Une kam teper teper verejtje per diapazonin teologjik, fetar e historik qe shprehet jo vetem ne kete sura por edhe ne te tjera, sic e kam verejtur tashme.
Nga keto lloj komentesh te Kuranit ka dale edhe idea se Islami nuk eshte ne fakt vecse nje herezi kristiane, qe, edhe pse ka mbijetuar e eshte perhapur gjeresisht, si herezi, eshte me e paditura ne argumentin anti-kristian nder te gjitha herezite e tjera qe dolen nga krishterimi.
Postuar më parë nga The exorcist
1. Dergesa, drejtesia e Nenes se Krishtit, si edhe njerishmeria e tyre as qe jane diksutuar ndonjehere ne boten e mbarekrishtere, perkundrazi, qe para se te lindte Muhamedi, per kete ceshtje jane mbledhur Keshilla Ekumenike te te gjithe botes se atehershme kristiane qe deklaruan sebashku qe Krishti, vec te tjerash, ishte krejtesisht njeri, ne kuprtimin e plote te kesaj fjale, dmth qe hante e kryente te gjitha funksionet qe kryen njeriu.Suretu Maide
75. Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi i kthejnë shpinën të vërtetës!
2. Kur thuhet se "qe te dy ata ushqeheshin (si njerezit e tjere)", ketu me siguri Kurani, dmth Muhamedi do te kete parasysh keqinformaten e tij te mirenjohur tashme, te Trinise, ku Maria ishte pjese e Trinise.
Kjo eshte nje keqinformim qe ka pas Muhamedi, se nuk ka patur as edhe nje cast ne histori te krishterimit qe te jete diskutuar nese Maria eshte Hyjni e pjese e Trinise apo jo...!
76. Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).
Jo, nuk adhurojme. Perkundrazi ne kete shpallim se Ai qe ka krijuar Boten erdhi ne te qe te shpetoje njeriun.
Pra, kjo pike e "argumentit" Kuranor nuk sjell as nje gje, vecse niset nga paragjykime qe i ka krijuar vete.
77. Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë.
"O Ithtare te Librit"...! Te te cilit Liber ishin keta Ithtare, qe me poshte akuzohen se po e teprojne ne fene e tyre? A mos e ka fjalen Kurani, perderisa e pranon qe jane Ithtare te Librit, se Libri, ose Bibla nga greqishtja (Vivlios), ne ate kohe te Muhamedit ka qene i pandryshuar, ose korruptuar?
Po te jete keshtu, atehere:
- Ne kemi Bibla manuskripte qe datojne fare mire shume me pare se periudha e Muhamedit, por edhe nga vete koha e Muhamedit, Bibla qe jane nje lloj me ato te sotshmet.
Keshtu qe nga vete deshmite e Kuranit, Bibles nuk i bie mundesia te jete ndryshuar ndonjehere.
Se po te jete se behet fjale per te krishtere qe kishin degraduar duke ndryshuar biblen origjinale, do te ishte budallallik qe keta te quheshin Ithtare te Librit, kur ky nuk ka se si te jete me i tille po te jete i ndryshuar...
- Sidoqofte, Kurani nuk i referohet ne asnje vend ketij Libri, por vecse jep versione te vete-rikrijuara te historive Biblike, shpesh me gabime (ndryshime).
78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
80. I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgaditën vetës së tyre ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).
81. Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).
Une nuk kam pare ndonje ritregim biblik me te varfer, se ky i kuotimit te mesiperm. Nga Davidi, me fjale krejt te pergjithshme (ata...ato), pa referenca se per cfare e ka fjalen, ku, kalohet nga Davidi tek Krishti. E Krishti ne fakt nuk mallkoi asnjeri, as Davidi ne fakt, mesa mbaj mend une. Moisiu, po, ndeshkoi te pabindurit....Nejse...
Cilet jane Jehudijte qe i paska pershkruar shok Zotit? Behet fjale per Ezdran, qe Kurani keqinformon? Cfare do te thote njehere kjo, "i pershkruan shok Zotit"?82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
83. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit).
84. (the thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
86. Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgenjeshtruan arumentet Tona, janë banues të zjarrit
Po ta keni fjalen se Judejte paskan thene se Krahas Jahves ne i atribojme hyjni filan personi, dilni me fakte historike e na i tregoni, se mesa di gjithe bota, nuk ka patur ndonjehere ndonje problem te tille ne Izrael...
Tashti, po ky termi i krishtere....
Ne nje vend tjeter te Kuranit thihet se Apostojt e Krishtit pohonin se ishin nga ata qe i bindeshin Allahut, dmth Muslimane.
Faktikisht, ne baze te versionit islamik se si ka qene krishterimi origjinal, i bie qe te "krishteret" te quhen muslimane, ndersa vete termi i krishtere nuk ka se si te aplikohet, se Krishti, sipas Muslimaneve nuk formoi ndonje fe me vete, asnje profet nuk ka formuar fe me vete, ku ndjeksit e Moisiut psh te quhen Moisista.
Pra nqs Krishti ka qene vetem profet, atehere aplikimi i ketij termi te krishtere eshte nje tjeter gabim keqinformues, ose mosinformues i Kuranit.
Varferia e ketij pershkrimi vazhdon kur thuhet se te krishteret e paskan besuar Kuranin, pa dhene asnje arsye...
se do shkojne ne parajse sebashku me te miret, e paskan besuar Kuranin? Mos valle me pare nuk e besonin nje gje te tille?
E ne fund fare, sic e pame qe ne fakt nuk ka asnje argument te vetem te mirefillte, shprehja e fundit se ata qe nuk i pranuan argumentet tona jane banues te zjarrit, behet edhe me jo seriozja nga te gjitha.
Krijoni Kontakt