O Klod !
Lexova disa nga shkrimet e tua ne forum per te ditur dicka me shume nga ti dhe si e mendon. Fakti qe dikush futet ne kete forum dhe per me teper shkruan diēka tregon qe eshte patriot. Biles edhe po te mos jete behet me zor po te lexoje disa tema ketu ne kete forum. Prandaj vetem fakti qe me je pergjigjur ne kete forum eshte nder per mua. Te falenderoj.
Por tema ishte legjenda e kalase se Rosafes.
Mendimi im eshte ky. Duke u nisur nga fakti qe kam degjuar nje variant tjeter te kesaj legjende, ku ai plaku i mire ishte nje armik dhe keshilla qe dha ishte vetem qe te fuste ne armiqesi vellerezit (pra shqiptaret) dhe kalaja te mos ngrihej kurre. Sikur keshtu te ishte historia e vertet dhe une te isha nje nga vellezerit qe punonin per ndertimin e keshtjelles, nje flijim do ta beja dhe e di se cilin - pikerisht ate plakun do te flijoja, te shikoje ti sa e forte do ngrihej kalaja.
Vetem kaq doja te te thoja nese historia na meson qe duhet gjak per tu derdhur, do te doja qe ky te ishte gjak i huaj jo me gjak shqiptar. Mendo, jam gati ti fal jeten edhe tradhetarit shqiptar per momentin po te jete nevoja duke shpresuar qe nje dite edhe ai po te jete shqipetar sado pak do e vuaje tradhetine e tij me shume per se gjalli dhe neser do ti sherbeje me mire atdheut te tij. Gjergj Kastrioti Skenderbeu e beri nje gje te tille me nipin e tij dhe nje amanet te vetem na la ne shqiptareve,- RRINI TE BASHKUAR-
tungjatjeta
Krijoni Kontakt