Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 67
  1. #41
    Nuk mund ta perdor celularin per tu lidhur me albtelekom (dial-up connection)?

  2. #42
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Kjo temë duket të jetë e vjetër.



    Ka një shpjegim më lart për një transmetim nga PC yt. Bëra një provë dhe nuk e kuptova pse nuk funksionoi. Kjo ka pak rëndësi. Si mund të bëhet një transmetim nëpërmjet një serveri?


    Faleminderit,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Shëndro kompjuterin personal në RADIO DHE TV TRANSMETUES!!!!!!

    Me siguri ndonjëherë keni dëshiruar të udheheqni ndonjë radio apo tv program apo ndoshta dëshironi të jeni DJ.Tani ju jepte mundësia për një gjë të tillë.Parakushti kryesor është që kompjuteri yt të ketë shpejtësi prej së paku 1 Gigaherci (por mund të funksionon edhe me procesora me shpejtësi më të vogël p.sh.550 Hz (herca )apo 700 mirëpo në atë rast mund të paraqiten pengesa si te trasmetuesi poashtu edhe te dëgjesi….(por në disa raste ajo funksionon pa pengesa)Si dhe hapsirë të mjaftueshme(disk space) në kompjuterin tuaj.

    Si funksionon ky proces?Thjesht duhet të keni mp3 skeda (files) muzikore apo mund të transmetoni edhe mp3 në formë të rekalmave, bisedave, tregimeve, krijimtarive të ndryshme letrare etj.Por kushti është që edhe këto skeda të transferohen(konvertohen )në mp3 format.Si bëhet transferimi i bisedave , reklameve në Mp3 format?Thjesht bisedat debatet që i keni incizuar me kompjuter ruani së pari në .wav format(apo të ngjajshëm) e pastaj shfrytzoni ndonjë softuer për transferimin(konvretimin) e tyre në mp3 format.p.sh. shfrytzo softuerin http://www.riverpast.com/, apo http://www.convert-wma-mp3.com/

    Interesante dhe tërhekse apo jo?! Shkojmë me rradhë;

    Për të krijuar një radio stacion duhet ta shkarkoni(download) softuerin WINAMP(falas) si dhe disa softuera shtesë për Winamp-in. http://www.winamp.com
    Pastaj SHOUTcast WIN32 Console/GUI server v1.9.7 http://www.shoutcast.com/download/files.phtml , si dhe SHOUTcast DSP Plug-In for Winamp 5.x http://www.shoutcast.com/download/broadcast.phtml

    Instalo dhe Starto Winamp.Pastaj instalo këto softuera shtesë.Në Winamp shko në butonin Preferences dhe gjej aty ku shkruan Options.Pas paraqitjes së dritares së re shko në DSP/effect shtyp në butonin Configure active Plugin dhe bë konfigurimin në dritaren e re;
    Dritarja e re e mban emrin Shout cast source;shtyp në butonin connection dhe shëno IP adresen tënde.Port 8000 dhe Pasword mos i ndrysho.Në butonin Yellowpages shëno emrin e radiostacionit që dëshiron si dhe Genre shëno si country(d.m.th. në cilën kategori dëshiron të përfshihet radio stacioni)Mbylli dritaret.
    Pastaj shko në Winamp Play>Play folder dhe gjej dosjen ku i ke të vendosura skedat MP3.Pasi e starton aktivizohet radio stacioni me një nyje që vendoset automatikisht në faqen http://www.shoutcast.com

    Pastaj starto programin nga Shout cast DNAS(Gui).Aty do shikosh këtë porosi:

    Event log:
    <12/03/06@18:55:05> [SHOUTcast] DNAS/win32 v1.9.7 (Jun 23 2006) starting up...
    <12/03/06@18:55:05> [main] loaded config from C:\Program\SHOUTcast\sc_serv.ini
    <12/03/06@18:55:05> [main] initializing (usermax:32 portbase:8000)...
    <12/03/06@18:55:05> [main] No ban file found (sc_serv.ban)
    <12/03/06@18:55:05> [main] No rip file found (sc_serv.rip)
    <12/03/06@18:55:05> [main] opening source socket
    <12/03/06@18:55:05> [main] source thread starting
    <12/03/06@18:55:05> [source] listening for connection on port 8001
    <12/03/06@18:55:05> [main] opening client socket
    <12/03/06@18:55:05> [main] Client Stream thread [0] starting
    <12/03/06@18:55:05> [main] client main thread starting
    <12/03/06@18:58:52> [source] connected from 211.113.165.142
    <12/03/06@18:58:53> [source] icy-name:Radio Vardari ; icy-genreountry
    <12/03/06@18:58:53> [source] icy-pub:1 ; icy-br:24 ; icy-url:http://www.shoutcast.com
    <12/03/06@18:58:53> [source] icy-irc:#shoutcast ; icy-icq:0 ; icy-aim:N/A
    <12/03/06@18:58:55> [dest: 207.200.98.5] starting stream (UID: 0)[L: 1]{A: SHOUTcast Directory Tester}(P: 0)
    <12/03/06@18:59:06> [dest: 207.200.98.5] connection closed (0 seconds) (UID: 0)[L: 0]{Bytes: 196608}(P: 0)
    <12/03/06@18:59:08> [yp_add] yp.shoutcast.com added me successfully
    <12/03/06@19:02:10> [yp_tch] yp.shoutcast.com touched!
    <12/03/06@19:05:20> [yp_tch] yp.shoutcast.com touched!

    Kjo d.m.th se radio stacioni funksionon dhe transmeton nëpërmjet të Winamp programit, por më e sigurt është testimi: Në faqen http://www.shoutcast.com aty ku shkruan Search shëno emrin e radio stacionit tend dhe shtyp Go.Atëher do paraqitet nyja (link) I radio kanalit tend.(Nëse nuk paraqitet herën e pare orvatu sërish apo kontrollo konfigurimet e bëra)Me shtypjen e saj aktivizohet ose Winamp softueri apo Real Player.Softuerat e tjerë si kam provuar a funksionojnë me radion e krijuar.Lajmëro miqt e tu për Radio transmetimet e tua.(Princip I ngjajshëm është edhe me TV transmetimet, mirëpo atë nuk e kam testuar.Me siguri aty bëhet transmetimi I skedave në DVD format apo avi.

    Me përshëndetje nga Pollogu.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Ola Zemer
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Vendndodhja
    Ehh sa mire kurj jam me PC
    Postime
    63
    shum me e thjesht eshte kjo

    www.Flatcast.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 04-12-2006 më 23:21

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-05-2007
    Postime
    1

    Thumbs up radio online

    a dine dikush nga expertet te me tregpje se si mund te bej nje radio online ne pc time.

    Me respekt nga DizajnWeb

  6. #46

    Radio ne Internet

    Si behet transmetimi i nje radio stacioni ne internet?

  7. #47
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Dua te transmeetoj TV ne internet?

    Nese ka njohuri ndonjeri se si te beje transmetimin e nje TV lokal ne Internet dhe te me sugjeroj per ndonje server ku eshte edhe pagesa me e lire kuptohet.

    Respekt

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2004
    Postime
    83

    Radio Online - Si behet

    Pershendetje te nderuar forumista dhe ju ekspert.

    A mund te me tregoj njeri si behet te lansohet online nje radio. Pra muzika qe degjohet tek radio te degjohet online. Kam pa shume radio stacione qe mund te degjohen online, si behet kjo? a eshte e veshtire te realizohet?

    Githa te mirat.
    Te mbrojme te drejtat autoriale. Te gjithe kunder plagjiaturave.

  9. #49
    Vështir Për Ta Kuptuar Maska e Dj_PiRoMaN
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Vendndodhja
    TeToVë
    Postime
    362
    Si behet nje radio online?!



    1. Duhet te keni te instaluar Windows XP professional
    2. Duhet te keni lidhje interneti 24 ore (broadband per mbi 100 degjues)
    3. IIS Services te instaluar - nese nuk dini se si instalohet IIS Services ja nje sqarim:
    Shkoni ne Start -> kliko Control Panel -> pastaj Add/Remove Programs -> ne fund Add/Remove Windows Components.
    Pastaj shkoni ku shkruan "Internet Information Services" dhe klikoni "details" dhe zgjedhni "world wide web service" dhe kliko OK dhe prit te instalohet (duhet te keni cd-ne e Windows XP Professional te vendosur ne cd-room)
    4. Duhet te keni IP statike
    5. Duhet te keni te instaluar Winamp-in

    shkojme te shkarkojme "Shoutcast Server" ne:
    pasi te mbaroj shkarkimi e hapim dhe e instalojme.

    pastaj shkojme e shkarkojme "Shoutcast DJ DSP" ne:
    pasi te mbaroj shkarkimi e hapim dhe e instalojme.

    Shkojme te konfigurojme Shoutcast Serverin: kliko My Computer -> pastaj C: -> me vone Program Files -> kerko Shoutcast > dhe ne fund sc_serv.ini
    sc_serv.ini e hapim me wordpad

    hapet nje tekst:
    e gjejme ku shkruan maxuser=32
    numrin 32 e ndryshojm e bejme 100

    pastaj e gjejme ku shkruan password=changeme
    changeme e ndryshojme dhe beni si te doni por nuk duhet ta haroni se do na duhet me vone.

    pastaj e gjejme ku shkruan portbase=8000
    8000 duhet ndryshuar ne 8015

    e bejme "Save" dhe i mbyllim te gjitha dritaret.

    tani shkojme ne: Start -> Programs -> Shoutcast Dnas -> Shoutcast Dnas (console) dhe e leme te hapur.

    Shkojme tek winamp-i klikojme me anen e djathte diku lart
    shkojme tek options -> preferences dhe hapet nje dritare pastaj shkojme tek: Dsp/Effect -> Nullsoft Shoutcast Source dsp v1.8.2b [dsp_sc.dll]

    hapet nje dritare tjeter ku shkruan "Shoutcast Source"

    shkojme tek "output":
    poshte shkruan "address" dhe shkruani IP statike tuajen
    tek "port" shkruani 8015
    tek "password" shkruani passwordin e njejte qe e ndryshuam pak me pare
    tek "encoder" zgjidhni 1
    tek "reconnection timeout" shkruani 0
    pastaj shkojme ne "yellowpages" dhe shkruajm sipas deshires.

    shkojme tek butoni tjeter "encoder":
    tek "encoder type" zgjedhim mp3 encoder
    tek "encoder settings" zgjedhim 24kbps, 22.050khz, mono

    shkojme tek butoni tjeter input:
    ketu zgjedhim nese duam te leshojme muzike nga soundcard-i apo winampi

    shkojme perseri tek "output" butoni dhe e bejme "connect"
    mos harroni IP tuaj dhe passowrdin.

    dhe urraa e hapet nje radio online

    per ta vertetuar se a punon hapim Internet Explorerin dhe shkruani IP statike tuaj dhe porten (pershembull 65.168.255.21:8014).
    ps.kete e kopjova nga nje forum
    skisha nerva me ta spjegu
    ka edhe disa versione tjera nqs nuk kryen pun me kete i postoj edhe te tjerat
    pa merak
    pafshim herave tjera
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 25-01-2008 më 23:18
    Loneliness brings pain and pain makes you a genius... ;)

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2004
    Postime
    83
    Flm per pergjigjen e shpejte. Me duket nuk kuptova mire.
    Une dua qe nje radio lokale qe transmeton ne FM frekuenca, te njejten radio te mund te degjohet edhe online. Mua me intereson si duhet lidhur me studion e radios?

    Pres pergjigje.
    Te mbrojme te drejtat autoriale. Te gjithe kunder plagjiaturave.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sigurimi i kompjuterit
    Nga Force-Intruder në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 16:02
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Philadelphia, qyteti me wireless Internet per te gjithe
    Nga Albo në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 11:34
  4. Microsoft, thotë se do të mbyllë dhomat bisedore në internet
    Nga Hek në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 19:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •