Fund Dhjetori. Dite e shkurter dhe gri. Shto edhe nje shi te imet qe fillon nje te hene e nuk i dihet se cilen te hene pushon! Ne kohen midis te henave te shiut, qellon nje e Merr'kurre me bore, ose ndonje e pre'mte e prere me akull . Megjithese e hena e dhjetorit eshte gjithnje e shkurter dhe gri. Dhe shiu i imet papushim.
Dita e shenimit eshte e Marte, dmth shiu kishte filluar qe te henen. Ku ta dish se sa te hena me pare kishte filluar . Ndoshta dje , ndoshta te henen e shkuar...ndoshta dy te hena te shkuara.Ora eshte ne mes te mengjesit e mesdites. Nje gjysem me shume se nente.Pasi doli ne dere te shtepise e ne dere te dites... pa asnje pike diell e me shume pika shi'imet, u kthye e ndjere serish vetem...ne dhomen e saj mbi tryezen me sende te pakta e rremujemadhe, shfletoj njeren nga fletoret ku shenonte cfare mund ti besonte letres. Te tjerat e tepruara neper heshtjen e saj te shumefishte, i mbulonte me kujdes neper dhembe te dhimbjes per te mos i thene kurre. E kujt t'ia thoshte?!
Jetonte ne nje fshat krejt te vogel i cili shtrihej midis dy kthesave te lumit qe krijonin kembet e dy kodrave. Hapsira midis dy kodrave, kur nuk ishte fshati quhej "Lugina me fier" ndersa me lindjen e fshatit iu nderrua emri, e u quajt Fierze.Fshati nuk kishte ndonje histori per tu rrefyer, pervec asaj qe kishte mundur me moshimin e vet te nxirrte fare, faren e fierit.Per te dale fare fare e fierit duhen me pak se njeqind vjet, dhe po me pak se njeqind shtepi jane te mjaftueshme per te krijuar nje fshat, qe ne vend te fierit mbjell e krijon jeten e vet.
A del fare fshati? Edhe fshati del fare, po dhente Zoti e kjo nuk ka per te ndodhur. Edhe pse pothuaj gjysma e tij eshte dyndur, per me pak se dhjete vjet.Disa kane ikur andej ku dielli e deti e dita jane me te gjeregjate. E shiu me i shkurter. Disa kane ikur ne nate pa dite,atje ku per ters, banesat e fundit jane, jo ne fshat. Pra dyshohet-frikshem se nje fshat mund edhe te dale fare.E mund te dale fare , me gjithe te vdekurit.
Ne fakt ajo kete te hene aspak nuk po mendonte per fatin e farerave . Aspak per fshatin pasi ende nuk e kishte zbuluar sa shume e donte kete fshat.Ndoshta mendonte per nje te vdekur ose per fatin e nje varri , pse ai varr ishte jashte fshatit? ndoshta as kete .Mund te kish qene duke menduar per ndonjeren nga ditet e shkuara, ne te kahershme. Mund te ishte duke menduar njeren nga ditet e javes se kryer. A ndoshta njeren nga ditet e pamberritura ende.
Nderkohe, Lindita, nje fqinja e saj ia terheq diten nga mendja duke i kerkuar me thrrjet e saj te njepasnjeshme pergjigje.E hodhi diten qe kishte neper mendje dhe u pergjigj duke u drejtuar per nga dera. "Po ti moj, ku ishe futur qe nuk degjon, te kam thirrur me shume se dhjete here?" tha Lindita me frymemarrje te shpeshtuar. Ndersa Elona pa iu pergjigjur pyetjes e luti te hynte brenda pasi ishte shi'uar e tera qe nga floket e deri tek palca e lekures. Lindita tha "jo , erdha vetem te te them se ne rruge , jane dy burra qe, pyesin per shtepine tende, po une nuk ua tregova... vecse iu premtova se do te te lejameroja te dalesh t'i takosh poshte. Pra zbrit e takoji se po te presin, dhe di vete nese ua tregon shtepine, apo jo.
"moj po nuk me the, a te thane se kush jane ?" Jo nuk me thane vecse dukeshin burra e jo djem, dhe njeri eshte me floke e me mjekerr si te Jezusit ndersa tjetri eshte pa mjekerr e pa floke ." Elona e falenderoj, dhe u nisen njera pas tjetres per nga e dala e oborrit . Lindita mori per nga shtepia e vet, ndersa Elona per nga rruga ku dykush'et po e prisnin. Kur i pa u ndie midis dy ndjenjave, asaj te kenaqesise dhe te ndrojtjes. Pse jo kenaqesi, pasi njeri prej tyre ishte nje nder poetet me ne ze te vendit, qe ajo e kish lexuar qe prej me shume se 5 vjetesh, dhe tjetri ishte botues. Ndersa ndrojtja ishte ne dyfishimin e vet brenda Elones, e para se si po takohet per se pari me poetin dhe se shtepia e saj nuk ishte aq e bukur sa mund te kishte deshiruar ajo per te pritur vizitor te tille.Zbriti per nga rruga e vetme e automobilistike e cila, shtrihej perbri lumit, dhe e ndante fshatin ne disa shtepi e dy kulla poshte rruges dhe ne disa shtepi e dy kulla mbi rruge. Burrat kercyen rrugen pa e pare ne te dy anet e saj, pasi ne kete fshat dhe sidomos ne dhjetor nuk kalojne me shume se kater pese makina ne dite dhe nje autobus ne te dyja pesat e dites. Pese te megjesit dhe pese mbasdite. Ne dhjetor ora pese mbasdite thuhej pese e mbremjes, pasi erresira i shtrinte krahet mbi fshat qe ne tre.
Dhoma ku do te hynin miqte ishte e ftohte. Ne te nuk ishte ndezur zjarr qe nga dhjetori i vjeter. I zoti i shtepise doli e u takua me to qe ne dere. Perpjekja per ta ndezur zjarrin u shtri gjate e gjere ne durimin e te katerteve. Dikur u ndez, ne te mbaruar te durimit. Pastaj Elona u perpoq ti tregonte te zotit te shtepise se kush ishin miqte pa ditur se si te thoshte se per c'rast kishin ardhur. Dhe Miqve tu tregonte se kush ishte i Zoti i shtepise, por pa se e kishte te veshtire dhe tha shkurt, "Ky eshte im ate."
Pasi u serviri se pari kafen , ajo e filloji biseden me nje ankese... "Kam qe ne qershor qe me ka mbetur hena ne fyt, e po vuaj"
Kushedi pse ke dashur ta pish- i ishte pergjigjur poeti N. Gj. "Duhet te durosh deri ne nje etje te re qe te mund ta gelltisesh , ose fut gishtat e nxirre."
Elona nuk pranoj asnjeren nga ato qe i sugjeroj ai per lirimin nga mbytja e henes ne mbytjen te saj. Dhe keshtu pak nga pak filluan te zgjatnin ne njohje me njeri- tjetrin pa folur asnjehere drejte per se drejti per vetet e tyre.
...Vazhdon...
Krijoni Kontakt