-
i/e regjistruar
Psheretimat e klandestinit
Nje vit.
Kaloj nje vit
nje vit i trishtuar
qe jetes
qetesine ja prishi
qe zemres
plage i hapi
plage qe kurr
s'kane per tu sheruar
plage qe dhimjet
vine t'u i shtuar
plage qe djegin
pa i ngacmuar
ftohte bente
ate dite dimri
dhe tani kur e kujtoj
dhimbje akoma ndjej
kur asaj dere
te bekuaren dere
per te fundit here
krrakun ja ndjeva
ishte fundi i nje kapitulli
qe fillim
kurre nuk kish pasur
ishte vetem vazhdim
eh... vazhdim"i thenshin"
pa ritem
pa harmoni
pa buzqeshje
pa perkedhelje
pa ledhatime
pa nje shikim te emel
pa nje fjale te mire
ndoshta ndoshta
pa dashuri
ishte po ai vazhdim
qe e kaluara
pas i la vetem
vuajtje
trishtim
urdhera
kercenime
dhune psiqike
rrenje te thella
len asaj kishin
kaloj nje vit
nje vit pa ju
pa ty Valmira
Pa ty Ari
oh sa shume
shume e ndjej
mungesen
e shikimit tyre
zerit tyre
qe aq shume
cicerimave i ngjasojne
cicerimave te embla te zogjve
qe per here te pare
ne fluturim
te ngrihen kerkojne
e ndjej mungesen
e puthjes tyre
te pernateshmes puthje
qe ato me dhuronin
te shoqeruar me fjalet
naten e mire babi
sa shume me mundojne
ndihem i vetmuar
pa shprese
ketu ne vend te huaj
kaloj nje vit
qe memorjes
me te fresketa
kujtimet ja ben
kujtimet e se kaluares
qe dikur edhe une
thurja endrrat e mija
shume endrra
dikur une thurja
sot...sot...!
ato jane ndrydhur
jane hedhur diku
ne ndonje qosh te erret
te memorjes time
me shprese
qe edhe per to
te vije ajo dite e bukur
qe serisht
driten te shohin
ate drite aq shume
te domozdoshme
qe ne realitet
ato ti shendrroje
kur...kurr...ndoshta....![QUOTE]
Il canto della cita straniera č il canto della vita
veramente vissuta,č la vita deve essere vissuta,
cosi dice il canto. "MIGJENI"
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arval : 16-06-2002 mė 18:01
-
-
hej, arval-MIGJEN
te pershendes...me urime.
me provokon emri i Migjenit .
nuk hesht dot para ketij emri...as nuk vdes dot, as nuk jetoj...rilindem e dicka me shume.
te pershendes dy fish.
-
-
Hi
edhe une te pershendes me pelqeu
shume poezia jote ....
bravo!
-
-
i/e regjistruar
Per...macja_blu
E nderara .....
sekretare e dhimbjeve...
Flm per urimet e sinqerta,te perzemerta dhe shume miqesore qe me dergove...e shoh qe ne te dy kemi nje emnus te prebashket
te madhin"MIGJEN"...Kjo me shton me shume dashurine per "MIGJENIN"...dhe respekti qe kam per ty...biperqafime per mikeshen e nderuar...Arvali
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt