Sipas tij reflektimi i Nanos nuk duhet besuar, qe per te mbetet nje ceshtje per te shtyre kohe. "Te gjithe ato qe besojne se Nano ka ndryshuar gabojne dhe behen pjese e mashtrimit dhe hipokrizise ne kurrizin e popullit shqiptar", u shpreh ai lidhur me kete argument. Duke i qendruar ketij mendimi, i cili ka gjetur mbeshtetje dhe tek deputetet qe qendrojne ne krah te tij, per ta mbetet thelbesore qe Nano te largohet nga qeverisja.

    Spartak Braho

    Nuk jemi njohur zyrtarisht me qendrimin e kryesise. Gjithsesi kam pershtypjen qe eshte nje ceshtje qe ka te beje me fitimin e kohes ne favor te Nanos. Rezervoj te drejten per t’u shprehur ne mbledhjen te grupit

    Sabit Brokaj

    Ideja e rikompozimit qe ka qene ide konkretisht e promemories, eshte realizuar, po ta shikosh edhe pse vone. Por te shikojme procesin e konkretizimit te saj. Ne na shqeteson fakti qe klima e shtensionimit ne konferenca nuk eshte realizuar dhe ky eshte nje problem serioz.

    Mustafa Muci

    Per aq kohe sa nuk kemi dijeni per ate cfare ka ndodhur ne kryesi dhe cili eshte qendrimi apo argumentat te cilat do te mbeshtesim

    eshte e pamundur per te dhene nje gjykim. Deri tani kemi degjuar nga kryeministri te na etiketoje ne deputeteve dhe njerez te tjere shprehje nga me te ndryshmet, por realisht nuk kemi degjuar prej tij se kush eshte qellimi, cila eshte ideja per te cilen kerkohet nje rikompozim i tille, aq me teper kur behet fjale per numra, pra behet fjale jo me per dy, por per gjashte ministra. Per kete arsye eshte e veshtire te shprehesh nje qendrim, perderisa nuk njihen argumentat.

    Bashkim Fino

    Natyrisht zgjidhja ideale per mendimin tim, qe e thashe dhe ne mbledhjen e kryesise, do te ishte mbase perfundimi i Kongresit te PS-se. Pas kesaj do te ishte fare normale, riberja e thelle e nje qeverie te re socialiste. Por per nje sere faktoresh te cilat kryetari dhe kryeministri paraqiti, mendoj qe duhen marre ne konsiderate dhe fakti qe kryeministri tashme kerkon nje mirekuptim te reflektoje, te bisedoje me grupin parlamentar socialist eshte nj- lloj poziviteti. Nese grupi do te beje nje ndryshim te ketyre gjashte portofoleve dhe te arrije me pas te beje kete ndryshim total qe sipas mendimit tim duhet te behet pas perfundimit te Kongresit te PS-se.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti i pėrgjigjet opozitės. “S’jam monark tė dhuroj pushtete tė pavotuara”

    Moisiu: Nano tė japė dorėheqjen

    “Krizės i duhet dhėnė fund sa mė parė sipas Kushtetutės. Por Nano mund tė japė dhe dorėheqjen”

    Nevila Pėrndoj

    TIRANE - Presidenti Moisiu i ka kėrkuar dje kryeministrit Nanos se mund tė japė dorėheqjen nėse sheh se nuk ka mjete tė tjera pėr tė zgjidhur krizėn qė ka mbėrthyer qeverinė prej disa muajsh. Pėr herė tė parė qė pas mosmiratimit tė dekretit tė presidentit pėr kandidatin pėr ministėr tė Jashtėm Marko Bello, dje presidenti Alfred Moisiu kėrkoi dorėheqjen e kryeministrit Fatos Nano nė rast se ky i fundit nuk gjen asnjė zgjidhje tjetėr. Pas pjesėmarrjes nė konferencėn e organizuar me rastin e ditės sė luftės kundėr SIDA-s, presidenti tha se, kjo krizė po zgjatet e po stėrzgjatet. Duke riktheksuar mendimin e tij tė shprehur dhe mė parė ai vuri nė dukje se, ėshtė nė pritje tė zgjidhjes sė saj nga maxhoranca, qė “e ka vėritur shumė kėtė ēėshtje, pavarėsisht nga problemet qė ka”. “Unė mendoj se kėsaj krize i duhet dhėnė fund sa mė parė dhe mjetet e saj janė Kushtetuta me mocionin e besimit dhe mosbesimit, por nė tė njėjtėn kohė kryeministri mund tė japė dhe dorėheqjen, nėse e sheh tė pamundur tė gjejė njė zgjidhje”, -tha presidenti Moisiu.

    Replika pėr PD

    Kreu i shtetit i ka kthyer gjithashtu pėrgjigje edhe kėmbėnguljes sė opozitės qė ai tė ndėrhyjė pėr shkarkimin e kryeministrit Fatos Nano. Presidenti Moisiu ka theksuar se nė njė republikė parlamentare nuk i takon presidentit por Kuvendit qė tė zgjidhė ēėshtjen nė fjalė. Moisiu kujtoi gjithashtu se ai respekton Kushtetutėn dhe institucionet e tij. “Ne jemi republikė parlamentare dhe unė nuk jam monark qė dhuroj pushtete tė pavotuara dhe as mund tė heq pushtetet e votuara”, – nėnvizoi presidenti Moisiu. Mendimi i tij ėshtė qė “ēdo strukturė tjetėr ose opsion paralel, nuk mund t'i kundėrvihet Kushtetutės dhe institucioneve tė shtetit qofshin kėto struktura partiake apo grupe tė pakėnaqurish”. Presidenti Moisiu vuri nė dukje se, vendi po pėrgatitet tė hyjė nė NATO dhe nė BE, dhe “pėr kėtė po punohet dhe duhet punuar mė shumė”. “Nė kėtė kuadėr kėrkesa kryesore, rregulli numėr njė ėshtė ndėrtimi dhe realizimi i demokracisė dhe nė qoftė se ne nuk mėsohemi dhe nuk i zbatojmė kėto rregulla siē duhet, e ardhmja jonė drejt kėtyre strukturave vėshtirėsohet duke penalizuar tė gjithė vendin, popullin dhe shoqėrinė”, -tha dje Moisiu. Pavarėsisht qėndrimit tė tij, presidenti Moisiu sėrish nuk ka bėrė tė qartė faktin se kur do t’i drejtohet Kuvendit pėrmes mesazhit qė ai kishte premtuar gjatė takimit tė zhvilluar me krerėt e grupeve parlamentare tė opozitės. Nė takimin e zhvilluar, edhe me krerėt e grupeve parlamentare tė maxhorancės, presidenti Moisiu ėshtė shprehur se dy janė mėnyrat kushtetuese pėr zgjidhjen e krizės, mocioni i besimit qė duhet tė kėrkohet nga kryeministri Fatos Nano dhe ai i mosbesimit i kėrkuar nga opozita dhe njė pjesė e maxhorancės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #98
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327

    Interviste me Genc Rulin dhe Remzi Lanin.

    Nė Uashington ndodhet kėto ditė njė grup drejtuesish shqiptarė tė disa institucioneve private dhe jo qeveritare me ftesė tė Departamentit tė Shtetit pėr bisedime me zyrtarėt amerikanė mbi rolin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit. Dy prej tyre, Presidenti i Institutit pėr Studime Bashkėkohore Genc Ruli dhe Drejtori i Institutit tė Mediave Remzi Lani i dhanė tė mėrkurėn njė intervistė Zėrit tė Amerikės:
    Zėri i Amerikės: Zoti Lani, cili ėshtė qėllimi i vizitės suaj nė Shtetet e Bashkuara?

    Remzi Lani: Ne erdhėm nė Washington tė ftuar nga Departamenti i Shtetit, nė njė vizitė tė organizuar nga ambasada (amerikane) nė Tiranė, pėr takime nė institucionet amerikane, nė Departamentin e Shtetit, nė Kėshillin e Sigurisė Kombėtare, lidhur me rolin e Shqipėrisė nė koalicionin anti-terrorist, me rolin e faktorit shqiptar nė pėrgjithėsi nė Ballkanin e sotėm dhe sidomos me ēėshtje qė lidhen me imazhin e Shqipėrisė nė botė. Gjatė takimeve qė patėm, ne shprehėm njė shqetėsim qė lidhet me identifikimin e Shqipėrisė nė terma fetare qė haset herė pas here, mė saktė me karakterizimin e Shqipėrisė si njė vend islamik i moderuar, apo si njė vend islamik demokratik. Ne i mirėkuptojmė arsyet se pėrse pėrdoret kjo terminologji, megjithatė ne besojmė seriozisht, gjė qė u shpreh edhe nė Tiranė gjatė njė konference ndėrkombėtare qė u zhvillua dy-tre javė mė pėrpara se ēdo identifikim i Shqipėrisė me terma fetare, ėshtė i gabuar dhe kundėrproduktiv. Shqipėria ėshtė thjesht njė vend multifetar, me njė bashkėjetesė dhe harmoni fetare tė admirueshme, ēka nė fakt ėshtė njė nga gjėrat qė do t’i shėrbente pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė nė botė, njė gjė qė ne duhet ta promovojmė akoma mė shumė. Ne mendojmė se pėrdorimi i termave si vend islamik i moderuar, apo vend islamik demokratik nuk na ndihmon dhe shpresoj, jo shpresoj, por besoj se gjetėm mirėkuptimin e bashkėbiseduesve tanė kėtu nė Washington.

    Zėri i Amerikės: Zoti Ruli, Shqipėria u rreshtua me koalicionin ndėrkombėtar tė luftės kundėr terrorizmit qė nė fillimet e kėsaj lufte dhe ky gjest i Shqipėrisė nuk kaloi pa u vėnė re nė komunitetin ndėrkombėtar, megjithatė, ashtu siē ka ndodhur shpesh herė edhe nė tė kaluarėn, politikat e brendshme, paqendrueshmėria politike nė Shqipėri duket se nuk e kanė lejuar vendin tė pėrfitojė sa mė shumė nga kjo ngritje e imazhit. Ēfare dėmi i kanė sjellė Shqipėrisė kėto mosmarrėveshje tė brendshme politike?

    Genc Ruli: Dėmi i parė do tė thoja ėshtė qė kėto evenimente historike nė tė cilat Shqipėria ka bėrė pėrzgjedhjen e duhur nga pikėpamja diplomatike, qoftė rreshtimi i hapur dhe i mėnjėhershėm nė koalicionin anti-terror, qoftė nėnshkrimi i Kartės sė Adriatikut, qoftė dėrgimi i trupave paqeruajtėse nė Afganistan, apo nė Irak nuk dhanė atė rezultat qė mund tė jepnin nė pėrmirėsimin e imazhit politik tė Shqipėrisė nė tėrėsi. Dėmi ėshtė i shumėanshėm, dėmi qė sjell sė pari instabiliteti politik, ose mė tepėr ai qė kemi njė konflikt tepėr tė vrazhdė dhe deri diku primitiv politik qė po shfaqet sot nė Shqipėri. Kėto vetvetiu kanė impakt, mė e pakta do tė ishte thjesht nė aspektin ekonomik, domethėnė nė drejtim tė investitorėve tė huaj, tė klimės qė krijohet pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja, qoftė tė investimeve institucionale, nga struktura ndėrkombėtare financiare, qoftė investime private. Por mendoj qė sė pari ngelet gjithmonė perceptimi dhe pėrshtypja qė Shqipėria ėshtė njė vend me njė qeverisje relativisht tė paqėndrueshme, qė shumė shpejt hyn nė kriza politike, me politikanė tė cilėt sakrifikojnė shumė nga interesat e kombit dhe tė vendit pėr hir tė interesave tė tyre personale, njė vend ku sidoqoftė korrupsioni, krimi i organizuar ngelen defekte tė mėdha, fenomene tė rrezikshme madje, qė perceptohen kėshtu nga tė huajt, pavarėsisht sesa mund tė jetė shkalla e cilėsimit tė tyre. Kėshtu qė dua tė them qė pėrsėri imazhi i Shqipėrisė, qoftė ky imazh zyrtar, apo imazh mediatik, nuk ėshtė i kėnaqshėm. Njė aspekt mė konkret ku ne e ndjemė dhe pothuajse ia pamė sinjalet, ėshtė sidomos procesi konkret dhe i filluar i negociatave pėr marrėveshjen e stabilizim-asociimit, i cili tė paktėn me prononcimet e deritanishme, na ngelet tė presim muajt e ardhshėm. Pėr mendimin tim ky proces ka ngelur nė njė gjendje tė njėfarė pezullimi, ose shtyrje nė kohė. Ky do tė ishte njė dėm tepėr i madh.

    Zėri i Amerikės: Zoti Lani, 12 vjet nuk janė pak qė njė vend ndonėse ka dalė nga njė izolim i thellė komunist, tė krijojė njė demokraci funksionuese. Megjithatė, nė Shqipėri sot duket se institucionet janė ende tepėr tė brishta. Dje kreu i qeverisė sulmoi ashpėr Kolegjin Zgjedhor, duke i quajtur anėtarėt e tij tė korruptuar. Akuza tė tilla tė rėnda, nėse nuk hyjnė nė kanalet e drejtėsisė, a nuk ndikojnė pėr uljen e respektit qoftė ndaj kėtij kolegji, qoftė ndaj atij qė bėn akuzat, ndaj rolit tė kryeministrit?

    Remzi Lani: Ėshtė e qartė qė klima e akuzave dhe nė pėrgjithėsi klima e ashpėr politike nė vend, nuk i shėrben konsolidimit tė institucioneve ende tė brishta demokratike tė vendit, madje ėshtė njė nga pengesat e forcimit tė tyre. Sigurisht kėtu ka dy aspekte: e para ėshtė mentaliteti i klientelizmit qė dominon tek klasa politike, tek politikanėt shqiptarė, sipas tė cilit institucionet e pavarura, institucionet mbipartiake janė tė mira kur bėjnė gjėra qė tė pėlqejnė ty dhe janė tė kėqija, janė kriminale, kur bėjnė gjėra qė nuk tė pėlqejnė ty. E dyta sigurisht duhet tė jemi realistė, vetė institucionet kanė probleme qė lidhen me pavarėsinė e tyre dhe nuk duhet tė jemi naivė tė mendojmė se ato janė krejtėsisht tė pavarura dhe ato vetė nuk janė tė ēliruara nga ky mentalitet i klientelizmit. Ajo ēka mua mė shqetėson ėshtė banalizimi i debatit politik nė vendin tonė. Kjo ka sjellė pėr shembull, nėqoftėse marrin luftėn kundėr korrupsionit, ku tė gjithė kanė akuzuar tė gjithė, njė situatė kur tani tė gjithė janė tė korruptuar, ēka me fjalė tė tjera mund tė pėrkthehet se asnjė nuk ėshtė i korruptuar dhe korrupsioni nuk pėrdoret dot si kartė serioze nė fushatat elektorale. Bėhet zhurmė rreth tij, por publiku ėshtė bėrė gati i pandjeshėm. Nė fakt ky banalizim i korrupsionit, ndoshta edhe i krimit tė organizuar, ėshtė edhe njė nga pengesat qė kėto nuk luftohen me efikasitet pėr mendimin tim. Tjetra ėshtė qė ky debat banal, kjo klimė akuzash, ka lėnė nė hije atė qė duhet tė ishte debati i vėrtetė nė Shqipėri: debati pėr reformat, ato demokratike dhe institucionale, tė cilat duhet ta pranojmė qė janė tė bllokuara. Me fjalė tė tjera, logjika e luftės kundėr korrupsionit, e fushatave kundėr korrupsionit, ka zėvendėsuar logjikėn e reformave, logjika e fushatave kundėr krimit tė organizuar ka zėvendėsuar logjikėn e ndėrtimit tė institucioneve dhe sado qė ky debat ndonjėherė justifikohet me faktin qė ėshtė demokratik, sigurisht ėshtė demokratik, por unė mendoj se Shqipėria nuk ka nevojė pėr demokraci, por ka nevojė pėr demokraci funksionale, me fjalė tė tjera, ne kemi nevojė pėr njė debat i cili i shėrben ndėrtimit tė institucioneve, i cili i shėrben reformave, i shėrben pėrparimit tė vendit. Klima e akuzave shterpe, ėshtė pėr mendimin tim demokratike vetėm nė sipėrfaqe.

    Zėri i Amerikės:/b>Zoti Ruli shpesh flitet nė Shqipėri qė politikanėt janė tepėr tė lidhur me ekonominė ose me botėn e krimit tė organizuar. Sa kanė rėnė politikanėt, klasa qeverisėse nė Shqipėri, viktimė e kėsaj bote? Sa i pėrfaqėsojnė ata interesat e ekonomisė informale?

    Genc Ruli: Pėrgjithėsisht ky ėshtė njė fenomen i pamatshėm, edhe nė mėnyrė shkencore edhe nė mėnyrė praktike. Nuk ėshtė shqetėsuese vetėm lidhja me pjesėn e kriminalizuar, apo me krimin e organizuar, por edhe lidhjet e deformuara me interesa tė grupeve tė caktuara tė biznesit janė po aq shqetėsuese. Kėto vihen re nė mjaft aspekte, u vunė re qė nė fushatėn zgjedhore tė fundit dhe nė fushatat e mėparshme. Pothuajse dy tė tretat e financimeve qė marrin partitė, tė harxhimeve reale qė bėjnė gjatė fushatės, nuk vijnė fare nga burime tė ligjshme, pra nga buxheti i shtetit, por vijnė nga burime tė tjera. Nė Shqipėri, nė politikat qeveritare shpeshherė ka ndikime dhe duken si tė thuash tė shprehura nė formė vullneti politik, por nė fakt janė vullnete dhe interesa tė grupeve tė caktuara. Kėto duken qė nė diskutimet qė bėhen pėr paketėn fiskale, siē ishte rasti i vitit tė kaluar, apo rasti i kėtij viti. Dhe padyshim qė njė aspekt tjetėr ėshtė edhe fakti qė mjaft reforma tė cilat mund tė kishin pasur njė term mė tė shpejtė nė zhvillimin e tyre, frenohen jo thjesht pėr fenomene tė mungesės sė vullnetit politik, apo tė apatisė dhe mosfunksionalitetit tė administratės, por se sot ka interesa tė caktuara dhe grupe tė caktuara tė interesit tė cilat janė kėnaqura me statusin e reformave dhe nuk kanė mė interes tė thellohen mė tej reformat e tregut. Mund tė themi qė nė Shqipėri fenomenet qė janė shfaqur nė disa vende tė tjera post komuniste disa vite mė parė, po evidentohen dukshėm sot. Ai fenomen qė quhet kapja e shtetit, ose qė mund ta themi ndryshe, krijimi i njė konglomerati dominues tė jetės sė vendit, qė ėshtė njė konglomerat politiko-financiar ose politikė-biznes.

    Zėri i Amerikės:/b> Zoti Lani, partia socialiste ėshtė zhytur nė njė krizė tė thellė qoftė tė brendshme, qoftė qeverisėse. A pritet qė kongresi i saj ti japė zgjidhje kėsaj krize?

    Remzi Lani: Kriza e partisė socialiste ėshtė njė krizė shumėplanėshe dhe kongresi i cili do tė mbahet pas 10 ditėve sigurisht mund tė zgjidhė tė paktėn pėrkohėsisht atė qė quhet krizė e pėrfaqėsimit. Domethėnė Partia Socialiste do tė zgjedhė njė kryetar, do tė zgjedhė organet e veta dhe ky ėshtė njė hap. Megjithatė kongresi nuk do tė mund tė zgjidhė krizėn morale tė Partisė Socialiste e cila ėshtė njė infeksion mjaft i rėndė qė unė nuk mendoj se mund tė zgjidhet me njė kongres dhe mendoj se mund tė mos zgjidh, mbetet ta shohim kėtė, edhe krizėn qeverisėse e cila lidhet me raportin e numrave nė parlament, me balancėn e forcave nė parlament. Ndoshta pėrfundimi i Kongresit do mund tė zbehė pak klimėn e partitokracisė qė dominon sot nė Shqipėri ku gazetat, publiku, tė gjithė ne kemi dy vjet e gjysmė qė dėgjojmė vetėm pėr kongrese tė partisė socialiste, pėr mbledhje tė KPD-sė, pėr mbledhje tė kryesisė, pėr fjalime tė kryetarit e kėshtu me radhė. Unė e kuptoj qė nė njė demokraci partitė janė njė nga elementėt themelorė tė sistemit demokratik, por nuk janė gjithēka. Pėr fat tė keq duhet tė pranojmė qė nė Shqipėri na ėshtė imponuar njė regjim partitokracist. Unė personalisht nuk gjej ndonjė lidhje midis sistemit kushtetues shqiptar dhe Kongresit tė Partisė Socialiste. E vėrteta ėshtė qė ne po presim kongresin e Partisė Socialiste dhe pėr mua kjo pėrbėn njė anomali.

    Zėri i Amerikės:/b> Zoti Ruli nė kėto kushte nė tė cilat ndodhet Partia Socialiste, a mund tė vazhdojė ajo tė qeverisė vendin pas kongresit? Pra a ekziston mundėsia e kalimit tė vendit nė zgjedhje tė parakohėshme?

    Genc Ruli: Nė zgjedhje tė parakohėshme do tė kalohet jo thjesht nga vėrtetimi i faktit, qė partia qeverisėse, dėshmon paaftėsi, ose ka qėnė e pasuksesshme nė disa politika tė saj, gjėra qė janė vėrtetuar prej vitesh. Madje unė nuk po them qė ligjėrimi i dy mandateve tė Partisė Socialiste ėshtė bėrė nga njė performancė tepėr e mirė politike dhe qeverisėse e saj, ajo ėshtė bėrė thjesht nga fakti qė opozita ende nuk ka arritur tė bindi pjesėn e madhe tė votuesit shqiptar, qė duhet bėrė ndėrrimi politik. Nė kėtė rast, po ta shohim, nuk ėshtė forca e opozitės qė po ēon drejt zgjedhjeve tė parakohėshme, por ėshtė vetė fragmentimi dhe copėzimi i vullnetit politik qė po ndodh brenda pozitės. Fakti qė personazhe tė Partisė Socialiste kėrcėnojnė grupin kundėrshtar me zgjedhje tė parakohėshme, do tė thotė, qė kjo skemė e destabilizimit dhe e prishjes sė ciklit qeverisės po provokohet nga vetė pozita. Nė kėto rethana, mendoj qė padyshim, nuk ka pse tė mos shkohet nė zgjedhje tė parakohėshme, duke pasur gjithmonė rezervėn time, tė cilėn mund ta ndaj me shumė analistė dhe kolegė shqiptarė, qė nė fakt, zgjedhjet e parakohėshme mund tė ndryshojnė vėrtet konfigurimet e grupit qeverisės, por nė fakt sjellja e politikės shqiptare nuk ėshtė se do tė kurohet me kėto zgjedhje tė parakohėshme. Pra politika pėrsėri mund tė ngelet konfliktuale, pėrsėri mund tė prodhojė destabilitet nė vend tė stabilitetit.

  9. #99
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Analisti nga Shqiperia Blendi Fevziu, thotė se nėse Partia Socialiste nė Shqipėri nuk arrin ta zgjidhė krizėn brenda saj, zgjedhjet e parakohėshme janė tė paevitueshme. Zoti Fevziu, kryeredaktor i gazetes Korrieri dhe drejtues debatesh televizive, dhe njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, mbi zhvillimet politike nė Shqipėri.
    Zėri i Amerikės: Zoti Fevziu, politika shqiptare ėshtė futur pėrsėri nė njė cikėl tė ri zėnkash, siē ka ndodhur rėndom gjatė viteve ’90. Pėrse mendoni ju se politika shqiptare degjeneron nė nivele kaq tė ulėta me debate tė kėtij niveli?

    Blendi Fevziu: Besoj se ėshtė pjesė e debatit tė pėrgjithshėm politik, aq mė tepėr qė ato qė ju i quani zėnkat mė tė fundit janė nė tė vėrtetė debate nė disa rrafshe, pra nė disa drejtime. Nė radhė tė parė ėshtė njė debat i brendshėm i Partisė Socialiste, i cili pėr tė qenė realistė ka degjeneruar nė njė betejė mjaft tė ashpėr dhe jetike midis dy grupeve kundėrshtare brenda Partisė Socialiste. Nė anėn tjetėr kemi njė debat po ashtu tė ashpėr dhe tė tensionuar midis opozitės dhe maxhorancės, qė ėshtė tensionuar gjithmonė e mė tepėr nga zgjedhjet lokale tė 12 tetorit. Ėshtė e vėrtetė ajo qė ju thoni qė pjesa mė e madhe e debateve politike, nisen si debate politike dhe pėrfundojnė nė shkėmbime akuzash personale, por kam pėrshtypjen se kjo mėnyrė e re, ky stil i ri politik, duket se ka hyrė nė Shqipėri nė dy-tre vitet e fundit, pėr arsye se u dėshmua nė njė moment tensionimi tė madh nė vitin 2001, se fjalėt nuk kanė shumė vlerė nė Shqipėri dhe mbas shkėmbimit tė kėtyre debateve, mbas shkėmbimit tė kėtyre akuzave, palėt mund tė pajtohen edhe njė herė mes tyre. Kėshtu mund tė shihni qė nė dy vitet e fundit protagonistėt kryesorė tė kėtyre debateve, zotėrinjtė Nano dhe Meta brenda Partisė Socialiste, apo Nano dhe Meidani brenda Partisė Socialiste, apo zotėrinjtė Nano dhe Berisha nė rrafshin maxhorancė-opozitė, vijojnė tė kenė tė njėjtin tension, por ndėrkohė kanė pasur edhe mjaft periudha qė mund t’i quajmė periudha tė muajit tė mjaltit midis tyre, pra tė dashurisė reciproke midis tyre. Kėshtu qė unė besoj qė edhe akuzat e kanė hymbur vlerėn e tyre, pėr arsye se asnjėherė nuk janė vlerėsuar realisht.

    Zėri i Amerikės: Nė pyetjen e parė qė ju bėra e kisha fjalėn kėtu, qė edhe nė vendet perėndimore ka debat, ka shkėmbime akuzash personale, por mė duket se nė Shqipėri debati nuk pėrfundon nė mėnyrė konstruktive?

    Blendi Fevziu: E para nuk besoj qė Shqipėria nuk ėshtė vend aq specifik. Specifika mė e madhe e kėtij vendi ėshtė ajo qė unė thashė humbja nė njė farė mėnyre e vlerės sė fjalės dhe fakti qė mbas shkėmbimit tė akuzave jashtėzakonisht tė rėnda njerėzit rikthehen pėrsėri nė marrėdhėnie normale dhe pune midis tyre, gjė qė ka ndodhur vazhdimisht. Kjo ngre njė pikėpyetje nė atė qė quhet morali i politikės. Pėrsa i takon tensionimit unė besoj qė pothuajse e gjithė politika ballkanike ka pasur tė njėjtin tension, tė njėjtin agresivitet, ka pasur tė njėjtat pėrplasje dhe ka pėrfunduar edhe nė situata mė tė rėnda. Mund tė shihni situatėn qė ekziston aktualisht nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Serbi, apo nė vende tė tjera rreth e rrotull. Natyrisht qė jemi akoma larg vendeve si Greqia dhe Italia, qė janė vende, struktura evropiane dhe tė njė sėrė institucionesh tė rėndėsishme ndėrkombėtare, ku ne akoma nuk bėjmė pjesė, por qė janė vende qė e kanė kaluar njė kulturė tė tillė debati nė vitet ’50 deri nė vitet ’60. Kėshtu qė besoj qė Shqipėria ėshtė duke ecur nė njė rrugė normale nė kėtė drejtim.

    Zėri i Amerikėse tė kalojmė pak tek prognoza politike nė Shqipėri. Ju ndoshta mund tė na jepni ndonjė mendim se ēdo tė ndodhė nė Shqipėri: do tė japė dorėheqjen Kryeministrin Nano, apo do tė kemi zgjedhje tė parakohėshme? Cili ėshtė mendimi juaj?

    Blendi Fevziu: E vetmja gjė qė sot nė Shqipėri nuk mund tė thuhet me saktėsi ėshtė prognoza. Tė bėsh prognozė nė njė situatė jo normale ėshtė gjithashtu anormale. Megjithatė besoj se duke ndjekur lojėn e pėrditshme me tensionimet, uljet e ngritjet e debatit politik nė Shqipėri besoj qė deri nė Kongresin e Partisė Socialiste nuk do tė kemi ndonjė zhvillim thelbėsor. Tė shohim sesi do tė shkojė gara midis Kryeministrit Nano dhe sfidantėve tė tij, ish-presidentit Meidani dhe Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nėsa ata do tė vazhdojnė t’i qėndrojnė kėsaj gare. Personalisht mendoj se Nano ka pozita mė tė forta brenda Partisė Socialiste dhe mė shumė shanse pėr tė fituar nė Kongresin e kėsaj partie. Nuk e di se ēfarė lloj zgjidhjeje do tė ishte fitorja e Kongresit, nė betejėn qė Nano ka aktualisht nė grupin parlamentar tė Partisė Socialiste.

    Zėri i Amerikės: Njė fitore si e Pirros?

    Blendi Fevziu: Nuk ėshtė ēėshtja tek njė fitore si e Pirros. Ēėshtja ėshtė qė fitorja brenda Kongresit, brenda strukturave socialiste dhe rikonfirmimi i Nanos si kryetar i kėsaj partie, nuk pėrmirėson situatėn e tij brenda grupit parlamentar tė Partisė Socialiste, ku njė grup prej 15 deputetėsh, nė bashkim edhe me Partinė Socialdemokrate etj, ka kontestuar ēdo ndryshim tė Nanos dhe kėrkon vetėm rikompozim tė qeverisė, me dorėheqjen, largimin e Nanos si kryeministėr. Pra nga kėto arsye them qė Nano mund tė rikonfirmohet si kryetar partie, por ai duhet tė zgjidhė, problemin, ose plagėn e Partisė Socialiste qė ėshtė grupi parlamentar dhe jo Kongresi i kėsaj partie. Pikėrisht aty do tė jetė edhe pjesa mė interesante e debatit. Besoj qė Nano do tė tentojė ta ēajė, ose ta reduktojė grupin kontestues, nga 15 t’i bėjė 11, 10 duke marrė katėr-pesė figura tė kėtij grupi, ose duke tentuar tė afrojė Partinė Social demokrate, ose njė parti tjetėr nė mėnyrė qė tė ribėjė numrin prej 71 votash tė nevojshėm edhe pėr kalimin e buxhetit, ndėr tė tjera. Ndėrkohė qė besoj qė kundėrshtarėt e tij brenda partisė do tė kėrkojnė tė unifikohen, ta kontestojnė sa mė ashpėr nė rast se ai do tė fitojė nė Kongres, atė qė ėshtė gjėja mė e mundshme. Pikėrisht kėtu situata do tė bėhet mė e tensionuar dhe ėshtė e vėshtirė tė thuhet nėse Nano do tė japė dorėheqjen, apo nėse Nano do tė vazhdojė tė qėndrojė pėrmes njė rikompozimi etj. Kėto janė ēėshtje tė makinacioneve tė brendshme tė Partisė Socialiste dhe nė fund tė fundit njė vendim personal i Nanos. Kurse pėrsa i takon problemit tė zgjedhjeve tė parakohėshme, kjo ka qenė njė kėrkesė e opozitės, ka qenė njė kėrkesė e disa strukturave, jo vetėm tė Partisė Demokratike por edhe tė partive rreth saj. Unė besoj qė nėse Partia Socialiste nuk arrin ta zgjidhė krizėn e saj tė brendshme, zgjedhjet e parakohėshme janė tė paevitueshme. //kk//

  10. #100
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Gjinushi

    “Nano bėn sikur i vjen keq pėr Ramėn”

    “Vendimi pėr pėrsėritjen e pjesshme tė zgjedhjeve nė kryeqytet ėshtė pjesė e atij skenari qė kėrkon prishjen e imazhit tė Shqipėrisė. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ėshtė njė presion i hapur ndaj Ramės dhe ėshtė po ai skenar qė ka filluar njė vit e ca mė parė me komisionet Klosi e Rama, apo me ēėshtje tė tjera hetimore, dhe qė vazhdon me presione ndaj delegatėve tė Kongresit, e tani ndaj kandidatėve, nė mėnyrė qė Rama nga njė kandidat i pakicės tė kthehet nė njė tė bindur tė shumicės, u shpreh dje kreu i PSD-sė, Gjinushi. Sipas tij, “procesi ėshtė shkatėrruar nga PD-ja nė mėnyrė tė dhunshme dhe, pikėrisht ėshtė heshtur gjatė nga PS-ja dhe vetėm tani nė fund bėn tė indinjuarin zoti Nano, por me shumė vonesė”. Ndėrkohė pėr kreun e PSD-sė, “zhvillimet e fundit janė pjesė e lojės politike e pėr tė vėrtetuar qė nė Shqipėri nuk mund tė bėhen zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Vazhdon vrasja e shpresės te qytetari i Tiranės dhe i Shqipėrisė te shpresa qė kanė ata pėr ndryshim, pėr ecjen e Shqipėrisė pėrpara”.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •