Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria shqiptare mban peng zgjedhjet e tetorit

    Ushtarėt e Gardės kishin marrė urdhėr t'i ndalonin anėtarėt e KZQV-sė, tė cilėt brenda ditės sė sotme duhet tė marrin njė vendim ku tė shpallin zyrtarisht kandidatė: Edi Ramėn, Spartak Ngjelėn etj

    SOT SKADON AFATI, KZQV E TIRANES PA ZYRA

    Garda bllokon komisionin, rrezikohen kandidatėt


    TIRANE

    Garda e Republikės ndaloi dje anėtarėt e Komisionit Zgjedhor tė Qeverisjes Vendore tė Tiranės qė tė hyjnė nė ambientet e KQZ-sė nė Pallatin e Kongreseve. Nė kėtė mėnyrė, 24 orė para afatit tė marrjes sė vendimit pėr regjistrimin e kandidatėve pėr kryetar bashkie, KZQV-ja ende nuk ka njė zyrė ku tė zhvillojė mbledhjet e veta. Ushtarėt e Gardės kishin marrė urdhėr t'i ndalonin anėtarėt e KZQV-sė, tė cilėt brenda ditės sė sotme duhet tė marrin njė vendim ku tė shpallin zyrtarisht kandidatė: Edi Ramėn, Spartak Ngjelėn dhe tė gjithė pretendentėt e tjerė nė garėn e 12 tetorit.

    Incidenti

    Kryetari i KZQV-sė sė Tiranės, Perikli Dhales, akuzoi dje Gardėn e Republikės se pengoi punėn e kėtij komisioni duke mos i lejuar hyrjen nė ambientet e KQZ-sė. "Garda na largoi me forcė duke thėnė se nuk kishin urdhėr tė na lejonin. KQZ-ja dhe Bashkia e Tiranės duhet tė na krijojnė kushte sepse ne nuk kemi marrė ende vendim pėr regjistrimin e kandidatėve pėr kryetar bashkie ose pėr kėshilltarė", paralajmėroi Dhales. "Unė jam i indinjuar pasi autoritetet qė duhet tė angazhohen pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje -Komisioni Qendror i Zgje-dhjeve dhe Bashkia e Tiranės- nuk kanė gjetur ende njė vend tė pėrshtatshėm ku ne tė punojmė me tė gjitha kushtet", u shpreh ai.
    Ndėrkohė zėdhėnėsi i KQZ-sė, Erton Sinani, pohoi dje se ky institucion po bėn tė pamundurėn pėr t'i siguruar KZQV-sė sė Tiranės zyra dhe kushte optimale pune. "Nuk ėshtė normale qė mbledhjet e kėtij komisioni tė zhvillohen nė ambientet e KQZ-sė. Kėshtu, ne u ofruam atyre zyra te shkolla "Sabaudin Gabrani", por ata nuk pranuan me arsyetimin se ėshtė larg. Ata kėrkuan telefona, fakse dhe kasafortė", deklaroi Sinani. Sipas tij, KZQV-ja e Tiranės duhet qė brenda orės 24 tė ditės sė sotme tė marrė vendimin pėr regjistrimin e kandidatėve pėr kryetar bashkie. Anėtarėt e KZQV-sė kanė kėrkuar qė zyrat e tyre duhet tė vendosen te Piramida ose nė Drejtorinė e Arsimit tė kryeqytetit. Regjistrimi i kandidatėve pėr kryetar bashkie rrezikohet seriozisht duke pasur parasysh qė KZQV-ja, e cila ende nuk ka zyra pune, duhet tė bėjė verifikimin e firmave qė kanė mbledhur 10 kandidatėt qė pretendojnė tė konkurrojnė mė 12 tetor.


    Partitė nisin betejėn elektorale me arkėn bosh

    Qeveria vonon paratė pėr fushatėn
    Megjithėse fushata elektorale ka 48 orė qė ka nisur zyrtarisht, qeveria ende nuk ka marrė njė vendim pėr t'i financuar partitė, siē parashikohet nė ligj. Ministria e Financave ka lėvruar fondin prej 60 milionė lekėsh pėr t'ua shpėrndarė partive qė konkurrojnė nė zgjedhjet e 12 tetorit. Kėshilli i Ministrave duhet tė ishte mbledhur pėrpara nisjes sė fushatės, pėr ta kthyer propozimin nė vendim, por asnjė version zyrtar nuk ėshtė dhėnė pėr bllokimin e financimeve. Nė mbledhjen e fundit tė qeverisė, Ylli Manjani, kėshilltari juridik i kryeministrit Nano, argumentoi se ka njė problem ligjor me kėtė proces, por nuk dha argumente tė tjera. Vonesa e shpėrndarjes sė parave qė akordohen nga qeveria, do ta dėmtojė fushatėn elektorale tė partive politike. 49 forca politike do tė konkurrojnė nė zgjedhjet e pushtetit vendor: vonesa e financimit nga qeveria do tė dėmtojė kryesisht partitė e vogla, pasi partitė e mėdha parlamentare kanė burime tė ardhurash nga kuotizacionet qė paguan anėtarėsia e kėtyre partive.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Hije(na) mbi zgjedhje. ( nga Mero Baze )

    EDITORIALI
    Hije(na) mbi zgjedhje

    Nga Mero Baze

    Tre nga skandalet qė shteti shqiptar nuk arriti t'i fshihte dot nė zgjedhjet e 24 Qershorit, ishin Komisioni i njėanshėm i Zgjedhjeve, Policia qė mbushte kutitė e votimit dhe SHIK-u, qė komandonte gjithė nėntokėn e botės sė krimit pėr tė vjedhur vota. Pas njė maratonte mbi dyvjeēare tė opozitės, pėr t'i mposhtur kėto deformime tė mėdha tė procesit zgjedhor, duke bashkėpunuar me Komunitetin Ndėrkombėtar, 25 ditė para zgjedhjeve, rezultati ėshtė sėrish zero. Me njė vendim nė formėn e njė akti normativ me fuqi ligjore, Fatos Nano ka vendosur dje, nė kundėrshtim me Kodin Zgjedhor tė miratuar me konsensus nė parlament qė nė zgjedhje tė mos pėrdoret vetėm policia e rendit dhe ajo e objekteve, por tė gjitha llojet e policive, pėrfshi forcat speciale, batalionet antiterror, policia kriminale dhe pse jo, segmente tė SHISH-it e Gardės. E gjithė puna e Komisionit Bipartizan u shfry me njė vendim tė qeverisė dje pasdite, i cili vulosi kontrollin policor nė zgjedhje.

    Deformimi i dytė i madh ėshtė KQZ-ja. Duke qenė i kritikuar qysh nga zgjedhjet e Tetorit tė vitit 2000, balancimi i KQZ-sė mbeti njė problem i hapur edhe nė vitin 2001. Vėrejtet e bėra nė raportin e ODIHR-it dhe angazhimi i Komisionit Bipartizan pėr njė Komision tė besueshėm dhe tė balancuar, u hodhėn poshtė nga njė bashkėpunim i dyshimtė mes zyrės sė Presidentit dhe Kryeministrit, e cila ēoi nė zgjedhjen e njė fanatikeje socialiste nė krye tė KQZ-sė, nė vend tė anėtarit tė tretė qė i takonte opozitės.

    Deformimi i tretė, ai i angazhimit tė SHIK-ut pėr tė mobilizuar nėntokėn politike tė krimit nė Shqipėri, nė favor tė vjedhjes sė votave, u shmang nė rrugė zyrtare me zėvendėsimin e Fatos Klosit, por faktikisht nuk ėshtė bėrė asnjė reformė. Kėrcėllitjet e dhėmbėve tė Fatos Klosit ndaj Presidentit, mė shumė se sa tė polemizojnė me Presidentin, janė njė inkurajim pėr ato stuktura tė paprekura tė SHIK-ut qė tė vazhdojnė tė veprojnė njėsoj si mė parė. Egėrsia e Fatos Klosit ndaj Moisiut nuk synon tė trembė Moisiun, por tė trimėrojė njerėzit e SHIK-ut, tė specializuar pėr destabilizimin e zgjedhjeve. Me kėto tone qė flet ish shefi i SHIK-ut ndaj Presidentit, do tė tregojė se Pushtetin nuk e ka Presidenti, por dikush tjetėr qė nuk kontrollohet prej tij.

    Pra, tre vjet mė pas, zgjedhjet janė sėrish nė fatin e hijenave qė i copėtuan ato nė pesė raunde dhe i dhanė parlamentit 40 mandate tė dyshimta.

    Vendimi i djeshėm i qeverisė ka rikthyer hijen dhe hijenat mbi zgjedhjet e 12 Tetorit. Tani dikush duhet t'i ndalė.


    ..........Nga TEMA ..........

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Nano po tenton tė manipulojė zgjedhjet me policė

    Kreu i PD-sė denoncon dy ndėrhyrjet e qeverisė, ndryshimin nė ligjin “Pėr Policinė e Shtetit” dhe aktin normativ pėr fondet e partive

    Shekulli

    “Qeveria gėnjen kur thotė se nuk ka policė rendi pėr 12 Tetorin, paratė e fushatės nuk po jepen dhe listat po manipulohen”
    TIRANE-Lideri i opozitės Sali Berisha akuzoi dje kryeministrin Fatos Nano se po tenton tė manipulojė zgjedhjet e ardhshme pėrmes listave, mosdhėnies sė fondeve pėr partitė dhe angazhimit tė forcave policore jo tė ligjshme nė ditėn e zgjedhjeve. Pėr kėtė arsye, mbrėmė vonė kryetari i demokratėve ka zhvilluar njė takim edhe me presidentin Alfred Moisiu. “Do tė takoj ditėn e hėnė pėrfaqėsuesit kryesorė tė komunitetit ndėrkombėtar dhe paralajmėroj Fatos Nanon se do tė pėrballet me pasoja shumė serioze. Ai po e ēon vendin drejt njė situate tejet tė rėndė. Kjo ėshtė njė qeveri e padenjė”, -tha Berisha. Kryetari i opozitės i kėrkoi kryeministrit Fatos Nano qė tė anullojė vendimin pėr disa ndryshime nė ligjin pėr policinė. “Pretendimi i qeverisė shqiptare dhe i Nanos se policia e rendit dhe ajo e objekteve nuk mjaftojnė pėr garantimin e 4100 qendrave tė votimit ėshtė njė mashtrim i paskrupullt, i denjė vetėm pėr padrinot. Informoj me pėrgjegjėsi tė plotė se burimet i pohuan sot PD se efektivi aktual i Ministrisė sė Brendshme pėrbėhet nga 12.300 punonjės tė kėsaj ministrie, pra pėrfshi kėtu policė dhe oficerė. Nga ky efektiv 1242 janė efektiv i policisė kriminale, 1000 forca speciale tė grupuara nė katėr njėsi, 763 janė efektiv i policisė rrugore kurse 9295 ėshtė efektivi i policisė sė rendit dhe asaj tė objekteve dhe gjysma e kėtij efektivi mjafton pėr tė kryer shėrbimet nė 4100 qendra votimi pra deklarata e qeverisė se policia e rendit dhe e objekteve ėshtė e pamjaftueshme ndaj dhe duhen angazhuar policitė e tjera qė janė angazhuar pėr vjedhjen dhe manipulimin e votave ėshtė dėshmi flagrante e vullnetit tė Padrinos”, -tha Berisha.
    Fondet e partive
    Kryetari i demokratėve kėrkoi gjithashtu qė tė mblidhet urgjentisht Kuvendi pėr miratimin e aktit normativ qė dy ditė mė parė nxori qeveria lidhur me shpėrndarjen e fondeve pėr partitė politike nė prag tė zgjedhjeve lokale. “Ne do tė kėrkojmė mbledhjen me urgjencė tė Kuvendit. Nuk ka asnjė vendim qė qeveria tė nxjerrė akte normative nė njė kohė kur Kuvendi ėshtė nė funksionim tė plotė. Kuvendi ka tė drejtėn e miratimit tė ligjit qė hyn nė fuqi tė menjėhershme”, -tha ai. Pėr tė njėjtat ēėshtje, dje kryetari i PD-sė, Sali Berisha ka zhvilluar njė takim edhe me shefen e Misionit tė Vėzhguesve Ndėrkombėtarė, Viktoria Uoker. “Sė pari, shtrova ēėshtjen e financimit nė tė cilėn Fatos Nano kėrkon tė vendosė njė manipulim total mbasi po pėrdor tė gjitha resurset nė mėnyrė tė paligjshme qeveritare pėr fushatėn e vet dhe tė ministrave tė tij dhe nuk ka dhėnė asnjė qindarkė pėr fushatėn e partive opozitare nė pėrputhje me kodin e Venecias. Ky ėshtė njė dėnim pėr zgjedhjet dhe ėshtė njė nga kriteret thelbėsore pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Fakti qė s’mbledhin Parlamentin dhe lėshon gjoja vendimin njėlloj siē dhunoi mbrėmė Kushtetutėn me policinė, ėshtė pėrsėri njė dhunim i ligjit themelar. Sė dyti denoncova problemin e listave. Vetėm nė Tiranė Edvin Rama ka pėrjashtuar 12 mijė zgjedhės, anėtarė dhe simpatizantė tė PD-sė dhe kėto lista do t’i dorėzohen komunitetit ndėrkombėtar”, -tha Berisha pas takimit.

    Shekulli
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistėt pas bojkotit tė demokratėve nuk votojnė aktin normativ. Kėrkojnė kompromisin

    Policia nė zgjedhje, PS tėrhiqet nga votimi

    Ruēi: PD le tė sjellė variantin e saj dhe maxhoranca do ta miratojė atė”

    Bledar Hoti

    TIRANĖ - Partia Socialiste tėrheq aktin normativ tė qeverisė pėr Policinė nga votimi nė Kuvend. Nė seancėn e djeshme tė Kuvendit, kreu i grupit parlamentar tė PS-sė, Gramoz Ruēi, bėri publike kėrkesėn pėr mosvotimin e kėtij akti normativ, duke kėrkuar gjetjen e njė konsensusi mes PS-sė dhe PD-sė pėr shtimin e numrit tė policisė gjatė ditės sė zgjedhjeve tė 12 Tetorit. Sekretari socialist kėrkoi edhe ndėrhyrjen e OSBE-sė dhe tė ODIHR-it pėr zgjidhjen e kėtij konflikti tė ri politik pozitė-opozitė.
    Vendimi i Ruēit erdhi menjėherė pas qėndrimit tė opozitės, ku deputetėt e PD-sė e kishin bojkotuar seancėn e djeshme. Nė sallė ka qenė vetėm kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, sė bashku me tetė deputetė tė opozitės, PDr, PLL, PBK.


    PD
    Deputeti i PD-sė, Bamir Topi tha dje se akti normativ i qeverisė i paraqitur nė zemėr tė fushatės kėrkon “t’i kthejė zgjedhjet nė njė monstėr”. “Njė veprim i tillė ėshtė totalisht i paramenduar dhe do tė ketė shumė pasoja, ēka do tė rėndojė klimėn politike nė vend. Kryetari i qeverisė nuk duhet ta fusė nė impas 12 Tetorin, por duhet ta sillte atė pėr votim pėrpara njė muaji. Paraqitja tani ėshtė njė atakim gjenetik i Kodit dhe kjo do tė sillte zgjedhje monstėr, prandaj kthejeni atė sa nuk jeni vonė”,-tha dje Topi. Ndėrsa ministri i Rendit, Luan Rama ka deklaruar se pas miratimit tė ndryshimit nė ligjin e Policisė, nga dy bashkėkryetarėt Gjana dhe Ruka, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė, Bajram Ibraj ka zhvilluar takime me presidentin, organizmat ndėrkombėtare pėr tė kryer amendimet e nevojshme, por ka patur vetėm heshtje institucionale. “Tė vijė opozita dhe tė na e thotė se si e do formulimin e nenit dhe ne si qeveri do ta miratojmė atė”,-tha dje Rama. Ndėrsa kryeparlamentari Pėllumbi nė fjalėn e tij nuk e cilėsoi si tė drejtė veprimin e opozitės pėr tė braktisur seancėn. “Shpreh keqardhjen pėr bojkotin e opozitės, PD-ja duhet ta kuptojė se nuk zgjidhet ēėshtja me bojkot. I bėj tė ditur opozitės se qeveria ka miratuar aktin normativ, por ato marrin fuqi ligjore vetėm kur i miraton Parlamenti”,-tha dje Pėllumbi.


    Ruēi
    Socialisti Gramoz Ruēi tha dje se PD-ja po sulmon aktin normativ pėr ta patur si alibi tė sajėn pėr humbjen e zgjedhjeve. “Nisur nga debatet unė propozoj ndėrprerjen e diskutimeve. Tė mblidhet byroja e kuvendit, OSBE-ja tė thėrrasė pozitėn dhe opozitėn dhe tė gjejė njė zgjidhje. Opozita tė paraqesė mendimin e saj pėr aktin normativ dhe unė shpreh qėndrimin e PS-sė se do ta miratojmė atė”,-tha Ruēi.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Publikohet raporti paraprak 10- 21 shtator i misionit tė vėzhguesve tė zgjedhjeve

    ODHIR: KQZ, listat e policia, problemet e zgjedhjeve

    “ Zgjedhja e njė anėtari tė KQZ-sė s’u bė sipas marrėveshjes PD-PS. Shumė kandidatė duket se e financojnė fushatėn me fondet e tyre”

    Shekulli

    TIRANE - Nė njė raport paraprak tė Misionit tė vėzhguesve tė zgjedhjeve mbi periudhėn nga 10 deri nė 21 shtator tė botuar dje nė faqen e internetit tė ODIHR-it, edhe pse tonet kritike nuk janė shumė tė forta shqetėsimet pėr balancėn politike nė KQZ, rolin e policisė, mangėsitė nė listat e zgjedhėsve zėnė goxha vend. Mė poshtė po japim gati tė plotė raportin paraprak tė vėzhguesve ndėrkombėtarė.


    Administrata Zgjedhore
    Kodi Zgjedhor siguron njė formulė tė veēantė pėr caktimin e anėtarėve tė KQZ-sė; megjithatė vetėm tre prej anėtarėve aktualė janė caktuar sipas dispozitave tė reja. Katėr anėtarėt e tjerė kanė nė duar mandatin e dhėnė nėn legjislacionin e vjetėr. Nga tri anėtarėt e rinj, njėri prej tyre u caktua nga presidenti dhe njė tjetėr u zgjodh nga Parlamenti. Anėtari i tretė u zgjodh nė 05 shtator duke pasuar njė votė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Ka njė kundėrshtim tė konsiderueshėm nė lidhje me kėtė caktim tė fundit pasi duket se nuk ėshtė nė njė linjė me marrėveshjen dypalėshe mes PS e PD pėr anėtarėt e komisionit tė zgjedhjeve. PD pretendon se caktimi i personit nė fjalė e prish barazpeshėn e pėrfaqėsimit duke favorizuar sė tepėrmi PS-nė, duke minuar kėshtu besimin nė KQZ.
    KQZ ėshtė teknikisht i mirorganizuar dhe operon nė mėnyrė tė hapur e tepėr kolegjiale. Tė gjitha partitė
    politike dhe koalicionet e regjistruara kanė tė drejtėn tė kenė njė pėrfaqėsues pa tė drejtė vote nė takimet e
    KQZ. KQZ nuk ka mundur tė rekrutojė njė sekretar/e pėr tė siguruar njė operim mė efikas.


    Lista e votuesve
    Megjithėse cilėsia e listave tė votuesve ėshtė pėrmirėsuar sė tepėrmi nė vitet e fundit, disa prej faktorėve vazhdojnė tė pretendojnė pėr njė nivel tė lartė pasaktėsie nė to. Kodi Zgjedhor u kėrkon KZQV-ve tė jenė pėrgjegjėse pėr rishikimin e listave tė votuesve, njė proces qė mund tė pėrfshijė kėrkesa nga partitė politike pėr tė shtuar ose hequr emra nga kjo listė. Vėzhguesit e MVZ raportojnė pretendime tė PD se 12 000 emra mungojnė nė listat paraprake tė votuesve nė Tiranė dhe shkojnė mė tej se po bėhen pėrpjekje pėr tė ndryshuar barazpeshėn politike nė disa prej 11 njėsive bashkiake tė kryeqytetit duke ndryshuar adresat e regjistruara tė mbėshtetėsve tė njohur tė partisė. Partitė politike duket se po paraqesin njė numėr tė konsiderueshėm kėrkesash pėr shtesa dhe heqje tė emrave. Lista pėrfundimtare e votuesve duhet tė botohet deri nė 02 tetor 2003.


    Policia
    Pėr shkak tė dispozitave tė Kodit tė ri Zgjedhor, qeveria ka shprehur shqetėsim se mund tė mos ketė numrin e mjaftueshėm tė oficerėve tė policisė pėr tė siguruar materialet e zgjedhjeve dhe qendrat e votimit. Qeveria ka vendosur tė zgjerojė gamėn e oficerėve tė kualifikuar tė policisė qė do tė jenė nė shėrbim ditėn e zgjedhjeve, duke pėrfshirė edhe p.sh. policinė e qarkullimit rrugor. Kjo gjė ėshtė kundėrshtuar fuqishėm nga PD qė pretendon se edhe pa kėtė vendim kanė patur tė gatshme forca tė mjaftueshme tė policisė. Roli i policisė nė procesin zgjedhor vazhdon tė jetė njė temė debati mbėshtetur edhe nė pėrvojat e mėparshme. Nė vijim tė takimit tė tij me presidentin, drejtori i Policisė ka dhėnė udhėzimet e nevojshme pėr veprimtarinė e forcave tė policisė gjatė periudhės sė zgjedhjeve.


    Mjedisi i fushatės
    Fushata zgjedhore u hap zyrtarisht mė 12 shtator, edhe pse veprimtaritė zgjedhore ishin zhvilluar qė prej disa muajsh. Deri tani fushata ka qenė e qetė e pa shumė bujė por me njė shtim tė veprimtarive ku rivalitetet e zakonshme ridalin nė sipėrfaqe pas periudhės sė konsensusit. Ndėrsa nga njėra anė gara pėr kryebashkiakun e Tiranės ka mbėrthyer pjesėn mė tė madhe tė vėmendjes sė medias dhe publikut, fokusi i fushatės shpesh kalon nė ēėshtjet kombėtare ku veprimtaritė dhe materialet e fushatės kanė nė qendėr figurat udhėheqėse partiake. Nė nivel vendor, garuesit e tė gjitha palėve ngrenė akuza duke pretenduar pėr korrupsion nė palėn kundėrshtare.
    Partitė politike tė opozitės janė ankuar se vonesa nė lėvrimin e fondeve qeveritare tė dhėna sipas Kodit
    Zgjedhor ka kufizuar mundėsitė e tyre nė fushatė dhe presupozojnė se vonesa ka qenė e qėllimshme. Kėto
    fonde po shpėrndahen edhe pse me vonesė. MVZ vėren se disa kandidatė, shumė prej tė cilėve biznesmenė, po financojnė fushatėn me fondet e tyre. Gjithashtu ekzistojnė edhe presupozime pėr pėrdorimin e fondeve qeveritare pėr kryetarėt qė rikandidojnė. Nė Durrės, kandidati socialist ka marrė me qira pallatin e kulturės tė qytetit si qendėr tė shtabit tė tij zgjedhor. MVZ po i kushton vėmendje raporteve tė kėsaj natyre.


    Media
    Mbulimi i fushatės zgjedhore nga media elektronike rregullohet nga Kodi Zgjedhor. Koha pa pagesė e
    transmetimit ėshtė shpėrndarė pėr gjithė partitė politike tė regjistruara nė transmetuesin publik, RTSH, nė raport me numrin e vendeve nė Parlament, ku deri tani pjesa mė e madhe e kohės i ėshtė dhėnė PS e PD.
    Kodi zgjedhor kėrkon gjithashtu qė transmetimet e lajmeve tė kenė raport tė barabartė pėrsėri sipas vendeve qė zėnė nė Parlament. MVZ ka marrė disa ankesa se formula pėr shpėrndarjen e kohės sė transmetimit diskriminon partitė e vogla politike. Raportet pėr veprimtarinė e qeverisė lidhur me zgjedhjet pėrfshihen nė sasinė e kohės nė lajme dhėnė pėr partinė nė pushtet. Media elektronike private po transmeton njė fushatė me pagesė. Pėr median e shkruar nuk ka ndonjė rregull tė ngjashėm qė tė kėrkojė barazpeshė tė mbulimit tė fushatės.
    Njė video muzikore me pjesėmarrjen e kandidatit pėr kryetarin e Bashkisė sė Tiranės ėshtė gjykuar nga BMM si njė formė fushate; sidoqoftė ajo vazhdon tė shfaqet nė veprimtari muzikore.


    Nė 12 shtator, MVZ nisi monitorimin e tre kanaleve televizive kombėtare si dhe shtatė gazetave tė
    pėrditshme. Mbulimi nė televizione deri tani ka qenė nė pėrgjithėsi i barazpeshuar, ku lajmet janė ose
    pozitive ose neutrale. Mbulimi nė median e shkruar ėshtė e polarizuar sipas parapėlqimeve partiake dhe
    shpesh ka qenė agresive nė tonin e vet me sulme tė drejtpėrdrejta ose tė nėnkuptuara mbi kandidatėt.




    26/09/2003
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ambasadori i OSBE-sė kėrkon nga maxhoranca vendosjen e balancės politike nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve

    Osmo Lipponen: Tė ekuilibrohet KQZ-ja


    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Kryetari i Pėrfaqėsisė sė OSBE-sė nė Tiranė Osmo Lipponen ka kėrkuar dje, nga pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare tė gjejnė ekuilibrin si nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe nė tė gjithė procesin elektoral. Nė njė intervistė pėr “TV Klan”, Lipponen ka thėnė se “pa konsensus nuk ka mė besim pėr zgjedhje tė lira si dhe vihet nė rrezik ajo frymė e re qė ne krijuam mes partive politike”. Sipas tij, “nėse nuk arrihet zgjidhja pėr ēėshtjet kryesore me ē’kam dėgjuar flitet pėr njė KQZ tė paekuilibruar, ēėshtjet e tjera si vonesa e financimit apo policia shndėrrohen nė probleme tė mėdha”. Ambasadori i OSBE-sė Lipponen tha se nė ligjin pėr Policinė e Shtetit nuk ėshtė operuar me konsensus nga partitė parlamentare. Kjo, sipas tij, solli nevojėn pėr ndryshime nė mes tė fushatės elektorale, gjė qė duhet tė ishte kontrolluar mė pėrpara. Reagimi i ambasadorit tė OSBE-sė ka ardhur nė njė ditė, kur deputetėt nė seancėn e djeshme plenare nuk kanė arritur tė shqyrtojnė ndryshimet qė u bėnė nė ligjin pėr Policinė e Shtetit. Mendohet qė nė ditėt qė do tė vijnė pėrfaqėsuesit e dy partive politike, PS-sė dhe PD-sė do tė negociojnė edhe nė bashkėpunim me OSBE/ODIHR-in, ndoshta edhe pėr hartimin e njė varianti tjetėr pėr rolin e policisė nė zgjedhje. Ambasadori i OSBE-sė, Lipponen ka uruar dje, qė Parlamenti tė gjejė zgjidhjen duke garantuar asistencėn e OSBE-sė pėr pėrmirėsimin e Kodit pas zgjedhjeve tė vjeshtės 2003. Sipas tij, sistemi zgjedhor duhet ndryshuar sėrish pėr dy arsye: sė pari pėr tė zgjidhur problemet e financimit nė kohė tė partive politike, duke ndryshuar edhe disnivelin nė fonde mes asaj partie qė ka marrė 51% me atė qė ka pėrfituar vetėm 49% tė votave tė pėrgjithshme. Problemi i dytė ėshtė rritja e rolit tė grave, tė cilat humbasin me sistemin maxhoritar. Lipponen vuri nė dukje se “OSBE-ja asistoi komisionin bipartizan pozitė-opozitė, por garancinė e Kodit Zgjedhor e jep vetėm Parlamenti dhe qeveria shqiptare”. Ky Kod, tha ai, nuk u bė vetėm pėr tė kėnaqur dy partitė kryesore, pas kontestimit tė zgjedhjeve tė fundit parlamentare, por u ndėrtua mbi standardet evropiane. Problemi qėndron se ai nuk ėshtė kuptuar siē duhet, sidomos nė nivelin lokal.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    BALANCIMI I ANETARESISE SE KQZ

    Ruēi kundėrshton OSBE
    "Respektoni vetėm Kushtetutėn"

    Partia Socialiste replikoi dje me kryetarin e prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Liponen, pas kritikės sė tij se mosbalancimi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve mund tė shkaktojė krizė nė vend. Sekretari i pėrgjithshėm socialist, Gramoz Ruēi deklaroi se tashmė nuk mund tė bėhet fjalė pėr balancim pėr KQZ-sė, pasi ky institucion nuk ėshtė i disbalancuar. "Anėtarėt e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve janė votuar sipas Kushtetutės dhe ligjeve, pėrfshirė edhe zonjėn Subashi e cila u votua nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Prandaj, mendoj se nuk mund tė flitet pėr balancim kur nuk ekziston disbalancimi", deklaroi Ruēi. Ai shtoi se tė gjithė faktorėt politikė nė vend duhet tė mėsohen tė respektojnė vendimet e organeve legjitime dhe ligjet nė vend. "Partitė e krahut tė mazhorancės po kėshtu edhe ato tė opozitės duhet tė mėsohen tė respektojnė institucionet qė votohen nė bazė tė Kushtetutės dhe ligjeve nė fuqi", deklaroi Ruēi.

    Reagimi

    Kryeministri Nano mblodhi dje stafin e kėshilltarėve politikė pėr tė diskutuar situatėn e krijuar pas deklaratės sė kreut tė OSBE-sė, Liponen se mazhoranca duhet tė angazhohet pėr tė balancuar KQZ-nė. Nano u konsultua me stafin e tij pėr njė reagim tė mundshėm ndaj kėsaj deklarate dhe pati kontakte telefonike edhe me sekretarin e pėrgjithshėm socialist, Gramoz Ruēi. Njė orė pas bisedės me Nanon, Ruēi pėrsėriti nė media qėndrimin e Partisė Socialiste se nuk ka ndėrmend tė ndėrhyjė pėr tė kthyer vendimin e KLD-sė qė emėroi Dėshira Subashin si anėtaren mė tė re tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Opozita parlamentare ka kėrkuar ditėt e fundit qė KLD-ja tė anulojė vendimin e vet pėr Subashin dhe tė emėrojė nė KQZ njėrin prej propozimeve tė Partisė Demokratike.


    Ruēi e Topi s'bien dakord pėr "Policinė nė zgjedhje"

    Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi mori dje kontaktet e para me homologun e tij socialist, Gramoz Ruēi pėr tė gjetur njė zgjidhje rreth ēėshtjes sė pjesėmarrjes sė forcave tė policisė nė zgjedhje. Negociatat do tė vazhodojnė edhe ditėt e ardhshme, ndėrkohė qė Topi pohoi dje se opozita nuk do tė paraqesė asnjė akt normativ nė Parlament pėr policinė nė zgjedhje. "Kam pėrshtypjen qė kjo ēėshtje do tė zgjidhet nė mbledhjen e byrosė, sepse ne nuk marrim iniciativa mė vete nė kėtė drejtim. Sigurisht qė ne do tė parashtrojmė alternativat nė mbledhjen e byrosė", tha Topi. Ndėrsa socialisti Ruēi deklaroi se kjo ēėshtje do tė zgjidhet me ndėrmjetėsimin e OSBE-sė para datės 2 tetor.


    Berisha: S'bėjmė propozime, tė respektohet Kodi Zgjedhor

    "Ftesės sė Gramoz Ruēit do t'i pėrgjigjemi vetėm me njė nen", u shpreh dje kreu demokrat, Berisha, nė lidhje me debatin e bėrė njė ditė mė parė nė Parlament dhe bojkotimit tė votimit tė Aktit Normativ pėr Policinė nga ana e opozitės. "Akti ynė do tė formulohet dhe do tė ketė vetėm njė nen, nė tė cilin shkruhet: 'Qeveria tė zbatojė Kodin Elektoral konsensual'. Mė pas do tė shohim a do tė firmoset apo jo", tha Berisha nė pėrgjigje tė ftesės sė Ruēit. Pas bojkotimit tė opozitės pėr miratimin e Aktit Normativ mbi Policinė e Shtetit dhe pjesėmarrjen e saj nė zgjedhjet vendore tė 12 tetorit, ministri i Rendit, Luan Rama dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruēi, e ftuan opozitėn ta formulojė, sipas dėshirės sė saj, aktin normativ pėr pjesėmarrjen e Policisė sė Shtetit nė kėto zgjedhje. Socialistėt u shprehėn dakors pėr ta votuar variatin qė do tė paraqesė opozita, duke pėrdorur kėshtu konsensusin, pėr tė zhbllokuar situatėn e krijuar nga mospranimi i Aktit Normativ qeveritar nga opozita.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PS: Nuk tolerojme per KQZ-ne

    Socialistet jane te vendosur ne qendrimin e tyre persa i perket kerkesave per ndryshime ne anetaresine e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. PS shprehet se nuk do te toleroje per ndryshimin e kesaj perberjeje, pavaresisht nga deklaratat e faktorit nderkombetar dhe Presidentit te Republikes, si dhe kerkesave te herpasehershme te opozites. Kryetari i Komisioni parlamentar te Ligjeve, deputeti socialist, Spartak Braho shprehet se per KQZ eshte zbatuar ligji. Por sipas tij, nje nderhyrje e mundshme mund te realizohet vetem nese institucionet nderkombetare do te rekomandojne qe te shkelet ligji dhe Kushtetuta shqiptare, gje qe eshte e pamundur te ndodhe, atehere natyrisht ajo do te kete pergjegjesi per moszbatimin e ligjit dhe Kushtetutes. Por, Partia Socialiste eshte e vendosur te zbatoje ligjin dhe Kushtetuten. Deputeti socialist Braho, thekson faktin se kerkesa per balancim te KQZ-se eshte nje kerkese antiligjore, antikushtetuese, nuk ka te beje fare me qetesim te situates politike. Nderkohe, pak dite me pare, vet Sekretari i Pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci ka shprehur qarte qendrimin e PS-se qe nuk ka vend per ndryshime ne KQZ.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Intervistė me kryetaren e Komisionit Europarlamentar pėr Evropėn Juglindore, Doris Pack


    Pack: Alarm! Zgjedhjet rrezikohen nga PS


    Erisa Zykaj
    Korrespondente nga Brukseli



    Sipas Pack nuk ėshtė e sigurt nėse do tė kemi njė proces zgjedhor tė rregullt pas krizave qė ka provokuar forca politike nė pushtet. Ajo ka lėshuar akuza tė ashpra ndaj qeverisė, e cila sipas saj nuk e vuri ujin nė zjarr pėr kritikat e ashpra qė bėri kreu i Parlamentit Evropian Pat Koks, por nxitoi tė miratonte njė akt normativ tė parregullt, menjėherė pas largimit tė tij. Pack ka deklaruar se zgjedhjet kushtėzojnė nė mėnyrė absolute ecurinė e reformave tė vendit tonė.



    Intervista



    Komisioni Evropian ka deklaruar para disa kohėsh shqetėsimin e tij pėr njė pėrsėritje tė mundshme, nė zgjedhjet lokale tė sė dielės, tė problemeve qė janė hasur edhe gjatė zgjedhjeve tė mėparshme. Ju si kryetare e komisionit tė jashtėm pėr Evropėn Juglindore, a keni tė njėjtin shqetėsim?



    Duke u nisur nga numri i tepėrt i parregullsive dhe problemeve qė janė hasur nė zgjedhjet e mėparshme nė Shqipėri dhe deri tek domosdoshmėria e ndryshimit tė sistemit elektoral pėr evitimin e kėtyre parregullsive, duhet tė isha medoemos optimiste pėr zgjedhjet lokale. Ndaj kam shpresuar qė nė fillim tė kėtij viti, qė mos tė ketė probleme me zgjedhjet lokale nė Shqipėri. Edhe deri para pak kohėsh e kam mbajtur veten me shpresė, se gjėrat mund tė ndryshonin, por duke parė se ē'po ndodh pak ditė pėrpara zgjedhjeve, nuk jam e sigurt se kėto zgjedhje do tė shkojnė si duhet.

    Ashtu siē ėshtė shprehur edhe nga Komisioni Evropian, ekziston njė shqetėsim i vėrtetė pėr disa faktorė. Kur them disa faktorė, mendoj sė pari pėr problemin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė Shqipėri, i cili ka mbetur ende pezull. Sė dyti, mendoj pėr financimin e fushatės elektorale qė pėr partinė opozitare dhe pėr tė tjerat ėshtė bėrė shumė me vonesė. Sė treti mendoj pėr faktin, se vetėm disa minuta pas largimit nga Parlamenti Shqiptar tė presidentit tė Parlamentit Evropian, mazhoranca ka votuar ligjin pėr rolin e policisė nė sigurinė e procesit zgjedhor, pa respektuar mendimin e opozitės. Kjo nuk ėshtė mėnyra e duhur pėr tė pėrballuar situatėn. Tė them drejtėn kam frikė pėr zgjedhjet lokale, pasi nuk besoj se do tė kalojnė pa parregullsi. Dhe kjo do tė rėndojė shumė rėndė mbi shpatullat e politikanėve shqiptarė, pasi nėse ata nuk janė nė gjendje tė zhvillojnė zgjedhje lokale qė respektojnė standardet evropiane, atėherė rruga pėr nė integrimin evropian do tė jetė shumė larg.





    Presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Cox ka qenė shumė i qartė gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri. Ai ka bėrė thirrje pėr gjetjen e njė konsensusi para votimit tė ligjit pėr policinė, por kjo kėshillė ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Sipas jush kjo tregon njė moskokėēarje tė politikės shqiptare pėr qėndrimin e Bashkimit Evropian, apo bėhet fjalė pėr probleme tė brendshme tė politikės shqiptare?



    Unė mendoj qė janė tė dyja. Nėse kryetari i Parlamentit Evropian Pat Cox ka dhėnė njė kėshillė, kjo do tė thotė qė ai duhej tė merrej seriozisht, aq mė tepėr kur bėhej fjalė pėr njė ligj mbi policinė qė lidhet me zgjedhjet lokale tė tė dielės. Ėshtė pėr tė ardhur keq, pasi kjo tregon se politikanėt shqiptarė nuk e kanė kuptuar se sa serioze ishte kėshilla e presidentit tė Parlamentit Evropian. Nė realitet, kur bėhet fjalė pėr tė dėgjuar Bashkimin Evropian, ai dėgjohet kur ka interes pėr tė kėrkuar ndihma financiare apo kontribute tė tjera tė kėtij lloji. Por, kur Bashkimi Evropian mban njė qėndrim kritik, atėherė kjo quhet pėrzierje nė punėt e brendshme. Po, nėse nė Shqipėri nuk mbizotėron ende njė politikė demokratike, ashtu siē ėshtė rasti i tanishėm, ne jemi tė detyruar tė ndėrhyjmė, pasi nė rast tė kundėrt Shqipėria do tė mbetej gjithnjė e mė larg anėtarėsimit nė Bashkimit Evropian. Megjithatė, shpresoj qė tė dielėn tė mos ketė incidente.





    Pėrfaqėsuesi i OSBE nė Shqipėri ka thėnė, se nėse edhe kėtė radhė zgjedhjet nuk shkojnė si duhet, atėherė votuesit shqiptarė rrezikojnė tė humbin besimin nė zgjedhjet e lira. Ai ka thėnė gjithashtu, se pasojat e njė situate tė tillė do tė ēonin drejt njė formulimi tė ri tė Kodit Elektoral? Ē'mendoni ju rreth kėsaj?



    Dėgjoni, unė nuk dua ta mendoj si fakt tė kryer qė zgjedhjet lokale do tė pėrfundojnė keq. Por mund tė them, se nėse politikanėt e njė shteti nuk janė nė gjendje qė tė bėjnė zgjedhje lokale nė mėnyrė korrekte, atėherė ku mbeti demokracia nė Shqipėri? Politikanėt duhet tė tregohen tė kujdesshėm pėr tė mos humbur kredibilitetin qė i ka mbetur nė BE.





    Nėse supozojmė njė skenar tė hidhur tė dielėn, ku parregullsitė dhe tensionet nuk do tė mungojnė, atėherė cili do tė jetė qėndrimi i BE ndaj Shqipėrisė? Ju do tė tregoheni tė rreptė ndaj integrimit tė saj nė Bashkimin Evropian?



    Unė shpresoj me tė vėrtetė qė kjo tė mos ndodhė, por nė rastin e kundėrt, atėherė kjo do tė jetė njė shenjė e qartė, qė Shqipėria nuk ėshtė ende e gatshme pėr tė pėrballuar dhe pėrmbushur angazhimet qė rrjedhin pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė asocimit dhe stabilizimit, qė janė angazhimet e njė shteti qė aspiron integrimin nė Bashkimin Evropian.





    Si kryetare e komisionit tė jashtėm tė Parlamentit Evropian ju i keni mbėshtetur shumė shqiptarėt. Mendoni qė do tė gjeni pėrsėri forcėn pėr t'i mbėshtetur, nėse zgjedhjet nuk shkojnė si duhet?



    Nėse nuk do tė kisha forcėn tė filloja dhe tė rifilloja nga e para, nuk do tė isha politikane. Mendoj qė Shqipėria, ka nevojė pėr miq, pėr miq tė vėrtetė. Nėse politikanėt shqiptarė nuk janė miqtė e vėrtetė tė shqiptarėve, atėherė duhet tė jenė miqtė e jashtėm qė tė nxisin politikanėt shqiptarė nė drejtimin e duhur. Ne do tė vijmė me komisionin e jashtėm tė Evropės Juglindore nė takimin e nėntė apo tė dhjetė ndėrparlamentar nė Tiranė nė fillim tė nėntorit.

    Shpresoj qė tė mos kemi tė njėjtin debat qė kemi patur edhe pas zgjedhjeve tė mėparshme. U bėj thirrje sinqerisht politikanėve qė tė mos bėjnė tė njėjtat gabime qė kanė bėrė edhe herėt e shkuara.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    BE: Do ndėrpresim ndihmat nėse nuk respektoni angazhimet

    Erisa Zykaj
    Korrespondente nga Brukseli


    Paralelisht me pėrgatitjen e takimit tė dhjetė ndėrparlamentar tė Parlamentit Evropian me pėrfaqėsuesit shqiptarė nė Tiranė, Komisioni i Jashtėm i Parlamentit Evropian ka diskutuar edhe pėr perspektivėn e procesit tė marrėveshjes sė asocimit dhe stabilizimit tė vendeve tė Ballkanit. Raportuesi Joost Lagendijk, i cili ka pėrgatitur njė draft raport pėr kėtė ēėshtje, ėshtė ndalur nė analizėn e problemeve pėr secilin vend tė rajonit.

    Pėr Shqipėrinė problemi kryesor qė ka dalė nė pah ėshtė ai i ndryshimit tė marrėveshjes me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare. Sė dyti, qeveria shqiptare duhet tė pėrqėndrohet nė politikėn e brendshme tė saj dhe tė sjellė progrese konkrete nė fushėn e krimit tė organizuar dhe tė trafiqeve tė ndryshme. Ajo duhet tė angazhohet pėr zbatimin e legjislacionit tė adoptuar si dhe kryerjen konkrete tė reformave nė vend. Pėr tė disatėn herė nė Bruksel ėshtė pėrsėritur e njėjta vėrejtje pėr qeverinė shqiptare "Autoritetet shqiptare duhet tė tregojnė se ato zotėrojnė kapacitetin e duhur pėr tė vėnė nė zbatim reformat qė u kėrkohen nė kuadrin e marrėveshjes sė asocimit dhe stabilizimit," ėshtė shprehur Reinhard Priebe, drejtori i zyrės sė marrėdhėnieve me jashtė tė Komisionit Evropian pėr Ballkanin. Ai ka vėnė nė pah para gjithė komisionit tė jashtėm tė Parlamentit Evropian, se nė Shqipėri nuk ekziston ende njė kulturė demokratike dhe se skena politike shqiptare shndėrrohet vazhdimisht nė njė arenė pėrplasjesh interesash tė forcave tė ndryshme politike shqiptare, duke minuar interesin e pėrgjithshėm pėr zhvillimin pėrpara tė vendit.

    Pėrveē kėtyre pikave, me insistimin e europarlamentarėve tė tjerė, do tė shtohet edhe njė paragraf pėr zhvillimin e zgjedhjeve lokale nė Shqipėri. Raportuesi Joost Lagendijk ka konfirmuar se kjo do tė bėjė njė pikė tė veēantė tė raportit pėr Shqipėrinė. Ai ka thėnė se Parlamenti Evropian, ashtu si dhe Komisioni, kanė konstatuar mė parė qė ka patur shumė probleme midis dy forcave kryesore politike nė Shqipėri, qė nuk kanė respektuar mėnyrėn evropiane tė zhvillimit tė procesit zgjedhor. "Unė shpresoj qė kėtė radhė nė zgjedhjet lokale tė shikojmė njė proces zgjedhor tė ndershėm dhe demokratik, ku tė gjitha partitė shqiptare tė respektojnė njėra-tjetrėn. Nuk ka problem nėse tė dyja partitė e mėdha nė Shqipėri zhvillojnė njė luftė nė planin politik midis tyre. E rėndėsishme ėshtė qė ato tė bėjnė tė mundur qė shqiptarėt tė votojnė pėr partinė qė duan, pa kaluar nė incidente midis njėri-tjetrit, pasi kjo nuk mund tė quhet mėnyrė demokratike pėr tė zhvilluar zgjedhjet.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Flet eurodeputeti Joost Lagendijk

    Raportuesi Lagendijk: Mund tė ketė dėnime financiare pėr ju

    Nė raportin tuaj, ju keni tė gjithė mbėshtetjen e kolegėve tuaj pėr tė kundėrshtuar marrėveshjet bilaterale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės rreth statusit tė Gjykatės Ndėrkombėtare Penale. A do tė tregoheni me tė vėrtetė kategorikė me vendet e Ballkanit nė kėtė pikė?

    Ky ėshtė qėndrimi im dhe i kolegėve tė mi dhe ne jemi tė vendosur pėr kėtė. Eshtė njė ēėshtje principi, pasi Bashkimi Evropian ka njė qėndrim tė ndryshėm nga ai i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Mė duket mėse normale, qė shtetet si Shqipėria, tė cilat duan tė bėhen nė tė ardhmen anėtare tė BE, nuk bashkohen me qėndrimin e Bashkimit Evropian, pėrsa i pėrket Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, i cili nuk pranon njė pėrjashtim pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Unė e di qė nuk ėshtė e lehtė pėr kėto shtete, pasi ato janė nėn presion, por mesazhi ynė, ėshtė qė ato duhet t'i ndryshojnė kėto marrėveshje, nėse duan tė bėhen anėtare tė Bashkimit Evropian.



    Por me shtete si Shqipėria qė e kanė nėnshkuar tashmė kėtė marrėveshje, si do tė silleni?

    Shqipėria dhe shtete tė tjera si Bosnjė dhe Hercegovina kanė mjaft kohė pėr tė ndryshuar kėto marrėveshje. Mesazhi ynė pėr autoritetet shqiptare, ėshtė qė ato duhet tė konsiderojnė faktin, se edhe pėr pak vjet, kur ato tė jenė nė nivelin e kandidateve, duhet tė kenė ndryshuar marrėveshjet pėr t'u bėrė anėtarė tė kėsaj organizate. Ne nuk pranojmė pėrjashtim pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.



    Ēfarė do bėni nė rastin ku Shqipėria nuk do tė respektojė pikat qė janė renditur nė raportin tuaj pėr Marrėveshjen e Asocimit dhe Stabilizimit?

    Raporti im do tė paraqitet pėr aprovim nė seancėn e dytė plenare tė nėntorit tė Parlamentit Evropian. Nėse ky raport aprovohet, Parlamenti evropian ka tė drejtėn tė ndėrpresė financimin pėr Shqipėrinė apo pėr vendet e tjera, pasi pėr rubrikėn e 4 tė buxhetit nė lidhje me politikėn e jashtme, Parlamenti vendos sė bashku me Kėshillin e ministrave. Pra, nėse ne kemi ankesa, kėto mund tė pėrkthehen me dėnime financiare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •