Autobuzi bente nje zhurrme acaruese tek merrte kthesat.Ne sediljen e dyte asaj po i merreshin pak mend,me syte gjysem te mbyllur mundohej ta hiqte vemendjen nga kjo rruge e gjate dhe e lodhshme.
Here pas here hapte gazeten dhe syte i ndalte tek nje faqe ku disa djem e vajza kishin dale duke u argetuar ne plazh.E veshtronte me kujdes per ti mos i humbur asnje detaj,trupat e bukur te djemve,ujin e paster dhe te kalter si dhe duart pasi cfare nuk do jepte per
nje masazh pas gjithe ketij udhetimi.Nxorri pasqyren e vogel nga canta dhe po shihte floket.Kujtime i erdhen nga ky cast dhe ktheu
koken pak e alarmuar se mos e shihte prap ate djal mbrapa.Per vite me rradhe nuk ia kish pelqyerate veprim kur kjo krihej para pasqyres dhe ai vinte dhe i ledhatonte floket.Po kjo s'ishte
e vetmja gje qe nuk i pelqente.U mbush aq shume sa pas 4 vjetesh martese nuk duroi dot me dhekerkoi divorcin.Pas shume kembenguljeve dhe mosmarreveshjeve dhe me familjen e saj,u nda.I erdhi keq per nenen.Nuk i bente shume pershtypje per te jatin,edhe pse i rrinte larg,se ai u be shkaku i kesaj martese.Burre i vrrazhde qe i bente gjerat me menyren e vet pa marre opinione te te tjererve...dhe kjo 20 vjec,pervec se idese qe do ishte vetem me nje mashkulldhe e lirshme te bente cfare te donte nuk e terhiqte asgje nga kjo martese.Po vitet kaluan,e kuptoi qe ishte gabim.Lidhjes se tyre i munguan shume gjera dhe mbi te gjitha pasioni.Larg familjeve ne nje vend tjeter ku cdo gje duhej bazuar te njeri-tjetri,te ndanin gjithcka nuk ndodhi
Ate bombe levizese qe cdo femer e ka brenda ajo nuk pati mundesi ta degjonte.Mendja i shkoite nena e vet dhe babai,i erdhi zor nga ky mendim po nje gje e kishte te sigurt,donte te ndiente
ate qe nuk kishte ndjere ndonjeher.
Tirana po ja zinte frymen tani ne ver,ne shtepi atmosfere jo e ngroht pas ndarjes.Nje shoqe e kishte ftuar te punonte per nje jave ne Sarande meqe behej panair i librit.Nuk i tha "jo"
kesaj mundesie bile u kenaq qe i dha mundesi te largohej per ca kohe.Syte i shkuan te gazeta dhe prap te duart e djemve.
Zbriti ne qender te Sarandes e ndjeu qe ishte nje atmosfere tjeter.Pa nje telefon dhe u niskur nje djal donte ta ndihmonte me valixhen,i buzeqeshi dhe i tha se nuk kishte nevoje.Nxorri numri nga xhepi.
-Erdha une,ku je ti?
U gjend ne dhomen e vogel qe ia kishin rezervuar.Beri nje dush dhe shtrire ne krevat mezi priste te vinte darka dhe te shkonte ne pune.Beri te lexonte dicka po prap te gazeta i vajten
syte dhe ashtu e zuri gjumi.Bulevardi qe mbushur plot me njerez qe benin xhiro.Plot me cifte te kapur dor me dor,syte i mbusheshin me lot dhe shihte veten vetem.Donte te kishte sa me shume klienta dhe ti shmangteketo momente.
Ne kendin e larget te tavolines ku ishin vendosur librat pa ca duar qe po shfletonin,iu afruaper ta ndihmuar.
-Po,te lutem?
-Keni ndonje liber tjeter nga Nietzche te perkthyer?
-Jo ky eshte i vetmi?
-600 lek ben apo jo?
-Po
I mori leket dhe dikush e thirri per ndihme, sa ktheu koken prap
-Te pelqen Niet.....
Po djali ishte larguar.
Mbremja mbaroi,nuk donte te shkonte ne dhome kaq shpejt.I kishin treguar per nje disko
te mire ne drejtim te Ksamilit.Kishin kaluar shume kohe pa u argetuar.
Taksia e zbriti te portat e diskos ku dy vete i shpjeguan se si me bileten mund te merrte nje pije falas.Muzike e larte,klubi ishte mbushur plot me te rinj.I pelqeu,te bari kishte shume rradhe dhe mendoi te merrte dicka me von.U fut mes te pistes se kercimit
dhe shume djem e shihnin ne sy si kercente vetem.E veshur thjeshte dhe bukur me floket e gjata lekuren jo shume te zene nga dielli bente qe njerezit te kthenin kokat.Asnjeher nuk e kish quajtur veten
te bukur dhe kete vemendje po e ndiente per her te pare.I dha siguri ne vetevete dhe kercente si te donte dhe sa fort te donte.
Bari u lirua,kishte nevoje per nje pije.NJe shishe uje i mjaftonte, te nje tavolin ne cep pa djalin qe i bleu librin e Nietzche.Ai ishte vetem dhe i beri cudi,vetem kur bleu librin vetem dhe ketu.Po e shikonte nga larg.Floket e shkurtra,mjekra e gjate dhe e lene vetem poshte dhe i beri pershtypje sikur pinte me intervale te llogaritura.Donte ti fliste po i vinte pak zor nga menyra si u largua aq shpejt.
Vendosi te bente nje xhiro rrumbullak.
-Mirembrema.
U kthye,pse mos ti fliste po ta shihte qe nuk i pelqente largohej shume kollaj
-Mirembrema-ia ktheu djali
-Po te pelqen "Mango"
-Jo keq,po ti e mbarove punen?
-Me mban mend?
-Posi jo,tek ty bleva librin e Nietzche.
-Ke lexuar shume nga ai?
-Disa po ne anglisht,ti pse vetem?
-Shoqja donte te flinte,po ti pse vetem?
-Nuk jam vetem,jam me ata.
Nga tregoi ishte nje grup njerezish cuna e goca qe po shihnin me kureshtje si duket nga afrimi i kesaj.
-Mire,pse po rri vetem?-i tha dhe po te ishte dite do shihej qe syte i ndriten
-Sepse ndonjeher kam deshire kur nuk me pelqejne bisedimet me te tjeret dhe keshtu me jepet mundesia te njoh dhe njeri tjeter si po me ndodh tani-i tha djali
E veshtroi kur i buzeqeshi me nje buzeqeshje te embel dhe pak femerore dicka ndjeu ti levize
Tek bisedonte per shume gjera me ate e shihte sa ndryshe ishte nga ata qe kishte njohur sidomos nga babai dhe ish-burri i vet.Shume i zoti ti tregonte aftesite pa ego ose pa i ven vetes rendesi e beri per vete.
Kenga qe i peqente asaj shume filloi te buciste nga boxet.
-Eja te kercejm-i tha ajo
-Me fal po nuk kercej shume mire
-Nuk ka problem...eja
Po shtyheshin mespermes per te car njerzit kur me nje moment i zgjati doren djalit sikur te kish frike se mos i ikte.Ai ja kapi dhe ja shtrengoi leht.Duke kercyer era e pafumit
te tij i dha nje dridhje te leht,iu afrua me preteksin se po kercenin ngjitur per ta ndjere me teper.Vetem nje boshllek i vogel i ndante buzet e tyre.
-Ti me the qe nuk dije te kerceje-i foli ajo,duke nderprere ate moment
-Di te kercej ateher kur dua.
Per shume minuta pane njeri tjetrin ne sy,ajo donte qe ai ta puthte.
-Shkojme diku
-Ku do me cosh?-i foli pak e trembur
Po largoheshin nga pista,tavolinat po i lenin mbrapa dhe humben ne erresiren anes detit.
Te shtrire te dy poshte rrobave te tyre trupi i saj lakuriq per nje moment u largua nga krahet e tij dhe me shpejtesi vajti buze detit.Nuk kishte deshire te kthehej tek ai per momentin.
-Cfare ke?
-Te lutem me lej pak vetem.
Mendonte jeten e saj ato 4 vjet qe kishin ikur pa lene asnje mbres dhe ja tani per nje periudhe te shkurte ajo ndjeu ate qe nuk kishte ndjere asnjeher.Bomben levizese,dhe nuk ishte me e sigurt nese ishte e lumtur apo jo pasi e dinte qe nuk do perseritej me.Pse ti ndodhte tani me kete djale,kur ky mund te ikte neser pa lene gjurme.
Ktheu koken,djali po ja bente me dore te afrohej.
E vuri koken te gjoksi i tij.
-Te te them dicka?
-Patjeter-i tha duke ledhatuar floket e saj
I tregoi.
-Per mendimin tim ti ja dole mbane asaj qe doje dhe kjo eshte me e mire per ty.
-Po a mjafton kjo?-i tha vajza
-Mjafton posi jo,ti je kthyer si keto valet e detit tani qe nuk i ngacmon me njeri,dikur ti ishe si valet e dites ku njerezit lahen dhe i prishin ato,tu ndryshojne drejtimin
dhe te tregojn forcen dhe zgjuarsine si te vetmin vend ku dine ta shprehin.Tani ti je vale nate e qete dhe pa perzierje.
-Pse nuk te kam njohur me pare une ty?-i tha vajza e prekur nga keto fjal
-Sepse une jam nje bark qe noton ne valet e nates dhe i prish,dhe kur ngjitem ne toke shijoj e kenaqem me zhurmen e tyre.
E priste pak a shume kete pergjigje,e dinte qe kjo gje do perfundonte ketu u mundua mos ta tregonte keqardhjen.
-Kur do kthehesh ne Tiran?-i tha vajza duke e puthur ne krah
-Neser
-Do shihemi atje?
-E dashur,une jam nje bark qe prish valet e nates.
-Kur do zbresesh prap ne tok te shijosh zhurmen e valeve?
-Mbase kurre po nisem per nje lundrim te gjate.
E perqafoi dhe iu ngjit me teper mbas trupit,nuk i beri pershtypje
edhe pse ndoshta nuk do ta shihte me kete djale,mendimi i valeve te nates i jepte fuqi.
Krijoni Kontakt