Close
Faqja 14 prej 23 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 224
  1. #131
    Postuar mė parė nga Albo
    Kisha Orthodokse dhe Kisha Katolike njohin trashegimine Apostolike te Kishes, prandaj mbiquhen Kisha te Pergjithshme dhe Apostolike. Kishte Krishti Ai qe e bekoi me gjakun e Tij, ishin Apostujt ata qe vune ne vend Vullnetin e Perendise duke predikuar Lajmin e Mire ne cdo cep te botes dhe ngritur ne kembe Kishen e Krishtit.

    Te njejten gje une nuk mund ta them per sektet e tjera brenda krishterimit qe fillesen e tyre nuk e kane ne Krisht. Se kush i themeloi ato, ate e dini ju me mire se une.

    Albo
    Albo, me duket se ti e njeh historine me mire se kaq. Dhe jo vetem qe e njeh, por gjithashtu di te dallosh sektet qe nuk e kane fillesen ne Krisht.

    Nuk e di, mbase jam gabim, por ketu me dukesh pak sarkastik, dhe pa vend.

    Nejse, per mua Kishe e Krishtit, eshte ajo qe shpall Ungjillin e Krishtit, dhe jo traditat njerezore.
    Ketu ne Amerike, shoh qe Kishat Protestante, Ungjillore, jane aq tradicionale sa Kisha Orthodokse ne Greqi, nderkohe qe kisha Ortodokse qe ndjek, eshte me te vertete me kembe ne ungjill.
    prandaj, nuk me duket e arsyeshme te kapesh pas emrit, ortodokse, apo protestante, apo katolike, por mbas jetes qe ka vete kisha. Nese ka jete nga Krishti, eshte Kishe e tij, nese jo atehere s'eshte kishte e Tij.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Postuar mė parė nga Manulaki
    prandaj, nuk me duket e arsyeshme te kapesh pas emrit, ortodokse, apo protestante, apo katolike, por mbas jetes qe ka vete kisha. Nese ka jete nga Krishti, eshte Kishe e tij, nese jo atehere s'eshte kishte e Tij.

    Pershendetje
    Shume faleminderit moter Manulaki per shkrimin tend. Nuk mund te them gje tjeter vecse nje AMEN. Eshte nje pergjigje qe qendron larg fanatizmit fetar, dhe nje pergjigje reale.

    Mire se u ktheve ne anet tona. Shpresoj te jene me lirshem gjerat ne punen tende dhe te kesh me shume kohe edhe per ketu ne forum.

    Pershendetje te shenjte edhe nga ana ime,

    liveintwoplaces
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #133
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anėtarėsuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    Une di vetem nje gje qe ... nje "kishe" e vertete eshet ajo qe predikon ungjillin pastaj se shume ndetesa te tjera pretendojne qe jane kisha ama Adhurojne Shen Marine ajo eshte pune tjeter ,,,,,,,,
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar mė parė nga Albo
    Kisha Orthodokse dhe Kisha Katolike njohin trashegimine Apostolike te Kishes, prandaj mbiquhen Kisha te Pergjithshme dhe Apostolike. Ishte Krishti Ai qe e bekoi me gjakun e Tij themelet e Kishes, ishin Apostujt ata qe vune ne vend Vullnetin e Perendise duke predikuar Lajmin e Mire ne cdo cep te botes dhe ngritur ne kembe Kishen e Krishtit.

    Te njejten gje une nuk mund ta them per sektet e tjera brenda krishterimit qe fillesen e tyre nuk e kane ne Krisht. Se kush i themeloi ato, ate e dini ju me mire se une.

    Albo
    Albo tju bej disa pyetje:
    -Vetem apsotujt e kishin detyren per te shperndare ungjillin e Krishtit?
    -A ka edhe sot kisha te njejten detyre, te shperndaje ungjillin ne cdo cep te botes ?
    Ja se si deklaori Jezusi: Ardhja ime do te behet pasi ungjilli ti jete predikuar cdo krijese nen qiell. Pra nga kjo thenie e vete Zotit tone Jezus Krisht, del se, Ungjilli edhe sot po shperndahet ne te gjithe boten. Tani me lejoni tju pyes: Kush po e ben kete shperndarje te ungjillit sot ne te gjitha pjeset e botes: Kisha e Krishtit( sipas teje orthodhoksja), apo ata qe nuk e kane fillesen tek Krishti ( evangjelistet)? Ju me kishen e Krishtit, pranoni vetem ate orthodhokse( fale o Zot se nuk di se cthote), dhe te tjeret per ju jane ata qe nuk kane fillese tek Krishti? Tani simbas llogjikes tende duhet te pranoj se , Kisha orthodhokse po shperndan ungjillin ne : Kine, Japoni, vjetnam, Afganistan, Irak, ne xhungel si dhe ne te tjera cepa te botes. E kupon se je vetem nje fetar qe ndjek politike fetare. Cuditem me ty Albo dhe them , se, si ka mundesi qe te jetosh ne Amerkie dhe te mos kesh nje informacion mbi levizjen evangjelike ne bote, hapjen e kishave te reja , si dhe shperndarjen e ungjillit ne te gjitha vendet e botes, e cial po kryhet kryesisht nga evangjelistet e Krishtit dhe pjesa dermuese jane amerikane.? Nese do ti quaja keta puntore te devotshem te Krishtit, me emertesen tende( per te cilen mban pergjegjesi para Perendise) se ata nuk e kane fillesen tek Krishti, atehere ( simbas jush) ata duhet ta kene fillesen prej satanit( gjithmone simbas jush). Por kam nje pyetje: A mundet satani te shperndaje lajmin e shpetmit neper bote?! Ja pra se cfare llogjike BOSHE kini ju , qe per fat te keq nuk kini arritur te njihni DASHURINE, 1Gjon:4:8.( lexoje).
    Kush je ti qe me gjykon mua dhe me quan pa fillese, une, i cili ju kam deshmuar dhe shpallur ungjillin e Krishtit sa e sa njerezve, te kombesive te ndryshme. Kush je ti qe mer nje bare te tille ne supet e tua , gjykon nje sherbetor te Krishtit? Une nuk e di aktivitetin tuaj dhe se cfare ju jeni duke bere per Krishtitn, por nga menyra se si ti gjykon dhe flet , kuptoj se je ende lark se VERTETES, pasi e VERTETA dhe ai qe eshte pjese e saj, nuk urren vetveten.
    Albo deshrioj qe ju te njihni Perndine e vetet Zotin Krisht, ate Perendi qe qendron jashte njerzve me RASA ne zemer, dhe qe eshte BRENDA te pervuajturve dhe te perndjekurve.
    Do te kisha deshire qe ti, pervec bukes qe ha ne Amerike, te njihje dhe historine e ketij Shteti. Te njihje dhe te dije se, cilet ishin ata qe erdhen dhe perse erdhen ne kete vend te eger dhe pa qyteterim. Po keshtu te dinje se, perse ky shtet u fuqizua e u bekua nga Krishti , si dhe perse ky shtet ka qene dhe eshte mbrojtes i kombit te perzgjedhur te Perndise? Kur vete shtetet orthodhokse e urrejne izrailin njesoj si shtetet myslimane ( bile edhe me shume ku Greku ze vendin e pare).
    Qellimi im nuk eshte te ngre Amerken dhe te ul Rusine. Por me kete fakt dua te te tegoj se , ishin pikerisht ata te krishtere, te cilet u PERNDOQEN nga FANTAIKET FETARE, dhe erdhen te jetojne per nje religjion te LIRE ne Krishtin, ketu ne kete shtet qe i thone AMERIKE. Pra ketu ne kete shtet jane ate te krishtere, qe ti i quan pa FILLESE ne Krishtitn. Jane ata te Krishtere qe formuan nje qeveri, ligjet e te cilit ne thelb te tyre kane parimin e ungjillit te Krishtit: Lirine e besimit dhe te fjales se lire, ate qe Krijuesi ja ka dhene njeriut qysh ne krijim.
    Albo nuk kam deshire qe te flas me ju ne kete menyre, por ju ne shkrimet e fundit me kini imponuar, sepse fyeni dhe perbuzni kishen e Krishtit, ku dhe une bej pjese.
    Deshmuesi

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Problemet ne basheksi.
    Shpeshhere mendojme se, kisha e hershme nuk kishte probleme te tilla me te cilat ndeshet kisha sot. Nje mendim i tille, nuk na lejon qe te shohim ne thelb ceshtjen ne fjale. Problemi eshte pjese e njeriut ne kete bote. Jezusi asnjehere nuk na tha per besimtaret e krishtere se, ata nuk do te kene probleme. Nese do te shohim tek Mat:7. Jezusi na jep nje shembelltyre kryesisht per besimtarin e krishtere. Jezusi na tregon per dy ndertuesa, te cilet ndertuan nga nje ndertese, i pari ne shkemb dhe i dyti ne rere. Nuk po ndalem tek kjo shembelltyre, por dua te ndalem vetem tek momenti i STUHISE. "Stuhija" dhe "ererat", te cialt u perplasen mbi ndertesat, ne thelb te tyre simbolizojne edhe PROBLEMET dhe situatat e ndryshme qe ndodhin ne jeten e besimtarit te krishtere. Renia e te krishterit nuk vjen per shkak te problemit dhe forces me te cilen ai godet (sado i madh qofte ai), por renia e tij vjen ne saje te besimtit te vdekur qe ky i krishtere ka ndertuar ne rere. Kush eshte ndertuar mbi SHKEMB, do te qendroje deri ne fund, ndaj cdo PROVE dhe PROBLEMI, sado i madh qofte ai. Garancia dhe siguria jone eshte vetem Krishti, pasi vetem ne te ka shpetim dhe jete te perjetshme.
    Cila eshte rruga e zgjidhjes se problemeve brenda bashkesise?
    Per te krishterin ka vetem nje rruge, dhe ky eshte Krishti. Ky eshte parimi baze ku duhet te mbeshtetet cdo i Krishtere. Rol paresosr ne problemet e mprehta me te cilat ndeshte basheksia, duhet te kene besimtaret e pjekur, dhe te provuar ne Krisht. Edhe nese ata nuk jane te zgjedhur apo lidera te kishes, ata duhen ftuar prej drejtuesve te kishes, ( vecmas), dhe te diskutojne rreth problemit ne fjale. Eshte e rendesishme qe kjo te filloje me lutje dhe me pas me diskutim te mbeshtetur plotesisht ne biblen e Perendise. Ne disktimet ndaj problemeve te mprehta ne te cilat kalon bashkesia, eshte e rendesishme qe te mos perzihen besimtare te rinj ne bese, te cilet jane te pa provuar. Kjo, sepse ata ende nuk kane njohurine e fjales dhe pjekurine e beses, dhe keshtu veprojne ende nen vullnet te mishit. Ky mesim vjen prej bibles dhe eshte shume i rendesishem per cdo besimtar te kirshter. Tek Vepr:15: Ne shohim nje problem qe ndodhte ne basheksine e Atalise. Judenjte filluan te mesojne ne kete bashkesi, nje mesim i cili nuk vinte nga Perendia. Ata ju thoshin johebrenjve se, cdo besimtar duhet te respektoje ligjin e Mojsiut dhe te rrethpritet, pasi vetem keshtu johebrenjte mund te marin shpetimin. Ky lloj mesimi solli nje peshtejllim te madh ne kete bashkesi. Por kush e zgjidhi porbelmin? Barnaba dhe Pali, te cilet ishin ata qe e kishin mbjelle kete bashkesi ne Krishtin, e kundershtuan nje mesim te tille, por atyre ju duhej qe te shkonin dhe te diskutonin me apsoujt dhe pleqte ne Jeruzalem, rreth zgjidhjes se ketij problemi kaq madhor.Pra ketu shohim se ne diskutimin dhe zgjidhjen e Problemit, marin pjese vetem ata besimtare te pjekur, te provuar dhe te fuqishem ne besim si dhe njohes te fjales se Perendise. Apsotujt dhe pleqte pasi u luten per kete problem dhe moren zbulese dhe aprovim prej Frymes se Perndise ( Vep:15:28.)vendosen qe joherbrenjve te mos ju ngarkohen barre te tilla. por vetem te rruheshin nga idhujtaria, nga gjaku, nga gjerat e mbytura dhe kurveria. Ja pra ketu kemi nje funksionim te bashkesise, kur ajo eshte para nje problemi. Ketu shohim konkreisth se si funksionon DRETJIMI i bashkesise , dhe ku ai duhet te mbeshtese zgjidhjen e probleemeve ne bashkesi.
    Por cfare verejme tek kishat Shqiptare ne pergjithesi?
    Nuk dua te gjykoj askend dhe nuk kam kete qellim, por duhet te them se ne keto kisha ka vertet probleme te mprehta, te cilave ne plot raste, udheheqja e kishes nuk mund tju jape zgjidhje. Valle eshte veshtire? Pikerisht ketu qendron edhe fatki per te provuar ,nese kemi zgjedhur apo jo ne krye te kishes, ata qe jane vertet te vajosur. Letra e pare e Timoteut kap.3, eshte nje mesim qe vjen prej Perendise, ku Fryma e Perendise na zbulon se cilet dhe si duhet te jene ata qe do te drejtojne bashkesine e Krishtit. Dikush mund te kete thirrje dhe deklaron se ka thirje per tu bere episkop, por pyetja eshte: A eshte kjo thirje prej Perendise, apo eshte nje deshrire e tij , e pa miratuar nga Zoti? Misionaret qe mbjellin bashkesite, kete gje duhet ta kene teper te qarte. Nxitimi i tyre per te vendosur ne krye te kishes drejtuesa, duhet te jete gjithmone i mbeshtetur dhe i bazuar ne fjalen e Perendise, dhe kryesisht tek 1Timot:3. Neglizhimi i ketij faktori prej misionareve , sjell me pas ne basheksi probleme teper te mprehta. Ketu une e pranoj ploteishte vella Livein. Une vete kam pare dhe kam provuar mbi kuriz, se cdo te thote te mos mbeshtetesh ne kryerjen e plote te fjales se Perendise, ndaj drejtuesve qe misionaret kane vendosur nder kishat shqiptare. Deshira mund te jete shume e mire, dhe eshte bekim qe ne kishat tona te kemi besimtare shqiptare, por nuk eshte ky fakti fondamental. Apsutlli Pal ju thote Besimtareve ne Filipi ( filip:2:19-22) se po ju dergoj Timoteun qe te kujdeset per punet tuaja ne bashkesi, pasi ai eshte i PROVAUR ne Krishtin, dhe PUNON per Krishtin. Ndersa te tjeret, thote Pali ( per ata qe ende jane te paprovuar), nuk i dergoj sepse ata nuk kerkojne interesin e Krishtit por ate te vetes se tyre. Kjo eshte pika finale ne te cilen duhet te arije i gjithe konkluzioni yne. Pyetja eshte: a kemi ne ne krye te basheksise besimtare te tille , te cilet kerkojne interesin e Krishtit , dhe jo interisnin e tyre? Nese ne kemi vendosur ne kyre te basheksise, besitmare te provuar, ( ashtu sic thuhet tek 1Timot:3) atehere bekimi i Perendise do te jete mbi kete bashkesi. Por ne rast se ne krye te bashkesise kemi drejtuesa jo te pjekur dhe te provuar ne Krisht, atehere problemi do te mbuloje bashkesine dhe rritja e saj do te jete e vogel.

  6. #136
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Ungjilli sipas Mateut 16, 13:20
    13 Pastaj Jezusi, mbasi arriti nė krahinėn e Cezaresė sė Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ''Kush thonė njerėzit se jam unė, i Biri i njeriut?''.
    14 Dhe ata thanė: ''Disa Gjon Pagėzori, tė tjerė Elia, tė tjerė Jeremia, ose njė nga profetėt''.
    15 Ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam unė?''.
    16 Dhe Simon Pjetri duke u pėrgjigjur tha: ''Ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė''.
    17 Dhe Jezusi duke pėrgjigjur u tha: ''I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse kėtė nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiej.
    18 Dhe unė po tė them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi kėtė shkėmb unė do tė ndėrtoj kishėn time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atė.
    19 Dhe unė do tė tė jap ēelėsat e mbretėrisė sė qiejve; gjithēka qė tė kesh lidhur mbi tokė, do tė jetė lidhur nė qiej, dhe gjithēka qė tė kesh zgjidhur mbi tokė, do tė jetė zgjidhur nė qiej''.
    20 Atėherė i urdhėroi dishepujt e vet qė tė mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #137
    ThE_MaStEr Maska e eastbaby
    Anėtarėsuar
    12-11-2003
    Vendndodhja
    ,,,,, ne univers ,,,,,
    Postime
    211
    Bravo Albo ide e mire menyra me e mire per te predikuar eshte duke u mbeshtetur te fjlala e Perendisa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eastbaby : 02-02-2004 mė 20:38
    Dashuria eshte fillimi i jetes dhe i cdo marrezie ,,, shijoje ate

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Ti Albo mendon se kisha eshte ndertuar mbi Pjetrin?
    Por le tju bej nje pyetje:
    Cfare ishin apsotujt e Krishtit:
    Katolike, orthodhokse apo evangjeliste?
    Deshmuesi.

  9. #139
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Postuar mė parė nga deshmuesi
    Ti Albo mendon se kisha eshte ndertuar mbi Pjetrin?
    Por le tju bej nje pyetje:
    Cfare ishin apsotujt e Krishtit:
    Katolike, orthodhokse apo evangjeliste?
    Deshmuesi.
    Deshmuesi, ndryshimi midis meje dhe teje eshte se une mesoj dhe degjoj Fjalen e Perendise. Ti meson dhe degjon ate qe te pelqen ty te degjosh e mesosh.

    Me lart nuk jane fjalet e Albos por fjalet e Jezu Krishtit. Pyetjet drejtoja Atij e jo mua.

    Albo

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Ne regull Albo, fjala e Perendise ka zbulese, dhe ka interpretim prej Frymes se Shenjte. Menyra juaj gjithmone eshte e pasakte. Nese do te ec dhe mendoj si ty atehere cfare duhet te mendoj per keto fjale te Jezusit drejtuar Pjetirt? Mark:8:33.
    " Por ai ( Jezusi) u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e QORTOI PJETRIN, duke i thene: Largohu nga une Satana, se ti nuk e ke shqisen e Perendse, por gjerat njerzore."
    Keto fjale JEzusi ja tha Pjetirt me pas.

Faqja 14 prej 23 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane LUTJET THEMELORE te cdo te Krishteri?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 01:34
  2. Ja se si e mer SHPETIMIN i Krishteri.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-04-2003, 20:06
  3. Perse i krishteri shkon ne kishe?
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2003, 20:47
  4. " Dhjete virgjereshat".
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 02:17
  5. I krishteri dhe Krishti.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 17:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •