Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Bibla dhe besimtari i krishtere.

    Ne kohet e fundit ne kete forum, ka patur shume shkrime dhe diskutime te shumta, rreth bibles dhe besimtarit te krishtere. Ju ftoj te gjithve te jepni kontributin tuaj te vlefshem. Krishti ju bekofte.
    Ne fillim te ketij shkirmi po ngre pyetjen: A eshte Bibla fjale e Perendise? Mendoj se kjo eshte nje pyetje shume e rendesishme per cdo besimtar te krishtere. Ne nje shkrim ketu ne forum dikush thote: -"Mendoj se Bibla nuk eshte fjale e Perendise". Pa u nisur qe te gjykoj kete te krishtere si dhe te gjithe ata qe jane ne te njejtin mendim, me duhet te them se: pa biblen e sotme, cdo i krishtere e ka te pamundur qe te njohe mendimin e Perendise, te mare mesimin e duhur prej Perendise, si dhe te njohe dhe te beje vullnetin e Perendise. Po sjell nje thenie te vete apsotullit Pal, drejtuar Timoteut: 2Tim:3:16.
    " Gjithe SHKRONJA eshte prej Frymes se Perendise, edhe eshte e dobishme per MESIM, per QORTIM, per NDREQJE, per ARSIM qe eshte me DREJTESI."
    Pali deshmon se i gjithe Shkrimi i shkrojtur i fjales se Perendise, eshte dhene prej Frymes se Perendise. Pyetja eshte kjo: A eshte bibla pjese e frymezuar e ketij SHKRIMI te Perendise?
    Bibla nuk eshte nje liber, i cili lindi disa shkekuj me pare. Shkrimet e ketij libri, jane shkrime te drejtperdrejta te frymezuara nga Fryma e Perendise. Kur Pali thote se, i GJITHE SHKRIMI eshte i frymezuar prej Frymes se Perendise, ai permbledh ne te jo vetem ato pjese te shkrimeit qe ishin shkrojtur deri atehere( Dhj,R), por GJITHSHKA qe eshte shkrojtur prej Frymezimit te Frymes se Shenjte, qysh ne fillim te epokes dhe deri ne fund te saj. Dikush mund te thote: atehere perse bibles nuk vazhdojne ti shtohen shkrime te tjera? Kete gje do ta shtjelloj me poshte.
    Ne nuk mund te pretendojme se, e gjithe fjala e Perendise mund te permblidhet ne 1500 flete te librit te bibles. Psh, shkrimet e apsotujve mund te kene qene edhe me shume, se sa ne kemi ne bibel. Po keshtu edhe aktiviteti dhe bemat e Krishtit kane qene me shume se sa bibla na paraqet. Por, ne nuk jemi duke e trajtuar biblen ne kete kendveshtrim. FJALA e Perendise, eshte nje thesar, thote Davidi ne psalemt e tij. Pyetja eshte: Bibla ka vetem nje pjese te ketij THESARI, apo ka plotesisht THESARIN e Perendise? Une deshmoj se, bibla ka plotesisht THESARIN e Perendise , dhe ky THESAR eshte Fjala dhe FJALA eshte Krishti.
    THESARI i Perendise nuk eshte si thesari i botes, i cili e mer vleren e tij nga SASIA. Nese bota e mat thesarin permes sasise materjale, THESARI i Perendise nuk matet keshtu. Vereni se si thote Davidi ne psalmin e tij: Fjala e Perendise eshte si nje argjend i pastruar shtate here ne furre. Pra ai nuk perpiqet te na tregoje vleren e ketij THESARI permes sasise numerike, por nepermjet PASTERTISE puro. Ai thote: "FJALA", si nje THESAR i vetem, qe nuk ka as mase dhe as kufi. FUQIA e ketij THESARI, qe eshte FJALA e Perendise, nuk varet nga SASIA NUMERIKE, ashtu si thesaret e botes. 8 fjale i the Jezusi kriminelit ne kryq: " sot do te jesh me mua ne Parajse", dhe Krimineli hyri ne jete te perejtshme. 3:ishin fjalet qe JEzusi i drejtoi Elazarit te vdekur:" Elazar dil jashte", dhe Elazari doli i gjalle". 1 Ishte fjala qe JEzusi i tha te verbrit: " Sherohu", dhe atij i erdhi shikimi. Me keto fakte dua te them se, FUQIA dhe VLERA e THEASRIT ( Fjales) te Perendise nuk qendron ne sasine numerike te saj, por ne FUQINE e Perendise. Dhe une deshmoj se Bibla e permban ne menyre te plote kete THESAR.
    Deshmuesi

  2. #2
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pershendetje vella deshmues dhe te gjithe vellezerit dhe motrat ne Krisht!

    Bibla sikurse edhe eshte cilesuar me te drejte eshte libri i librave. Pa Biblen ne kurre nuk do te kishim arritur ketu ku jemi dhe Bibla eshte libri ku Perendia na flet drejt per drejt dhe na tregon rrugen e shpetimit. Perendia perdor menyra te ndryshme per ti sjelle njerezit ne shpetim dhe ne jemi deshmitare se si Ai na ka thirrur ne mbreterine e Birit te Tij dhe gjithmone rruget kane qene te ndryshme. Une deshmoj per veten time se menyra se si Zoti me ka folur ne menyre te drejt per drejt ishte me ane te Fjales se Tij, Bibles. Qe nga koha kur une kam lexuar Biblen per here te pare pranvere 1991, une nuk kam pushuar se lexuari me Ate. Gjithmone ne cdo rast jam kthyer dhe e kam lexuar Ate dhe vazhdoj ta lexoj, sepse nuk ka gje tjeter me te bukur dhe me te dobishme per te lexuar. Ai eshte libri i jetes dhe aty besimtari gjen ushqimin per shpirtin e tij, aty rritet foshnja e sapolindur ne Krisht. Me ane te Bibles ne formojme karakterin tone si te Krishtere dhe me ane te saj ne behemi edhe me te ngjashem me Birin e Perendise. Bibla eshte Fjala e gjalle e Perendise qe gjykon mendimet dhe deshirat e mendjes dhe zemres (Heb. 4:12).
    Ky liber permban: mendjen e Perendise, gjendjen e njeriut, rrugen e shpetimit, shkaterrimin e mekatareve dhe lumturine e besimtareve.
    Doktrina e saj eshte e shenjte, rregullat e saj te mberthejne, historite e saj jane te verteta, dhe vendimet e saj jane te pandryshueshme. Lexoje ate per tu bere i zgjuar, besoje ate per tu shpetuar, dhe praktikoje ate per tu shenjteruar.
    Bibla permban drite per te na drejtuar, ushqim per te na mbeshtetur. Ajo eshte si harta per udhetarin, shkopi per shtegtarin, busulla per marinarin, arma per ushtarin, dhe karta e te Krishterit. Ketu qiejte jane te hapur dhe portat e ferrit jane te mbyllura.
    Krishti eshte subjekti kryesor. Bibla duhet te mbushe memorien tone, te komandoje zemren tone dhe te drejtoje kembet. Ajo duhet lexuar me kujdes, ne menyre te perseritur dhe me lutje. Ajo eshte nje miniere e pasur, perterin shpirtin dhe eshte nje lume kenaqesie. Ajo na eshte dhene ne kete jete, do te hapet diten e gjykimit dhe eshte e pandryshueshme pergjithmone. Ajo kerkon pergjegjesine tone me te madhe dhe do te shperbleje punen e madhe, dhe do te denoje te gjithe ata qe percmojne ate. Ja cfare u thote Pali Thesalonikasve tek 1 Thes. 2:13:

    Prandaj edhe ne e falenderojmė pa pushim Perėndinė, se kur ju keni marrė nga ne fjalėn e Perėndisė, e pritėt atė jo si fjalė njerėzish, por, sikurse ėshtė me tė vėrtetė, si fjalė Perėndie, qė vepron ndėr ju qė besoni.

    Per shkak se Bibla eshte kaq e rendesishme dhe per shkak se ajo siguron bekime te pakrahasueshme per perjetesine, pergjegjesia jone ndaj saj duhet te jete:

    Ta besojme ate (Gjoni 6:68,69)
    Ta nderojme ate (Jobi 23:12)
    Ta duam ate (Ps. 119:97)
    T'i bindemi asaj (1 Gjonit 2:5)
    Ta ruajme ate (1 Tim. 6:20)
    Te luftojme per te (Juda 3)
    Ta predikojme ate (2 Tim. 4:2)
    Ta studiojme ate (Ezra 7:10)

    "Njeriu nuk rron vetėm me bukė, por me ēdo fjalė qė del nga goja e Perėndisė"”.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Vella Astriti, Zoti te bekofte. Te falenderoj per shkrimin tend , i cili eshte jo vetem nje deshmim i bibles se Perndise, por edhe nje inkurajim per te qendruar ne kete fjale te Zotit Perendi.
    Le te vazhdojme me pjesen e dyte, tek fjalet e Palit: 2timot:3:16.
    Shkrimi i Perendise , i cili eshte i frymezuar prej Frymes se Shenjte, eshte i velfshem per: MESIM, NDREJQJE, QORTIM, dhe per EDUKIM me DREJTESI. Pali ketu na tregon per frytshmerine dhe rolin fondamental, qe Shrkimi i shenJte luan tek besimtari i krishtere. Por une pyes: A permban dhe percjell bibla, kete frytshmeri te Shkrimit te shenjte te Perndise tek besimtari i krishtere? Cdo i krishtere, i cili e njeh fjalen e Perendise( ashtu si Astriti me lart), eshte ne gjendje qe te deshmoje plotsisht dhe te thote: Po. bibla permban ne menyre te plote kete frytshmeri, per cdo te krishtere. Permes bibles, cdo i krishtere arrin te njohe Krishtin dhe vepren e tij shpetuese ne kryq. Ai njeh ne menyre te plote, vendodhejn e tij nen denim te mekatit, si dhe rrugen per shpetim. Ai njeh Karakterin dhe fuqine apsolute te Krijuesit , Zotit Perendi. Po keshtu permes Bibles, i krishteri mer mesim dhe arsimim ne drejtesine e Perendise. A i mer ushqimin shipirteror, pa te cilin krijesa e re ne Krisht nuk mund te jetoje dhe zhvillohet ne shtat dhe pjekuri. Pra perfundimisht mund te them se, Bibla eshte nje "MASE e PLOTE" dhe e patundur e shkrimit te Perendise, drejtuar cdo besimtari te krishtere.
    Bibla e Perendise, eshte pjese e patundur e TALLANTES qe Perendia i ka dhene cdo te krishteri. Pra ne kete HIR dhe MIRESI te Perendise, te cialt jane baza e TALLANTES qe Zoti ju jep te krishtere, bibla luan nje rol fondamental, pa te cilin i Krishter nuk ka NJOHURI dhe DITURI per te administruar drejt TALLANTEN e Krishtit.
    Ne kete liber, cdo i krishtere sot, gjen ne menyre te PLOTE njohurine dhe rrugen per SHPETIM. Shpesh here ne flasim per NJOHJE personale me Krishtin, por si arrihet kjo? Fryma e Perendise deshmon dhe zbulon personalisht Krishtin tek ne, permes kesaj fjale te shkrojtur te Pendise. Fjala e gjalle, Zoti Krisht, banon ne zemren tone permes BESES se Perndise, dhe Ai flet, deshmon dhe na meson, pikerisht permes fjales se Shkrojtur ne bibel. Per mua bibla eshte si nje " Miniere" e mbushur plote me THESARE, ku i krishteri pergjate gjithe jetes se tij, mer nga kjo PASURI, e cila nuk shteret asnjehere. Bile une deshmoj se, ky liber permbush ne menyre te PLOTE nevojen e cdo besimtari te krishtere, duke qene pjese fundamentale ne ndertimin e NDERTESES se besimit ne Krishtin Jezus.
    Perse nje pejse e te krishtereve, nuk e pranojne biblen si fjale te plote te Perendise? Perse per ata, ky liber nuk mund te plotesoje dhe te jete pjese fondamentale ne dertimin e nderteteses se besimit? I gjithe Shkrimi i Shenjte ka nje QELLIM dhe MISION te caktuar per besimtarin e krishtere, ku Qellimi eshte: Shpetimi i njeriut prej vdekjes dhe marjen e jetes se perjetshme, ndersa Misioni eshte: gjithshka arrihet permes Beses ne Krishtin Jezus. A e permbush bibla kete Qellim dhe Mision te Perendise tek besimtari i Krishtere? Nese nje i krishtere, nuk mer prej bibles pikerisht kete QEllim dhe Mision te Perendise, per kete ai nuk mund te fajsoje biblen, dhe ta quaje ate si nje liber te pamjaftueshem. Ai duhet te shohe konkretisht mardhenien e tij persoanle me Krishtin. Bibla eshte e plote ne ne, kur Krishti ( fjala e gjalle) banon ne zemren tone. Vetem nepermjet Beses ne Krishtin , fjala e shkrojtur (bibla) do te te jape MEsazhin dhe Qellimin e plote te Perendoise. Ky fakt eshte themelor ne jeten e cdo te krishteri. Le ta shohim me konkreitsht kete gje, tek predikimet e Jezusit.
    Jezusi fliste gjithmone para judenjve, duke ju predikuar fjalen e Perendsie, e cila ne theb kishte Qellimin dhe MEsazhin e Perndise. Predikimet e tij i digjonin te gjithe, por jo te gjithe ( pervec dishepujve te Krishtit) i pranonin, kuptonin dhe besonin ato. Perse? Juve jueshte DHENE te njihni dhe te kuptoni te fshehtat e Perendise, ju thosh Jezusi dishepujve te tij, ndersa ATYRE JO. Pyetja eshte: cfare ju qe dhene apostujve, dhe perse te tjereve nuk ju qe dhene? Apstujve ju ishte dhene prej Perendise te KUPTUARIT e PLOTE te mistereve te Perendise, kjo per faktin se ata BESONIN tek Jezusi. Pra fjalen e Perendise, nuk mund ta kuptoje mendja dhe zgjuarsia njerzore. Te krishterit permes besimit tek Krishti, i eshte dhen e DITURIA, dhe DITURIA eshte Krishti 1Kor:1:30. Pra midis aspotujve dhe judenjve kishte nje ndryshim rrenjesor, dhe ky ndryshim ishte: Besimi per apsotujt, dhe mosbesimi per Judenjte.
    _ Cila eshte mardhenia e te krishterit , me biblen e Perendise.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    -Cila eshte mardhenia e te krishterit, me biblen e Perendise?
    Bibla na jep ne menyre shume te qarte, njohjen e plote te Personit Jezus Krisht. Ajo na njeh me vepren shlyese qe Jezusi beri ne kryq, si dhe ringjalljen e tij nga vdekja. Por bibla e Perendise nuk ndalet vetem ne kete fakt. Ajo na tregon fillimin e kishes se Krishtit mbi toke, si dhe ne menyre profetike na tregon mbi ardhjen e dyte te Krishtit, i cili do te vije te mare kishen e tij. Pra bibla ne teresine e saj, si dhe mesazhin qe ajo permban, verteton jo vetem se ai eshte nje liber i frymezuar prej Frymes se Perendise, por ky liber eshte nje MASE e PLOTE dhe e patundur, qe Perndia i jep cdo te krishterei , per te NJOHUR, PRANUAR, BESUAR dhe BERE VULLNETIN e Perendise.
    Pak me siper thashe se, bibla eshte si nje miniere plot me THESARE, ku i krishteri mer cdo dite te jetes se tij ne toke nga ky THESAR, dhe ky THESAR nuk shteret asnjehere. Kete gje mund ta vertetojme fare lehte ne ditet e sotme. Sa e sa predikime dhe ungjillizime kryhen prej te krishtereve gjate cdo dite neper bote? Te gjitha keto predikime dhe ungjillizime vijne si rezultati i ndikimit te drejtperdrejte te bibles se Perendise( minieres plot thesar) tek besimtari i krishtere. Eshte pikerisht ky liber, i cili ne thelb te tij permban mesimin e drejte te Perendise. Ndikimi i drejtperdrejte i ketij libri, ka ndryshuar miljarda jete njerezish, duke i dretjuar ata drejt Birit te Perendise, Zotit Krisht. Fjala e ketij libri nuk eshte nje fjale e vdekur dhe pa jete, dmth thjesht e stamposur mbi nje flete. Ajo, thote Pali , eshte nje fjale e GJALLE dhe VEPRUESE tek cdo besimtar i Krishtere, sepse ky SHKRIM eshte i frymezuar prej Frymes se Perendise. Cfare ndodh tek ata te krishtere, te cilet nuk pranojne biblen (pare ne kete kendveshtrim), dhe dalin ne perfundimin se, bibla nuk eshte fjale e plote e Perendise? Ata duke mos pasur BESIMIN E KRISHTIT, nuk jane ne gjendje qe te pranojne dhe te shohin konkretisht Fjalen e gjalle te Perendise, prandaj per ta fjala biblke quhet e manget dhe jo e plote. Nese Krishti mungon personalisht ne zemren tuaj, ju asnjehere nuk do te mund te njihni ne thelb, qellimin dhe mesazhin e bibles se Perendise. Perse myslimanet kundershtojne biblen? Kjo, sepse nuk njohin dhe nuk besojne tek Krishti. Pasi besimi ne Fjalen Perendi( Krishtin) , eshte njekohesisht edhe pranimi i mesimit qe Fjala e Gjalle Perendi jep ne jeten tone te krishtere, permes shkrimit te ketij libri.
    Kur i krishtrei nuk ka bere nje pranim persoanal te JEzusit ne zemer te tij, ai ne kete rast ka menjanuar nga jeta e tij, Mesuesin Fryma e Shenjte. Pera se JEzusi te largohej per tek Ati, Ai ju tha dishepujve te tij se, kur Fryma e Shenjte te vije mbi ata, do tju mesonte dhe shpjegonte atyre fjalet dhe mesimin e JEzusit, te cilat i gjeme te shkrojtura konkretisht ne biblen e Perendise. A ndodhi me te vertete keshtu? Kur Fryma e Perendise erdhi mbi ta ne diten e pentakostit, menjehere fjala e Perendise filloi VEPRIMIN ne zemer dhe ne jeten e tyre te krishtere. Apsotujt sapo u mbushen me Frymen e Perendise, filluan te shpallin ungjillin e shpetimit permes FJALES. Ata filluan te sjellin njerzit para kryqit te Krishtit, sepse prej aty fillonte Shpetimi dhe jeta e perejtshme. Atyre tashme ju ishte hapur mendja dhe syte e zemres per te njohur FJALEN e digjuar prej Krishtit, pikerisht te njejten FJALE qe kemi dhe ne te shkrojtutr ne biblen e Perendise. Keshtu, goja e tyre filloi te deshmoje dhe te perhape FJALEN e GJALLE Perendi, permes fjales gojore, dhe asaj te shkrojtur nder letrat e tyre te shumta dretjuar bashkesise se krishtere.
    Fryma e Shenjte, ju zbuloi apsotujve QELLIMIN dhe VULLNETIN e Krishtit, duke i mesuar ata permes FJALES , te cilen edhe e shkruajten si nje thesar per ne. Shikoni se si deshmon Gjoni ne letren e tij te pare:
    " Ate qe ishte nga fillimi, Ate qe veshtruam dhe duart tona e preken lidhur me Fjalen e Jetes..."
    A bejme pjese edhe ne te krishteret e sotem ne kete deshmi te Gjonit, dhene per Fjalen Perendi Zotin Krisht? Mbase ne nuk ishim ( momentalisht )ne kohen kur aspotujt ishin me Krishtitn, por duhet thene se, Krishti ka qene, eshte dhe do te jete ne cdo kohe prane nesh. Deshmija e Gjonit nuk eshte thjesht nje deshmi personale, e cila ka te beje vetem me personin e tij . Ajo eshte nje deshmi per cdo te Krishtere. Permes, deshmise se tyre, ne marim ne kete liber( biblen), konkretisht mesimin e dale nga goja e Krishtit. Ketu duhet te dijme te dallojme shkrimin me mesimin. Nese digjet bibla, digjet edhe shkrimi ne cdo faqe te saj, por mesimi nuk digjet. Pra bila permban konkretisht FJALEN dhe MESIMIN e Perendise, te cilen ne e jep permes shkrimit ne fletet e saj. Sot cdo i krishtere ka konkretisht ne dore kete liber, i cili u shkrojt prej atyre qe ishin te frymezuar prej Frymes, dhe qe eshte i vlefshem per te gjithe ata qe duan te njohin dhe te bejen vullnetin e Perendise, duke pasur po te njeten Fryme dhe Besim tek Biri, ashtu si apsotuj kishin.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Lufte kunder Bibles eshte njekohesisht edhe lufta kunder Krishtit.
    Te pranosh dhe te zbatosh fjalen dhe mesimin biblik, do te thote te njohesh vullnetin e Krishtit dhe ti bindesh fjales se tij. Pranimi dhe zbatimi i fjales biblike nuk eshte nje aftesi njerzore. Dy jane mundesite e kendveshtrimit ndaj bibles per njeriun: Veshtrimi me "syte" e njeriut, dhe veshtrimi me syte e Perendise. Te gjithe ata qe kundershtojne biblen , dhe qe nuk pranojne se bibla eshte fjala e shkrojtur e Perendsie se Gjalle, jane duke e veshtruar ate, me "syte" e njeriut. Psh, muslimanet perpiqen te gjejne gabime ne bibel. Shkruesat biblike i perkasin perjudhave te ndryshme kohore. Po keshtu, edhe profesionet dhe ngritja intelektuale apo perjudhat e zhvillimit ne te cilat ata kene jetuar nga njeri tjetri, detyrimisht qe kane ndikuar pergjate shkrimeve profetike, pasi njeriu nuk eshte nje qenie e persosur. Por persa i perket MESAZHIT dhe MESIMIT qe fjala profetike e Perendise permban dhe deshmon ne Shkrimet e shenjta , te gjithe shkruesat biblike jane ne te njejtin MENDIM dhe DESHMIM te se Vertetes.
    Kur ne e shohim biblen permes syve te njeriut, detyrimisht qe do te jemi ne gjendje qe te zbulojme gjerat njerzore. Pasi fjala e Perendise eshte fshehur per ata qe nuk besojne ne Krishtin.
    Nese shohim Biblen e Perendsie me ane te Syrit te Perendise, dhe kjo mundesohet vetem prej beses ne Krisht, ne marim mesazhin e vertete te Perendise, ku qellimi fondamental i te cilit eshte Krishti dhe Shpetimi i tij.
    Syte e njeriut nuk mund te zbulojne dot kete te fshehte te Perendise, pasi bibla nuk eshte liber si te gjitha librat, dhe fjale si te gjitha fjalet. Kjo eshte dhe arsyaja se perse disa e pranojne ate , dhe disa e kundershtojne. Mosbesimi tek Krishti e mban lark njeriun mekatar, dhe ai nuk mund te mare dot Lajmin e mire te Shpetimit. Perse themi mosbesimi? Per kete Jezusi ju tha Farisenjve: Ju nuk besoni tek une, prandaj dhe fjala ime nuk gjen vend ne ju.
    Si mund te banoje Fjala e Krishtit ne ne?
    Kur themi fjala e Krishtit, nuk kemi thjesht parasysh fjalet e stampsoura mbi fletet biblike. Fjala e Perendise eshte e gjalle dhe e Vepron me Fuqi , thote Pali. Por kjo fjale flet dhe na jep mesim permes fjales se shkrojtur ne bibel. Frytshmeira e Shkrimit tek ne, varet plotesisht nga pranimi qe ne i kemi bere ne Zemer Fjales Perendi, Zotit Krisht. Fuqia e Fjala se Perendise nuk ishte e fuqishme dhe verpuese vetem ne momenitn qe doli prej gojes se Perendise. Po keshtu, ajo nuk kerkonte zbatim vetem prej atij te cilit ju drejtua momentalisht kjo fjale. Psh. fjelat e Krishtit, nuk duhej te zbatoheshin vetem prej Apsotujve te cilet i digjuan dhe jetuan me te. Fjalet e Krishtit kane po te njeten fuqi si per apostujt, po keshtu edhe per mbare te gjithe te krishteret , ne te gjitha koherat. Nese ne sot, permes shkrimit biblik marim fjalet e thene nga goja e Krishtit, ato kane po te njejten fuqi qe kishin edhe mbi apsotujt e tij. Prandja Perendia eshte i perjetshem, po keshtu dhe fjala dhe urdheri i tij eshte e perejtshem. Pikerisht apsotujt e shkruajten dhe e perhapen kete fjale te Krishtit, te cilen Fryma e Shenjte e deshmon ne zemren tone. Ne lutejn e tij JEzusi tha: Tani o Ate nuk te lutem vetem per ta( apsotujt), por edhe per te gjithe ata qe do te besojne ne mua, me ane te fjales se tyre. Dhe Fjala e tyre ishte pikerisht fjala e Krishtit, ate fjale dhe deshmi te cilen ne marim sot permes fjales biblike.
    Por a marin te gjithe kete mesazh te Krishtit, dhene permes fjales biblike?
    Kushti kryesor per te mare kete mesazh eshte, BESA ne Krisht. Pa bese ne Krisht, fjala e gjalle e Perendise nuk mund te banoje ne zemrat tona, dhe si rjedhi ne nuk mund te marim dot mesazhin qe fjala e shkrojtur e Perendsie ne jep. Pra cdo lexim e rilexim i bibles, nuk jep aspak fryt, sepse cdo gje qe behet pa BESIM, thote Pali, eshte mekat. Leximi i bibles pa Krishtin ne zemer, eshte i padobishem per cdo te krishtere.
    Matrix ne nje shkrim te tij thote se, nese do te pyesje nje te krishter te kishes se hershme, rreth bibles, ai do te cuditej duke mos e ditur se cfare eshte bibla( pasi ajo ende nuk ishte mbledhur ne kete liber).

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,315
    Postimet nė Bllog
    22
    Mateu 13

    1 Tani po atė ditė, Jezusi doli nga shtėpia dhe u ul nė breg tė detit.
    2 Turma tė mėdha u mblodhėn rreth tij kėshtu qė ai hipi mbi njė barkė dhe u ul; dhe gjithė populli rrinte nė kėmbė nė breg.
    3 Dhe ai u paraqiti shumė gjėra nė shėmbėlltyrė, duke thėnė: ``Ja, njė mbjellės doli pėr tė mbjellė.
    4 Ndėrsa po mbillte, njė pjesė e farės ra pėrgjatė rrugės; dhe zogjtė erdhėn dhe e hėngrėn.
    5 Njė pjesė tjetėr ra nė gurishte, ku nuk kishte shumė tokė, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellė;
    6 por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s`kishte rrėnjė.
    7 Njė pjesė tjetėr ra midis ferrave dhe ferrat u rritėn dhe ia zunė frymėn.
    8 Njė tjetėr ra nė tokė tė mirė dhe dha fryt duke dhėnė njėra njėqindfish, tjetra gjashtėdhjetėfish dhe tjetra tridhjetėfish.
    9 Kush ka vesh pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!``.
    10 Atėherė dishepujt iu afruan dhe i thanė: ``Pse po u flet atyre me shėmbėlltyrė?``.
    11 Dhe ai duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Sepse juve ju ėshtė dhėnė mundėsia tė njihni tė fshehtat e mbretėrisė sė qiejve, ndėrsa atyre nuk u ėshtė dhėnė.
    12 Sepse atij qė ka, do t`i jepet dhe do tė ketė bollėk; ndėrsa atij qė nuk ka, do t`i merret edhe ajo qė ka.
    13 Prandaj unė u flas atyre me shėmbėll-tyrė, sepse duke parė nuk shohin, dhe duke dėgjuar nuk dėgjojnė as nuk kuptojnė.
    14 Kėshtu ndėr ta pėrmbushet profecia e Isaias, qė thotė: "Ju do tė dėgjoni, por nuk do tė kuptoni, do tė vėshtroni, por nuk do tė shikoni.
    15 Sepse zemra e kėtij populli ėshtė bėrė e pandjeshme, ata janė bėrė tė rėndė nga veshėt dhe kanė mbyllur sytė, qė nuk shohin me sy dhe nuk dėgjojnė me vesh, dhe nuk gjykojnė me zemėr dhe nuk kthehen, dhe unė t`i shėroj.
    16 Por lum sytė tuaj qė shohin dhe veshėt tuaj qė dėgjojnė.
    17 Sepse nė tė vėrtetė ju them se shumė profetė dhe tė drejtė deshėn t`i shohin gjėrat qė ju po shihni dhe nuk i panė, dhe t`i dėgjojnė gjėrat qė ju dėgjoni dhe nuk i dėgjuan!
    18 Juve pra kuptoni shėmbėlltyrėn e mbjellėsit.
    19 Kur dikush dėgjon fjalėn e mbretėrisė dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atė qė ishte mbjellė nė zemrėn e tij. Ky ėshtė ai njeri qė ka marrė fara pėrgjatė rrugės.
    20 Dhe ai qė ka marrė farėn nėpėr gurishte, ėshtė ai qė dėgjon fjalėn dhe e pranon menjėherė me gėzim;
    21 por, nuk ka rrėnjė nė vete, dhe ėshtė pėr pak kohė; dhe kur vijnė mundimi ose pėrndjekja pėr shkak tė fjalės, skandalizohet menjėherė.
    22 Dhe ai qė ka marrė farėn midis ferrave ėshtė ai qė e dėgjon fjalėn, por shqetėsimet e kėsaj bote dhe mashtrimet e pasurisė ia mbysin fjalėn; dhe ajo bėhet e pafrytshme.
    23 Por ai qė merr farėn nė tokė tė mirė, ėshtė ai qė e dėgjon fjalėn, e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njėri njėqindfish, tjetri gjashtėdhjetėfish dhe tjetri tridhjetėfish.
    24 Ai u propozoi atyre njė shėmbėlltyrė tjetėr: ``Mbretėria e qiejve i ngjan njė njeriu qė mbolli farė tė mirė nė arėn e vet.
    25 Por, ndėrsa njerėzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjėr nėpėr grurė dhe iku.
    26 Kur mė pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra.
    27 Dhe shėrbėtorėt e padronit tė shtėpisė iu afruan atij dhe i thanė: "Zot, a nuk ke mbjellė farė tė mirė nė arėn tėnde? Vallė nga doli egjra?
    28 Dhe ai u tha atyre: "Kėtė e ka bėrė armiku". Atėherė shėrbėtorėt i thanė: "A do ti tė shkojmė e ta shkulim?".
    29 Por ai tha: "Jo, kam frikė se, duke shkulur egjrėn, bashkė me tė, do tė shkulni edhe grurin.
    30 I lini tė rriten bashkė deri nė tė korra. Nė kohėn e korrjes unė do t`u them korrėsve: Mblidhni mė parė egjrėn, lidheni nė duaj pėr ta djegur; por grurin futeni nė hambarin tim"``.
    31 Ai u proposoi atyre njė shėmbėlltyre tjetėr duke thėnė: ``Mbretėria e qiejve i ngjan njė kokrre sinapi, tė cilėn e merr njė njeri dhe e mbjell nė arėn e vet.
    32 Ajo, pa dyshim, ėshtė mė e vogla nga tė gjitha farėrat; por, kur rritet, ėshtė mė e madhe se tė gjitha barishtet, dhe bėhet njė pemė, aq sa zogjtė e qiellit vijnė dhe gjejnė strehė nė degėt e saj``.
    33 Ai u tha atyre njė shėmbėlltyrė tjetėr: ``Mbretėria e qiejve i ngjan majasė qė e merr njė grua dhe zė brumė me tri masa miell deri sa brumi tė mbruhet plotėsisht``.
    34 Jezusi ua tha turmave tė gjitha kėto gjėra nė shėmbėlltyra; dhe u fliste atyre vetėm nė shėmbėlltyra,
    35 qė tė pėrmbushej ē`ėshtė e thėnė nėpėrmjet profetit: ``Unė do tė hap gojėn time nė shėmbėlltyra dhe do tė zbuloj gjėra tė fshehura qė nga themelimi i botės``.
    36 Atėherė Jezusi, mbasi i lejoi turmat, u kthye nė shtėpi dhe dishepujt e tij iu afruan e i thanė: ``Na e shpjego shėmbėlltyrėn e egjrės nė arė``.
    37 Dhe ai duke u pėrgjigjur u tha atyre: ``Ai qė mbjell farėn e mirė ėshtė Biri i njeriut.
    38 Ara ėshtė bota, fara e mirė janė bijtė e mbretėrisė dhe egjra janė bijtė e tė ligut,
    39 dhe armiku qė e ka mbjellė ėshtė djalli, ndėrsa korrja ėshtė fundi i botės dhe korrėsit janė engjėjt.
    40 Ashtu si mblidhet egjra dhe digjet nė zjarr, kėshtu, do tė ndodhė nė mbarimin e botės.
    41 Biri i njeriut do tė dėrgojė engjėjt e vet dhe ata do tė mbledhin nga mbretėria e tij gjithė skandalet dhe ata qė bėjnė paudhėsi,
    42 dhe do t`i hedhin nė furrėn e zjarrit. Atje do tė ketė qarje dhe kėrcėllim dhėmbėsh.
    43 Atėherė tė drejtit do tė shkėlqejnė si dielli nė mbretėrinė e Atit tė tyre. Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, tė dėgjojė!``.
    44 ``Pėrsėri, mbretėria e qiejve i ngjan njė thesari tė fshehur nė njė arė, qė njė njeri qė e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gėzimi qė ka, shkon, shet gjithēka qė ka dhe e blen atė arė.
    45 Akoma mbretėria e qiejve i ngjan njė tregtari qė shkon tė kėrkojė margaritarė tė bukur.
    46 Dhe, kur gjen njė margaritar me vlerė tė madhe, shkon dhe shet gjithēka qė ka dhe e blen.
    47 Mbretėria e qiejve i ngjan gjithashtu njė rrjete tė hedhur nė det, qė mbledh gjithfarė lloje gjėrash.
    48 Kur ajo ėshtė mbushur, peshkatarėt e nxjerrin atė nė breg, ulen dhe mbledhin nė kosha ē`ėshtė e mirė, por i hedhin ata qė nuk janė tė mirė.
    49 Kėshtu do tė ndodhė nė mbarimin e botės; do tė vijnė engjėjt dhe do t`i ndajnė tė mbrapshtit nga tė drejtėt;
    50 dhe do t`i hedhin nė furrėn e zjarrit. Atje do tė ketė qarje dhe kėrcėllim dhėmbėsh``.
    51 Jezusi u tha atyre: ``A i kuptuat tė gjitha kėto?``. Ata i thanė: ``Po, Zot``.
    52 Dhe ai u tha atyre: ``Prandaj ēdo skrib, qė ėshtė mėsuar pėr mbretėrinė e qiejve i ngjan njė padroni shtėpie qė nxjerr jashtė nga thesari i vet gjėrat e reja dhe tė vjetra``.
    53 Tani kur Jezusi i kishte mbaruar kėto shėmbėlltyra, u largua qė andej.
    54 Dhe, pasi erdhi nė vendlindjen e tij, i mėsonte ata nė sinagogėn e tyre, kėshtu qė ata, habiteshin dhe thonin: ``Nga i erdhėn kėtij kjo dituri dhe kėto vepra tė pushtetshme?
    55 A nuk ėshtė ky i biri i marangozit? Nuk quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?
    56 Dhe motrat e tij nuk janė tė gjitha ndėr ne? Atėherė nga i erdhėn kėtij tė gjitha kėto?``.
    57 Dhe skandalizoheshin me tė. Por Jezusi u tha atyre: ``Asnjė profet nuk pėrēmohet, veēse nė vendlindjen e vet dhe nė shtėpinė e vet``.
    58 Dhe, pėr shkak tė mosbesimit tė tyre, ai nuk bėri aty shumė vepra tė pushtetshme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  4. I krishtere dhe sherbestar.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 15:10
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •