Zotit Blend Fevziu !
Pronar e gazetar i Klan TV.
Pata rastin te ndjek ne televizionin tuaj disa emisione mbi tema politike historike e kulturore ku ju drejtonit me shkathtesi e kompetence bisedat e te ftuarve te ndryshem ne studio.
Keto biseda i keni zhvilluar ne forme debati duke perzgjedhur personat ne studio si dhe duke shfrytezuar tekniken moderne qe tashme zoteron televizioni juaj.
Pra juve me tekniken qe zoteroni kishit mundesuar qe ne debatet qe zhvillonit te perfshiheshin jo vetem te ftuarit ne studio por dhe personalitete qe flisnin nga largesia.
Pra juve u jepnit mundesi qofte te ftuarve ne studio qofte te ftuarve qe ndodheshin larg te shiheshin ne Ekran e te degjoheshin qarte nga teleshikuesit.
Ne nje bisede te tille pashe se si fare bukur juve komunikonit si me te ulurit ne kolltuqet e studios ashtu dhe me biseduesit e larget.
Kjo menyre debatesh ose intervistash krijon mundesi qe per nje teme te caktuar te prononcohen disa personalitete e te shprehin sejcili hapur e direkt pikpamjet e tyre per temat.
Pamvaresisht se shpesh vura re se te ftuarit nuk ishin ne ekuiliber "forcash" megjithate debati dilte normal.
Pra qellonte qe per te njejten teme te kishte me shume tifoz te pikpamjes x se te pikpamjes y.
Kjo natyrisht ka qene zgjedhje e juaj si Arbiter i Debatit por e mira e do qe ashtu si ne Futboll qe "te dy ekipet te dalin me 11 lojtare".
Megjithate ka nje gje ne Debat qe e verteta mjafton shpesh te mbrohet dhe me nje goje e t'i mundi 100 goje te tjera.
Por nje gje eshte gjithashtu domosdoshmeri qe nje goje nuk mjafton per te gjykuar drejte dhe te pakten nevojiten dy.
Populli thote..."duhen degjuar dy kembanat".
Tani pasi sqarova pak a shume "muhabetin" do dal ne temen per te cilen detyrohem ti them ca fjale...
Zoti Blendush !
Ne nje bisede ku kishit ftuar Akademik Rexhep Qosen nuk ju shpetoi pa i bere dhe nje radh pyetjesh per Dr Ibrahim Rugoven, Presidentin e Kosoves.
Meqense i perkisni atij KLANI qe di " b... e dreqit" ju patjeter qe e dinit se Qosja eshte nje kundershtar i shquar i Rugoves dhe se mund te behen kilometra te tera leter ku Qosja dhe Shoket e tije kane shkruar ckane dashur kunder Rugoves
Por ju Blendush fare mire e dini se nga penda e Rugoves nuk ka dale asnji meter leter kunder Qoses.
Pra nje gazetar qe pretendon se njeh etiken gazetareske demokratike dhe nje gazetar i cili nuk vuan per buken e gojes (numeroheni si nje nga milioneret e Tiranes) nuk duhej te shfrytezonte ate rast per ti shtuar kilometrat me Letra denigruese qe zoti Qosja me aq zell i ben kunder Rugoves.
Juve mund te kishit ftuar dhe nje mik te Rugoves direkt ne studio ose dhe vet Rugoven nepermjet Ekranit ashtu si keni ditur te gjeni Hashimin ose te tjere.
Gjate asaj Bisede kur juve mjeshterisht e futet Akademik Qosen te c'fryje dufin kunder Rugoves e Rugova nuk ishte kerkund... a nuk u ndjete pak ne zor Zoti Blendush Fevzollaraj??
Apo ne Tiranen moderne ku sundojne miqte e tu kjo nuk perben turp ??
Vazhdo zoti Blend Berluskonaj keshtu por tek nje gazetar nuk vlejne as kollaret Armani as Benzat e vilat qe ke ti por vec ndershmeria dhe se sa e kerkon te verteten.
Megjithate Rugova mbetet fisnik e i dashur nga populli i tije.
Nuk e ndihmuan Qosen as instruksionet ne Residencat e PS-se e as Shiksat e Halitit ne ndeshjen me Rugoven e urte.
Vetem ne nje lagje katundi Rugova mori vota me shume sec mori Qosja juaj ne tere Kosoven.
Kaq mjafton.
Brari nga Albasouli.
-----
Krijoni Kontakt