Rreth ndėrtimit tė kėshtjellės sė Shkodrės ka shumė hipoteza, prandaj nuk mund tė flitet me saktėsi se nga kush e kur asht ndėrtue. Lashtėsia e saj mijėvjeēare nuk mund tė mohohet. Historia qė nė epokat e vjetra na tregon se qytetet kurdoherė janė mbrojtė prej kalave dhe janė konsiderue tė pushtuem kur kalaja e tyne asht dorėzue. Ndėrtimi i Kalasė sė Shkodrės padyshim duhej tė jetė vepėr e ilirėve, ndonėse arkeologėt shqiptarė akoma nuk kana ba gjurmime tė atilla qė tė kenė thanė fjalėn e fundit rreth vjetėrsisė sė kėtij objekti historik. Histografė tė huej ndėrtimin e kėsaj fortese ua atribujnė serbėve dhe pėrshkruejnė legjendėn e famshme, sė cilės shqiptarėt i kanė thurė edhe kangėn. Vepra serbe, ndoshta mund tė ketė qenė njė meremetim fortese, por jo njė themelim i saj. Sidoqoftė kėtu po pėrshkruejmė tė dhanat historike tė autorit francez A. Degrand, konsull i Francės nė Shkodėr. Nė periudhėn serbe Kalaja e Shkodrės quhej Rozafat, kurse populli i Shkodrės pėrgjithėsisht nuk e njef kalanė me ėmnin Rozafat. Dukagjinasit kanė tė tyne shprehjen: Kush ė sundojė alanė, jemi me tė!, pra malėsori ynė tash 400 e ca vjet e ka quejtė me emnin kala e jo ndryshe. Tue iu rrefrue autorit tė pėrmendun sipėr kėtu poshtė po pėrshkruejmė legjendėn e kalasė:
Njė legjendė serbe ndėrtimin e kalasė ia atribuon mbretit Vukagjin edhe vėllezėnve tė tij, Uliosha e Goiko. Nisma e tyne pėr ndėrtimin e kėshtjellės pengohej vite me radhė prej njė zane, e cila iu prishte natėn atė qė kishin krye ditėn. Ndodhi tė kalojė njė plak aty ku po punonin punėtorėt. Tre vėlleznit qė punonin aty i treguen plakut se puna qė banin ditėn, iu prishej natėn, ai u suell e u tha: Duhet tė bani fli nj grue tuejėn, atė qė tė vijė ma e para pėr me iu sjellė gjellėn; gjoja mos me iu tregue grave tė tyne: se cilės do ti binte shorti i asaj fatkeqėsie, do tė shkonte viktimė. Dy vėlleznit e mėdhenj mjerisht nuk e mbajtėn fjalėn dhe ia treguen grave tė veta sekretin, ndėrsa i vogli qėndroi i sinqertė e nuk i tregoi gja gruas sė vet. Ne nesre, dy ma tė mėdhatė u shtinė tė sėmura e nuk ndėgjuen tu dėrgonin gjellėn punėtorėve; e vogla nuk dinte gja, u ngarkue me bukė e gjellė dhe vajti te punėtorėt. Fatkeqen, porsa mbrrini nė vendin e caktuem, e pau i shoqi dhe nisi tė qante pėr fatin qė e priste. Vukagjini ia dorėzoi gruen tė vėllait, Radit, mjeshtrit ndėrtues, i cili thirri punėtorėt pėr me ndihmue qė tė shtrinin atė grue nė themele.
Grueja e re, kėtė veprim tė punėtorėve, e mori me buzėqeshje, sepse mendonte qė punėtorėt po banin ndonjė shaka. Rreth saj po grumbulloheshin gurė e dru edhe sado qė materiali i arriti deri nė gju, ajo gjithnjė qeshej; vetėm kur gurėt e themelit iu afruen asaj nė brez, atėherė ajo e kuptoi seriozitetin e punės dhe filloi tu drejtohej kunetėnve, me fjalėt: Ah, spo kini frige Zotin qė po doni me mė shtie gjallė nė dhč?. Tue pa se lutjet e saj nuk po dėgjoheshin, i sillej mjeshtrit edhe tė shoqit: Mos mė shtini nė dhč pėr sė gjalli, nana ima ka ar, ajo kishte pėr me ble njė skllav ose njė tė burgosun, nėqoftėse lypet tė bahet kėtu njė viktimė tė paktėn tė mos jem unė grue e re!. Goikoja i mallėngjyem nga fjalėt e saj, nuk iu pėrgjegj fare sė shoqes. Mandej e pafatja iu drejtue pėrsėri mjeshtrit ndėrtues: Rad! Nė emėn tė Jezu Krishtit, po tė lutem ma len njė vrimė mbi parzmėn time qė unė tė mundem ti jap me pi Gjonit tem kurdoherė qė ai do tė vijė te nana e tij!. Radit i banė pėrshtypje fjalėt e asaj gurje dhe lutja qė i bani nė emėn tė shėlbyesit, prandaj ia la njė dritare tė vogėl nė naltėsinė e krahnorit tė saj, dhe ajo kėnaqej tue pa tė birin kah i jepte me pi qumėsht. Kėshtu gjatė njė jave iu dėrgue djali samės, derisa zani i nanės u pre, porse burimi i jetės vazhdoi njė vit, sepse dashtunia qe ma e fortė se vdekja. Edhe sot nanat, tė cilave iu mungon qumėshti i gjinjve, nė kujtim tė asaj mrekullie, gėrryejnė njė landė gėlqerore prej mureve tė brendshme tė galerisė sė parė nė hymje tė kalasė. Besohet gjithnjė nė rrethet e grave shkodrane se gjiu i asaj grueje qė u ba kurban ndėr themelet e kalasė rrjedh vazhdimisht qumėsht, prandaj ka akoma gra lehona, tė cilat, tue besue atė fenomen, dėrgojnė e marrin atė lang gėlqeror me besimin se ai gjoja do tiu sjellė qumėsht nė gji, mbasi ta pijnė!
------------------------------------------------------------------------------------
Kanga e kalasė sė Shkodrės _ kenueme nga populli
Ēpo punojshin tre vėllazėn
Murin e qytetit o,
Shkon nje plak o aty pari
- Puna e mbarė, o ju tre vėllazėn !
- Ku po e shef ti tmbarėn tonė ?
gjithė ditėn po punojmė
E gjithė natėn po na rrėnohet
- a din gja plak me na diftue ?
Kjo kala qė nuk shtėrngon ?
- Unė e di por kam gjynah.
- Atė gjynah ti lena ne !
Kish qitė plaku e u kish thanė
- A jeni tė tre tė martuem
A i kini tė tre vashat ?
Po, na tė tre tė martuem jena
E tė tre vashat i kena.
Na difto pra ēka me ba ?
Pa ndigjoni ju tre vėllazėn
Pėr ne daēi ndrejt me punue
Porosinė qė po ju jap
Kujt mos shkoni me i diftu
Lidhni besė e lidhni fe
Nė konak mos bisedoni
Nė konak mos bisedoni
Vashave mos iu kallxoni
Nesėr nade porsa tė zbardhin
Cila vashė qė ju bijnė bukėn
Atė murojeni nė kala
Atėherė ju keni me pa
Se sa mirė ka me qindrue.
Se vojt ma i madhi vlla
Ēarti besė e ēarti fe
Nė konak e bisedoi
Vashės sė vet ky i kallxoi.
Ashtu i dyti vlla
Harroi kėshillin qė pat vu
Atė qė plaku i pat diftue
Ēarti besė e ēarti fe
Nė konak e bisedoi
Vashė sė vet edhe ky i diftoi.
Heu ! Ma i vogli vlla
Mbajti besė e mbajti fe
Nė konak se bisedoi
Vashė sė vet nuk i kallxoi.
U err nata, zbardhi dita
Dolėn djelmt o me punue
Na erdh koha me ēue gjellėn
Na i thrret nana gjelinat o
Gjelinė, e madhja gjelinė
Ustallarėt duen bukė
Duen bukė e duen ujė.
- Besa nanė atje spo mund tė rri.
Se kam ndjehun sot e ligė
Edhe nė kambė spo mund tė rri.
- Ēou gjelinė, gjelina e dytė,
Ustallarėt duen bukė
Duen bukė e duen ujė.
Qyqja, mori kadnanė
Mė ka ardh haberi mbramė:
Se mė ka vdekė qyqja nanė
- Ēou gjelinė, gjelina e tretė,
Me iu ēuem sillen djelmve.
- Lepe nanė e kadnanė !
- Ustallarėt duen bukė
E duen ujė.
- Besa nanė, atje spo vete
Se kam djalin e vogėl.
- Qyqja unė nafazeza
Gjith kah shkova e kah erdha
Nafakqyqe paskam qenė.
Se na djalin ta shikojmė
E se lamė tė vajtojnė.
- Nisu shko gjelina jeme.
Kur ka ba nusja me shkue
Me djal tvet a hallashtue:
Lamtumirė njomzaku jem
Nuk mė pėrket nana me dorė
Ede djalin e ka qitė nė gjumė
Tė dy faqet ia ka puthun
U pėrpjekshim nė atė jetė.
Mori bukė e mori ujė
Iu afrue murit tė kalasė.
Kur epa i shoqi saj,
Kur epa i shoqi belanė
Ēakiēi nė duar iu ngri.
Kish qitė e shoqja e kish thanė:
Ēka ke burr qi nuk punon ?
- Mė ka tretė myhyri i gishtit.
Ulet me te kunati me kerkue
Rrasėn sypri ia kanė vue.
- Pash zotin kunati madh
Nji amanet po ta la:
Synin e djathtė ma leni jashtė,
Gjin e djathtė ma leni jashtė,
Se vjen djali me mė kėrkue,
se me sy do ta shikjoj
E ma gji do ta pajtoj
E ma dorė do ta lėmoj.
* marre nga libri Shkodra dhe Motet
i Hamdi Bushatit
Krijoni Kontakt