Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1

    Krijime të 'Dikeafajtore'- Stinë e sëmurë

    Kur tingujt e festes treten ne nate
    Diku larg, ne oborre plot luks sundimtaresh
    Var mjekren ne gjoksin e lodhur , Homer
    Ne heshtje, hidhur, te merr te qaret.

    Nje grua e bukur prej dashurise dhe mallit
    Larg festes...larg...shume larg prej aty
    Si guri I pengut ne qafen e te gjallit
    Ne ditenetet e verbera te rri ne sy

    Homer, poeti eshte qenie e dobet
    Para dhimbjes dhe lotit te shpirtit dorezohet
    Brilanti i mendjes nga pluhuri I verdhe
    I trishtimit-pelin mbulohet, irrnohet,

    dhe mpihet. Por dita sjell feste te re
    Serish argetohen, kenaqen sundimtaret
    Ti vargjet – perla hedh ne ajer, Homer
    Dhe mjekra mbi gjoksin e lodhur te varet…

    Ne lotin e syrit zhytur ne terr
    Shoh shpresen qe tkurret dhe thahet...

    Nga DIKEAFAJTORE

  2. #2

    Krijime të "Dikeafajtore" - Stinë e sëmurë

    Ne qofte se ylli zhduket permbi plepa
    Dhe fushes s’erret kenge e bretkut s’ndihet
    Dhe befas nis shperthejne stuhi me erera
    Si fjale, qe prejardhja kurre s’u dihet

    Ne qofte se zogjte me ikin nga kafazet
    Dhe lulet me s’me celin ne ballkon
    Dhe floket te me thinjen prej marazit
    Dhe po te vish….Atehere do jete vone

    Por.. nese nis te bjere nje shi I marre
    Qe shpirtin t’ma freskoje me gaz pa faj
    Oh, shpirt, vetem atehere mund te vish
    Dhe prape te me puthesh pasketaj

    Ti vetem eja, dhe mos thuaj gje
    Prej meje t’ikesh kurre s’do te te le….

  3. #3

    Poezi - Dikeafajtore

    S’di se c’ishte ajo qe ndodhi
    Kotesi…trill I cmendur a cfare…
    Dhe nuk di nese shkak isha une
    Apo nata me qiell yjelare

    Thelle ne shpirt ti kujtove se mbrrite
    Porse ,mik…Ti as udhet s’dallon…
    Porse , mik…Ti me ftove dhe s’dijte
    Se shume shpejt trilli yt po mbaron…

    Sigurisht, nga ky trill kaq I lehte
    Qe me solli kaq dhimbje pastaj
    Vec do dridheshim, do kishim te ftohte
    Fare kot, miku im, fare kot…

  4. #4

    Fatkeqesisht - Dikeafajtore

    Tani jam bosh dhe fatkeqesisht
    Ti pret nga une ndonje cudi
    Por s'jam gjeni si fatkeqesisht
    Me ke perfytyruar ti

    A s'sheh dhe rruga ku po shkelim
    Eshte bosh, i dashur, fare bosh
    Dhe fatkeqesisht s'te mbetet tjeter
    Ne keto caste, vec t'me durosh

    (Sa e merzitshme, sa e zakonshme)
    Per fat te keq do te mendosh...

  5. #5
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Stinë e semurë

    Muzg I ngrohte, nuk mbushem dot me fryme
    Gjithe eshtrat ndizen, dridhen si ne ethe
    Me pluhur rruge, me plot fjale pa ngjyre
    Me nje deshire te marre te jem e vetme

    Ne nje vetmi te thelle… te thelle…te thelle
    Pa frushullime sythesh lengjegjelber
    Nuk dua te genjehem dhe nje here
    Pranvera eshte mashtruese - asgje tjeter

    Sfidante e paturpshme, gjithashtu
    Te vesh me ngjyra dhe ne fund te djeg
    Dhe ti I mjere, I padrite ne sy
    Me ngulm e deshperim kerkon ne terr

    Te gjesh ate qe kurre s’ka ekzistuar
    Pervecse ne nje bote me fantazma
    Pastaj I lodhur dhe I deshperuar
    E ndjen si jeta iken me te katra

    Te lodh , te cmend kjo stine e semure
    Dhe s’mbushesh dot me fryme… Ne gulcin tend
    Jane strukur ca deshira prej frymori
    Te dridhen eshtrat… fati yt te dhemb…

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ELEKTRA
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    30

    Wink E bukur!!!

    Kjo e fundit ishte e bukur,urime.Pershendetje nga Elektra.
    Il mio unico amore,nato dal mio unico odio....!!!!

  7. #7
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192

    Thumbs up Nuk Jam poet

    Nuk me ka pelqyer asnjehere te shkruaj por mbasi lexova poezite e te tjereve me te vertete kisha nje ndjenje qe edhe une te shkruaja dicka .Kur lexoj postet e anetareve te tjere me duket vetja shume i varfer ne menyren e te shprehurit tim apo ne fjale (te medha) po i quaj.edhe pse nuk kam shume kohe qe jam larguar (2vjet) nga Shqiperia tani vertet po e ndjej ate boshllek qe duhet te lexoja me shume libra ne menyre qe njohuria ime per tu shprehur me perfekt dhe per te pasur nje gjuhe letrare me te pasur do me kishte ndihmuar vertet. Gjithsesi me aq sa mundem i hodha keto pak reshta ne forum qe shpresoj tju pelqejne. \
    Kritikat i pranojme.



    Tik-taket e ores nuk po trokasin me mbi ate derrase te kalbur qindra vjecare..... Me duket sikur koha ka ndaluar per nje cast ate monotonine e saj per te nisur nje melodi tjeter jetesore,. e cila do te crenjose kete plage qe gerryen e gerryen pa pushim.
    Per nje cast cdo gje me shfaqet para syve te mi si nje film, imazh, a enderr teper e shkurter...18 vjet te mbledhura ne nje shirit te prere i cili me eshte lidhur fort ne gryke e nuk me lejon te mar fryme, me duket sikur kjo brenge do te me ndjeke ne cdo hap te jetes sime.. e.. fundja fundit eshte e vetmja ndjenje e cila me jep jete me ben te mar fryme ne kete bote ..... Jemi nisur drejt ketij oqeani te pafund jo me Anije e varka gjigande marramendese por ja ,,,padashur e kemi nisur kete ruge me kembet tona te zbathura te cilat nje dite do te gjymtohen duke duke je lene pjesen tjeter dikujt,,,,atij i cili kurre nuk do ta arije te gjej fundin e ketij misteri, Do te bertas, do qaj, do ulerij me sa fuqi te kem se tek fundi i ketij oqeani ndodhet lumturia gezimi.. gjithcka qe mund ta beje nje njeri te lumtur...po sikur keto dallge te me marin me vete e te me shpien pertej bregut??? eh.... atehere do mar fryme perseri.. atehere do degjoj perseri kengen e zogjeve te cilet me urojne mirseardhjen aty ku kaq bukur mund te shqiptoj fjalen "Te Dua".. Me te vertet qenka e veshtire qe njerezit te bejne ate qe ndjejne mos valle duhet te kacafytemi e te largojme ate ze qe theret brenda ,mos valle duhet ti zeme veshet me duart tona e te bejme gjoja sikur nuk e degjojme kete ze i cili vazhdon te therase brenda nesh ....oh joo.. eshte ajo ndjenje e brenge e cila sjell drejt meje nje dallge te madhe, e gjithsesi kjo dallge nuk mundi te me rezoje e te me ktheje mbrapsht....... Kur ja ...Papritur degjoj tik-taket e ores te cilet vazhdojne te trokasin pa pushim,, madje duket sikur nuk kane ndaluar se trokituri ndonjehere.. tik-taket e e saj filluan te rahin trokasin perseri ne zemren time..... [I

  8. #8
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Bërryl ëndrre....

    Ne berryl te endrres ngec papritur
    Shoh tmerruar shpresat: U gremisen
    Brenda shpirtit qelqe lotesh plasen
    Brenda shpirtit qiejt u permbysen

    E pamundur te te gjej ne enderr
    Dhe me shume se gjalli te te shoh
    Sa mizor me duket Perendimi
    Shiu, bora, dielli qe s'me ngroh

    E çuditshme, stinet nuk levizin
    Ndersa ditet shqyhen neper gure
    Vetetijne shkendija çmendurie
    Une e gjalle - pa jetuar kurre

    Shpirti im, ç'po ndodh keshtu me mua
    Dallget mbysin gjoksin tim te mekur
    Nuk shoh drite, veç mjegull e furtune
    Anes bregut, nje sirene te vdekur...

  9. #9
    BRAVO! BRAVO! BRAVO!

  10. #10
    "Vitet me te bukura te jetes jan ato qe s'kemi jetuar ende",- tha Hygoi (per te mos vrare veten lol)
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ELEKTRA
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    30

    Thumbs up Stine e semure!!

    E bukur, me terhoqi shume.Me pelqejne shume krijimet e tua Dikea,urime dhe suksese njekohesisht.Vazho keshtu sepse je The Best....

    me respekt Elektra....
    Il mio unico amore,nato dal mio unico odio....!!!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Dikea,eshte vertete nje perle!Pergezime!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Urime

    Shkruan vertet bukur, por me dukesh shume e brengour ne shpirt dikeafajtore? Pse keshtu?

  14. #14
    Maska e Liridona
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Me gezuat Dikea!

    Ju pershendes prezemersisht dhe ju pergezoj per poezine tende perhere e ne rritje!Eshte hera e pare qe marre pjese si anetare e keti forumi po jo hera e pare ce ndjek poezine tuaj.Poezia "Brryl endrre"me beri te vi ketu.Eshte kjo poezi se bashku me "tingujt e festes.....",pa perjashtuar dhe nja tre te tjera,qe me bejne te shof Dikean poete,Dikean me zerin e saj dhe ze jo pak i fuqishem.
    Tani une sikur shof botimin tuaj te nje libri,te shof dhe kush eshte "enigma"Dikea.(ju ndoshta dhe keni botuar me pare).
    Me qe eshte e para qe shkruaj ketu nuk do zgjatem pasi jam dhe nje qike e emocionuar.Gjithesesi me lejoni te ju uroj suksese te me tejshme shendet dhe gezime!Pres me padurim poezine tuaj.Me respekt mikesha jote(nese me lejon)Liridona.
    Liridona

  15. #15
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Prape ti e dashur? ufffaaaaaaaaaaa

    (edhe nja dy poezi te tjera te te lexoj, dhe ika une, me gjithe konsideraten time te madhe per rimen)

  16. #16
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    dikea moj

    me shkruaj!!!

    e ndjere kjo. si gjithmone zgjedhja e fjaleve ne poezine tende eshte e goditur. kjo gje ben dhe per metriken te mos ndjehet shume haptazi. fine stuff me dear. thanks,

    Ani

Tema të Ngjashme

  1. Ndihmoni studenten 20 vjeçare të sëmurë me leuçemi
    Nga Ole në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 12:10
  2. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  3. Këndezi dhe Pula
    Nga Brari në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 02:44
  4. Mbledhësi i Folklorit: Në '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •