Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Misioni i pamundur i Xhoana Nanos

    Misioni i pamundur i Xhoana Nanos

    Nga Mero Baze

    Qindra gra tė ngujuara nė rrethin e Shkodrės, pėrlotėn dje gruan e kryeministrit Fatos Nano me historitė e tyre tragjike qė zėnė fill me vrasjet e tė afėrmve tė tyre dhe pastaj ngujimin e tyre familjar, pėr shkak tė hakmarrjes. Ato gra tė tmerruara nga ankthi i vdekjes pėr fėmijėt e tyre dhe njerėzit e dashur tė shtėpisė, natyrisht qė kanė nevojė pėr dikė qė t'u japė shpresė dhe kurajo, por mbi tė gjitha kanė nevojė pėr dikė qė t'i japė fund kėtij gjyqi kolektiv, pėr shkak tė mungesės sė fuqisė sė shtetit. Nėse ka njė pėrgjegjėsi konkrete shteti nė kėtė mes, ka pėrgjegjėsi pėr pafuqinė e tij pėrballė krimit nė rritje dhe mbi tė gjitha pėr pafuqinė e tij pėr tė shmangur dhe pasojat e krimeve. Ato gra tė tronditura janė gati tė hyjnė nė ēdo sallė, ku nuk i pret gjakėsi dhe tė dėgjojnė njė fjalė tė mirė. Por ekziston njė mundėsi qė ato tė jenė tė lira, qė ato tė mos tmerrohen pėr tė ardhmen e tyre, qė ato tė mos jenė tė murosura pėr sė gjalli buzė Rozafės. Kjo mundėsi ėshtė konkrete, nėse vendi ka njė qeveri dhe kryeministėr tė pėrgjegjshėm. Dhe nėse ėshtė dikush qė duhet tė shkojė e t'u japė shpresė atyre grave, nuk mund tė jetė Xhoana Nano, por Fatos Nano. Ai e ka detyrė t'i shpėtojė ato gra. Qeveria e ka detyrė t'i japė fund kėtij genocidi kolektiv. Gruaja e kryeministrit, nuk mund tė pėrdorė pėrkatėsinė e saj gjinore, si instrument elektoral, pėr t'u treguar atyre grave nė ankth se familja e Kryeministrit, nuk mund tė bėjė asgjė mė shumė se sa t'i ngushėllojė viktimat e qeverisė. Atė qė kryeministri e bėn natėn, gruaja e tij nuk mund ta zhbėjė ditėn. Ėshtė cinizėm i madh tė pėrdorėsh ankthin e tyre, pėr fushatė elektorale dhe pėr mė tepėr ėshtė cinizėm i tepėruar, tė pėrdorėsh njė mision bamirėsie, jo pėr tė ēliruar ato gra nga ankthi, por pėr tė shfajėsuar kryeministrin dhe qeverinė pėr kėtė masakėr.

    Iniciativa tė tilla u shkojnė zakonisht personaliteteve tė mėdha tė botės sė artit dhe kulturės, misionareve tė vėrteta tė bamirėsisė, personaliteteve tė forta tė jetės publike tė njė vendi qė kanė formuar emrin e tyre nė shoqėri me veprat e veta. Xhoana Nano nuk mund ta bėjė kėtė, pasi ajo nuk ėshtė bėrė e njohur pėr shqiptarėt nga jeta e saj si emigrante nė Greqi, apo jeta private nė Shqipėri, por nga martesa e saj me kryeministrin Fatos Nano. Dhe personaliteti nuk ėshtė njė sėmundje qė transmetohet nė rrugė seksuale.

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qe Xhoana Nano ben fushate ne periudhe fushate kjo po shihet hapur se aktualisht nuk po ngel politikan e grua politikani pa bere dhe deri ketu nuk mesojme diēka te re. Problemi eshte qe ky xhest qe po ben, kjo mbledhje me keta njerez qe kane kete hall kaq te madh e qe eshte lene pazgjidhje nga shteti per mendimin tim eshte diēka pozitive dhe pse kontributi do te jete teper modest per zgjidhjen e problemit. Cudi me vjen me mero Bazen qe ne artikullin ne fjale merr penen ne dore vetem per te kritikuar!
    Njeriu nuk duhet te jete gjithe jeten ne opozite pasi ndofta dhe padashje ata qe jane ne fuqi mund te bejne diēka pozitive per vendin dhe ne te tilla raste duhet reshtur se kritikuari......
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    sa per te ngacmuar debatin

    ...Dhe personaliteti nuk ėshtė njė sėmundje qė transmetohet nė rrugė seksuale....

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Cfare mund te shtojme me shume kur propaganda e ka emrin Mashtrim?

    Ne Shqiperi dhe me popullin shqipetar me cfare kam kuptuar, praktikohet esse-ja e Nices dhe ky veprim per mua personalisht, eshte veprimi me antikombetar dhe me antikushtetusi per periudhen e erret te tranzicionit qe jetojme.
    Propaganda e sotshme veshtire te kuptohet se ku i ka rrenjet e verteta, gjithesesi kemi miresine te kuptojme se kemi nje populli te varfer, te paditur por jo analfabet, te nenshtruar me dhune dhe totalitarizem, sot me autokraci, pa shprese, pa te ardhme dhe me nje hemorragji te vazhdueshme per tu larguar drejt nje bote tjeter te qyteteruar "de facto" jo shume larg nesh,ku propaganda, mashtrimi, djallezite, mentaliteti i luftes se klasave, hipokrizia, naiviteti, korrupsioni, nuk jane pjese e asaj jete te qyteteruar.
    E gjithe politika shqipetare e sotshme propagandon "parajsen",demokracine rrugen e gjate drejt Bashkimit Evropian, integrimin, paqen, prosperitetin, progres, ne te vertete ne Shqiperi propagandohet se si mund te korruptohet edhe punonjesi me i pavlere i administrates shtetore.
    Korrupsioni, trafiqet, vrasjet e shpeshta, pasiguria e jetes, papunesia, mashtrimi i njejte me ato te piramidave te qe shperthyen ne vitin 1997, eshte aktualisht prezent ne Shqiperi dhe do te ishte "fat" per shqipetaret nje "revolucion" i njejte per pastrimin e ketyre "plehrave" qe i kane marre frymen Shqiperise dhe shqipetareve.
    Tek permenda Nicen, doja te shtoja se vertet populli shqipetar ka nje horizont te ngushte te kuptimit te vertete te fjales Demokraci, por duke degjuar shpesh ulerimat e politikaneve, obskurantizmin e tyre, tensionin, terrorin, krijimin e kushteve per dekonstruktivitet, nuk mund te arrihet te krijohet tek nje popull nje bindje e qarte se demokracia eshte kjo qe po shohim, ndiejme, provojme.
    Dhunimi i qarte i te gjitha institucioneve shteterore, ligjeve, kushtetuese, te ben te mendosh se mendjet e djallezuara nuk jane Nice-t qe predikojne ne natyre dhe tek nje popull "rrugen dhe fjalen e shenjte te vertete per ta" por ata perdorin qellimisht frazat negative te Nice-se per te bindur veteveten se "ky popull meriton ate qeveri qe ka".
    Ja pra te dashur shqipetare cfare politikanesh simbioze ka Shqiperia dhe mos u cuditni neqoftese flas nje te vertete sepse edhe ne jeten time kam verejtur shpesh dhe nuk kam besuar se njeriu mund edhe te jete nje qenie njerezore ne pamje te jashtme por ne brendesi te ishte ndryshe, pra te jete kafshe e kaluar nje kafshe.
    Ka disa dite qe fushata elektorale ka filluar ne Shqiperi dhe kur lundroje neper internet dhe ne faqet shqipetare ne vecanti, i sinqerte mund te ju them se me ze ankthi ose si mund ta pershkruaja, si nje ndjenje frike ose terrori me pershkon trupin tim dhe nganjehere me duket sikur ketu para ekranit te kompujterit do me shfaqet ndonje pamje makabre ose ndonje dore e zgjatur per te me kafshuar njelloj si ne filmat me horror.
    Nuk me vjen nga frika gjithe kjo, por e gjitha me vjen nga nje perzierje titujsh, shkrimesh neper gazetat shqipetare dhe kur e mendoj veten kaq larg prej vendlindjes time, po kaq afer me duket se ndodhem.
    Jemi te sinqerte te gjithe kushdo prej nesh, se jetojme ne nje bote te qyteteruar, pa masakra dhe horrore te tilla qe ngjasin ne Shqiperi(vetem ne filma mund te perjetosh nje realitet te tille) dhe nuk ka ndonje prej jush qe nuk mund te kete ndier te tilla perjetime te castit.
    Sa turp kur mendon se ne Shqiperi te serviret gjithshka si ne per filma, sa turp kur njerezit me shume se kurre ne Shqiperi, jane bere "kanibale" te parase, te mashtrimit, te pushtetit, te karrieres dhe harrojne se ata bashke me fjalet e tyre te embla jane votuar nga ky popull per ti orientuar drejt nje bote vertet te qyteteruar, te paqte, pa probleme te tilla radikale dhe monstruoze.
    Per mua cdo njeri qe shqipton fjalen "ky popull meriton ate qeveri qe ka" ngelet nje njeri shqipfoles, antikombetar dhe konservator.
    Ky soji i njerezve qe nxjerrin te tilla parashikime per mua ngelen vetem disa sinoptike.
    Mos valle duhet ta dergojme si zakonisht ashtu sikur kemi bere neper histori, me pare, popullin shqipetar ne Ferr dhe pastaj ta nxjerrim nga andej e ti themi se ja ku dolem ne parajse.
    Cfare perfaqeson ne mendimet, idete dhe ne te vertete per politikanet shqipetare
    Parajsa dhe ferri?
    Demokracia dhe anarkia?
    Totalitarizmi dhe autokracia?
    E kaluara dhe e ardhmja?
    Ligji dhe Maliqi?
    Shoqeria dhe Amullia?
    Propaganda dhe mashtrimi?

    Lis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Si i zgjidh Nano socialisti problemet sociale?

    gazeta Korrieri shkruan:

    -----------------

    Nano: Berisha nuk kupton forcen tone.


    Kryeministri dhe Kryetari i PS-se, Fatos Nano, ka zhvilluar mitingjet elektorale ne Leskovik, Erseke, Pogradec dhe Bilisht, ku ka kerkuar qe te votohen kandidatet socialiste ne zgjedhjet lokale. Nano ka theksuar se gjate gjashte viteve te fundit, te drejtuara nga mazhoranca socialiste ne qeverine qendrore dhe tre te fundit ne pjesen me te madhe ne qeverine lokale, jane bere ndryshime shume te medha.
    Nano eshte shprehur se sot duket e lehte te besh premtime mbi kete realitet te ri qe qeverisja jone e pergjegjeshme krijoi ne nivel kombetar dhe lokal. Por zoterinjte e opozites harrojne se Shqiperia evropiane nuk eshte nje ide e se nesermes, por nje realitet qe po ndertohet cdo dite, ne cdo cep te Shqiperis.
    Berisha dhe njerezit e tij nuk e kuptojne se forca e socialisteve dhe progresisteve nuk eshte tek programet e shkruara bukur, por tek venia e pushtetit ne sherbim te shtetasve, tek hartimi dhe zbatimi i reformave transformuese ne bashkepunim dhe me vendimmarrjen e cdo komuniteti vendor, te harmonizuara te gjitha keto ne programin e madh te integrimit te vendit ne komunitetin europian, ka theksuar Nano.

    -------------------

    Ja si e ve Nano shtetin ne Sherbim te Shtetasve..

    gazeta Shqiptare shkruan:

    .....



    Shiti djalin, tani do falė edhe vajzėn.

    Flet nėna: Si e dhashė djalin pėr njė televizor


    ---------------------------



    DURRES

    Nė fillim njė televizor, mė pas njė celular e disa rroba dhe pėr ēdo vizitė nga njė tufė tė vogėl me monedha nga 10 euro: Oracio i vogėl ėshtė paguar me kėste sipas inisiativės sė babait. Ndėrsa nėna vetėm shihte tė gjitha skenat, ndoshta pa i kuptuar dhe pa qenė krejtėsisht koshiente. Tashmė gruaja ėshtė nė pritje tė fėmijės sė tetė, dhe pohon se ėshtė gati ta "dhurojė: edhe vajzėn qė do ti lindė pas disa javėsh. Nė fakt, ēifti kishte pėrfunduar marėveshjen pėr ti dhėnė edhe vajzėn e porsalindur ēiftit italian Boreli.
    Nga baraka me tulla nė tė cilėn kishte lindur nė zonėn periferike mė tė varfėr tė Durrėsit, ka pėrfunduar nė njė apartament luksoz nė Katanzaro tė Italisė mes krahėve tė njjė ēifti bashkėshortėsh tė vjetėr, tė cilėt u ishin drejtuar edhe trafikantėve vetėm pėr tė pasur njė fėmijė. Kjo ka ndodhur 5 vet mė parė kur Oraci ishte vetėm 2 vjeē. Tashmė babai i tij adoptiv Angelo Boreli ka pėrfunduar nė qeli, ndėrsa e shoqja nė arrest shtėpie. Nė burg ka pėrfunduar edhe babai i tij i vėrtetė, Kujtim Bonjaku. Tė gjthė akuzohen se kanė organizuar kėtė shitblerje. Oracio tani ėshtė nė njė brefotrof italian, ndėrsa nėna e tij e vėrtetė, Mira jeton nė tė njėjtėn barakė nė Durrės dhe tani nė moshėn 36-vjeēare ėshtė nė pritje tė fėmijės sė tetė.
    "Oracio mė ėshtė dukur i lumtur kėto vite, ka treguar pėr agjencinė italiane tė lajmeve ANSA, motra e tij Elvira, 17 vjeēe, e cila flet italisht. Gjuhėn e ka mėsuar duke parė telenovelat nė televizorin e dhuruar. "Ai mė ka telefonuar shumė herė. Herėn e fundit, dy muaj mė parė mė thoshte se ishte mirė nė atė familje. Luante dhe ishte i lumtur. Oracio nuk e di qė jam motra e vet, por mė ka trajtuar gjithnjė si njė mikeshė tė largėt dhe fliste me mua sepse jam e vetmja nė shtėpi qė di italisht. Ndėrsa nėna gjithnjė qendronte me veshin ngjitur te celulari pėr tė dėgjuar zėrin e tij megjithėse nuk kuptonte asnjė fjalė". Oracio nuk ka mėsuar kurrė shqip. Kush e di se si do t'ia bėjė kur tė kthehet pėr tė jetuar nė atė barakė, sipas kėrcėnimit tė autoriteteve tė drejtėsisė.
    Celulari, ashtu si dhe televizori, bėjnė pjesė nė "ēmimin" e paguar nga ēifti i italianėve pėr tė pasur kėtė fėmijė. Ai ėshtė njė nga objektet e "luksit" qė konsiderohen tė shtrenjta nė kėtė shtėpi, ku nuk ka as ujė tė rrjedhshėm.
    Mamaja e Oracios ėshtė njė grua rome e cila punon gjatė natės si pastruese dhe fiton 8000 lekė nė muaj. Kur i shoqi i ka pėrfunduar nė burg me akuzėn se ka shitur Oracion, e gjithė familja ka mbetur vetėm me rrogėn e saj. "Tani kemi mbetur gjashtė veta", tregon nėna. "Njė tjetėr djalė i imi, 14 vjeē ka shkuar nė Itali i fshehur nė njė kamion. Herėn e fundit kam folur me tė 2 muaj mė parė. Mė tregoi se ishte mirė dhe se ndodhej nė njė kolegj nė Altamura. Tani ėshtė zhdukur dhe nuk kam marė vesh asgjė pėr tė. Jam e shqetėsuar, por tashmė ai ėshtė i rritur dhe i del zot vetes".
    Nėna nuk ka asnjė dyshim. "Nė rast se Oracio mund tė jetojė pėrsėri nė atė shtėpi nė Katanzaro, unė preferoj qė tė mos kthehet kėtu tek unė sepse nė Itali mund tė jetė mė i lumtur. Por nė rast se kanė ndėrmend ta mbyllin nė ndonjė brefotrof, atėherė le tė ma kthejnė mua, sepse do tė kujdesem edhe pėr atė".
    Gruaja mohon tė ketė shitur djalin e saj. Ajo kėmbėngul qė ka qenė i shoqi ai qė e ka bindur t'ia besojnė djalin ēiftit italian qė i ka njohur nėpėrmjet njė shqiptari. Edhe ndėrmjetėsi tashmė ndodhet nė burg nė Durrės. Babait tė fėmijės, Kujtim Bonjaku i kanė premtuar para dhe njė punė nė Itali, por asnjė nga kėto premtime nuk i ėshtė realizuar kurrė. Pas kėmbėnguljes sė Kujtimit nė fund e shoqja ėshtė bindur.
    Italiani Boreli, babai adoptiv i Oracios, ka ardhur tė paktėn 5 herė nė Durrės duke takuar Mirėn. "Dy vjet pasi mė mori fėmijėn mė dhuroi edhe televizorin, mė pas edhe celularin qė tė dėgjoja zėrin e djalit tim. Por gjithnjė para se tė ikte na ka lėnė ndonjė lek". Vitin e kaluar dhe nė shkurt tė kėtij viti italiani ka tentuar t'i nxjerrė vizė Mirės nė ambasadė pėr ta dėrguar nė Itali. Si provė pėr kėtė ajo tregon edhe pasaportėn ku rezulton se nė tė tre rastet viza i ėshtė mohuar. Pas pak javėsh nėna e Oracios do tė lindė fėmijėn e tetė. "Do tė jetė vajzė dhe do ta quaj Fabiola", tregon pa e fshehur kėnaqėsinė Mira. Madje nė fund shton: nė rast se gjen dy njerėz tė mirė qė duan ta marrin vajzėn jam gati ta "dhuroj" edhe atė. ANSA





    "Mjeku grek i trafikut re femijve"




    Roland Beqiraj
    Karolina Risto

    KORĒE

    Donika Ajdini, njė nga dėshmitaret kryesore tė procesit ndaj trafikut tė bebeve, ka bėrė tė ditur dy ditė mė parė jo vetėm emrin, por edhe origjinėn e mjekut grek Fotis Andropulos, i cili i detyronte ato tė lindin me operacion. Nė njė prononcim pėr "Gazetėn", nė pritje tė deklarimeve tė saj pėr tė dėshmuar pėrpara togave tė zeza, ajo bėri tė ditur jo vetėm vuajtjet e saj nė klinikėn greke tė Janicasė, por edhe pėr njohjen e saj me doktorin Fotis Andropulos. Sipas Donika Ajdinit, mjeku grek e dinte disi gjuhėn shqipe dhe komunikonte sa herė qė duhej me tė, zakonisht kur i kėrkonte Ajdinit tė kujdesej pėr shtatzėninė dhe pėr ushqimin. "Ai mė tregoi, vazhdon rrėfimin e saj Ajdini, se Foti ishte bir i njė familjeje greke minoritare nga Dropulli dhe familja e tij nė kohėn e komunizmit ishte arratisur nė Greqi".

    Pėr kohėn qė ju qėndruat nė klinikė, si komunikonit me mjekun grek Andropulos?
    Foti e fliste shqipen, ndonėse jo shumė mire, por komunikonte lirshėm me mua dhe me Floreshėn, qė ėshė e arrestuar, por qė pėr gati dhjetė ditė qėndroi sė bashku me mua nė dhomė derisa e lindi fėmijėn.

    E pyetėt doktorin se ku e kishte mėsuar gjuhėn shqipe?
    Ai tha vetė se ishte me origjinė nga Dropulli, madje nė fshatin e origjinės ka edhe kushėrinjtė e vet. Familja e Fotit ishte arratisur nga Shqipėria dhe ai ishte rritur nė Greqi.

    Sillej mirė me ju?
    Fillimisht po; kur isha gjatė shtatėzėnisė, ai vinte shpesh nė dhomė dhe mė pyeste nėse unė kisha ndonjė shqetėsim. Nė se ke shqetėsime, mė thoshte, duhet tė lajmėrosh menjėherė. Madje kujdesej edhe pėr ushqimin tim, mė sillte tė gjitha tė mirat. Kurse ditėn qė unė duhej tė lindja sjellja e tij ndryshoi krejtėsisht.

    Si filloi tė sillej?
    Mėngjesin e 13 majit ai erdhi nė dhomė dhe i shoqėruar nga njė mjek tjetėr mė tha se duhej tė bėhesha gati pėr operacion. Unė i thashė se nuk doja tė lindja fėmijėn me operacion, pasi nuk ndjeja asnjė lloj shqetėsimi. Atėherė ai thirri mjekėt e tjerė dhe mė morėn me forcė. Kur mė shpunė nė sallėn e operacionit mbaj mend qė mė bėnė njė injeksion nė shtyllėn kurrizore. Ishte ora 10 e paradites dhe u pėrmenda nė orėn 10 tė njė dite mė pas. Kur kėrkova fėmijėn me thanė se mė kishte vdekur. Kėshtu qė nuk e pashė mė.

    A u paguat pėr kėtė fėmijė qė e lindėt me porosi?
    Nazmi Kreka mė dha vetėm njė milion lekė tė vjetra. Me ato para shleva tė gjitha borxhet. Tani jetoj nė shtėpinė e vėllezėrve mes varfėrisė sė madhe, vetėm me asistencėn e bashkisė.


    Dėshmitarja nga Saranda: Do flas pėr trafikun

    KORĒE - Sė bashku me Donika Ajdinin ishte thirrur pėr tė dhėnė dėshminė e saj para gjykatės edhe dėshmitarja tjetėr e akuzės. Violeta Koraqi, nga Saranda, por banuese nė Korēė, ka rrėfyer pėr "Gazetėn" se ajo do tė tregojė gjithēka qė ajo di pėr Nazmi Krekėn dhe Floresha Hoxhėn. Do tė tregojė pėrpara togave tė zeza tė gjitha hollėsitė se si ishte njohur ish-bashkėshorti i saj me trafikantin e bebeve dhe se si fėmija i saj vdiq nė maternitetin e Korēės. Ndėrkohė, kujtojmė se qė nė arrestimet e para tė kėtij trafiku, hetimet pėrfshinė edhe Shtėpinė e lindjes nė Korēė. Lidhur me dėshminė e saj ajo tregon: "Nazmi Kreka ishte njohur me ish-burrin tim Thanasin, dhe ia kishte mbushur mendjen qė tė bėnte me mua njė fėmijė pėr llogari tė tyre, kundrejt njė milion lekėve".

    ---------------------

    Ja zgjidhjet origjinale te problemeve qe ben Qeveria Nano Meta.


    He me te lumte o Nano se ti ja di kti mileti..

  6. #6
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Nano krahason papunėsinė me 1998

    Nano krahason papunėsinė me 1998

    Kryeministri Fatos Nano nė njė takim elektoral nė Leskovik ka thėnė se Partia Socialiste ka ulur papunėsinė nė qytetin e Leskovikut qė prej 1998-ės, me 2,8%. Si pasojė e reformave tona transformuese, nė bashkinė tuaj papunėsia ėshtė 2.8% mė e ulėt se nė vitin '98, deklaroi kryeministri.

    Nano nė njė fjalim tė shkurtėr mbajtur para qytetarėve tė Leskovikut, ka kėrkuar qė ata tė votojnė pėr Partinė Socialiste, pasi ajo po rrit mirėqenien e ēdo familjeje dhe individi. Edhe nė kėtė takim ai ka pėrsėritur sėrish kėrkesėn, pėr tė mos votuar pėr Berishėn, qė sipas tij shkatėrroi Shqipėrinė. Ai ka thėnė se mendon pėr ditė pėr hallet e qytetarėve tė Leskovikut. "Ndihem disi borxhli ndaj qytetit tuaj qė nuk e kam vizituar shumė shpesh, por vėmendja dhe pėrkujdesja e maxhorancės dhe imja personale nuk ka munguar asnjėherė pėr qytetarėt evropianė tė Leskovikut", ka thėnė Nano. Ai ka vazhduar tė pėrdorė retorikėn e pėrhershme politike tė "socialistėve progresistė". Sipas Nanos Shqipėria europiane nuk ėshtė njė dėshirė e shqiptarėve, por njė realitet qė nė qeverisjen socialiste ėshtė arritur. Mė pas nė kėtė takim ka marrė fjalėn edhe kandidati socialist pėr kryetar bashkie nė Leskovik, i cili ka parashtruar edhe platformėn e tij elektorale. Kryetari i Partisė Socialiste dhe kryeministėr i vendit ka zhvilluar dje njė takim elektoral nė Ersekė. Nano nė kėtė takim ka vijuar tė flasė pėr Shqipėrinė dhe Ersekėn europiane. Ai ka thėnė se gjatė qeverisjes socialiste biznesi i Ersekės ėshtė konsoliduar dhe mund tė krahasohet me atė europian. "Eshtė kėnaqėsi tė takosh njerėz tė punės dhe tė sipėrmarrjes si ju qė pėrballuan me sukses tė gjitha sfidat e tranzicionit dhe tani i kanė hedhur sytė dhe angazhimin nga ndėrtimi i realiteteve sipas standardeve tė Evropės sė Bashkuar," ka thėnė Nano. Sipas Nanos Shqipėria nėn qeverisjen socialiste po kalon njė periudhė tė begatė. Sipas tij Shqipėria ėshtė vendi qė qėndron plot dinjitet pėrballė kombeve mė tė qytetėruara tė botės. "Eshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė takosh nipėrit dhe stėrnipėrit e martirėve tė shkollave dhe gjuhės shqipe, e cila sot, falė dimensioneve qė ne i dhamė Shqipėrisė sonė tė dashur, qėndron plot nur e dinjitet pranė gjuhėve dhe kombeve mė tė qytetėruara tė Evropės," ka shtuar Nano. Vetėm disa ditė mė parė drejtuesja e Task Force, publikoi njė raport nė Vjenė pėr trafikun e qenieve njerėzore dhe Shqipėria zinte vendin e parė nė Ballkan me njė diferencė tė madhe nė pėrqindje me vendet e tjera qė e ndiqnin.

    Hemm
    Mbasi nga Shqiperia u larguan me shume se 1 milione shqipetare, tashme nuk besoj se do te jete shume e veshtire te propagandohet renia e inflacionit te papunesise.
    Kaq shume popull ishim valle, sa te na jepnin rrugen e mergimit, qeveritaret e sotshem?
    Tani shohim nepermjet ekranit te internetit, se si ata qe na perzune per ne dhe te huaj, vazhdojne te tallen me popullin por edhe me ne mergimtaret ne dhe te huaj.
    Fushate te ndershme duket se beka kryeministri shqipetar Fatos Nano, me rastin e zgjedhjeve lokale.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Zgjedhjet Vendore 2004

    Nė shtypin e kėtyre ditėve shumė fshatra dhe komunitete shqiptare deklaruan se do tė bojkotojnė zgjedhjet. Kjo ėshtė njė nga vendimet mė tė dėmshme pėr vet ta sė pari por edhe pėr gjithė Shqipėrinė. Nuk zgjidhen problemet me bojkotime nėn njė, dhe poashtu ata duhet pasur parasysh se edhe nėse bojkotojnė ata prapė janė tė detyruar tė paguajnė taksat e tyre me tė cilėt dikush do tė manaxhoi edhe pa votėn e tyre. Prandaj ėshtė nė interes tė tyre sė pari qė tė votojnė pėr alternativėn mė tė mirė pėr ta nė ēdo qytet, sepse vetėm kėshtu do tė jenė nė gjendje tė zgjidhin problemet e tyre.
    Unė do tiu kisha sugjeruar qė tė votohen ata kandidat qė kanė projekte mė shumė pėr qytetet e tyre edhe poqese nuk ėshtė e sigurtė realizimi i gjithė atyre projekteve pėr mungesa fondesh apo arsye tjera, ėshtė mė mirė tė jenė projektet, se kur janė projektet gati pastaj edhe fondet ėshtė mė lehtė tė gjinden dhe nė tė njėjtėn mėnyrė nxit kandidatėt dhe ekipet e tyre pėr mė shumė punė pėr tė fituar votat, qė ėshtė nė interes tė tė gjithė qytetarėve dhe gjithė kombit.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384

    Bilishti Korces ruan traditen shekullore: Berisha sfidohet

    E Hene, 06 Tetor 2003


    BERISHA SFIDOHET ME FLAMUJ TE KUQ

    Populli i Bilishtit nuk eshte nje dem spanjoll qe provokohe prej nje toreadori me te kuqe.

    Me keto fjale iu drejtua elektoratit te Devollit, Berisha gjate takimit te djeshem. Ne fakt, mitingu i mbylljes se fushates elektorale ne qytetin e Bilishtit ku Berisha prezantoi dhe mbeshteti edhe nje here kandidatin e PD-se per kryetar bashkie Valter Miza, rrezikoi te kthehej ne nje incident te rrezikshem. Por vete kreu i kesaj partie ariti te qetesonte gjithcka me durimin dhe mesazhin e tij. Berisha ishte gati ne fund te fjalimit te vet kur nje qytetare e Bilishtit, e cila me sa dukej ishte nje perkrahese e Partise Socialiste u shfaq me rroba te kuqe dhe flamuj te kuq duke terhequr vemendjen e gjithe turmes. Kjo gje ishte aq befasuese saqe edhe vete Berisha nuk mundi te vazhdonte fjalimin e tij sepse turma u kthye nga gruaja sfidante me rroba te kuqe dhe ishte ne prag te shperthimit te zemerimit dhe humbjes se kontrollit. Por kreu i PD-se me disa levizje dore dhe shenja kuptimplote nuk i la perkrahesit e tij te binin pre e ketij provokimi dhe te degjeneronte takimi elektoral. "Mos ia tund demit shamine e kuqe!" iu drejtua Berisha kesaj gruaje e cila tentoi rrezikimin e takimit elektoral. Menjehere pas ketyre fjaleve, lideri i opozites eshte larguar nga qyteti i Bilishtit. Ne takimin e radhes ne qytetin e Korces, ai vazhdoi akuzat e tij ndaj kandidateve te Partise Socialiste per kryetare bashkie. Nderkaq, ai e cilesoi rivalin e tij kryesor politik, kryeministrin Nano si nje padrino qe i ka nxire faqen Shqiperise. Sipas Berishes, qeveria e drejtuar nga Nano ne daten 1 nentor do rrise 10 perqind faturat e energjise elektrike duke i marre keshtu me doren tjeter shqiptareve ato qe i dha me rritjen 5 perqind te pensioneve. Edhe ne qytetin e Korces ku ai zhvilloi per here te trete dhe te fundit takimin elektoral ne mbeshtetje te kandidatit Robert Damo.

    G.Ashimi

    Burimi: "Koha Jone"

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Pėr kė duhet votuar

    marre nga Shekulli

    EDUARD YPI

    “Ju aty poshtė keni vetėm njė mundėsi, tė punoni pa u ankuar derisa tė vdisni nė punė, pasi pėrpara jush kėtė kanė bėrė gjyshėrit e baballarėt tuaj dhe pas jush kėtė do tė bėjnė fėmijėt e nipėrit tuaj e kėshtu me radhė..”. Ishte tmerrėsisht e shkurtėr dhe e vrazhdė fjala e ish-kryetarit tė Degės punėve tė brendshme nė Mirditė pėrpara tė burgosurve politike tė Spaēit nė vitin 1981, nė vitin tim tė parė tė burgut. Nuk besoj qė ky njeri tė kishte lexuar apo dėgjuar ndonjė gjė pėr Ferrin e Dantes, ku hyrja kushtėzohej me lėnien jashtė tė shpresave njerėzore, por pėrmbajtja e ashpėr dhe e thatė kishte njė tingėllim tė vėrtetė qė nuk tė linte asnjė mėdyshje, nė atė moment e kuptova se kisha hyrė nė “Ferr”. Profecia makabėr e kėtij ish-i mė ka mbetur nė mend dhe mė ka shoqėruar gjatė gjithė kėtyre 20 e kusur vjetėve. A kishte tė drejtė ish-kryetari?!
    Per t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, si dhe shumė tė tjerave qė do tė rreshtonim mė poshtė, duhet mė parė tė bėjmė njė analizė tė shkurtėr dhe modeste tė ngjarjeve dhe personazheve kryesore tė kėtyre 13 viteve tė fundit, qė janė dhe vitet kur tė krijohet pėrshtypja se profecia doli e rreme. Do tė ishte mire t’iu hidhnim njė sy problemeve se si u veprua me ata qė dolėn nga burgjet dhe vendet e internimeve, kush ishin ata dhe kush ishin tė tjerėt qė morėn pėrsipėr t’i udhėhiqnin. Ē’u bė me protagonizmin e disidencės sė vjetėr dhe pėrse kėta tė fundit iu nėnshtruan pa kushte ish-komunistėve qė me regjimin i ndante ndoshta vetėm niveli dhe siguria e posteve tė tyre. Kush ishin studentėt dhe pėrse pragmatistėt e rinj politikė e mbėshtetėn gjenezėn dhe teorinė e ekzistencės sė tyre pikėrisht tek levizja e studentėve? Pėrse u anashkaluan ata tė cilėt gjithė jetėn e tyre, duke pėrfshirė edhe moshėn studentore, e kishin kaluar jo vetėm duke pritur, por edhe duke luftuar? Pėrse kurrė ndonjėherė edhe nė ato raste tė pakta kur pėrmėndeshin, disidentėt e vjetėr thirreshin me njė emėr tė ēuditshėm plot pluhur dhe jo pa njė shtresė pėrēmimi dhe bezdije “ish-tė pėrndjekur“ dhe pėrse kėta tė fundit, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, tė gjithė sot janė tmerrėsisht tė varfėr, pothuaj nė kufijtė e ekzistencės? Pėrse asnjėherė nė tė tilla raste nuk u vunė nė dukje meritat dhe lufta dhėmb pėr dhėmb me diktaturėn, por gjithmonė u shpejtua tė pėrmėndeshin pasojat qė vijnė nga njė jetė me vuajtje dhe privacione? Pėrse gjithmonė, kryesisht nga demokratėt e rinj tė PD flitej pėr spiunė dhe pėr personalitete tė shkatėrruara dhe asnjėherė nuk u fol pėr kapacitete intelektuale? Pėrse nė krye tė shtetit demokratik u ngjit njė ish-sekretar partie i zakonshėm i PP? Kush e pėrfaqėson sot disidencėn e vjetėr dhe tė vėrtetė? A kanė pėr kė votojnė kėta njerėz? Pėrse nė PD besojnė qė populli shqiptar nė mos i kuq, ėshtė ngjyrė rozė ? Pėrse PD nė krye tė saj ka vetėm ish-komunistė? Pėrse pranojne tė bėjnė tė rėndėsishmin nė PD pjesėtarė tė vetmuar tė kėsaj disidence ndėrkohė qė e dinė mirė qė janė thjesht dekor dhe askush nuk i pėrfill? Pėrse humb gjithmonė PD? Pėrse PD nė raste zgjedhjesh bėn pazar mandatesh ? Pėrse deputetėt e PD votojnė pro prokurorėve tė Enverit nė Parlament? Pėrse qindra, mos them mijėra, demokratė tė vėrtetė sillen vėrdallė si Xombi nėpėr Shqipėri duke folur me vete, tė varfėr dhe tė zhgėnjyer pa ditur se pėrse ndodhen krejt tė mėnjanuar dhe tė braktisur ? Pėrse ka kaq shumė persona tė ish-nomenklaturės apo pinjollė tė saj pėrqark kryetarit tė PD? Pėrse hidhet baltė mbi kėdo qė prek tabunė e kryetarit, pėrse bėhen pazare me pushtetin dhe postet nė opozitė? Pėrse urrehen ish-tė burgosurit e ndėrgjegjes? Pėrse i fryhet ndarjes krahinore nė PD? Pėrse zėvendėsohet antikomunizmi me urrejtjen veri - jug dhe myslimanė - tė krishterė? Pėrse Sali Berisha iu fal Himarėn grekėve? Pėrse PD nuk proteston pėr vrasjet e shqiptarėve nė Greqi ? Etj.etj.
    Tė vjen turp tė mendosh se si qindra dhe mijėra vetė tė elektoratit josocialist ēdo prag zgjedhjesh i gėnjen mendja dhe mendojnė se pėr hir tė unitetit tė paqenė nuk duhet tė flasin pėr humbjen e radhės dhe cikli i gėnjeshtėrt vazhdon me fjalėt e dala boje; ja, do votojmė edhe kėsaj radhe “Blu”. Por bluja nė fakt ka kohė qė ėshtė kthyer nė njė tė kuqe tė shpėlarė. Klika qė ka zaptuar krahun qė na e lanė trashėgim prindėrit tanė, krahun e demokracisė perėndimore dhe tė patriotizmit duhet dėnuar me votė pa pasur frikėn se me kėtė u shėrbehet socialistėve.
    Eshtė e vėrtetė se njerėzit e kanė vėshtirė tė zgjedhin sot pėrpara kutive tė votimit, pasi dikush kujdeset qė mė parė qė t’iu mungojė alternativa dhe kėtu qėndron problemi. Tė detyrohemi tė votojmė nė kundėrshtim me idealet dhe aspiratat e pritjes sė gjatė vetėm e vetėm qė njė humbje me “dinjitet”do t’i siguronte qėndrimin e mėtejshėm nė kurrizin e popullit josocialist Sali Berishės, ėshtė gabim mė i madh sesa tė votosh pėr njė parti tjetėr brenda sė djathtės. Ka vite dhe shumė zgjedhje qė PD humb dhe konteston, ka shumė vite qė socialistėt ushtrojnė pushtet tė sigurt nė kulmin e pasigurisė sė tyre, duke e ditur mirė qė sa kohė opozita nuk ėshtė opozitė ata “Lėkunden, por nuk mbyten”. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo, sa mjafton tė shikosh ndarjen nė kampin e socialistėve pėr tė kuptuar se opozita e operative tashmė nuk ėshtė PD, por grupimi tjetėr nė gjirin e socialistėve qė pėrpiqet tė marrė pushtetin pėrmes metodave opozitare nga grupimi nė pushtet. Ndėrsa vazhdon avazi, njė avaz feudal, mediokėr dhe tmerrėsisht banal, shqiptarėt pėrditė e mė shumė humbin krenarinė dhe identitetin e tyre, humbin shpresėn pėr tė ardhmen dhe varfėrohen e varfėrohen ndėrsa kontrasti social me zanafillė nga diktatura vazhdon e thellohet. Zaptuesit e PD nuk kanė rrenjė, nuk kanė histori demokratike, nė pėrgjithėsi ata janė prototipat e shėrbyesve tė pėrjetshėm tė pushtetit dhe tė ēdo zotėrie. Ata pa mė tė voglin dyshim janė nga ai lloj njerėzish qė qanė me dėnese kur vdiq Enver Hoxha. Me ta na ndan njė det i tėrė. E gėnjen mendja ēdo shqiptar qė mendon pas kaq vjetėsh zhgėnjimi se PD dhe Sali Berisha janė zgjidhja pėr problemet e sotme tė rėnda tė qeverisjes pa opozitė.
    “Nga na doli ky, xhanėm?”, do tė pyeste ēdo shqiptar me shpirt dhe zemėr demokrat. Duket se gjithė jetėn tė gjithė shqiptarėt tė etur pėr demokraci paskan pritur sekretarin e partisė t’i mbajė peng dhe t’i mesojė se ē’duhet tė bėjnė pėr tė qenė demokratė. Edhe nė Burrel, Spaē a kudo tjetėr nė burgjet dhe vendet e internimit duket se paskan ėndėrruar dhe pritur “mesine” qė do t’u vinte nga ana e djajve. Nga ana tjetėr, Sali Berishėn ka vetėm njė mundesi pėr ta larguar: ėshtė vota kundėr socialistėve dhe kundėr tij. PD-ja, partia e ėndrrave tė shqiptarėve, pėrfaqėsuesja natyrale e tė gjithė antikomunistėve dhe progresistėve pro perėndimorė, me potenciale njerėzore tė shkėlqyera ka rastin tė largojė pėrfundimisht nga ekzekutivi politik Sali Berishėn, qė ėshtė padyshim shkaktari kryesor pėr pėrēarjen dhe humbjen e sė djathtės. Nė tė kundėrt, pėr fat tė keq, tė majtėt e kuq do tė qėndrojnė aq gjatė nė pushtet, sa nė fund nuk do t’u dallohet boja .
    Pėr sa kohė do tė vazhdojė kjo gjendje, unė dhe ata si unė do tė votojnė kundėr Sali Berishės, sekretarit tė PP qė ka bllokuar rrugėn e demokracisė dhe tė pėrparimit, nė favor tė cilėsdo parti mjaft qė ajo tė mos jetė e prejardhur nga PP, duke e vėnė totalisht jetėn qė na e fal Zoti nė shėrbim tė bashkimit dhe fitores tė krahut tė djathtė, qė profecia e ish-kryetarit tė degės tė mos vėrtetohet si deri mė sot…

    Ish-ministėr i PD

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nuk e njoh kete Eduardin nr dy te larguar nga PDja. Prandaj nuk e di nese shkrimi i tij rrjedh nga zemra apo eshte ne funksion te dikujt ose te dickaje. Vetem se keto fjale kur i lexon te kumbojne ne vesh dhe te bejne te shash me plote gojen eliten e qelbur qe ndodhet sot ne PD dhe qe po e mban peng Shqiperine dhe bashke me te edhe progresin.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  4. Sondazh mbi zgjedhjet vendore nė Shqipėri
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 13:46
  5. OSBE: 12 tetori, nje shans i humbur
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •