I nderuar Livein..!
Me duhet tju them se, ju nuk me kini kutpuar aspak ne thelbin e bisedes si dhe temes qe une kam hapur. Une do tju ftoja qe te mernit biblen dhe te lexonit konkretisht letrat e apostujve , dhe shiko konkretisht apostullin Pal. Ai i permend te gjitha problemet qe ndodhnin ner kishat, si ajo e korinthit , Galatise e tjera, por ne qender te misionit te tij Pali mban MESIMIN dhe DASHURINE e Perendise, si ndertues i kishes se Perendise 1Korinth:3:10.
Ne te gjithe shkrimin tuaj une shoh vetme Gjykim ndaj kishes, ndaj pushteteve si dhe ndaj sherbestareve. Ku eshte MESIMI dhe ndertimi? Nese une do te hapja kete teme dhe do te filloja VETEM te deshmoja FAKTE nga problemet e kishave, do te kisha sjelle shume here me shume fakte se ju, te cilat i kam hequr vete ne kurriz, por a nderton kjo?
Une e kam trajtuar me kujdes shkrimin tuaj dhe jam perpjekur, ne menyre qe ti dhe cdo i krishtere tjeter, te shikoje qarte te PERENDISHMEN nga NJERZORJA. Ju kini sjelle vetem problemin qe ndodh nder kisha , por nuk na sjell edhe MESIMIN per ndertim. Eshte shume e lehte qe te konstatosh nje sere RPOBLEMESH ne kishe, por cdo i krishtere duhet te dije se si ta trajtoje ate , ne cilen forme , ne ate te gjykimit apo te ndertimit me dashuri Perendie? Nje Prind eshte plotesisht ne gjendje qe te konstatoje gabimet dhe fajet e birit te tij, por ai nuk qendron vetem ketu. Ai e di se cfare pasoje sjellin keto faje dhe gabime ne te ardhmen e djalti te tij, prandaj ben ceshte e mundur qe ta ruaje djalin e tij duke sakrifikuar per te. Eshte shume e lehte te thuash se, ne kishen ku une bej pjese nuk ka dashuri, shume duan te perfitojne , dretjuesit vendosin diktat e tjera. Pyetja ime eshte: Cfare duhet te beje nje i krishtere ne kete situate? Ketu duhet te diskutjme se bashku, gjithmone duke u mbeshtetur ne Fjalen dhe mesimin e Fryemes se Perendise.
Kur une flas per Kishen dhe merdhenien e te krishterit me kshen e Perendise, ne qender te kesaj teme kam gjithmone MESIMIN e Frymes se Perendise, te cilen edhe po e sjell. Kjo eshte detyra e cdo te krishteri, qe me Dhuntine e Frymes te jelle ndertim ne kishen dhe jeten e cdo besimtari te krishtere.
Po sjell nje fakt nga letra e Korinthasve, ku Pali na jep konkretisht te krishterin dhe kishen. Pali ne fillim i drejton pershendetje kesaj kishe, dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se, ai e meson dhe e trajton kete kishe, si kishen e Krishtit, edhe pse problemet ne te ishin nga me skandalozet. Mos valle Pali kur pa se ne kishe kishte GRINDJE (1KOR:1:10), se ne kishe kishte probleme doktrinore ( varg 12), se ne kishe kishte besimtare te shumte ne mish ( 3:varg:1-4), se ne kishe kishte njerez KRENARE ne mish (4:varg:18), se ne kishe kishte KURVERI( 5:varg:1-5), se ne kishe kishte Gjyqe ndaj njeritjetrit (6:varg.1-11), pra mos valle Pali i braktisi ata duke hequr dore nga misioni per te cilin Krishti e kishte derguar? Pra pare ne kete kendveshtrim PROBELIMI ishte shume i madh, bile me i madh se sa ato qe ju Livein.. sillni ketu . Por si veproi Pali? Pikerisht pervoja e Palit eshte nje mesim i shkelyqer per te gjithe ne te krishteret. Mos valle Pali konstatoi keto gjera dhe me pas tha: - koken henkshi , beni cte doni? Jo, aspak Pali nuk mendoi dhe vepro ne kete menyre. Shiko se si veproi Pali ne lidhje me PROBLEMET. Lexo 1korin:4:6.
" dhe tani o VELLEZER per te MIREN TUAJ , ja KALOVA kete gjera ( probleme serioze ne kishe ) VETES TIME dhe Apolit, qe nepermjet nesh te MESONI..."
Ky varg eshte fondamental dhe thelbesor per te gjithe ate te krishtere qe jane ndertuesa ne kishen e Krishtit. Besimtari i pjekur ka qendrese ne besim si dhe ka pergjegjesi ndaj sherbeses ne kishen e Krishtit. Une, ashtu sic e kam thene edhe ne shkrimin e mesiperm, i pranoj plotesisht te gjitha ato fakte qe ju sillni dhe nuk dua qe te them se, ato probleme nuk jane aktuale nder kisha. Por, cili eshte qendrimi qe duhet te beje nje i krishtere para ketyre problemeve? Une per vete kem perzgjedhur mesimin qe na jep Pali, nepermjet veprimit te tij ne kishen e Korinthit.
Livein.. me vone do te sjell vazhdimin e kesaj teme, dhe do te kisha deshire qe edhe ju te sillni pervojen tuaj ne lidhje me temen qe po flasim. Te pershendet vellai juaj ne Krisht, Deshmuesi
Krijoni Kontakt