-
i/e regjistruar
Urime Krishtlindjet!
Nė shumė mėnyra Zoti ėshtė zbuluar nė tė kaluarėn, dhe nė shumė mėnyra mund ta zbulojmė, por me anė tė Jezu Krishtit ėshtė zbuluar pėrfundimisht. Ai ka ardhė ndėr ne. Ai na ka tregu fytyrėn e vet me anė tė fytyrės njerėzore tė Jezu Krishtit. Nė kėtė mėnyrė na ėshtė afruar aq afėr shikimit tonė, e megjithatė e ka ruajtur misterin qė i takon qenies sė tij hyjnore. Pikėrisht me ngjarjen e mishėrimit tė Jezu Krishtit, na shpie brenda Misterit tė Tij.
Jezusi ka ardhur tek ne pėr tė na treguar sa na do. Kjo ėshtė dhurata e tij pėr ne. Sė bashku me tė mė lehtė do ta kemi nė jetė, mė lehtė do tė arrijmė tek Ati.
Nė kėtė Ditė pėrkujtojmė se si Zoti i madh bėhet Zoti i vogėl, tė cilin nuk e kanė pranuar njerėzit egoistė dhe pėr kėtė arsye ka lindur nė varfėri; pėr kėtė arsye ėshtė mbėshtjellė me shpėrngėj dhe vendosur nė grazhd; qė dridhet nga tė ftohtit. Nga tė ftohtit e natyrės dhe tė njerėzve... qė tė gjithė tė vegjėlit tė mund tė vijnė tek ai, qė me vogėlsinė e vet, sė bashku me tė dhe nėpėr tė, tė bėhemi tė mėdhenj: bijtė dhe bijat e Zotit.
Grazhdi, i ftohtė, i ndotur, me erė tė rėndė, ėshtė vendi nė tė cilin ka lindur Shėlbuesi i mbarė botės qė tė jetė sa mė i ngjashėm me ne, sa mė afėr nesh dhe qė tė na bindė se Ai ėshtė gjithmonė i gatshėm qė tė lindė edhe nė grazhdet e zemrave tona tė varfėra qė shpesh herė janė tė ftohta, pa dashuri, tė ndotura me mėkate dhe me qelbėsirėn e egoizmit me kusht qė t`i ēelemi dhe ta pranojmė kur tė vijė.
Nata e kėsaj bote ėshtė shndėrritur me dritėn e Krishtit Zot pėr tė na treguar se Jezu Krishti ėshtė pėr ne tė gjithė Dritė nė errėsirat e tė pavėrtetave tona, Dritė nė errėsirat e dyshimeve tona, Dritė nė padijenit tona nėse jemi tė gatshėm t`i largojmė veprat e errėsirės dhe ta pranojmė dritėn e tė vėrtetės sė Krishtit.
Jezu Krishti ėshtė mishėruar pėr shkak meje, qė mua tė ma zbulojė tė vėrtetėn mbi veten time, mbi botėn, mbi jetėn e pasosur. Biri i Hyjit u bė njeri, nė mėnyrė qė ne njerėzit tė mund ta ndjejmė dashurinė e Hyjit edhe nė mėnyrė njerėzore, ndijimore, mos ndoshta kėshtu nė ne tė nxisė mė lehtė dhe mė me sukses dashurinė ndaj tij.
Hyji me ardhjen e tij nė botė nė pamje tė njeriut shumė na ka ndihmuar pėr tia shprehur nderimin qė e kemi obligim ndaj Tij si krijesa. Tani imagjinata jonė nuk ka nevojė tė ia paraqesė vehtes figura ose krahasime, pėr ta paramenduar Hyjin, as qė duhet devotshmėria jonė tė drejtohet kah njė gjė qė ėshtė e pakuptueshme dhe e pakonceptueshme. Personi hyjnor i Jezusit i mishėruar zgjon nė ne ndjenjėn e gėzueshme tė realitetit dhe sigurisė. Afėrsia e tij e njėmendtė ndėr ne mbush zemrėn me ngrohtėsinė e dashurisė dhe me entuziazėm tė dorėzimit tė plotėsishėm.
Me kėto mendime tė gjithė atyre qė i festojnė ju uroj nga zemra Kėrshėndellat, qė Jezu Krishti tė lindė edhe nė zemrat tona!
I juaji
Shpresmiri
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 25-12-2003 mė 20:24
IHS
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt