Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut

    Miratohet kalendari i shenjtërimit në Tiranë

    Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi dje vendimin “Për financimin e veprimtarive me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës”.
    Grupi Ndërinstitucional i Punës për Organizimin dhe Ndjekjen e Veprimtarive me rastin e Shënjtërimit të Nënë Terezës, drejtuar nga Ministri i Shtetit pranë Kryeministrit, Blendi Klosi, vendosi për aprovimin e një kalendari veprimtarish, të cilat do të realizohen nga institucionet shtetërore me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve:
    Koncert me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës
    Veprimtari kulturore në qytetin e Shkodrës “Bashkëjetesa e Rinisë me Komunitetin Fetar Shqiptar”
    Realizimin dhe vendosjen e shtatores së Nënë Terezës.

    Muzeu Historik Kombëtar:
    Ekspozitë figurative kushtuar Nënë Terezës;
    Realizmi i një libri-album me format të madh, ku do të paraqiten dokumentet që vërtetojnë shqiptarësinë e Nënë Terezës dhe objektet që disponon Muzeu Historik Kombëtar
    Krijimi i Memorialit në hollin e Muzeut Historik Kombëtar
    Botimi i bibliografisë “Nënë Tereza dhe Shqipëria”
    Konferenca akademike për Nënë Terezën në Muzeun Historik Kombëtar
    Vendosja e një pano-je të madhe me fytyrën e Nënë Terezës në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar.

    Akadamia e Shkencave:
    Konferencë shkencore “Nënë Tereza dhe Vepra e saj”

    Bashkia e Tiranës:
    Koncert rekuiem në Katedralen Qëndore nga Orkestra Kombëtare “Madre Tereza”
    Koncert i madh simfonik në ditën e Shenjtërimit në Sheshin “Nënë Tereza”.
    Duke u bazuar në preventivat për secilin aktivitet, të përgatitur nga institucionet e mësipërme, vendimi parashikon disa shtesa në buxhetin e këtyre institucioneve me qëllim përballimin e financimit të veprimtarive, në një total prej 15 milionë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Piktori nga Prishtina, Rexhep Ferri, anëtar i jurisë që do të deklarojë veprën më të mirë për shtatoren e Nënë Terezës, pohon se iniciativa shqiptare për të pasur një shtatore të shenjtores së tyre është e vonuar. Ferri: “Shtetarët shqiptarë e kanë lënë emrin e saj vetëm në një dekret”

    Ferri: Shqiptarët, të vonuar për shenjtoren

    Nga Elsa Demo

    Rexhep Ferri, piktori 66 -vjeçar që jeton dhe krijon në Prishtinë ndodhet në Tiranë për konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për shtatoren e Nënë Terezës. Ferri është një nga anëtarët e komisionit vlerësues të projekteve të skulptorëve shqiptarë, që është ngritur pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.
    Si artist dhe si shqiptar ai e ka ndjekur nga afër konfliktin e mbjellë në emër të Nënë Terezës, përkatësisë së saj shqiptare, qysh prej vitit ’67 kur ajo mori Çmimin Nobel për Paqen dhe kur një vit më pas maqedonasit do ta sillnin në Shkup, si bijë e këtij vendi. Ferri thotë se sheh diçka tragjike në këtë konkurs, jo vetëm pse u shpall në atmosferën e nderë që u krijua pak kohë më parë, me pretendimin maqedonas për të patur një shtatore të Nënë Terezës, në Romë, por sikur të mos kishte ndodhur ky zgjim i shqiptarëve dhe shtetarëve të tyre, shenjtorja e shekullit të 21 do të kishte mbetur vetëm në dekretet, që kanë pagëzuar me emrin e saj një shesh në bulevardin e Tiranës, një qendër spitalore dhe një aeroport nacional. Kjo është ajo që artisti e quan vonesa e kahershme e shqiptarëve në momente të vështira e të rëndësishme. Pas kësaj vonese që i zë në faj, vjen e ngrihet si gjithmonë ajo krenaria kombëtare dhe legjenda për një popull të lashtë.
    Disa nga problemet që akademiku Rexhep Ferri vë në dukje në këtë intervistë, lidhen me mungesën e seriozitetit që kanë treguar strukturat më të larta të shtetit shqiptar, ndaj figurës së Nënë Terezës, me investimin për të realizuar një shtatore, me kohën e pakët që skulptorët kanë në dispozicion për të realizuar projektin dhe së fundi, ngushtimi i konkursit vetëm në rrafsh kombëtar.

    Zoti Ferri, si e vlerësoni këtë konkurs mbarëkombëtar për një shtatore të Nënë Terezës?

    Ky konkurs për mua ka diçka tragjike, ka një humbës të madh në të. Përse kaq vonë kujtohemi për gjëra kaq të mëdha, të cilat janë me peshë kombëtare. Si na ka ndodhur që figura e kësaj shenjtoreje të mbetet veç në një dekret, në një letër, kur kemi pagëzuar me emrin e saj Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, emrin e një spitali apo aeroporti. Të gjitha këto kanë qenë një dekret. Në asnjë prej këtyre nuk ka as bust, as shtatore të Nënë Terezës. Iu kemi bërë buste Haxhi Qamilëve…Kjo do të thotë se ne shqiptarët jemi humbës të mëdhenj, deri sa kujtohen maqedonët që na zgjojnë nga gjumi. Ju duket se është mllef ky shqetësim imi, por është diçka tragjike.
    Duhej të ishte shteti ai që duhej të merrte përsipër këtë konkurs, nëse kërkon një shtatore me vlerë ndërkombëtare.

    Ju duket e mjaftueshme koha që artistët kanë në dispozicion për një projekt të tillë?

    Koha jo vetëm që nuk është e mjaftueshme, por edhe jemi të vonuar. Për të bërë një vepër monumentale ata duhen stimiluar materialisht. Ju kujtoj se në vitin 1937 mbreti Zog ka shpallur konkursin për shtatoren e Skënderbeut dhe ishte një konkurs ndërkombëtar. Dhe kanë marrë pjesë emra shumë të njohur. Rezultati është që kemi shtatore shumë të mira të këtij heroi, edhe pse janë realizuar në një kohë tjetër nga të tjerë autorë. Kështu dua t’ju them se edhe Nënë Tereza e ka merituar një përkrahje të tillë.

    Mendoni se për vlerësimin e figurës së Nënë Terezës, opinioni publik në Shqipëri është ndezur më shumë, i influencuar nga opinioni ndërkombëtar që prej vitesh i njeh meritat e kësaj gruaje?

    Ndërsa fluturoja për në Tiranë, doja ta pyesja stjuardesën, nëse po zbrisnim në aeroportin “Nënë Tereza”. Do mendonte se ky plak ka rrjedhur nga trutë. Nuk di që ndonjëra prej tyre të thotë “tani po zbresim në aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza””. U bënë katër vjet që ky aeroport mban këtë emër. As në Kosovë nuk kemi bërë asgjë për këtë figurë, ndërkohë që maqedonët e kanë ngritur një shtatore dhe do të vazhdonin më tej me pretendimin e tyre në Romë. Dhe tani vjen koha që ajo shenjtërohet. Në 2000 vjet shenjtërim, ajo është e vetmja figurë që po shenjtërohet kaq shpejt pas vdekjes.
    Por vonesa e shqiptarëve e ka sjellë Shqipërinë edhe Kosovën në këtë gjendje që ato janë sot. Flasim për kohën, për këto pesë vjet. Nëse nuk ishte ai inati që na kapi pas reagimit të maqedonëve, as unë nuk do të isha këtu, as ky konkurs për të cilin flasim nuk do të bëhej. Asnjë shtatore nuk do ta kishim ende.

    Ju duket i mjaftueshëm që është një konkurs vetëm me artistë shqiptarë?

    Padyshim që do të ishte më mirë nëse do të ishte ndërkombëtar. Por kjo punë duhej të ishte nisur dy vjet më parë. E ka merituar më parë dhe që konkursi të ishte në nivelin më të lartë, presidenti, parlamenti shqiptar duhej ta mbështesnin të parët.

    Si e prisni të jetë ky monument i Nënë Terezës?

    Mendoj se nuk duhet të jetë përshkrues, të ketë dritë antike dhe dritë moderne. Të jetë një shtatore që t’i përballojë shekujt e ardhshëm. Më tepër të ketë zemrën e Nënë Terezës, se pamjen e saj. Por duhet të dimë se si janë bërë gjërat gjatë historisë. Për figurën e Krishtit është marrë portreti i një të riu 24- vjeçar, që është idealizuar, sepse të gjithë ne e mbajmë figurën e tij në shpinë dhe nuk frikësohemi nga një njeri i gozhduar. Eshtë shumë monumental, i ka të gjitha dritat aty brenda dhe ne nuk na shqetëson ai gjaku në trupin e tij.

    Ju keni besim se do të arrihet një vepër të tillë?

    Po por duhet që artistët të kenë kohë dhe të jenë të stimuluar. Kemi të bëjmë me një figurë shumë serioze.

    Kur jeni njohur me Nënë Terezën?

    Për herë të parë kam dëgjuar të flitet për Nënë Terezën në vitin ’67, kur isha në Paris dhe gazetat shkruanin për gruan që kishte marrë Çmimin Nobel “Për Paqen”.
    Dhe më ’68 ishin maqedonët ata që e sjellin në Shkup. Ajo vërtet ka lindur në Shkup, por është bijë shqiptarësh. Atëherë kur ajo ka lindur, Maqedonia, nuk ka ekzistuar. Kosovarët kishin kërkuan që Nënë Tereza të bënte një vizitë në Kosovë, por pushtetarët e asaj kohe nuk e lejuan. Pas një këmbënguljeje duke ndërhyrë deri në Beograd, tek lideri i ish- Jugosllavisë së asaj kohe, Tito, u bë e mundur vetëm një vizitë dy orëshe dhe pa prezencën e asnjë gazetari. Ishte gati një vizitë e fshehtë.
    Asnjëherë më pas nuk do të kisha rastin ta takoja. E njëjta politikë si në ’68 është bërë edhe së fundi nga maqedonasit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Rugova: Ky tempull do të rrezatojë paqe, dashuri, mirësi dhe solidarësi të veprës së Nënës Tereze

    Prishtinë, 29 gusht - Në kuadër të manifestimeve "Ditët përkujtimore të Nënës Tereze - 2003", sot në periferi të Prishtinës, (afër fshatit Hajvali), Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vuri gurthemelin e "Tempullit të paqes", kushtuar humanistet së madhe shqiptare, Nënës Tereze. Merrnin pjesë edhe ministri italian për çështje të Bashkimit Evropian, Roko Butilione, ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Mark Sopi, autori i këtij prejekti, arkitekti italian Umberto Trenta dhe mysafirë të shumtë.
    Presidenti Rugova, duke folur në këtë solemnitet, tha se vënia e gurthemelit të "Tempullit të paqes i Nënës Tereze" do të jetë sot një moment i madh dhe një datë e shënuar për Kosovën. "Ky tempull do të jetë më i madhërishëm, sepse e mban emrin e Nënës sonë të madhe Tereze, nobilistes së paqes, dhe i kushtohet asaj", tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "ky tempull do të rrezatojë paqe, dashuri, mirësi dhe solidarësi të veprës e të figurës së Nënës Tereze. Ky tempull po nis sot, në vitin e shenjtërimit të Nënës Tereze, të Nënës shqiptare, të Nënës së njerëzimit, të Nënës universale".
    Në vazhdim Presidenti Rugova nënvizoi se "ndërtimi i këtij tempulli do të thotë se Kosova ëshë vend i paqes, dhe populli i saj është paqësor. Do të thotë se Kosova po ndërton paqen dhe lirinë e vet', tha ai.
    "Kosova ka traditë paqësore. Për më shumë se dhjet vjet, e frymëzuar nga Nëna Tereze, Kosova ndërtoi një rezistencë dhe lëvizje paqësore për liri e pavarësi, dhe shtetin e vet që u mbrojt nga kosovarët dhe miqtë tanë SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO", tha Rugova, duke shtuar: "Sot Kosova është e lirë, ndërton ardhmërinë e vet dhe pret njohjen formale të pavarësisë, që do të sillte paqe, dhe do të qetësne këtë pjesë të Evropës dhe të botës".
    Presidenti Rugova tha se "ky tempull do të bëhet edhe një vend për bashkimin e të rinjve të Kosovës, një objekt - shtëpi e kulturës, të paqes e dashurisë për njëri tjetrin, i mësimit të mirësisë që është filozofi bazë e Nënës Tereze. Ky tempull do ta zbukorojë kryeqytetin dhe Kosovën, do të jetë në shërbim të saj, sipas shembullit të Nënës Terze që i shërbeu Kombit të vet dhe i shërbeu gjithë njerëzimit", tha në fund Presidenti Rugova, duke e përmbyllur me fjalët: "Zoti e bekoftë Tempullin e Nënës Tereze! Zoti e bekoftë Kosovën"!
    Ndërkaq, ministri italian Roko Butilione tha se për të është një gëzim dhe nder i madh që të jetë sot në mesin e qytetarëve të tubuar. "Gëzimi dhe nderimi im është edhe më i madh kur jam në mesin tuaj nën hijen dhe në praninë e Nënës Tereze", tha ai. Mirëpo, ai tha se është njeri i politikës, por politika bëhet me atë që është e pranishme në zemrën e njerëzve: se në zemrën e urrejtjes është urrejtja, se në zemrën e njerëzve është dëshira për hakmarrje, në zemrën e njerëzve është dhuna, andaj asnjë njeri politik nuk do të arrijë ta ndërtojë paqen.
    Ministri italian tha se Nëna Tereze i kishte thënë se paqja është dhuratë e Zotit dhe ai u kumton dhe u dhuron njerëzve, prandaj politika ka nevojë për uratë, për këtë ka nevoja Evropa.
    "Ne jemi thellë të bindur se Evropa është fati i Kosovës. E di se shtegtimi drejt Evropës është i gjatë, vështirësitë janë të shumta... por ne e dimë se ju jeni Evropë dhe ju keni të drejtë në Evropë dhe jeni qytetarë të saj dhe keni të drejtë të jeni pejsëmarrës të plotë në atë që është bashkimi Evropian", tha ministri Butilione.
    Imzot Mark Sopi theksoi se nëpërmjet ndërtimit të tempullit të paqes të Nënës Tereze, populli i Kosovës tregon se është popull paqedashës. Bota do ta kuptojë se populli shqiptar është paqedashës. "Ne dëshirojmë një Kosovë me prosperitet sa më të madh në të ardhmen me të gjithë fqinjët, për të parë bota ne jemi njerëz të paqes dhe duam që paqja të përhapet", tha Imzot Mark Sopi.
    Foli edhe arkitekti Trente, i cili e ka projektuar Tempullin e paqes.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Shenjtërimi i Nënë Terezës - Gonxhe Bojaxhiut

    Nena e Njerezimit, do te shenjterohet dhe lavderohet ne 19 tetor 2003 nga kreu i Kishes Katolike, Papa Gjon Pali II. Nene Tereza emrin e vertete te saj e ka Gonxhe Bojaxhi dhe ajo eshte vajza shqiptare qe ia dedikoi gjithe jeten e saj sherbimit ndaj te varferve, te urriturve, te semureve ne vendet me te varfera te globit. Ajo eshte shembulli me i mire i besimit ne Zot qe ajo e deshmoi me perkushtimin e saj ndaj gjithe njerezimit, pa marre parasysh ngjyren e lekures, besimin fetar, klasat shoqerore.

    Ne arteriet e saj rridhte gjak shqiptari dhe ne kete gjak levizte Shpirti i Shqiptarit qe ne shqiptaret kemi bekimin e Zotit ta ndajme me te. Keto dy jave qe kane mbetur deri ne Shenjterimin e Saj, une ju ftoj te gjithe ju qe te sillni ne forum materiale, thenie, korrespondenca, episode nga jeta, biografine, pershtypjet e atyre njerezve qe njohen miresine e Saj, e gjithcka qe ka lidhje me jeten e kesaj Shenjtoreje.

    Eshte pergjegjesia jone si shqiptare qe jo vetem te krenohemi me kete Shenjt qe e lavderon gjithe njerezimi, por edhe ta njohim dhe mbajme ate ne mendjet, zemrat dhe lutjet tona.

    Bekimi i Shenjterise se Saj ne zemren e cdo shqiptari!



    Floket dhe gjaku i Nene Terezes mberrijne ne Vatikan

    Fije floku dhe nje sasi gjaku te Nene Terezes u derguan ne Vatikan per ceremonite e parashikuara per shenjterimin e saj me 19 tetor, njoftoi dje nje fetare ne Nju Delhi. "Veshje dhe carcafe te Nene Terezes, do te shperndahen me vone per publikun ne Itali dhe ne Indi", shtoi motra Savita e Misionareve te Bamiresise, institucion bamiresie qe ka marre cmimin Nobel per Paqen ne vitin 1979. Nene Tereza do te shpallet "shenjtore" me 19 tetor nga Papa Gjon Pali II, vetem gjashte vjet pas vdekjes, ne perfundim te procesit te shenjterimit me te shpejte ne historine e kishes katolike. Nene Tereza la testamentin e nje besimi te patundshem, te nje shprese te pamposhtur dhe te nje dashurie te jashtezakonshme. Pergjigjja e saj ndaj kerkeses se Jezusit, "Eja dhe ji drita ime", e beri Misionare te Dashurise, "nene te te varferve", simbol te dhembshurise per boten dhe deshmitare te gjalle te dashurise se etur te Hyjit. Me pak se dy vjet pas vdekjes se saj, ne saje te fames se saj te perhapur per shenjteri dhe te ndereve qe jane bere te njohura, Papa Gjon Pali II lejoi hapjen e Ceshtjes se Kanonizimit te saj. Me 20 dhjetor 2002 ai miratoi dekretet e virtyteve te saj heroike dhe mrekullite.

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Per here te pare po lexoj rreth nje shenjterimi dhe te them te drejten me linden shume pyetje, kjo ndoshta dhe fale injorances sime ne kete fushe :

    - Gjaku dhe floket ?!

    Nuk e di pse me kujtojne rituale barbare te cilat njerzit zbatojne neper filmat horore. Respekt dhe krenari per emrin e nene Terezes, po te dua te marr dhe veshje te saj me vete?!

    - Perse?!

    Vdiq njeriu, tani te adhurojme rrobat, se ndryshe perse do me duhen carcafet ? Apo do shperndahen per ata te cilet nuk kane cfare te veshin?

    - Sa veshje ka pasur nene Tereza, dhe si ka mundesi qe veshjet e saj jane ruajtur kur ajo shkonte ne "fund te botes" dhe ndihmonte njerzit ?

    - Cudia e cudirave, si ka mundesi qe Papa Gjon Pali edhe pse vetem nje njeri (si te gjithe ne), mund te shenjteroje nje njeri tjeter dhe besoj ne te njejten kohe mund te kundershtoje kete shenjterim ?

    Ndersa bashkepunimi i qeverise sone ne kete lloj veprimtarie nuk me duket cudi, nuk besoj se kishin rruge tjeter dhe cdo njeri me mendje te shendoshe e kupton kaq gje.


    Ne lidhje me nene Terezen, kam pasur respekt dhe do kem gjithmone, do jete kenaqesi te gjej materiale mbi te gjate kesaj jave, ndoshta do me ndihmojne te kuptoj disa nga pyetjet me lart.


    Fiori

  6. #6
    Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
    Jeta është e bukur,adhuroje.
    Jeta është ëndërr, jetoje.
    Jeta është sfide, perballu me te.
    Jeta është loje, luaje.
    Jeta është detyre, plotesoje.
    Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
    Jeta është pasuri, ruaje.
    Jeta është dashuri, shijoje.
    Jeta është mister, zbuloje.
    Jeta është dhimbje, sfidoje.
    Jeta është kenge, kendoje.
    Jeta është tragjedi, shmangiu.
    Jeta është fat, perfito.
    Jeta është aventure, kujdes.
    Jeta është shume e çmuar, duaje.
    Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
    Jeta është jetë, lufto për të..."


    -Nënë Tereza
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    Biografia e Nene Terezes (Angje Gonxhe Bojaxhiu)

    Gonxhe Bojaxhiu lindi ne Shkup ne vitin 1910, nga prinder shqiptar, per te shkruar historine e fundshekullit te XX ne aspektin e vetesakrifices dhe devotshmerise qe njeh njerezimi. Ajo deshmoi fuqine e miqesise vellazerore, duke nxitur keshtu zhvillimin njerezor dhe shoqeror.

    Qe nga viti 1950, kur ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave, te quajtur Misionaret e Bamiresise, ajo u be nene e te gjitheve dhe jeten e saj do t'ia dedikonte teresisht te varferve. Nene Terezen e do mbare bota, por vecanerisht India ku ajo filloi vepren e saj hyjnore qe nuk ka kufi. Ne Indi Nene Terezen e duan te gjithe sepse e madhe ishte deshmia e saj, sic ishte i madh edhe sherbimi i Bijave te saj shpirterore, te cilat tashme veprojne anembane botes. Per kete ajo njihet kudo si Nene Tereza e Kalkutes. Ajo e shikonte Zotin, e donte dhe e predikonte ate gjithmone dhe ne cdo vend. Ashtu sic ishte e thjeshte dhe e pervuajtur, gjithnje ne udhetim, terhiqte me vete me mijera vajza dhe gra per nje jete te tille.

    Urata e saj plotesohet edhe me veprime shoqerore ne dobi te botes qe peson dhe vuan pa mase. Jeta e Nene Terezes ishte nje kushtim ndaj te semureve dhe te varferve, te cilet ishin gjithnje nen kujdesin e saj. Ajo kujdesej per femije te debuar apo per njerez qe ishin ne buze te vdekjes per te cilet hapi edhe shtepine "Nirmal Hriday". "E di qe jemi nje pike ne oqeanin e mjerimit dhe te vuajtjes njerezore, por nese s'do te ishim ne, kjo pike mjerimi dhe vuajtjeje do te ishte edhe me e madhe", shprehej ajo.

    Vepra e Nene Terezes nuk mund te jete e fshehur. Ate ne radhe te pare e kane zbuluar dhe perjetuar te varferit, te shtypurit, te uriturit, te mjeruarit, por edhe te tjere si njerezit fetare, politikanet, njerezit e artit, te cilet e shperblyen dhe me tituj morale jeten dhe vepren e saj. Nder to permenden titujt "Pamada Shir", "Gjoni XXIII per paqe" te cilen ja dorezoi personalisht Papa Pali VI, "Samaritani i mire" ne Boston, "Shperblimi Nderkombetar Xhon Kennedy" ne Uashington, "Nena e te gjithe nenave", "Balzan", shperblimi "Nobel per paqen", shperblimi me i larte amerikan "Medalja e lirise", shperblimi me i larte i Rusise "Medalja e paqes" dhe shume e shume te tjera.

    Por Nene Tereza nuk e pranoi asnjehere famen. Ajo ka thene se gjithcka e bente per hir te dashurise se Zotit, duke bere nje jete te thjeshte pa pasuri. Egil Aarvik, Sekretari i Komitetit Nobel per Paqen eshte shprehur se, "Nene Tereza na ka deshmuar se c'do me thene altruizem, dashuria per te varferit, vepra me e larte dhe me bujare njerezore, dashuria qe s'pret asgje dhe qe deshmon cdo gje". Nene Tereza eshte nje personalitet i madh boteror dhe nje enderr e njerezimit. Ajo ka enderruar qe njerezit te jene te barabarte dhe te mos vuajne. Prandaj dhe emri i saj u perhap ne gjithe boten, duke u bere shenjtore e gjalle pa vdekur. Nene Tereza vdiq ne Shtator te vitit '97 ne Kalkuta ku dhe ndodhet varri i saj.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    Një shenjtore me emrin Tereza

    Dominique Lapierre

    Ndërsa në Vatikan përgatitej lumturimi i kësaj gruaje tashmë të shenjtë, me sytë e zemrës prej shumë kohësh, shoh të ngrihet imazhi i saj sublim, në këmbë, me një fëmijë ndër krahë, në vijën e zjarrit në Bejrut, në zemër të luftës. Papritur armët u ndalën. Muslimanë e të krishterë ndalën urrejtjen e tyre për t’i hapur udhë kësaj Nëne Kurajë, mesazhere e paqes.
    E kam njohur atë 25 vjet më parë, në hyrje të Shtëpisë “Zemra e Pastër”, ku ftonte të gjithë të pastrehët e të varfërit që gjente rrugëve të Kalkutës. Lante plagët e një burri, ende të ri, aq të dobët saqë i ngjante një kufome të gjallë. Ajo i fliste nën zë në gjuhën bengaleze. Nuk do ta harroj kurrë vështrimin e atij burri. Vuajtja e tij filloi të shuhej gradualisht deri në paqe: paqen e dikujt që papritur ndien se e duan. Duke ndier prezencën e dikujt pas shpine, Nënë Tereza u kthye. U ndjeva tmerrësisht në siklet. Sytë e burrit dukeshin sikur i luteshin asaj që të kujdesej sërish për të. U prezantova. Një vullnetar i ri evropian kaloi në atë moment pranë nesh. Nënë Tereza e thirri dhe i tregoi burrin që vuante. “Duaje!”, e urdhëroi. Duaje me gjithë qënien tënde”. I dorëzoi të riut pincat dhe fashot që mbante në duar, u ngrit dhe më bëri shenjë që ta ndiqja në hapësirën e vogël që ndante dhomat e burrave dhe të grave. Ishte e mobiluar me një tavolinë dhe një minder. Në mur ishte varur një tablo, ku ishte shkruar me dorë me bojë të zezë: “Sëmundja më e keqe e ditëve të sotme nuk është lebra, as tuberkulozi, por ndiesia e të qënit i padëshirueshëm, i refuzuar dhe i braktisur nga të gjithë”. Ishte atje, në zemër të qytetit më çnjerëzor në botë, ku ajo kishte filluar 30 vjet më parë, kryqëzatën e mrekullueshme dhe bota e kishte pagëzuar me emrin “Shenjtorja e Kalkutës”. Një kryqëzatë kujdesi dhe dashurie që ajo shpërndau në të gjithë botën për të treguar se “të varfërit duhen dashur, pasi edhe ata janë krijuar nga dora e zotit për të dashur e për t’i dashur”.
    Anjeze Bojaxhiu, shqiptarja e lindur në Shkup të Jugosllavisë, në 27 gusht 1910, bija e një sipërmarrësi, e ndjeu shumë shpejt thirrjen për një jetë kushtuar Zotit. Në moshën 18 vjeçe, mori emrin Tereza për shkak të admirimit që kishte për humanizmin e së voglës Tereza të Lisieux-së. Hyri në urdhrin e misionarëve të Loretos dhe në 6 janar 1929, zbriti nga një avullore në molin e Kalkutës, i cili ishte atëherë metropoli më i madh i Perandorisë Britanike, pas Londrës. Për 16 vjet rresht u mësoi gjeografi vajzave të borgjezëve bengalezë, në një prej manastireve më elitarë të kryeqytetit. Deri sa në 10 shtator të vitit 1946, një udhëtim me tren drejt qytetit të Darjelingut, në këmbë të Himalajeve, ku ngjitej çdo vit për ushtrim shpirtëror, trondit qënien e saj. Një zë kumboi në zemrën e saj: “Ngri një urdhër”. “Duhej të braktisja komoditetin në manastir, të hiqja dorë nga gjithçka për të ndjekur atë, Krishtin, për t’i shërbyer nëpërmjet më të varfërve të të varfërve”,- thoshte ajo. Ishte 36 vjeçe. Shtatë muaj më vonë, merr nga Santa Sede lejen për të braktisur kuvendin e saj për të formuar një urdhër të ri fetar me qëllimin “ të shërojë të sëmurët e të pastrehët, të edukojë fëmijët e rrugës, të kujdesej për lypsarët dhe të mikpriste të braktisurit”.
    Lindi kështu, falë impulsit të një fetareje të vetme, e ndjekur nga dhjetë bengaleze të reja, kuvendi i misionareve të bamirësisë. Një urdhër që sot numëron më shumë se 4 mijë murgesha, 400 fretër, rreth 3 milionë vullnetarë dhe më shumë se 750 institute bamirësie, të shpërndarë në rreth 150 vende të pesë kontinenteve. Një urdhër me një vitalitet të tillë që po të mundte, do të mikpriste të gjithë nevojtarët e botës.
    Mikpritja në Shtëpinë “Zemra e Pastër” e të braktisurve rrugëve të Kalkutës ishte vetëm fillimi i veprave të Nënë Terezës. Duhej të merrej me të gjallët. Dhe në mënyrë të veçantë me më të dobëtit e të pafuqishmit, të porsalindurit të gjetur në agim mes plehrave, nëpër kanale apo nëpër dyert e kishave. Një ditë i sollën një të sapolindur të gjetur mbi një tog mbeturinash të mbështjellë me një gazetë. Peshonte pak më shumë se një kilogram dhe nuk kishte as forcën për të thithur biberonin. Ishte e nevojshme që ta ushqenin me një sondë. Murgesha u bë copash dhe mundi ta shpëtonte. Shumë shpejt dhjetëra të braktisur mbushën djepet dhe repartet e shtëpisë së fëmijëve, “Shishu Bhavan”. Çdo ditë mbërrinin pesë apo gjashtë fëmijë. Motrat e saj, miqtë dhe prifti ku ajo rrëfehej, filluan të shqetësoheshin. Si mund t’u garantonte mbështetje kaq shumë njerëzve? Kësaj pyetjeje i përgjigjej me buzëqeshjen e saj rrezëllitëse: “Do të mendojë Zoti!”. Arritën ndihma pafund. Të pasurit dërguan shoferët e tyre të ngarkuar me thasë me oriz, perime dhe peshk. Tereza arriti të vizatonte me ndihmën e motrave disa manifeste, në të cilat bënte të ditur që ajo kishte mirëpritur të gjithë fëmijët që i kishin çuar.
    Pas fëmijëve të braktisur u erdhi radha më të përçmuarve mes qënieve njerëzore, viktimave të lebrës. Në një copë tokë të huazuar nga hekurudha indiane, ngriti një ndërtesë me tulla, ku mikpriti të sëmurët rëndë, të cilëve u çonte çdo ditë fasha, ilaçe dhe fjalë ngushëllimi. Shumë shpejt dhjetëra dhe më pas qindra të sëmurë u paraqitën në portën e këtij oazi dashurie. Nënë Tereza, ftoi të gjithë njerëzit të bashkoheshin me të në një fushatë bamirësie, në ndihmë të këtyre të pafatëve të goditur nga kjo sëmundje e tmerrshme. Sllogani i kësaj fushate ishte: “Të prekim të lebrosurit me mirësinë tonë”. Rezultatet tejkaluan çdo lloj shprese njerëzore. Ajo arriti të krijojë, 300 kilometra larg Kalkutës, një qytet vetëm për lebrozët, “Shanti Nagar”- “Qyteti i paqes”.
    Murgesha priste vizita nga vende të ndryshme indiane dhe të huaja. Media filloi të interesohej për aktivitetin e saj. Fama e saj i kaloi të gjithë kufijtë. Një det dekoratash, nderimesh dhe shpërblimesh nuk vonuan të vinin për mesazheren e të varfërve dhe të vuajturve. Dhe në emrin e tyre, në vitin 1979, pranoi çmimin Nobel, për paqen. Nga Bejruti në Etiopi, nga Bangladeshi në Kolumbi, shtati i saj i vogël, i veshur me një rrobë të bardhë, me vija blu, shfaqej në të gjitha teatrot e tragjedive: luftëra, eksode, tërmete. Ajo i nisi motrat e saj deri në kufijtë e Kinës së kuqe, në Siberi, deri tek Fidel Kastro.
    I dërgoi madje edhe në kryeqytetet e perëndimit të pasur. “Atje të varfërit janë shpesh më shumë nevojtarë e të vetmuar se në Indi”, u thoshte atyre që çuditeshin. Hapi qendra pritjeje për të papunët, ngriti mensa për të varfërit në periferitë e rrënuara të Melburnit, Romës, Londrës, Detroitit, Marsejës, Rios, Çikagos, Los Anxhelosit…
    Një ditë në vitin 1985 lexova një lajm në një gazetë të Nju Jorkut, që më çuditi. Nënë Tereza dhe motrat e saj të vogla indiane kanë hapur një qendër pikërisht në zemër të gradaçielave të Manhatanit, për të pritur viktimat e një të keqeje akoma më të madhe se lebra: SIDA. Gjeta adresën e këtij porti të ri bamirësie. Aty takova atë që unë kisha shkruar, një epope fantastike të dhembshurisë dhe të shpresës, që e pasqyrova në librin tim “Më të mëdhenjtë e dashurisë”. Murgesha kishte gjetur tre mysafirët e parë, pas mureve të qendrës së riedukimit në Sing Sing, ku shkëmbimi i shiringave të infektuara bënte kërdinë mes përdoruesve të drogës. Nënë Tereza nuk hezitoi të kërkonte nga kryebashkiaku i Nju Jorkut që t’i lironte ata. Ata i thanë që këta të sëmurë ishin kriminelë dhe mes tyre kishte edhe vrasës të rrezikshëm. “Nuk mendon se duke vuajtur nga kjo sëmundje ata janë tashmë të dënuar mjat rëndë?”, pyeti. Mjafton që asaj t’i vinin në dispozicion një pronë në mes të një fushe dhe ajo do të kujdesej për ta. Vallë nuk kishte shpëtuar ajo 178 mijë lebrozë në këtë mënyrë?
    Para se të merrte përgjigjen nga kryebashkiaku ajo i jep atij kartvizitën. I habitur funksionari bashkiak, i vendos syzet dhe lexon fjalët e shkruara: “Fruti i heshtjes dhe i lutjes, fruti i lutjes dhe i besimit, fruti i besimit dhe i dashurisë. Fruti i dashurisë është shërbim ndaj të tjerëve. Nënë Tereza”. Problemi AIDS e çoi Nënë Terezën në Rumani, Çekosllovaki dhe shumë qytete të Afrikës, ku hapi të tjera qendra në veçanti për fëmijët të prekur nga këto sëmundje. Ky ishte kapitulli i fundit i kryqëzatës së saj. Çdo vit që kalonte shikoja figurën e saj të përthyer gjithmonë e më shumë, fytyrën e saj të bukur të mbushur gjithë rrudha, gjithmonë e më të thella. Kur drita e saj u fik, u ndjeva papritur jetim. Dhe ndërsa në Vatikan përgatitej shenjtërimi i një gruaje tashmë të shenjtë, me sytë e zemrës, prej kohësh shoh të ngrihet imazhi sublim i “Shenjtores së Kalkutës”, në këmbë, me një fëmijë ndër krahë, në linjën e zjarrit të Bejrutit, në zemër të luftës. Shumë njerëz kishin provuar që ta ndalnin të kalonte nga njëra zonë në tjetrën. Por papritur armët heshtën. Muslimanët e të krishterët kishin lënë pas urrejtjen e tyre, për t’i hapur udhë kësaj Nëne Kurajë, sjellëse e paqes.


    Zemër e madhe sa pesë kontinente
    1910
    Në 26 gusht Anjez Gonxhe Bojaxhiu, Nëne Tereza e ardhshme, lindi në një familje shqiptare në Shkup të Maqedonisë. I ati, Kola, i diplomuar në farmaci, vdiq kur ajo ishte 7 vjeçe. U rrit me të vëllanë dhe motrën nga nëna Drane. Në 1928 në moshën 18 vjeçe, kërkon të pranohet nga motrat e Loretos, që punonin në Bengal, në afërsi të Kalkutës.
    1929
    Fillon ngjitjen në Darjeling në këmbë të Himalajeve.
    1931
    Vjen në Kalkutë për të dhënë mësim. Ndërron emrin e saj civil me atë fetar, Tereza.
    1943
    Gjatë Luftës së Dytë, Nënë Tereza kërkon të shkëputet nga kuvendi dhe t’i dedikohet tërësisht të varfërve.
    1948
    Në 18 gusht vjen përgjigja nga Roma. Papa Piu XII pranoi që ajo të linte kuvendin dhe t’iu dedikohej nevojtarëve. Zhveshi rrobën e zezë të murgeshës, për të veshur rrobën e bardhë, si gratë e varfra të Indisë.
    1949
    Në 19 mars vjen Subashimi Das, vajza e parë që vendosi ta ndiqte. Në 1997, viti i vdekjes së saj, numëroheshin 4 mijë të tilla nga 123 vende.
    1953
    Nënë Tereza hap shtëpinë “Zemrat e Pastra”. Pas 20 vjet aktiviteti, numëroheshin: 27 mijë persona të vdekur në paqe, 14 mijë të shëruar e të kthyer në jetë.
    1958
    Arriti të transferonte lebrozët në një ndërtesë jashtë qytetit.
    1965
    Më 1 shkurt vjen një dekret i firmosur nga Papa Pali VI, ku aprovonte urdhrin humanitar.
    1968
    Në drejtimin e Papa Pali VI, motrat e Nënë Terezës hapin një qendër ndihme në Romë.
    1973
    Qendrat përhapen në të gjithë botën. Janë 600 në pesë kontinente.
    1979
    Merr çmimin Nobel për paqe.
    1986
    Papa Vojtila shkon në Indi dhe takon Nënë Terezën.
    1989
    Atak në zemër. Nënë Tereza rri për dy muaj në spital.
    1997
    Në mars Papa pranon dorëheqjen e saj për arsye shëndeti dhe zëvendësohet nga motër Nirmala. Në 5 shtator, në orën 21.30 vdes në shtëpinë “Nëna e Kalkutës”. Qeveria indiane kërkon funeral të përmasave shtetërore.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    LAJMERIM!

    Me rastin e shenjterimit te Nene Terezes, Shoqata Atdhetare-Kulturore Shqiptare-Amerikane “BIJTE E SHQIPES” organizon mbremjen me teme”

    “SHQIPTARJA E MADHE- NENE TEREZA (GONXHE BOJAXHIU)”

    Mbremja do te organizohet me 12 Tetor 2003, ora 16:00 ne sallen e Kishes Orthodokse Shqiptare “Shen Joan Gojeartit”

    Adresa: Kisha Orhtodokse Shqiptare “Shen Joan Gojeartit”
    237 North 17th Street
    Philadelphia, PA.19103
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ju lumtë
    Mendoj se edhe kishat e komunitetet tjera shqiptare së bashku në Amerikë, Europë përëndimore e kudo duhet të përcjellin shembullin tuaj.

    Tung dhe gjithë të mirat
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Nene Tereza: "Une jam nje pende ne doren e Zotit"
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2006, 06:53
  4. Shkodër: Muslimanët kundërshtojnë bustin e Nënë Terezës
    Nga FЯODO në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •