E Diele, 18 Janar 2004


NJE BOTIM I RI PER LUMTURIMIN E NENE TEREZES

Nga Fatmir Minguli

Ditet e fundit te vitit qe sapo shkoi u botua ne Itali libri i autorit Gjon Gjomarkaj mbi lumturimin e Nene Terezes. Libri titullohet "Lumnimi i Nene Terezes. Kush ihte kjo grua". Eshte nje nga librat me te rinj te botuar rishtaz ne Itali per kete personalitet te botes humane.

Botimi eshte realizuar nga shtepia botuese "ILA Palma Editore", Palermo. Permban 102 faqe dhe ilustrime te ndryshme. Eshte shkruar ne te dy gjuhet, shqip dhe italisht.

Autori Gjon Gjomarkaj, gazetar i njohur ne Itali, pershkruan ngjarje dhe vecori nga jeta dhe vepra e Nene Terezes, duke dhene mjeshterisht lumturimin e shqiptares se madhe ne Rome. Gjon Gjomarkaj eshte aktiv ne shoqatat kulturore ne Itali, banon ne Palermo, dhe ka nje te kaluar si promotor i shquar ne levizjen antikomuniste te shqiptareve ne mergim. Qe nga viti 1980 ka qene drejtor i seksionit te gjuhes shqipe ne Radio-Vatikani.

Shume faqe te librit te tij per Nene Terezen, autori i ka kushtuar takimeve personale te tij me humanisten e madhe si dhe me te vellane e saj, Llazer Bojaxhi, i cili per shume kohe ka jetuar ne Palermo. Me interes jane edhe njohjet, qe paraqiten ne liber, me niprit dhe mbesat e Nene Terezes, te cilet banojne gjithashtu ne Palermo.

Rreth ketij libri jane shprehur mjaft gazeta me ze ne Itali si "La Republika" Palermo dhe "Bota Shqiptare" Rome.

Shpresojme qe se shpejti ky liber simpatik te vije ne duart e lexuesit tone.