Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 104
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Citim Postuar mė parė nga Tironsja_PHILLY
    Qyqa, un kujtova se kjo ishte teme per te shprehur mendimet per homot (shqiptar), S'e dia qe ishte artikull informativ i pafund per ndjenjat, hormonet, trurin e njeriut....
    un skisha nerva ti lexoja gjithato faqe, nejse
    Un nuk njof as nuk kam njofur asnji homo shqiptar, as goc as cun
    per mendimin tim homoseksualiteti: semundje psiqike, e shkaktuar ne lindje ose pergjat periudhes se jetes, nga abuzimi, neglizhenca, deshira per me shum...
    Mbase e kam gabim, por un per vete jam ne rregull, kshuqe nuk mund ta di pse ose cfar eshte homoseksualiteti

    lexo bash ato qe nuk kishe nerva ti lexosh dhe do te kuptosh se ka shqiptar te till dhe shqiptare,do te kuosh se ajo nuk eshte e shkaktuar ne ate menyr qe mendon ti, dhe ashtu me radh. lexo pak me vemendje,gjat leximi analizo pak me mir dhe do ti kuptosh te gjitha. pershendetje !
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    O ismail bekimi, po nqs ndjen kenaqesi, le te shkojn me sorkadhet njerezit, ose me ndonje mushke. Ska asgje te keqe apo jo ?

    ketu nuk kemi fjalen mes sorkadheve dhe kafsheve por ketu kemi fjalen mes njerzeve. po ti ke seks me te dashuren/in? ajo/ai eshte njeri? dhe ti je njeri sigurisht. ateher kemi fjalen mes qenies mes njerezore e jo mes qenies njerezore dhe zoologjike. ateher pra duhet me kontrolluar veten se cka pyesim apo ?? perse te leshojme fjalet si lopa baglen vetem e vetem qe te thuash nje fjal ?? perse nuk e mendon pak se ku shkon ai plumb para se te gjuash???
    sa per pergjigje per ty do te kisha thene: pyeti ata qe kane mardhenie mes tyre dhe kafsheve dhe ndoshta mund te maresh ndonje pergjigje.
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  3. #83
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Bekim te bje lal jot nje pyetje ty.

    PSe jane sekset e kunderta midis burrit dhe gruas.


    Pastaj mos na hap barkun mor lal pse kane egzistuar me pare kjo nuk do te thote se homoseksualiteti eshte vlere kane egzistuar dhe jane zhdukur njehere e mire tani dolet keto te degjenerumit dhe do na kerkojne dhe te martohen me shkuesi tani dhe te abortojne dhe femije.


    Ah si jam per ju une ilacccccc nga gradecela me koke poshte ju hudh nje nga nje.

    Fryme qener ,pederaste doni te legalizoni semundjen me te keqe vesin me te te degjeneruar shko e martohu me nje vajze ta shikosh c'do te thote femer se jeni bere me te keqinj se kafshet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arrnubi : 09-05-2004 mė 08:54
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    A kishte Ali Pashė Tepelena marrėdhėnie homoseksuale?!

    A kishte Ali Pashė Tepelena marrėdhėnie homoseksuale?!!

    Historia e homoseksualitetit shqiptar ėshtė tepėr e zymtė dhe e panjohur, megjithatė lidhjet homoseksuale nuk kanė mundur t’iu shpėtojnė gojėdhėnave dhe kėngėve tė popullit. Njė ndėr figurat e para qė kanė lėnė gjurmėt e homoseksualitetit nė historinė shqiptare ėshtė ajo e pashait tė madhė tė Janinės, Ali Pashė Teplenės.

    Shkrimet e para qė dėshmojnė aktivitetet homoseksuale tė pashait tė madh, janė ato tė Lordit Bajron i cili vizitoi oborrin e pashait nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX-tė. Nė trojet shqiptare tė asaj kohe, jeta e pėrditshme ishte e ndikuar nga civilizimi oriental, gjė qė mundėsoi tolerancėn homoseksuale nė shtresat feudale tė asaj kohe.

    “Veziri ishte nji burrė i shkurter dhe mjaft i trashė. Kishte njė fytyrė shumė tė kėndshme me cipė tė bardhė dhe trajtė tė rrumbullakėt. Syte i kishte tė kaltėrt me lėvizje tė shpejta qė tė banin me kuptuar menjiherė se nuk gjindesh pėrpara nji Pashai oriental. Mjekrėn e kishte tė bardhė dhe tė gjatė sa i binte pėrmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi tė jashtėzakonshme dhe na mori aq me tė mirė sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare nė qejf pėr njė njeri nė ate pozitė. Nė sa vise tė Turqise qė vizituem nuk pashė nje pasha tjetėr tė qeshte nė ate mėnyrė. Nuk kishte ndonji roje tė posaēme, por vetėm katėr a pesė djem tė veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokėt e gjatė qė u binin mbi supe”

    Nė letrėn, qė Bajroni i shkruajti tė ėmės, pas pėrshkrimit qė ai i bėn oborrit tė pashait tė madh, ai shpreh admirimin, dashurinė dhe mirėnjohjen e tij pėr pashain e madh. Ai i shkruan tė ėmės se si pashai i madh i dėrgonte ėmbėlsira dhe fruta nga dyzetė herė nė ditė, zakon ky qė praktikohej nė atė kohė pėr shprehjen e dashurisė dhe pėrkushtimit. Gjė qė pashai nuk e fshihte kundrejt Lordit tė ri anglez Bajron. Ai gjithashtu pėrmend sesi pashai e ftonte nė odat e tij nė orėt e vona tė natės “meqė ditėn e kishte tė stėrngarkuar dhe ‘bisedat’ e natės i ruante pėr mua”.

    Lordi Bajron vazhdoi tė mbajė korrespondencė me pashanė e Janinės, megjithatė pėrfundimi i kėsaj afere ėshtė tepėr misterioz.

    Dashuria e pashait tė madh me lordin Bajron nuk ėshtė fakt i vetėm qė dėshmon pėr shprehjen e dashurisė seksuale nė atė kohė. Suliotėt, armiqtė e pėrbetuar tė pashait i ngritėn edhe kėngė pashait tė madh pėr preferencat e tij seksuale:

    “O Ali pasha nga Narta,
    ne s’jemi ēupa nga Arta
    e as djemė nga Gjirokastra
    qė tė flesh me ne nga nata,
    ne jemi kapedanata”

    Ėshtė njė kėngė kjo qė kėndohet sot e kėsaj dite nė jugun e Shqipėrisė dhe qė mbetet njė dėshmi e gjallė e dashurisė homoseksuale nė Shqipėrinė e shekullit XIX-tė.

    Ali pashai padyshim se nuk ėshtė mashkulli i parė ose i fundit nė historinė shqiptare qė preferonte dashurinė me pjesėtarė tė gjinisė sė njėjtė. Janė edhe figura tė tjera qė nga njė arsye ose tjetra janė fshehur ose mė mirė thėnė nuk janė publikuar, megjithatė kjo nuk do me thėnė qė nuk janė pjesė pėrbėrėse e kombit shqiptarė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Citim Postuar mė parė nga Arrnubi
    Bekim te bje lal jot nje pyetje ty.

    PSe jane sekset e kunderta midis burrit dhe gruas.

    sekset e kunderta midis burit dhe gruas jane te njejtat shkaqe qe vlejne dhe per homoseksualet/et. pergjigje me e qarte dhe me e shkurter.se sa do ta kuptoni analizoni gjerat qe vlejne dhe ajo eshte pra. vetem se me mardhenie seksuale te te njejtes gjini nuk mund te krijohet femi. ponese do te zeni shkas per kete ateher mos u merzitni perseri se nuk do te mund te behet gjith bota homo. do te ket dhe hetero ose bi. sepse heterot dhe biseksualet i kane nxjer ne kete bote heterot dhe homot.pra nuk ka se per cfar te merziteni ponese do te mendoni se cka beher ponese gjith njerezit do jene homo,sepse Zoti i ka regulluar punet e veta. sejcilit ia ka dhene fatin e vet ne jete pra ju ose dikush tjeter nuk mund te ndryshoje fatin e dikujt qe nga homo te behet hetero ose nga hetero te behet homo. ri e qete ti!
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    sa me duket perseri duhet te postoj kete artikull

    Dymbėdhjetė faktet mė tė rėndėsishme mbi homoseksualitetin

    1. Orientimin seksual nuk mund ta “marrė” askush e as qė mund t’i mėsohet dikujt.

    "Frika e familjes nė zėnien e homoseksualitetit ose se mund tė merret nė shkollė a gjetiu ėshtė shkencėrisht absolutisht e pabazė".

    ~ Dr. Jack Weinberg, kryetar i Shoqata Amerikane e Psikologėve, 6 tetor, 1977.

    2. Orientimi seksual nuk ėshtė zgjedhje.

    Orientimi seksual ėshtė i ngulitur thellė dhe nuk ėshtė diēka qė dikush mund ta zgjedh pėr tė qenė ose pėr tė mos qenė.

    ~ Dr. Alan P. Bell,autor i vjetėr i broshurės“Parapėlqimi seksual”, Bell, Weinberg & Hammersmith, Indiana University Press, 1981.

    Hulumtimet sugjerojnė se orientimi homoseksual merr vend shumė herėt nė ciklin jetėsor, ndoshta, madje edhe para lindjes.

    ~ E marrė nga Raporti i Shoqatės Psikologjike Amerikane mbi orientimin seksual, korrik, 1994.

    3. Besohet se janė disa faktorė qė e pėrcaktojnė orientimin seksual.

    Orientimi seksual ngjan tė jetė rezultat i disa faktorėve tė ndryshėm, duke pėrfshirė ata gjenetik, hormonal dhe mjedisor. Asnjė prej kėtyre faktorėve vetėm nuk janė pėrgjegjės nė pėrcaktimin e orientimit seksual. Ndikimet psikologjike dhe sociale vetėm nuk e shkaktojnė homoseksualitetin.

    ~Tineke Bodde', "Pse fėmiu im ėshtė gej? " Federata e Prindėrve dhe e Miqėve tė Lezbikeve dhe Gejėve, Inc., 1988.

    "Ekziston dėshmi se nėn kushte normale tė edukimit, prindėrit kanė shumė pak ndikim nė ndėrtimin e orientimit seksual tė fėmijėve tė tyre”.

    ~Prof. dr. June Machover Reinisch,. (Reagimi nga broshura) " Pse fėmiu im ėshtė gej?" Federata e Prindėrve dhe e Miqėve tė Lezbikeve dhe Gejėve, Inc., 1988.

    4. Gejėt dhe lezbiket e zbulojnė orientimin seksual vetė. Ata nuk rekrutohen e as nuk binden (nuk iu “shpėrlahet truri”) pėr tė hyrė nė “stilet jetėsore-gej”

    Fėmijėt gejė dhe vajzat lezbike shpesh janė tė vetėdijshėm pėr tė qenurit tė ndryshėm nė njė moshė shumė tė re. Ata nė pėrgjithėsi bėhen tė vetėdijshėm pėr orientimin e tyre seksual gjatė adoleshencės (mosha 18-25 vjeēare) ose edhe diēka mė vonė.

    ~ R.R. Troiden, "Formimi i identiteteve homoseksuale ", Gazeta mbi homoseksualitetin,
    17, 43-73.

    5. Homoseksualiteti nuk ėshtė ērregullim mendor ose emocional.

    Hulumtimet mbi homoseksualitetin janė shumė tė qarta. Homoseksualiteti nuk ėshtė as sėmundje mentale e as shthurje morale. Thjeshtė ėshtė njė mėnyrė si njė pakicė e popullatės tonė e shpreh dashurinė njerėzore dhe seksualitetin. Janė bėrė studime pas studimeve pėr shėndetin mental tė meshkujve gejė dhe tė lezbikeve. Studimi i tė gjykuarit, stabilitetit, besueshmėrisė, mbėshtetjes dhe tė adaptimit social dhe profesional, qė tė gjitha tregojnė se meshkujt gejė dhe femrat lezbike funksionojnė nė secilėn sferė jetėsore sikurse edhe heteroseksualėt.

    ~ Shoqata Amerikane e Psikiatėrve dhe Shoqata Amerikane e Psikologėve, korrik 1994.

    6. Pėrpjekjet pėr ta ndryshuar orientimin seksual janė jo tė efektshme dhe mund tė jenė tė dėmshme.

    Tė arriturat hulumtuese sugjerojnė se pėrpjekjet pėr t’i riparuar homoseksualėt janė asgjė mė shumė se paragjykim shoqėror i mveshur nė petkun psikologjik.

    ~ E marrė nga raporti pėr orientim seksual i Shoqatės Amerikane e Psikologėve, korrik, 1994.

    Nuk ekziston kurrėfarė evidence shkencore qė do ta pėrkrahte efektshmėrinė e ēfarėdo terapie qė tenton t’i shndėrrojė homoseksualėt nė heteroseksualė.

    ~ John C. Gonsiorek dhe James D. Weinrich, botimet., Homoseksualiteti: Implikimet e hulumtimit pėr strategji publike,: Sage, 1991

    Tė gjitha tentimet dėshtojnė kur gejėt mundohen tė bėhen heteroseksualė.

    ~D. C. Haldeman, "Praktika dhe etika e terapisė sė shndėrrimit tė orientimit seksual ", Gazeta e kėshillimit dhe psikologjia klinike, 62, faqe.221-227, 1994.

    "Grupet qė pėrpiqen ta ndryshojnė orientimin seksual tė njerėzve pėrmes tė ashtuquajturrės terapi shndėrruese janė tė drejtuara gabimisht dhe nxisin rrezikun e shkaktimit tė njė mase tė madhe tė dėmit psikik atyre tė cilėve janė duke u munduar t’u ndihmojnė”

    ~Dr. Raymond Fowler, drejtor ekzekutiv i Shoqatės Amerikane tė Psikologėve

    Pėrvoja klinike tregon se personat tė cilėt kėrkojnė terapi tė shndėrrimit ndodh ta bėjnė njė gjė tė tillė pėr shkak tė paragjykimit shoqėror qė ka quar deri te homofobia internalizuar, ndėrkaq, gejėt dhe lezbiket qė e kanė pranuar orientimin e tyre seksual nė mėnyrė pozitive janė adaptuar mė mirė sesa ata qė nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė.

    ~ Shoqata Amerikane e Psikologėve

    7. Prania e homoseksualitetit ėshtė konstante pa marrė parasysh praninė e ligjeve tė reja ose tė qėndrimeve shoqėrore.

    Homoseksualiteti ėshtė gjetur nė pėrreth 10% tė popullatės, shifėr kjo qė befasisht ėshtė konstante nėpėr mjedise tė ndryshme kulturore, pa i marrė parasysh vlerat dhe standardet e ndryshme morale tė njė mjedisi tė caktuar kulturor. Pėrkundėr asaj qė disa lėnė tė kuptohet, prania e homoseksualitetit nė njė popullatė nuk duket se mund tė ndryshojė me praninė e kodeve tė reja morale ose me tė ardhurat shoqėrore.

    ~ E marrė nga raporti i APA-sė mbi orientimin seksual, korrik, 1994.

    8. Rinia homoseksuale dhe lezbiket janė nė rrezik mė tė madh nė kryerjen e vetėvrasjes.

    Rinia homoseksuale dhe lezbiket kanė prirje pėr tė bėrė vetėvrasje dy-tri herė mė shumė sesa moshatarėt e tyre heteroseksualė. Tė rinjtė gejė dhe tė rejat lezbike pėrbėjnė rreth 30% tė rasteve nga numri i pėrgjithshėm i vetėvrasjeve tė tė rinjėve.

    ~Departamenti i SHBA-ve pėr Shėndetėsi dhe pėr Shėrbime Njerėzore. "Raporti i forcės sė detyrės sė sekretarit mbi vetėvrasjen te tė rinjtė", Washington D.C., 1989.

    9. Gejėt dhe lezbiket janė po aq tė aftė pėr tė qenė prindėr tė mirė sa edhe prindėrit heteroseksualė.

    Fėmijėt qė rriten nė shtėpitė e gejėve ose lezbikeve nuk dallojnė nė asnjė aspekt psikologjik, shoqėror ose nė zhvillim seksual nga fėmijėt qė rriten nė familjet heteroseksuale.

    ~C.J. Patterson, "Fėmijėt e baballarėve gejė dhe nėnave lezbike ", Zhvillimi i fėmiut, 63, 1025-1042.

    35 studime tė ndryshme kanė treguar se fėmijėt e prindėrve gejė dhe tė lezbikeve nuk kanė gjasa mė tė mėdha tė bėhen homoseksualė krahasuar me fėmijėt e heteroseksualėve dhe janė tė adaptueshėm nė po tė njėjtėn masė se edhe kėta tė dytėt.

    ~Jane Gross, "Sfida e re e rinisė: Rritja nė shtėpitė e gejėve ", New York Times, shkurt 11, 1991.

    10. Meshkujt gejė dhe femrat lezbike rrallė se ndonjėherė pėrfshihen nė keqpėrdorim seksual.

    Nė SHBA, 90% nga tė gjitha abuzimet seksuale janė tė kryera nga meshkujt heteroseksualė. Keqtrajtuesit janė pothuajse gjithmonė anėtarėt e familjes, shokėt e afėrt tė familjes ose dashnori i nėnės.

    ~P.J. Falk "Nėnat lezbike: Presupozimet psikologjike nė ligjin e familjes ", Psikologu Amerikan, 44, 941-949, 1989.

    ~Mary Koss me autorė. "Nuk ka parajsė tė sigurtė: Dhuna e mashkullit ndaj gruas nė shtėpi, nė punė dhe nė shoqėri, Shoqata Amerikane e Psikologėve, 1994.

    11. Njerėzit gejė nuk e kanė obsesion seksin.

    Meshkujt gejė dhe femrat lezbike e ndajnė po tė njėjtėn sasi tė interesit pėr aktivitetet seksuale sa edhe personat heteroseksualė, hiq mė shumė e hiq mė pak.

    ~Alan P. Bell dhe Martin S. Weinberg, pėr Institutin pėr Hulumtime Seksuale, “Homoseksualiteti: Njė studim nė shumėllojshmėrinė njėrzore”, Simon dhe Schuster, 1978.

    12. Nuk ekziston njė stil jetėsor i vetėm gej.

    Stilet e jetės sė meshkujve gejė dhe femrave lezbike janė tė shumėllojshme sikurse edhe stilet e heteroseksualėve.

    ~Linda D. Garnets dhe Douglas C. Kimmel, "Kėndvėshtrimet psikologjike nė pėrvojat e lezbikeve dhe tė meshkujve gejė", Columbia University Press, 1995.
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210

    po e postoj dhe kete artikkul si shtese per arrnubi

    Pėr tė vazhduar diskutimin mbi kėtė temė , desha tė shpreh disa mendime tė
    tjera, edhe nė vazhdim tė mendimeve tė arrnubi.

    Edhe unė jam dakort qė kur shoqėria t'u njohė homoseksualėve tė drejtėn pėr
    tė jetuar sė bashku dhe haptazi nė shoqėri, kėsaj lidhjeje tė mos i jepet
    emri martesė, por njė emėrtim tjetėr, martesa ka njė kuptim tjetėr nė ndėrgjegjen shoqėrore. (Zgjidhja
    franceze mė duket e ekuilibruar).

    Rivendikimet e homoseksualėve nė kėtė drejtim sė pari kanė qenė njė kėrkesė
    ndaj shoqėrisė qė atyre t'u pranohet egzistenca, por njėkohėsisht njė
    kėrkesė me qėllim qė tė gėzojnė tė drejta civile qė u njihen ēifteve
    heteroseksuale, si psh. e drejta pėr tė trashėguar pasuritė e blera
    bashkarisht nė rast vdekjeje tė njerit, deklarimi i pėrbashkėt i tė
    ardhurave pėr efekt taksimi, pėrfitimi nga sigurimet shoqėrore tė partnerit,
    etj. Nė kėtė kuadėr unė mendoj se ata kanė plotėsisht tė drejtė t'i kėrkojnė
    shoqėrisė njė trajtim jodiskriminues, dhe shoqėria duhet t'u pėrgjigjet jo
    pėr "gjynah", por sepse duhet tė jetė tolerante dhe t'u lejojė tė
    "ndryshmėve" tė jetojnė denjėsisht nė shoqėri. Sepse dy njerėz tė tė njejtės
    gjini qė kanė vendosur tė jetojnė bashkė sepse duhen, nuk besoj se kanė
    pritur aprovimin shoqėror pėr tė jetuar bashkė, ēka ata kėrkojnė ėshtė
    mirėkuptimi i shoqėrisė dhe fakti qė tė mos ndiehen tė diskriminuar nga ajo.

    Pėr problemin e adoptimit tė fėmijėve, ēėshtja mė duket edhe mua mė
    delikate, prandaj edhe nuk u shpreha pėr ndonjė zgjidhje tė mundshme. Kjo
    vjen po ashtu se nuk jam specialiste e kėsaj fushe, dhe nuk ia lejoj vetes
    tė avancohem kėtu. Por, me ē'kam lexuar, shoqėria dhe shkenca nuk kanė nė
    dorė elementa tė mjaftueshėm qė tė na provojnė se fėmijėt eventualisht tė
    rritur nga njė ēift homoseksualėsh janė mė tė brishtė psikologjikisht, ose
    do tė jenė tė prirur tė bėhen vetė homoseksualė mė vonė, ashtu siē nuk ka
    siguri pėr tė thėnė se fėmijėt qė rriten nga njė prind, ose nė familje tė
    ripėrbėra (martesė e dytė e prindit dhe jetesa me gjysmė vėllezėr- ose
    motra) janė po ashtu mė tė brishtė, ose me probleme psikologjike mė tė
    shumta se mesatarja e shoqėrisė. Ndoshta ide tė tilla negative janė mė shumė
    klishe sesa tė vėrteta...

    Kurse pėr konceptin e familjes nuk do tė isha aq kategorike sa ju.
    Duke pasur parasysh shoqėritė e sotme perėndimore, vemė re se ka shumė lloje
    familjesh, dhe jo domosdoshmėrisht tė lidhura me martesa (pavarėsisht se
    familjet nė kuptimin klasik tė fjalės mbeten mbisunduese). ē'mund tė thuhet
    pėr ato qeliza familjare ku ka njė nėnė me fėmijė (kur babai ėshtė larguar).
    ē'mund tė thuhet pėr rastet kur fėmijėt rriten me nėnėn dhe gjyshėrit nga
    nėna (kur babai ėshtė larguar). ē'mund tė thuhet pėr rastet kur njė burrė
    apo grua e ndarė me fėmijė rimartohet dhe bėn pėrsėri fėmijė : a quhen kėto
    familje? Atėherė nė emėr tė ēfarė tė drejte njė ēifti homoseksualėsh qė rrit
    njė fėmijė (tė adoptuar nga njeri prej tyre nė njė kuadėr legal) u hiqet e
    drejta pėr t'u quajtur familje? ēka dua tė them ėshtė se kur njė ēift
    homoseksualėsh ka arritur tė ketė njė fėmijė sepse kėshtu e ka dėshiruar tė
    ardhmen, pėrse shoqėria ka tė drejtė tė mendojė se ata nuk janė tė aftė ta
    edukojnė atė fėmijė, duke u bazuar vetėm nė faktin se janė homoseksualė. A i
    bėn kjo ata tė paaftė pėr tė qenė prindėr? Unė kam tendencė tė mendoj se jo.

    Ju thoni : "Por nga ana tjeter, ata s'jane krejt te pademshem.
    Homoseksualizmi pervec anes biologjike ka edhe anen e tij sociale. Sic e
    thame ka njerez qe s'kane aftesi te tilla biologjike, por ata mesohen me pas
    si te tille. Kush i meson ata keshtu vec atyre qe kane preferenca per
    bashkim brenda seksit te vet?!"

    Sinqerisht, ju mendoni se homoseksualėt janė tė dėmshėm dhe i
    detyrojnė njerėzit qė frekuentojnė nė shoqėri tė kenė preferenca tė ndryshme
    nga ato qė kanė? Pra si pasojė homoseksualėt janė tė dhunshėm dhe
    makiavelikė!!! Unė nuk e besoj se nga njera anė kemi homoseksualėt dhe nga
    ana tjetėr tė tjerėt tė rrezikuar tė "infektohen" nga ata. Mė duket se
    shoqėria nuk ka pse tė ketė frikė nga ky ekspansion i dėmshėm qė mund tė
    marrte kjo dukuri nėn efektin "negativ" tė homoseksualėve, kjo do t'i bėnte
    kėta tė fundit tė qeshin me absurditetin e kėsaj ideje...
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Orientimi seksual te njerėzit

    Termi orientim seksual nėnkupton atė se personi preferon marrėdhenie emocionale/seksuale me persona tė gjinisė sė ndryshme(heteroseksual) tė gjinisė sė njėjtė (homoseksual) ose tė dy gjinive (biseksual).Pėrkrah mendimit tė disave bėhet njė dallim nė mes "krejt ose asgjė" seksologėt mendojn se heteroseksualėt dhe homoseksualėt kryesishtė janė pikat tė fundit tė njė shkalle ku biseksualizmi vjenė nė mes.Ashtu qė ,disa persona mund tė jenė heteroseksual por,njėkohėsisht tė sillen si biseksual ose homoseksual.
    Pėr shkakė tė deskriminimit nuk egziston numėr i saktė i paraqitjes sė njerėzve me orientim seksual tė ndryshėm.Pėrqindja e shkencėtarėve pėr numrin e homoseksualėve dhe biseksualėve bashkė mund tė jetė ndėrmjet 4-17%, ku 10% ėshtė njėsia mė e pėrmendur.
    Sqarimet pėr homoseksualitetin ndahen nė dy grupe themelore:ndikimi i mjedisit(njerėzit tjerė) dhe ndikime biologjike(natyra).Tipet e para tė sqarimeve i kanė ofru psihoanalitikėt(sipas Frojdit,simptomet pėr pranimin e vetive femėrore si simptom i ritjes pran babait tė pa fuqishėm) dhe bihejbioristėt (simptomi i mėsimit, nėpėrmjet kombinimit tė stimulit seksual me njerėz tė gjinisė sė njėjtė). Zbulimet empirike nuk i kanė konfirmuar kėto parashikime.Nga ana tjetėr, nėpėrmjet rrugės empirike ėshtė ardhur deri te njė vėrtetim i vetive biologjike (lindore). Njerėz me material tė ngjajshėm gjenetik kanė orientim seksual tė ngjajshėm.Ashtu, per rrethė 50% tė homoseksualėve qė kanė pasė bineq identik ka vle ajo se edhe bineqėt janė homoseksual.Me zvogėlimin e ngjajėshmėris gjenetike ėshtė zvogėluar edhe shkalla e pėrputhjes nė orientimin seksual.

    Pėr shkak se orientimi seksual nuk ėshė vėrtetuar 100%, psihologėt modest konsiderojn se ai simptom i kombinimit tė faktorėve prej ku del se, ndikimi i gjinive luan rolė tė madh.Faktorė tjetėr i mundėshėm nė atė se si personaliteti do tė kishte vendosur tė vepron me afinitet e veta ėshtė niveli i tolerancės nė shoqėri.Pėr shembull:homoseksualiteti(posaqėrishtė laperizmi, lidhėshmėria e njė burrit mė nė mosh-tutor dhe djalė i ri-nxėnės) ka qenė i praktikuar lirisht prej grekėve antik edhe ato qė e kanė pranuar helenizmin,poashtu edhe Aleksandar Makedonski nuk ėshtė turpnuar prej lidhjeve tė veta intime me shokėt.Nė Gjermanin naciste, njėra anė, homoseksualėt i kanė vrarė nė llogoret koncentraciste , nuk ka qenė shumė pėr tu lavdėruar (publike) qė tė shprehet orientimi seksual.

    Pėrktheu nga Maqedonishtja:Amella Ismaili


    me ngjyr te kuqe eshte paraqit perqindja per bineqet njevezor,me dyngjyreshe eshte paraqit perqindja per bineqet njevezor,dhe me ngjyr te gjelber eshte paraqitur perqindja motra dhe vellezer te adoptuar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Monarke dhe letrare, pasione pa kufi
    Hamendje dhe pohime historike ne lidhje me parapelqimet seksuale te personazheve shume te famshem
    Nga Claudio Gorlier


    Xhakomi i I -re, mbreti i Anglise dhe Skocise, pasardhesi i se madhes Elisabete, megjithese i martuar dhe me femije ishte nje homoseksual i zjarrte, i cili prirej drejt dashnoreve te vegjel. Mes nenshtetasve qarkullonin shprehje keqdashese, te cilat e rrenuan popullaritetin e tij. Dy shekuj me vone, e ashpra mbretereshe Viktoria pati nje marredhenie te ngushte me nje nepunes modest. Lajmi mori dhene, nderkohe qe ithtaret e saj mbrojten tezen, dhe te bindur per me shume, se behej fjale per nje marredhenie joseksuale. Por historianet e njohur nuk jane te ketij mendimi.

    Skandali i papare, i cili shpertheu ne fund te viteve 800, ka te beje, pa dyshim, me Oskar Uajldin, nje shkrimtar i cilesuar si amoral, blasfemik, per me teper irlandez, i denuar me burgim te rende per shkak te homoseksualitetit te tij. Ka mbetur ne histori arrestimi i tij ne hotelin luksoz Kadogan te Londres, kur inspektori i policise e keshilloi te sillej mire. Por edhe pas burgimit, ai i mbeti besnik prirjes se tij homoseksuale.

    Ne vitet 900, homoseksualiteti ishte mjaft i perhapur ne mjediset letrare angleze, por ai nuk pranohej haptazi. Nje homoseksual i fshehur ishte edhe E.M.Foster, autor i Kalim ne Indi, nderkohe qe Virxhinia Vulf ishte lezbike, megjithese sajoi nje martese te pranueshme nga pikepamja intelektuale. Ndersa persa i perket D.H.Laurenc, bashkeshortja e tij, Frida von Rishtofen, e tradhetoi hapur me nje ushtarak trim italian te bataljonit te bersaljereve, histori kjo te cilen ajo e beri te pavdekshme me librin I dashuri i Zonjes Caterli. Por edhe mbi te qarkullonin dyshime. Ne vitet 30, skandali i shekullit pati si personazh kryesor Eduardin e VIII-te, i cili u detyrua qe te abdikoje nga froni ne vitin 1936 per tu martuar me amerikanen, per me teper te divorcuar, nje tmerr ky, Uollis Simpson. Por edhe kjo histori eshte e mbarsur nga medyshesia. Nderkohe, mbreti ushqente simpati per Gjermanine dhe rreth tij sillej verdalle hija e fames se nje njeriu biseksual, e mjaftueshme kjo per tia kthyer martesen ne dicka te pazakonte, ne mos ne nje farse, sidomos ne periudhen e fundit.

    Ne periudhen e pasluftes se II-te, nje tjeter skandal zhurmemadh e perfshiu ne menyre te drejtperdrejte Bakingam Palas, ajo e lojtareve te dyfishte angleze Burges, Folbi dhe Meklin, spiune keta ne sherbim te Bashkimit Sovjetik. Behej fjale per nje zgjedhje ideologjike apo per ndonje peshtjellim homoseksual? Aspekti i dyte me siguri kishte te bente me nje mikun e tyre, spiunin e rrefyer, Entoni Bluntin, mbikqyresin e galerise mbreterore te arteve. E gjendur ne veshtiresi, mbreteresha ia kurseu procesin, por nuk e fali ne lidhje me titullin, doreheqjen dhe turpin publik. Nderkohe qe Xhon Banvajl nxori prej tij personazhin e nje romani, i cili mban nje titull sa te paster seksualisht aq edhe domethenes: I paprekshmi.
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Bekim Ismaili
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    210
    Oscar Wilde

    Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde ka qenė njeri i zgjuar, mendjehollė me dhunti tė vėrtetė pėr shfaqje komike. Wilde ka qenė mė shumė personalitet se sa njeri i letrave. Asnjėri nė kohė tė tij nuk ka qenė mė i citueshėm.

    Edhe pse shkrimet e tij nuk kanė pasur pėrmbajtje tė hapura pėr temat homoseksuale, shumė nga kėto shkrime janė konsideruar me dualitete qė nė mėnyrė tė kobshme janė ndeshur me jetėn e tij tė dyfishtė. Megjithatė ėshtė njė novelė e cila ka qenė fare e hapur.

    Novela “Teleny” ėshtė novelė e shkėlqyshme erotike qė iu ka mveshur Wilde-it. Ėshtė botuar nė vitin 1893 nė mėnyrė anonime nė shtėpitė botuese “nėntokėsore” sepse asnjė autor nuk ka qenė nė gjendje ta pranoj pėr shkak tė pėrshkrimeve tė cilat nuk kanė pasur tė bėjnė me imagjinatėn.

    Nė vitin 1895 Wilde ka ndėrmarrė aksion shpifės kundėr Markezit tė Queensbury, babai i tė dashurit tė tij, Lordi Alfred Douglas. Pėrfundimisht, ky ka qenė gabim i madh i cili ka shkaktuar dėnimin pėr aktet e turpshme tė kryera me persona tė tjerė meshkuj. Ai ėshte dėnuar me dy vjet heqje lirie, me punė tė rėndė.

    Ka qenė kėtu, nė Reading Gaol, kur Wilde shkroi rrėfimin e tij tė gjatė "De Profundis". Vetėtolerues, madhėshtor, i frikshėm dhe ndonjėherė zhgėnjyes, "De Profundis" ėshtė punė e njė njeriu tė dėshtuar dhe tė poshtėruar. Burgu ka patur njė efekt tė thellė nė Wilde-in. Sa ishte atje ai gjithashtu shkroi “The Ballad of Reading Gaol” poema mė e mirė qė ai ndonjėherė shkroi.

    Oscar Wilde vdiq nė Paris me 30 nėntor 1900.

    Ēdo shkrim i Wilde-it rekomandohet pėr lexim, sikur qė ėshtė novela “The Picture of Dorian Gray”. Poemat mė tė rekomanduara janė “Apologia” dhe “Ballad of Reading Gaol”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    -Nga vij une? -Ku gjendem une? -Ku shkoj une? -Kush jam une? -Kush dua te jem une? ...

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •