Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Plaku dhe Shteti

    Dikush kerkon ta lere Plakun (Moisuin) te gjuaj peshk si PLAKU dhe Deti i Heminguejit..ose si Roja i Kulles Barit te Kol jakoves..
    por Plaku yne nuk e ha thate..
    Ai kerkon rregull ne Shtet..

    Kto dite Xhaxha Fredi u tha politikanve qe..te mos e vervisin shume sumen jashte shtetit pa lejen e tije.. dhe mir e ka por filluan reagimet e Qefllinjve Socialiste...
    Ku u rrihet atyre te kalojne week-endet ne kete te flamosur Shqiperi..qe e kane qirifikuar e mjele per shtat pal qenefe kto vite "normaliteti".

    He me te lumte o Fred Moisiu..se keshtu i do mushka drute..


    Ja cthote dredhsja KOHA JONE.
    ---------
    "Presidenti Moisiu mos ta teproje!"
    Nese rregullorja per funksionimin e Keshillit te Sigurimit te Republikes do te ishte miratuar ne mbledhjen e fundit te ketij organi, kryeministrit Nano per te vajtur ne Johanesburg do t'i duhej te merrte leje tek presidenti Alfred Moisiu. Por, kjo rregullore do te miratohet ne mbledhjen e ardhshme te KK-se. Dhe qe nga ai moment, te gjithe anetaret e Keshillit te Sigurimit te Republikes, ne menyre te vecante kryeministri dhe kryetari i Kuvendit duhet te marrin leje tek presidenti i Republikes nese kane ndermend te levizin jashte vendit, qofte per vizita zyrtare apo jo zyrtare. Kjo do te sanksionohet se shpejti ne rregulloren e KS-se ne mbledhjen e ardhshme te ketij organi keshillimor. Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu kerkoi dy dite me pare ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit, hartimin e kesaj rregullorje qe percakton funksionimin me te mire te KS-se dhe detyrimet qe kane anetaret e ketij organi per te informuar presidencen per levizjet e tyre. Nje pike e vecante ne rregulloren qe do te miratohet ditet e ardhshme parashikon qe kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe me rradhe te gjithe anetar`t e KS-se, ministri i Mbrojtjes, i Rendit, i Shendetesise etj., te informojne presidentin per levizjet e tyre jashte vendit. Sipas burimeve zyrtare nga presidenca, kjo levizje behet me qellim te mos ndodhe qe kreret me te larte te shtetit shqiptar te jene njekohesisht te gjithe jashte vendit. Ne kohen e qeverisjes Meta, ndodhi qe per disa dite, presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe pjesa me e madhe e ministrave dhe deputeteve ishin njekohesisht jashte Shqiperise. Sipas burimeve nga presidenca, te gjitha vendet perendimore e kane te sanksionuar te njejtin rregull ne menyre qe te mos ndodhin incidente.

    Urdhri i presidentit Moisiu mund t'i hape probleme ne te ardhmen, kryeministrit Nano i cili shpeshhere i kalon fundjavet ne Selanik apo Athine te Greqise. Pasi te miratohet rregullorja e KS-se, cifti Nano eshte i detyruar te marre leje tek Moisiu duke e informuar ate per kohezgjatjen dhe qellimin e vizites jashte vendit.

    Sipas Kushtetutes shqiptare, nese presidenti i Republikes gjendet jashte vendit, funksionin e kreut te shtetit e kryen kryetari i Kuvendit. Ne rast se Moisiu do te gjendet ne nje moment jashte Shqiperise, kryeparlamentari Pellumbi do ta kete shume te veshtire te marre lejen per te kaluar kufirin. Burimet nga presidenca sqarojne se kjo pike e rregullores eshte mese e nevojshme ne kete moment, kur situata ne rajon eshte tejet e acaruar dhe konkretisht trupat ushtarake maqedone gjenden prane kufirit me Shqiperine.

    E.M

    Bardhyl Londo, PD

    Une mendoj se kjo gje duhet te jete rregulluar me ligj apo nese nuk eshte nenkuptuar eshte kerkese morale qe buron nga moraliteti i detyres. Kuptohet qe nuk mund te largohen njeheresh edhe presidenti edhe kryeministri, edhe kryetari i Kuvendit. Por nuk mendoj se kjo duhet te mbetet ne doren e presidentit, kjo ceshtje ose duhet te rregullohet me ligj ose te jete ne moralitetin e krereve te shtetit. Sepse une nuk besoj se ata jane aq te papergjegjshem qe te largohen te gjithe nga vendi. Pra, shqetesimi eshte i drejte, por nuk besoj se duhet te mbetet ne doren e Presidentit per t'u zgjidhur kjo ceshtje.

    Bardhyl Agasi, PS

    Natyrisht edhe me rregull eshte, qe te gjithe drejtuesit e shtetit nuk mund te ndodhen jashte vendit njekohesisht, pra nese largohet Presidenti, detyren e kreut te shtetit e kryen kryetari i Kuvendit. Nje kerkese e tille sidomos kur ka ngjarje dhe preokupim per zhvillimet e fundit ne vend e ne rajon, eshte nje kerkese realiste. Natyrisht, eshte normale per lideret e shtetit te shkojne per pune te rendesishme jashte venditt per te realizuar qellimet e tyre dhe per marreveshje te tjera. Une nuk e kuptoj si nje diktat kerkesen e presidentit, por si nje kerkese realiste qe kerkon impenjim, por kjo nuk do te thote qe kreret e shtetit duhet te marrin leje per cdo gje. Ne fakt kur shkojne per pune jashte shtetit punonjesit e administrates ata edhe mund te mos i marrin leje ministrit, por kur behet fjale per figurat qendrore, atehere duhet te kete nje bashkepunim te ngushte mes krereve me te larte te shtetit.

    Nard Ndoka, PDr

    Une nuk mendoj se kjo eshte detyre e presidentit, eshte pjese e protokollit te shtetit. Dhe une besoj se protokolli eshte i ministrise se Jashtme, qe kujdeset jo vetem per personalitetet qetakohen mes tyre, por koordinon dhe punen e drejtuesve te shtetit perfshire edhe presidentin e Republikes, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit. Aspak nuk eshte pozitive qe drejtuesit e shtetit te jene me nje kohe ne drejtime te ndryshme jashte vendit. Kjo eshte e patolerueshme, por nuk mund te jete detyre e presidentit, por pjese e protokollit te shtetit.


    ----------
    Ndryshojne diplomatet
    Kosove Roland Bimo

    Spanje Anila Bitri

    Ceki Shaqir Vukaj

    Kanada Adhurim Resuli

    Angli Kastriot Robo

    Gjermani Agim Fagu

    Greqi Bashkim Zeneli

    Egjipt Viktor Kalemi

    Ndryshime drastike pritet te realizohen se shpejti ne diplomacine shqiptare. Presidenti Alfred Moisiu, kryeministri Fatos Nano dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta kane vendosur pak dite me pare per emerimet e reja te nje sere ambasadoreve te Shqiperise jashte shtetit.

    Seminari i pervitshem me 44 ambasadoret dhe te ngarkuarit me pune ne perfaqesite tone jashte vendit, eshte shoqeruar dhe me shkarkime dhe emerime qe jane realizuar ne bashkepunim mes krereve me te larte te shtetit. Burime diplomatike thane per "KJ" se, aktualisht ambasadori yne ne perfaqesine e OSBE-se ne Vjene, Roland Bimo pritet te dekretohet se shpejti si ambasadori i ri i vendit tone ne Kosove. Bashkeshortja e gazetarit te mirenjohur Remzi Lani, Anila Bitri (Lani), eshte emeruar ambasadore ne Spanje, ndersa Shaqir Vukaj ka mbi dy muaj qe po pret agrimentin per te perfaqesuar vendin tone ne Ceki, ne vend te ish-ambasadorit Pirro Milkani. Ish-ambasadori yne ne Hungari Adhurim Resuli eshte emeruar ne Kanada, nderkohe qe Kastriot Robo do te lere Athinen per te perfaqesuar vendin tone ne Angli. Ambasadori yne ne Britanine e Madhe, Agim Fagu eshte emeruar ne Gjermani, nderkohe qe Bashkim Zeneli do te emerohet ambasador ne shtetin fqinj te Greqise. Ende eshte e paqarte se kush do te perfaqesoje vendin tone ne Jugosllavi, por burimet thone se nje nga kandidaturat e mundshme eshte ajo e Roland Bimos, emri i te cilit diskutohet edhe per ne Kosove. Ambasadori Viktor Kalemi, pret qe ditet ne vazhdim te niset per ne Kairo te Egjiptit ku eshte emeruar ambasador.

    Emerimet e ambasadoreve te rinj kane vene ne levizje nje pjese te mire te diplomacise shqiptare. Kreret e larte te shtetit, Moisiu, Nano dhe Meta kane diskutuar gjate javes se kaluar lidhur me diplomatet qe do te levizin neper perfaqesite shqiptare neper bote dhe duket se kane hartuar nje liste qe edhe mund te rishikohet ditet e ardhshme. Ne seminarin dy ditor qe u zhvilluar ne ministrine e Puneve t-_shtme, presidenti, kryeministri dhe shefi i diplomacise shqiptare kerkuan nga ambasadoret te impenjohen me teper per te promovuar Shqiperine ne vendet ku jane atashuar dhe theksuan qe perfaqesite tone neper bote duhet te ndihmojne me teper shqiptaret qe kane emigruar dhe trokasin neper dyert e ambasadave per halle te ndryshme.

    Ambasadoret qe do te "ekstradohen"

    Presidenti Alfred Moisiu deklaroi ne seminarin me ambasadoret se do t'i kerkoje qeverise shqiptare hartimin e nje ligji qe lejon ekstradimin e diplomateve te cilet nuk kthehen ne atdhe ne mbarim te detyres. Sipas Moisiut, keta diplomate "dezertore" duhet t'i sherbejne vendit te tyre dhe jo ta tradhetojne ate duke qendruar ne vendet ku jane atashuar. Disa prej diplomateve qe nuk jane kthyer ne atdhe pas mbarimit te detyres, keto pese vitet e fundit jane: Pavli Qesku ne Angli, Vatudin Bala ne Slloveni, Luan Rama ne France dhe Pellumb Kulla ne Itali.

    Re. Po

    --------------------

    kadal beg se ka hendeg.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-09-2002 mė 11:34

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nji klime e re ne shtet...
    Une mendoj se duhet pergezuar..

    shekulli thote..
    -------------------------
    Kryeministri dėshmon nė komisionin hetimor pėr veprimtarinė e shėrbimit sekret


    Nano: Klosi fajtor pėr vrasjen e Hajdarit


    "SHIK ka patur dijeni, por s'ka qenė nė nivelin e duhur nė informacionin dhe parandalimin e vrasjes sė Hajdarit"

    TIRANE-Kryeministri Fatos Nano fajėsoi dje ish- drejtuesit e Shėrbimit Informativ Kombėtar, por mbi tė gjitha ish-drejtorin e saj, Fatos Klosi pėr mosparandalimin e vrasjes sė deputetit tė PD-sė, Azem Hajdari. Nano, njė deklaratė tė tillė e ka bėrė gjatė paraqitjes sė raportit nė komisionin e posaēėm parlamentar pėr SHIK, mbi kontrollin e ushtruar nga qeveria ndaj kėtij institucioni, pėr periudhėn ku si drejtor ka qenė Fatos Klosi. Nė kėtė komision, kryeministri Nano ka paraqitur dje nė detaje kontrollin me anė tė raportit nė fjalė, si dhe ka folur mbi tė gjitha edhe pėr marrėdhėniet e tij, si kryeministėr me Klosin si shef i SHIK-ut nė periudhėn e vrasjes sė deputetit demokrat Azem Hajdari. Sipas burimeve nga kjo mbledhje mėsohet se Nano ka paraqitur njė sėrė shkeljesh tė Klosit gjatė drejtimit tė SHIK-ut, por mbi tė gjitha e ka akuzuar atė pėr mosndėrhyrje nė parandalimin e ekzekutimit tė Hajdarit, si dhe pėr mosbashkėpunim institucional mes tij dhe kryeministrit. "SHIK ka patur dijeni dhe nuk ka qenė nė nivelin e duhur nė informacionin dhe parandalimin e vrasjes sė Hajdarit, sepse nė atė kohė dihej qė deputeti i PD-sė ishte nė rrezik pėr jetėn. Nė arrestimin e tė gjashtėve, SHIK nuk i ka dhėnė informacione kryeministrit (nė atė kohė kreu i PS-sė), ku ai njė ndalim tė tillė e ka mėsuar vetėm nga televizionet", -ka deklaruar Nano nė mbledhjen e djeshme tė komisionit. Nė kėto dy akuza tė bujshme nė adresė tė ish-drejtorit tė SHISH-it, kryeministri e ka shoqėruar me fakte tė tjera, duke deklaruar se nė momentin kur kanė ndodhur dy ngjarje qė kanė tronditur jo pak shtetin dhe politikėn shqiptare, Klosi nuk ka qenė fare nė Shqipėri. Nano nė mbledhjen e komisionit ka shtruar pyetjen se "ku ka qenė ish-kreu i SHISH-it nė momentin e vrasjes sė Hajdarit, si dhe tė arrestimit tė gjashtė anėtarėve dhe drejtuesve tė opozitės?". Gjithashtu, Nano kėrkoi nė mbledhje qė institucioni i SHISH-it nuk duhet tė identifikohet me drejtuesit, sepse ka shumė punonjės qė kanė aftėsi profesionale dhe kanė treguar integritet nė punėn e tyre. Ai u shpreh se tė gjithė kryeministrat socialistė kanė kėrkuar shkarkimin e Fatos Klosit, gjė qė ėshtė pėrgėnjeshtruar si nga Meidani ashtu dhe nga Klosi.
    Shkeljet financiare
    Akuzat kanė vazhduar mė tej, ku nė raportin e paraqitur theksohet se "SHIK nėn drejtimin e Klosit ka dėmtuar stabilititetin politik, duke pėrhapur dizinformacione, duke nxjerrė nė media sekrete shtetėrore. Kryeministri ka theksuar se SHIK-u nuk i ka dhėnė informacione zyrtare kryeministrit as pas vrasjes sė deputetit demokrat Hajdari. Nė njė pjesė tė raportit sekret tė qeverisė pėrfshihen edhe abuzimet financiare tė shefit tė SHIK-ut. Sipas raportit tė paraqitur nga Nano, ėshtė konstatuar shkelje financiare deri edhe nė dhėnie fondesh pėr deputetė tė caktuar pėr zhvillimin e fushatave elektorale. "Drejtori i SHIK-ut i ka vėnė vetes shpėrblime 2-3 milionė lekė tė vjetra, kurse punonjėsve tė kėtij institucioni nga 50 mijė lekė tė vjetra. Drejtori i SHIK-ut ka abuzuar me donacionet e huaja qė i janė dhėnė kėtij institucioni", -thuhet nė raportin e paraqitur. Gjithashtu gjatė paraqitjes sė raportit, Nano bėri tė ditur se janė konstatuar shkelje nė tenderin e kryer pėr blerjen e automjeteve "Wolfswagen" pėr kėtė institucion, si dhe shpėrdorime tė brendshme pėr dieta, bileta udhėtimesh, etj. ndėrsa akuzat e tjera kanė tė bėjnė me pėrbėrjen e administratės, ku Nano ka deklaruar se nė komision se institucioni i SHIK-ut nė kohėn e Klosit nuk ka qenė i depolitizuar, ku nė tė janė punėsuar tė klanit tė drejtorit tė kėtij institucioni. Gjithashtu, njė nga shkeljet e tjera konsiderohet edhe mungesa e dokumentacioneve mbi bazėn e rregulloreve tė kėtij institucioni. Kryeministri Nano ka qėndruar pėr njė orė nė mbledhjen e djeshme tė komisionit, nė tė cilėn ka raportuar pėr shkeljet e konstatuara nė SHIK-un e drejtuar nga Klosi. Komisioni pas largimit tė Nanos rreth orės 11.30' ka vijuar mė pas punėn e tij pėr tė pėrcaktuar nė mėnyrė tė detajuar axhendėn e tyre, duke u bazuar tek raporti i paraqitur nga qeveria. Sipas burimeve mėsohet se komisioni do tė studiojė nė detaje raportin qeveritar pėr SHIK-un, si dhe ka vendosur qė kryeministrin Nano mund tė thėrrasė sa herė qė ta shikojė tė arsyeshme.
    B.Hoti


    Ngjela: Hetimi ynė mbi bazėn e raportit
    Kryetari i komisionit tė posaēėm pėr veprimtarinė e SHISH-it, Spartak Ngjela ėshtė shprehur optimist pėr raportin e paraqitur nga qeveria dhe konkretisht nga kryeministri Fatos Nano, gjė qė do tė sjellė sukses nė punėn e nisur nga kjo strukturė parlamentare. "Kryeministri paraqiti dy materiale tė rėndėsishme, tė cilat departamenti i kontrollit tė Kėshillit tė Ministrave ka nxjerrė si konkluzione mbas ushtrimit tė kontrollit ndaj SHISH-it. E dyta, ėshtė fakti qė ne dėgjuam edhe ekspozenė e kryeministrit, substancialisht pėr ato qė janė paraqitur nė materialet qė ka depozituar pranė komisionit. Nga ato qė dėgjuam dhe nga ato qė arritėm tė vėshtrojmė njė hulli shumė tė mirė tė hetimit, kjo tregon se komisioni dhe me frut",-tha Ngjela. Gjithashtu kryetari i kėtij komisioni, Ngjela bėri tė ditur se janė prekur tė gjitha problemet e hetimi dhe se ēėshtja ėshtė ende nė shqyrtim. Nga ky raportim shumė tė kėnaqur kanė dalė deputetėt e opozitės, tė cilėt kanė vlerėsuar sė tepėrmi raportin e paraqitur nga Nano. Ndėrkohė qė pėrveē Ngjelės, asnjė anėtar komisioni nuk ka pranuar tė flasė publikisht pėr mediat.
    B.H



    Pikat e shkeljeve tė Klosit sipas raportit

    1. SHIK ka patur dijeni dhe nuk ka qenė nė nivelin e duhur nė informacion dhe nė parandalimin e vrasjes sė Hajdarit. Sepse nė atė kohė dihej qė Hajdari ishte nė rrezik.
    2. Nė arrestimin e tė gjashtėve, SHIK nuk ka informuar kryeministrin, i cili e ka marrė vesh lajmin nga media. SHIK nuk ka dhėnė informacion as kur ėshtė bėrė vrasja e Hajdarit
    3. Nė tė dyja rastet, si dhe nė 12 shtator dhe nė arrestimin e tė gjashtėve, Klosi nuk ka qenė nė Shqipėri
    4. Shkelje financiare deri dhe fonde pėr fushatė elektorale pėr deputetė tė caktuar
    5. SHIK ka dėmtuar stabilitetin politik, duke pėrhapur dizinformacione, duke nxjerrė nė media sekrete
    shtetėrore
    6. Drejtori i SHIK-ut i ka vėnė shpėrblim vetes 2-3 milionė lekė tė vjetra, kurse nėpunėsve nga 50 mijė lekė tė vjetra.
    7. Abuzime me donacionet qė i janė dhėnė institucionit
    8. Shkelje nė shėrbimet e brendshme; dieta, bileta udhėtimesh dhe tė tjera
    9. Dokumentacioni i SHIK-ut ka funksionuar pa rregullore, gjė qė ka sjellė shkelje nė dokumentacion
    10. Abuzime nė tenderat e automjeteve tip "Wolfswagen"

    ---------------

    Kreu i PD-sė tha se ai kishte akuzuar Nanon, por ky i fundit kishte akuzuar Klosin qė s'ėshtė pėrgjigjur


    Berisha: Ja pse nuk akuzoj mė Nanon pėr Hajdarin


    TIRANĖ - Kryetari i PD-sė Sali Berisha deklaroi dje gjatė turit tė tij nė Durrės se mė parė kishte akuzuar Fatos Nanon pėr vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndėrsa vetė Nano kishte akuzuar ish-kreun e SHISH-it Fatos Klosi. Mirėpo ky i fundit nuk ėshtė pėrgjigjur ende. "Kush ishte autori i vėrtetė i arrestimeve nė mesnatė nė 20 gusht tė vitit 1998, skenar qė ēoi nė ekzekutimin para selisė sė PD-sė tė Azem Hajdarit?, -ka pyetur kreu i PD-sė. "Unė nuk dua tė avancoj me deklarata, por nuk mund tė mos shpreh vlerėsimin pėr hetimin, por ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė politika shqiptare tė ndryshojė, tė mos ketė akuza boshe, por tė ketė transparencė tė plotė dhe kjo do ta bėjė padiskutim klimėn mė qytetare, kjo do ta bėjė shoqėrinė shumė mė tė sigurt. Pra, ky ėshtė njė fillim i sigurt. Ne nuk heqim dorė prej tij", -deklaroi ai prerė. Kryetari i opozitės, Berisha vlerėsoi paraqitjen e kryeministrit para komisionit hetimor. Ai tha se, "PD-ja do tė bashkėpunojė me komisionin parlamentar pėr SHISH-in". "Ēdo njeri ėshtė moralisht dhe ligjėrisht i detyruar tė dėshmojė para komisioneve hetimore dhe kjo ėshtė njė praktikė, qė ndiqet rėndom nė botėn demokratike", -deklaroi pėr gazetarėt, kryetari i PD-sė Sali Berisha. "Unė vlerėsoj aktin qė kryeministri ka bėrė pėr tė paraqitur para komisionit dokumentet dhe atė ēka ai di mbi veprimtarinė e kėtij pushteti, qė, siē kam theksuar, edhe njėherė nga njė degė e varur tėrėsisht nga ekzekutivi, e kontrolluar nga Parlamenti dhe ekzekutivi, u shndėrrua nė pushtet personal tė njė kupole, u mor intensivisht me aktet terroriste, me trafiqe tė pista dhe kriminale, me shpėrdorime masive tė fondeve, pra me njė veprimtari tė paligjshme dhe jokushtetuese, dhe fakti i dėshmisė para komisioneve ėshtė njė risi pozitive, pa diskutim", -u shpreh lideri demokrat. Kryeministri Fatos Nano ka paraqitur dje para anėtarėve tė komisionit hetimor pėr veprimtarinė e SHISH-it, me fakte, tė gjitha shkeljet nė punėn e kėtij institucioni tė drejtuar pėr njė periudhė tė gjatė nga Fatos Klosi. Ai ka pėrmendur nė materialin e tij, edhe vrasjen e deputetit tė PD-sė Azem Hajdari, pėr tė cilėn ka deklaruar se SHISH-i ka neglizhuar.
    D.Tanushi

    --------------
    Kreu i demokratėve shprehet se nuk do tė paraqesė kandidaturė pėr drejtorin e ri tė shėrbimit sekret


    PD: Drejtori i SHISH-it, tė gėzojė besimin e Nanos dhe Moisiut


    TIRANĖ - Partia Demokratike nuk do tė paraqesė asnjė emėr pėr kreun e ri tė SHISH-it. Kėtė e ka pohuar dje, paradite nė njė prononcim pėr gazetarėt kreu i PD-sė Berisha. "PD-ja nuk ofron emėr dhe nuk ka ndėrmend qė tė kėrkojė bashkautorėsi nė emėrimin e kreut tė SHISH-it. Nė qoftė se doni tė dini me transparencė tė plotė qėndrimin e PD-sė, unė doja qė nė krye tė atij institucioni tė ishte njė individ, njė person, qė tė kishte besimin e plotė tė qeverisė dhe presidentit", -deklaroi Berisha. Kreu i PD-sė ka dhėnė edhe shpjegimin se pėrse duhet njė individ i tillė nė krye tė SHISH-it. "Sepse nuk ka dyshim qė qeveria e kontrollon tėrėsisht atė dhe ėshtė degė e qeverisjes, por presidenti ėshtė kryetar i Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar dhe natyrisht, ai duhet tė jetė njeri, tė cilit presidenti i beson dhe kėshtu funksionon nė ēdo vend", -sqaroi kreu i PD-sė Berisha. Ai tha se, "nuk kemi asnjė lloj ambicie qė ne tė marrim pjesė dhe nuk do tė marrim pjesė nė aktin e emėrimit tė kreut tė SHISH-it. Ne po marrim pjesė nė procesin e hetimit ndaj ish-kreut tė SHISH-it bashkė me socialistėt. Tė tjerat pastaj, sipas ligjit". Kreu demokrat shprehu gatishmėrinė e PD-sė pėr njė bashkėpunim tė plotė dhe tė hapur me komisionin e ngritur hetimor pėr SHISH-in. Ndėrkaq nė njė takim tė zhvilluar nė Presidencė mes kryeministrit Nano dhe presidentit Moisiu pėr ēėshtjen e emėrimit tė drejtorit tė ri tė SHISH-it nuk ėshtė rėnė dakord pėr emrat e paraqituar nga Nano. Por kjo procedurė do tė zhvillohet mė tej me ardhjen e presidentit nga SHBA ku ai ndodhet pėr njė vizitė disaditore. Sipas Kushtetutės, drejtori i Shėrbimit Informativ emėrohet nga kryeministri dhe miratohet nga presidenti. Nėse edhe nė takimet e tjera mes dy autoriteteve nuk do tė ketė konsenus apo kompromis, kjo do tė shėnojė pėrplasjen e parė mes tyre.

    KLSH
    Partia Demokratike ka kėrkuar sėrish qė drejtimin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit ta marrė opozita. Kryetari i saj Berisha tha dje se, "ekziston njė marrėveshje, e njohur si marrėveshja e Sent Exhidios. Ne kemi qenė nė qeveri kur e kemi firmosur atė marrėveshje dhe pėr kėtė shkak, institucioni i Kontrollit i takon opozitės kryesore. Unė shpresoj qė ajo marrėveshje tė zbatohet, pasi ėshtė nė interes tė vendit, por ėshtė edhe dėshmi e pėrgjegjshmėrisė sonė pėr tė luftuar korrupsionin", -komentoi Berisha. Lidhur me ngritjen e pragut parlamentar pėr tė mėnjanuar nė njė farė mėnyre artificializmin parlamentar qė vihet re nė zgjedhjet e fundit, kryetari i PD-sė Berisha tha se, nuk donte t'u prishte humorin aleatėve tė tij. "Unė jam pėr zgjerimin e koalicionit dhe jo pėr ngushtimin e tij. E vetmja gjė qė kėrkoj unė, ėshtė qė koalicionet duhet tė jenė tė pėrcaktuara mbi baza tė qėndrueshme, madhore, politike tė pėrbashkėta. Janė disa gjėra tė shmangshme, tė keqkuptuara, siē duket kanė qenė nxitime tė panevojshme, qoftė edhe tė PD-sė nė ndonjė rast, ndėrsa nė ndonjė rast tjetėr aleatėt, por diversiteti ėshtė njė gjė e pranuar dhe tė nė ardhmen do tė shmangen dhe koalicioni do tė zgjerohet ", -deklaroi Berisha.

    ------------
    mire..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Presidenti Moisi Golemi shkon te kreshniket e Maleve dhe kerkon Paqe per ata te mjere. Urime Moisiut!
    .................................................. .....................


    nga shekulli....
    .................

    "Ndryshimet politike dhe impenjimi i strukturave tė shtetit janė nė favor tė strategjisė sė Moisiut
    Tropoja pret ndėshkimin e vrasėsve

    Nė fillimin e vitit 2000 shteti e la nė mes operacionin "Ndėshkimi"

    Artan Hoxha
    TIRANĖ - Ideja e hartimit tė njė strategjie qė do tė kthente nė normalitet rendin dhe qetėsinė nė rrethin e Tropojės, e hedhur nė tavolinė nga presidenti Moisiu duket se ėshtė mė afėr se kurrė drejt realizimit. Skenari i pėrgjakshėm gjashtėvjeēar i vrasjeve nė Tropojė ka shkaktuar afro 150 tė vrarė, pa bėrė dallim nė burra dhe gra, madje janė pėrdorur tė gjitha llojet e armėve duke pėrfshirė qė nga minat e telekomanduara dhe deri te lėndėt e fuqishme eksplozive tė tipit C4. Vizita e paralajmėruar pėr nė datėn 27 shtator dhe e anulluar nė ēastet e fundit nga presidenti Moisiu pritet tė mos ketė ndikuar nė lėvizjen e ingranazhit qė do tė ēojė pėrpara njė operacion tė dytė tė tipit "Ndėshkimi". Strukturat e specializuara si policia, prokuroria dhe gjykata planifikuan dhe vunė nė zbatim gjatė gjysmės sė dytė tė vitit 1999 njė operacion tė koduar me emrin "Ndėshkimi". Edhe pse rezultatet e para tė tij ishin mjaft shpresėdhėnėse nė janarin e vitit 2000, gjithēka u la nė harresė dhe Tropoja iu kthye serish serialit tė vrasjeve, atentateve me lėndė eksplozive e deri tek sulmi i armatosur ndaj komisariatit tė Bajram Currit. Sa herė qė klima politike acarohej nė Tiranė, krismat dhe viktimat dėgjoheshin dhe varroseshin nė Tropojė. Por kėtė radhė ky faktor duket se ėshtė nė favor tė strategjisė sė pajtimit qė po tenton tė realizojė stafi i presidentit tė ri tė vendit i mbėshtetur dhe nga autoritetet e pushtetit vendor nė rrethin e Tropojės.
    Skenari
    Tashmė ēdo tropojan e ka tė qartė se gjatė kėtyre gjashtė viteve, Tropoja ka qenė njė kokė turku pėr politikėn shqiptare. Vrasjet e njėpasnjėshme, ekzekutime e tipit mafioz qė kanė ēuar deri nė shfarosje familje e fise tė tėra i kanė shkaktuar njė hemorragji vdekjeprurėse rrethit tė Tropojės. Sot pas gjashtė vjetėsh nga fillimi i kėtij kalvari Tropoja ėshtė braktisur nga mė shumė se gjashtėdhjetė pėr qind e popullsisė sė saj. Fshatra tė tėra kanė marrė ē'tė mundin dhe kanė zbritur nė zonat e mėdha urbane tė vendit. Shkaqet ekonomike, varfėria, mungesa e vendeve tė punės, mungesa e ndihmės dhe pėrkrahjes sociale, mungesa e investimeve nė infrastrukturė dhe niveli mjaft i lartė i kriminalitetit, i detyruan dy tė tretat e tropojanėve tė braktisin shtėpitė e tyre pėr tė filluar njė jetė tė re ku tė mundin, vetėm qė tė jenė larg tmerrit tė atentateve e pritave, hedhjes nė erė tė pallateve me eksploziv e grabitjes sė bankės. Strukturat e pushtetit vendor tė ofrojnė statistika tė frikshme tė gjendjes ekonomike tė tropojanėve, tė cilėt janė mbajtur gjallė vetėm prej punės sė emigrantėve. Ekzekutimi demonstrativ nė mes tė kryeqytetit vetėm disa metra nga selia e PD-sė i deputetit tė Tropojės Hajdari do tė shkaktonte mė pas njė skenar tė mirorganizuar vrasjesh, fillimisht tė personave tė dyshuar si autorė tė krimit dhe mė tej tė vetė "vrasėsve tė vrasėsve". Inefiēenca e strukturave tė specializuara si policia, prokuroria dhe gjykata, gjatė kėtyre gjashtė viteve nė Tropojė nė moszbulimin e autorėve tė krimeve dhe mos ndėshkimin e tyre nuk mund tė ketė qenė thjesht njė pafuqishmėri e shtetit por edhe njė veprim i bėrė me vetėdije. Njė gjė tė tillė e provon fakti qė ndryshimi i klimės politike nė kryeqytet ka ndikuar dhe nė Tropojė, duke bėrė qė pėr herė tė parė pas 1997-ės, komunitetit dhe pushteti vendor tė mbėshtesin veprimet e policisė lokale.
    Ndėshkimi
    Mė 4 gusht 1999, pas njė atentati ku u goditėn disa drejtues tė policisė lokale nė Tropojė shteti organizoi me urgjencė njė operacion tė koduar me emrin "Ndėshkimi". Nė krye tė trupave speciale u vu koloneli Gani Malushi, i cili, brenda pak muajsh, bėri spastrimin e komisariatit nga elementėt e inkriminuar, goditi krimin e rrugės, duke liruar nga maskat arteriet kryesore qė lidhnin Bajram Currin me pjesėn tjetėr tė vendit. Gjatė kėsaj kohe nė Tropojė u kapėn me dhjetėra persona nė kėrkim, institucionet iu kthyen veprimtarisė normale dhe bankat jo vetėm qė nuk u grabitėn mė, por filluan tė shpėrndanin nė kohė rrogat dhe pensionet. Mbėshtetja e qeverisė Majko nė atė kohė ishte maksimale, duke bėrė qė shteti pėr gjashtė muaj tė rikthehet nė njė pjesė qė e kishte humbur prej vitesh. Por largimi i stafit tė Malushit nė shkurtin e vitit 2000 riktheu dhe njė herė pasigurine dhe kaosin nė Tropojė. Pėrkeqėsimi i situatės ēoi nė antimitingun i 26 shtatorit, kur kryeministri Meta rrezikoi tė mbetej peng i protestuesve tė irrituar, apo nė sulmin e armatosur tė 28 nėntorit mbi komisariatin lokal ku pati njė tė vrarė dhe dhjetėra tė plagosur. Angazhimi personal i presidentit Moisiu dhe i stafit tė tij, i mbėshtetur dhe nga forcat politike nė vend pritet tė mos e lėrė nė mes "Ndėshkimin numėr 2" qė do t'i rikthente Shqipėrisė pjesėn e dalė jashtė kontrollit nė veri tė saj.

    Ekspertėt
    Ngritja e tre grupeve me ekspertėt mė tė mirė tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, policisė sė shtetit dhe Ministrisė sė Drejtėsisė do tė kontrollojnė ēdo dosje tė arshivuar nė Tropojė dhe do tė rihapin hetimet pėr to. Kėto grupe pritet tė ndikojnė ndjeshėm nė vėnien nė efiēencė tė trinomit polici-prokurori-gjykatė nė Bajram Curri, dhe specialistėt e tyre pritet tė qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė nė Tropojė.
    Investimet
    Rritja e investimeve nė infrastrukturė do tė ndikojė nė hapjen e vendeve tė reja tė punės dhe do tė ndikojė qė Tropoja tė dalė nga izolimi prej pjesės tjetėr tė vendit. Hapja nga brigada xhenjiere e rrugės sė Qafė Morinės qė lidh Bajram Currin me Gjakovėn, pritet tė pasohet dhe nga hapja e njė dogane tjetėr nė fshatin Ēerem qė do tė lidhte Tropojėn me Malin e Zi dhe do tė krijonte njė tjetėr urė pėr kėtė trevė.
    Pajtimi
    Pas evidentimit dhe ndėshkimit tė autorėve tė krimeve nė Tropojė, ndėshkimi i tyre nga organet e drejtėsisė do tė bėnte qė shtetit t'i rikthehej autoriteti i humbur nė kėtė pjesė tė vendit. Dėnimi i vrasėsve apo dhe identifikimi i tyre nėse ata janė vrarė mė pas nga autorė tė tjerė do tė krijonte hapėsirėn qė tė ndėrmerrej njė fushatė pajtimi mes familjeve qė kanė qenė viktima tė kėtij kalvari,

    KRONOLOGJIA

    16 qershor 1997 - Vritet nė dalje tė urės sė Milotit, Sokol Haklaj, ndihmėsgjyqtar nė rrethin e Skraparit, autorėt e kėtij krimi janė tė pazbuluar
    5 janar 1998 - Vritet nė Qafėn e Luzhės, nė njė atentat me armė zjarri automatike Shkėlqim Haklaj dhe kunati i Fatmir Haklajt, Artur Demiri
    5 janar 1998 - Vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuēaj dhe Naim Dizdari. Autorėt e kėtij krimi janė tė panjohur.
    9 janar 1998 - Vritet brėnda qelive tė komisariatit tė Bajram Currit oficeri i policisė sė kufirit Shaqir Hoxha. Askush s'ėshtė dėnuar pėr kėtė ngjarje
    13 janar 1998 - Persona tė armatosur grabisin 480 milionė lekė nė bankėn e Tropojės dhe marrin peng policin e shėrbimit, autorėt tė panjohur
    9 prill 1998 - Plagoset nė mes tė Bajram Currit Azgan Haklaj, pėr kėtė ngjarje u arrestua Idajet Gjeēi, i cili u dėnua me 13 vjet dhe mė pas u la i lirė
    12 shtator 1998 - Vritet nė Tiranė Azem Hajdari dhe Besim Ēera, ėshtė provuar tashmė se autorėt kanė ardhur nga Tropoja mė makinat e policisė
    29 tetor 1998 - Grabitet serish banka e kursimeve tė Bajram Currit, grabitėsit qė dyshohen tė kenė qenė me uniforma policie morėn 620 milionė lekė
    4 gusht 1999 - Vriten nė afėrsi tė fshatit Cernicė, me mina tė telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kėrnaja, plagosen rėndė Fatmir Haklaj e Fatmir Daka
    4 gusht 1999 - Vriten nė qendėr tė qytetit tė Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorėt e kėtij krimi nuk janė zbuluar ende nga shteti
    13 tetor 1999 - Vritet koloneli Jonuz Hyka sė bashku me dajėn e tij Musli Gjoēaj nė lagjen Partizani tė Bajram Currit. Vrasėsit janė tė pazbuluar
    4 nėntor 1999 - Vritet nė njė pritė nė fshatin Bujan, 50 metra larg banesės sė Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kėrnaja, plagoset Jaho Salihi
    13 shtator 2000 - Sulmohen me armė snajper nga njė komando, nė fshatin Kėrnajė, Haklajt. Autorėt tentojnė tė vrasin Hamdi dhe Ylli Haklajn, por dėshtojnė
    1 nėntor 2000 - Vritet nė dalje tė fshatit Shoshan majori i repartit special Brisku, Ylvi Bengasi, kjo vrasje vazhdon tė jetė e pazbuluar dhe pa autorė
    28 nėntor 2000 - Gjatė njė proteste tė dhunshme vritet nė hyrje tė komisariatit tė Bajram Currit Syl Lusha dhe plagosen tė paktėn 10 shtetas tė tjera
    3 dhjetor 2000 - Vritet mė armė snajper nga njė komando me njerėz tė armatosur, vetėm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada.Vrasėsit tė panjohur
    28 mars 2001 - Sulmohen me armė zjarri nga njė komando me njerėz tė armatosur Haklajt. Shkėmbehet zjarr pėr mė shumė se 30 minuta, s'ka viktima
    20 gusht 2001 - Persona tė veshur me uniforma ushtarake plagosin gjatė njė atentati pranė fshatit Babinė, Petrit Brahėn dhe Bilbil Selivradėn
    31 tetor 2001 - Hidhet nė erė pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona tė tjerė, autorėt tė pazbuluar
    2 prill 2002 - Vriten nė lokalin "Ervin" nė qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani, plagosen Hysni Biberi dhe Kujtim Dusha
    8 maj 2002 - Vriten pas njė atentati pranė spitalit tė qytetit Elez Haklaj 70 vjeē dhe djali i tij Ēelė Haklaj, 43 vjeē. Autorėt largohen dhe djegin makinėn

    .............................

Tema tė Ngjashme

  1. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  2. Burgjet...
    Nga shkodrane82 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Shteti qė tradhton shtetasit e tij
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 07:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •