Mjafton ti hedhesh nje sy shtypit Shqiptar te gjitha gazetave si te pushtetareve dhe opozites dhe te vjen keq per nivelin e ulet dhe emancipimin e dobet te politikaneve shqiptare.
Ne gazeten e PDse te dates 02/10/03 ne nje artikull shohim nje krahasim te papjekur qe bejne liderat tane te oposites. Ne nje miting kryetari i oposites shprehet "Tirana e mjerimit, Tirana pa uje eshte Tirana Afrikane."
Nuk e kuptoj se si e bejne nje prononcim te tille kokat drejtuese te oposites. Me te tilla krahasime apsurde do ti mbushin mendjen votuesve te votojne per opositen?
Me c'te drejte dhe ne c'baza e krahasojne Shqiperine me Afriken ose Afriken me Shqiperine? Si mund te ofendohet dhe gjeneralizohet Afrika me tere shtetet brenda?
Me te vertete ky eshte nje krahasim i papjekur dhe i prapambetur. Me te tilla shprehje kurre nuk mund tia mbushim mendjen Europes per anetaresim ne EU. A nuk ka nje grup psikologesh cdo parti politike ne Shqiperi qe vendos nese dicka thuhet ose jo ose si te thuhet.
Nga ana tjeter PM Nano shprehet qe "Shqiptaret e papergjegjshem". Ku e mori vesh ai kete? Edhe sikur te jete e vertete cfare pune ka bere qeveria per emancipimin masiv te popullates shqiptare? Cfare riorganizimi dhe reformimi te policise (qe te thyen brijte) ka bere qeveria?
Me te tille lidera nuk kemi asgje ne terezi!!!
Ketu shohim qarte nje nivel shume te dobet te politikes shqiptare. Njerez me nivel te larte ka plot ne shoqerine shqiptare. Atyre vetem se nuk u merret mendimi dhe lihen pas dore, pasi mbizoteron padrejtesia dhe injoranca me teper.
Keta lidera te sotshem e kane personalizuar ceshtjen shqiptare
per interesa te ngushta vetjake dhe mbajne peng gjithe shiqerine shqiptare, brenda dhe jashte kufirit.
Tani ky eshte nje shans i vecante per shoqerine shqiptare per ti dhene mundesi te drejtes dhe progresit qe liderat e te kaluares dhe te sotshem nuk mund tia japin.
Krijoni Kontakt