Faleminderit të gjithëve.
Siç u thashë, unë vetë nuk kam mundësi të hap një nënforum tjetër por do ta kërkoj këtë nga Administratorët.
Albo, Redi, Fiori
Bëjuni dhe ju ndonjë mesazh nqs mendoni se duhet një forum i tillë. Me sa kam parë, ka shumë pak tema në lidhje me rrjetet (network) prandaj nqs do hapet një nënforum keni detyrë që të hidhni materiale, guida, leksione për ta pasuruar.
Gjithashtu kush ka kohë dhe mundësi të hedhë ndonjë guidë në lidhje me informatikën. Mund të përktheni guida nga anglishtja ose librat ose mund të shkruani nga vetë eksperienca juaj. Vetëm kërkoj që të jetë sa më e qartë, të ketë foto etj që edhe një person që nuk merr vesh fare nga kompjuteri të mësojë diçka.
Ja disa tema që mendoj se do hyjnë në punë.
Si të hedh një foto në kompjuter......që nga skenimi e deri tek formati i rruajtjes.
Si të instalojmë windows......të gjitha shkallët një për një që nga bootdisk e deri tek freskimi (windows update).
Si të rregjistrojmë muzikë në kompjuter.....që nga lidhja e aparateve dhe deri tek pastrimi dhe kompresimi në MP3, RM etj.
Si të ndërtojmë një rrjet lokal në shtëpi.....(local area network)....që nga aparatet e nevojshme, kabllot, e deri tek konfigurimi i windows, printerit, etj.
Si të instaloj një hard drive të ri?
Cili është ndryshimi midis BMP, JPG, PNG, GIF, TIF, PHOTOSHOP etj?
Mënyra me e lehtë do ishte të gjenit një guidë në anglisht dhe ta përkthenit sa më mirë në shqip. Kjo u kursen kohë se mund të përdorni të njëjtat fotografi, shëmbuj etj.
Guida mund të shkruhet në forum ose mund ta shkruani në HTML, Word ose PDF dhe ta bashkëngjitni në një ZIP. Unë do mundohem të shkruaj ndonjë vetë sapo të gjej pak kohë. Nqs keni nevojë për foto (screenshots), skica, diagrame, etj që ti përdorni si shëmbuj më dërgoni një mesazh dhe do mundohem tu ndihmoj.
Krijoni Kontakt