Nata ra mbi fshatin Qatrom.
Pulat ishin ngjitur neper deget e pemeve e flinin per shtat pal qefe. Lopa po mbllaciste ca gjethe panxhari ne haur e gomari po shplodhej i shtrire ne kashte. Vetem Qeni, Balua trim nuk flinte. Ai bridhte neper oborr dhe veshet i mbante pipez. Ishin koh te keqija dhe atij nuk i lejohej lluksi i te fjeturit. Kapitalizmi kish mbrritur ne fshat ne formen e nji bilardoje ku luanin cdo nate qelbaniket e fshatit. Ulerimat e tyre vinin deri ne bahcen e Dilaverit, plakut te shtepise. E bija plakut Vesa kishte bere te tera punet e shpise dhe kishte marre bizen e po punonte nji qendro nen llambushken e varur ne veranden e shtepise.
Dilaveri u ul ne shkallet pran se bijes, nxorri kutin e duhanit e drodhi nji cigare. Balua vinte verdalle dhe nje e dy hungerinte me syte nga rruga.
-Baba se cka ky Balua sonte ...tha Vesa..
-Pse moj cupe .. tha Dilaveri cpo ben i uruari Balo sonte qe po ben cudi tine.
-Po ja mo Babi ..tha Vesa mendueshem.. cdo mbremje Balua yne ne kte kohe del e bredh mbas buceve te fshatit e sonte meazallah se del nga oborri e po rri ketu pran meje..
-Kushedi moj bij ci thot mendja dhe atij ..tha plaku i habitur pakez..
-Sot nuk me eshte ndare tere diten Balua mo Ba..tha Vesa e bukur.. une ne are ai ne are ..une ne dyqanet ai ne dyqanet..une ne cezma per uje ai me mua mbrapa si ogic..ke pare ti o Ba keshtu..
-E moj bije cme fute ne mejtime dhe tine nashti..tha Dilaveri e kruajti koken..me ate putren e tije te madhe pllot kallo..si te fshatareve te Korces e thithi fort cigaren me duhan Bilishti.
-Ba e more vesh tine kish blere mercedes i biri Zaimit elvisi.
-E le te blejne hajdutet benza moj bije ..foli Dilaveri..neve te na rroje gomari dhe bicikleta kineze qe cojme qumeshtin ne Korce.
-Moj Vesa .. tha Dilaveri..ajo zonja ne Korce qe cojme qumeshtin ka nje djalke te mire dhe e jema me tha nji dizaj ..sa te mire e ke ate cupke mo Dilo..he cthua moj bije..cti them asaj ..se me duket ta kan vene syne ata..
- E mo baba dhe tine ate muhabet ke..na le rehat tani..tha vajza e u skuq ne fytyre..
-Mir de mire kot fola dhe une..Keshtu e kemi ne baballaret mejtonemi per cupkat tere naten..tha Plaku e filloj te dredhi nje cigare tjeter..
-Ba.. te te bije nji got raki mani e pak gjize..tha Vesa gjith qef.
-Po mir moj bije bjere ..nuku ta prish un ty..e llafosemi pakez se u rrite dhe tine..
Vesa si flutur u fut ne guzhine dhe filloj te pregatise nji pjate meze per baban e saj te mire..
Ne oborr verdallosej Balua dhe hungerima e tije nuk kish te sosur. Nga Bilardoja degjoheshin te zgerdhirat e qaflesheve te fshatit. Balua erdhi dhe u shtri pran te zotit. Dilaveri ja ferkoi kurrizin mikut besnik i cili filloj te luaj me bishtin e tij leshtor..
E mo Balo se cke sonte tine..po mos u be merak se nen minder e kam kallashin..le te afrohen po te duan ata muter.. foli Dilaveri me ze te ulet..
Koh e keqe ka ardhur mendoj i ngrati Dilo..Ja e bija ish bere goxha cupe dhe nuk po ja linin te qete gangot.. Perdite degjonte menxura se si rrembeheshin vajzat e dergoheshin rrugve te botes..
Jo.. mendoi plaku .. me time bije nuk do te ndodhe kjo..Mezi e kam rritur e nuku e bera kaq per bordellot e Selanikut..
Ne kte kohe ne rruge u ndjene hapa...Balua u cua dhe duke lehur si i marre u versul nga gardhi.
Dera e oborrit u hap e shkallmuar dhe plaku dalloi tre hije qe hyne brenda si gorilla..te cartura..
-Kush jeni yve mo bertiti Dilaveri i tromaksur..
-Na mo Dilo aty e ke tet bij mo torobelle se kishin per te llafosur caze..tha nje nga gorillat..e nates.
-Po ckini me time bije juve sonte..neser llafosemi po te doni ..tha plaku duke u dridhur..
-More ********** do e nxjerc tet bije ti mo apo ti zbrazim trut tyja nashti..uleriti njeri nga ata..
Nga zeri Plaku dalloi elvisin, kapo banden e fshatit dhe zemra po i cahej nga tmerri..
-Ja nji minute de ..prisni pakez ..tha duke ju thare peshtyma ne buze plaku i mjere..
-C'minute mo shkerdhat muti..uleriu i biri Zaimit..do e sjellesh ate putanen tende ketu apo ta marrim zvarre neve vete..
-Ja po jua sjell tha Plaku i dhe hyri brenda ne Shpi..ku gjeti te bijen te mbledhur sa nji grusht nga llaftaria.
Balua hungerinte e hidhej perpjete nga inati..dhe nuk po i lejonte tre banditet te benin asnji cap perpara..
U degjua nji bresheri e thate dhe Balua u perpelit ne toke i pergjakur..
Plakut i ngriu gjaku..e u be si kercu..Mblodhi fuqite e fundit dhe u perkul nen minder dhe dora kapi kallashin e fshehur aty qemoti..
Mos Baba uleriu e bija..
Largohu moj Bije thirri plaku ..i nxire ne fytyre..se une nji cupe kam dhe cme duhet jeta pa ty..dhe duall ne dere me kallashin e ngrehur..
Banditet sa e pane drejtuan armet nga plaku por ish vone..
Kallashi i Plakut filloj te kercase dhe plumbat bresheri nuk dinin nga fluturonin..Plakut nuk i benin syte drite..
Mbi trupat e banditve..mbi Druret e oborrit mbi ..gjethe e dege..fershellenin fisheket duke bere nji baterdi te vertete.
Plaku qellonte e ulerinte si i cmendur..Ai nuk kishte te ngopur por karikatori mbaroi dhe ra nji qetesi e frikshme..
Ne oborr mbeti i zgerlaqur zorraxhiu i fshatit Visi kurse dy te tjeret ja kishin mbathur kembeve.. Plaku u afrua te Balua i cili ishte i lare ne gjak..e ledhatoi me embelsi dhe psheretiu i lehtesuar.
E bija erdhi dhe e perqafoi te jatin dhe me lot ne sy i tha...te mora ne qaf o ba ..
-Jo moj bije ske faj ti.. amanet ..te ma sheroc Balon pa per mua mos u bej merak..burgu per burrat eshte..
Pas pak u degjua sirena e policise..
Plaku qendroi ne mes te oborrit dhe i dorzoi armen oficerit te policise..
-C'na bere mo Dilaver cna bere... thirri i tmerruar oficeri..
-Bera ate qe duhej te beja ..tha Plaku me krenari..
Policet i vune prangat ne duar plakut dhe e shpune drejt makines..Nder kohe gjithe fshati ish mbledhur aty ..se per sehir jane te vetmit korcaret..apo jo..
Oficeri i policise i cili sa kish pare ato dite filmin me Tomy Li-ne dhe Harrison Fordin..ja zgjidhi prangat Dilaverit dhe nxorri nga xhepi nje qeske me karamele si tek filmi i ja zgjati plakut..
-Na xhaxha ..i tha ne vesh oficeri ..se e meriton..e te lumte pushka..
-Flmn tha plaku me lot nder sy..Nji cigare dua tha se..skam dhemb per karamele un a derbardhe..
Dhjetra fshatare zgjaten paqetat drejt plakut..
-Na nderove o Dilaver i thane ca fshatare..e bere si burrat e qemotit...
Makina u nis dhe fshataret pershendeten me dore heroin e tyre.




------
Ky tregim i Kushtohet nje fshatari te cilin e dhunuan brenda ne shtepi te tije dhe kerkonin tja rrembenin te bijen. Por fshatari qelloi burre e jo dhjeramane si mijra te tjere ..
Kto dite gjykata e nxirosur e Korces me tradita hasnedar-iane qe ska pertuar te vare ne litar qindra rilindas ne vitet e PPSH-se e denoi Dilaverin me 15 vjet burg kurse nje perdhunues te nji vajze te mitur me 2 vjet burg. Kur ne Korce ndodh keshtu mendo cbenet ne qytete e tjera.