Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    MUROSJA NE THEMEL

    Kanga e Ures

    - Puna mar', mre ostallare!
    - Puna jone mos u pafte!
    Godit dit' e shemu nate!
    - Pa ndegjoni llafen e plakut:
    ju ta lidhni besa-bese,
    kush te vij' neser per dreke,
    ju ta shtini t'gjall ne dhete...
    - Ngreu ti, moj nusja e pare,
    t'u cosh buken ostallarve.
    - Nji pun' tjeter ti ma thuj,
    kete pune mos ma thuj.
    - Ngreu ti, moj nusja e dyte,
    t'u cosh buken ostallarve.
    - Un' s'un ve, se me qan' cuni.
    - Qaft' e plast' aj klysh majmuni!
    Ngreu ti, moj nusja e trete,
    t'ja cosh ti a t'ja coj vete?
    - Peqej, nan', peqej, po shkoj,
    se a' turp, namuz per ne,
    tri nuse ne deret-e,
    asnejana mos degjoje.
    < udhen e mare se c'e mora,
    mun ke ura e shkarkova.>>
    - Puna mar', o ostallare!
    - Mbare pac ti, moj kunate?
    - C'ke, or im zot, qi po qane?
    - Me ka hum' myhyri i gishtit.
    - Ti myhyrin n'ven e ve,
    mjera un', se qesh e re!
    N'qaf' me pac, o burri im,
    qi me le djalin jetim!
    Jetim qesh' e jetim lashe!
    Oj medet e oj medet,
    o moj dhe, mos me tret!
    O i shkreti, o mur qagjir,
    oj medet, se po m'kullojn' gjite!
    O i shkreti, o themel muri,
    oj medet, se po m'qan cuni!
    Oj medet, oj medet,
    o moj dhe, mos me tret!
    Mezarxhi, ju qi do m'shtini,
    nji penxhere ke kryt ma lini,
    t'i ap sis' ati jetimi!

    Elbasan 1947
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Gjithashtu kjo le te behet mesim, per te tere ju, qe i mendoni punet te zgjidhura nje here e mire dhe shume te thjeshta per diskutim, duke mos lene vend per zgjerim, thellim, e persosje te metejshme ne ndihme te subjektit.

    Sa me shume germojme rreth diēkaje me aq me shume surpriza ballafaqohemi.
    Ka kohe qe e kam vene re tek shkodranet nje ndikim te forte kulturor serbo-malazez ne mentalitetin e tyre. Me kete s'dua te them qe s'i dua ata.


    Nese kthehemi prapa ne kohe te shkuara, marredheniet midis shkodraneve dhe malazezve kane qene jo te mira, per vete qellimet e shjovinisteve malazeze. Ne 1913 malazezet kane ardhur deri ne rrethinat e Shkodres, por nuk kane mundur ta pushtojne sepse i gjithe populli eshte ngritur, ka luftuar dhe derdhur gjak per ato troje. Oso Kuka, Dasho Shkreli, Isuf Sokoli, kane qene trimat e shkodres qe rane deshmor qe Shkodra ti perkiste Shqiperise.

    Kultura e nje populli eshte nje nocion shume i gjere, qe kerkon shkencetare te asaj fushe qe te analizojne me fakte shkencore "ndikimet" qe ajo mund te kete ne kulturen e nje populli/kombi tjeter. Ne me mire po flasim per disa zakone te jetes se perditshme, sepse i kuptojme me mire dhe jane me te dukshme.

    Shqiptaret, malazezet dhe serbet jane tre kombe te ndryshme. Politika e viteve te fundit ka bere qe serbet e malazezet te njehsohen ne nje komb, por faktikisht keta te fundit po perpiqen qe te fitojne pavaresine nga Serbia.


    Shkodra pervec ketyre fqinjeve ka patur marredhenie tregetare dhe politike me perendimin, qe nga koha e Republikes se Venedikut, me mbreterite italiane, me austriaket, hungarezet, qe pasqyrohen edhe ne ditet e sotme, ne marredheniet tregetare, konsullore, politike etj.

    Konkretisht, kur Shkodra ishte kryeqender e qyteterimit modern, Beogradi nuk ekzistonte fare ne harte. Ne pjesen e Beogradit te vjeter, sot gjendet nje rruge e emertuar "Skadarlija" qe do te thote "Rruga e Shkodres" (njelloj si rruga e dibres, apo rruga e durresit), qe tregon se kryeqendra e sllaveve te jugut e ka admiruar kulturen e Shkodres, sa e ka perdorur per toponim emrin e saj. NE SHKODER NUK KA NDONJE TOPONIM QE TE JETE MARRE NGA KULTURA DHE HISTORIA SERBE.

    Kur Shkodra ishte qytet me nje urbanizim te mirefillte, kryeqendra e malazezve gjendej ne malet e zeza (kush ka fluturuar me aeroplan mbi Malin e Zi bindet per emrin e kesaj republike), ne Cetinje e Zete, dhe aktivitet ekonomik kishin gjuetine e derrave te eger! Kur mbreterit e Cetinjes shetisnin me kuaj, ne Shkoder kishte hyre avullorja. Malazezte ishin argatet e shkodraneve. Edhe sot e kesaj dite ne Shkoder, ekziston shprehja: "Punon si shkja" (shkjet jane malazezte).

    Keshtu pra vetem me keto dy fakte (kot fare) mund te tregoj se ne Shkoder nuk ka patur dhe nuk ka ndonje ndikim te kultures sllave ne jeten e perditshme.

    Mentaliteti i shkodraneve nuk ka asgje te perbashket me serbo-malazezet. Degjimi i kengeve apo i muzikes se nje populli nuk do te thote ndikim kulturor. Kjo ka qene e kushtezuar nga diktatura, sepse nuk kishte cfare te deggjoje ne radio, dhe kuptohet do te sinkronizoheshe ne valet e radiove sllave. Ne ditet e sotmwe ne Shkoder nuk degjon njeri kenge sllave, bile te degjoje kush duke vene apo kercyer kenge te tilla, te thone "katundar".

    Shkodra gjithnje ka qene e orientuar nga kultura perendimorre. Ne fillim te viteve 1900, ne shtepite e shkodraneve kane qene 25 pianoforte, qe malazezte nuk i kane ne te gjithe shtetin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga joss : 22-02-2006 mė 06:43

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    Ne mbrojtje te tezes se prejardhjes ilire te legjendes:

    1 Te iliret ishte i perhapur flijimi i njerezve apo sakrifica njerezore.

    2 Kete legjende e kane sllavet e jugut por nuk e kane ruset dhe polaket qe jane sllave origjinale, sikur te kishte prejardhje sllave do te kendohej edhe te ruset kjo legjende.

    3 Sllavet e jugut kane marre edhe tjera legjenda nga ne edhe kenget kreshnike P.sh. boshnjaket kendojne per Gjergj Elez Aline, Mujin, Halilin, dhe te gjitha keto kenge kendohen vetem te sllavet e jugut veqnerisht aty ku qyteterimi ilir u ruajt pak me shume.

    4 Legjenda ben fjale per nje kohe shume te lashte, ndersa sllavet e jugut posaqerisht nuk kane ditur te ndertojne ura apo keshtjella shume shekuj pas ardhjes se tyre.

    5 Legjenda eshte e perhapur edhe ne Toskeri qe eshte shume larg nga trojet e sllaveve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drenicakuqe : 22-02-2006 mė 08:53

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    MISTERI I SAKRIFIKIMIT TE ROZAFES

    Stavri Trako

    Kush jemi?

    Kenga Rozafes sjell nje tragjedi nga historia pellazgo? ilire ne vitin 335 te shekullit te IV para eres se re, kohe kur ne nje nga ngrehinat me te lashta pellazgo ilire ne ate te Skutarit hyjnor, kryeqendres se e Ilirise, ka ndodhur nje flijim njerezor, sakrifica e Rozafes..
    Parahistoria e Skutarit na daton 13 shekuj para Krishtit Pas vdekjes se

    Ngadhnjysi i ri, Leka i Madh, me kete beteje, duke mundur pinjollet e Bardhylit, do te njihej edhe si zot i Ilirise . Por ne kete fitore Leka do te zbulonte misterin e lavdise se tij. Ai e shperfilli shkelqimin e triumfit te pare si mbret i ri Maqedonise dhe parapelqeu rikurorezimin e mbreterve te rinj te Ilirise, Glakut dhe Klitit, duke kerkuar prej tyre besen si aleate te Mbreterise Maqedonase. Rreptesia dhe vleresimi i kundershtareve te mundur do te perbente vecanesi taktike te Aleksandrit, qe do ta shnderronin ate ne hyjni jo vetem te sivellezerve te tij ilire, por dhe kudo ku shkeli kemba ne Egnatien e tij. Glauku do te qe nje nga flamurmbajtesit besnike deri ne vdekje te shpures prej 35000 burrash pelazge (Iliro?Trako?Maqedonas?Epirote) te atij bashkimi shpirteror qe u be baza e nuklit te fuqise se Aleksandrit, dhe te cilet ishin te gjithe baballare djemsh qe e shoqeruan Aleksandrin e Madh deri ne Sanskritine e larget.
    Pse i duhej Iliria dhe per me shume beselidhja pellazge Aleksandrit te Madh? Qe Ai qe u a kishte provuar shpatat dhe burrerine mbretit Bardhyl dhe djemve te tij; njihte paepshmerin, urrejtjen ndaj padrejtesise besnikerine, nderimin dhe bujarine e dajave te tij molloso?epirote; trimerine, disiplinen dhe artin luftarak te maqedonasve te tij; pamposhtshmerine dhe qendresen ne lufte te Dardaneve, Lynknesteve te stergjyshit Herkul, apo Trakasve zemedhenj. Ka te ngjare qe Leka i Madh te kete kuptuar dhe te jete keshilluar nga mesonjesit e tij qe te fitonte pa medyshje keto vlera te shpirtit burreror, si dhe nderimin, zemerbardhesine dhe vllamerine e sivellezerve te tij, si tipare keto te nje nukli hyjnor per te realizuar endrren Sanskrite qe kishte filluar te realizohej. Keto tipare spikatin edhe sot e kesaj dite te shqiptaret kudo qe jane. Qe i pari pellazgu hyjnor Homeri qe i gdhendi 32 shekuj me pare te kenga e 23 ?te e Ilades te pritja, nderimi, dhe perkujdesja qe Akil Pelidi tregoi ndaj Priamit kur ky shkon per te marre trupin e te birit, Hektor zemadhit. A nuk do te mjaftonte e tere kjo psikograme per te kuptuar se cili ishte shpirti qe i perjetesoi madheshtine e Aleksandrit te Madh.

    Keshtjella Akropol e Skutarit u be me 335 p K nje qytet shume i populluar me nje status te mirefillte qytetar dhe nje qender administrative, ushtarake dhe nje nyje rrugore e tregtare shume te rendesishme qe se ka humbur kurre me famen e saj per me shume se 2400 vjet. Po ne kete kohe rimori famen e te qenit nje qytet hyjnor, sepse ne themelet e saj mbajti flijimin e nje nuseje, e ama e nje djali trashegimtar.
    Riti i flijimit te vashave te virgjera nuk ka qene nje ndodhi e padegjuar edhe me pare tek te lashtet e Ballkanit. Por flijimi i nje gruaje lehone, qe kahmot e gjithe sot mencurisht eshte kuptuar si zana mbrojtese e jetes, ishte dicka e padegjuar, sa tragjike po aq dhe misterioze dhe nje kanun jo shum?_thjeshte per t’u kuptuar po qe se nuk do te murosej ne muret e keshtjelles. Cfare iu fsheh sakrifica e Rozafes kohrave? C’kerkojne te na kumtojne te lashtet me kete akt te mistershem?
    Hehoja e dhimbjes eshte frymemekese per kedo qe ndeshet ose sjell ndermend ngarjen. Nje dritherime gjurmelenese pushton shpirtin e gjithekujt qe e di apo njihet me nje ndodhi te tille. Nje gje eshte e pakundershtueshme: ngjarja e kesaj balade gjeneron energji te perjetshme jetesore dhe nuk cuditemi kur ajo moterzohet ne gjithe Ballkanin si deshmi besnikerie mbarepellazge dhe i kalon kufijte kohore 2400?vjecar per te ardhur tek ne me nje fuqi magjike qe na mrekullon me fuqine, besueshmerine dhe kumtin e saj hyjnor.
    Viti 335 p K qe pragfillimi i nje epoke te re qyteteruese, asaj qe nga te gjithe njihet si epoka aleksandrine. Te lashtet e mencur e percollen ate me nje ceremoni te perhynyjshme dhe nje ritual te denje vetem per nje vezullim hyjnor si ai i Aleksandrit te Madh. Ja vlen te besohet qe nuk eshte bere vetem blatimi i demit per
    Kuptohet ketu, qe te lashtet i kane kaluar kufijte e mitit, ata, per mendimin tone, tentojne te ligjerojne kanunin e konstitucionit shpirteror te kesaj beselidhejeje hyjnore ndaj Aleksandrit te Madh, por me nje kusht: qe te mos prekej nukli gjenetik dhe ardhmeria e kesaj race yjnore, si per nga prejadhja, ashtu dhe per nga misioni. Dhe ishte gjetur filli, cdokush nga 35000 te perzgjedhurit e kesaj legjende, duhej te linte me patjeter pas, djalin trageshigimtar dhe nusen ame regjente te ketij nukli hyjnor. Plotfuqishmeria e figures femerore qe e pa kushtezuar nga cdo ndodhi e mepastajme e luftes dhe i kanunonte asaj pergjegjesine e patjetersueshme si zana mbrojtese e jetes, sot e gjithediten ajo pranohet si kroi i nuklit riperserites se jetes .
    Ja vlen te respektohet lashtesia e ketij kanuni, qe nder familjet shqiptare respektohet si nje deshire per te patur nje trashigjimtar djale.
    Nga Skutari hyjnor i hapej udhe per se treti epokes euro?sanskrite, nje epoke qe do te zgjaste edhe ajo plot 10 shekuj (shek 4 pK deri ne shek. 6 pK ) kohe kur perfundon epoka Aleksandrine (ne art, letersi, arkitekture, kulture, etj). Kultura latine (eneida) dhe e tere kultura euro? indiane ne pergjithesi, folklorike apo e kultivuar, qene produkt i ketyre 10 shekujve. Te kesaj kohe datojne te jene krijuar edhe perlat e trashegimise populore shqiptare: eposi legjendar, baladat e ne vecanti balada e murimit te Rozofates.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Shume shpesh ne folklorin tone apo edhe ate boterore behen sakrific per te fituar dicka,kjo me heret ka qen mit,e tash dua te reagoj dicka ne lidhje me rozafen,kjo kala diku ne folklor njihet se eshte bere ne shkoder diku ne gjirokaster diku njihet jo si kull por si ure,e gjithe kjo eshte gje ndodh per te spjeguar ujin qe pikon neper keto vende dhe per kete gje eshte shenderruar ne mit,mitet njerezit i kan krijuar nga frika e madhe prej natyres

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Per mendimin tim miti i murosjes se gjalle te nje nene o gruaje prej gjithe shqiptareve njihet si miti i Rozafes. Prej andej eshte huazuar dhe ne pjese te tjera te ballkanit. Per shembull e njejte histori tregohet per ure e Vashes ne Mat. Ndertuar afer burumit te lumit Mat per te lidhur Dibren dhe Tiranen neper Mat. Kjo rruge eshte shume e vjeter pasi eshte pjese e rruges midis Stefigradit Kalase se Gurit te Bardhe dhe Kalase se Kruse. Por po te shikosh modelin e ndertimit te ures eshte i nje kohe te vone. Eshte e kohes pas pushtimit turk. Pasi eshte nje ure me harkore ose me nje hark. pra eshte nje ure mesjetare e vone.

    Po keshtu do te thoja nqs do kishte studime te tilla do te verenim se ne vendet e huazuara ndertimet jane me te vona se ajo e kalase se Rozafes.

    Sa per moralin e legjendes une mendoj se morali eshte:

    Nqs do te duhet te ndertosh nje shoqeri shtet gje qe personifikon "kalane" duhen disa nga tiparet me kryesore dhe te shenjta te shqiptarit. Pa keto egzistenca jone nuk do te mundesohej.

    1) Sakrifica. Jepet me murosjen e nje njeriu me te afert. Te gruas dhe nenes se djalit dhe te pasardhesit tend.

    2) Gruaja. Gruaja do te personifikohet si themeli i shoqerise. Futja e nje nene lehone ne themel, qe eshte baza e cdo nertese, dhe menyra e murosjes gjysme brenda e gjysme jashte per vazhdimesine e jetes tregon dhe nje here rendesine e gruas ne shoqerine tone. Dihet qe Iliret jane ndoshta nder rracat me te vjetra qe kane vlersuar femren si te barabarte me burrat.

    3) Burrnia. Ketu jepet dhe tipari burreror i rraces tone, besa . Majtja e beses prej vellait te vogel ben te mundur dhe qendresen e kesaj shoqerie,kalaje.

    Pa njerin nga keto tipare, sakrifice, vazhdimesi dhe bese e burrni nuk do kete mbijetese per cdo shoqeri shqiptare apo kala te forte.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e paperino
    Anėtarėsuar
    04-08-2006
    Postime
    40
    Une mendoj se legjenda e rozafes eshte e mrekullueshme.Ajo grua ka bere nje sakrifice te madhe.Sakrifikoi jeten e saj,u muros e gjalle ne mur,nuk pa djalin e saj te vogel teksa rritej.Mendoj se keto sakrifica duhen vlersuar.Ajo dha jeten e saj per hir te ndertimit te nje muri mbrojtes per qytetin e shkodres.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e paperino
    Anėtarėsuar
    04-08-2006
    Postime
    40

    Mendoni se Rozafa ke ekzistuar vertete?

    une mendoj se legjenda e rozafes eshte e vertete.ajo sakrifikoi jeten e saj dhe gjithcka kishte dhe ishte per ndertimin e kalase.kush jemi ne per ta perbuzur kete sakrifice?sepse duke mos besuar ne te eshte si te perbuzesh sakrificen e kesaj nene.te kesaj nene qe nuk pa te rritej te birin e saj.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Legjende e bukur dhe frymezuese, por pa asnji baze historike, te pakten jo per kalane e shkodres.

    besoj se ka qene nje balade e kopjuar dhe e pershtatur, shume qytete te vjeter a ura etj e kane nji variant te tille neper ballkan.

    Emni Rozafat i ka mbete kalase se qytetit, i sjellun prej ushtareve legjionare ilire qe sherbenin ne ushtrine romake.
    Keta ushtare ne kohen e krishterimit ishin dergue me sherbim ne Siri, rreth kohes se martirizimit te shen Sergjit dhe Shen Rozafit. Keto 2 shejtore kristiane u popullarizuan shume ndermjet ushtareve.

    Keshtu qe kur u kthyen ne vendlindje u ndertuan 2 kisha kushtuar atyne; shen Rozafi ne kala dhe Shen Sergji disa km ma tutje ne breg te lumit Buna (Sot njifet si fshati Shirgj).

    Po nganjihere parapelqejme legjendat se tingellojne ma bukur.

  10. #50
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Besoj se eshte ngjarje e vertet.. por cik e eksagjeruar.. mbase.. ngaqe ka ardhur goje me goje..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda dhe Historia e Durresit…
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-02-2025, 18:14
  2. Krenar Zejno: Legjenda M, nje satire e dhimbshme
    Nga Varg nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 05:20
  3. Vangjel Koja, legjenda e Volejbollit Shqiptar..
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 15:37
  4. Legjenda e Rozafės
    Nga paperino nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 14:16
  5. Shakespeare - Legjenda e pavdekshme
    Nga EXODUS nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 10:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •