Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253

    Dashuri apo jete ???

    Dashuri apo jete ?

    Kur te shoh ne sy me duket se kam eksploruar universin, sikur yjet hedhin valle, e sikur meteorat kryejne nje levizje te crregullt eliptike jashte orbites se tyre. Po c’eshte dashuria? Nje ndjenje me dy fytyra. Nga njera ane eshte jete, fuqi, ndjenje, pasion, seks, ritem, frymezim, gjendje nirvana, deshire...por nga ana tjeter eshte xhelozi, vuajtje, dhimbje, lendim, humbje identiteti, humbje besimi... Si ka mundesi qe te tere njerzit jane kaq budallenj sa te bien ne gracken e dashurise? Kaq budallenj te kene qene Eva dhe Adami? Je mire e bukur, per qejfin tend, te kalon nje vajze e bukur perpara dhe bie ne dashuri me te, ne boten e irreales, ne boten e iluzionit, ne boten e Hudinise. Une e kam shume te veshtire te flas per dashurine, sidomos ne Shqiperi, ku dashuria ndahet me opinionin, ku perjetohet nen ritmin e muzikes “romantike” te Altin Shires dhe kompanise se tij (turp ta quash muzike, e jo me romantike!!!), te ulur ne nje qoftore te ndonje lagje te piste e te humbur,ku sheh me frike cdo njeri qe kalon se mund te jete ne hasmeri me pronarin e qoftores dhe te te hedhi nje bombe, apo mund te te vij babai i vajzes me cifte etj. etj. Nga njera ane eshte me mire te mos dashurosh (ne Shqiperi ndodh ky absurditet), me mire ulu me shoket ne lokal, shih si i babezitur femrat qe kalojne (duke i konsideruar si molla e ndaluar), pi nje coca-cola te skaduar gjirokastre nga Harri Lena, shko ne shtepi dhe fli. Por zemres nuk mund ti vesh dot fre. Duhet nje pune dhe nje sforcim kolosal per te ndryshuar mentalitetin regresiv dhe te kalbezuar te ketyre njerzve. O popull, zgjohu, nuk jeni me nen sundimin e Xhaxhi Enverit ne krye, ndryshoni me kohen, ndryshoni me jeten, ndryshoni me kohen. Pse duhet te denohem une, te vuaj per krimin e vetem qe nuk mund te quhet krim, dashuria. Me lini te qete. Kam qejf te dashuroj, dua te kem nje vajze prane, ta puth, ta ledhatoj, te zihem, prape ta puth. Mos me cani koken, me lini te jetoj jeten time jashte kornizave tuaja te ēkoloruara, te sfumuara dhe te ngurta. Bota eshte e imja, me lini ta eksploroj, boten do ta bejme ne, shpirti i kombit, rinia e jo ju o pleq, qe beni mire te pini kafe ne shtepi dhe te beni thashethem per komshien qe e ka djalin ne Itali. Mos me asfiksoni, dua copen time te qiellit, pjesen time te jetes, me lini oksigjenin tim...DUA TE JETOJ

    kjo eshte nje si tip eseje qe kam bere une, ku duke u nisur nga kushtet e Shqiperise, une e quaj nje britme, nje ankese, nje moderim nga ana e te rinjve. ju cfare qendrimi mbani, do te zgjidhnit dashurine apo jeten?
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  2. #2
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    shume e vertete!
    Dashuria eshte nje gje e shenjte per cdo njeri, eshte hapi i pare drejt dashurise per gjithe njerezimin. Por rreth e rrotull gjendet gjithmone dicka qe e kercenon imazhin tone ideal per dashurine e paster. Forca e njeriut qendron ne ate qe te perpiqet te beje realitet imazhin e tij mbi boten dhe njerezit. Dmth, megjithese rreth nesh ka plot shtirje, imoralitete, gabime dhe varferi shpirterore , ne nuk duhet te dekurajohemi., pikerisht ketu qendron humaniteti i cdo njeriu dhe niveli qytetar i cdonjerit.

    me kujtohet nje varg i Adriano Celentanos

    Come puoi dire che mi ami?
    Se non sei in grado di dire che'
    che attraverso me ami il mondo
    e che attraverso me
    tu ami pure te.
    ----------
    Si mund te thuash se me do,
    nese nuk mundesh te dallosh,
    qe neprmjet meje do tere boten,
    e nepermjet meje veten tende do.

    tung!

  3. #3
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Dashuri dhe jete jane shum te shtrenjta per njeriun
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  4. #4
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kush ulet brenda shpirtrave per ti lumturuar dhe i shton kesaj jete dashuri ,do jene gjithmone te bekuar.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    ... dhe thone qe femra mendon me zemer dhe jo mendje.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-02-2003
    Vendndodhja
    Siper reve!
    Postime
    10
    Po nuk pate dashuri, nuk ke jete, c'do gje pa dashuri eshte boshe, kurr nuk do te ndjehesh i plote pa te!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e enka_al
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    18
    Failed Rapper ato qe ke thene jane te verteta.
    Ne Shqiperi rinine e pengojne shume gjera te dashuroj lirshem, ne kryeqytetin tone eshte pak me ndryshe por ne qytetet e tjera eshte pothuajse e pamundur ta jetosh tamam nje dashuri.
    Eshte shume e veshtire te dashurosh lirshem, dhe pa patur frike se dikush do te flasi keq per ty, apo se nqs ti dashuron dikush do te mendoj keq per ty, s'mund te dalesh rruges dhe te ecesh per dore me ate qe dashuron, s'mund t'e bertasesh lirshem dhe te thuash: O NJEREZ UNE JAM E DASHURUAR.
    Eshte shume e veshtire per shume persona ta kuptojne qe dua te dashuroj dhe qe eshte pikerisht dashuria virtyti me i larte dhe qe cdo kush ka deshire ta perjetoj, ta ndiej, ta dhuroj dhe ta marri ne te njejten kohe.

    Prinderit tane kane vuajtur me shume nga kufijte qe ju viheshin atehere, dhe ne po vuajme me pak, dhe uroj me gjithe zemer dhe ZOTI na ndihmofte qe brezi i ri te mos vuaje fare per te perjetuar nje dashuri te paster dhe te vertete.
    face each day with a smile

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Pershendetje,

    Ku ka dashuri ka jete, si dhe anasjelltas, keshtuqe te dyja

    Mirulexofshim,
    Redi
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #9
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Dashuria eshte nje gje e shenjte per cdo njeri, eshte hapi i pare drejt dashurise per gjithe njerezimin. Por rreth e rrotull gjendet gjithmone dicka qe e kercenon imazhin tone ideal per dashurine e paster. Forca e njeriut qendron ne ate qe te perpiqet te beje realitet imazhin e tij mbi boten dhe njerezit. Dmth, megjithese rreth nesh ka plot shtirje, imoralitete, gabime dhe varferi shpirterore , ne nuk duhet te dekurajohemi., pikerisht ketu qendron humaniteti i cdo njeriu dhe niveli qytetar i cdonjerit.

    me kujtohet nje varg i Adriano Celentanos
    ----------
    Si mund te thuash se me do,
    nese nuk mundesh te dallosh,
    qe neprmjet meje do tere boten,
    e nepermjet meje veten tende do.

    Tamam e ke thene o Mandi! Vecse fatkeqesisht shume njerez nuk e kuptojne!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25
  5. Eshte komedi apo tragjedi ?
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 12:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •