Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Tė dhana nga historia dhe tradita *



    Rreth ndėrtimit tė kėshtjellės sė Shkodrės ka shumė hipoteza, prandaj nuk mund tė flitet me saktėsi se nga kush e kur asht ndėrtue. Lashtėsia e saj mijėvjeēare nuk mund tė mohohet. Historia qė nė epokat e vjetra na tregon se qytetet kurdoherė janė mbrojtė prej kalave dhe janė konsiderue tė pushtuem kur kalaja e tyne asht dorėzue. Ndėrtimi i Kalasė sė Shkodrės padyshim duhej tė jetė vepėr e ilirėve, ndonėse arkeologėt shqiptarė akoma nuk kana ba gjurmime tė atilla qė tė kenė thanė fjalėn e fundit rreth vjetėrsisė sė kėtij objekti historik. Histografė tė huej ndėrtimin e kėsaj fortese ua atribujnė serbėve dhe pėrshkruejnė legjendėn e famshme, sė cilės shqiptarėt i kanė thurė edhe kangėn. Vepra serbe, ndoshta mund tė ketė qenė njė meremetim fortese, por jo njė themelim i saj. Sidoqoftė kėtu po pėrshkruejmė tė dhanat historike tė autorit francez A. Degrand, konsull i Francės nė Shkodėr. Nė periudhėn serbe Kalaja e Shkodrės quhej “Rozafat”, kurse populli i Shkodrės pėrgjithėsisht nuk e njef kalanė me ėmnin “Rozafat”. Dukagjinasit kanė tė tyne shprehjen: “Kush ė sundojė alanė, jemi me tė!”, pra malėsori ynė tash 400 e ca vjet e ka quejtė me emnin “kala” e jo ndryshe. Tue iu rrefrue autorit tė pėrmendun sipėr kėtu poshtė po pėrshkruejmė legjendėn e kalasė:
    “Njė legjendė serbe ndėrtimin e kalasė ia atribuon mbretit Vukagjin edhe vėllezėnve tė tij, Uliosha e Goiko. Nisma e tyne pėr ndėrtimin e kėshtjellės pengohej vite me radhė prej njė zane, e cila iu prishte natėn atė qė kishin krye ditėn. Ndodhi tė kalojė njė plak aty ku po punonin punėtorėt. Tre vėlleznit qė punonin aty i treguen plakut se puna qė banin ditėn, iu prishej natėn, ai u suell e u tha: “Duhet tė bani fli nj grue tuejėn, atė qė tė vijė ma e para pėr me iu sjellė gjellėn; gjoja mos me iu tregue grave tė tyne: se cilės do t’i binte shorti i asaj fatkeqėsie, do tė shkonte viktimė. Dy vėlleznit e mėdhenj mjerisht nuk e mbajtėn fjalėn dhe ia treguen grave tė veta sekretin, ndėrsa i vogli qėndroi i sinqertė e nuk i tregoi gja gruas sė vet. N’e nesre, dy ma tė mėdhatė u shtinė tė sėmura e nuk ndėgjuen t’u dėrgonin gjellėn punėtorėve; e vogla nuk dinte gja, u ngarkue me bukė e gjellė dhe vajti te punėtorėt. Fatkeqen, porsa mbrrini nė vendin e caktuem, e pau i shoqi dhe nisi tė qante pėr fatin qė e priste. Vukagjini ia dorėzoi gruen tė vėllait, Radit, mjeshtrit ndėrtues, i cili thirri punėtorėt pėr m’e ndihmue qė tė shtrinin atė grue nė themele.
    Grueja e re, kėtė veprim tė punėtorėve, e mori me buzėqeshje, sepse mendonte qė punėtorėt po banin ndonjė shaka. Rreth saj po grumbulloheshin gurė e dru edhe sado qė materiali i arriti deri nė gju, ajo gjithnjė qeshej; vetėm kur gurėt e themelit iu afruen asaj nė brez, atėherė ajo e kuptoi seriozitetin e punės dhe filloi t’u drejtohej kunetėnve, me fjalėt: “Ah, s’po kini frige Zotin qė po doni me mė shtie gjallė nė dhč?”. Tue pa se lutjet e saj nuk po dėgjoheshin, i sillej mjeshtrit edhe tė shoqit: “Mos mė shtini nė dhč pėr sė gjalli, nana ima ka ar, ajo kishte pėr me ble njė skllav ose njė tė burgosun, nėqoftėse lypet tė bahet kėtu njė viktimė tė paktėn tė mos jem unė grue e re!”. Goikoja i mallėngjyem nga fjalėt e saj, nuk iu pėrgjegj fare sė shoqes. Mandej e pafatja iu drejtue pėrsėri mjeshtrit ndėrtues: “Rad! Nė emėn tė Jezu Krishtit, po tė lutem ma len njė vrimė mbi parzmėn time qė unė tė mundem t’i jap me pi Gjonit tem kurdoherė qė ai do tė vijė te nana e tij!”. Radit i banė pėrshtypje fjalėt e asaj gurje dhe lutja qė i bani nė emėn tė shėlbyesit, prandaj ia la njė dritare tė vogėl nė naltėsinė e krahnorit tė saj, dhe ajo kėnaqej tue pa tė birin kah i jepte me pi qumėsht. Kėshtu gjatė njė jave iu dėrgue djali s’amės, derisa zani i nanės u pre, porse burimi i jetės vazhdoi njė vit, sepse dashtunia qe ma e fortė se vdekja. Edhe sot nanat, tė cilave iu mungon qumėshti i gjinjve, nė kujtim tė asaj mrekullie, gėrryejnė njė landė gėlqerore prej mureve tė brendshme tė galerisė sė parė nė hymje tė kalasė. Besohet gjithnjė nė rrethet e grave shkodrane se gjiu i asaj grueje qė u ba kurban ndėr themelet e kalasė rrjedh vazhdimisht qumėsht, prandaj ka akoma gra lehona, tė cilat, tue besue atė fenomen, dėrgojnė e marrin atė lang gėlqeror me besimin se ai gjoja do t’iu sjellė qumėsht nė gji, mbasi ta pijnė!”

    ------------------------------------------------------------------------------------

    Kanga e kalasė sė Shkodrės” _ kenueme nga populli

    Ē’po punojshin tre vėllazėn
    Murin e qytetit – o,
    Shkon nje plak o aty pari
    - Puna e mbarė, o ju tre vėllazėn !
    - Ku po e shef ti t’mbarėn tonė ?
    gjithė ditėn po punojmė
    E gjithė natėn po na rrėnohet
    - a din gja plak me na diftue ?
    Kjo kala qė nuk shtėrngon ?
    - Unė e di por kam gjynah.
    - Atė gjynah ti lena ne !
    Kish qitė plaku e u kish thanė
    - A jeni tė tre tė martuem
    A i kini tė tre vashat ?
    Po, na tė tre tė martuem jena
    E tė tre vashat i kena.
    Na difto pra ēka me ba ?
    Pa ndigjoni ju tre vėllazėn
    Pėr n’e daēi ndrejt me punue
    Porosinė qė po ju jap
    Kujt mos shkoni me i diftu
    Lidhni besė e lidhni fe
    Nė konak mos bisedoni
    Nė konak mos bisedoni
    Vashave mos iu kallxoni
    Nesėr nade porsa tė zbardhin
    Cila vashė qė ju bijnė bukėn
    Atė murojeni nė kala
    Atėherė ju keni me pa
    Se sa mirė ka me qindrue.
    Se vojt ma i madhi vlla
    Ēarti besė e ēarti fe
    Nė konak e bisedoi
    Vashės sė vet ky i kallxoi.
    Ashtu i dyti vlla
    Harroi kėshillin qė pat vu
    Atė qė plaku i pat diftue
    Ēarti besė e ēarti fe
    Nė konak e bisedoi
    Vashė sė vet edhe ky i diftoi.
    Heu ! Ma i vogli vlla
    Mbajti besė e mbajti fe
    Nė konak s’e bisedoi
    Vashė sė vet nuk i kallxoi.
    U err nata, zbardhi dita
    Dolėn djelmt – o me punue
    Na erdh koha me ēue gjellėn
    Na i thrret nana gjelinat – o
    Gjelinė, e madhja gjelinė
    Ustallarėt duen bukė
    Duen bukė e duen ujė.
    - Besa nanė atje s’po mund tė rri.
    Se kam ndjehun sot e ligė
    Edhe nė kambė s’po mund tė rri.
    - Ēou gjelinė, gjelina e dytė,
    Ustallarėt duen bukė
    Duen bukė e duen ujė.
    Qyqja, mori kadnanė
    Mė ka ardh haberi mbramė:
    Se mė ka vdekė qyqja nanė
    - Ēou gjelinė, gjelina e tretė,
    Me iu ēuem sillen djelmve.
    - Lepe nanė e kadnanė !
    - Ustallarėt duen bukė
    E duen ujė.
    - Besa nanė, atje s’po vete
    Se kam djalin e vogėl.
    - Qyqja unė nafazeza
    Gjith kah shkova e kah erdha
    Nafakqyqe paskam qenė.
    Se na djalin ta shikojmė
    E s’e lamė tė vajtojnė.
    - Nisu shko gjelina jeme.
    Kur ka ba nusja me shkue
    Me djal t’vet a hallashtue:
    Lamtumirė njomzaku ‘jem
    Nuk mė pėrket nana me dorė
    Ede djalin e ka qitė nė gjumė
    Tė dy faqet ia ka puthun
    U pėrpjekshim nė atė jetė.
    Mori bukė e mori ujė
    Iu afrue murit tė kalasė.
    Kur epa i shoqi ‘saj,
    Kur epa i shoqi belanė
    Ēakiēi nė duar iu ngri.
    Kish qitė e shoqja e kish thanė:
    Ēka ke burr qi nuk punon ?
    - Mė ka tretė myhyri i gishtit.
    Ulet me te kunati m’e kerkue
    Rrasėn sypri ia kanė vue.
    - Pash zotin kunati madh
    Nji amanet po ta la:
    Synin e djathtė ma leni jashtė,
    Gjin’ e djathtė ma leni jashtė,
    Se vjen djali me mė kėrkue,
    se me sy do ta shikjoj
    E ma gji do ta pajtoj
    E ma dorė do ta lėmoj.



    * marre nga libri Shkodra dhe Motet
    i Hamdi Bushatit

  2. #22
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Mbas ketij shkrimi, te fundit do te doja te jepnin mendimin e tyre "drejtuesat" e temes. Tani le ta shpjegojne legjenden nepermjet politikes dhe atdhedashurise, apo kane fakte me te mira se keto te lartmet.
    E them kete, sepse ka ca dite atyre u jane duke budalliqe disa shkrime ku flitej mbi deshifrim emrash, vendesh, ngjarjes, etj, si pa lidhje me ēeshtjen.
    Tani qe po shifet qe legjenda eshte huazim serb, do te isha kurioz me dit si do te veproje "mbrojtja", ne pergenjeshtrim te ketij fakti.

    Gjithashtu kjo le te behet mesim, per te tere ju, qe i mendoni punet te zgjidhura nje here e mire dhe shume te thjeshta per diskutim, duke mos lene vend per zgjerim, thellim, e persosje te metejshme ne ndihme te subjektit.

    Sa me shume germojme rreth diēkaje me aq me shume surpriza ballafaqohemi.
    Ka kohe qe e kam vene re tek shkodranet nje ndikim te forte kulturor serbo-malazez ne mentalitetin e tyre. Me kete s'dua te them qe s'i dua ata.

  3. #23
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    ROZAFA

    Nje keshtjelle e ndertuar shume heret ne kohen e ndryshimit te pellazgeve ne ilir, ne kete kohe barbaret sllav skane egzistuar ne asnje cep te ballkanit te sotem...
    Por dihet qe kjo kala ne vitet e pasardhshem ka qene tentuar te pushtohet dhe eshte pushtuar nga venediku ejt ejt ky fakt tregon qe ato kane lene disa shenja por shenja me e madhe eshte ajo e turqve...
    Por kalaja eshte 100% shqiptare dhe per kete se veme ne dyshim as arkeologet e as te huajt qe mahniten nga bukuria edhe legjenda e kesaj kalaje...
    (nga historia)
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #24
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    E njejta gje eshte edhe per uren ne Gjakove

    Pra ura ndodhet ne Gjakove, gojedhena eshte e njejte me gojdhenen rozafati, dmth nusja e vellait te vogel eshte murosur se dy vellezerit e tjere e thyen besen.

    Por permbajtja eshte e njejte vetem kesaj radhe per uren qe prishej naten edhe vellezerit e ndertonin diten.

    P.S. Nuk e di sa i qarte ngele Red por kaq di edhe vete.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  5. #25
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Nje tjeter variant per prejardhjen e emrit te Kalase vjen nga humanisti shkodran Marin Barleti.
    Ne vepren e tij "Rrethimet e Shkodres" ky autor tregon se fjala Rozafat ka te beje me bashkimin e emrave te nje motre me te vellane, pra Roza dhe Fa-ja [ndoshta Fat ].
    Roza ish nje grua e panjohur qe bashke me te vellane ndertuan Kalane shekuj me pare.

    Ja dhe nje foto e vjeter e Rozafes ( fototeka Marubi )
    ( marre nga tili.it )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #26
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Nga eksperienca ime, nje version i kesaj legjende ekziston edhe ne Greqi. Nja 8-9 vjet me pare une isha ne nje kamp veror ne Greqi, dhe se bashku me disa vajza te tjera nga Shqiperia duhet te benim nje si skec shqiptar, nga nje gojedhene ose legjende shqiptare per ato kujdestaret greke, te cilat kishin perkthyese. Ne vendosem te benim kete legjenden e Rozafes, dhe ato u cuditen, dhe thane qe nje legjende e tille ekziston dhe ne Greqi. Nuk mbaj mend per c'ndertese greke behet fjale, por une isha ne Vollos, disa ore me ne jug se Seleniku, po ne breg te detit.

    Prandaj mendoj se nje legjende e tille s'mund te na beje te besojme se kane qene serbet apo malazeset ne Shkoder apo ku di une. Koncepti i "kombit" dhe mosmarreveshje te tilla midis ballkanasve,sa kemi arritur deri ne kete pike, kane lindur shume me vone se kjo legjende e lashte. Jemi te gjithe popuj qe kemi bashkejetuar per shume kohe prane njeri tjetrit, dhe megjithese kemi karakteristika qe na dallojne nga njeri tjetri, duam s'duam kemi huazuar dhe na kane huazuar, por mos shpresoni se do gjeni rrenjet se kush ka huazuar nga kush, kur behet fjale per nje kohe aq te lashte.

    Meqe ra fjala, kjo fotografia ketu lart shume e bukur.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #27
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    ''Legjenda Rozafati''

    Ne se ka nje legjend te tille ne ''Greqi'' jeni te mirepritur te tregoni dicka me teper reth legjendes edhe qytetit te cilit i perket.

    P.S. Rozafat, jane 2 nje ne Shkoder qe mban emrin e keshtjelles dhe nje ne Gjakove qe mban emrin e Urres se vjeter.

    (Ju lutem te flsini me fakte.)
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Legjenda e Ures se Artes - Greqi

    Eshte e vertete se e njejta legjende tregohet edhe ne Greqi per Uren e Artes (qyetet ne veri te greqise). Por me pak ndryshime...

    Gjendet ne forme poezie (por per shkak kohe s'kam mundesi ta perkthej. Nese dikush mundet,mund tjua dergoj).

    Ashtu si Legjenda e Rozafatit dhe e Kosoves, te treja jane bere rreth shekullit te dhjete pas krishtit. Koha e mesjetes per ballkanin tregon se atehere ishim me te bashkuar...

    Legjenda thote per nje ure, e cila ndertohej diten e prishej naten. Uren e ndertonte nje kryemjeshter me 45 mjeshtra dhe 60 punetore.


    45 mjeshtra dhe 60 punetore
    nje ure ndertonin..


    Nje dite nje zog vjen dhe ne vend te cicerimit, kendonte nje kenge njerezore duke thene, se flijim duhet bere per kete ure, jo nga jetime, as nga jabanxhi, por nga vete gruaja e kryemjeshtrit ne menyre qe ura te behej e qendrueshme.

    Kryemjeshtri dergon zogun ti thote gruas te vishet bukur e te vije sa me vone, por zogu shkon e i thote gruas te vishet bukur e te vije sa me shpejte.

    Kur gruaja shkon, pyet punetoret perse kryemjeshtri ishte aq i merzitur. Ata i thone se i ra unaza ne mes te ures (atje ku behet harku) dhe dikush duhej te zbriste ta merrte. Gruaja thote se do te zbriste ajo, dhe sapo vete poshte, punetoret filluan ndertimin mbi te. Kur e merr vesh c'po ndodhte, ajo jep nje mallkim, qe ura te dridhej dhe askush te mos kalonte me mbi te. Por zogu i kujton gruas se kishte nje vella te vogel, i cili mund te kalonte ndonje dite prej andej e te vritej. Keshtu gruaja e kthehu mallkimin ne bekim duke thene: le te mos shkaterrohet kjo urre kurre, dhe te kete qendrueshmeri per gjithe jeten..

    Ja vlen te permendim se legjenda tregon, se kjo grua ishte motra e vogel midis tre motrave qe kishin te njejtin fat. Motra e madhe u murros ne Eufrat, e dyta ne Danub dhe e treta ne Arte.

    Ndoshta edhe diku gjetke gjenden modele te ngjashme te kesaj legjende.. Ashtu sic bukur u tha prej jush, eshte menyra e sakrifices per dicka me te shtrenjte per gjithe te tjeret.

    Teme e bukur kjo, apo jo...
    ju pershendes,
    huggos

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63

    PER ATDHETARET

    DJEM E VAJZA DOJA THJESHT TE FALENDEROJA E TE BEJA KOMPLIMENTET E MIJA TE GJITHVE JU QE KENI SHKRUAR NE NJE TEME PATRIOTIKE SI KJO. UNE FATKEQSISHT NUK JAM SHUME I PERGATITUR NE FUSHEN E MITOLOGJISE PRANDAJ PO MJAFTOHEM ME LEXIMIN E SHKRIMEVE TUAJ DUKE SHPRESUAR QE KJO TE ME SHERBEJE . VETEM DICKA :PERPIQUNI TE MOS ARRINI NE SHPERBERJE NE KUPTIMIN QE MUNDOHUNI EDHE NESE NUK GJENDENI DAKORD ME TEORITE TEZAT APO FRAZAT E SHPREHURA NGA NJE TJETER TE MOS I JEPNI ABSOLUTISHT RRUGE DREJT PERCARJES DISKUTIMIT. MIRE U LEXOFSHIM SE SHPEJTI

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    The fortress of Rozafa, oil painting -oil painting. Dimensions: 68x80 Author: Ismail Lulani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda dhe Historia e Durresit…
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-02-2025, 18:14
  2. Krenar Zejno: Legjenda M, nje satire e dhimbshme
    Nga Varg nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 05:20
  3. Vangjel Koja, legjenda e Volejbollit Shqiptar..
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 15:37
  4. Legjenda e Rozafės
    Nga paperino nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 14:16
  5. Shakespeare - Legjenda e pavdekshme
    Nga EXODUS nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 10:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •