Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Alqi Boshnjaku

    Muzika Albasoul keto dite ka bere te mundur degjimin e albumit "Larg urrejtjes", nje permbledhje me disa nga bashkpunimet me te mira te Alqi Boshnjakut. Per te degjuar albumin mund te klikoniketu

    Alqi Boshnjaku ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve ne 1978. Ne femijeri ka qene kengetar ne pallatin e pionereve. Fillesat e tij si regjisor i ka me grupet amatore te shkollave te mesme “Qemal Stafa” dhe “Sami Frasheri” Ka qene regjizor i Estrades se Ushtarit dhe ka marre pjese si as/regjisor ne disa filma si: “Emblema e Dikurshme”, etj. Ai ka qene gjithashtu edhe drejtues dhe inspirues i grupeve te para te muzikes moderne si: “Arting”, “Spirit Voice” etj. Alqi Boshnjaku u aksidentua ne Durres me 2 shtator 1998 dhe vdiq me 20 shtator 1998.


    “Larg urrejtjes”

    muzika: Valentin Veizi
    kendon: Elsa Lila

    Cmimi i I ne Fest 1997
    Cmimi “Grand Prix” ne Discovery98 ne Varna (Bullgari)
    Cmimi i II ne Voice of Asia 1998 ne Almata (Kazakistan)

    Cdo dite qe zbardh
    Une penen marr,
    Shkruaj dashuro ne shpirt
    Se nga dashuria erdhem ne kete bote dhe ne
    Sot e shoh ne mjegull
    …………..ne re
    sot e ndiej te strukur larg
    dua t’i bej strehe

    Ne syte e endrres
    Ylber i shpreses
    Vjen e me zbulon kaltersine

    Si vjen rrotull Toka
    Perreth diellit rrezear
    Edhe ne rreth miresise
    Te marrim drite prej saj

    Vjen si klithme zemre
    Mos urre ne jete
    Larg nga ne urrejtje,
    …………te urrej…

    Vjen deshire zemre
    Dashuro ne jete
    Sa m’u lodh kjo fjale
    ……………ky shpirt…

    Nese nje cast
    Troket nga larg
    Nje kujtim qe thote:
    ……………Urre!
    Varken e harreses
    Merre ti dhe larg lundro
    Vala ia nis nje kenge
    ……………harro

    Ne fund te detit
    Gremis urrejtjen
    Qe as varr mos te kete
    Ne kete jete
    Ne fjalor te zemres
    Te mos jete urrejtja fjale
    Dua gdhendur te lexoj
    Dashuro dhe fal

    ”Alqi Boshnjaku, poeti, qe tinugllit diti t’i jap kuptimin e vertete, poet qe melodine e beri te flase me gjithe forcen e saj, poeti qe ne kengen e tij teksti dhe muzika meshirojne njera-tjetren, ne persosmerine e tyre, aq sa keta element s’mund t’i ndash kurre nga njeri-tjetri”
    Valentin Veizi

  2. #2
    Koncerti “Kur vjen pranvera” 1993

    Emocion

    muzika: Luan Zhegu
    kendoi: Aleksander Gjoka


    Ne atehere shkonim ne cdo mbremje
    Kishim ritmin tone qe na pelqente
    Oho,…oho…tuistėgeinin

    Tuistegeinin e kerceje kaq bukur
    Sa nuk t’arrija dot, moj flutur
    Te kisha zili, te kisha zili…

    Tuistegeinin e kendoja kaq bukur
    Sa nuk m’arrije dot, moj flutur
    Me kishe zili, me kishe zili

    Por kur te dy kercenim bashke
    Por kur te dy kendonim bashke
    Na kishin zili, na kishin zili
    Dhe ne per njeri-tjetrin u beme perendi
    Tuistegenin…
    Edhe sot e kercejme
    Edhe sot e kendojme
    Me ate pasionin
    Emocione na zgjon, kenge e dashurise sone
    O-ho-o tuistegenin

    ”Alqi-ekspresiv i cmendur. Kur bashkpunoja me te ngateroja diten dhe naten. Telefonatat pas mesnate ma benin te pasigurte gjumin dhe te sigurte suksesin…”
    Luan Zhegu




    Festivali 29 (1990)
    Cmimi i II

    Sagapo-Te dua

    muzika: David Tukiqi
    kenduan: Nertila Koka dhe David Tukiqi


    Davidi
    Befas une te pyeta
    Tek te sodisja ty me endje
    Si i thone te dua
    Ne gjuhen e nenes tende

    Nertila
    Fare mire e dije
    Por nga une e prisje
    Sagapo te thashe te dua
    fjale dashurie

    Sagapo
    Te dua
    Sagapo
    Te dua
    Te dua, sagapo

    Zemra bashke te do
    Jo! Jo!
    Jo nuk ka rendesi ku do jetojme
    Si ne jug a ne veri
    Bashke do jemi une e ti

    ”Une dhe Genci gjithmone kujtojme me nostalgji bashkpunimin me Alqi Boshnjakun, te cilin as koha, as largesia nuk do ta nderprese.”
    David Tukiqi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Shigjeta kisha kohe qe kisha menduar te hapja nje teme mbi Alqi Boshnjakun dhe kjo pikerisht si rrjedhoje e degjimit te kasetes tek Albasoul. (por per mungese kohe )

    Per mendimin tim kenget qe gjithmone me vijne ne mendje ketu ne Amerike dhe me kane pelqyer gjithmone, gjenden te gjitha tek ajo kasete.


    Pershendetje

  4. #4
    Fiori,
    Edhe une kur i degjova kenget tek muzika, mendova "ide e mire atij/asaj qe i ka vajtur ne mendje te mbledhe disa nga kenget me te mira te Alqi Boshnjakut" Jane te gjitha kenge pak a shume te njohura dhe disa prej tyre fituese te cmimeve te ndryshme. Te pershendes me nje nga kenget qe me pelqen tek ky album "San Valentino"


    Koncerti "Kur vjen pranvera" 1996, Cmimi i I

    San Valentino

    muzika: Luan Zhegu
    kendon: Ledina Celo


    San Valentino ne te mirepresim
    Te takojme ne mes te shkurtit
    Te presim, po s'te percjellim
    Te jetojme cdo dite te vitit

    Ti ne dhurata je kampion
    Je rekordmen i puthjeve
    sa dhe dielli behet xheloz
    per zjarrin e zemrave

    Nuk harrohen netet e tua..
    ne lokalet plot muzike
    Si asnjehere vallezon endrra
    sipas ritmeve magjike

    Sa heret zbardh agimi
    ashtu krejt si pa kuptuar
    ne ekstaze zhytet shpirti
    ne trupat e perqafuar

    San Valentino
    dit' e dashurise
    Ndonese vjen ne dite dimri
    je me e bukura dite pranvere

    San Valentino, ty
    pa dashuri te gjeti
    Por mos u deshpero
    trishtimi ti largo

    Do vije dashuria
    drejt teje po udheton
    ajo nuk vonon
    Ja kur te trokase!

    "Do te doja vargjet e Alqi Boshnjakut ne cdo muzike qe do interpretoja"
    Ledina Celo
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Festivali 31 (1992)
    Cmimi i I

    Ike me dallendyshet

    muzika: Dritan Lumshi
    kendon: Manjola Nallbani


    Iken dallendyshet, iken larg…
    Do te shkoj, me the, vetem per pak!
    Erdhen dallendyshet perseri
    Por ne mes tyre mungoje ti

    Jo ti s’me ke harruar
    Nuk kam per ta besuar
    Se ti me s’me do

    Dicka te ka penguar
    Sonte te vish te mua
    Eja, pra, ti, nxito!

    Kjo zemer e lenduar
    Te pret e permalluar
    Eja pra ti, shpejto
    Eja pra ti , fluturo!

    Ra nje pike nga lart, permbi flete
    Lot apo shi, eja gjeje vete
    Ne sy mos me shiko, se ata tregojne
    Eja me perqafo, sa nuk eshte vone!

    ”Alqi Boshnjaku ishte poeti qe diti ne menyre te shkelqyer te njesoje vargjet e frymezimet e tij me muziken. Dhe kish vlera jo vetem te nje poeti, por edhe te nje miku te mire.
    Manjola Nallbani”




    Koncerti “Kur vjen pranvera” 1997
    Cmimi i I

    “Si banania”

    muzika: Edmond Mancaku
    kendon: Dashnor Diko


    Nje vajze te bukur njoha, e brishte, e pafaj
    Tek po blinte nje banane
    Ne banane ngjyre e flokeve te saj

    Kam kohe s’e kam takuar
    Cdo cast e enderroj
    Por jo, shpresa nuk eshte shuar
    Se nje dite une prape do ta takoj

    Valle eshte e dashuruar?
    Une fola pak, ndaj si ta di?
    Nese eshte e vetmuar
    Nga nje, dua ta bej une dy
    (ndoshta e bej une dy)

    Nje ze flet:
    “Vajza eshte si banania
    te shijon kur e zhvesh
    e prek ti vet
    Por kujdes nga banania!
    Mos e hidh e mos e shkel,
    Sepse rreshqet!



    Koncerti “Kur vjen pranvera” 1991
    Cmimi i II

    Emigranti

    muzika: David Tukiqi
    kendon: Irma Libohova


    Ti ike larg, mes dallgeve
    Duke me thene jo nuk kthehem jo
    Ky plumb i zi i fjalev
    Sa plage i la zemres qe e do

    Cdo dite te pres buze detit
    Ndonese the: jo nuk kthehem jo!
    Sa here anije vijne dret portit
    Me duket se vjen dhe ti me to

    Se ti do te vish
    Nga letrat e kuptoj
    Ti nuk e shkruan
    Por une e lexoj
    Lotet mbi germa mua ma thone
    Se ti do te vish
    E ndjej n’telefon
    Me shume ti hesht
    Flet pak, loton
    Gjithcka ndoshta ke
    Por gjithcka te mungon

    Emigrant
    Vec kete emer ke ti atje
    Eja, bir te pret ky vend
    Te fitosh prape emrin tend

    Sot bregun ku me njohe
    Valle deti e lag, a une me lot
    Atje te pres plot mall e dhimbje
    Portretin tend cdo cast shikoj
    Kur tinguj ndiej keto dite vetmie
    Me duket se zerin tend degjoj…

    Shkeputur nga nje leter e kengetares Irma Libohova

    “Urimi im eshte: Tekstet e tua i kendofshin foshnjat dhe pleqte dhe:
    Sugjerimi im eshte: Bej ndonjehere ndonje tekst edhe per te moshuarit se do te behemi dhe ne nje dite si ata.
    Me shume respekt, kolegia jote e diteve te mira dhe te keqia, Irma”
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    ASKUSH NUK MUND TE PERSERISE VETVETEN

    Kush eshte Alqi Boshnjaku i vertete, nje Piter Pan, apo nje Kazanova?

    Une mendoj se cdo njeri e ka shume te veshtire te zbuloje te tjeret dhe vetveten. Por, kam mendimin se jam nje Piter Pan, sepse une asnjehere nuk i besoj moshes sime. Mbase eshte dhe natyra e punes qe kam. Duke jetuar me te rinj dhe te reja kam arritur te harroj moshen time te vertete. Gjithmone ndihem si bashkemoshatar me ta dhe ne raportet miqesore me ta sillem si i tille. Sa here qe kam ditelindjen nuk mendoj se cfare viti festoj por qe eshte nje ngjarje per t’u mbledhur me miq dhe shoke. Njeriu asnjehere nuk duhet te mendoje per moshen e tij.

    Ne nje kenge te Ramazzotit thuhet: “Ka gjithmone nje vend ku mund te arrish, nese beson deri ne fund ne ate qe ben…” Cilat jane synimet tuaja?

    Keto vargje dhe kjo kenge mjaft e njohur me pelqen. Por, do te bjea nje korrigjim, nese do e shkruaja une kete tekst. Njeriu fluturon drejt hapesirave, nuk ka nje vend sepse eshte i pangopur nga ato cka synon ne jete. Ndersa zoteron nje prone, mendon nje prone tjeter. Kjo pangopesi eshte pikerisht ajo doze egoizmi qe e ka cdo njeri ne vetvete. Kur isha ne fillimet e mia enderroja te fitoja nje cmim ne nje eveniment artistik, sic mund te ishte nje festival, apo nje koncert pranvere. Arrita qe me 3 tekstet e mia te para te fitoj; ne nje ankete muzikore cmim te pare, ne anketen e dyte po cmim te pare dhe ne nje koncert pranvere (me kengen “Mos u nxito”, me muzike te A. Vezulit, kenduar nga A. Bitri) perseri cmim te pare. Qe nje enderr qe m’u realizua shume shpejt. Kam fituar disa here dhe ne festivale e koncerte pranvere te tjera. Pasi t’i realizoj te gjitha endrrat cfare do te mbetet? Pas zenies se katit te pare, sic do t’i quaja arritjet e mia te gjertanishme, nuk do te mendoja per katin e dyte pa hedhur themelet e forta. Mendoj se filozofia e cdo njeriu eshte qe nuk mjafthohet me ate qe ka ne jete. Nuk ka nje vend. Arrin dicka kur mungon dicka tjeter.

    Cili eshte virtyti qe ju vlersoni me teper tek te tjeret dhe tek vetja?

    Une vleresoj shume mirenjohjen. Mosmirenjohja eshte vesi me i urryer. Kjo ndodh sepse ne jeten time jam perpjekur qe me shoket, miqte, te dashurit, te krijoj raporte te sinqerta, reciproke, te hapura, pa paragjykime, por shume here ne jete kam hasur me mosmirenjohjen. Une vleresoj shume njerezit te cilet jane mirenjohes, kane qene mjaft te hapur me mua, larg cdo lloj cinizmi, pa hipokrizi. Te tille ka shume. Po kaq te shumte jane dhe mosmirenjohesit. Por, te kundertat terheqin njera tjetren. E tille eshte jeta.

    Pendimi eshte per ju gjeja me pa vlere ne bote, apo nje ndjesi qe na ndihmon te permiresohemi?

    Pendimi s’mund te jete gjeja me e pavlere. Ne jete njeriu meson, ka arritje, ka dhe zhgenjime. Te mos pendohesh, dmth te mohosh vetkorrigjimin dhe te mos korrigjohesh do te thote te mbetesh ne vend. Pendimi eshte nje vetekorrigjim. Njeriu ka nevoje te shihet ne pasqyren e arsyes cdo dite.

    Cila eshte dashuria juaj me e madhe?

    Une nuk do t’i klasifikoja dashurite. Te duash do te thote te duash nje mik, nje shoqe, te dashuren tende. Ka nje moment kur dashuria me e madhe eshte dashuria per nje shoqe dhe, pasi mbaron kjo, une mendoj se njeriu dashuron shume here ne jete. Nuk ka vetem nje dashuri te madhe. Nje nga dashurite e mia me te medha eshte ajo per profesionin. Te duash profesionin do te thote te arrish dicka ne jete dhe te besh qe me kete te te duan te gjithe. Perfiton shume dashuri kur arrin dicka ne jete. Tani per tani, dashuria ime me e madhe eshte per vajzen time Amoelen, qe e kam larg ne Greqi.

    Cili eshte per ju suksesi me i rendesishem?

    Me i rendesishem per mua eshte suksesi ne profesion. Njeriu duhet te kete nje emer ne jete, te mos jete askushi. Kur arrin te besh dicka ne jete, mund te behesh njeri i dites, njeri qe njerezit te respektojne, te te duan. Prandaj dhe them se suksesi me i madh ne jete eshte suksesi ne profesion.

    E merrni jeten si ju vjen, apo mundoheni te ndryshoni dicka tek ajo?

    Une jam supersticioz dhe them se e marr jeten si me vjen. Jo se qendroj pasiv, por shume gjera pikesynojne ne jete e, nderkohe qe perpiqemi te bejme dicka te mire, te del perpara nje zhgenjim i papritur dhe nderkohe qe ti rri ne deshperimin tend, te afrohet nje kenaqesi, nje lumturi e madhe. Prandaj mendoj se jeten duhet ta marr ashtu si vjen, sepse lufte me ate qe eshte paracaktuar nuk behet. Une vete kam patur shume te papritura ne jete, te cilat jane akumuluar dhe me pas shprehur ne ato qe kam shkruajtur por qe kam qene ne ne gjendje t’u bej balle. Nese jeten nuk e merr ashtu si vjen atehere si do te mundesh ta luftosh? Une mendoj se nuk luftohet dot. Eshte nje force mbi ne qe percakton jeten.

    Cila eshte endrra juaj ne sirtar? Nese do t’ju jepej mundesia ta rifillonit jeten nga e para, do te benit tenjejten gje qe keni bere deri me sot, apo…?

    Une them se ne zemren dhe arsyen time nuk ka sirtare e, nese s’ka sirtare, s’mund te kete as endrra ne sirtar. Ato qe kam pasur jam perpjekur t’i realizoj dhe ketu pyes veten: a ia kam arritur? Ndonjehere dhe nuk e kuptojme ate kufirin qe qendron midis endrres dhe realitetit. Mendoj se njeriu pergjitesisht nuk i ruan endrrat ne nje sirtar. Ate enderr qe i shfaqet naten te nesermen perpiqet ta realizoje. Askush nuk mund te kopjoje veteveten. Natyrisht, une jam penduar per shume gjera ne jete dhe po ta filloja nga e para do t’i korrigjoja. Por, kam frike se po t’i korrigjoja keto gjera, a do te arrija keto qe kam arritur sot?

    intervistoi: Teuta Meci
    Revista “Era”, Korrik 1996
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Festivali 35 (1996)

    Zhgenjimi

    muzika: Kujtim Laro
    Kendon: Alma Bektashi


    I hidhur ky zhgenjim
    Si kerkon te mbys femine
    nuk ka pare ajo, jo ende drite
    E ndjej si me leviz, jo vetem ketu ne trup
    E ndjej te me leviz edhe ne shpirt

    Ti po shkon
    kur ajo vjen
    Do te ndjekin pas dy syte e saj
    Sonte nuk qesh dot, nuk mundem dot te qaj
    por ndjej se dicka ta thote

    Sa te besoja
    por s'di se si
    me dukesh tani...
    Me i frikshem se vdekja
    Se ajo vjen dhe jeten ta rremben
    e ti e mohon
    Besoja se me doje
    a e degjon?...
    Tani trokiti urrejtja
    Ti s'e meriton kengen e jetes
    te foshnjes kur te qaj
    O turp i mohimit te saj

    "Ishte kenaqesi te bashkpunoje me Alqi Boshnjakun, jo vetem si poet, por edhe me gjere: ai dinte te ndihmonte ne konceptimin strukturor te kenges..."
    Kujtim Laro



    Fest 34 (1995)
    Cmimi i III

    Simfonia e nenes

    muzika: Luan Zhegu
    kendon: Sherif Merdani


    Per ty une do te mendoj gjithmone
    Do shkruaj vargje, do krijoj melodi
    Edhe kur te perqafoj si femi
    Edhe kur ndodhem kilometra larg
    Se ti je krijese e perjetesise
    Sinfonia ime!

    Nganjehere me vjen te qesh me veten time
    Me vjen ne mendje nje pyetje aq naive
    Perse, perse, nuk kam qene ne dasmen tende
    Perse, une qava kur ti me linde...
    O nena ime!
    Perendesha ime!
    Sinfonia ime!

    O nene!
    O perendeshe e jetes!
    Ti qe krijove gjithesine
    Ajo nina-nana e embel
    Sot me duket simfoni

    O Zoti yne i madh!
    Nje lutje na degjo
    Fali dite nga jeta jone e pajetuar
    Perendeshes sone

    Perendesha ime
    Perendesha jone
    Sinfonia ime
    Sinfonia jone

    "Alqi Boshnjaku eshte poet i muzikes dhe muzikant i poezise"
    Sherif Merdani
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    FAL

    Iken jeta shpejt vrapon
    Dhe nje muaj duket ēast
    E si mundet te gezojme
    Jo te ndare, por veēse bashke

    Sa e shkurter eshte kjo jete
    Themi shpesh kur bisedojme
    Kur dikush ne, zė na prek
    Ne ēast e harrojmeeee

    Per nje fjale ashtu kot
    Prishet befas nje miqesi
    Dhe askush nuk i del zot
    Falja zhduket ne meri

    O ti zemer njerezore
    Pa degjoje zerin tim,
    Fal, se jeta eshte e shkurter
    Se jeton dhe nje pendim

    Ndan dy njerez padrejtesisht
    Nje kapriēo xhelozie
    Dhe pse duhen ēmendurisht
    Falja ndalet ne kufij

    Te pershendes Shigjeta me kete kenge te kenduar aq bukur nga Ledina Ēelo

  9. #9
    Heret a vone edhe une po te pershendes me nje kenge nga po i njejti album

    Festivali 33 (1994)
    Cmimi i I

    Te sotmen jeto

    muzika: Shpetim Saraēi
    kendon: Mira Konēi


    Here na duket autostrade
    here ajo shfaqet si rrugice e shkrete

    Nga dhimbja e djeshme, jo nuk hidherohem
    dhe nuk kam nostalgji per cfare kaloi ne jeten time
    Gezimit qe shkoi nuk i gezohem
    se iken ne harrese
    te kthehet nuk e pres

    Mos u genje nga e djeshmja qe shkoi
    ajo nuk vjen, dhe po erdhi largoje
    Te sotmen jeto
    Te ardhmen kerko

    "Me poetiken e tij muzikore, Alqi theu tabute e vargut dhe zbuloi sekretin e magjise se kenges"
    Ema Qazimi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Bujar Bukoshi: Berisha theu embargon, por e beri per Kosoven
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 18:05
  2. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  3. Historiku i Bankės sė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •