Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Moderatorët e informatikës

    Që prej 5 Qershorit, 2008 nuk jam më moderator i forumit.


    Përshëndetje të gjithë shqiptarëve që frekuentojnë këtë forum.

    Kam kohë që e kam ndjekur forumin e informatikës dhe mendoj se është vërtet një nga pjesët më të mira të Forumit Shqiptar.
    Pas një pune madhështore të ILovePeja dhe BenSeven11 forumi ka kohë që nuk moderohet dhe temat e shumta po e vështirësojnë dita ditës përdorimin si nga anëtarët që kanë nevojë ashtu dhe nga ekspertët që janë të gatshëm të ndajnë njohuritë e tyre. Kjo ishte arsyeja që mendova të bëhesha moderator dhe të ndihmoj me aq sa kam mundësi për të bërë këtë forum sa më të përshtatshëm për të gjithë ata qe janë të interesuar në fushën e informatikës.

    Ja disa nga problemet që do mundohem të rregulloj.

    - Temat nuk janë postuar në seksionin e caktuar.
    Forumi përmban 6 seksione dhe temat duhet të hidhen në seksionin e tyre. Ju lutem vizitorëve që të lexojnë përshkrimin e çdo seksioni dhe të postojnë temën e tyre në seksionin më të përshtatshëm.

    - Titujt janë jashtë teme
    Tituj si "Një pyetje" ose "Ndihmë" janë shumë të thjeshtë dhe nuk tregojnë asgjë për përmbajtjen e temës. Titulli duhet të jetë i shkurtër por të përmbajë fjalë kyçe që e veçojnë tëmen tuaj nga një temë tjetër.

    Ja disa mënyra për të zgjedhur titujt.

    Nqs kompjuteri ju jep një mesazh gabimi mund të shkruani programin që po përdorni dhe përmbajtjen e gabimit.
    psh: Visual Studio - Error 4596
    Visual Studio - Could not instantiate class
    MS Access - Recordset cannot be updated
    Windows 95 - Cannot delete file
    Operator System missing

    Nqs doni të mësoni më shumë për një program mund të përdorni forumin "Si të..." ose "Pyetje për ekspertët".
    psh: Si të kthej kasetat në CD
    Si të pastroj fotot në Photoshop
    Si të përdor FTP

    Për forumin "Programuesit Shqiptarë" mund të postoni emrin e gjuhës që po përdorni dhe pastaj temën.
    psh: C++ Listat Zinxhir
    C++ Bubble Sort
    Ndryshimet midis JAVA dhe C++
    HTML - style sheets
    PHP - XML

    Për forumin e Hacking/Cracking/Viruse mund të shkruani emrin e virusit, emrin e programit, metodën që po ndiqni, sistemin operativ.
    psh: Access - Fjalëkalimet për VBA
    Unix - chmod File permissions
    Zip - Kam harruar fjalëkalimin
    Symantec - trojan bo2k
    Apache - skedarët htacces
    Krimi elektronik


    Gjuha
    Siç e kini vënë re pothuajse të gjithë programet që përdorim janë në Anglisht. Gjithashtu edhe librat dhe materialet e shumta në internet janë në gjuhë të huaj. Shumë prej nesh kanë studjuar jashtë atdheut dhe të gjitha njohuritë e mësuara i kemi në gjuhë të huaj. Pra është më e lehtë që të përdorim një gjuhë të huaj për tu shprehur por nuk duhet të harrojmë që jemi Shqiptarë dhe po marrim pjesë në Forumin Shqiptar. Për këtë arsye u lutem të gjithë vizitorëve që të mundohen sa më shumë për të përdorur gjuhën shqipe. Ata që kanë patur mundësinë të shkollohen në gjuhën e nënës janë të lutur të shkruajnë sa më shumë materiale për të gjithë ne që kemi mangësi. Si rregull jemi të detyruar të përdorim terma në gjuhë të huaj por diskutimi duhet të jetë kryesisht në Shqip.

    Gjithashtu i ftoj vizitorët që të përdorin shkronjat ë, Ë, ç, Ç kur të kenë mundësi. Kuptohet që në kompjuterat e punës apo të shkollës nuk kemi mundësi por mundohuni të modifikoni kompjuterat personal që të përdorni alfabetin e plotë Shqip.

    Unë personalisht e kam modifikuar windows që të përdor shkronjat më lart duke shtypur
    alt + e = ë
    alt + shift + e = Ë
    alt + c = ç
    alt + shift + c = Ç
    Duhet pak kohë për ti mësuar gishtat por është mënyra më e lehtë. Për të bërë të njëjtin ndryshim lexoni përgjigjen time tek tema në forumin e gjuhës.
    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=14473

    Gjithashtu mundohuni që të shpreheni sa më qartë kur hapni një temë të re. Kjo ndihmon të gjithë anëtarët e tjerë që të kuptojnë problemin që keni dhe tu përgjigjen sa më saktë.

    ---------------------------------------------------------------------

    Duke filluar që sot do mundohem të ndaj të gjitha temat në seksionin përkatës. Gjithashtu do ndryshoj disa tituj që ti përmbahen temës. Asnjë temë nuk do fshihet pa ju lajmëruar.

    U premtoj që do bëj aq sa mundem për të mirëmbjatur këtë pjesë të forumit. Duhet të kini parasysh se dhe unë punoj dhe merrem me faqen e muzikës, prandaj nuk kam shumë kohë. Në fakt, zgjodha të bëhesha moderator vetëm sepse mungonte një i tillë. Prandaj kush ka më shumë kohë të lirë është i lutur të ndihmojë për të mirëmbajtur forumin.

    Mund të më kontaktoni me mesazhet private këtu në forum ose me email tek edspace@comcast.net

    Ja pak informacion reth meje (azhurnuar në Shtator, 2007)
    Emri i plotë është Eduard por mund të më thërrisni Edi. Kam lindur në 1983. Që prej 1997 jetoj në Filadelfia, Amerikë. Si shumë shqiptarë të tjerë më ka tërhequr shumë kompjuteri dhe që prej 1997-ës jam munduar të mësoj sa më shumë rreth tyre. Në vitin 2006 mbarova universitetin (5 vjet) për degën e informatikës dhe jam futur në punë si programues. Përveç forumit të informatikës, në kohën e lirë mirëmbaj edhe faqen e muzikës në Albasoul.

    Ja disa nga njohuritë kryesore:
    Programim: Java, C/C++, PHP, VBA, Javascript, HTML
    Grafiqe: Photoshop, Illustrator, ImageReady, Fireworks, pak Flash, pak 3D
    Sistemet operative: Windows 95 - XP, Mac për grafiqe, pak Unix, shumë pak Linux.
    Audio: CoolEdit, Sound Forge, Real/Helix producer


    Gjithë të mirat!
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 05-06-2008 më 22:45
    Edi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Urime edspace,
    jam nje nga pjesemarresit e forumit te informatikes, dhe mendoj se diskutimi ne kete forum ka vlera. per kete arsye ke mbeshtetjen time ne punen qe ke ndermarre, dhe shpresoj qe diskutimet te shkojne sic duhet, dmth temat sipas nenforumeve qe duhet, dhe te mos te hapen shume telashe. Pra le ta ndihmojme njeri tjetrin me sa mundemi per gjerat qe na interesojne te dime, dhe ofroj gjithe eksperiencen time per te ndihmuar ketu...
    Kam me shume eksperience me programet per imaging dhe media, mbase ke pare edhe ca pune te miat me animations te faqja ime e maskave ne Albumin Fotografik. Po ashtu kam edhe pak eksperience me web design.

    p.s. edhe kete masken qe kam tani ne forum e kam bere vete, si te duket?
    Ndryshuar për herë të fundit nga MtrX : 05-10-2003 më 19:05
    MtrX ubicumque felix

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Gëzohem nga përgjigja MtrX.
    Pikërisht këtë kisha ndërmënd kur kërkova të bëhesha moderator. Është forumi i të gjithëve dhe të gjithë kemi një detyrim ndaj mirëmbajtjes së tij.
    Jam i sigurtë që dhe ti do bësh pjesën tënde siç ke bërë më parë.
    Edi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gepardi
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    169
    Urime per moderatorin edspace. Respektet e mia dhe pune te mbare!

  5. #5
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Urime per moderatorin e ri edspace (Edi) Te falenderoj per kontributin qe po jep,sepse mendoj qe te gjithe kemi nevoje per ndihmen tende.Gezohem kur shoh te rijte qe mundohen te kontribojne per shoqerine shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pekomeri : 06-10-2003 më 18:49

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Faleminderit të gjithëve!

    8 Tetor, 2003
    ------------------
    Siç e shihni të gjitha temat i ndava nëpër seksionet e tyre.
    Disa prej tyre kërkojnë një seksion të veçantë por mua nuk më
    lejohet që të ndërtoj një seksion tjetër.

    Gjithashtu bashkova disa tema dhe fshiva një ose dy tema që ishin thjesht njoftime për faqe interneti që mungonin (Gabimi 404).

    Të gjithë vizitorët që postojnë tema të reja duhet të kërkojnë temat që janë tani se mbase ajo temë është hapur më parë dhe pastaj të hapin një temë të re.

    Për të kërkuar temat e forumit të informatikës zgjidhni butonin "Kërko" nga menuja kryesore dhe pastaj shkruani fjalët që kërkoni dhe nga lista e forumeve zgjidhni "Informatikë dhe Internet".

    Nqs nuk jeni të sigurtë se çfarë kategorie i përket tema mund ta postoni tek Informatikë dhe Internet dhe unë do mundohem të gjej vëndin sa më të përshtatshëm në bazë të diskutimit.
    Edi

  7. #7
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    edspace
    meqe je moderator nuk do beje keq sikur te hapje dhe nje nenforum mbi NETWORKIN
    urime per postin

    shendet e para


  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Urime edspace, dhe pune te mbare ^_^
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #9

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    urime edspace per postin e moderatorit
    po ku na i hudhe temat mor lal lol

  10. #10
    HiGhEqUiPeD Maska e Akulli
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Prague, Czech Republic
    Postime
    178
    Pershedetje edspace.
    Me behet qejfi qe u bere moderator.
    Me kete veprim forumishqiptar dhe kryesisht ndarja e informatikes me ne fund ka nji moderator sic i duhej.
    Te uroj suksese dhe pune te mbare.

    Pershedetje,
    Oni
    p.s. Edhe une mbeshtes mendimin e nje parafolesi mbi shtimin e nji teme mbi networkun dhe server stuff.
    Mund te fusesh aty si Win, unix/linux gjithashtu dhe Novell.
    Do jete me interes.
    cheers

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •