Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 95
  1. #61
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une kam teper teper verejtje per diapazonin teologjik, fetar e historik qe shprehet jo vetem ne kete sura por edhe ne te tjera, sic e kam verejtur tashme.

    Nga keto lloj komentesh te Kuranit ka dale edhe idea se Islami nuk eshte ne fakt vecse nje herezi kristiane, qe, edhe pse ka mbijetuar e eshte perhapur gjeresisht, si herezi, eshte me e paditura ne argumentin anti-kristian nder te gjitha herezite e tjera qe dolen nga krishterimi.



    Postuar më parë nga The exorcist
    Suretu Maide
    75. Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi i kthejnë shpinën të vërtetës!
    1. Dergesa, drejtesia e Nenes se Krishtit, si edhe njerishmeria e tyre as qe jane diksutuar ndonjehere ne boten e mbarekrishtere, perkundrazi, qe para se te lindte Muhamedi, per kete ceshtje jane mbledhur Keshilla Ekumenike te te gjithe botes se atehershme kristiane qe deklaruan sebashku qe Krishti, vec te tjerash, ishte krejtesisht njeri, ne kuprtimin e plote te kesaj fjale, dmth qe hante e kryente te gjitha funksionet qe kryen njeriu.

    2. Kur thuhet se "qe te dy ata ushqeheshin (si njerezit e tjere)", ketu me siguri Kurani, dmth Muhamedi do te kete parasysh keqinformaten e tij te mirenjohur tashme, te Trinise, ku Maria ishte pjese e Trinise.
    Kjo eshte nje keqinformim qe ka pas Muhamedi, se nuk ka patur as edhe nje cast ne histori te krishterimit qe te jete diskutuar nese Maria eshte Hyjni e pjese e Trinise apo jo...!



    76. Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t'ju sjellë as dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç'thoni) që di (ç'veproni).

    Jo, nuk adhurojme. Perkundrazi ne kete shpallim se Ai qe ka krijuar Boten erdhi ne te qe te shpetoje njeriun.
    Pra, kjo pike e "argumentit" Kuranor nuk sjell as nje gje, vecse niset nga paragjykime qe i ka krijuar vete.


    77. Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë.

    "O Ithtare te Librit"...! Te te cilit Liber ishin keta Ithtare, qe me poshte akuzohen se po e teprojne ne fene e tyre? A mos e ka fjalen Kurani, perderisa e pranon qe jane Ithtare te Librit, se Libri, ose Bibla nga greqishtja (Vivlios), ne ate kohe te Muhamedit ka qene i pandryshuar, ose korruptuar?

    Po te jete keshtu, atehere:

    - Ne kemi Bibla manuskripte qe datojne fare mire shume me pare se periudha e Muhamedit, por edhe nga vete koha e Muhamedit, Bibla qe jane nje lloj me ato te sotshmet.
    Keshtu qe nga vete deshmite e Kuranit, Bibles nuk i bie mundesia te jete ndryshuar ndonjehere.

    Se po te jete se behet fjale per te krishtere qe kishin degraduar duke ndryshuar biblen origjinale, do te ishte budallallik qe keta te quheshin Ithtare te Librit, kur ky nuk ka se si te jete me i tille po te jete i ndryshuar...

    - Sidoqofte, Kurani nuk i referohet ne asnje vend ketij Libri, por vecse jep versione te vete-rikrijuara te historive Biblike, shpesh me gabime (ndryshime).



    78. Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.
    79. Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.
    80. I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgaditën vetës së tyre ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).
    81. Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).

    Une nuk kam pare ndonje ritregim biblik me te varfer, se ky i kuotimit te mesiperm. Nga Davidi, me fjale krejt te pergjithshme (ata...ato), pa referenca se per cfare e ka fjalen, ku, kalohet nga Davidi tek Krishti. E Krishti ne fakt nuk mallkoi asnjeri, as Davidi ne fakt, mesa mbaj mend une. Moisiu, po, ndeshkoi te pabindurit....Nejse...


    82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
    83. Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit).
    84. (the thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.
    85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
    86. Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgenjeshtruan arumentet Tona, janë banues të zjarrit
    Cilet jane Jehudijte qe i paska pershkruar shok Zotit? Behet fjale per Ezdran, qe Kurani keqinformon? Cfare do te thote njehere kjo, "i pershkruan shok Zotit"?
    Po ta keni fjalen se Judejte paskan thene se Krahas Jahves ne i atribojme hyjni filan personi, dilni me fakte historike e na i tregoni, se mesa di gjithe bota, nuk ka patur ndonjehere ndonje problem te tille ne Izrael...

    Tashti, po ky termi i krishtere....

    Ne nje vend tjeter te Kuranit thihet se Apostojt e Krishtit pohonin se ishin nga ata qe i bindeshin Allahut, dmth Muslimane.

    Faktikisht, ne baze te versionit islamik se si ka qene krishterimi origjinal, i bie qe te "krishteret" te quhen muslimane, ndersa vete termi i krishtere nuk ka se si te aplikohet, se Krishti, sipas Muslimaneve nuk formoi ndonje fe me vete, asnje profet nuk ka formuar fe me vete, ku ndjeksit e Moisiut psh te quhen Moisista.

    Pra nqs Krishti ka qene vetem profet, atehere aplikimi i ketij termi te krishtere eshte nje tjeter gabim keqinformues, ose mosinformues i Kuranit.


    Varferia e ketij pershkrimi vazhdon kur thuhet se te krishteret e paskan besuar Kuranin, pa dhene asnje arsye...

    se do shkojne ne parajse sebashku me te miret, e paskan besuar Kuranin? Mos valle me pare nuk e besonin nje gje te tille?


    E ne fund fare, sic e pame qe ne fakt nuk ka asnje argument te vetem te mirefillte, shprehja e fundit se ata qe nuk i pranuan argumentet tona jane banues te zjarrit, behet edhe me jo seriozja nga te gjitha.

  2. #62
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga gabriel
    KUR TURQIT RRETHUAN KALANE E KRUJES,BURRAT U FUTEN BRENDA NDERSA ATO GJATE QENDRIMIT DISA MUJORE VUNE DORE EDHE MBI GJYSHEN E KOMFORT LUX.
    TANI AI ESHTE MYSLYM-ON I DEVOTSHEM...

    KOMFORT LUX TANI BEN BE PER FENE ISLAME....!!!
    me fal se po te te kthej pergjigjie por jam mjaft i ndjeshem per keto gjera, nuk e di por me ka mbetur zakon qe i vogel.

    Jam dakort me ty kur thua qe burrat u futen ne keshtjelle e grate mbeten jashte,. Po ashtu une nuk kam informacjone nese turqit kane vene dore mbi gjyshen e ndonjerit. ti meqe paske a mund te na thuash se ku qe gjyshja jote kur gjyshi u fut ne keshtjelle?
    mos valle u fut edhe ajo me te apo turqit nuk munden ti gjenin dot paswordin per ta prekur ate.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #63
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    sa per Seminarist qe pretendon se Zoti qe Krijoi gjithesine erdhi per te shpetuar njerezimin dhe u flijua per te, dua ti them se" Zoti qe ka krijuar gjithesine ka edhe miljona menyra te tjera per te shpetuar njerezine e jo te vije e te vritet.
    Mbaje mend kete.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #64
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Klevis

    Kuotimin e pare qe ti me ke bere mua, ndoshta as qe e ke kuptuar fare. Une aty jam duke folur mbi nivelin e Sures qe na solli Exorcisti.
    Ajo Sure, si i gjithe Kurani, ngaterron shpesh here se:

    - ne jane apo nuk jane te krishteret njerezit e Librit

    - pretendon te tregoje histori Biblike pa iu referuar asnje Libri te meparshem, por me nje vete-ritregim ndryshon historite ne menyrat me te gabuara e jo serioze, aq sa arrin deri aty sa ta quaje Marine motren e Haronit...!!!!!

    Sidoqofte, nuk ma ha mendja qe Muhamedi ta kete pastruar Biblen nga Incestet, kur nga ana tjeter lexojme "Romancitetet" e tij te shumta, qe kihsin gjashte shekuj qe ishin denuar.


    Kurani, gjate gjithe leximit qe dikush i ben, kur flet per ngjarje historike ka kete gjuhe: "Sepse ne i thame.., por ata s'besuan...erdhi dite e qametit...ra termet...i gjeti te papergatitur...mbreti (pa emer)...faraoni (pa emer)"

    asnje referim personazhi historik, ritregime teper te pergjithesuara e pa kuptim, sic e kam thene ne komentin me siper. Pra nuk ka se si te jete fare ne krahasim me Biblen. Sidoqofte, kete mund ta diskutojme ne nje teme me te gjere.


    2. Dmth ti pretendon se kur Kurani thote se Maria besohet nga te krishteret si pjese e Trinise, behet fjale per katoliket?

    Atehere, Klevisi, te te jap une disa MESIME katolike ty. Me cito nje vend te mesimit zyrtar katolik ku te thuhet se ata besojne se Maria eshte pjese e Trinise! Po nuk e kane, do te thote se pohimi yt nuk eshte i vertete.

    Nuk ka as edhe nje segment te vogel kohor ne historine e krishterimit 2000 vjecar ku te jete diskutuar Hyjnishmeria e Marise. Kjo e dhene eshte nje keqinformate qe nuk e di nga e ka marre Muhamedi, por gjithsesi qe nuk mund ti mvishet Ithtare te Librit...


    Lexo mire fjalite e mia: une thashe, vec te tjerash, Keshillat Ekumenike e shpallen Krishtin me te vertete njeri....Pra, pika qendron ne ate se kritika Kuranore se te krishteret nuk besojne se Krishti ishte njeri, bie poshte....kaq.!



    Pyetja ne Kuran eshte: A i drejtoheni per ndihme dikujt qe nuk ju ben as dobi e as dem?

    Une u gjegja, Jo, perkundrazi Ate qe ne adhurojme eshte Krijuesi i Botes i cili u Misherua qe ta shpetoje njeriun. Gje qe Kurani as qe e prek fare...



    Ne kohe te Muhamedit, Bibles po ti ishin bere ndryshime, i bie qe ajo te mos e gezonte dot Titullin "Libri edhe njerezit e Librit per te krishteret", se Libri o eshte Liber i plote sic e ka zbuluar Zoti, ose i pjesshem ai nuk mund te jete me i tille. Pra meqe Muhamedi i konsideronte te krishteret njerez te Librit, kjo tregon se Bibla e te krishtereve te shekullit te 7 konsiderohej prej Muhamedit si autoritative, e cila Bibel eshte e njejte me ate te sotmen.

    Pra, nuk ka se si e kur te jete ndryshuar Bibla....



    Klevis,

    nqs ti je i bindur se bibla kla ndryshuar, per ato qe ti i konsideron fakte te ndryshimit te Bibles, te njejtat ndryshime do ti sjell une ne Kuran, edhe shpresoj qe ti po ashtu te filosh e besosh se edhe Kurani ka ndryshuar...



    Nuk ka se si te quhen ne Kuran Ithtaret e Librit, thjesht sepse ne pretendojme te jemi te tillet, pasi i bie qe nese ne jemi gabim e ju drejte, juve po manipuloni drejtesine thjesht per shkak te pohimeve tona...! E kupton dot?


    Klevis, nje korrigjim tjeter...

    Cifutet kur adhuruan Vicin e adhuruan ate si Zotin qe i solli jashte Egjiptit, e kjo nuk ka te beje me shok-berjen shprehje te famshme ne Kuran, por me shkembim te Zotit me nje idhull, zevendesim...

    Uzeri, Klevis eshte pra Ezdra qe une te kam permende me siper, por qe ti se ke kuptu ose se ke lexu hic...

    edhe kam thene dilni para me fakte historike se ku e kane adhuru krahas Jahves Izraelitet Ezran?


    Edhe serish Klevis, hiqe kete kompleksitet jo serioz "nuk dike...nuk beke".

    Ne baze te Kuranit, po te ish Jesui profet vetem edhe shpallja e tij thjesht Islami, bidnja ndaj Allahut, atehere pasuesit e tij nuk kane se si te mund te jene quajtur "te krishtere" sikurse ju sot nuk quheni muhamedane, sepse kjo do te binte ne kundershtim me misonin prej profeti vetem te Krishtit.

    Pra i dashur Klevis, lexo mire debatet, me me vemendje, e kthe pergjigje serioze, duke marre kohe ne mendim, e jo duke thy tastiera....

    shendet!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    1.Po ve re qe ti seminarist nuk dashke te kuptoke fare. Ne fillim une te solla komentimin e Ibn Kethirit kurse ti vazhdoje em komentimin tend.
    2. Ti seminarist nuk do te kuptosh vete sepse je i verber. Si ka mundesi qe te gjitha vargjet kuranore qe solla une ti i bere komentimin tend ? Mos je gje dijetar ? Jo absolutisht.
    3. Nejse ti i merr mesimet nga asnwering - islam dhe pergjigjet po i merr nga njerez te zakonshem si ne në forum. A e kupton qe Islami eshte fe perfekte dhe nuk ka asnje kontradikte ? Thjesht fakti qe shume forumista mund ti kthejne pergjigje pyejteve te answering-islam tregon sesa te pabaza jane ato shpifje

    hajd shnet e verteta gjithmone triumfon

    Ndryshuar për herë të fundit nga Newhost : 28-11-2003 më 17:01

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Postuar më parë nga Jamarber
    A JENI TURQE ARABA AMERIKANE A FRANCEZE
    JU SHPIRTIN TIME PERSE MA BANI TE VUJE AQE KEQE
    PSE NJANITJETRIN HIQE S JENI TUJ RESPEKTUE
    A MOSE DONI ME DOREN TUAJ SQIPMINE ME PERQA E SHKATRRUE
    KTHEHUNI E SHIHNI SI KANE KALU TE PARET
    KANE FESTUE SE BASHKU PASHKET E BAJRAMET
    A E DINI SE KETO FE NUKE I KRIJUAN SHQIPTARET
    PORE ME LUFTNA EME NA PERQA I SOLLEN BARBARET
    UNE NUKE PO THOME NE ZOTE MOSE ME BESUE
    PORE NE VLLAUT ZOTIN MJA RESPEKTUE
    E ASNJANI PREJ JUSHE SE M DUKET BESIMTARE
    SE POROSIA E ZOTIT S ASHTE ME PERBUZE,ME URRY E ME SHARE
    Te lumte ajo goje o vlla .Ai qe shan fen e tjetrit nuk eshte fetar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #67
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ti Alba e ti Jamarber,

    ky eshte forum fetar, i krijuar per bashke-debate e diskutime. Debatet fetare, per ata qe besojne, jane serioze e si te tilla, juve qe nuk e kuptoni dot kete gje, ju duket se po ju dridhet toka nen kembe.


    Ne nuk jena duke shkrujt tek forumi "i gjithe populli ushtar", e po ju percajme unitetin e rradheve, mos u beni fare.

    Kam pershtypjen se disa kane nevoje per disa analiza psikoterapike, ose seanca hipnotike se kam pershtypjen se ju rre menja se jeni Rikarnizim i Vaso Pashes.

    Debati eshte ne qender te bote se qyteteruar, edhe shenje cilvilizimi. Kur nuk ankohen ata qe marrin pjese ne kete forum intesivisht, mos e beni juve se nuk del serioze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 28-11-2003 më 22:12

  8. #68
    Perjashtuar nga Mod. Maska e "ABI"
    Anëtarësuar
    13-09-2003
    Vendndodhja
    PSE JO NE SHQIPERI
    Postime
    13
    Kurse une per jamarber dhe ndonje tjeter si puna e tij do te thoja qe te shkojne te postojne tek Ideali partise se aty nuk u percaken njerzit sepse aty flitet per lufte per pushtet edhe e kane ndare vendin 100 parti ku secila vetem te vjedhi popullin dine. Kurse keto si gjithmone tifozat dhe flamurtaret me flamur ne dore po mbrojne shqiperine se mos percahet nga feja kur po behet nje debat konstruktiv prej kultures demokratike eshte dhe debati nuk ka demokraci dhe kulture ne nje vend ku nuk egziston debati dhe diskutimi .Kurse kur flitet per parime dhe ideologji keto marrin zjarr menjeher se duan te na tregojne sa atdhetare qe jane me rine jashte shqiperise dhe do na tregojne ne qe mos percahemi.Po qete aq te mire sa e tregoni veten hajdeni ne shqiperi dhe punoni per vedin tuaj hapni biznese dhe paguani taksa per rimekembjen e ekonomise shqiptare edhemos ua shisni lekuren te huajve. me vjen keq qe sua ktheva pergjigjen me emrin tim sepse me kane bere ban por emeritoni qe mos i fusni hundet ke ato gjera qe jeni te paditur dhe skeni minimumin e diturise persa i perket ceshtjeve jetesore.
    Me shendet

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ne qofte se ju vertet jeni fetar dhe i besoni fese tuaj nuk keni pse debatoni ne fene e tjetrit, sepse feja thot qe respektojeni fen e tjetrit, e ju dilni kundra. e ne qofte se ju pohoni ketu se vertet feja eshte si politika ju jap shume te drejte vazhdoni debatin . E me sa shoh une ju beni ca debate qe nuk jeni te zot as ti shtoni dhe as ti hiqni as bibles dhe as kuranit, sepse ato qe i kan shkruar do ken qene me te mencem se ju qe po mesoni prej tyre.Me vjen shume keq per disa ,sepse edhe pse nuk jam fetare ,besoj ne nje zot , dhe feja ime eshte Shqiptarija. Asnjeri nuk ka te drejte te me imonoj mua ,apo ndonje tjetri te besoj ku do ai, por besoj aty ku dua vete dhe ku e shoh me te llogjikshme dhe te arsyeshme .Edhe pse rrime jasht shqiprise , mos do te thuash me kete qe nuk duhemi te flasim gjuhen shqipe ,apo mos te kemi kontakt me Shqiptar simas teje? jo djale ,jo gabohesh.Do ti vij koha dhe qe te kthehemi ne Shqiperi , mos mendo se na mban dheu i huaj .Aty e kemi zemren aty e kam fene tone, aty e kemi te ruajtur nje cope toke ,ku do na pushojn eshtrat .Por me vjen shume keq menyra se si fole ti ,per mua ska rendesi , secili tregon edukaten e fese se vet , qe ka mesuar se si te sillet me njerzit, Apo se ke lexuar fare ate pjese te kuranit .gjynaf ,qe se paske lexuar ,shko lexoje dhe hajde flasim prap .

    Hajt pra tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 29-11-2003 më 11:06
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #70
    (AHMEDI)
    i/e ftuar
    "Thuaju: O ithtare te Librit, ejani (te bashkohemi0 te nje fjale qe eshte e njejte (drejte) mes nesh edhe mes jush: te adhurojme pos Allahut, te mos ia bejme Atij asnje send shok, te mos konsiderojme njeri tjetrin zoter pos Allahut."
    Sure 26:49

    "Ithtaret e Librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni ne fene tuaj) vetem ashtu si eshte mese miri, pervec atyre qe jane mizore edhe thuajuni: "Ne i besuam asaj qe na u zbrit, edhe qe u zbrit edhe juve edhe Zoti yne edhe Zoti juaj eshte nje..."


    Lexoji me kujdes keto dhe shiko se kurani nxit dialogun ne mynyren me te mire po jeni ju disa kokrra qe se keni fare haberit se ceshte feja dhe kombi se dini cjane parimet dhe idealet se dini ceshte edukata shyqyr qe jeni jashte shtetit edhe o burra jemi civilizuar dhe jemi edukuar.Futeni dhe ne mes te pilafit ndonjehere gjoja per te na dhene neve mend sepse ne jemi duke kryer nje debat konstruktiv me argumnet fetare dhe jo me grushta dhe sharje si beni ju tek ideali partise edhe me tifozllukun tuaj ndaj partive ose personave te vecante.Pra e kam thene dhe here tjeter dhe tani po ta them.
    Njerzit qe jane injorante thojne une keshtu e une ashtu(pra flasin per veten e vet) njerzit qe kane pak dituri thojne ai keshtu e ky keshtu(pra flasin per te tjeret) njerzit qe kane kapacitet ne dituri flasin per parime dhe ideale.

    Dhe sa per edukaten fetare me vjen keq qe brezi jot eshte rritur pa te dhe ecin si anija pa vela ku ti perplasi jeta dhe cti thojne gazetat.Edhe ikni e mesoni njeher e mire se ceshte feja dhe c'eshte kombi se do na vdisni injorante jashte shtetit se per eshtrat e juaja ska nevoje toka shqiptare por keni pune per te bere o burra se me beni sikur keni hypur ne maje te pemes e do na vini dekorata tani.Njeriu nuk behet i ditur duke emigruar apo duke lexuar gazeta por duke mesuar neper shkolla e duke lexuar libra e jo duke ndjetur gjithe diten ne internet.Pra mos u nxitoni nga malli qe keni per atdheun edhe te flisni gjera qe skane baza shkencore .
    hajt tung se na cmendet ju akoma skeni mesuar ceshte feja ceshte atdheu.Do te kisha ngel ne klase 100 vjet ne oren e historise dhe socologjise ty dhe ndonje tjeter nese sdo ta hiqnit kete mendim.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  4. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  5. Marrdhëniet Izraelo-Palestineze hyjnë në një erë të re.
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •