Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    T'i ngritet një lapidar në Prishtinë, kolonel Ahmet Krasniqit

    T'i ngritet një lapidar në Prishtinë, kolonel Ahmet Krasniqit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Cyrih, 17 qershor 2002 - Agim Mehmeti, ish-zëvëndësministër i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, në një letër dërguar institucioneve më të larta të Kosovës, propozon që të "inicohet, debatohet dhe aprovohet në formë institucionale rivarrimi në Kosovë i të ndjerit, kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës me rastin e katërvjetorit të vrasjes së tij".

    Poashtu, në vazhdim të propozimit, ai thotë se në shenjë nderimi dhe respekti për të ndjerin Ahmet Krasniqin, në një afat të caktuar kohor t'i ngrihet lapidari në njëren nga sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës.

    Në vazhdim të letrës z.Mehmeti thekson meritat, sakrificat dhe veprimtarinë e Ahmet Krasniqin për Kosovën. "Në cilësinë e ministrit të mbrojtjes dha një kontribut shumë të çmueshëm në organizimin e rezistencës së armatosur për çlirimin e vendit. Vrasja e ministrit e organizuar nga qarqet më të errëta antikombëtare e dëmtoi shumë organizimin e luftës së armatosur në Kosovë.

    Heshtja e kobshme e organeve shtetërore dhe e shetit shqiptar, nuk mund ta zbehë rolin e rëndësishëm dhe figurën e ndritshme të atdhetarit të madh të kombit shqiptar, kolonel Ahmet Krasniqit", shkruan ndër të tjerat Agim Mehmeti.

    Ai në vazhdim shkruan se duhet të llogaritni edhe në ndihmën e pakursyer dhe të sinqertë në organizimin e rivarrimit si dhe në ngritjen e lapidarit të të ndjerit në njërin nga sheshet kryesore të Kryeqytetit të Kosovës.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LLAPI sic e shikon nuk eshte Forumi qe te persekuton ty por ti je provokator e grindavec.

    Po flet nji luftetar sic eshte Agim Mehmeti dhe po nderon nji atdhetar i cili u vra ne pabesi.

    Ti LLAP mbron vrasesit e pabese..ata qe vrane naten ne rrugicat e erreta te TIRANES..
    LLAP... po tregon karakter te ulet.


    Ka te drejte AKADEMIKU i nderuar IDRIZ AJETI per kte llojin tuaj qe e pershkruan si anti kombetar e anti human.

    LLAPI ti je nji fshatar i thjeshte por dhe vet REXHEP QOSJA nga qe nuk degjonte popullin dhe kujtonte se eshte me i mencuri te gjitheve beri gabimet e pa falshme duke u bashkuar me Hajdutet e Vlores e Tiranes si IDAJET BEQIRIN dhe Zan CAUSHIN.

    llapi mos harro si e shperbleu populli Kosoven dijetarin e madh QOSEN..
    E la pa Vota..

    Dhe kishin te drejte..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LLAPI c'far mendon per ata qe vrane Komandant DRININ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20

    Red face Per ata si e vran Ahmet Krasniqin dhe Drinin.

    Kush e vrav Drinin dhe Ahmet Krasniqin ende nuk dihet ata si i kan ekzekutuar e din shum mirë se per Çka i ka ekzekutuar.
    Ahmet K. ai dihet se kurr nuk ka luftuar ne Kosove por ka ber betimin gjitheher ne Shqiperi e luft ne Kosove kurr ai ka qen FRAKIST i cili kurr nuk e ka desht luften dhe per ate e ka marr plumbin dhe hallall i qofte¨.
    dyli

  5. #5
    Krasniqin e kan vra ata qe shiten edhe Kosoven tek Serbia para 50 vitesh.
    Edhe atehere kosovaret e besuan fjaleve te bukura ashtu sic po u besoni edhe ju tani.

    Kur tua fusin thiken pas shpine, sic ua futen Shaban Palluzhes me mijera te tjere, atehere kujtohuni edhe ju te mbroni vrasesit e shqiptareve.
    Shkoni dhe lidhuni me Fatos Klosin e kompanine e tyre se hajrin keni me ja pa.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Në Vushtrri me një akademi përkujtimore u shënua 4-vjetori i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

    Vushtrri, 20 shtator - Sot në Vushtrri u mbajt një akademi përkujtimore me rastin e 4-vjetorit të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Muharrem Shabani, kryetar i Kuvendit komunal të Vushtrrisë, duke folur për figurën e Ahmet Krasniqit, th se ai me mish me shirt punoi për krijimin e një ushtrie profesionale çlirimtare dhe formoi bazën për arritjen e sukseseve në luftime, por u vra nga një dorë mizore.
    Poashtu për figurën perj atdhetari të Ahmet Krasniqit foli edhe Hajzer Krasniqi, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
    Ndërkaq kolonel Tahir Zemaj, bashkëpunëtor i Ahmet Krasniqit, tha se lavdia u takon atyre që e dhanë jetën, nderimi atyre që luftuan me të gjitha mjetet, ndërkaq mirënjohja e përjetshme për aleatët e Kosovës që vendosën fatin e luftës.
    Në këtë akademi folën edhe Zeqirja Cana dhe i vëllai i Ahmet Krasniqit, Behxhet Krasniqi.
    Në fund u dha një program i zgjedhur artistik.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Enveristet kosovare (ose emigrantet ) jane 4 grupesh.

    1- Grupi pare jane ata qe te pakenaqur nga rrjedhimet politike ne Kosoven e pas luftes u arratisen nga Kosova dhe duke kaluar malet me bore mbrriten ne Shqiperine e Enver Hoxhes.
    Ata ulen koken dhe ju pershtaten rregjimit te Enverit dhe me mendje (sepse me vepra nuk mund te benin asgje) aspiruan gjithe jeten per nji Kosove te lire e te perparuar. Ky grup ka ndjekur (ndonse ne kushte te renda) zhvillimet ne Kosove dhe ka perkrahur cdo zhvillim pozitiv ne Kosove nga paslufta e deri sot ashtu sikurse kane denuar ne heshtje ose me ze cdo zhvillim negativ ne dem te Kosoves. Ne 2 dekadat e fundit ky grup perkrahu daljen e LDK-se dhe veprimtarine e LDK-se ne fushen politike e diplomatike ne te gjitha fazat. Zakonisht ky grup nuk ka ushqyer iluzione ne regjimin e Enverit sepse provuan ne kurrizin e tyre poshtrime nga me te ndryshmet duke filluar nga kampet e punes ne CERME e LLAKATUND e deri birucat e Spacit e Burrelit.
    Ky grup perkrahu qe ne fillim dhe demokratizimin e Shqiperise dhe ne pergjithsi u bene perkrahes te Sali Berishes dhe PD-se.

    2-Grupi dyte jane ata Kosovare qe iken nga Kosova per motive politike ose ordinere dhe erdhen ne Shqiperine e Enver Hoxhes dhe duke mos perballuar statusin e bujkrobit ne Cerme ose Llakatund u bene dashje pa dashje vegla dhe pjese e aparatit te sigurimit ne mbikqyrjen e grupit te pare.
    Kjo kategori shkeli mbi vllezerit e tyre kosovare ne Shqiperi dhe per nji rroge ose grade beri dhe rolin e Spiunit, provokatorit, diversantit e xhelatit.
    Kjo kategori perkrahu cdo demagogji te PPSH-se per te sabotuar zhvillimet pozitive ne Kosove gjate periudhave te ndryshme dhe me servilizem i sherbeu PPSH-se ne cdo fushe duke perfshire dhe ato kulturore e agjenturore.
    Natyrisht ne mesin e tyre ka dhe nga ata qe dikur u penduan dhe e kthyen pllaken dhe treguan simpati per Rugoven ose Berishen dhe sot nji pjese nga ata mund te quhen atdhetare te mire.
    Por ka dhe nga ata qe deri ne fund mbeten sherbetore besnik te Nomenklatures dhe sherbyen e sherbejne dhe sot Te keqes.

    3-Grupi trete jane nacionalistet Kosovare qe ne Kosoven e pasluftes te detyruar nga terrori Serbo-komunist iken ne Boten perendimore si psh Europe, Turqi e Amerike etj.. Keta nuk paten fatin te provojne nga afer regjimin e Enverit por paten shancin qe ne Boten e Lire ti kushtohen aspiratave te tyre atdhetare pa u penguar nga censurat staliniste te Lindjes.
    Ky grup ka nji veprimtari me te pasur e origjinale ne periudhen 1945-90. Ketij grupi i takon merita te jene nismetare te njohjes se problemit te Kosoves ne diplomacine boterore dhe kane qene te paret ne demonstrata e protesta per ceshtjen e Kosoves..
    Ky grup perkrahu si LDK-ne ne Kosove ashtu dhe demokratizimin e Shqiperise dhe ne pergjithsi ishin dhe mbeten simpatizante te Rugoves dhe Berishes.
    Por ne mesin e ketij grupi ka dhe te tille qe duke u nisur nga fakti se Kosova ishte nen regjimin TITIST filluan te simpatizojne regjimin anti-Titist te Enverit . Ky grupacion u peshkuan nga agjentet e sigurimit te Ambasadave shqiptare si ne Turqi, Amerike e Europe dhe te genjyer ose te paguar u bene vegla te sigurimit shqiptar ne Bote.
    Keta u indoktrinuan dhe u bene nji faktor percares ne mesin e Emigracionit Shqiptar. Ata sherbyen per 30-40 ose 50 vjet rrjesht si ndihmes te zbulimit dhe ambasadave shqiptare ne punet e tyre jashte shtetit. Ndonse ishin bij fshataresh ose dikur atdhetare nacionaliste ata u ben te kuq dhe u enverizuan kok e kembe.
    Ne dy dekadat e fundit kjo kategori enveriste kundershtoj si LDK-ne ne Kosove e diaspore ashtu dhe lindjen e pluralizmit dhe ndryshimet demokratike ne Shqiperi. Ky grupacion vazhdon dhe sot te jete nji detashment besnik i ish nomenklatures staliniste dhe Biznesmeno-socialiste sot.

    4- Grupi katert jane ata kosovare te cilet jetuan ne Kosove dhe gjate studimeve ne kosoven Titiste duke aspiruar per ceshtjen kombetare dashje pa dashje e barazuan kete atdhetarizem me dashurine ndaj atdheut "nene" pra shqiperise dhe Regjimit Enverist ne Tirane.
    Ky grup nuk shikonte fare se c'fare eshte ne interes te Kosoves por cfare eshte e pelqyshme per Tiranen staliniste.
    Nga kjo kategori enveristesh profesora ose studenta qofshin Kosova nuk pa ndonji perfitim pervecse ngaterresa dhe autogola gjate viteve 1960 deri me 1990 e ketej.
    Qofte ata qe ndejte ne Kosove si dhe ata qe dolen ne europe, nga kjo lloj kategorie, perfitimi kombetar eshte shume minimal sepse ata energjite e dinakerite i vune ne sherbim te "pavdekesise " se regjimit stalinist te Tiranes.
    Per kete kategori Kosova ishte thjesht nji sfond ne sherbim te Tiranes enveriste e jo qellim ne vetvete.
    Ky grup ju bashkangjit enveristeve te vjeter te Diaspores dhe u ingranua ne veprimtarin agjenturore te ambasadave shqiptare jashte dhe mbajti qendrim te eger negativ si ndaj LDK-se ne Kosove dhe ndaj procesit demokratizues ne Shqiperi.
    Fanatizmi i ketyre shkon deri atje sa, perfaqsues te ketij grupacioni, per faqen e zeze te tyre, u gjenden ne 1997 ne mesin e banditve te paguar nga Asfalia qe digjnin shtetin shqiptar. Nejse. allahu i marrofte ata.
    Cjane ky lloj enveristi...?
    Keta jane kopila. Keta ne vetvete, thelle ne ndergjegjen e tyre e dinin qe Shqiperia nuk eshte e mire per te jetuar vet aty. Kolkozi enverist nuk ishte per ta aspak i lakmushem. Ata duke qene katundare ne pergjithsi (kjo kategori nuk ka idealizem dhe njef DojcMarken per zot) nuk e hengren ate ko-qe ulliri te kalonin malet me bore si ata budallenjt e pare e te beheshin antar koprative ose bujk rober llakatundi e CERME por zgjodhen nji rruge tjeter. Ata shkuan me pasoshat e Titos ose ilegale ne Europe, si ne Gjermani, Zvicer, Amerik etj.
    Ata mbanin portretin e Stalinit dhe Enverit ne krye te vendit..te che guevares e Mao cedunit. Hanin dollaret e Amerikes e Markat e gjermanise si dhe ato "rrogat" nen dore te ambasadave dhe kakarisnin gjithe kohes per "Kosoven" e me kete nenkuptonin Stalinin Shqiptar.

    Keto pak a shume jane kater pamjet e Diaspores Kosovare.

    Sigurisht cdo grup ka dhe perjashtime.

    Nji pjese e madhe e Kosovareve..pamvaresisht nga Simpatirat e dikurshme por duke ndjekur llogjiken historike dhe interesin e Kosoves dhe Atdheut ne pergjithesi diten te orientohen drejt e te jene ne sherbim te ceshtjes e te zhvillimeve pozitive qofte ne Kosove ose Shqiperi.
    Lavdi ketyre atdhetareve te cilet meritojne Respekt.

    Mundem dhe me emra te karakterizoj kto grupe por nuk eshte vendi.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kosovari!

    Mos ja fshi te lutem shkrimet zotni Dylkosoves.

    Nuk ka problem se cfar ka than Dyli, boll qe po shkruan shqip.

    Une kam me e ba Dylin qe me hjek fotografine e Stalinit prej odes miqve atje ne katund e me vnue foton e Rugoves. lol.


    Cfare eshte kjo gazeta "EPOKA e RE" ?
    Kush e drejton?

    Ne Trepca lexova..

    .....................

    Sqarim për opinion

    Unë, Elez Nikçi, nuk jam arrestuar dhe nuk gjendem në burg


    --------------------------------------------------------------------------------

    Reagim ndaj shpifjeve të ulta të gazetës "Epoka e re" në shkrimin pamfletist "Truproja kryesore e Dr. Rugovës, Elez Nikçi, edhe ai në burg!", botuar më 30 shtator në faqe të parë dhe në faqen 10.

    Prishtinë, 30 shtator 2002 / TN / Elez Nikçi

    Gazeta pamfletiste "Epoka e re", më 30 shtator 2002, botoi edhe një shpifje të ulët në vazhdën e shpifjeve sistematike kundër Presidentit Rugova dhe shërbimit të Presidencës. Kësaj radhe kjo gazetë e insinuatave të ulta botoi në faqe të parë rrenën me titull bombastik:

    "Truproja kryesore e Dr. Rugovës, Elez Nikçi, edhe ai në burg!".

    Në vazhdim të kësaj shpifjeje të ulët, thuhet se unë, Elez Nikçi, ka kohë që nuk shihem në opinion dhe se sipas konstatimit të gazetës "Epoka e re" qenkam arrestuar, meqë kinse paskam grushtuar dikë".

    Pastaj vazhdohet me spekulime e shpifje të tjera, ku nuk ngurrojnë që të citojnë edhe zëdhënësin e policies së UNMIK-ut, Beri Fleçer. Me shpifjet e ulta të kësaj gazeta nuk dua të merrem, sepse ajo është e ndërtuar mbi të pavërteta e njollosje të personaliteteve shqiptare në stilin e mediave serbe.

    Mirëpo, për hirë të opinionit shqiptar, lexuesve që mund të bien viktimë e kësaj dezinformate të paskrupullt, dhe për për hirë të informimit të drejtë, po e theksoj se unë, Elez Nikçi, shef i Sigurimit të Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nuk jam arrestuar dhe as që gjendem në burg, por jam duke e kryer deyrën time të sigurimit edhe sot e kësaj dite pa asnjë pengesë dhe pa asnjë vërejtje.

    Këtë reagim e bëj për të ndërprerë spekulimet e mëtutjeshme të gazetës së shpifjeve të ulta, siç është "Epoka e re", dhe mundësinë që këtë shpifje të shumëzuar ta transmetojë edhe ndonjë gazetë apo medium tjetër.

    Po ashtu, bëj me dije se asnjë truproje e Presidentit Rugova nuk është arrestuar këto ditë, siç gënjen kjo gazetë.

    Elez Nikçi
    Shef i Sigurimit të Presidentit Ibrahim Rugova
    Më 30 shtator 2002

    ------------


    U msune kaq shpejt dhe kto lej-fenat e Kosoves me botue gazeta rrenacake.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Brari,

    - Ahmet Krasniqi ishe një figurë e ndritur. Nuk mund te lejoj që secili DYL ta vras për së dyti e së treti e keshtu me radhe. Po të ishte Ahmeti në jetë nuk do ta mbroja prej asnjë DYLI. Sikur DYLI të kishte dhënë ndonjë kritikë me vend e me bazë për Ahmetin nuk do t'ia fshija postimet, por sharjet nuk ia duroj. Kaq mund te bëj.

    - Gazeta "Epoka e re" pavarësisht se çfarë ka shkruar për z. Nikçin, për mua është "Epoka e errtë". Kjo gazetë është trashiguese e fondeve të gazetës së studentëve të Univesitetit të Prishtinës "Bota e re". "Botën e re" e ka udhëhequr Muhamet Mavraj, i cili sot është boss i "Epokës së errtë".

    Gjatë luftës: "Zëri i Popullit"-Tiranë, "Bota e re"-Prishtine dhe "Zëri i Kosovës"-Zvicër i kanë rënë një teli dhe kanë pasur të njejtën redaksi dhe të njetit ideologë. Secila në mënyrën e vet dhe të trijat bashkë e kanë vrarë disa herë moralisht Ministrin e Mbrojtjes Ahmet KRASNIQIN, të cilit i kanë shpallur luftë për së vdekuri.

    Shëndet Brari!
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 01-10-2002 më 23:43


    Durimi është më e madhja trimëri.


Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •